ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpëtim Gjika zgjidhet nga Revista e madhe Shqiptare "KLAN" si një nga personazhet e vitit 2008

Go down

Shpëtim Gjika zgjidhet nga Revista e madhe Shqiptare "KLAN" si një nga personazhet e vitit 2008 Empty Shpëtim Gjika zgjidhet nga Revista e madhe Shqiptare "KLAN" si një nga personazhet e vitit 2008

Post  AuLoNa Tue Feb 17, 2009 3:45 pm

Kryetari i Bashkisë Vlorë mes “gjurmëve” shqiptare të 2008-ës
5 Shkurt 2009

MESAZH
Drejtuar Këshillit të Bashkisë Vlorë
Të nderuar Këshilltarë!
Me anë të këtij mesazhi, dëshiroj t’Ju bëj të njohur Juve, të zgjedhurve vendorë të qytetit të Vlorës,

dhe përmes Jush edhe qytetarëve të Vlorës vlerësimet që i janë bërë Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Zotit Shpëtim Gjika, nga një prej mediave të shkruara më prestigjoze në vend, revista KLAN, për punën e bërë gjatë vitit 2008.

Vlerësimi si një ndër 10 personazhet e vitit 2008 në Shqipëri, cilësuar si “gjurmët” e këtij viti, sigurisht është një vlerësim që dëshmon për punën e bërë prej tij dhe përkushtimin për zgjidhjen e problemeve të qytetit e të komunitetit të Vlorës, edhe pse ato janë të shumta e herë-herë shumë të vështira për t’u dhënë zgjidhjen e duhur në kohë.
Përzgjedhja profesionale e jopolitike e stafit të KLAN-it e “gjurmëve” të vitit 2008, ku përfshihet edhe Kryebashkiaku i Vlorës, Gjika, merr vlera në kushtet e sotme të politizimit të gjithë jetës shoqërore e mediatike të vendit dhe ky fakt dëshmon sërisht bindjen edhe të komunitetit të qytetit të Vlorës për zgjedhjen (rizgjedhjen) e bërë në Shkurt 2007, duke e mandatuar Zotin Gjika për të dytën herë si Kryetar të Bashkisë së qytetit, si Kryebashkiakun e të gjithë VLONJATËVE.
Nga ana tjetër ky vlerësim për Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, është njëherësh vlerësim për stafin e tij të punës dhe gjithë administratën e Bashkisë e drejtuer prej tij, por mendojmë se është vlerësim edhe për Këshillin e Bashkisë së Vlorës që ka mbështetur projektet madhore të ideuara prej Zotit Gjika, në funskion të zhvillimit të qytetit tonë të përbashkët.
Vlerësimi i KLAN-it është një motiv më shumë për stafin dhe punonjësit e administratës së Bashkisë Vlorë të cilët në këtë mënyrë forcojnë bindjen tek Kryetari i Bashkisë Gjika për një drejtues të zot, që di të vlerësojë nevojat e komunitetit, di të adresojë zgjidhjet e duhura për to, por di edhe të punojë e të bashkëpunojë me një staf të kualifikuar dhe një administratë profesioniste, dhe ne jemi krenar për këtë.

Faleminderit
Për stafin dhe admninistratën e Bashkisë Vlorë
Arben Beqiraj
Shef i Kabinetit


Shpëtim Gjika zgjidhet nga Revista e madhe Shqiptare "KLAN" si një nga personazhet e vitit 2008 Revist10


Shpëtim Gjika zgjidhet nga Revista e madhe Shqiptare "KLAN" si një nga personazhet e vitit 2008 Revist12
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum