ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KOSOVA: Veriu vazhdon të kërcënohet nga grupet paramilitare serbe.

Go down

KOSOVA: Veriu vazhdon të kërcënohet nga grupet paramilitare serbe. Empty KOSOVA: Veriu vazhdon të kërcënohet nga grupet paramilitare serbe.

Post  1bilderberg Fri Jan 30, 2009 12:30 pm

Publikuar më 29 janar, 2009

Ramiz Bojaj
Fundi i destruktivitetit serb, vetëm dëshirë


Policia e Kosovës dërgon në veriun e Kosovës njësitë e specializuara kundër krimit të organizuar, të cilat janë në gjendje gatishmërie që të ndërhyjnë kundër çdo veprimtarie që kërcënojnë qytetarët atje.



Veprimtaritë kriminale në veri, duke përfshirë edhe incidentet dhe shpërthimet e fundit, kanë alarmuar për një kërcënim të ri, që nuk dihet se ku do të përfundojë.

Drejtues të qeverisë dhe zyrtarë të policisë, thonë se po e kthejnë veriun nën kontroll, duke aluduar më shumë në përpjekjet e policisë për të penguar dhunën serbe në veri, të cilën institucionet ndërkombëtare, po përpiqen ta lënë pa origjinë.

Grupet kriminale atje tash e dhjetë vjet e kanë shndërruar veriun në një oazë të kontrabandës, krimit e deri tek aktet terroriste të shpërthimeve.

Qytetarët shqiptarë të lagjeve veriore të Mitrovicës kanë kërkuar që në afërsi të vendbanimeve të tyre të dislokohen njësitë speciale të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të krijohet më shumë siguri në këtë zonë të trazuar.

Zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, thonë se policia është e angazhuar në mënyrë të rregullt në veri, ndërsa njësitet elite mund të përfshihen vetëm në situata shumë delikate, duke lënë të kuptohet se nuk e kanë në mend të vendosin asnjë njësitë të njësisë speciale, në mënyrë të dukshme apo në formë të ndonjë postblloku, siç duket se kërkojnë shqiptarët atje.

Plani operativ për ndërhyrje në veri, i paralajmëruar nga drejtues të policisë së Kosovës, duket sikur është lënë në heshtje, askush nuk flet për të dhe nëse mendohet në ndonjë arrestim, zbatimi i tij nuk ka krijuar ndonjë siguri për qytetarët në veri.

Të ruhet imazhi

Aktet e fundit kriminale në veri janë cilësuar si akte kriminale me indikacione nga jashtë, qëllimi i të cilave është prishja e imazhit të shtetit juridik dhe funksional të Kosovës, në kontekst të të cilit hyjnë edhe agjenturat serbe, të cilat i janë kundërvënë fazës së re të njohjeve për shtetin e pavarur dhe sovran të vendit tonë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Zenun Pajaziti, theksoi se aktet e dhunshme të shkaktuara nga grupet kriminale në veri herët a vonë do të marrin ndëshkimin e meritueshëm. “Institucionet shtetërore të Kosovës i kanë vënë hapat e parë të vendosjes së autoritetit të vet edhe në pjesën veriore, në kontekst të të cilit hyn edhe sundimi i ligjit dhe vënia e kontrollit në të gjitha pjesët e vendit. Në veri dhe në tërë vendin do të funksionojnë vetëm ligjet kushtetuese të Republikës së Kosovës. Çdo kundërvënie këtij sistemi juridiko-kushtetues do të marrë ndëshkimin e meritueshëm”, vlerëson ministri i MPB-së, Zenun Pajaziti, duke i mbetur besnik qëndrimit se kriminelët në veri janë në orët e fundit të tyre. Ai thotë se pas vendosjes së EULEX-it dhe pikave doganore në veri, janë hapur rrugë edhe për shtrirjen shumëdimensionale të institucioneve shtetërore në tërë vendin. Ndërkaq, shefi për operativë në Policinë e Kosovës, gjeneral, Reshat Maliqi, thotë se në përputhje me ligjin do të merren masa të nevojshme për ndalimin e akteve kriminale në veri. Ai thekson se Policia e Kosovës është e angazhuar në masë të shtuar në veri, në kontekst të të cilit edhe ndërtohen plane operative, të cilat hyjnë në veprim në situata delikate. “Ne kemi vënë hapat e parë të autoritetit të sigurisë në veri në kuadër të të cilit do të merren veprime të nevojshme në mënyrë që strukturat mafioze të marrin ndëshkimin e duhur në veri të Kosovës. Nuk do të tolerohet asnjë element destruktiv, i cili ka për qëllim sfidimin e ligjeve shtetërore të Kosovës. Po ashtu njësitë elite të policisë veprojnë edhe në veri dhe kjo do të funksionojë në situata delikate dhe sa herë që kërcënohet siguria qytetare”, vlerësoi Maliqi duke shtuar se Policia e Kosovës është duke u angazhuar në kapjen e të gjithë atyre, të cilët identifikohen si shkaktarë të incidenteve dhe shpërthimeve në veri. Ai thotë se Kosova nuk mund të shndërrohet në një kanal të përshtatshëm për kriminelët, por do të jetë një vend i perspektives, rendit dhe ligjit.

Vendosja në veri, e kohëpaskohshme

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Veton Elshani, tha për “Bota sot”, se policia kohë pas kohe dërgon njësitë e veta edhe në pjesën veriore të Mitrovicës në mënyrë që të neutralizojë dhe të ruajë kontrollin e përgjithshëm të sigurisë në këtë zonë delikate të vendit tonë. Ai thotë se angazhimi i organeve të sigurisë do të shtojë aktivitetin e vet varësisht rrethanave dhe nevojave. “Pas shpërthimeve të fundit në veri, Policia e Kosovës ka shtuar angazhimin e vet në këtë zonë duke angazhuar edhe njësitë speciale, të cilat kanë për qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës së sigurisë atje e në anën tjetër të vihen në ndjekje të aktorëve të krimit atje”, theksoi z. Elshani, duke shtuar se kriminelët dhe të gjithë ata që kërcënojnë jetën e qytetarëve, do të vihen para drejtësisë. Ai theksoi se kërkesa e qytetarëve shqiptarë për njësitë e specializuara të PK-së në veri, edhe pse me shumë arsye, Policia e Kosovës vepron në përputhje me rrethanat, të cilat diktojnë ecurinë e njësive të specializuara, të saja nga fakti se njësitë e antikrimit dhe ato të ndërhyrjeve të shpejta vihen në dispozicion vetëm në situata specifike dhe me afat të caktuar. “Rendi dhe qetësia në pjesën veriore vazhdon të kontrollohet nga njësitë e rregullta të Policisë së Kosovës, mirëpo kohë pas kohe dërgohen edhe njësi të posaçme të ROSU dhe FIT-it, por këto të fundit dërgohen në vijën e parë të frontit për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, për të vazhduar me njësitë e tjera të rregullta, të cilat qëndrojnë gjatë gjithë kohës”, thotë Elshani duke shtuar se bandat kriminale janë në orët e fundit edhe atje, sepse autoritetet e sigurisë policore të shtetit të Kosovës garantojnë sigurinë e përgjithshme në tërë vendin.

Paqja dhe qetësia duhet të vendoset në tërë vendin

Deputeti dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri,Gani Geci, vlerëson se institucionet shtetërore të Kosovës nuk duhet të presin që vet “të urtohen” grupet kriminale në veri, por kjo duhet domosdoshmërisht të ketë një qasje më të fortë në veri në mënyrë që fillimisht të lokalizojë, neutralizojë dhe krejt në fund të veprojë kundër bandave kriminale. “Ne si institucione shtetërore, duke përfshirë edhe ato të sigurisë, duhet të tregojmë autoritetin tonë për çka edhe jemi të thirrur, e jo të tregojmë deklarativisht e të kënaqemi me atë se do të shtrihemi në tërë territorin. Shkurt e shqip, paqja dhe qetësia duhet të vendoset në tërë vendin, të zhbëhen strukturat kriminale në veri e më pas të ndalemi të vlerësojmë për menaxhimin e sigurisë, kufijve dhe territorit të vendit”, thotë Geci, duke shtuar se pavarësisht ndikimeve politike nga jashtë (ndikimi i Serbisë ndaj bandave huligane në veri), institucionet republikane posedojnë të vetmin autoritet legal për të shtrirë autoritetin e vet në çdo cep të shtetit. Ai thotë se ndryshe mund ta paguajmë shumë shtrenjtë neglizhencën dhe mosefikasitetin e autoritetit shtetëror në veri.

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum