EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
+3
ABC
ZEUS10
AuLoNa
7 posters
Page 1 of 2
Page 1 of 2 • 1, 2
EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
Zbardhet marrëveshja e panjohur e nënshkruar dje nga Bakojanis-Basha. “Gazeta Shqiptare” boton ekskluzivisht në numrin e sotëm dokumentin e panjohur e të mbajtur sekret nga qeveria shqiptare. Ujërat territoriale shqiptare që i janë dhuruar tashmë Greqisë, vijojnë nga Kepi i Qeparoit deri në ishullin e Erikuzës
TIRANE-Tkurren kufijtë detarë të Shqipërisë në Jug të vendit. Ekskluzivisht në "Gazeta Shqiptare" botohet sot dokumenti që vërteton se Qeveria Berisha i ka dhuruar dje Greqisë ujërat tona territoriale.
Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua dje në selinë e Kryeministrisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe homologut të tij grek, Kostas Karamanlis.
“Gazeta Shqiptare” zbardh në numrin e sotëm dokumentin e panjohur e të mbajtur sekret nga qeveria shqiptare. Në marrëveshje përcaktohen 150 koordinatat e reja Shqipëri-Greqi. Me dhurimin që qeveria iu ka bërë ujërave territoriale, pozitat strategjike të shtetit shqiptar në det tkurren ndjeshëm. Koordinatat e reja të përcaktuara e kanë thelluar pozitën e disfavorshme që Shqipëria ka pasur në det në raport me Greqinë edhe para ndryshimeve të reja.
Deri para këtij ndryshimi vija kufitare detare fillonte nga Kepi i Stillos përgjatë ngushticës veriore të Korfuzit dhe përballë Kepit të Qefalit ajo ishte në formë të rregullt harkore. Të dy ishujt Erikuza dhe Otoni, që i përkasin Greqisë, ishin të baraslarguar nga kjo vijë harkore. Vihet re se baraslargimi nga brigjet e dy shteteve sipas hartës së vjetër ruhet vetëm në Kepin e Karagollit e konkretisht në drejtimin Sarandë-Korfuz. Ndërkohë që vijimi i saj në drejtim të veriut afrohet në Kepin e Qefalit pranë Gjirit të Kakomesë, vetëm 2.500 m. Në bazë të ndryshimit të firmosur dje nga Basha dhe Bakojanis, kjo vijë harkore ngjitet në veri-perëndim. Ujërat territoriale shqiptare që i janë dhuruar tashmë Greqisë, vijojnë nga Kepi i Qeparoit deri në ishullin e Erikuzës, në largësi 12 minuta gjerësi gjeografike.
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
Aulona, a mendon se pasqyron realitetin, ky titull bombastik?
Mjafton te lexosh artikullin qe vjen me pas, dhe e kupton qe marreveshja eshte konfirmimi politik i nje ceshtje teknike. Mungese profesionalizmi totale nga gazetari, dhe tendence per te bere buje.
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
ZEUS10 wrote:Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Mundet, por ky lajm nuk vjen as nga Top Channel!
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
ZEUS10 wrote:Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
Aulona, a mendon se pasqyron realitetin, ky titull bombastik?
Mjafton te lexosh artikullin qe vjen me pas, dhe e kupton qe marreveshja eshte konfirmimi politik i nje ceshtje teknike. Mungese profesionalizmi totale nga gazetari, dhe tendence per te bere buje.
Personalisht nuk e besoj kete qe ke shkruar per dy arsye:
- Se pari ministrja e jashtme greke kishte kercenuar se nese kjo gje nuk do te realizohet do te shpalle lufte ndaj shqiperise (duke futur ligjin e luftes serisht funksional - i cili edhe pse thuhet se nuk ekziston ne Greqi ende eshte i vlefshem si ligj)
- Se dyti, Kepi i Stillos ndodhet vertet ne Jug por Konispoli eshte pranuar si pika e fundit tokesore jugore shqiptare, apo jo? Kepi i Stillos vjen pak anash e kjo eshte per te ardhur keq Zeus.
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
- Se pari ministrja e jashtme greke kishte kercenuar se nese kjo gje nuk do te realizohet do te shpalle lufte ndaj shqiperise (duke futur ligjin e luftes serisht funksional - i cili edhe pse thuhet se nuk ekziston ne Greqi ende eshte i vlefshem si ligj)
Ku e degjove ti kete?
- Se dyti, Kepi i Stillos ndodhet vertet ne Jug por Konispoli eshte pranuar si pika e fundit tokesore jugore shqiptare, apo jo?
Dhe gjiri i Artes shte ne ?????
Leka- Moderator
-
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
More kete marreveshje e kane shqyrtuar topografe e profesioniste dhe ajo qe thone eshte qe zona territoriale ujore e Shqiperise tkurret me rreth 225 km katrore pas kesaj marreveshjeje.
Ne vend qe te diskutojme rolin e titullit bombastik, te flasim me mire per qendresen qe duhet t'ju bejme marreveshjeve qe na trajtojne si placke lufte e si te pabarabarte.
Problemet e tjera qe ngrihen pas vizites se fundit te delegacionit grek jane:
- ceshtja e demarkacionit te ujerave territoriale
- mungesa e ngritjes se problemit te Camerise
- mungesa e kerkeses per njohjen e Kosoves nga ana e Greqise
- ngritja e shkollave shqipe ne Greqi
- ceshtja e kontributeve sociale per emigrantet shqiptare ne Greqi
Sido qe te jete puna, kufijte midis Shqiperise e Greqise jane vendosur kohe me pare. Nuk ka fare kuptim qe te diskutohet asnje marreveshje e re per kufijte, kur dihet sa i dobet eshte shteti shqiptar dhe rrjedhimisht cdo lloj marreveshjeje do ishte vetem ne dem te shqiptareve.
Ndaj duhet ngritur zeri tani, para se kjo marreveshje te ratifikohet e ta humbim hapesiren detare ashtu sic humbem Shen Naumin.

qiellikalter- Junior Member
- Number of posts : 25
Registration date : 2009-03-20
Points : 11
Reputation : 6
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
qiellikalter wrote:More kete marreveshje e kane shqyrtuar topografe e profesioniste dhe ajo qe thone eshte qe zona territoriale ujore e Shqiperise tkurret me rreth 225 km katrore pas kesaj marreveshjeje.

Ne baze te informacionit qe kam une, perpara kesaj marreveshje, nuk ka pasur nje kufi te percaktuar mire ujor. Keshtu, te flitet per tkurrje apo bymerje me shifra, te njeres apo tjetres pale, eshte e pakuptimte.
Nga ana tjete,r kjo marreveshje, i ve vulen endrres per Vorio-Epirin, duke eliminuar rrezikun e transformimit te shqiptareve ne vorio-epirote, per arsye ekonomike. Ka me dhjetera agjensi, shoqeri, bashkime Vorio-Epirote qe do mbeten pa pune tani, pas kesaj marreveshje.
Problemet e tjera qe ngrihen pas vizites se fundit te delegacionit grek jane:
- ceshtja e demarkacionit te ujerave territoriale
Sic e thashe me siper, kjo marreveshje e zgjidh perfundimisht kete gje. Zgjidhja e problemit te nje kufiri, te paqarte ujor, burim debati dhe tensionesh ne te kaluaren, por i zgjidhur sipas standarteve rrigoroze nderkombetare, eshte vetem favor per ne.
- mungesa e ngritjes se problemit te Camerise
Greqia eshte akoma e forte, per te te bere dhe nje 97 tjeter, nese vazhdohet me presione publike politike, nga nje shtet i brishte dhe i pambeshtetur mire tek nje superfuqi, sic eshte shteti yne. Per ata qe enderojne ndryshimin e kufijve, kjo s'ka per te ndodhur deri ne nje te ardhme te larget. Eksperienca e Kosoves, e provoi kete.
Pra maksimumi, qe mund ti kerkosh Greqise, eshte ana teknike e ketij problemi, ku pergjigja eshte e qarte: drejtohuni gjykates. Momenti me i favorshem, do te ishte hyrja ne BE, atehere shtrohej rruga per ta zgjidhur problemin... por deri atehere(!!), Greqia ta vendos kufirin tek thana. Perndryshe, nese do perdorje inatin, duhet te beje llogarite, se cfare dhembesh do tregoje. Dhembet e Shqiperise, jane shume te vegjel, per te mos thene, qe ne jemi nje "foshnje", qe ska dhembe fare.
Ata do e njohin Kosoven, kur tju interesoje atyre, ose kur tju thote Daje Sami, jo kur tju themi ne.- mungesa e kerkeses per njohjen e Kosoves nga ana e Greqise
- ngritja e shkollave shqipe ne Greqi
- ceshtja e kontributeve sociale per emigrantet shqiptare ne Greqi
keto jane dy probleme vertet serioze, qe kerkojne zgjidhje, nuk e di, nese jane diskutuar vertet ne bisedime apo jo.
Sido qe te jete puna, kufijte midis Shqiperise e Greqise jane vendosur kohe me pare. Nuk ka fare kuptim qe te diskutohet asnje marreveshje e re per kufijte, kur dihet sa i dobet eshte shteti shqiptar dhe rrjedhimisht cdo lloj marreveshjeje do ishte vetem ne dem te shqiptareve.
Ndaj duhet ngritur zeri tani, para se kjo marreveshje te ratifikohet e ta humbim hapesiren detare ashtu sic humbem Shen Naumin.
Kjo eshte e sakte, dhe automatikisht e rrezon ate qe the ne fillim, qe kufijte e Shqiperise, na qenkan tkurrur me kete marreveshje. Ato u tkurren qe kur u ndane kufijte me 1913, kurse lufta politike qe behet tani per nje ceshtje thellesisht teknike, me duket e parendesishme per tu marre ne konsiderate.
Last edited by ZEUS10 on Wed Apr 29, 2009 9:06 am; edited 1 time in total
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
Dua te shtoj dhe nje gje tjeter, qe marredheniet diplomatike midis shteteve, skenat dhe prapaskenat, jane komplekse dhe te veshtira. Populli i thjeshte merr si servirje vetem fasaden. Po te ishte ndryshe, shteti shqiptar nuk duhet ta njihte Serbine qe doli si shtet i ri nga shkeputja nga ish-Jugosllavia, por shtetaret tane te asaj kohe nxituan te lidhnin marredhenie diplomatike me te , me nje sevilizem te papare(koha kur Mali i Zi u shkeput nga ish-Jugosllavia e vogel).
Last edited by ZEUS10 on Wed Apr 29, 2009 9:29 am; edited 1 time in total
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
Me poshte eshte marreveshja e cila ka per parim baze barazlargesine, si dhe nuk lejon sovranitetin e askujt prej paleve ne zonat e ndermjetme. Pra Balkanwebi(nje qender informative qe nxitoi te na lajmeronte i pari qe Serbia ka marre masa per tu mbrojtur nga gripi i derrave) si ne shume raste te tjera, po ngre dallge, ne nje legen me uje.
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
Nenet e tjera vetem sa e perforcojne idene se Greqise nuk i eshte bere asnje privilegj:
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
Leka wrote:- Se pari ministrja e jashtme greke kishte kercenuar se nese kjo gje nuk do te realizohet do te shpalle lufte ndaj shqiperise (duke futur ligjin e luftes serisht funksional - i cili edhe pse thuhet se nuk ekziston ne Greqi ende eshte i vlefshem si ligj)
Ku e degjove ti kete?- Se dyti, Kepi i Stillos ndodhet vertet ne Jug por Konispoli eshte pranuar si pika e fundit tokesore jugore shqiptare, apo jo?
Dhe gjiri i Artes shte ne ?????
Jug
Por po themi pika me jugore, te pakten keshtu e kane pas shkruar ne gjeografi. Sa per ate se ku e kam degjuar, check up the web sepse eshte dhene si lajm qe beri shume buje. apo e ke fjalen per ligjin e luftes?
Skandali i shitjes se territorit Greqisë, reagon Ministria: Jo s'ndryshuam kufijte
Ministria e Punëve të Jashtme mohoi që të ketë ndryshime në kufijtë mes Greqisë e Shqipërisë, por nuk deklaroi shifër sesa km është distance detare. Deputetët e Parlamentit shqiptar i kërkojnë kryeministrit Berisha të bëjë transparente marrëveshjen Shqipëri- Greqi për kufijtë detarë. "Gazeta Shqiptare" zbuloi ekskluzivisht se me firmosjen e marrëveshjes së delimitimit qeveria shqiptare i dhuron Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit.
DOKUMENTI I MARREVESHJES Version multimedial i ketij lajmi
Ministria e Jashtme: Nuk i ndryshuam kufijtë
Ora 14:50-“Nuk kemi cënuar asnjë milimetër nga deti dhe territori ynë pas marrëveshjes që nënshkruam me Greqinë për ujrat detare. Thjesht përcaktuam kufijtë në det, të cilët më parë nuk ishin të përcaktuar. I jemi përbajtur parimit të baraslargësisë”. Me deklaratën e sotme Ministria e Punëve të Jashtme mohoi që të ketë ndryshime në kufijtë mes Greqisë e Shqipërisë, por nuk deklaroi shifër sesa km është distanca detare.
Reagimi u bë në një konferencë për shtyp përmes drejtoreshës së Cështjeve Juridike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ledja Hysi dhe komandantit të flotës detare Kristaq Gërveni.
Ministria e Jashtme sqaroi se marrëveshje e tillë e ngjashme është nënshkruar edhe me Italinë ne vitin 1992 dhe me Greqinë para pak ditësh, ndërsa pritet të nënshkruhet pas pak kohësh edhe me Malin e Zi.
“Jemi të detyruar të përcaktojmë kufirin detar sipas një Konvente” tha drejtoresha e cështjeve juridike në Ministrine e Jashtme.
Hysi sqaroi se marrveshja e nënshkruar pak ditë më parë mes Berishës dhe Karamanlis është bërë në bazë të Koventës së OKB, palë e së cilës është edhe Greqia. Sipas Hysit, marrëveshja e realizuar me metoda matjeje bashkëkohore të cilat mund të përdoren në cdo rast.
MInistria e Jashtme deklaroi gjithashtu se marrvëshja Shqipëri-Greqi për ujrat detare e botuar ekskluzivisht sot në Gazeta Shqiptare nuk është e vërtetë. “Jemi transparentë të tregojmë cdo dokumentacion” tha Hysi.
Komandanti i flotës detare, Gerveni e cilësoi marrëveshjen me Greqinë nje sukses.
“Kështu shmangim konfliktet në det. Një peshkarexhë duhet të dallojë kur hyn e shkel ujrat territoriale të një shteti tjetër. Por, theksoj në asnjë rast nuk është bërë ndryshimi I kufijve”, tha Gërveni. Sipas tij nuk ka patur kufij të ndarë në det, dhe marrëveshja cakton pikërisht këta të fundit. Gërveni vazhdoi më tej se marrëveshje te tilla janë vetëm për shtetet që rrethohen nga ujrat, se në tokë është e lehtë të përcaktohen kufijtë. I pyetur nga Gazeta Shqiptare sesa është distanca e caktuar e pikës 100 në bazë të marrëveshjes, Gërveni në cdo rast përsëriti se distance ka qënë e barazlarguar, por pa dhënë shifër të caktuar.
TIRANE- Skandali, Bello: Kryeministri të bëjë transparencë. Bakalli: Asnjë deputet s'kishte dijeni
Ora 13.50- Deputetët e parlamentit shqiptar reagojnë ashpër ndaj skandalit të firmosjes së marrëveshjes për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë.
Sipas “Gazeta Shqiptare” e cila ka zbardhur të plotë marrëveshjen, e firmosur dy ditë më parë nga Ministri i Jashtëm Lulzim Basha e homologia greke Dora Bakojanis, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja, cka do të thotë se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit.
Deputetët e opozitës e deklarojnë të turpshme veprimin dhe i kërkojnë kryeministrit të bëjë transparente në Kuvend marrëveshjen e firmosur në Tiranë gjatë vizitës së kryeministrit grek Kostas Karamanlis
Deputeti socialist Marko Bello në një prononcim për tv NEWS24 i kërkon kryeministrit Berisha të bëjë transparente marrëvëshjen dhe ka falenderuar “Gazeta Shqiptare” për zbulimin e skandalit “Falenderojmë ‘Gazeta Shqiptare’ që bëri transparente marrëveshjen” tha ish- ministër shteti në qeverisjen socialiste ndërsa shtoi se gjatë takimit me Karamanlis “kryeministri la në heshtje dhe cështjen came.
Deputeti i koalicionit të Polit të Lirisë, Gilman Bakalli e cilësoi si rast të dytë flagrant që kryeministri Berisha tenton të marrë vendime të cilat bien në kundërshtim me taksapaguesit shqiptarë dhe në mungesë të transparencës.
“Është një turp i madh për qeverinë shqiptare, aktiviteti i së cilës po karakterizohet nga një mungesë e madhe transparence. Asnjë nga deputetët shqiptarë nuk ishte në dijeni të marrëveshjes. Asnjë deputet nuk kishte në tavolinën e punës marrëveshjen që do të nënshkruante kryeministri me Karamanlis.
Është rasti i dytë flagrant kur kryeministri Berisha nënshkruan apo flet për projekte të rëndësishme që kanë një rëndësi të madhe për vendin. Kujtoj këtu gadishmërinë që ka shprehur kryeministri Berisha për të ndërtuar central bërthamor. Kur të gjitha mediat e huaja flisnin për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shkodër, Berisha deklaronte se ishin shpifje të opozitës”.
Bakalli shtoi më tej se javën e ardhshme në bashkëpunim dhe me disa deputetë të tjerë të koalicionit do t’i kërkojë kryeministrit Berisha të bëjë transparente në Kuvend marrëveshjen që ka zbuluar media dhe për “të cilat uroj që të mos jenë të vërteta”- theksoi Bakalli duke shtuar se “Qenka në fatin e keq të këtij kombi që cdo qeveri para ikjes mundohet të shesë copa tokash, objekte të rëndësie të vecantë në disfavor të taksapaguesve shqiptarë.
Skandali, Berisha dhuratë Greqisë 225 km2 në Jon
Ora 07:33 -Shqipëria është trajtuar si një plaçkë lufte në marrëveshjen që qeveria Berisha nënshkroi me Greqinë dy ditë më parë. Shteti ynë, jo vetëm që është tkurrur në kufijtë e tij detarë në jug të vendit, por ka humbur edhe pozitat e tij të dikurshme në det, të cilat kanë qenë tepër strategjike në raport me Greqinë. Dëshmi e këtij pretendimi është pikërisht vija e re e kufirit detar e përcaktuar nga kjo marrëveshje, që rezulton totalisht në shkelje të hapur të parimit të baraslargësisë së këtij kufiri mes dy shteteve. Është pikërisht ky parim, të cilin kjo marrëveshje pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht thuhet se: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”. Por, në fakt, nuk rezulton kështu.
Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” boton sot faktet që vërtetojnë këtë konkluzion. Në bazë të marrëveshjes, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja, cka do të thotë se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore . Me ndihmën e ekspertit, “Gazeta Shqiptare” ka kryer disa matje në hartë mbështetur mbi këto koordinata. Konkretisht, rezulton se pika 30 me koordinata (39° 42' 07.20" V / 19° 57' 33.70" L) është larg nga Kepi i Stillos (Shqipëri), në distancën 2.4 km dhe nga Korfuzi (Greqi), me distancën 9.6 km. Gjithashtu, pika 100 me koordinata (39° 54' 14.75" V / 19° 47' 07.07" L) është larg nga Kepi i Qefalit (Shqipëri) në distancën prej 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës (Greqi) në distancën prej 15.6 km. Kurse, pika 125 me koordinata (40° 01' 24.19" V / 19° 33' 53.35" L) është larg nga Dhërmiu (Shqipëri) në distancën 14.8 km, ndërsa nga ishulli i Otonit (Greqi) 22 km. Pra, shihet qartë se parimi i baraslargësisë së vijës së kufirit mes dy shteteve tona nuk respektohet. Dhe, ajo çka vlen të theksohet është se ky parim është shkelur në të gjithë vijën kufitare, nga pika 1 deri në atë me numër 150.
Faktet e reja që boton sot “Gazeta Shqiptare” rrëzojnë totalisht pretendimet e djeshme të Ministrisë sonë të Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes. Në një njoftim të përbashkët të këtyre dy institucioneve, të shpërndarë dje për mediat thuhet shprehimisht se: “Në procesin e negocimit të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, matjet janë bërë me metodat shkencore më të avancuara dhe nga specialistët më të mirë të fushës. Siç është theksuar shprehimisht në tekstin e marrëveshjes, 150 koordinatat e përcaktuara, të cilat të bashkuara në një vijë të pandërprerë caktojnë kufirin detar mes dy vendeve, janë absolutisht të baraslarguara nga pikat më të dala të kufirit tokësor të secilit vend”.
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
Zeus, hidhi nje sy ketyre neneve te hartuara ne 2001
Ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme
1. Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).
2. Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë.
Neni 4
Ushtrimi i sovranitetit
1. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme në bazë të ligjeve, të marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat ajo është palë dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare të njohura nga Shteti Shqiptar.
2. Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë shtrihet edhe në hapësirën ajrore mbi ujërat territoriale dhe në shtratin dhe nëntokën e këtyre ujërave.
3. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi rafshnaltën (shelfin) kontinental për qëllime kërkimi dhe shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore.
Neni 5
Regjimi i lundrimit dhe ai i fluturimit
Regjimi i lundrimit në ujërat territoriale dhe në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë, regjimi i fluturimit në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë dhe regjimi i ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror përcaktohen në ligje të veçanta.

ABC wrote:Zeus, hidhi nje sy ketyre neneve te hartuara ne 2001

Une nuk jam ekspert ne fushen e te drejtes nderkombetare, por me sa kuptoj une, ky ligj nuk bie ndesh, me ate te nenshkruar se fundmi. Ky tregon distancen, per ujerat territoriale te Shqiperise nga bregu shqiptar, kurse, kur territoret e huaja (sic eshte rasti i Korfuzit dhe disa ishujve te tjerre greke), futen brenda kesaj vije, atehere, perdoren instrumenta te tjera, per percaktimin e kufijve te sovranitetit.
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
qiellikalter wrote:More kete marreveshje e kane shqyrtuar topografe e profesioniste dhe ajo qe thone eshte qe zona territoriale ujore e Shqiperise tkurret me rreth 225 km katrore pas kesaj marreveshjeje.
Kjo eshte harta:
Ku jane keto ""225" km2 te tkurrura?
Pse nuk na i tregon Balkanwebi dhe Gazeta Shqiptare(lexo: antishqiptare) ku jane keto??
Shikoje pak me vemendje sec per cfare po ben zhurme "Gazeta (anti)Shqiptare":
Qesharake plotesisht, sepse ato jane ujera nderkombetare, dhe nuk i jane marre Shqiperise. Ato gjenden, me dhjetera km larg copezes me te afert te tokes shqiptare, dhe shume afer ishujve greke Oton dhe Erikuza.
Last edited by ZEUS10 on Wed Apr 29, 2009 12:46 pm; edited 1 time in total
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
O ti robo ti nuk kupton qe Saliu do ta shese gjithe Shqiperine tek Greqia dhe ne duhet te themi bravo medias qe e denoncoi kete tradheti.
Amicus- Beginner
- Number of posts : 2
Registration date : 2009-02-13
Points : 0
Reputation : 0
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
ZEUS10 wrote:ABC wrote:Zeus, hidhi nje sy ketyre neneve te hartuara ne 2001
Ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme
1. Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).
2. Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë.
Neni 4
Ushtrimi i sovranitetit
1. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme në bazë të ligjeve, të marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat ajo është palë dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare të njohura nga Shteti Shqiptar.
2. Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë shtrihet edhe në hapësirën ajrore mbi ujërat territoriale dhe në shtratin dhe nëntokën e këtyre ujërave.
3. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi rafshnaltën (shelfin) kontinental për qëllime kërkimi dhe shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore.
Neni 5
Regjimi i lundrimit dhe ai i fluturimit
Regjimi i lundrimit në ujërat territoriale dhe në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë, regjimi i fluturimit në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë dhe regjimi i ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror përcaktohen në ligje të veçanta.
Une nuk jam ekspert ne fushen e te drejtes nderkombetare, por me sa kuptoj une, ky ligj nuk bie ndesh, me ate te nenshkruar se fundmi. Ky tregon distancen, per ujerat territoriale te Shqiperise nga bregu shqiptar, kurse, kur territoret e huaja (sic eshte rasti i Korfuzit dhe disa ishujve te tjerre greke), futen brenda kesaj vije, atehere, perdoren instrumenta te tjera, per percaktimin e kufijve te sovranitetit.
Zeus, as une nuk jam eskperte ne kete fushe, por ajo qe di eshte se kush i ka ishujt me afer vijes bregdetare ai dhe do i kete ne zotesi. Prandaj lufta nuk behet per ujin pasi uji uje eshte, por humbjen e ishujve qe se shpejti nder to do te rradhiten te tjere..Jam shume e bindur se binomi Nano - Berisha punojne cdo dite per kete gje. C'mbetet, kruan dhembet Rama...
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
ABC wrote:

Nuk mendoj se behet per ishujt, Ledi. Ishujt jane te Greqise, ato ju dhane asaj qe perpara 1913, dhe nuk ka ja merr dot mbrapsh. Me sa kuptoj une, lufta behet per shfrytezimin e nentokes, dhe te drejtes se lundrimit dhe peshkimit.
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
Amicus wrote:O ti robo ti nuk kupton qe Saliu do ta shese gjithe Shqiperine tek Greqia dhe ne duhet te themi bravo medias qe e denoncoi kete tradheti.
Une nuk jam personi i pershtatshem, per te pasur kete lloj debati politik, por megjithate une mund te te uroj mireseardhjen ne forum.
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
Aulona le ta leme retoriken politike, dhe le te flasim me fakte. Kjo eshte harta sipas Gazetes Shqiptare.
Aty thuhet qe kufiri me te kuqe eshte pas marreveshjes, kurse ai me te zeza eshte para tij(??????), ne nje kohe qe nuk ka pasur kufi te percaktuar para kesaj marreveshje.
Le te hidhemi tek "akuzat"
Aty thuhet qe pika 120 qenka: "fillimi i leshimit te territoreve ne favor te Grekeve", gje qe nuk eshte e vertete sepse vija qe vjen pas saj i perket ujerave neutrale qe nuk i takojne Shqiperise sepse jane me shume se 12 milje larg bregut.
Pastaj jepen dhe tre pikat ku gjasme i eshte bere leshim Greqise(30, 80, 120). Prape genjeshter, ato jane te barazlarguara nga brigjet respektive(blu-Greqia, e kuqe-Shqiperia):
Bile cdo pike e grafikut eshte e barazlarguar, nga pika me e afert kufitare respektive:

Une per kuriozitet, verifikova ne google, nje prej koordinatave te dhena prej Gazetes Shqiptare, dhe u befasova kur vura re, qe ato ishin fare te pasakta:
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
ZEUS10 wrote:Nuk mendoj se behet per ishujt, Ledi. Ishujt jane te Greqise, ato ju dhane asaj qe perpara 1913, dhe nuk ka ja merr dot mbrapsh. Me sa kuptoj une, lufta behet per shfrytezimin e nentokes, dhe te drejtes se lundrimit dhe peshkimit.
Kush ishull eshte grek? Sazani? Sepse me sa kam degjuar une Megal Idea ( e re) qe do te vihet ne plan brenda 20-30 viteve te ardhshme, synon kufirin deri ne Shkumbin. Megjithate, eshte bere kaq kohe qe nuk merrem me me kete ceshtje, por po te kerkoj ne arkive, e sjell me fakt dhe prove (sigurisht qe luan rol faktori kohe ).
Une uroj te jete keshtu si thua ti, por jam shume e bindur se nuk eshte keshtu. Jam shume e bindur se po behen shume prapaskena per zgjedhjet e reja, dhe eshte nje loje e dyfishte.
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
ABC wrote:
Kush ishull eshte grek? Sazani? Sepse me sa kam degjuar une Megal Idea ( e re) qe do te vihet ne plan brenda 20-30 viteve te ardhshme, synon kufirin deri ne Shkumbin. Megjithate, eshte bere kaq kohe qe nuk merrem me me kete ceshtje, por po te kerkoj ne arkive, e sjell me fakt dhe prove (sigurisht qe luan rol faktori kohe ).
Une uroj te jete keshtu si thua ti, por jam shume e bindur se nuk eshte keshtu. Jam shume e bindur se po behen shume prapaskena per zgjedhjet e reja, dhe eshte nje loje e dyfishte.
"I'll scratch your back, and you scratch mine"!
Karamalisi qe tani ndodhet ne nje pozicion jo te mire me problemet qe i ndodhen ne Greqi, kjo i shtoi pike me votuesit e vendit te tij.
Nuk dua te vete me tutje me analizime, sepse ma merr mendja dihet sa bejne 1+1!
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
Zeus dhe te tjere,
kjo eshte pamja e sakte nga Google per piken 100 me koordinata (39° 54' 14.75" V / 19° 47' 07.07" L) ku duket qarte qe eshte me afer tokes shqiptare sesa ishullit grek.
qiellikalter- Junior Member
- Number of posts : 25
Registration date : 2009-03-20
Points : 11
Reputation : 6
Page 1 of 2 • 1, 2
Similar topics
» Zbulohet marrëveshja sekrete: PTK e Kosovës tërhiqet, pasi ndërton rrjetin
» UÇÇ LOJA AGJENTURORE E GREQISË
» ARVANITES-ARBERORET E GREQISE-ALBANIANS OF THE GREECE
» Partite si ju perfaqsojne?
» Mbreti i Shqyptareve A. Zogu

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum