Si po e ndërtojmë shtetin shqiptar në ditët e sotme

1001 Përrallat e Tranzicionit Shqiptar
Si mendoni qe po ecën shteti ynë? Ndieni mangësi? Si i bëhet të dalim nga kjo gjendje e të kemi një shtet për të gjithë?
Eshtë artikull pak i gjatë, por që ia vlen të lexohet.
http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=9991:1001-perrallat-e-tranzicionit-shqiptar-&catid=55:komente
Nga Shinasi A. RAMA
Shqiptarët, në të gjitha trojet shqiptare kanë një lidhje shumë të ndërlikuar me shtetin e thelbësisht të ndryshme nga lidhja që kanë kombet e tjera në Ballkan e më gjerë me shtetin e tyre respektiv. Të gjithë popujt e tjerë dhe paritë e tyre në momentet më të rënda të historisë së tyre iu drejtuan e lidhën mbas shtetit, e mbështetën atë dhe shfaqën një lidhje organike me shtetin e tyre. Ndër të tjerët, bullgarët, malazezët, kroatët, e maqedonët e kanë përdorur strukturën e shtetit për të mbrojtur interesat e tyre e të popullit të tyre, disa edhe kundër vetë shqiptarëve.
Problematizimi i shtetit ndër shqiptarët
Ndër shqiptarët ndodhi e po ndodh e kundërta e asaj që ka ndodhur tjerakah. Gjithkund shqiptarët e paritë e tyre po shfaqin një kuptim të gabuar të rolit të shtetit. Në veçanti, në shtetin shqiptar, ato po i kundërvihen vetë shtetit. Paritë e tyre po punojnë që të shteti të jetë një shtet minimalist e tejet i dobësuar e i pafuqishëm si dhe i vënë nën kontrollin e grupimeve që nuk ua duan të mirën vetë shqiptarëve. Strukturat shoqërore, të konsoliduara kryesisht në formën e klaneve apo oligarkike kanë dalë sunduese dhe shteti është i kapur e i kontrolluar prej disa oligarkëve që janë në krye të segmenteve të parisë së Tiranës të organizuar në të ashtuquajturat partitë politike.
Nuk është vendi për të bërë apoteozën e shtetit këtu e as për të analizuar të gjitha shkaqet që na kanë sjellë në këtë gjendje. Por ia vlen të thuhet se pa një shtet të konsoliduar nuk mund të këtë as përparim, as siguri, as begati, e as mirëqenies për shqiptarët. Mirëpo të gjitha eksperimentet që bëhen në Tiranë, bëhen në emër të ligjit, dhe duhej të çonin në konsolidimin e shtetit, por në fakt rezultatet janë krejt e kundërta, dhe paradoksalisht ato kanë garantuar dobësimin e vetë shtetit. Shteti është forma më e lartë, më efektive dhe më modern e organizimit shoqëror. Pa një shtet-komb të fortë e të lidhur pazgjidhshmërisht me qytetarët e tij, nuk mund të ketë as demokraci të fortë, as ekonomi tregu të lulëzuar, as një shoqëri civile efektive, por as qytetarë të ndershëm e që i binden ligjit. Ndërtimi i shtetit modern e demokratik, ruajtja dhe konsolidimi i tij, si dhe përdorimi i të gjitha burimeve materiale e njerëzore që kishim për t’i vënë në shërbim të të gjithë qytetarëve duhej të ishte e mbetet objektivi i papërmbushur i këtij tranzicioni. Moskuptimi si duhet, mungesa e vullnetit politik nga ana e parisë së Tiranës për të punuar në këtë drejtim si dhe mospërmbushja e këtij objektivi ka qenë dhe mbetet shkaku kryesor i dështimit të tranzicionit që nuk do të përfundojë derisa të ndërtohet shteti që duhet.
Ndërtimi i shtetit si objektiv qendror i tranzicionit
Ia vlen të bëj një digresion të shkurtër. Pavarësisht gjërave që janë thënë e që thuhen për Lëvizjen Studentore të viteve 1990-1991, asnjëri nuk ka thënë e askush nuk dëshiron të pranojë që ruajtja e shtetit-komb dhe vënia e tij në shërbim të të gjithë shqiptarëve ka qenë objektivi i jonë kryesor e i pandryshuar. Ndoshta sepse nuk iu leverdis, por edhe ndoshta sepse e dinë që dikush mund t’i pyesë, pse nuk e bëre ti atë gjë? Edhe kur ne studentët e kemi kërkuar e marrë me forcë pluralizmin e vërtetë politik, ne e kemi kërkuar si një rrugë për të mbrojtur interesat e të gjithë shqiptarëve. Edhe kur i kemi mbledhur e bërë bashkë intelektualët që erdhën në Qytetin Studenti, e që nuk e njihnin njeri-tjetrin, këtë e kemi bërë me bindjen se forca politike opozitare duhej të punonte që të mbronte shtetin-komb. Themelimi I PD-së, shembja e mitit të Enver Hoxhës e me radhë kanë qenë të gjitha veprime politike të Lëvizjes Studentore të motivuara nga ky qëllim e objektiv, që ende nuk është arritur. Ky është e ky duhet të jetë objektivi qendror i çdo force politike që synon të punojë për shqiptarët. Shteti I kohës së Enver Hoxhës ka pasur shumë probleme dhe ia vlen të diskutojmë për to, mirëpo, nuk e ka fajin makina, e ka shoferi. Problemi i madh i shqiptarëve ishte se si ta shkëpusnim makinën e shtetit nga kontrolli i një grupi të caktuar.
Një popull që veçanërisht gjate viteve 1980 kishte vuajtur shumë, edhe për bukën e gojës kërkonte rrafshimin e shtetit terrorist; paria sunduese luftonte që ato që do të merrnin pushtetin të mos gjenin asnjë institucion që të funksiononte si duhej, dhe ato që po e merrnin pushtetin kishin një ide thuajse artistike për shtetin e institucionet e tij. Kështu, me pak përjashtime, ndër të cilët fus edhe shokët e mi, askush nuk kishte pikë dëshire që të ndërtonte e të ruante bërthamën e institucioneve dhe të ndërtonte shtetin që duhej. Nuk ka shtet që funksionon pa polici, pa zbulim, pa ushtri, pa tatimorë, pa mësues e me radhë. Të gjithë këto shërbyes të shtetit e pjesë e tij, u luftuan pa mëshirë nga gjithkush që erdhi në pushtet sepse synimi i tyre ishte që t’i përdorojnë e jo t’i mbikqyrin deri në atë pikë sat ë mos cënohet funksionimi i tyre e të mos bëhet politicizimi i tyre. Në vend të lidhjes profesionale e institucionale, shërbyesit e shtetit u lidhën me personat dhe shteti u kap nga segmentet e parisë së Tiranës. E çliruar nga zgjedha ideologjike, nga kontrolli i rreptë dhe nga rregulli institucional, paria e Tiranës e ktheu shtetin dhe shërbyesit e shtetit në peng të vetin. Si pasojë, literalisht, në shtetin shqiptar, makina e shtetit është zbërthyer pjesë-pjesë dhe është hedhur në plehra. Gomat e motori i makinës së shtetit iu janë vënë qerreve partiake që, figurativisht prapë po tërhiqen me krahë, si dikur në kohët e lashta apo mesjetare dhe që janë vënë në shërbim të segmenteve të parisë oligarkike të Tiranës. Për t’i rënë shkurt, problemi është se gjithkund ndër shqiptarët, shteti po përdoret si instrument kundër interesave shqiptare.
Strukturat shoqërore tradicionale e partiake kanë dalë fituese dhe, në dukje, kanë minuar mundësinë e funksionimit të shtetit që duhej modernizuar e reformuar por jo shkatërruar me rrënjë siç ndodhi. Shtetet ku jetojnë shqiptarët, e ne veçanti shteti shqiptar, janë vetëm pro forma shtete të qytetarëve. Në realitet, ato struktura shtetërore janë kthyer në struktura mafioze e në organizata kriminale në duart e oligarkëve dhe të vëna në shërbim të interesave të tyre private e të klaneve. Kjo nuk është një dukuri e kufizuar vetëm në shtetin shqiptar, anipse këtu paria i trajton hapur shqiptarët si një popull që iu ka rënë për hise. Një nga paradokset mbarëshqiptare të tranzicionit është se të gjithë oligarkët e parive të Tiranës, të Prishtinës e të Shkupit e kuptojnë jashtëzakonisht mirë domosdoshmërinë e ndërtimit e të konsolidimit të shtetit për të siguruar mbarëvajtjen e punëve të shqiptarëve por askush nuk po punon seriozisht për këtë gjë por pikërisht për të kundërtën. E vërteta është që edhe pse ka disa zëra në nivel partiak apo mediatik që flasin për ndërtimin e shtetit, në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk po punon si duhet për të ndërtuar shtetin e duhur e për ta bërë atë funksional e në shërbim të shqiptarëve thjesht sepse ato nuk dalin dot nga strukturat e parisë, pjesë e të cilës edhe janë. Shpesh, politikanët shqiptarë as nuk lodhen për të folur për këtë temë. Kur flasin kanë ndërmend vetëm gjëra të përgjithshme e politikën e jashtme ku natyrisht ato janë duke iu dhënë mend e zgjidhje problemeve botërore si lufta kundër terrorizmit, kriza ekonomike botërore, epidemia e gripit të derrave e me radhë.
Por, paradoksi më i madh është se gjithkund paritë oligarkike që sundojnë shqiptarët bëjnë të kundërtën e asaj që duhet bërë dhe në këtë gjë ato duken se janë të mbështetura nga masat e gjëra të popullit. Shembulli më i mirë është ajo që po ndodh në shtetin shqiptar. Duhet thënë se në gjendjen e tanishme, duket sikur është arritur pika më e ulët e mundshme dhe lidhja e shqiptarëve me shtetin është shumë e dobësuar dhe aspak efektive. Askush nuk e do dhe askush nuk punon si duhet për ndërtimin e shtetit shqiptar.

qiellikalter- Junior Member
- Number of posts : 25
Registration date : 2009-03-20
Points : 11
Reputation : 6
Re: Si po e ndërtojmë shtetin shqiptar në ditët e sotme
Nga një anë, paria e Tiranës nuk ka interesa për të pasur një shtet të fortë shqiptar që i kontrollon ato dhe i vë përpara përgjegjësisë, e që është në shërbim të shqiptarëve. Interesat e saj janë të shumta dhe çfarëdo fuqizimi i shtetit shqiptar do të ketë pasoja për zotërimet e tyre jeniçere e monopolet që ato kanë. Këto që janë pasuruar me krim nuk kanë interes që të bëhet një shtet I fortë që të pyesë se si i kanë vënë ato miliardat e tyre. Armiqësia e parisë karshi shtetit është e të njëjtës natyrë si armiqësia e cubit e hajdutit ndaj policit dhe kjo armiqësi do të përcillet edhe në brezat e tyre që vijnë më vonë. Edhe ato që do të vijnë pas tyre në dy-tre breza do të jenë tërësisht të kriminalizuar dhe pjesë e mafias. As etërit e as bijtë e bijat e tyre nuk e duan ligjin që duhet sepse ato e kanë vënë pasurinë në rrugë të paligjshme, e ruajnë në rrugë të paligjshme dhe ligji iu cënon pasurinë që ruhet po me lidhjet e jashtëligjshme. Nuk ka ndonjë arsye pse paria e Tiranës e pinjollët e tyre do të prishin ekuilibrin kriminal të arritur midis oligarkisë e një shteti tejet të dobët kur kjo gjendje iu shërben, aq më shumë kur ato që sot iu vijnë mbrapa, sejmenët e lamashët e tyre, nuk do ta tolerojnë një ndryshim të tillë. Banditët që po përfitojnë nga ky sistem por edhe që garantojnë sundimin e parisë nuk dinë të sillen ndryshe dhe ato nuk do ta lejojnë parinë që të ndërrojë rrugë. Nga ana tjetër, rregullat e ligjet e pazbatuara dhe normat shoqërore sunduese kanë krijuar një sistem që e mban shtetin peng të parisë së Tiranës dhe e bën atë tërësisht inefektiv. Për më tepër kjo gjendje nuk lejon as ndryshimin e përmirësimin e shtetit nga brenda.
Kush do ta luajë lojën me rregullat e tyre duhet të sillet si ato e të bëhet si ato dhe viktimat më të fundit janë të rinjtë e të rejat që kthehen me entuziazëm për të bërë diçka në shtetin shqiptar. Mirëpo kontrolli i parisë mbi shtetin është i hekurt. Si ato që hyjnë në politikë, ashtu edhe ato që punësohen në shtet përfundojnë në vegla të sistemit oligarkik. Nuk ndryshohen as ato parti e as struktura e shtetit ekzistues nga brenda thjesht sepse nuk del dot kush mbi ujë pa kaluar në njëmijë e një prova që e zhveshin nga ëdo vlerë njerëzore dhe që e bëjnë vegël të parisë së Tiranës. Në nivelin ideologjik, paria e Tiranës ka gjetur e ka përdorur të gjitha justifikimet e mundshme për të shkatërruar shtetin e për të mos lënë që të ndërtohet shteti që iu duhet shqiptarëve. Arsenali i argumenteve të përdorura është shumë i pasur por ato argumente janë të gjitha të mangëta. Përmendet Zeitgeist i kohës dhe ideologjia liberale; e megjithatë, demokracia dhe liberalizmi nuk po i pengon shtetet e Europës Perëndimore e kombet fqinje që të kenë shtete të konsoliduara e demokratike. Disa duan t’jua lënë fajin në derë shqiptarëve si popull, por shqiptarët u sollën si u sollën sepse dolën nga një periudhë tragjike kur shteti ishte i instrumentalizuar nga paria dhe në shërbim të saj. Sapo iu dha mundësia që të integrohen në shoqëri me shtete të konsoliduara, shumica dërmuese e shqiptarëve u sollën e sillen si qytetarë shembullorë. Përmenden të huajt si shkaku kryesor, mirëpo nuk thuhet se segmentet e parisë së Tiranës u instrumentalizuan dhe u bënë vegla të pastra në shërbim të interesave joshqiptare dhe e përdorën shtetin si mëkëmbës të dikujt e jo si qeveritarë në shërbim të popullit të vet.
Megjithatë, fenomeni më shqetësues është ajo që po ndodh me shoqërinë shqiptare. Në shtetin shqiptar është arritur ekuilibri i krimit, diçka që mafia e krimi i çdo vendi do ta kishte zili. Shteti duhet të ofrojë mbrojtje të nderit, të jetës, të pasurisë, e të sigurojë mirëqënien e ardhmërinë e qytetarëve të vet. Mirëpo në shtetin shqiptar çdo problem që ka individi zgjidhet duke e anashkaluar shtetin dhe duke iu drejtuar strukturave private që përmes partive të parisë marrin kontrollin e shtetit dhe e vënë atë në shërbim të klientelës së tyre. Tashmë, shtetasit e në veçanti shqiptarët janë të bindur se vetëm ashtu mund të mbrohen interesat e tyre. Tashmë shumë njerëz janë të bindur që ky është modeli që duhet të ndiqet. Të gjithë individët kanë forcuar lidhjet e tilla shoqërore. Kultivimi i lidhjeve të tilla është detyrë parësore e gjithkujt. Individët iu shërbejnë pikësëpari atyre lidhjeve, mosbesimi karshi shtetit është në rritje të madhe, nderi ruhet vetëm kur ke mbrojtje të tillë e pasuria po vihet e po mbrohet po përmes këtyre lidhjeve. Në vend që të jenë njerëz që jetojnë me nder në vendin e tyre, shqiptarët po manipulohen që të bëhen ushtarë (jeniçerë, bashibozukë, mamlukë e martallozë) të familjeve kriminale të parisë së Tiranës. Mbështetja më e mirë për këtë argument është korrupsioni i kudogjindshëm.
Cilat janë pasojat e dështimit të shtetit?
Cilat janë pasojat? Pasojat e këtij dështimi për të ndërtuar shtetin që duhet kanë qënë e janë tragjike dhe nuk ka dyshim që në të ardhmen do të paguajmë një çmim edhe shumë më të lartë se ky që po paguajmë sot. Besimi i parisë së Tiranës se mbasi ato të bëhen borgjezia, do të mund të krijojnë shtetin që iu duhet është thellësisht i gabuar dhe tregon një kuptim të cekët të shtetit. Shteti nuk është vetëm qeveria dhe institucionet; shteti janë qytetarët dhe mbi të gjitha, shteti ekziston në vetëdijen e tyre si pjesëtarë të një bashkësie ligjore politike të cilët i shërbejnë shtetit ashtu si shteti i tyre iu shërben atyre. Lufta e parisë së Tiranës për ta përdorur shtetin shqiptar si shtetin e tyre, në shërbim ekskluziv të tyre si dhe refuzimi i tyre për të bërë gjithçka por për mos t’u vënë në shërbim të shtetit është një shenjë e qartë e degjenerimit të tyre moral dhe e kriminalizmit të tyre.
Problemi është komplikuar se me largimin e me shuarjen e një shtrese të zyrtarëve që e kuptonin mirë disiplinën burokratike e kulturën institucionale, me rritjen e varësisë së individit nga strukturat shoqërore e klanore, me lokalizimin e problematikave të zgjidhjeve, si dhe me humbjen e respektit të qytetarëve ndaj shtetit po rrënojmë të ardhmen e brezave që po vijnë. Edhe kësaj here, mund të themi se “kaq ditëm e kaq bëmë” por të gjithë e dimë që e vërteta është ndryshe.
Nga vjen zgjidhja?
Nga vjen zgjidhja? Problemet me këtë shtet gangsterial janë shumë por ia vlen të thuhet se ndryshimi nuk vjen nga paria, nuk mund të pritet të vijë prej saj e nuk do të vijë prej saj. Paria e Tiranës nuk di se si të sillet ndryshe, dhe nuk do të sillet ndryshe. Familja kriminale i ka ngritur në këmbë, dhe për familjen ato do të bëjnë gjithçka e mbi të gjitha do të kriminalizojnë vetë fëmijët e pjellën e tyre. Për më tepër, as ato që iu shkojnë mbrapa nuk mund të pranojnë rrugë të tjera sepse kështu janë mësuar e stërvitur. Shefi shkon e vjen, metoda e kriminelit nuk ndryshon.
Nga ana e vet, paria e ka shtyrë popullin që të përfitojë e të kriminalizohet po ashtu. Në shtetin shqiptar nuk e gjen një njeri që të arrijë të mbijetojë me nder e duke respektuar ligjin sepse ashtu nuk fitohet as buka thatë e gojës. Dhe këtë ka dashur e do paria e Tiranës, që të gjithë shqiptarët të jenë pjesë e një strukture kriminale, me mendësi kriminale, njerëz pa nder e pa vlera e të vënë pa kushte në shërbim të parisë së Tiranës e të panit të saj për të ruajtur zotërimin e saj jeniçero-mamluk në shtetin shqiptar. Zgjidhja vjen nga një grup që lidhet bashkë për një ideologji të caktuar dhe që lufton që të mos jetë pjesë e krimit të parisë së Tiranës. Dështimi i deritashëm i individëve që kanë hyrë në politikë dhe që premtonin shumë rrjedh prej faktit se ato nuk e kuptuan dhe nuk e parashtruan rrugën se si shteti duhet ndryshuar e se si duhet bërë pjesë kryesore e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve e jo thjesht një strukturë që duhej kritikuar nga pozitat e interesave të tyre si shtresë.
Grupimi që mund të sjellë ndryshimin duhet të dalë me një platforme qe te diskutohet seriozisht e që të ketë mundësi si për qytetarët ashtu edhe për parinë që të dalin nga qerthulli ku janë të mbërthyer. Të gjithë shqiptarët, edhe paria kërkon zgjidhje, sepse askush më shumë se ato nuk është i vetëdijshëm se rruga që kanë ndjekur deri më tash është njëlloj si rruga e ferrit. Ngado që të shkojnë do të përfundojnë të humbur, dështim që e shohin dhe e jetojnë përditë në jetën e tyre.

Similar topics
» Countries to Recognize Kosova's Independence
» NGA KOMUNIZMI NE ABSOLUTIZEM POLITIK SHQIPTAR
» P E L A S G I A N S
» PELLGU SHQIPTAR
» Historia e Popullit Shqiptar

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum