ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KUSHTETUTA E KOSOVËS KUNDËR BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR!?

Go down

KUSHTETUTA E KOSOVËS KUNDËR BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR!? Empty KUSHTETUTA E KOSOVËS KUNDËR BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR!?

Post  Hene@ Tue Mar 10, 2009 3:58 pm

Shkruar nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI
Monday, 09 February 2009

*** Këtë minus politik, kombëtar dhe shtetëror, që Kosova të ecën me hapa të shpejtë drejt krijimit dhe konkretizimit të “kombit të ri kosovar”, pikërisht e provojnë atributet shtetërore të saj, siç janë: /1/ Kushtetuta, /2/Flamuri, /3/Himni dhe /4/Stema e saj me karakter multietnik dhe pluralist kosovar, që atributin e kombëtares shqiptare të Republikës së Kosovës e kanë përjashtuar në tërësi, edhe në aspektin doktrinar, edhe në atë praktik të përkufizimit dhe të ushtrimit të pushtetit shtetëror të Kosovës.

*** Veç ndyshimit dhe mohimit të simboleve kombëtare shqiptare, autorët konstitucionalistë shqiptarë të Kosovës me rastin e hartimit të Kushtetutës së shtetit të ri, gabimin më të madh e kanë bërë, edhe me sanksionimin e “klauzolës” juridike kushtetuese kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, se :” 3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.” (Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Kapitulli I, Dispozitat themelore, Neni 1, paragrafi 3).

*** Ekspertët konstitucionalistë shqiptarë të Kosovës, para se ta shkruanin Kushtetutën e Republikës së Kosovës, është dashur ta kosnultojnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ku thuhet:” me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar:”(Shih: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë/preambula/, “Pegi”, Tiranë,2002, f.5).

Mirëfilli, sikur specialistët e së drejtës dhe të sistemit kushtetues të Kosovës, paraprakisht ta kishin lexuar këtë paragraf të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (edhe pse kjo klauzolë për “identitetin dhe bashkimin kombëtar” figuron vetëm në letër, megjithatë, e ka efektin e vet si në planin historik, ashtu edhe në atë kombëtar dhe ndërkombëtar, sepse vë në dukje kërkesën dhe domosdoshmërinë e pashmagashme të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan mos sot, nesër), nuk do të kishin rënë në gabimin e pakorrigjueshëm të sajimit të përkufizimit të tyre “juridiko-kushtetues” dhe antikombëtar se :” 3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.” (Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Kapitulli I, Dispozitat themelore, Neni 1, paragrafi 3).

Ky është rreziku më i madh, që sot kanos qenien e gjithmbarshme kombëtare dhe shtetërore, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë hapësirat e Shqipërisë Etnike. E them këtë, sespse ndyshimi i simboleve kombëtare dhe shtetërore shqiptare, si dhe miratimi i Kushtetutës multietnike (pa atributet burimore kombëtare shqiptare), janë argumentet më të fuqishme, që synojnë “kosovarizimin”, përkatësisht “libanizimin” e kombit dhe të shtetit etnik shqiptar në Ballkan.

* * *

Me të lexuar dhe analizuar vëmendshëm në frymën etike, kombëtare atdhetare shqiptare dhe profesionale Kushtetutën e Republikës së Kosovës (të miratuar më 15 qershor 2008), fitohet përshtypja se përmbajtja e saj më tepër i ngjet një përkthimi dhe imitimi të dobët të gjuhës angleze, sesa ndonjë teksti burimor origjinal, të shkruar në gjuhën shqipe nga konstitucionalistët specialistë shqiptarë të Univeristetit të Kosovës.

Mirëpo, ne nuk do të përqëndrohemi në gjuhën dhe në stilin e papërkryerë juridik të kësaj kushtetute, sepse ka gabime të shumta, të cilat nuk i kuptojnë, as nuk i kanë të qarta, as vetë autorët e saj, se çfarë kanë dashur të thonë me përkufizimin difekt të nocioneve juridike-kushtetuese. Për të ilustruar këtë nonsens të deformitetit profesional, po citojmë vetëm këtë shembull: “ 2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet...” (Shih: Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 1, paragrafi 2.).

Çfarë do të thotë kjo “frazë juridike-kushteuse” për juristët e së drejtës kushtetuese se “2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet...”? – Kush janë ata “shtetasë” të Kosovës? A kanë ata ndonjë emër, apo ndonjë përkatësi të tyre?!

Si në kuptimin e përgjithshëm, ashtu edhe në atë vokabularit profesional juridiko-kushtetues, përkufizimi i “Republikës së Kosovës si shtet i shtetasve të vet”, është jo vetëm një absurd, por edhe gabim lëndor, sepse është formuluar në mënyrë shumë të përgjithësuar. Kjo formë përkufizuese e atributit të shtetësisë së Kosovës në favor të “shtetasve të vet”, është shkruar, tamam në frymën e tendencës së keqe të legjitimimit dhe të jetësimit të tezës antishqiptare “kombi kosovar”.

Mirëpo, ky është gabim sepse konstitucionalistët nuk e kanë konkretizuar emërtimin “shtetasve”, kur dihet se shtetasit e Kosovës kanë emrat e vet të ndryshëm, të përveçëmë; kur dihet se nga shumica dërrmuese (mbi 90% e kombit shqiptar) përbëhet struktura e shtetasve të Republikës së Kosovës. Prandaj, në vend të formulimit të tillë, patjetër do të duhej, të përfillej parimi kombëtar, dhe të thuhet se : “Republika e Kosovës është shtet kombëtar shqiptar dhe i të gjithë qytetarëve të tjerë që jetojnë dhe e pranojnë atë si shtet të vetin”.

Shikuar, kombëtarisht, historikisht, juridikisht, politikisht, moralisht, demokratikisht dhe profesionalisht, kështu do të duhej të konkretizohej përkufizimi i shtetësisë së Republikës së Kosovës, me emër dhe me mbiemër të të vërtetë dhe konkret të titullarit legal dhe legjitim të saj-kombit shqiptar.

Pse kundër bashkimit me Shqipërinë?

Gjithashtu, në kuadrin e këtij artikulli, do të citojmë edhe këtë përkufizim të gabuar (si mbi të drejtën historike, ashtu edhe mbi atë të së drejtës ndërkombëtare), të përfshirë në dispozitat e Kushtetutrës së Republikës së Kosovës: “3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.”(Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Kapitulli I, Dispozitat themelore, Neni 1, paragrafi 3.).

Ç’ është e vërteta në brendinë e këtij paragrafi nuk përmendet emri Shqipëri, as nuk thuhet se Kosova nuk do të bashkohet me Shqipërinë, mirëpo, kjo nënkuptohet sepse Kosova nuk ka me kë tjetër të bashkohet veçëse me Shqipërinë ngase kjo historikisht, etnikisht dhe territorialisht i përket Shqipërisë etnike, jo Serbisë dhe shteteve të tjera fqinje sllave. Këtë të vërtetë e dinë edhe armiqtë, jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë.

Ngarkesa e vetëvetes me marrjen përsipër të një obligimi të tillë nga Evropa dhe nga bashkësia ndërkombëtare, se Kosova nuk do të bashkohet me asnjë shtet fqinj, e as me Shqipërinë, është e gabueshme dhe tejet iracionale, sepse në afat të gjatë paraqet një rrezik të madh për shkolonizimin, për vetëvendosjen dhe për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

Pavarfësisht nga ushtrimi i trysnisë dhe i diktatit të jashtëm, “klauzola” kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, kursesi nuk është dashur të sanksionohet në asnjë dispozitë dhe, në asnjë paragraf të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sepse dëmton interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan.

Charles de Gaulle pro bashkimit të Gjermanisë!

Në këtë pikëvështrim, kur është fjala për ndryshimin dhe kontestimin e simboleve kombëtare shqiptare, si dhe për kundërshtimin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës(15 qershor 2008), mund të krahasohet me Kushtetutën famëkeqe të Repubilikës Demokrate të Gjermanisë Lindore të Erih Honekerit, i cili, edhe ai, dikur, (në erën e diktatit dhe të ultimatumeve të BRSS-së, në emër dhe, për hir të mbrojtjes së interesave të gjeopolitkës dhe gjeostrategjisë së saj, si superfuqi botërore)botërisht (me Kushtetutë dhe me atribute shtetërore antikombëtare gjermane), dëshmoi para botës ndarjen dhe copëtimin e kombit dhe të shtetit gjerman. Mirëpo, me gjithë dëgjueshmërinë dhe vasalitetin e tij lojal ndaj politikës dhe diktat absolut të ish-Bashkimit Sovjetik, në vitet e 90-ta të shekullit XX, u bë bashkimi i kombit, i territorit dhe i shtet gjerman. Në këtë mënyrë, erdhi në shprehje korrigjimi i padrejtësisë gjysmëshekullore të copëtimit dhe të ndarjes së Gjermanisë dhe të gjermanëve, si rrjedhim i hipotekës së nazifashizmit të Gjermanisë së Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945).

Një gabim të tillë të rëndë dhe të pafalshëm politik dhe kombëtar të kryetarit të Republikës Demokrate të Gjermanisë Lindore, Erih Honeker, nga shtetarët dhe politikanët evropianë dhe botërorë, i vetmi e pat kritikuar ashpër dhe me plotë arsye, presidenti i Republikës së Pestë të Francës, Sharl Dë Gol, i cili, edhe pse nuk nuk ishte mik i madh i Gjermanisë (për shkak të përvojës së hidhur të historisë së marrëdhënieve të këqia midis Francës dhe Gjermanisë, si para, ashtu edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, për shkak të okupimit nga Gjermania hitleriane), pat deklaruar se “Copëtimi dhe ndarja e Gjermanisë nga ana Bashkimit Sovjetik dhe e aleatëve të tij, ishte padrejtësia më e madhe, që iu bë kombit gjerman. Mirëpo, megjithëkëtë, kombi gjerman gëzon të drejtën e plotë të ribadshkimit të tij.”.

S’ka dyshim se vlerësimi i presidentit frëng, Sharl Dë Gol (edhe pse i deklaruar që në vitet e 60-ta të shekullit XX) lidhur me bashkimin e Gjermanisë ishte i drejtë, racional dhe vizionar, sepse pas zhbërjes së BRSS-së (1990), me të përfunduar lufta e ftohtë midis dy superfuqive botërore (SHBA – BRSS, 1948-1989), si rrjedhim u rrënua edhe Muri famëkeq i Berlinit i Erih Honekerit (i ngritur më 1962), me ç’rast u bë edhe ribashkimi i kombit dhe i shtetit gjerman.

-Jo “libanizimit” të shqiptarëve dhe të Ballkanit!

Këtë filozofi politike të drejtë dhe largpamëse të ish-presidentit frëng, Sharl Dë Gol, duhet ta kenë marrë në konsideratë jo vetëm elitat politike dhe shkencore shqiptare (Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Ulqin, Tuz dhe Preshevë), por edhe aleatët e tyre ndërkombëtarë , siç janë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që patjetër, nevojitet t’ia prejnë hovin çdo prirjeje dhe tendence të strategjisë politike, të ashtquajtur “kombi kosovar”, i cili është “bomba atomike” për shkyerjen e KOMBIT SHQIPTAR dhe të shkatërrimit total të SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan.

Sa më sipër, të gjithë ata që duan të shohin Kosovën e lirë, të përparuar, të demokratizuar dhe të zhvilluar ekonomikisht dhe politikisht, patjetër, duhet ta mbështesin procesin e bashkimit të saj me Shqipërinë, sepse kjo është e vetmja formë e natyrshme, e ligjshme dhe demokratike, që do të shkallmonte çdo iniciativë, çdo propozim dhe çdo strategji të krijimit dhe të promovimit gradual të “kombit kosovar”, jetësimi i të cilit, do të përflakte jo vetëm kombin dhe shtetin shqiptar, por mbarë Ballkanin.

“Kombi kosovar” nuk i duhet askujt, sepse shqiptarët e Kosovës nuk janë kurrfarlë sajese e re kombëtare (por vetëm shtet i ri), por janë janë pjesë e vjetër qindravjeçare dhe e pandashme e KOMBIT SHQIPTAR. Nuk kanë asnjë nevojë, që të krijojnë kurrfarë “kombi të ri kosovar”, sepse ky do të ishte edhe një problem më shumë për stabilitetin, për paqen dhe për sigurinë jo vetëm të Ballkanit, por edhe të vetë Evropës.

Të moskeqkuptohemi as me miqtë e as me armiqtë tanë, të gjithë ne e kemi mbështetur dhe, e mbështesim krijimin dhe njohjen ndërkombëtare të pavarësimit të Kosovës si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik (pikpësëpari, duke ia njohur përjetësisht meritat, e krijuesit të tij-Amerikës së Bill Klintonit dhe të Xhorxh W.Bushit) por, në asnjë mënyrë nuk parapëlqehet, që të mbështetet dhe të stimulohet (qoftë moralisht, politikisht, diplomatikisht, ligjlërisht, apo qoftë fianciarisht dhe ekonomikisht) strategjia e krijimit të njëfarë “kombi kosovar” të trilluar nga armiqtë e KOMBIT SHQIPTAR.

Po rithkesojmë se , Kosova shtet i pavarur, sovran dhe demokratik PO! Por, “komb kosovar” JO! - Sepse nuk duam “libanizimin” e Kosovës-Shqipërisë Etnike e as të Ballkanit.
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 64
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum