Historical News/Lajme Historike

View previous topic View next topic Go down

Historical News/Lajme Historike

Post  AuLoNa on Sun May 10, 2009 11:09 am

Qyteti ilir qe u fsheh nga sllavet, ne “Exclusive



Vetem disa kilometra larg kufirit, ndermjet Shkodres dhe Ulqinit gjenden rrenojat e nje qyteti thuajse te panjohur, Shasi, nje prej kater “qyteteve satelite” te Shkodres, ishte se paku per nente shekuj qender ipeshkvnore, me kishen e vet katedrale, me monedhen e vet dhe statutet e veta, nyje e rendesishme urbane dhe tregtare.

Ndersa burimet kishtare kane shenjuar me kalendar te rregullt gjithcka qe ka ndodhur ne kete qytet prej shekullit te 8-te deri ne shekullin e 17-te, ne dijet e tjera, ne histori e arkeologji, heshtja u thye vetem para nje viti.

Kerkimet e para te arkeologjise jugosllave, qe u takojne viteve 1980, zbuluan nje hershmeri me te madhe se ajo qe dihej. Ishte pikerisht trashegimia ilire e kultures se Shasit qe e trembi shkollen arkeologjike te Beogradit dhe gjetjet u kthyen ne nje “fond rezervat”. Por tani eshte nje kohe tjeter. Mendjet e emancipuara te shkolles malazeze te dijes, shqiptuan perfundimet e para te karakterit te kesaj kulture. Ajo eshte e njejte me kulturen e Komanit, dhe kjo ka rendesi jo vetem per historine e Shasit, por pergjithesisht per historine e rajonit.

Nje vullnet i ri europeist qe kulturen e tjetrit e cmon si deshmitare te kultures se vet, qe njohjen e se shkuares e vlereson si faktor per zbutjen e kuptimit te kufirit, ka hapur librin rezervat te historise se Shasit, faqen bregdetare te Adriatikut, ne gjithe shtrirjen e tij nderkufitare.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Rikthehet ne Shqiperi “Koka e Zeusit”

Post  AuLoNa on Sat May 16, 2009 3:44 am




Pas rreth 2 dekadash dhe perpjekjeve te vazhdueshme, rikthehet ne Shqiperi koka e famshme e Zeusit qe ishte rembyer nga muzeu i Butrintit ne 1991-shin.
Objekti me vlera arkeologjike te pallogaritshme ishte blere nga nje koleksionist italian ne nje ankand ne Londer.

Ceremonia e dorezimit te kesaj vepre u zhvillua ne ambasaden shqiptare ne Rome.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Kthehet në atdhe “Koka Zeusit“

Post  AuLoNa on Mon May 18, 2009 12:19 pm



Nga Besian Ajazi
Rikthehet në atdhe koka e Zeusit, një nga veprat më antike të kulturës shqiptare. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ministri i Kulturës Ardian Turku falenderoi palën italiane dhe futbollistët Igli Tare dhe Lorik Cana, të cilët mundësuan shumën prej 20 mijë eurosh për blerjen në ankand të veprës. Për drejtorin e Muzeut Kombëtar Kasem Biçoku, koka e Zeusit është pasuri kombëtare dhe duhet të qëndrojë në pavionet e muzeut dhe nuk duhet të dërgohet në Amfiteatrin e Butrintit.

TIRANE- Në ditën ndërkombëtare të Monumenteve rikthehet në atdhe një nga veprat më antike tonat, koka e Zeusit. Gjatë ceremonisë së prezantimit të veprës ministri i Kulturës Ardian Turku falenderoi palën italiane dhe futbollistët Igli Tare dhe Lorik Cana të cilt mundësuan shumën prej 20 mijë eurosh për blerjen e veprës në ankand.

“Koka e Zeusit kthehet në Shqipëri vend të cili ajo i përket në mënyrë natyrale prej shekujsh, për të qenë një dëshmitarë i vlerave shumë të rëndësishme të trashëgimnis tonë kulturore. I kemi kthyer Shqipërisë një vlerë të humbur prej vitesh. Falënderoj përfaqësuesit e palës italiane, futbollistët Lorik Cana dhe Igli Tare për mundësimin e shumës financiare për kthimin e objektit deri në pagimin e tij nga shteti shqiptarë”- u shpreh ministri Turku në fjalën e tij.

Drejtori i Muzeut Kombëtar Kasem Biçoku tha se koka e Zeusit është pasuri kombëtare dhe duhet të qëndrojë në pavionet e muzeut dhe nuk duhet të rikthehet në Amfiteatrin e Butrintit. Ndërsa ministri Turku tha se vepra do ti nënshtrohet një gjykimi profesional lidhur me vendin e ekpozimit.

“Në të gjithë botën Muzeu Kombëtarë ka të drejtë të marri objektet më të mira të vendit, ndaj ky do të mbetet një problem i hapur nëse koka e Zeusit do të shkoj në Butrint apo do të mbetet në Muze”- tha Biçoku.

Ndërsa ministri i Kulturës Turku shtoi se “Koka do të mbetet atje ku është vendi më i mirë për tu ekspozuar dhe dëshmuar vlerat e saj”. (a.r/balkanweb)

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Monica Genesin: Dashuria ime për gjuhën shqipe

Post  AuLoNa on Tue May 19, 2009 12:12 pm

Albanologia italiane gjendet në Shqipëri për një ekspeditë në Veri të vendit

Oliverta Lila


Një takim i rastit e bëri ta lidhte jetën me gjuhën shqipe. Monica Genesi e studionte shqipen në Itali në një kohë që për vendin tonë të izoluar nga diktatura, dinin shumë pak. Sot Genesi është pjesë e katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Salentos në Leçe. Këto ditë ndodhet në Tiranë bashkë me studiuesin gjerman, Ioachim Matzinger. Kanë ardhur të vazhdojnë ekspeditën e nisur dy vjet më parë në Veri të Shqipërisë. Kanë takuar banorë, kanë bërë regjistrime e kanë botuar edhe një libër mbi këtë rajon. Albanologia ka botuar disa studime mbi gjuhën shqipe. Në intervistën e mëposhtme ajo tregon qasjen ndaj gjuhës tonë dhe interesin në rritje për kulturën shqiptare.

Si lindi interesi juaj për gjuhën shqipe e më tej për kulturën shqiptare?

Takimi im i parë me kulturën shqiptare ka ndodhur në Podova, ku kam njohur profesor Xhovani Batista Pelegrinin, një romanist shumë i njohur në Itali. Kishte një interes të veçantë për gjuhët ballkanike, e sidomos për gjuhën shqipe. Në Universitetin e Padovës kishte një traditë më të hershme për studimin e gjuhës shqipe. Ishte kjo rastësi që më shtyu të studioj shqipen. Atëkohë, Shqipëria ishte nën komunizëm dhe ne nuk kishim shumë informacione për këtë vend. Ishte veçse një pikë në hartën gjeografike, ndonëse jo larg nga Italia. Atëherë kishte shumë kuriozitet për të studiuar këtë gjuhë dhe kulturën e këtij populli të panjohur për ne. Interesi im u rrit edhe më shumë pasi studiova me profesor Françesko Altimarin në Universitetin e Kalabrisë, e më tej e në Monako. Kam kërkuar artikuj të ndryshëm mbi historinë e gjuhës shqipe, një nga aspektet për të cilin interesohem më shumë. Tashmë jap mësim në Universitetin e Salentos në Leçe. Është një katedër e vogël, por që plotëson kërkesat e një komuniteti shqiptar jo të vogël që jeton aty.

Janë më së shumti shqiptarë apo italianë studentët në katedrën tuaj?

Ne kemi studentë shqiptarë(ata që kanë vetëm pak vite që jetojnë në Itali e të tjerë, fëmijë emigrantësh që kanë vite që jetojnë aty) të cilët janë të interesuar për të studiuar gjuhën dhe kulturën e origjinës. Por ka edhe studentë italianë, për të cilët duhet thënë se është i vështirë mësimi i shqipes. Megjithatë, kanë shumë entuziazëm. Për këtë arsye ne organizojmë çdo vit ekspedita njëjavore në Shqipëri, sepse besojmë që studentët duhet ta prekin nga afër këtë realitet gjuhësor dhe kulturor.

A parashikohen projekte të veçanta që studentët të praktikojnë njohuritë që marrin mbi gjuhën shqipe?


Vitin e shkuar, katedra e gjuhës shqipe bashkëpunoi me studentët e Vlorës dhe Tiranës për një projekt të financuar nga "Interreg III", i quajtur "Promalba". Shtatëmbëdhjetë studentë të diplomuar përkthyen disa libra nga shqipja në italisht dhe anasjelltas. Mes tyre kishte dhe botime të rëndësishme si libri mbi pasardhësit e Skënderbeut në Itali, i vetmi përkthim italisht i librit të Luan Starovës "Urbani ballkanik", një libër i Aurel Plasarit etj. Por gjithashtu, u përkthye nga italishtja në shqip një antologji e autorëve italianë të ‘800-‘900 që njihen shumë pak.



Para dy vitesh, me një grup studiuesish keni ndërmarrë një ekspeditë në Veriun e Shqipërisë. Cila ka qenë qëllimi i këtij studimi?


Ka qenë një ekspeditë shkencore ndërkombëtare e realizuar në Malësinë e Madhe. Kishim për qëllim të mblidhnim materiale dialektore, kemi bërë regjistrime, kemi folur me njerëzit atje. Ishte një studim interesant, të cilin e kemi përmbledhur në një libër të titulluar "Shqipëria e Veriut". Po ashtu në bashkëpunim me "Oservatorio Balkaniko" u realizua një dokumentar, i shfaqur muajin e shkuar në Festivalin Ndërkombëtar të Kinematografisë në Trento.

Pse zgjodhët pikërisht Veriun dhe dialektin gegë?

Ishim kuriozë të shihnim se si ishte situata në rajonin e Veriut, aty kishim edhe më së shumti kontaktet. E shoqja e Martin Camajt na ka ndihmuar shumë për realizimin e ekspeditës. Gjatë kohës së qëndrimit kemi bërë sondazhe, kemi shirita me regjistrime, të cilat i kemi ruajtur për leksione me studentët. Në të ardhmen do të donim të bënim edhe ekspedita të tjera në Veriperëndim, por ndoshta edhe në Jug. Ne nuk jemi ekspertë të dialektologjisë dhe nuk u nisëm me idenë për të bërë studime të mirëfillta për standardin dhe raportin e tij me dialektin e gegërishtes. Ne na interesonte e folura e këtyre njerëzve edhe në pikëpamje sociologjike.

Në këtë pikëpamje, çfarë situate gjuhësore gjetët atje?

Ka nivele të ndryshme të të folurit. Është shumë interesante të kuptosh ndryshimet që ndodhin në varësi të bashkëbiseduesit që kanë përballë. Kur flasin mes njëri-tjetrit, flasin gegërishten e variantit të Malësisë, kur u duhet të flasin me dikë që vjen nga jashtë, në të folurën e tyre dallon një miks mes standardit dhe dialektit. Dialekti geg është veçanërisht i ruajtur ndër të vjetrit, ndërsa të rinjtë tentojnë drejt standardit.

"Shqipëria e Veriut" është vetëm një përshkrim gjuhësor i këtyre trevave?


Libri realizuar në bashkëpunim me albanologun gjerman Ioachim Matzinger, është rezultat i ekspeditës ku merrnin pjesë austriakë, holandezë, italianë. Po ashtu kishim thirrur edhe specialistë për të kompletuar volumin, për të dhënë një aspekt të Shqipërisë në pikëpamje gjuhësore, historike, arkitektonike. Botimi është i destinuar për një publik që nuk e njeh Shqipërinë e Veriut dhe është botuar në Gjermani.

Lexoni letërsi shqipe?

Po, sigurisht. Ndër autorët e mi të parapëlqyer janë Migjeni, Koliqi dhe Kuteli. Kanë varietet temash dhe janë shumë interesant në pikëpamje gjuhësore. Veçanërisht Kuteli. Por janë shumë të vështirë për t‘u përkthyer. Ndërsa nga shkrimtarët bashkëkohorë njoh Kadarenë.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Historical News/Lajme Historike

Post  Sponsored content Today at 2:40 am


Sponsored content


Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum