ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan

4 posters

Go down

"Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan Empty "Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan

Post  AuLoNa Sat Jan 31, 2009 12:27 pm

http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=3323
^^^watch video "Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan Confused3


Paraditen e sotme bashkia e Shkodres ka hequr monumetin e Heronjve te Vigut nga qendra e qytetit per ta zevendesuar ate me nje shatervan.

Veprimi i sotem eshte ndjekur nga qindra qytetare. Keshilli Bashkiak i Shkodres kishte vendosur qe me date 25 tetor te vitit 2008 me shumice votash heqjen e momumentit te Pese Heronjte e Vigut dhe vendosjen e tyre tek Varrezat e Deshmoreve ne periferi te qytetit, edhe pse prej vitesh Varrezat e Deshmoreve te Shkodres jane kthyer ne nje varreze ku mblidhen gjithe mbeturinat e qytetit e qe me pas digjen.

Vendimi i Keshillit Bashkiak eshte kundershtuar ashper nga te majtet, nderkohe qe keshilltaret demokrate ishin dakort per heqjen e bustit, duke e justifikuar kete veprim me nje plan te ri urbanistik per qytetin.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

"Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan Empty “Rrezimi” i 5 Heronjve te Vigut

Post  AuLoNa Sun Feb 01, 2009 3:38 pm

http://www.top-channel.tv/new/video.php

^^^watch video

Edhe themi ne pse nuk na ka ngelur historia!
Po ne jemi njerez pa pike respekti per artine, kulturen si dhe historine sado e dhimbshme te kete qene ajo.
Ne vendet qe vertet e kane ruajt historine e tyre, mbajne akoma munumente qe kane qene edhe me te hidhshme se 5 heronjte e Vigut te cilet dhane jeten per vendin e tyre, e jo per te huajt. Ne nuk dime te respektojme historine tone, e c'fare kerkojme te na e respektojne te huajt.


Nje dite pas heqjes se monumentit te pese Heronjve te Vigut, banoret e Shkodres e kane te veshtire te mesohen me realitetin e ri.

Monumenti sherbente jo vetem per te kujtuar historine, por edhe si nje pike referimi ne qytet dhe banoret shprehen te indinjuar me vendimin Keshillit Bashkiak per heqjen e tij nga qendra e qytetit.

Ata shprehen se heronjte jane pjese e historise se Shkodres dhe nuk ka ngjyra politike per monumentet e historise.

Ne vendin ku qendronte prej 25 vitesh ky monumenti i cili eshte zhvendosur prane varrezave te deshmoreve do te ngrihet nje shatervan.

Monumenti i 5 Heronjve te Vigut eshte ndertuar nga skulptori Shaban Haderi dhe eshte ne kujtim te 5 partizaneve: Ahmet Haxhise, Naim Gjylbegut, Ndoc Mazit, Ndoc Dedes dhe Hydajet Lezhes, te vrare ne gusht te vitit 1944 ne Vig Mnele te Mirdites.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

"Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan Empty Re: "Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan

Post  AuLoNa Mon Feb 02, 2009 8:36 pm

Permendorja shkon ne varreza




Permendorja e 5 Heronjeve te Vigut te cilet dhane jeten per vendin e tyre, eshte cuar ne vorrezat e Deshmoreve, ku fatekeqeseisht sic do gje tjeter eshte kthyer ne kosh plehrash.

5 herojntë e Vigut zhvendosen mes mbeturinave e tymit



5 herojntë e Vigut zhvendosen mes mbeturinave e tymit
• Zhvendosja e monumentit 5 heronjtë e Vigut nga qendra e Shkodrës në varrezat e dëshmorëve, e ka gjetur veprën mes mbeturinave inerte. Vendimi për zhvendosjen e monumentit për në periferi, u mor në shtator të 2008, nga Këshilli Bashkiak.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

"Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan Empty Gracka me monumentin e “Vigut”

Post  AuLoNa Fri Feb 06, 2009 2:42 pm

Ranë në grackën e ngritur nga Kryeministri Berisha disa të opozitës. Ani se antikomunistë, ata dolën janë mbrojtës të komunizmit, mbrojtës të një monumenti tipik komunist, atij të “Pesë heronjve të Vigut” (të monumentit që u hoq nga qendra e Shkodrës në janar 2009, me vendim të këshillit bashkiak të shtatorit 2008, ku votimi rezultoi 27 vetë pro, e vetëm 9 vetë kundra!). Kurse Kryeministri, për ironi, na del si “dërmues” i trashëgimisë komuniste—ç’hipokrizi! Gracka, hilja e kryeministrit, ishte mjaft e stërholluar dhe pati efekt, pavarësisht se qëllimi i opozitës ishte mbrojtja e përpjekjeve shqiptare antifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe jo mbrojtja e shtypjes komuniste! Gjithsesi, edhe ata, antikomunistët e majtë kanë faj që ranë në grackë.
Monumenti, tipik komunist
Natyrisht që monumenti i hequr në Shkodër është tipik komunist, i ideuar dhe i ngritur mbi bazën e ideologjisë komuniste të kohës.
Le t’u drejtohemi dokumenteve të ideatorëve të tij. Në enciklopedinë komuniste (“Fjalor Enciklopedik Shqiptar”, AKSH e RPSSH, Tiranë 1985, faqe 641) shkruhet:
“[...] më 21.8.1944 [...] një njësit [...] i përbërë nga [...] komunistët ilegalë [...] u gjend i rrethuar nga mbi 300 tradhtarë. [... Përpjekja-BK] pati jehonë të madhe në malësitë e Veriut dhe ndikoi për demaskimin e mëtejshëm të parisë dhe të klerit reaksionar [...].”
Nga sa më sipër, dalin qartë tezat që kanë shërbyer si bazë për ndërtimin e monumentit. Ja ato:
1—Komunistët janë armiq për vdekje të shqiptarëve të tjerë që mendojnë ndryshe tyre, qofshin ata shqiptarë të “parisë së vendit” (e Veriut, apo e Mirditës), qofshin të “klerit”.
2—Komunistët i kanë mposhtur përfundimisht me dhunën e armëve kundërshtarët e tyre politikë — regjimi komunist kishte triumfuar tashmë. I kanë mposhtur armiqtë edhe kur ata kanë qenë shumica: “300 vetë kundër 5 komunistëve”.
Monumenti ishte porositur për të ngulitur në psikikën e një qyteti të tërë, të një qytetit të njohur si antikomunist, shtypjen komuniste me dhunë të çdo gjëje që ishte jo në një mendje me ta — kishin kaluar pothuaj 40 vjet nga lufta, e 20 vjet nga prishja e kishave dhe xhamive, kur u ngrit ai monument.
Kurrë nuk e pranuan shkodranët atë monument. Në komunizëm, mospranimi shprehej së pari me mënyrën tipike shkodrane: me barsoleta pa fund kundër tij.
Nuk kishte të bënte fare me “luftëtarët e Luftës së Dytë Botërore, që ranë në luftë me fuqitë naziste”, e as me “vrasjen e atyre pesë të rinjve”. Monumenti ishte edhe kundër vetë të rënëve për liri, sepse revokonte robërinë, nënshtrimin me dhunë. Ata pesë të rinjtë, emrat e të cilëve i keqpërdorën ideatorët e monumentit, po të mos ishin vrarë në Vig, mbase vetë komunizmi do t’i vriste, burgoste, internonte apo dëbonte, siç bëri me shumë shokë të tyre.
Monumenti virtual
Por, këto ditë e fundit, në vitin 2009, nga disa antikomunistë të opozitës u krijua një monument virtual që iu mbivendos monumentit real. Ata e veshën monumentin real me një vello moderne, të monumentit të “luftëtarëve nacionalistë që dolën për të luftuar armikun”! Nga provokimi, nga gracka e Berishës, imagjinata e atyre u eksitua dhe punoi në drejtim krejtësisht të gabuar.
Gjithsesi, imagjinata e gabuar e opozitës nuk është vetëm për faj të Berishës, por dhe të saj: tregon naivitetin e saj politik.
Gracka
Gracka u ndërtua si vijon. Berisha urdhëroi heqjen e monumentit pikërisht tani, që të heqë vëmendjen nga thyerja e kushtetutës që po bën “ditën për diell” me ligjin e tij të dosjeve, apo nga akuzat që po i bëhen për korrupsion e për shumë zullume të tjera pa fund.
Ndërkohë, po vetë Berisha ndërseu tellallët, se në Shkodër po hiqet “monumenti i partizanëve antifashistë”.
Nuk vonuan të bien në këtë grackë ata antikomunistët e opozitës. U ngritën të mbronin atë monumentin virtual, atë maskën! Por, kur u hoq virtualja, maska, u gjendën para monumentit real, pra u gjendën duke mbrojtur komunizmin. Hilja, gracka e stërholluar e dha rezultatin.
Mbrojtësi i vërtetë i monumentit
E pra, ishte Berisha kryesori që e mbante në këmbë këtë monument, gjithë këta 18 vjet pas-komunizëm. E mbajti në këmbë edhe 2 prillit 1991, kur në Shkodër u vranë antikomunistë nga komunizmi që po jepte shpirt. Por, nuk i la ta hiqnin monumentin shkodranët, edhe gjatë viteve 1992-97, kur ishte Berisha presidenti i vendit, dhe kryetari i çdo gjëje. Nuk i la ta hiqnin as kur ai ishte kryetari i opozitës, e pushteti lokal i Shkodrës ishte i tij. Atij i duhej që monumenti të vazhdonte të rrezatonte frikë e dyshim komunist — e asnjeri nuk guxoi ta hiqte.
Dufi antikomunist nuk mjaftoi që shkodranët të mos i binden (servilosen?!) ish-komunistit ofiqar Berisha, duke i dhënë atij mundësinë t’i keqpërdorë. Ai, një nga ideatorët e monumentit, u lejua që, me shumë nga ideatorët e tjerë të atij monumenti, të ndërtonte pushtetin e tij personal autokratik pas-komunist, duke e përdhosur PD-në, duke e transformuar nga një parti e djathtë, në një parti policore të ekstremit të majtë.
Keqpërdorimi i mëtejshëm
Edhe heqja e monumentit komunist tani, po keqpërdoret për makiavelizmat berishiste të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit. Shkodranët duhet të mos mbeten më naivë — boll më!
Ka shumë nevojë sot Shqipëria, që dhe opozita antikomuniste e majtë të mos reshtë së bëri të qartë pozicionin e saj antikomunist — mos t’i lërë shesh të lirë hipokrizive të të majtit ekstremist, që sot kryeson qeverisjen e vendit. Opozita antikomuniste duhet të reagojë publikisht dhe të tregojë se është rreshtuar me forcat përparimtare të vendit, që dënojnë komunizmin dhe po përpiqen ta bashkojnë Shqipërinë me Perëndimin antikomunist.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

"Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan Empty Meta: Berisha mund të luajë me eshtrat e dëshmorëve të kombit dhe për pak ditë

Post  AuLoNa Sun Feb 08, 2009 11:56 pm

Kam ardhur nga Tirana këtu në Shkodër, vetëm për të dënuar aktin e turpshëm dhe të ulët të heqjes së monumentit të "5 Heronjve të Vigut". Kështu është shprehur dje nga Shkodra, kryetari i Partisë Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Ndërsa, kishte mbërritur në qytetin verior për të marrë pjesë në një takim me përfaqësuesit e Lëvizjes Rinore për Integrim në shkollën e mesme "28 Nëntori", Meta ka mësuar lajmin se Këshilli Bashkiak i Shkodrës "përfundoi" komisionin e tij për zhvendosjen e bustit të heronjve të luftës dhe degdisjen e tij në Varrezat e Dëshmorëve të këtij qyteti. "Ky veprim nuk është vetëm shkatërrim i historisë së popullit tonë, por edhe i një vepre arti arkitekturore, e cila i kishte dhënë një pamje madhështore Shkodrës", - ka pohuar kreu i LSI-së. Sipas tij, nuk është aspak e moralshme dhe e arsyeshme që të mohohen në këtë mënyrë vlerat heroike të dëshmorëve të kombit. "Sali Berisha mund të luajë me eshtrat e dëshmorëve dhe për pak ditë, pasi fundi i mandatit të tij po vjen", - ka deklaruar Ilir Meta.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

"Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan Empty Re: "Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan

Post  alfeko sukaraku Mon Feb 09, 2009 10:37 am

te sulmosh simbolet e rrezistences shqiptare kundra fashizmit do te thote fashizem.Vetem se me fashizmin shume nga ne nuk i plotsojn kushtet p sh.Femijet shqiptare qe do lindnin ne fashizem duhej te ishin me baballare gjerman.

make peace not war

juve qe ju pelqen fashizmi--gjermania nuk eshte large --i therrisni ta ndryshoni rracen.

Rrezistenca e popullit kundra pushtuesit nuk munde te lidhet me ideologjin komuniste,komunistet e morren pushtetin me terror edhe jo paqsisht,ndaj nuk ka faje xha brahua i pa shkolle i cili luftoj per liri edhe jo komunizem.

te urresh komunizmin nuk do te thote te shkaterrosh moumentet e kultures ,pasi keshtu kthehemi ne nje popull harixhi pa histori--kujt idiotve ju thua.

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts : 198
Registration date : 2009-02-04
Points : 21
Reputation : 21

Back to top Go down

"Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan Empty Re: "Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan

Post  zojs Mon Feb 09, 2009 3:13 pm

duhej një shatërvan afër Heronjve të Vigut
zojs
zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

"Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan Empty Dialektika e krimit (në kujtim të pesë heronjve të Vigut)

Post  1bilderberg Tue Feb 17, 2009 2:21 pm

Dialektika e krimit
(në kujtim të pesë heronjve të Vigut) nga Genc K. Hoti



Me datën 17 korrik 1992 “Zëri i Popullit” kopjoi nga simotra e vet, “Kushtrim brezash”, duke e botuar, një artikull i cili bënte fjalë mbi riabilitimin e atyre që kishin bashkëpunuar me “pushtuesit” fashistë. Sa po kaloi 24 orëshi Fatos Nano, duke hapur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale, deklaroi të njëjtin përfundim. As veteranët e Mirditës dhe as Fatos Nano nuk kanë se si ta dinë që i gjithë informacioni i ngritur në këmbë për 50 vjet nga PPSh është i gënjeshtërt dhe falls. Nga çdo këndvështrim që të shihet e kaluara e viteve 1942 – 1949 ajo nuk është aspak ashtu siç është propaganduar gjatë këtij gjysëm shekulli. Tërësia e ngjarjeve që përshkruhen në atë artikull të mbapsht përbëjnë vargun e krimeve dhe tradhëtive të PKSh – PPSh, të cilat po të analizohen veçmas zbulojnë rrugën kriminale të Enver Hoxhës dhe PKSh-re, dmth zbulojnë dialektikën e krimit kombëtar.

Për të kuptuar se kush i vrau dhe pse u vranë pesë heronjtë e Vigut duhet përcaktuar më përpara kronologjia e ngjarjes, e cila nuk është ashtu siç është thënë deri më sot. Paraprakisht duhet thënë se vrasjet e pesë heronjve të Vigut u realizuan vetëm për një qëllim: duhej vrarë me çdo kusht Ndoc Mazi, ish sekretari politik i qarkorit të Durrësit (sot pranohet se ka qënë sekretar i PK të Shkodrës, dega Durrës). Vrasja e tij është e lidhur në thelb me vrasjen e Mustafa Gjinishit në verë të vitit 1944, dhe që të dyja vrasjet lidhen me një emër: atë të Miladin Popoviçit, i cili kishte për detyrë të asgjësonte anëtarët e partisë komuniste të Shkodrës për t’i hapur rrugë krijimit të një partie komuniste nën drejtimin e Enver Hoxhës. Më 1942 qarkori i Durrësit, degë e partisë komuniste të Shkodrës, së bashku me Ndoc Mazin zbulojnë të gjithë gënjeshtrën e ngritur mbi figurën e Miladinit dhe të veprimtarisë së tij, në atë kohë Ndoc Mazi transferohet në Shkodër duke mbartur mbi vete sekretin. Historia fillon në Durrës ku ata qenë tetë ( 8 ) vetë dhe befas shtatë (7) prej tyre arrestohen (më 1942) pa asnjë shkak dekospirativ, shpëton vetëm Ndoc Mazi i larguar për në detyrën e re, dhe dërgohen në kampet e përqëndrimit të Gjermanisë dhe ekzekutohen (midis tyre dhe Telat Noga). Asnjëherë populli shqiptar nuk e mori vesh të vërtetën e tmershme të arrestimit dhe ekzekutimit të shtatë komunistëve të qarkorit të Durrësit. Tradhëtia komuniste pas këtij veprimi filtron njerëzit e mirëinformuar për figurën e Miladinit dhe e ndjek Ndoc Mazin për dy vjet me rradhë dhe vetëm nga mesi i gushtit 1944 arrin ta fusë në kurth. Në atë kohë i cakton një detyrë të re që do ta çonte drejt përfundimit të Vigut.

Rreth 15 gushtit Ndoc Mazi merr detyrën nga Komiteti Qëndror i PKSh-re me tre shokë: Naim Gjylbegun, Ndoc Dedën dhe Ahmet Haxhinë duke u nisur për në Shkodër ku dhe ishte objekti i detyrës, pa i rënë në të për kurthin e përgatitur. Në atë kohë drejtuesit e PKSh-re lajmërojnë forcat gjermane dhe vetë dalin jashtë loje duke i vrojtuar nga larg. Çeta e përbërë prej katër vetësh i bie nga Rubiku dhe i ngjiten grykës drejt qafë Kingjelit, mbi fshatin Velë. Dmth nuk kanë qënë pesë vetë, por katër dhe natën e 18 gushtit flenë në një shtëpi që sot ekziston akoma në këmbë rreth dy orë mbi fshatin Velë pa dalë në qafë, ku e zonja e shtëpisë, në atë kohë nuse, është një plakë e moshuar mbi 80 vjeç (bëhet fjalë për vitin 1987) e cila di shumë më tepër se historianët e Shqipërisë për këtë ngjarje. Nënë Prenda tregon: “Ata ishin katër të rinj që fjetën atë natë tek unë dhe që i përcolla të nesërmen me 19 gusht (datat janë shënuar prej meje pasi nënë Prenda nuk i mbante mënd, kështu që ato duhen marrë me rezervë, GH). duke i paisur me ushqime dhe duke i treguar rrugën për Kallmet. Pa kaluar dy orë në shtëpinë tonë erdhi një njeri, të cilin e njihnim si komunist, Bardhok Biba, dhe mori të dhëna mbi rrugën e çetës. Më pas ai njeri u bashkua me të tjerët dhe morën rrugën drejt staneve të Frekenit, djathtas shtëpisë. Më vonë unë mora vesh se të katër djemtë, bashkë me një tjetër, ishin vrarë në afërsi të Kalivaçit (dmth në Vig, GH). Nuk ka asnjë dyshim se ata i vranë komunistët të udhëhequr nga Bardhok Biba, të cilët hanin kokat e njeri – tjetrit”. Ne do të shohim në vazhdim se tregimi i Nënë Prendës përputhet saktësisht me një ngjarje që lidhet me vrasjen e Bardhok Bibës.

Me kalimin e qafë Kingjelit grupi zbret në Kallmet ku bashkohet me Hydajet Lezhën dhe arrestohen nga gjermanët, për shkaqe të lidhura me informacionin e dhënë nga drejtuesit e PKSh-re, duke i mbajtur në burg (dikush thotë se në burg u bashkua me ta Hydajeti). Me 20 gusht në drekë me urdhër të komandantit shqiptar të forcave të rendit në Lezhë, mik i babait të Hydajetit, lirohen dhe grupi merr rrugën e Mjedës, duke kaluar nëpër Vig (në të vërtetë ngjarja nuk ka ndodhur tamam në Vig, por afro 2000 metra në jug të fshatit dhe duhet marrë me rezervë). Pikërisht në këtë pikë qëndron sekreti zgjidhës i shkakut të vrasjes së pesë heronjve të Vigut si akt. Në atë fshat askërkush nuk e mban mënd ngjarjen, pleqtë kujtojnë vetën disa të shtime armësh në mëngjesin e 21 gushtit (dhe këtë me dyshim) dhe qetësia ka mbretëruar në ato livadhe ku ndodhi masakra, përpara se të zbresësh në fshatin Vig. Në ato livadhe kishin bërë pritë forcat e Bardhok Bibës, e sa për ato të Gjon Marka Gjonit apo Kol Bibë Mirakës është një gënjeshtër e sajuar për të mbuluar krimin. Dmth kurthi ishte ngritur nga bashkëveprimi i komunistave të zonës me komunistat e qëndrës dhe aspak veprim i Gjon Marka Gjonit, apo i një tjetri. Pikërisht kjo duhet kuptuar primarisht kur analizohet shkaku i vrasjes së pesë heronjve të Vigut. Kush është tradhëtari dhe krimineli në këtë mes? Në qoftë se gjermanët u konsideruan pushtuesa nga ana e komunistëve, sepse kaluan nëpër Shqipëri, përse nuk duhen konsideruar pushtuesa partizanët kur kaluan nëpër Mirditë? E gjithë ngjarja e 21 gushtit 1944 është trajtuar me tendencë për të fsheur të vërtetën mbi tradhëtinë e bërë ndaj pesë heronjve të Vigut nga ana e drejtuesve të PKSh-re. Prandaj edhe ngjarja imagjinare u pasurua me elementë fallsë për të krijuar një imazh sa më të besuar.

Pikërisht pse denoncoi këtë akt, në formën e shkruar kështu, u vra Bardhok Biba për të cilin akt akuzohet Gjon Marka Gjoni me njerëzit e tij. Edhe pse sigurimi i shtetit me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun vepruan me fshehtësi të madhe nuk mundën dot ta mbulonin përfundimisht shkakun e vrasjes së Bardhok Bibës. Vrasja e tij përbën pak a shumë fundin e vargut (përveç vrasjes së Mehmet Shehut) të vrasjeve që lidhen me një fillesë. E vërteta e vrasjes së Bardhok Bibës nuk është dhe fort e vështirë të zbulohet pasi versioni i publikuar ka mjaft të meta, evidentimi i të cilave çon në shkakun real të vrasjes. Fiks para 43 vjetëve Tuk Jakova, në atë kohë sekretar i K.Q. të PPSh-së dhe zv/kryeministër i Qeverisë (dmth numri dy pas Enver Hoxhës) thërret në raport Bardhok Bibën në lidhje me shkuarjen keq të veprimtarisë së partisë në atë krahinë kryengritëse. Në atë mbledhje ishte i pranishëm edhe M. Shehu, në atë kohë në detyrën e ministrit të punëve të brëndëshme. Biseda u krye e acaruar dhe ndërhyrja e M. Shehut e detyroi Bardhok Bibën t’i shprazej kriminelit direkt duke e akuzuar si shkaktarin e vetëm të terrorizimit të populli të Mirditës në ato vite të rënda. Nuk është e vërtetë aspak që Bardhok Biba luftoi për unitetin e popullit të Mirditës me Partinë komuniste. Përkundrazi Bardhok Biba luftoi gjithë jetën për idealin e barazisë shoqërore sipas ideve komuniste duke tentuar t’i shtrinte ato ide edhe në Mirditë jashtë tendencave kriminale të PPSh-re dhe në atë mbledhje ai donencoi poshtërsitë që kryente partia. Duke treguar me gisht M. Shehun e tha sekretarit të PPSh: “Është partia ajo që po tradhëton popullin e Mirditës, njësoj si para pesë vjetëve në Kalivaç (duhet nënkuptuar Vigu, GH)”. Aludimi ishte i qartë si drita e diellit: vrasja tradhëtisht e pesë heronjve të Vigut nga ana e komunistëve ishte një ndër format që po aplikonte në atë kohë partia rebele dhe gjakatare në Mirditë. “Por unë –vazhdoi Bardhok Biba – do t’ja them popullit tim tradhëtinë e kryer”. Kjo deklaratë e sinqertë e mori në qafë mirditorin e penduar pas të vjelave, pasi M. Shehu menjëherë ngriti grupin e punës dhe pas dy javësh e vrau Bardhok Bibën duke kryer një sërë krimesh të tjera për të krijuar imazhin e vrasjes së tij nga ana e “kriminelëve” të maleve. Me këtë akt ai futi në grindje fiset mirditore duke realizuar përçarjen e tyre. Sa qe gjallë Bardhok Biba populli i Mirditës gjithmonë e pa me dyshim PPSh-në dhe vetëm në sajë të terrorit enverist u realizua heshtja rebeluese dhe skllavërimi i krahinës më të pastër shqiptare në drejtim të autoktonisë dhe të etnicitetit.

Së fundi, populli i Mirditës nuk ka asnjë veteran që të ketë luftuar përkrah komunistëve gjatë luftës 1943 – 1944; kështu që ai artikull i botuar në “Kushtrim brezash” (Zëri i Popullit 17 korrik 1992) nuk është shkruar nga mirditorët, por nga ajo farë e keqe e cila duke mos qënë kurrë komuniste e quajti veten PKSh, duke mos qënë kurrë në krye të klasës punëtore e quajti veten PPSh, dhe duke pasur një prejardhje të tillë kriminale e duke mos ja pasur haberin socializmit klasik apo modern e quajti veten PSSh.

Asgjë nuk harrohet! “Ju qorroftë një sy atij që kujton të kaluarën, por ju qorrofshin të dy sytë atij që e harron të kaluarën!”; atëhere le të gjejnë socialistët e sotëm se ku qëndron defekti i bajraktarëve të Veriut jo vetëm në raport me krimet e përbindëshme të Enver Hoxhës, por edhe në raport me moralin njerëzor. Rihabilitimi i tyre do të thotë rihabilitim i kombit shqiptar.


Tiranë, më 20 korrik 1992

Shënim: Kam pasur fatin e mirë, apo të keq nuk e di, të bëj në këmbë të gjithë rrugën e pesë heronjve të Vigut nga Rubiku, të fle për pesë muaj në shtëpinë ku fjetën ata katër ditë para se të vriteshin, dhe deri në vëndin e masakrimit të tyre. Banorët e rrugëkalimit tim e tregojnë ngjarjen pikë për pikë sipas këtij artikulli.

link: http://albanovaonline.info/index.php?option=com_content&task=view&id=660&Itemid=62

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

"Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan Empty Re: "Zbresin" PESE heronj, "ngrihet" NJE shatervan

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum