Partite si ju perfaqsojne?
+2
ABC
ZEUS10
6 posters
Cili krah perfaqson me mire interesat e Shqiperise
Partite si ju perfaqsojne?
Cili krah perfaqson me mire interesat e Shqiperise. A jane ato perfaqsuese te interesave tuaja? A punojne ato per vendin apo thjesht per karriere dhe perfitime?Ju ftoj te votoni.
Last edited by ZEUS10 on Wed Feb 11, 2009 9:19 am; edited 3 times in total
Re: Partite si ju perfaqsojne?
Te them te drejten asnje. Nuk ia vlen te jesh as me te majtet as me te djathtet.
Re: Partite si ju perfaqsojne?
ZEUS10 wrote:Cili krah perfaqson me mire interesat e Shqiperise. A jane ato perfaqsuese te interesave tuaja? A punojne ato per vendin apo thjesht per karriere dhe perfitime?Ju ftoj te votoni.
Asnje deri me sot nuk i ka perfaqesuar mire interesat e popullit Shqiptar. Eshte nje problem tragjik i popullit tone, jo vetem ne ditet e sotme te demokracise, por ne shekuj ne kete problem themelor kemi pasur. Ne nuk kemi udheheqesa te cilet ta duan vendin e tyre me nje dhembshuri shpirterore.
Pa diskutim qe njerezit qe do te vinin te na udhehiqnin mbas sistemit komunizmit do te vinin nga rradhet e komunizmit, per arsye sepse ata ishin ata qe kishin shkolle dhe ishin te implikuar ne politike, dhe gjithashtu me politkanet e asaj kohe. Puna qe shume here inatosem, eshte sepse keta njerez kerkojne perseri te bejne te njeten politike dhe ta mbajne sikur edhe duke vrare njerez me keq se ne komunizm.
E ku u pa ndryshimi, sepse tani jemi gjoja me te lirshem!
Liria nuk duket se te gjithe bejne sipas kokes se tyre, ose ata qe kane ne dore bejne sipas dores se tyre, por sepse shteti vendos rregulla sipas kushtetutes dhe ligjeve te drejtesise, te mbroj te drejtat e qytetarve te cilet e mbajne kete shtet mbi supe.
Megjithese, ne Shqiperi do shume qe te arrij ajo edukata ku njerezit te kuptojne forcat ekonomike, politike te partive tona.
Puna me Shqiperine eshte se gjithe ajka intelektuale ka ikur jashte shtetit, disa per arsye mbas komunizmit, dhe disa per arsye te ashtequajtur demokraci me maske. Edukimi ne Shqiperi nuk eshte me ai qe ka qene, studentet mund te paguajne leke qe te marrin shkollen. Mesueset nuk kane te nejten menyre kerkim llogarie tek nxenesi, per arsye sepse ja i pelqen me teper leku, ja nga frika se mos i kepusin ndonje leve qafe. Kjo e ben popullin dhe rinine tone me "injorante" per dicka qe eshte shume e rendesishme per jeten e tyre.
Disa thone politika jane budallalliqe ta diskutosh!
Si ka mundesi te jete budallalliqe dicka e cila na perfaqson ne ne c'do aspekt te jetes tone, ose perdor rregulla per te cilat ne te na behet jeta sikur edhe pak me e mire apo ne aspektin e Shqiperise me problematike.
Deri tani e kemi provuar si Salen edhe Fatosin, dhe te them te drejten na jane bere si ajo kenga, "Iku Prena e mori Lena, iku Lena e morri Prena". Ate po diskutonim edhe ne anen tjeter kush eshte ai qe do te na udheheqi sidomos tani! Tani shume kane hezitime per Edi Ramen, por te them te drejten populli shqiptar te pakten disa qe duan te sjellin perseri te njetit njerez, eshte njesoj sikur te sjellesh komunizmin. Edi Rama vertet mundet si te gjtihe politikanet eshte si ajo opsioni per te cilen votova une, per asrye te ben vete fusha e politkes te behesh njeri i tille. Mirepo duhet te bejme nje hap perpara sado i vogel te jete ai, kur te sjellim njerez ne qeveri te cilet nuk kane punuar ne ate qeverine e pare, dhe u kane ngelur te njetat menyra qeverisje.
Edhe ketu ne Amerike ndryshimi ishte pak i veshtire, por ja qe populli Amerikan u ngrit dhe e beri kete per arsye qe te hap rrugen si per ndryshimin e menyres se qeverisjes ne kete filim te shekullit te ri, ashtu edhe duke sjellur njerez qe nuk kane qene aq te lidhur me te kaluaren.
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Te gjith ata qe na kan drtetjuar deri me sot nuk meritojn respekt.
Asnjeri krah poltik deri me sot nuk ka treguar vepra, vetem bla bla kemi pare keto 19 vjet demokraci. Te gjith e dim se duhet nje ndryshim rrenjesor ne kutluren poltike shqiptare, dhe ky ndryshim mund te vij vetem nga pjesa e shqiptareve qe jetojn jashte shqiperis ne emigrim,se kan me shume pervoj se dhe vete ata qe na qeverisin sot.Plus per ta bere me te qarte ate qe thash me lart, do doja te shtoja se te gjithe poltikanet e cdo lloj krahu i ngjitin shkallet me servilizem e pune shitje blerje asnje her me burreri e nder.Ka pastaj disa poltikan qe jan te ndershem, por jan shum te dobet per tu ber ball gjithe atij pislleku qe ka mberthyre klasen poltike shqiptare, per njerin qe kam simpati dhe respekt,eshte AVOKATI i njohur Spartak Ngjela, te tille ja vlen qe te jen ne krye te vendit.Shpresoj ne te ardhmen njerez te zgjuar dhe qe e duan me gjith shpirt vendin,(fjala vjen si ketu ne forum)pse jo te ndertojm nje forc politike vetem per ineteresat e kombit ton aq te vuajtur nga keto vese negative qe e kan tkurrur kete truall te bekuar nga mema natyr si mos me keq.ZEUS10 wrote:Cili krah perfaqson me mire interesat e Shqiperise. A jane ato perfaqsuese te interesave tuaja? A punojne ato per vendin apo thjesht per karriere dhe perfitime?Ju ftoj te votoni.
sulioti- Regular Member
-
Number of posts : 70
Age : 43
Location : belgium
Registration date : 2009-02-10
Points : 22
Reputation : 22
Re: Partite si ju perfaqsojne?
sulioti wrote:
Asnjeri krah poltik deri me sot nuk ka treguar vepra, vetem bla bla kemi pare keto 19 vjet demokraci. Te gjith e dim se duhet nje ndryshim rrenjesor ne kutluren poltike shqiptare, dhe ky ndryshim mund te vij vetem nga pjesa e shqiptareve qe jetojn jashte shqiperis ne emigrim,se kan me shume pervoj se dhe vete ata qe na qeverisin sot.Plus per ta bere me te qarte ate qe thash me lart, do doja te shtoja se te gjithe poltikanet e cdo lloj krahu i ngjitin shkallet me servilizem e pune shitje blerje asnje her me burreri e nder.Ka pastaj disa poltikan qe jan te ndershem, por jan shum te dobet per tu ber ball gjithe atij pislleku qe ka mberthyre klasen poltike shqiptare, per njerin qe kam simpati dhe respekt,eshte AVOKATI i njohur Spartak Ngjela, te tille ja vlen qe te jen ne krye te vendit.Shpresoj ne te ardhmen njerez te zgjuar dhe qe e duan me gjith shpirt vendin,(fjala vjen si ketu ne forum)pse jo te ndertojm nje forc politike vetem per ineteresat e kombit ton aq te vuajtur nga keto vese negative qe e kan tkurrur kete truall te bekuar nga mema natyr si mos me keq.
Jam krejtësisht dakord me gjithçka që ke thënë në këtë postim sulioti!
Sidomos pajtohem me ty për Spartak Ngjelën, njeri vërtet me një njohuri të madhe jo vetëm të ligjeve të vendit tonë, por edhe të gjithë botës.
Nuk e di në e pe një debat për Dosjet tek Top Channel, ku Avokati tha, "Kjo nuk është asnjëgjë tjetër, veçëse Partia e Punës së Veriut kundra Partisë së Punës se Jugut, kush t'ja fus njëri-tjetrit".
Siç po thua ndryshimi duhet te vijë me tepër nga emigrantët jashtë vendit, për arsye sepse emigrantët janë ata që sjellin pjesën më të madhe monetare brenda vëndit, përveç mendimeve me një botëkuptim më te përparuar dhe më të edukuar. Po të mos ishte për emigrantët sidomos mbas 97, Shqipëria do kishte falimentuar komplet.
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Re: Partite si ju perfaqsojne?
votova "asnje, te gjithe maskarenj" , pak si te renda keto fjale, por e merritojn :p
Kleopatra- Junior Member
- Number of posts : 9
Registration date : 2009-02-04
Points : 1
Reputation : 1
Re: Partite si ju perfaqsojne?
ASNJE NUK PERFAQSON INTERESAT SHQIPTARE!!!
Njeriu shqiptar, keshtu siç eshte nisur e bitisur, pa dinjitet dhe pa ze civil e progresiv, viktime allishverishesh te oligarkeve te rinj shqiptare, viktime e lojes me pronen e tij, me edukimin e tij, me mitet e tij, kurban i ofruar ndaj globalizmit e "modernizmit", edhe pak e do ndrydhet qetesisht ne qoshen e nje qenieje me nevoja te cekta egzistenciale, pa tager, pa din e pa iman, dhe si perfundim do te kemi produktin Albanicus Robotaqis Perpetuum Mobile!!!
Por fajin kryesor e kemi ne, ne qe i kemi 2 fije tru dhe qe kemi me shume formim se mesatarja e Albanicus Robotaqis Perpetuum Mobile, se jemi ne qe nuk punojme ne te mire te vet-vetes dhe si rrjedhoje ne te mire te nje kombi te tere.... eshte heshtja jone qe i ben plehrat e oligarkise shqiptare aktualisht ne pushtet te livadhisin sipas qefit !!
Njeriu shqiptar, keshtu siç eshte nisur e bitisur, pa dinjitet dhe pa ze civil e progresiv, viktime allishverishesh te oligarkeve te rinj shqiptare, viktime e lojes me pronen e tij, me edukimin e tij, me mitet e tij, kurban i ofruar ndaj globalizmit e "modernizmit", edhe pak e do ndrydhet qetesisht ne qoshen e nje qenieje me nevoja te cekta egzistenciale, pa tager, pa din e pa iman, dhe si perfundim do te kemi produktin Albanicus Robotaqis Perpetuum Mobile!!!
Por fajin kryesor e kemi ne, ne qe i kemi 2 fije tru dhe qe kemi me shume formim se mesatarja e Albanicus Robotaqis Perpetuum Mobile, se jemi ne qe nuk punojme ne te mire te vet-vetes dhe si rrjedhoje ne te mire te nje kombi te tere.... eshte heshtja jone qe i ben plehrat e oligarkise shqiptare aktualisht ne pushtet te livadhisin sipas qefit !!
1bilderberg- Veteran Member
-
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum