Komunikimi prind-fëmijë
Page 1 of 1
Komunikimi prind-fëmijë
Hyrje
Të jetosh mes të qeshurave do të thotë të jetosh me mencuri dhe kjo është gjëja më e mirë që na japin fëmijët, të rriturve u takon ta përkrahin ndjeshmërin e tyre dhe komunikimin me cdo gjë që ndonjëherë të rriturit nuk mund ta shohin.
Kur lindim, jemi të lirë prej paragjykimeve dhe kemi një vizion të veçant që na shoqëron gjatë gjithë fëmijëris sonë, deri në momentin kur një i rritur na mëson një realitet ndryshe nga ai që mendonim se ishte jeta dhe bota.
Është e rëndësishme të kuptojmë që fëmijët janë qënie speciale, me shumë ndjeshmëri që të rriturit duhet ta ushqejn më shumë, duke i dëgjuar me zemër për të kuptuar më shumë prej tyre.
Fëmijët janë në gjëndjë të thonë atë që u pëlqen, na flasin për gjëra që ne shpesh nuk i kuptojm si për jetë të tjera, apo për atë që kanë qënë në jetët e tyre të mëparshme.
Por, gjatë rritjes për shkak të ndikimeve të jashtme, fëmijët e humbasin këtë ndjeshmëri duke e zëvendësuar me mendime racionale, duke besuar vetëm atë cka mund të vërtetojnë.
Komunikimi me fëmijët është pika thelbësore. Te kapësh vëmëndjen e fëmijëve dhe tua shpjegosh gjërat në një mënyrë që të jenë sa më të kuptueshme për ta.
Pra, tju flasësh fëmijëve nuk është e veshtirë, ekziston gjithmon një mënyrë që ti bësh të të dëgjojnë.
Komunikimi me fëmijët kerkon që të jesh i hareshëm dhe entuziast dhe kur është e nevojshme duhet të kesh gulimin e duhur që gjithsesi nuk është agresiviteti.

Re: Komunikimi prind-fëmijë
Komunikimi një proçes kompleks
Kur flitet për komunikimin te fëmija, duhet të dimë që kemi të bëjmë me një proçes kompleks që përfshin të paktën tre sisteme: fëmija, gjuha, konteksti i marrjes së gjuhës.
• Fëmija është “një qënie që kupton” dhe që ka disa mekanizma e potenciale, si p.sh.
sistemi nervorë, aparati i frymëmarrjes, vëmëndja selektive për tingujt, proceset konjitive etj.
Pozicioni inatist, i shprehur fillimisht nga Noam Chomski pohon se ka një mekanizëm të lindur në marrjen e gjuhës dhe një pjekje biologjike që e favorizon atë.
• Gjuha është “një sistem që duhet të mësohet”; ajo ka nivele të ndryshme që po të
mësohen në mënyrë të ndërvarur mund të analizohen në mënyrë të dallueshme. Ka disa disiplina që studiojn këto nivele të ndryshme, si p.sh. fonologia, morfologjia, semantika, sintaska etj.
• Konteksti i marrjes së gjuhës: komunikimi është i gjithë proçesi i marrjes dhe i
përdorimit të gjuhës në një mjedis specifik komunikativ dhe në një mjedis specifik kulturor (historikisht dhe shoqërisht i përcaktuar). Kjo është teza e L. Vigotskit, e mbështetur pastaj nga Bruner.
Konteksti i marrjes së gjuhës tek fëmija, është i formuar nga diada nënë-fëmijë dhe nga skema e rregullt ciklike që vendoset mes tyre.
Ndërsubjektiviteti primar dhe ndërsubjektiviteti sekondar
A. Ndërsubjektiviteti primar
Mes nënës dhe fëmijës zhvillohet një lloj bisede primitive që Schaffer e quan pseudo-dialog. Me fjalë të tjera nëna dhe fëmija kanë një shkëmbim që quhet ndërsubjektivitet primar në të cilin shkëmbimi nuk është i qëllimshëm dhe është i qendërzuar mbi pjesmarrësit, pra vetëm mbi diadën nënë-fëmijë dhe jo mbi realitetin e jashtëm.
Sipas Bruner që mbështet tezën integracionaliste ( ndërthurjen mes tezës inatiste të gjuhës së lindur dhe tezës sociokulturore e ndërtimit të gjuhës), fëmija duket se ka katër aftësi konjitive:
• Caktimi i një qëllimi: fëmija duket sikur vepron në mbështetje të një aktiviteti të drejtpërdrejt dhe të një qëllimi;
• Kompromisi: fëmija duket sikur përshtatet në komunikim;
• Sistematika: fëmija duket se ka një rregull dhe një shkallë të lartë sistematike në veprime;
• Abstragimi: fëmija bënë shumë gjëra nëpërmjet kombinimit te pak veprimeve.
Fëmija arrin shpejt rezultate të larta me pak veprime të kombinuara sëbashku. Mbi këtë formë “shkëmbimi primitiv” strukturohet gjuha dhe komunikimi.
Shkëmbimi është një situatë ballë për ballë: të sapolindurit e dinë që fytyra, buzëqeshja dhe shprehitë e nënës janë të lidhura me ta. Dalë-ngadalë, kapja e shikimit bëhet tërheqje e vëmëndjes drejt një objekti të jashtëm (nga diada kalohet në një objekt të tretë).
Edhe i rrituri ndryshon sjelljen e tij. Në fazën e parë mbanë fëmijën me fytyrë nga ai me pozicion ballor. Në fazën e dytë i rrituri orienton fëmijën drejt objekteve të jashtme.
B. Ndërsubjektiviteti sekondar
Rreth moshës 10-12 muajsh, komunikimi bëhet i qëllimshëm: shkëmbimi përfshin dhe realitetin e jashtëm. Në veçanti orientohet mbi objekte ose veprime që fëmija do të përmbushë. Gjestet zhvillohen paralelisht me vokalizimet dhe janë tregues të zhvillimit të fëmijës. Gjestet përfshijnë nivele të ndryshme, si:
• gjesti tregues, për të treguar apo kërkuar
• gjesti njoftues, për të shpallur
• gjesti përfshirës, që do të thotë ( më jep, merr, shiko)

Gjuha e nënës
Mënyra se si flet nëna me fëmijën ka karakteristika të veçanta në të gjitha gjuhët, sepse ka funksione specifike.
Timbri është i lartë, toni rritës ( ju jepen rëndësi pjesëve finale ), shqiptimi i ngadaltë. Përdoren fjalët kyqe; seleksioni leksikor iu jep përparësi fjalëve që janë etiketa të përgjithëshme, që përfshin pjesën më të madhe të karakteristikave më të dukshme.
Sintaksa është e thjeshtëzuar, në sensin që zakonisht përdoret veta e tretë, përdoren më shumë emra sesa folje. Fjalitë janë më shumë pohuese sesa mohuese, më shumë aktive sesa pasive. Strukturat e fjalive janë homogjene dhe të rregullta.
I rrituri ka gjithmon një funksion mbështetës dhe riforcues. Ai flet duke përshkruar veprimin që po bën, ose duke përshkruar objektin mbi të cilin po vepron, por gjithmon duke mbajtur një shkëmbim aktiv me fëmijën. Nëse fëmija tregon një objekt, I rrituri interpreton, bën lidhjen me kontekstin dhe përmbush dëshirën e fëmijës.
Zhvillimi i gjuhës tek fëmija
• Në muajin e 6-të fëmija shprehet me fjalën e vetme që përmbledh një fjali të tërë, ose siç quhet ndryshe holofraza.
• Në muajin e 12-të kemi një zhvillim leksikor dhe semantik, me një pasurim të fjalorit që përdoret në mënyrë pasive dhe aktive.
• Në muajin e 18-të (+\- 4 muaj ) kemi një zhvillim të madh të fjalorit dhe fillon zhvillimi i gramatikës me kuptimin e 100 fjalëve dhe prodhimin e 2 fjalëve. Faza e fjalisë me 2 fjalë duket se ndodh në të gjitha gjuhët dhe ky është një argument në mbështetje të tezës inatiste.
• Në muajin e 24-rt fëmija arrin të shprehë fjali të thjeshta me kryefjalë-folje-kundrinor.
• Në muajin e 36-të fëmija shprehet me fjali të përbëra ( me 2 folje) dhe në moshën 4 vjeç me fjali të bashkrenditura.
Gjuha egocentrike
Si Zhan Piage, ashtu edhe Lev Vigotski kanë vënë re se fëmija ka një riprodhim të gjuhës krejtësisht specifike. Sipas Piage, gjuha egocentrike është baza strukturore e të folurës së më vonshme. Ai e lidh gjuhën egocentrike me faktin që fëmija ka një të menduar egocentrik deri rreth moshës 7 vjec, pas kësaj moshe gjuha egocentrike zhduket dhe zëvendësohet me gjuhën e socializuar.
Vigotski mendon se edhe gjuha egocentrike është njësoj me gjuhën e socializuar, që tranformohet më vonë në gjuhën e brëndëshme.
Shtrirja gjuhësore
Injacio Mate Blanko thekson faktin se në zhvillimin e gjuhës janë të përfshirë proçese shumë komplekse me ndërhyrje të mëdha mes anës logjike dhe asaj emocionale. Ndërhyrjet reciproke janë edhe shkaku i gabimeve logjike dhe keqkuptimeve. Në lidhje me këtë problem I.M.Blanko shprehet se ka vetëm një zgjidhje: shtrirja gjuhësore ose përgjithësimi gjuhësor-komunikativ, zhvillimi i leksikut dhe i të folurës për të analizuar, shpjeguar, sqaruar dhe dalluar anët emotive nga ato logjike.
Ndërsa Brunes mendon se, të gjitha proçeset e mësimit kanë të bëjnë me ndërtimin e një gjuhe të përshtatshme me fenomenet, ndërsa studiohet në mënyrë analitike situata socializuese mes grupeve të moshatarëve apo të të rriturve, që kryejnë detyrën e tyre të transmetimit të dijeve.
Proçesi i analizës është pikërisht zhvillimi i një të foluri analitik personal, në gjëndje që të pasqyroj në mënyrë të pasur dhe koherente proçeset e analizuara.

Kodi i “ngushtuar” dhe kodi i “zgjeruar” sipas Basil Bernstein
Një tjetër studim që na jep një pikëpamje të re mbi analizën e të folurit është ai i B. Berstein, i zhvilluar me një kampion të ndarë në klasa sociale sipas prejardhjes.
Berstein vuri në dukje se si në komunikimin e përditshëm subjektet e klasave më të varfra, përdornin atë që ai e quante “kodi i ngushtuar” duke ju referuar me këtë temë një mënyre të foluri shumë të lidhur me kontekstin, me një sintaksë shumë të thjeshtë dhe me një përdorim të madh të gjesteve treguese që nuk të lejonin të dilje jashtë kontekstit dhe kuptimit letrar të menjëhershëm.
Përkundrasi, subjektet që u përkisnin klasave më të larta sociale, përdornin një “kod të zgjeruar”, duke marrë parasysh eksperiencat jashtë dhe sipër kontekstit dhe me një përdorim të kohëve dhe mënyrave pa pasur nevojën e përdorimit të gjesteve.
Është e dukshme që analiza e Basil Bernstein na shtyn të pyesim, se sa ndikon faktori edukativ në marrjen e një “kodi të zgjeruar” dhe cili është në këtë rast roli i të rriturit që edukon? Përgjigja duket se është përforcimi nga ana e të rriturit, e shtrirjes gjuhësore dhe shtimit të kujdesit ndaj proçesit të analizës dhe përvetësimin e saj, e shoqëruar kjo me një ndjeshmëri emotive dhe afektive.
Nga ana tjetër, postulatet e komunikimit pohojn se u duhet kushtuar një kujdes i madh i nivelit të marrëdhënies dhe pikëpamjes reciproke.
Vazhdimsia dhe ndërprerja në zhvillim: stadet sipas Erickson
Në vazhdimsi të këtij studimi ja vlen të kujtojmë dhe Ericksonin, që i dha rëndësi të madhe vazhdimsisë mes stadeve të jetës së një personi, duke theksuar se zhvillimi në çdo fazë është koherent me fazën pasardhëse.
Ai dalloi tetë stade zhvillimi dhe gjatë secilit stad, njeriu vihet përballë një krize që duhet zgjidhur. Kështu në varasi të përgjigjes, pozitive apo negative që individi i jep krizës, formohen dhe polarizohen ndjenjat, emocionet, konjicionet dhe koncepti për veten.
Duke qënë se stadet kanë jetgjatësi dhe rëndësi të ndryshme, dihet se sa dëm mund të shkaktojne ne stadet e para të zhvillimit të fëmijës, që më pas mund të ndikoj në të gjithë jetën.

Faktorët e zhvillimit komunikativ
• Empatia
Niveli i parë empatik ka të bëjë me kapjen e vëmendjes së fëmijes dhe stimulimin e deshirës së tij për të ndenjur me ne. Fëmija fillon të përdor gjuhën e trupit: të qeshë, të prodhojë gjëra të lezetshme dhe jo të zakonshme, të hapi krahët, të përplasë duart etj.
• T’i lihet fushë e lirë fëmijës
Sjellja e të rriturit influencon mënyrën se si ndërvepron fëmija. Duhet të kemi një sjellje marrëse, duke i lënë fëmijës hapësirën dhe kohën për të ndërvepruar në mënyrë aktive pa e mbytur me pyetje të shumta.
• Të kënaqemi edhe ne
I rrituri duhet të përfshihet aktivisht në lojën e fëmijës, në mënyrë që jo vetëm të kënaqë fëmijën por edhe të kënaqet vetë.
• Të dimë të rrijmë në heshtje
Është e vështirë të rrimë në një gjendje heshtjeje, situatë në të cilën gjendemi shpesh me fëmijët me probleme gjuhe. Tendenca natyrore është mbushja e hapësirave boshe me fjalë pa pasur parasysh që po flasim në vend të fëmijës.
• Krijimi i një “baze të sigurtë”
Kush hyn në marrëdhënie me fëmijen mund t’i krijoj atij një “bazë” me të cilën e ndihmon të eksplorojë mjedisin përreth. Sic e shpjegon Bowlby, në teorinë e tij të atashimit në lidhje me marrëdhënien nënë-fëmijë, edhe në këtë rast nuk mund të ketë një eksplorim të vlefshëm nëse fëmija nuk ndihet i sigurtë me njeriun që e mbështet.
• Të mbështesim iniciativën e fëmijës
Ti lëmë fëmijës iniciativën duke thjeshtëzuar takimin mes aktivitetit të tij dhe qëllimit të të rriturit; në këtë mënyrë shtohet mundësia e një aleance të mirë me fëmijën. Nëse do të jetë ai që do të marrë iniciativën do të kemi një mundësi më të madhe për arritjen e rezultateve pozitive sepse do të jetë i interesuar të rrijë me ne. Kur ne t’i përgjigjemi ndërmarrjeve të tij do t’a ndihmojmë ti zhvillohet sensi i sigurisë.
• Të heqim dorë nga prirja egocentrike
Fëmija që mëson me ne është një qënie unike që është në një moment vendimtar të zhvillimit të tij konjitiv, linguistik, afektiv.
Momenti i tij zhvillimor është i ndryshëm nga ai i të rriturit dhe është e nevojshme një formë përshtatjeje nga të dyja palët për të pasur një komunikim efektiv. Duhet që i rrituri të shkëputet nga vizioni i tij adulto-centrik dhe të deportojë ne botën e fëmijës. Për të bërë këtë mund të ndihmohemi nga vetë fëmija dhe nga ajo që njohim për të.
Duhet të ekuilibrojmë nivelin e përgjithshëm të fëmijës në mënyrë që mos ti kërkojmë tepër ose tepër pak dhe te favorizojmë pjekjen e perbërësve të gjuhës mbi të cilën po punojmë.

Të rrisim ndjeshmërin e fëmijëve
1- Një prej mënyrave që fëmijët të ruajn ndjeshmërin e tyre personale, është duke i mbajtur ata gjithnjë e më shumë në kontakt me natyrën. P.sh. duke i shëtitur në plazh, në malë apo dhe në fshat.
2- Është shumë e rëndësishme që fëmijëve tu bëhen pyetje për atë që i rrethon.
P.sh. cfarë u pëlqen në shtëpin që jetojnë dhe në këtë moment të rriturit duhet të shohin me sytë e një fëmije dhe të reflektojn rreth përgjigjeve të tyre.
3- Duhet ti motivojm të duan natyrën, lulet, kafshët sepse është gjë e mirë që të mbajnë
një komunikim me gjithë këta element që gjenden kaq afër me dashurin.
p.sh. bëj të mundur që të flasin me lulet, kjo gjë më vonë do të zhvilloj aftësin e tyre për të komunikuar me të tjeret.
Kjo lidhje mes fëmijëve dhe gjërave që na rrethojn, ndodh në një mënyrë të thjesht sepse për fëmijët nuk është ndonjë sforco, por diçka shumë natyrale.
Si të komunikojm me fëmijët
Komunikimi i prindërve kundrejt fëmijëve modifikohet dhe nderlikohet natyrshëm me rritjen e femijës.
Shpesh gjysherit e kanë zakon tu flasin fëmijëve me një gjuhë fëmijnore, duke i shprehur fjalet si fëmijë te vegjël: kjo lloj gjuhe quhet "fëmijërishtja". Por, ky lloj komunikimi mund të përdoret kur i drejtohesh një foshnjeje, kur fëmija fillon të eksperimentoj fjalët e para është e rëndësishme ti mësojmë shqiptimin e saktë, në formën gramatiore dhe në sintaks.
Gjuha mes fëmijëve dhe te rriturve, ndryshon gjatë rritjes së fëmijëve dhe aftësis së tyre për të kuptuar; për këtë, nuk ka gjithmonë një mënyrë të duhur të komunikimit.
Disa pika për ti pasur parasysh:
- Fëmijërishtja është një form komunikimi mes foshnjes dhe nënës: nuk janë fjalët të rëndëishme më tepër sesa toni i ëmbël dhe i butë i nënës që tërheqin vëmëndjen e fëmijës.
- Fëmijërishtja nuk u vjen spontanisht të gjithë prindërve (mund të thuhet që është një mënyrë e përdorur më tepër nga gjyshërit), por kjo nuk ka ndonjë rëndësi në krahasim me tonin e përdorur.
- Pas muajve të parë është e rëndësishme tu flasim fëmijëve me fraza të thjeshta por, duke i shqiptuar drejtë, në mënyrë që ta dëgjojnë saktë fjalën që avash avash do të mësojnë.
- Është e rëndësishme tu flasim në vetën e tretë, sepse fëmija nuk është akoma në gjëndje të dalloj “unë” nga “ti”.
- Rreth një vjeç fëmija fillon të përsërisë fjalë që dëgjon dhe rreth 18 muajsh fillon të thotë ndonjë frazë të thjeshtë. Në këtë moment duhet ta stimulojmë fëmijën të flasë duke i treguar mënyrën e duhur të fjalës.
- Mënyra më e mirë për të ndihmuar fëmijën të flasë në mënyrë korrekte, është duke përsëritur shprehjën e tij drejt dhe jo duke e përsëritur në të njëjtën mënyrë si fëmija.
- Ta inkurajosh duke i thënë dhe “të lumtë” apo fjalë të tjera si këto, atëher kur arrin ta shpreni qartë frazën.

Përmbajtja:
1. Hyrje
2. Komunikimi një proçes kompleks
3. Ndërsubjektiviteti primar dhe sekondar
4. Gjuha e nënës
5. Zhvillimi i gjuhës tek fëmija
6. Gjuha egocentrike
7. Shtrirja gjuhësore
8. Kodi i ngushtuar dhe kodi i zgjeruar sipas Basil Berstein
9. Vazhdimsia dhe ndërprerja në zhvillim: stadet sipas Erikson
10. Faktorët e zhvillimit komunikativ
11. Të rrisim ndjeshmërin e fëmijëve
12. Si të komunikojmë me fëmijët
13. Bibliografia
Bibliografia:
1. Psikologjia e zhvillimit
Theodhori Karaj
2. Children development and social issues
Edward F. Zigler
3. Truri i femijes
Toni Buzay
Nga E. Stermasi

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum