ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Planet i ri në sistemin tonë diellor ?!

Go down

Planet i ri në sistemin tonë diellor ?! Empty Planet i ri në sistemin tonë diellor ?!

Post  *Anxhi* Wed Jan 28, 2009 6:59 pm

Në kufijtë e sistemit tonë diellor është gjetur një planet tjetër në orbitë rreth Diellit, i pari që gjendet këto 74 vitet e fundit.

Planeti i ri, i quajtur Sedna, sipas perëndeshës eskimeze të oqeanit, ndodhet përtej orbitës së planetit më të largët të njohur deri tani, Plutonit.

Ai është gjetur nga një teleskop që vepron në hapësirë dhe është objekti më i madh në orbitë rreth Diellit që gjendet që nga koha kur u zbulua Plutoni në vitin 1930.

Disa astronomë besojnë se Sedna mund të jetë në fakt më i madh se Plutoni.

Kohët e fundit në limitet e sitemit tonë diellor janë gjetur shumë botë të përbëra nga shkëmbinj dhe akuj si Sedna, por më të vogla, por madhësia e Sednas e bën atë diçka të veçantë.

Duke pasur një diametër prej rreth 1700 kilometrash, shumica do ta pranojnë se ai është planeti i dhjetë dhe pika më e largët nga Dielli duke sjellë kështu ndryshimin e kufirit të sistemit tonë diellor.

Botuar ne BBC 2004.


+++++++++++++++++++++++++++++

Kam lexuar dicka mbi mitin e 'Sednes', perendeshes se oqeaneve qe 'qeveris' jeten e peshqeve, fokave, balenave dhe qenieve te tjera oqeanike. Pak a shume miti i saj ishte keshtu: Nje vajze shume e bukur e cila (sipas nje versioni) u dashurua me nje qen, dhe me te u martua. Babai i saj nuk e deshironte nje martese te tille, ndonese i shoqi i Sednes ishte shume i mire me te, dhe te dy kishin nje harmoni te papare mes njeri tjetrit, i jati, vete dhe e vret burrin e saj. Me pas, nje 'Zog' e kerkon per grua dhe i jati e jep pa deshiren e Sednes. Sedna largohet me Zogun, burrin e saj te dyte ne ishullin ku ai jetonte. Behet fjale per fiset Inuite qe kane pas jetuar ne zonen e Kanadase veriore. Babai i saj nje dite shkon dhe sheh se si jetonte vajza e saj (ndersa ne nje version flitet se degjon te qarat e saj) dhe sheh me syte e vet se sa keq jetonte e bija. Vendos ta rrembeje dhe te largohet. Nje beteje e jashtezakonshme zhvillohet ne oqean, rruges duke ikur per ne shtepi, dhe sipas te gjitha versioneve ketu Sedna vdes. I jati lufton me burrin "Zog", ku zogu permes kraheve te tij krijon nje furtune shume te madhe ne menyre qe i jati dhe sedna te vdiste. I trembur per humbjen e jetes, I jati e hodhi Sednen ne ujin e ftohte per t'i terhequr mendjen Zogut dhe vete te shpetonte. Sedna u perpoq qe te ngjitej serisht ne varke per t'i shpetuar ujit te ftohte. Por duke u perpjekur per t'u ngritur ne anije, i jati ia pret gishterinjte qe sipas mitit ato me te rene ne uje moren formen e peshkut, balenes, fokes etj. Sedna vdiq ne kete luftim ashtu si dhe Zogu, dhe i jati largohet per ne shtepi, ku me vone vdes dhe ai.

Tani, kete mit e solla pasi jam shume e interesuar te di se pse e quajten planetin e ri 'Sedna". Mos valle shpresojne se aty do te kete gjurme uji (Kjo hidhet poshte pasi temp e gjetura ne Sedna jane -280 deri ne 0 grade celcius, temperature qe e ben ujin te jete ne gjendje te ngrire apo akull)? Faktikisht jane pare se ka masa te medhaja akujsh, ashtu si dhe siperfaqja e Plutonit. Por akoma nuk po arrij te gjej lidhjen mes emertimit dhe mitit.. Shpresoj te marr ndonje pergjigje nga ju rreth kesaj lidhjeje..

*Anxhi*
No rank
No rank

Female
Number of posts : 116
Registration date : 2009-01-27
Points : 0
Reputation : 2

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum