ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skenderbeu i fshehur nëpër arkivat greke

4 posters

Go down

Skenderbeu i fshehur nëpër arkivat greke Empty Skenderbeu i fshehur nëpër arkivat greke

Post  AuLoNa Sun Apr 19, 2009 7:16 pm

Nga Arben Llalla

Historia e popullit shqiptar është shumë e pasur me shkrime, libra, broshura që flasin për lavdinë e kombit tonë në luftë për ekzistencë. Ato janë të fshehura nëpër arkivat e ndryshme të botës.

Viteve të fundit fal punës së palodhur të disa studiuesve shqiptar dhe të huaj kanë dalë në dritë gjëra të rëndësishme që lidhen me historinë e kombit shqiptar, por ende ka gjëra që nuk janë zbuluar dhe flenë diku nëpër bodrumet e shumë bibliotekave apo Institucionet e ndryshme në Itali, Austri, Francë, Turqi, Greqi etj.
Arkivat greke fshehin shumë dokumenta historike që lidhen me shqiptarët. Për mendimin tim nëpër arkivat shtetërore, kishat, manastiret, bibliotekat private mund të gjenden gjëra me vlera të larta për shqiptarët si në fushën e gjuhësisë ashtu edhe atë historike. Por ende asnjë studiues shqiptar nuk ka mundur të futet nëpër arkivat e shtetit grek sepse Greqia është kujdesur për konservimin e tyre për tu mbuluar nga pluhuri i harresës. Disa studiues kanë kërkuar dokumenta historike që i përkasin fillimeve të shek. XX, por revolucioni kulturor i rilindjes së vetëdijes shqiptare ka nisur në fillimet e shek. XIX. Me plot gojë mund të thuhet lirisht se ka shumë dokumenta historike, gjuhësore e kulturore që janë botuar në gjuhën shqipe dhe greke në fillimet dhe nga mesi i viteve 1800 në Greqi. Por siç dhamë më lart Greqia është kujdesur që këto gjëra me vlera të larta për kombin shqiptar të mos dalin në dritë.

Figura e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastrioti duke qenë një figurë madhështore që e kanë zili ende sot. Disa studiues po krijon turbullira tek që më shumë do të thosha që janë kopjac të këq*j se sa studiues serioz. Të cilët duke shpikur apo hedhur dyshime mbi origjinën e tij shqiptare kërkojnë tu dëgjohet pak emrin nëpër media të ndryshme. Që Skënderbeu ishte shqiptarë nga babai dhe nëna e tij këtë nuk e luan as topi, por ende në shekullin e XXI ka njerëz që duke parë madhështinë, krenarinë dhe trimërinë e këtij njeriu të madh dua ta “përvetësojnë” qoftë edhe për pak çaste.

Në të vërtetë asnjë njeri nuk ka faj kur lexon vepra jo të trajtuara mirë, që më shumë i kanë shërbyer politikave ditore se sa historisë së vërtetë. Grekët e shekullit XIX duke mësuar për trimëritë Skënderbeut frymëzoheshin dhe luftonin kundër Osmanëve për të fituar pavarësisë. Ka shumë shembuj për heronjtë e Kryengritjes grek të 1821 që ishin shqiptar ose siç i thërrasin grekët arvanitas mbanin me krenari shenjën e Bricjapit që dikur e ka mbajtur Leka i Madh, Pirrua i Epirit dhe Skënderbeu.

Gjatë kërkimeve të mia nëpër disa biblioteka private dhe shtetërore gjeta shumë libra në gjuhën greke që flasin për historinë e kombin tonë të botuara në shek.XIX. Disa prej këtyre librave përmenden tek-tek si bibliografi e shfrytëzuar, por që nuk na janë sjellë të plota në botime. Edhe pse kërkimet e mia ka qenë private, të pa deklaruara munda të gjejë dhe të marrë gjëra me vlera të mëdha për kombin tonë. Emocione të forta ndjeva kur gjeta katër libra origjinalë në gjuhën greke që flisnin për trimëritë e Gjergj Kastriotit- Skënderbe. Edhe pse në këto libra bëheshin përpjekje për të faktuar që familja Kastrioti kishte origjinë greke ato kanë vlera sepse shkruhet për atë burrë që mbrojti pushtimin e Europës nga Osmanët. Që botërisht njihet dhe është vërtetuar shkencërisht që ishte shqiptar 24 karat. Grekët pretendimet e tyre për ta “Privatizuar” Skënderbeun më shumë i bazojnë tek emrat dhe mbiemrat e familjes Kastrioti që sipas tyre kanë kuptimësinë në gjuhën greke. Duhet të dimë se në shekujt e mëparshëm njerëzit e kombeve të ndryshëm emrat dhe mbiemrat i kishin fetarë. Në qoftë se do të mendojmë me logjikën e paditurisë që pretendojnë grekët atëherë do të themi se ish-Kryetari i Kubës Fidel Kastro është grek sepse ai mbiemrin e ka grek KASTRO (kala, kështjellë). Po të mendojmë me këtë logjikë të thjeshtë unë do të them se deputetët grek kanë mbiemra të kuptimësisë në gjuhën shqipe, sllavisht, turqisht dhe shumë pak greqisht. Pa folur që qytetet e greke kanë emërtime që zbërthehen në gjuhën shqipe. Edhe shumë emra të fesë ortodokse janë në gjuhën shqipe me disa ditë lutjesh fetare. Por kjo është temë më vete që duhet të shikohet.

Në qoftë se për një çast të mendojmë që Skënderbeu ishte grek. Atëherë pse Skënderbeu nuk luftoi për çlirimin e Greqisë? Pse Greqia e djeshme dhe e sotme nuk ka një bust të Skënderbeut për ta lartësuar figurën e tij?
Ish-sekretari në ministrin e jashtme italiane në vitet 1930 De Martiko do të shprehej për grekët: “Grekët janë të aftë, që të marrin një zezak të vërtetë amerikan, të zi si qymyri, dhe pasi ta punojnë gjashtë muaj me të, ta kthejnë përsëri në Amerikë me besimin e plotë tek vetja e tij se ai është pasardhës i drejtëpërdrejtë i Themistokliut”.
Pra tezat fëminore të studiuesve grek, sllavë dhe të disa studiuesve të djeshëm dhe të sotëm për origjinën greke apo sllave të familjes së Kastriotëve bien poshtë si teza të pavërteta të cilat nuk mbështeten tek shkenca, por tek politikat ditore.
Si përfundim Skënderbeu lindi shqiptar dhe vdiq shqiptar. Ai, ishte trashëgimtar i mbajtjes së shenjës së Bricjapit që e kishte mbajtur Leka i Madh dhe Pirrua i Epirit.

Skënderbeu lindi ortodoks, u bë me dhunë mysliman, përqafojë me dëshirë fenë katolike dhe vdiq UNIT. Shumë kush do të habitet me këtë përfundimin tim fetar të Skënderbeut UNIT. Por sot e kësaj dite shqiptarët(arbëreshët) që mërguan në Itali mbas vdekjes së tij besojnë ende në besimin fetar UNIT. Unitët janë për bashkimin e dy kishave kristjane, atë katolike dhe ortodokse. Arbëreshët në Itali falen në kishën e ritin ortodoks, por në vartësi të Vatikanit katolik. Në qytetin e Elbasanit, brenda në kalanë e vjetër ka qenë dhe është ende sot një kishë e rriti UNIT. Në fillim të viteve 1990 prifti i parë që shërbente në këtë Kishë ishte arbëresh.
Më 1439 në Sinodin e Florencës u bë bashkimi i Kishave të Romës dhe të Kostandinopojës. Më vonë kjo marrëveshje u nënshkrua edhe nga ortodoksë dhe katolikë të tjerë për bashkim në Romë dhe Brest në vitet 1595-1596. Kështu arbëreshët në Itali mbeten besnikë të besimit UNIT. Këtë na e dëshmon edhe arvanitasi i ndjeri Aristidh Kola. Studiuesi Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, shkruan: “Ndërkohë që të gjithë europianët shkruanin për Skënderbenë, kronistët bizantinë ose e injoronin krejtësisht ose e përmendin diku dhe me një ftohtësi të madhe. Shkaku nuk është vdekja e tij e palavdishme, as fakti se ishte shqiptar dhe jo grek. Nuk është as lavdia dhe as kombësia kriteri i këtyre kronistëve. Është dallimi i besimit fetar të Skënderbeut, që nuk është i krishterë ortodoks, por katolik apo për të qenë më të saktë, ishte “UNIT”. Unitët ishin për bashkimin e dy kishave”.

Libra të panjohura të autorëve grek të shek.XIX për Skënderbeut

Ndër autorët grek që njihen se kanë shkruar libra për Skënderbeun janë: Xalkokontili, Francis, Kritovulos, Paparigopulo. Por së fundi bibliografisë së madhe të veprave kushtuar Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut do tu shtohen edhe katër libra në gjuhën greke që besoj nuk janë të njohura deri më sot. Këto libra janë botuar në shek.XIX dhe gjenden në një nga Bibliotekat më të pasura të Greqisë.

1.- Libri i parë ka autor K.Velefanti i botuar në Athinë më 1857 dhe ka titullin: Η ΝΕΑ ΔΙΡΚΗ. ΗΤΟΙ. Libri i kushtohet Perandorisë Bizantine nga themelimi i saj. Në të janë përfshirë historitë nga mbreti i parë i Bizantit Kostandini i Madh dhe mbyllet me rënien e princit të fundit Gjergj Kastrioti. Libri përbëhet nga 292 faqe. Nga faqja 102 fillon kapitulli që i kushtohet Skënderbeut me titull: ΙΣΤΟΡΙΑ ΓΕΩΡΓΟΥ ΤΟΥ ΚΑΣΤΡΙΩΤΟΥ ΜΕΤΩΝΟΜΑΣΘΕΝΤΟΣ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ ΠΡΙΓΚΗΠΟΣ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ (Historia e Gjergjit të Kastriotëve, i njohur Skënderbe, Princi i Shqipërisë) dhe deri në faqen 238 shkruhet për të. Interesant është fakti se ky libër shoqërohet edhe me grafikë të ndryshme që i përkasin mbretërve të Bizantit, por edhe një grafikë të figurës së Skënderbeut. Pra me këtë zbulim shtohet edhe një grafikë ku na paraqitet me madhështinë e tij Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Më shumë në libër siç shihet shkruhet për Princin e Shqiptarëve.

2.- Libri i dytë është botuar më 1876, në Athinë dhe autor është A.Milaraqi. Libri prej 15 faqesh ka titullin: ΟΛΙΓΑΙ ΛΕΞΕΙΣ ΠΕΡΙ ΤΗΣ ΚΑΤΑΓΩΓΗΣ ΤΟΥ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ (Pak fjalë mbi prejardhjen e Skënderbeut), dhe flet rreth origjinës së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Autori përmend studiuesit e ndryshëm duke bërë dhe komentet e tija. Në përfundim të studimit të tij A.Milaraqi shkruan: “Gjergj Kastriotit Skënderbe është shqiptar(Οτι ο Γεωργιοσ Καστριωτησ ο Σκενδερμπεησ ειναι Αλβανος)”.

3.- Libri i tretë është botuar në vitit 1884 nga N. Mihalopuli me titull: ΙΣΤΟΡΙΑ ΓΕΩΡΓΟΥ ΚΑΣΤΡΙΩΤΟΥ ΤΟΥ ΜΕΤΩΝΟΜΑΣΘΕΝΤΟΣ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ ΗΓΕΜΟΝΟΣ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ (Historia e Gjergj Kastriotit i quajtur SKËNDERBE Mbret i Shqipërisë). Ky libër ka 184 faqe. Në këtë libër nuk ngrihen pretendimet se Skënderbeu ishte me origjinë greke, por shkruhet qartë se ai ishte shqiptar mbret i Shqipërisë. Botuesi është treguar i kujdesshëm dhe si bazë duhet të ketë shfrytëzuar veprën e Marlin Barletit.

4.- Studiuesit grek duke parë madhështinë e Skënderbeut i kushtuan edhe skenar Drame. Shkrimtari Andoniu Io. Andoniadhu shkruajti Dramën me titull: ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗΣ Ο ΒΑΣΙΛΕΥΣ ΤΩΝ ΗΠΕΙΡΩΤΩΝ, ΔΡΑΜΑ (Skënderbeu mbreti i Epiriotëve, Dramë). E cila është botuar në Athinë më 1889 dhe ka fituar çmim në Konkursin e poezisë mbajtur më 25 mars të po atij viti. Ky libër ka 116 faqe. Ngjarja në Dramë zhvillohet në pesë ditë dhe paraqitet në gjashtë akte ku luajnë 18 personazhe

Autori eshte historian dhe publicist
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Skenderbeu i fshehur nëpër arkivat greke Empty Re: Skenderbeu i fshehur nëpër arkivat greke

Post  sulioti Mon Apr 20, 2009 3:42 pm

Me duket se mbiemri i Heroit ton kombtar, duhet te ket qen kastrati, dhe jo kastrioti.Mendoj se te huajt e kohes qe shkruan per Gjergjin ton,e pershtaten e emrin dhe mbiemrin, ne gjuhen dhe fonetiken e tyre,dmth grekt nga kastrati e beren kastritoti, italianet ne kastriota,.Ajo qe me ben te mendoj se kam te drejt ne ket tez, jan mbiemrat e suliotve, te cilat jan, jan paraqitur me prapashtesa greke, nga shkrimtart grek.Fjala vjen BOCARIS,nuk eshte fare i till, nuk ka qen keshtu si mbiemer,por eshte trashur me kohen,origjinali eshte BOCI,dhe ne shumes na jep bocar ose bocallar, grket, moren kete te paren shumes, bocar, dhe e beren bocar+is.Kjo eshte dhe ajo qe me shtyn te mendoj, se edhe me mbiemrin e hereoit ton ka ndodhur e njetja gje.
sulioti
sulioti
Regular Member
Regular Member

Male
Number of posts : 70
Age : 43
Location : belgium
Registration date : 2009-02-10
Points : 22
Reputation : 22

Back to top Go down

Skenderbeu i fshehur nëpër arkivat greke Empty Skenderbeu i fshehur nëpër arkivat greke

Post  artanucos Sat Sep 08, 2012 3:12 am

Me behet qefi shume kur lexoj artikuj te tille, qe perpiqen te nxjerrin ne drite fakte kaq te mrekullueshme,une per vete jetoj ne greqi dhe e kam diskutuar shume here me persona kete ceshtje dhe perfundimi i bisedes sipas tyre skenderbeu grek njhere lexova nje artikull tek nje reviste qe quhet [ΒΟΡΙΟΗΠΙΡΟΤΙΚΟΣ ΠΑΛΜΟΣ ]dhe ata mbeshtesnin idene se Gjergj Kastrioti eshte grek pas nje diskutimi rreth 1 jave me email me shkrun te mos lexoj informacione nga historiane shqiptare. une ju pergjigja qe te lexojne [PELLAZGET ORIGJINA JONE E MOHUAR ]cfare thone historianet e huaj dhe albanologet kudo ne bote per Skenderbeun ka shume te tille se nga Shqiperia
tani kane filluar. Se ne shqipetaret nuk jemi patriote sic ka thene dhe Faik Konica {e keqja e shqiperise vjen prej shqipetareve} dhe jam shume dakort me kete se jemi shume interescinj dhe mendojme vete per veten tone {te vadis une pa komshiu shkretetire te behet}. Pastaj me pelqeu she dokumentari {SKENDERBEU MBRETI LUFTETAR I SHQIPETAREVE} urim Artan Dervishi.

artanucos
Beginner
Beginner

Number of posts : 1
Registration date : 2012-09-08
Points : 2
Reputation : 2

Back to top Go down

Skenderbeu i fshehur nëpër arkivat greke Empty Re: Skenderbeu i fshehur nëpër arkivat greke

Post  Faramir Wed Aug 28, 2013 12:35 pm

Nuk ka asnje prove materiale qe tregon qe Skenderbeu nuk ishte shqiptare, kur ka nje lum provash, edhe deshmi te dores se pare qe ai ishte shqiptare. Kto lloj pyetjesh me duken si shterp dhe te rrezikshe se vene ne dyshim gjera per te cilen ne nuk duhet as te diskutojme. Greku vdes te bej çdo gje shqiptare greke, kutpohet kombin e tij modern e kemi bere ne, dhe kjo e ngaterron te shkretin! Very Happy 

Faramir
Beginner
Beginner

Number of posts : 2
Registration date : 2013-08-28
Points : 0
Reputation : 0

Back to top Go down

Skenderbeu i fshehur nëpër arkivat greke Empty Re: Skenderbeu i fshehur nëpër arkivat greke

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum