Milionat e fajdeve rikthehen në Shqipëri.

View previous topic View next topic Go down

Milionat e fajdeve rikthehen në Shqipëri.

Post  1bilderberg on Wed Apr 22, 2009 12:38 pm

Paratë e fajdeve, Cenaj lë Greqinë me "gisht në gojë"

Firmos prokurën: 8 milionë dollarët, për kreditorët e mi

nga Sokol Çobo



Kreu i firmës piramidale, "Cenaj", Lefter Cenaj, i jep të drejtë shtetit shqiptar që të veprojë ligjërisht për të marrë paratë e tij, të cilat ndodhen në bankat greke. Për herë të parë, një i akuzuar për mashtrime të mëdha financiare pranon publikisht se paratë që ndodhen në disa banka greke janë të popullit shqiptar dhe ato duhet të kthehen menjëherë për t‘iu dorëzuar kreditorëve që kanë mandatet e arkëtimeve. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë, të cilat po mundohen që të zhbllokojnë disa llogari bankare të Cenajt në shtetin helen, thanë se i dënuari me 10 vjet heqje lirie ka pranuar që ky proces të zhbllokohet menjëherë dhe paratë që ka mbledhur në popull t‘u kthehen kreditorëve. Nëpërmjet një prokurore ai ka autorizuar shtetin shqiptar që ta përfaqësojë në një proces gjyqësor që është hapur në Greqi për rikthimin e parave. Mësohet se janë rreth 8 milionë dollarë që i janë sekuestruar disa vite më parë Cenajt, pasi akuzohej nga drejtësia greke për evazion fiskal. Ai kishte ngritur disa kompani fiktive dhe nëpërmjet tyre u dyshua se pastronte para. I gjithë aktiviteti i tij është zbuluar nga policia e Athinës dhe ndaj tij filloi një proces gjyqësor. Ai u dënua me pesë vjet burg në të tri shkallët e gjyqësorit, ndërsa "pasuria" e tij prej tetë milionë USD është sekuestruar për llogari të shtetit grek. Paratë janë gjetur në një bankë dhe pas një vendimi të formës së prerë, paratë i kanë kaluar Greqisë. Edhe pse ka pasur procese të shumta gjyqësore për kthimin e të hollave, Cenaj nuk ka fituar asnjëherë. Tashmë pret që drejtësia shqiptare të veprojë ligjërisht, domethënë të rikthejë në Shqipëri paratë që kishte mbledhur nga aktiviteti i paligjshëm në Shqipëri gjatë viteve 1992-1996. Një shans që e jep tashmë edhe drejtësia greke.

Prokura
"Unë, Lefter Qemal Cenaj, i dënuar me 10 vjet burg nga drejtësia shqiptare, nën akuzën e mashtrimit me shuma të mëdha, autorizoj shtetin shqiptar që të marrë paratë e mia në disa banka greke, të cilat më janë sekuestruar pas arrestimit tim". Kështu fillon prokura e ish-bosit të kompanisë "Cenaj", i cili vazhdon se shteti shqiptar duhet të kryejë disa procedura ligjore për sjelljen e parave në Shqipëri. Ai thotë se drejtësia greke ka vendosur sekuestrimin e parave në mënyrë të jashtëligjshme, pasi "pasuria" e tij faktikisht është e kreditorëve shqiptarë. Duket se kjo prokurë, sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, do të përdoret në javët në vazhdim në Greqi, ku shteti shqiptar do të përfaqësohet në Gjykatën e Athinës për të kërkuar tetë milionë dollarët që u përkasin kreditorëve shqiptarë. Një delegacion shtetëror shqiptar ka zhvilluar në Athinë, tri javë më parë, takime për të marrë informacione për paratë e kompanisë "Cenaj", të transferuara në Greqi dhe të bllokuara në bankat e atij vendi. Pala shqiptare tha se kjo procedurë më në fund ka shkuar në dyert e Gjykatës së Athinës, e cila është organi kompetent për të vendosur nëse këto para do të mund të kthehen apo jo në Shqipëri. Avokati i shtetit, Eduart Halimi, deklaroi dy ditë më parë për gazetën tonë se pjesëmarrja e tij në këto takime ka qenë për ndihmën në çështjet ligjore për arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe. Sipas tij, paratë e kompanisë "Cenaj" do të jenë të parat që do të "deportohen" në Shqipëri, pasi çështja është në gjykatë.

Dënimi në Greqi
Pas falimentimit të firmave piramidale në Shqipëri, Lefter Cenaj, kreu i kompanisë "Cenaj", kishte nisur të transferonte kapitalet në Greqi. Por edhe këtu ai nuk u është përmbajtur ligjeve të vendit fqinj dhe kjo i ka kushtuar jo pak, por 5 vjet e gjashtë muaj burg. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria shqiptare e Drejtësisë, ish-bosi i firmës "Cenaj" është dënuar në vendin fqinj për akuzat e mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Në periudhën kur firmat rentiere kishin kulmin e lulëzimit të tyre, por fundi po u afrohej me shpejtësi të madhe, Lefter Cenaj kishte nisur të transferonte shuma të mëdha kapitalesh në Greqi. Për të mbuluar sa më mirë gjurmët e këtyre transfertave, ai kishte deklaruar krijimin e shoqërive me kapital të përbashkët me disa shtetas grekë. Në emrat e këtyre kompanive ai kishte kaluar shuma të mëdha parash, por duke falsifikuar dokumentacionet e nevojshme për vërtetimin e burimit të tyre, mënyrën e qarkullimit dhe një sërë të dhënash të tjera që kërkoheshin nga legjislacioni i vendit përkatës. Me rënien e kompanive piramidale në Shqipëri dhe rrjedhimisht falimentimin edhe të shoqërisë "Cenaj", autoritetet greke kanë nisur hetimet për bosin e kësaj firme, Lefter Cenaj. Nga këto hetime është zbuluar se personat që ai i kishte deklaruar si bashkëpronarë në shoqëritë greke ishin fiktivë dhe nuk kishin asnjë lloj kapitali. Ata ishin përdorur nga bosi i firmës piramidale për të lehtësuar qarkullimin e parave, duke fshehur origjinën e vërtetë të tyre. Po ashtu është zbuluar se këto transferta ishin kryer në kundërshtim me ligjin dhe duke iu shmangur detyrimeve fiskale. Menjëherë pas kësaj, Lefter Cenaj është bërë një person i kërkuar edhe nga drejtësia greke. Ai është gjykuar nga gjykatat e këtij vendi dhe është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg, të cilat i ka kryer pasi është arrestuar në vitin 2000.



Cenaj, piramida që nisi me 100 mijë lekë

Vendimi i gjykatës zbardh skemën e funksionimit të kompanisë rentiere

Ajo që më pas do të kthehej në një nga kompanitë piramidale më të mëdha në Shqipëri dhe që zhvati kursimet e 25537 shqiptarëve, e kishte nisur udhën e saj me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh. Vendimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës në shkurt të vitit 2003, për dënimin e bosit të firmës piramidale "Cenaj & Co", ka zbardhur edhe mekanizmin mbi të cilin është zhvilluar aktiviteti i paligjshëm. Objekt i veprimtarisë së kësaj shoqërie ka qenë kryerja e transaksioneve të çdo lloji, nëpërmjet të cilave mund të tregtoheshin apo të tranzitoheshin mallra të ndryshëm, me shumicë dhe pakicë për produkte të gatshme, lëndë të parë, produkte bujqësore dhe blegtorale, ushqimore, pajisje elektroshtëpiake, konfeksione, pije alkoolike, në fushën e turizmit, këmbimit valutor, kozmetikës etj. Por gjykata në vendimin e saj ka konkluduar se i gjithë aktiviteti ekonomik i firmës dhe fitimi i nxjerrë prej tij nuk kishte asnjë mundësi reale që të shlyente shumën prej 5734415506 lekësh, që u ishte marrë në formën e kredisë qytetarëve të shumtë. Ky duket se ka qenë edhe treguesi kryesor që e ka dalluar "Cenaj & Co" si një kompani piramidale.
Gjykata gjithashtu ka vërejtur se pronari i kompanisë, Lefter Cenaj, ka shkelur hapur ligjin nr.8075, datë 22.02.1996, "Për sistemimin bankar në Republikën e Shqipërisë". Në këtë ligj është sanksionuar përcaktimi financiar se asnjë subjekt nuk do të ushtrojë veprimtari bankare pa një licencë efektive të lëshuar nga Banka e Shqipërisë. Cenaj nuk e ka pasur asnjëherë një licencë të tillë dhe veprimtaria e tij duket se nuk ka synuar për ndonjë moment shlyerjen e borxhit ndaj kreditorëve, por thjesht transferimin dhe qarkullimin e kapitaleve të grumbulluara.
Arsyetimi i çështjes nuk ka lënë asnjë shteg mëdyshjeje për gjyqtarin e çështjes, i cili e ka dënuar Lefter Cenajn me 15 vjet heqje lirie. Për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar ka qenë në masën e 10 vjetëve, të cilat do të fillojnë të numërohen që nga çasti kur Cenaj është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare. Gjatë qëndrimit në Greqi, Lefter Cenaj nuk ka qenë në burg për llogari të drejtësisë shqiptare, por për krime të kryera në këtë shtet. Rrjedhimisht, me mbërritjen në Shqipëri fillon edhe numërimi i kohës që ai duhet të qëndrojë në burg. Lefter Cenaj, nëpërmjet avokatit të tij, e ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës. Në maj të vitit 2003, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke i dhënë edhe formën e prerë vendimit për dënimin e bosit të firmës "Cenaj & Co".


link: http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=62869

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

Re: Milionat e fajdeve rikthehen në Shqipëri.

Post  1bilderberg on Wed Apr 22, 2009 12:38 pm

Milionat e fajdeve rikthehen në Shqipëri.
Firmoset marrëveshja me Greqinë. "Cenaj", VEFA e "Gjallica", sa para u bllokuan dhe sa "do të importojmë"



Shteti shqiptar do të "importojë" paratë e tri firmave piramidale, të cilat janë transferuar në Greqi, pas falimentimit të tyre. Miliona USD të "Cenajt", VEFA-s dhe "Gjallicës", të cilat ndodhen prej 13 vitesh në shtetin helen, do të vijnë së shpejti në Shqipëri. "Premtimi" është dhënë nga një delegacion shqiptar që ka vizituar Greqinë para tri javëve. Në grup bënin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Jashtme, Prokurorisë së Përgjithshme, Avokaturës së Shtetit, grupit mbikëqyrës së firmave piramidale dhe administratorë të shoqërive piramidale pas falimentimit, të cilët kanë marrë kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësues të shtetit grek. Në takime është rënë dakord që një pjesë e parave të vijnë në Shqipëri, pas procedurave ligjore greke.

Avokati i Shtetit, Eduart Halimi, tha dje për gazetën "Shqip" se grupi shqiptar ka marrë premtimin se paratë e tri firmave piramidale do t‘i vihen në dispozicion shtetit shqiptar, kryesisht grupit mbikëqyrës të skemave piramidale, i cili më pas do të hartojë planin e kompensimit të familjeve të prekura. Takimet për kompaninë "Cenaj" Delegacioni shtetëror shqiptar ka zhvilluar në Athinë, tri javë më parë takime për të marrë informacione për paratë e kompanisë "Cenaj" të transferuara në Greqi dhe të bllokuara në bankat e atij vendi. Pala shqiptare tha se kjo procedurë më në fund ka shkuar në dyert e Gjykatës së Athinës, e cila është organi kompetent për të vendosur nëse këto para do të mund të kthehen apo jo në Shqipëri. Avokati i Shtetit, Eduart Halimi, deklaroi dje për gazetën tonë se pjesëmarrja e tij në këto takime ka qenë për ndihmën në çështjet ligjore për arritjen e një marrëveshje dypalëshe.

Sipas tij, paratë e kompanisë "Cenaj" do të jenë të parat që do të "depërtohen" në Shqipëri, pasi çështja është në gjykatë. Disa muaj më parë, ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, gjatë një takimi me homologët e tij grekë do të parashtronte kërkesën se këto produkte krimi nuk i takojnë as qeverisë shqiptare dhe as asaj greke, por thjesht kreditorëve, të gjithë shtetas shqiptarë, viktima të mashtrimit në formën e skemave piramidale. Por pala greke, pas diskutimeve dhe duke u bazuar në konventat ndërkombëtare, vendosi vetëm të ekstradojë ish-bosin e firmës rentiere, Lefter Cenajn, duke "injoruar" fillimisht kërkesën e palës shqiptare, me arsyetimin se mungon procedura ligjore për transferimin e produkteve të krimit. Për hartimin e bazës ligjore u ngrit një grup i përbashkët ekspertësh për gjetjen e modaliteteve dhe zgjidhjen ligjore sipas akteve ndërkombëtare në fuqi, si dhe legjislacionit shqiptar.

Vetëm javët e fundit është gjetur një zgjidhje, duke i dhënë fund zvarritjes së kthimit në Shqipëri të milionave nga bankat greke, jo vetëm të kompanisë "Cenaj", por edhe të piramidave të tjera financiare, VEFA dhe "Gjallica". Marrëveshja për grupin e përbashkët fillimisht është firmosur nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku me homologun e tij grek, Dimitrios Linos, disa vite më parë. VEFA dhe "Gjallica" Grupi shqiptar ka marrë "premtimin" se paratë e kreditorëve shqiptarë te firmat VEFA dhe "Gjallica" dhe të transferuara në Greqi do të rikthehen në Shqipëri. Përfaqësuesit shqiptarë kanë marrë takime me disa pronarë të firmave që kanë marrë hua nga VEFA miliona USD dhe nuk i kanë kthyer. "Përfaqësuesit e disa firmave greke, që kanë marrë miliona USD hua nga firma "VEFA" na shprehën gatishmërinë e shlyerjes së këtij borxhi. Negociatat do të vazhdojnë për gjetjen e një kompromisi", thanë burimet nga delegacioni shqiptar që ka kryer takime në Greqi.

Mësohet se paratë që kanë marrë firmat private greke do të paguhen me këste shtetit shqiptar deri në shlyerjen përfundimtare të tyre. Krahas interesimit të parave të VEFA-s, pala shqiptare është interesuar edhe për paratë e "Gjallicës". Megjithëse drejtësia greke ka pranuar zyrtarisht që shtetasi grek, Apostolis Vavilis, ka transferuar nga Shqipëria në Greqi miliona USD të mbledhura nga firmat rentiere, të konfiskuara në bankat greke, ende nuk është gjetur një mënyrë për ardhjen e tyre në Shqipëri. Për këtë, grupi shqiptar thotë se do të duhen të tjera negociata.

Fajdet, si u transferuan në Greqi 50 milionë USD?

Ndizen shpresat për kreditorët e firmave piramidale "Cenaj", VEFA dhe "Gjallica" për rikthimin e parave. Lekët e konfiskuara nga drejtësia greke, ka shumë gjasa që brenda një periudhe të shkurtër të kthehen në Shqipëri dhe t‘u ndahen të gjithë kreditorëve. Ditët e fundit është biseduar për modalitetet për ngritjen dhe kalimin e shumës prej 50 milionë dollarësh në favor të shtetit shqiptar. Zyrtarisht, Prokuroria e Tiranës thotë se shuma mund të dyfishohet ose trefishohet nëse të gjitha organizmat e shtetit shqiptar veprojnë të bashkuara për një rihetim të të gjitha shumave të piramidave që kanë dalë nga Shqipëria.
Prokuroria e Tiranës saktëson se gjatë viteve nën hetim për firmat huamarrëse është bërë i mundur sigurimi i dokumenteve që vërtetojnë se i njëjti fenomen ka ndodhur edhe me shtetas italianë, turq, austriakë apo hungarezë, të cilët kanë nxjerrë miliona dollarë. Prokuroria e Përgjithshme thotë se përfaqësuesi i organit të akuzës në dosjen "Gjallica", Bilbil Mete, ka dokumentuar që dhjetëra milionë USD të kësaj firmë janë transferuar jashtë shtetit, ndërsa miliona të tjerë janë përdorur për qëllime "bamirësie". Gjatë hetimeve, prokuroria ka disponuar dokumente që vërtetojnë se transferta parash janë kryer dhe në shtete të tjera të huaja, përveç Greqisë. Organi qendror i akuzës thotë se shteti shqiptar, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, duhet të hartojë ligje dhe të nënshkruajë konventa jo vetëm me Greqinë, por edhe me shtetet e tjera ku dokumentohet se janë transferuar lekë. Transfertat e "Cenajt" i bindur se aktiviteti i tij piramidal nuk e kishte jetën të gjatë në Shqipëri, Lefter Cenaj kishte nisur të transferonte kapitalet në Greqi. Por edhe këtu ai nuk u është përmbajtur ligjeve të vendit fqinj dhe kjo i ka kushtuar jo pak, por 5 vjet e gjashtë muaj burg. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria shqiptare e Drejtësisë, ish-bosi i firmës "Cenaj" është dënuar në Greqi për akuzat e mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

Në periudhën kur firmat rentiere kishin kulmin e lulëzimit të tyre, por fundi po u afrohej me shpejtësi të madhe, Lefter Cenaj kishte nisur të transferonte shuma të mëdha kapitalesh në Greqi. Për të mbuluar sa më mirë gjurmët e këtyre transfertave, ai kishte deklaruar krijimin e shoqërive me kapital të përbashkët me disa shtetas grekë. Në emrat e këtyre kompanive ai kishte kaluar shuma të mëdha parash, por duke falsifikuar dokumentacionet e nevojshme për vërtetimin e burimit të tyre, mënyrën e qarkullimit dhe një sërë të dhënash të tjera që kërkoheshin nga legjislacioni i vendit përkatës. Me rënien e kompanive piramidale në Shqipëri dhe rrjedhimisht falimentimin edhe të shoqërisë "Cenaj", autoritetet greke kanë nisur hetimet për bosin e kësaj firme, Lefter Cenaj. Nga këto hetime është zbuluar se personat që Cenaj kishte deklaruar si bashkëpronarë në shoqëritë greke ishin fiktivë dhe nuk kishin asnjë lloj kapitali.
Ata ishin përdorur nga bosi i firmës piramidale për të lehtësuar qarkullimin e parave, duke fshehur origjinën e vërtetë të tyre. Po ashtu është zbuluar se këto transferta ishin kryer në kundërshtim me ligjin dhe duke iu shmangur detyrimeve fiskale. Menjëherë pas kësaj, Lefter Cenaj është bërë një person i kërkuar edhe nga drejtësia greke. Ai është gjykuar nga gjykatat e këtij vendi dhe është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg, të cilat i ka kryer pasi është arrestuar në vitin 2000. Ndërkohë, në Shqipëri është ekstraduar në muajin gusht të vitit të kaluar dhe po vuan dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.


Historia
Ajo që më pas do të kthehej në një nga kompanitë piramidale më të mëdha në Shqipëri dhe që zhvati kursimet e 25537 shqiptarëve e kishte nisur udhën e saj me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh. Vendimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës në shkurt të vitit 2003, për dënimin e bosit të firmës piramidale "Cenaj & Co", ka zbardhur edhe mekanizmin mbi të cilin është zhvilluar aktiviteti i paligjshëm.
Objekt i veprimtarisë së kësaj shoqërie ka qenë kryerja e transaksioneve të çdo lloji nëpërmjet të cilave mund të tregtoheshin apo të tranzitoheshin mallra të ndryshëm, me shumicë dhe pakicë për produkte të gatshme, lëndë të parë, produkte bujqësore dhe blegtorale, ushqimore, pajisjeve elektroshtëpiake, konfeksioneve, pijeve alkoolike, në fushën e turizmit, këmbimit valutor, kozmetikës etj. Por gjykata në vendimin e saj ka konkluduar se i gjithë aktiviteti ekonomik i firmës dhe fitimi i nxjerrë prej tij nuk kishte asnjë mundësi reale që të shlyente shumën prej 5.734.415.506 lekësh, që u ishte marrë në formën e kredisë qytetarëve të shumtë.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=62818

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

Re: Milionat e fajdeve rikthehen në Shqipëri.

Post  AuLoNa on Wed Apr 22, 2009 1:50 pm

Puna tani qendron sesi dhe ku do perfundojne keto para ne Shqiperi, se ne e dime shume mire se c'ndodh.
Do Zoti u jep mendjen e hairit e mos ta bejne prape sic e bene, se boll u merua ai popull.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Milionat e fajdeve rikthehen në Shqipëri.

Post  Sponsored content Today at 7:48 am


Sponsored content


Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum