Himara - TE VERTETA TE PANJOHURA E TE PATHENA PER HIMAREN
ARBËNIA :: Forum :: History :: Albanian history
Page 1 of 1

Protagonizem himariot ne historinë e Shqipërisë
Historia na thotë edhe te tjera motive shumë te cuditeshme. Himarioti Anton Linerosa, sipas Barletit mori pjesë ne Kuvendin e Lezhes dhe u vra ne betejen e Torviollit me 40 trima te tij me 1444. Me 31 gusht 1431, i biri i Gjergj Kastriot Skenderbeut, Gjoni zbret nga Italia ne Himare dhe cliron tërë zonen dhe keshtjellen e Borshit. Madje u kap rob dhe komandanti osman Sulejman Pashe Eunuku, qe Gjon Kastrioti ja dhuroi mbretit te Napolit. E kush e ka shkruar valle historinë e robit te luftës, gjeneralit eunuk ne Napoli te Italise? Askush! Dhe një tjetër histori është magjepse. Princi Balsha i II ka qenë zoterues i Himares, pas vdekjes se tij zoteruese qe gruaja Komita Muzaka. Ne perfytyrimin tim gjithnjë ka qenë shqetesues motivi se si ka jetuar dhe çka bërë kjo femër qe historia e përmend jo rastesisht. Jeta e Balshes II dhe e Komita Muzakes mund të kishte zanafilluar një roman te shkelqyer për mesjeten. Po për c'arsye valle shkrimtaret shqiptare i dijnë kaq pak këto histori te vendit të tyre? Pushtimi osman është një histori kryengritjesh te himarioteve. Himariotet nuk kanë reshtur për te patur lidhje em Evropen Perendimore. Me 12 korrik 1577 pleqte e Himares dergojne një leter për Papen, te cilën e derguan ne Rome Gjik Kola me Gjergj Katasin. Ne këtë leter ata i thonë Papes se janë arber, se krenohen me Skenderbeun dhe se kërkojnë qe Europa t'u jape arme për te luftuar kundër pushtuesve. Një leter e dytë i është dërguar Papes me 1581, ku i thonë se janë gati 50.000 luftetare shqiptare te ngrihen ne kryengritje. Papati i Romes bëri diçka tejashtezakonshme: nisi misionare katolike gjatë shekujve XVI-XVIII. Për dy shekuj me rradhë këta misionare te ditur, pjesa me e madhe me origjinë shqiptare, bene te mundur qe te gjallerohej shqiptaresia, te levrohej gjuha shqipe. Shenimet e këtyre misionareve mund te botoheshin ne
një libër të madh, qe mund te quhet Libri Evropian i Himares. Ky libër duhet botuar edhe ne shqip sepse janë te pakta vendet ne Shqipëri, qe mund ta kenë këtë deshmi monumentale. Ne shek.XVIII himariotet derguan ne Rusi Pango Bixhilin dhe Hil Kristoforin tek Caresha e Rusise Elisabeta Petrovna. Ne letren qe ju dergua caresesh "Flasim shqip, atë gjuhe qe flitet ne tërë Shqipërinë deri ne Bosnje". Me vonë janë po
himariotet, qe i dergojne leter mbret Ferdinandit te IV ne Itali. Të tera këto letra janë një nga korrespondencat me te cuditeshme ne kohera qe kanë bërë shqiptarët me Evropen.
Historia e kapetanatit bregas
Por shumë himariote edhe kanë merguar. Shqiptare nga Himara shkuan ne ishujt Hidra, Speca, Poro, si dhe ne keshtjellen e Peloponezit. Kapedan Kristo Bega nga Vunoi, u vra ne Mesolongj me 40 himariote ne fillim te Revolucionit Grek. Shumë nga trimat dhe heronjte e
këtij revolucioni qenë nga Himara. Me 1818 Regjimenti Shqiptar ne Korfuz luftoi për mbrojten e Psares. Anglezi Millingen ka shkruar "Himariotet kishin pamje me luftarake ne tërë ushtrine. Nuk kanë dallim nga shqiptarët e tjerë. Veshja dhe gjuha - krejt e njëjtë". Kush e ka shkruar këtë histori kaq te cuditeshme dhe te nderthurrur? Për fat te keq askush. Trimat e Himares u bene te famshem ne botë. Merkur Bue Shpata qe gjeneral i pathyeshem deri ne Spanje, Zhonopulli arriti dhe gradën e Feldmarshallit ne Spanje, Konstandin Kasneci qe gjeneral i shquar i Austro-Hungarise, Pano Vixhili u be Konsull i Rusise ne Arte. Ndoshta shqiptarët nuk e dinë qe e motra e Heroit te revolucionit grek, suliotit shqiptar Marko Bocari, qe martuar ne Dhermi te Himares dhe lindi Jan Kocanin, komandant gjithashtu i shquar. Gjeneral Dhimiter Leka qe himariot ne Napoli. Pikërisht Dhimiter Lekes Jeronim De Rada i kushton kryevepren e tij "Milosao". Ruhet korrespondenca e nipit te Dhimiter Lekes, Gjergj Bazile me De Raden. Një djalë nga Vunoi qe ne truprojen e Bajronit me 1921 ne Mesolonji, siç dëshmon ne shkrimet e tij Eduard Lir.
Andrea Pavllo Vreto nga Dhermiu ka shkruar dhe botuar ne Napoli librin "Histori e Skenderbeut". Odise Kasneci dhe Sokrat Leka kanë qenë veprimtare te Lidhjes se Prizrenit, dega e Gjirokastres. Jani Minga dhe Halim Xheloja qenë nismetaret e pare te shkollave shqipe ne Bregdet. Petro Marko dhe Stefan Duni nga Dhermiu morren pjesë ne Luften e Spanjes. Madje një himariot tjetër ka marrë pjesë ne luftën për clirimin e Kubes. Himariote te tjerë kanë luftuar edhe ne Egjipt edhe ne Moldavi. Mbi Viktor Emanuelin e II gjatë pushtimit fashist ne Shqipëri qelloi një djalë i ri, qe ishte edhe poet, Vasil Laci nga Piqerrasi. Gaqo Trola nga Vunoi krijoi me 1942 elegjine e kenduar për vrasjen e Qemal Stafes. Mos ju duket e paket dhe e shpifur kjo histori Është absolutisht e vërtetë.
Dua te skicoj diçka edhe për një institucion shekullor luftetaresh qe quhet Kapetanata e Himares. Me trimat himariote kishin gradën Kapetane. Ata njiheshin te tillë ne Napoli, Venedik dhe Korfuz. Ata u shquan si kapetane ne disa breza si Kasnecajt ne Vuno, Gjikajt dhe Lekajt ne Qeparo, Rexhajt ne Himare. Edhe studimi i këtij institucioni ushtarak i familjeve te përmendura himariote meriton një libër me vehte. Himara i ka patur lidhjet me Evropen te perjeteshme. Jano Kasneci u shkollua ne Padova, Kosta Ndruci dhe Spiro Kasneci u shkollua ne Napoli, Llambo Rexho dhe
Kole Mishili u shkolluan ne Venedik etj.
Historia e Kishes katolike ne Himare
Ata gershetonin kulturën evropiane me shqiptaresine. Nuk është e rastit, qe Papa Dhimitri nga Dhermiu perktheu ne shqip katekizmat, u hapen shkolla shqipe gjatë shek.XVI-XVIII. Historia e Kishes Katolike ne Himare nuk mund te zhduket dhe nuk mund te mohohet. Po
kështu as ajo e Kishes te Ritit Lindor, te monumenteve kishtare me afreske te mrekullueshme, madje dhe me shënime kronikore, qe për fat te mirë i ka botuar i ndjeri Theofan Popa. Për shkak te levizjes nëpër botë, ne Itali, Spanje, Greqi, Francë, ne Rusi, ne Amerikë, ne Meksike, Argjendine, Australi dhe Kube ndodhte qe gjatë kthimit të tyre ne atdhe himariotet te flisnin përveç shqipes gati të gjitha gjuhët e tjera te mëdha
te botës. Kjo poliglosi, te kujton diçka nga bota e sotme globale, shpreh interesa te shumfishta kulturore dhe gjuhësore. Ne këto brigje kanë qëndruar figura te mëdha te kombit shqiptar si Ali Pashe Tepelena, Hoxhe Tahsimi, Abdyl Frasheri, madje dhe Naim Frasheri, i cili gjatë kohës qe qe nepunes dogane ne Sarande erdhi dhe ne Llogara dhe ne Himare, Ismail Qemali, erciz Topulli dhe Mihal Grameno (prej Gramenos ruhen disa pershkrime te bukurive natyrore te Himares). Gjatë Luftes Antifashiste, himariotet u treguan trima. Nga gjiri i tyre lindi një nga mjeshtrit e paharruar dhe te shqetësuar te gjuhës shqipe, i mrekullueshmi Petro Marko. Jo rastesisht, Petro Marko la amanet qe t'i varrosej trupi ne Dhermi, ne vendlindje. Sa e pafundme qe qenka Himara!
Dramat e gjeneruara nga shovinizmi i te tjerëve
Por Himara ka dhe drama te mëdha. Shovinistet greke e kanë synuar pambarimisht, madje e kanë deklaruar Himaren "krahine autonome", kanë bërë masakra. Këto gjëra ndodhin ne histori. Shqiptarët e Dhermiut kanë emigruar ne ishullin e Korfuzit, ata te Himares ne Krete, ku mesuan dhe gjuhën greke. Dhermiu e ruan dhe sot dialektin grek te Korfuzit dhe himariotet intonacionin e greqishtes se Kretes. Shkollat greke
kanë ndikuar ne greqizmin e Himares. Ka shumë beteja politike, tepër arkaike. Ne epoken globale këto beteja janë jashtë kohe dhe te sforcuara. Nuk mendoj qe te mos flitet greqisht ne Himare, nisur nga një vizion kulturor i shumefishte me duket se greqishtja, qe përdoret ne Himare është një element kulturor, qe krijon një element gjuhesor pasurie te veçantë. Meqenëse kjo ka ndodhur historikisht ne nuk mund ta
c'bëjmë historinë. Po nuk është njerëzore dhe as e drejtë te zhduket gjuha shqipe ne Himare. I ndjeri miku im Petro Marko e ka shprehur këtë shqetësim si askush. Petro Marko do ta apostoloje shqip këtu përherë. Të gjitha partite politike duhet te kenë parasysh botën globale dhe jo koncepte qe sjellin tension te kotë. Bota është e lirë dhe e hapur, por nuk duhet te këtë deformim te lirisë te askush, qoftë tek ai qe flet shqip dhe qoftë tek ai qe flet greqisht. Ky është një problem delikat, qe mbart disa here edhe probleme te mëdha, madje dhe hakmarrje politike. Kjo është ne kundërshtim me vizionin e ri emancipues te botës. Nuk besoj se këto gjëra do të zgjidhen me politika te sforcuara. Besoj ne një
realitet ku etnite dhe popujt do të vellazerohen dhe nuk do të shpikin kufinj te rinj. Populli shqiptar është mik i popullit grek, por unë besoj thellesisht dhe pa lekundje se edhe populli grek është mik i popullit shqiptar. Është e papranueshme nxitja e urrejtje etnike dhe ideja e kantonizimit, pikërisht ne epoken e madhe te hapjes se kufijve, madje te zhdukjes se kufijve.
Asnjëherë nuk më ka mahnitur Kalaja e Himares si këtë here. Brenda rrethit te saj është një lagje ndertesash prej guri me dritare te mëdha, te stilit dalmato-venecian. Ndikimi i Venedikut këtu ka qenë shekullor. Deri me 1947 ka ekzistuar reliefi me figuren e luanit te Shen Markut, qe me pas e cuan ne fondet e Muzeut Arkeologjik te Tiranës. Ky reliev nga Vunoi i duhet rikthyer Vunoit. Shtepite e stilit dalmato-venecian te keshtjelles se Himares duhen restauruar, banoret qe i kanë braktisur shtepite duhet te rikthehen. Një lagje me shtepi te tilla ndodhet ne
Ulqin, shtepi te ngjashme ka ne Budva, ne Tivar, dy te tilla janë ende dhe sot ne Durrës. Ky stil arkitekturor është një deshmi e fortë. Shtepite e
keshtjelles se Himares mund te kthehen ne shtepi muzeore, fjala vjen Muzeu i Tradites fetare, i etnografise dhe kenges popullore, i shkolles shqipe, i bashkejeteses se traditave gojore greke, i traditave ikonografike ne shekuj, i heronjve himariote etj. Pa harruar edhe një muze arkeologjik, qe do të kishte një ekzotike te pashlyeshme.
Ne Vuno pashë shtepine e tipit kulle, te Odise Kasnecit, qe është një kryeveper. Përse të mos kthehet ne muze te rrallë? Të tërë kishat e zones se Himares kanë vlera artistike. Pse mos te publikohen me albume afreskat dhe ikonat e shkelqyera? Pse mos te ngrihet ne Palase një skulpture bronxi e Jul Qezarit, i cili ka qenë aty ne vitin 48 para Krishtit?
Ka ardhur koha qe politika shqiptare t'i ktheje sytë
Asnje zone e Shqipërisë nuk ka për ta arritur shkelqimin e k`nges popullore dhe polifonise shqiptare, sidomos te Pilurit. A mund te harrohen
kengetaret e medhenj dhe te pazakonte si Neco Muko, qe botoi dhe dy libra muzikore te quajtura "Lyra himariote"? Ai i kendoi dertit te perjetshem erotik, qe e metaforizon si "Lulja jeshile". A mund te harrohet Nase Beni dhe poeti popullor me i shkelqyer dhe i famshem i Shqipërisë se sotme, pilurioti Lefter Ipa? A mund të harrohet Katina Bejleri kjo këngëtare e madhe e Himares? Ne shtepine e Lefter ipes pashë me sytë e mi pllaken matrice te gramafonit, ku me 1924 ne Paris Neco Muko incizoi kryevepren "Vajza e Valeve". M'u drodhen duart kur e preka këtë pllake. Ai një ëndërr perralle kam ne kokë idenë qe te bëhet një skulpture vigane e "Vajzes se Valeve" për t'u vendosur
mbi një platformë mbi siperfaqen e Detit Jon. Kjo do te bënte përshtypje te jashtezakonshme ashtu siç bën edhe Statuja e Sirenes se Anderstenit e vendosur mbi ujerat e Amsterdamit. Kjo statuje do të na kujtonte mallin, apoteozen e dashurisë, tragjedite e shpresen.
O Zot, ka ardhur koha qe politika shqiptare t'i ktheje sytë nga Himara. Kjo Princeshe ne Gjume padyshim qe do te zgjohet. Amen!

AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Similar topics
» Promemorie e Eqerem Cabejt per HIMAREN.
» E verteta dhe genjeshtra.
» Cila eshte gjuha me e vjeter ne Bote[Tok(e),Glob(e),Kozmos)]???
» E verteta dhe genjeshtra.
» Cila eshte gjuha me e vjeter ne Bote[Tok(e),Glob(e),Kozmos)]???
ARBËNIA :: Forum :: History :: Albanian history
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum