ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OKB: Shkelqen diplomacia kosovare; terrohet e tmerrohet serbia

Go down

OKB: Shkelqen diplomacia kosovare; terrohet e tmerrohet serbia Empty OKB: Shkelqen diplomacia kosovare; terrohet e tmerrohet serbia

Post  AuLoNa Mon Mar 23, 2009 9:52 pm

Hyseni kërkon shuarjen e UNMIK`ut

Nga Express më 23.03.2009 në ora 17:05

Këshilli i Sigurimit është duke diskutuar raportin e Sekretarit të Kombeve të Bashkuara per gjendjen në Kosovë, i cili është publikuar ditë më parë.
I pranishëm në këtë mbledhje është edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni i cili paraqiti një raport përpara anëtareve të këtij këshilli. Hyseni në këtë raport paraqiti kërkesën e institucioneve të Kosovës për përfundimin e misionit të Kombeve të Bashkuara, UNMK.
“Kërkojmë përfundimin e misionit dhe të mandatit të UNMIK-ut. Vendosja e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, në pajtim me mandatin i cili buron nga: a. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës; Pakoja e Ahtisarit; Kushtetuta e Republikës së Kosovës; Ligjet e Republikës së Kosovës; Plani i Përbashkët i Veprimit i BE-së i 4 shkurtit 2008 dhe Ftesat e 17 shkurtit e të 8 gushtit është ngjarje kyçe e periudhës në mes të dy sesioneve të Këshillit të Sigurimit për Kosovën:, tha Hyseni në fjalimin e mbajtur në Këshillin e Sigurimit.
Ministri Hyseni premtoi se institucionet e Republikës së Kosovës do ta vazhdojnë bashkëpunim me SHB-të, BE-në dhe NATO-n. Bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tjerë ndërkombëtar
Po ashtu Hyseni paraqiti gjendjen reale në Kosovë dhe ndikimet e Beogradit, i cili vazhdimisht ndikon në përkeqësimesh e gjendjes në Kosovë.
“Republika e Kosovës bashkëpunimin me fqinjët e ka vënë si prioritet të lartë. Beogradi po përpiqet të pengojë bashkëpunimin tonë me fqinjët dhe me komunitetin ndërkombëtar, duke bllokuar pjesëmarrjen tonë në trupa rajonalë dhe ndërkombëtar. Beogradi po bllokon eksportet tona në Serbi. Qeveria jonë është përmbajtur nga masat reciproke, që do të dëmtonin njerëzit dhe bizneset në të dyja anët”, tha më tej Hyseni.
___________________________________________

Skenderi i fuqishëm



Nga Express më 23.03.2009 në ora 17:05

(Update) Një pjesë e fjalimit të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hysnit, i cili reagoi pas akuzave të presidentit serb, Boris Tadiq:

”Unë nuk jam gjykatës dhe nuk dua ta gjykojë askënd. Duke dëgjuar zotin Tadiq dikush mund të krijojë përshtypjen se Serbia është viktima e të gjitha luftërave të tmerrshme në krejt territorin e ish-Jugosllavisë. Nëse dëgjojmë presidentin Tadiq krijojmë përshtypjet se 10 mijë kroatë nuk janë vrarë, 200 000 boshnjakë nuk janë vrarë dhe edhe rreth 15 mije shqiptare te Kosovës nuk janë vrare gati një milion të shqiptarë nga Kosova nuk janë depërtuar, në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi. Ai nuk tregoi se sa xhami janë shkatërruar në Kosovë, sa kisha katolike shqiptare janë shkatërruar, pra nuk përmendi sa dëme janë shkaktuar. Dua të përkujtoj disa çështje shumë të rëndësishme për ngjarje që kanë quar deri te intervenimi i NATO-së, siç janë masakra e Reqakut dhe represioni ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Ne jemi të interesuar ta lëmë të kaluarën pas dhe të punojmë për të ardhmen, por nuk do ta harrojmë kurrë të kaluarën. Unë dhe familja ime sikur secila familje kosovare ka përjetuar terrorin e forcave policore serbe. Krimi është bërë nga shteti serb”.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

OKB: Shkelqen diplomacia kosovare; terrohet e tmerrohet serbia Empty Re: OKB: Shkelqen diplomacia kosovare; terrohet e tmerrohet serbia

Post  AuLoNa Tue Mar 24, 2009 12:41 am

AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum