Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe551

Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Page 1 of 3 1, 2, 3  Next

View previous topic View next topic Go down

Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 12:51 pm

Gai Plin Secundi: Romakët i kopjuan monedhat e argjendit nga epirotët dhe ilirët


Një ish shkrim i lashtë piktografik i pellgut mesdhetar, i njohur edhe në Iliri?!
Aktualisht, mjaft autorë italianë duke kritikuar ish teoritë romano-çentriste, po rivlerësojnë si mjaft të rëndësishëm, si një urë kalimi dhe me prurje të shumta qytetëruese në Itali, territoret ku shtriheshin popullsitë ilire. Për temën tonë më duket mjaft interesante një nënvizim i autorit antik Plini Secundi, i vjetri. Ky e shkruante fare qartë: “Populli romak nuk e përdori monedhën prej argjendi përpara se të mundte mbretin Pirro. Ajo monedhë argjendi që tani quhet Victoriat, ishte prerë sipas ligjit Klodia. Më përpara, kjo monedhë vinte nga Iliria dhe pranohej në vend të mallit…” (“Natyralis Historiae”, Libri XXXIII, 3, 13). Nga kjo thënie, kaq e rëndësishme ne kuptojmë dhe rrjedhojmë: a) romakët i kopjuan fillimisht monedhat e argjendit, teknologjinë, masat, peshat dhe shtampat e tyre nga monedhat e gadishullit tonë. Gadishulli jonë ishte i pasur me miniera ari e argjendi. b) edhe pse kishte sisteme monetare rajonale monopol, monedhat prej argjendi e thyenin ”rregullin dhe monopolin” dhe me to ilirët dhe epirotët, në aktivitetet e shkëmbimet tregtare, mund të blinin në Itali edhe mallra direkt. Për shkak të vetive antioksiduese dhe si i kushtueshëm, dihet se argjendi quhej “metali fisnik”. c) mendojmë se e njëjta dukuri, në shkëmbimet tregtare me monedhat e argjendit e arit, duhet të ketë ndodhur edhe më herët nga Azia e Vogël, nga Hellada, me pjesën e brendshme të gadishullit tonë dhe më veçanërisht në Iliri, në emporiumet dhe qytet-portet e saja. d) ka edhe mjaft rrugë të tjera hyrjeje të monedhave dhe të objekteve të argjendit dhe arit në Iliri, si: shkëmbimet direkt të ilirëve me fenikasit e egjiptianët, nga plaçkitjet e hershme ilire, deri edhe në vetë tempullin e Zeusit në Dodonë etj; shpërblimet në fushatat ushtarake të ndryshme, përfshirë edhe Aleksandrin e Madh, Pirron e Epirit etj. e) ka ardhur koha që fillimet e shkrimit, në territorin tonë të vendosen në atë kronologji reale që zanafillojnë dhe konstatohen, qoftë edhe me atë mini informacion sado modest që transmetojnë, në mënyrën piktografike, të kombinuara me simbole apo pjesërisht edhe me shkrim alfabetik. Ky arsyetim dhe këto rrjedhime, do të ishin një përgjigje e parë, në lidhje me disa replikantë grekë që, disa monedha me kronologji mjaft të hershme si prerje të shek. VII-VI p.e.r. prej argjendi, me Zeusin kokëdem të Akarnanisë/Epirit të vjetër, me kukuvajkën/qyqen Athina, me mbishkrimin A??, monedha nga Korinti e Kërkyra, nga orienti i Fenikisë etj, janë shprehur me një farë sigurie se janë si “vjedhje të shqiptarëve në Greqinë e sotme”! Këto vlejnë edhe për çështje-pyetjen që kishte ngritur qysh herët G. Valentini: “Pse edhe deri në zonën e Shkodrës ka kaq shumë pare të Apolonisë, Durrësit e deri edhe kukuvaca të Athinës etj?!” (G. Valentini, rev. Leka, 1940, “Numismatika Saveriane”, f 108-109). Në fushën e objekteve numizmatike dhe të të tjerave objekte, po sjell një shembull fare të thjeshtë, për të treguar se qëllon që edhe një objekt i vetëm mund të jetë unikal dhe të mos gjendet më kurrë pas asgjësimit! Italia fqinje, përshembull emrin e vet unifikues e gjen të shkruar sëpari në një monedhë. Në të vërtetën kjo monedhë është një kopje e shtampave që kishin një origjinë fillimisht nga gadishulli ynë, sipas një pamje të përshtatur nga perëndesha Athina në rafigurimin e saj nga një qyqe, në një femër njerëzore. Dihet se Athinaja qyqe, ishte në lashtësi si protektoria e Trojës dhe pastaj u mor nga akejtë e helenët etj.


Një “Disk i Kretës” në Shkodër”?!…

Çuditërisht, para nja katër vjetësh, tek një argjendar, gjeta një monedhë të Korkyrës me Herkulin me topuz dhe një objekt prej argjendi në gjendje mjaft të mirë. Isha duke i blerë, kur papritmas pronari i tyre u bë pishman, madje i ngeli edhe hatri, sepse ia kisha skanuar pa leje… Pavarësisht, nëse ky objekt mund të rigjendet apo jo, e quaj si një detyrim, sëpaku ta paraqes për botim, minimumi qoftë edhe si një kuriozitet. Mbase ky objekti përbën edhe ndonjë lloj kopje false apo edhe ndonjë lloj falsifikimi modern, siç më ka kumtuar në një bisedë dr. M. Zeqo. Duke u njohur më vonë, më imtësisht me këtë disk nga interneti, nxitova me shpejtësi të rihapja skanimin tim në kompjuter. Ngjashmëria, më ra menjëherë në sy, në mënyrë befasuese! Thjeshtë për pasion e kuriozitet, në kompjuter, unë i kam zmadhuar të gjitha segmentet e simbolet, por kjo çështje sigurisht se nuk është në objektin kryesor këtu dhe as në kompetencën tonë. Për momentin, duke lënë edhe një hapësirë relative hapur, kujtoj që nuk duhet harruar se, siç na ka njoftuar autori antik Lukiani i shek II, falsifikues monedhash e mjeshtra kopjesh të objekteve, me gjithfarë teknikash të sofistikuara, kishte edhe në antikitet. Në këtë rast, një disk argjendi do të kishte qenë një lloj diskete antike shumë më e përparuar dhe rezistente se sa një disk prej terrakote. Të shënojmë këtu se ?????????-i ynë ilir ishte kryeqendra e kryeqyteti i Ilirisë dhe në kohën e basileusit Genthi, në thesaret e tij u gjetën një sasi e jashtëzakonshme monedhash ari dhe argjendi, vendase dhe të huaja!



Disku i Festos në Kreta

Për të quajturin si “Disku i Festos” në internet ka një literaturë dhe bibliografi të gjerë, sepse me të janë marrë mjaft specialistë autoritete në fushën e shkrimeve dhe deshifrimeve të lashta. Mendohet se “Disku i Festos i Kretës” i datuar me metodat moderne i përket një kronologjie të mijvjeçarit II p.e.r., rreth vitit 1700 p.e.r., ndërsa ka edhe mendime për një kronologji akoma edhe më të thellë rreth mijveçarit IV p.e.r.



“Disku i Festos” (Phaestos) është një objekt arkeologjik i gjetur në qytetin Festo, nga një ekspeditë arkeologjike italiane nga arkeologët Luigi Pernia dhe Federico Albhen, nën rrënojat e një ish pallati minoik më 3 qershor 1908. Disku është prej terrakote, me dimensionin e diametrit prej 16 cm dhe me një spesor 16mm dhe ruhet në muzeun arkeologjik të qytetit Iraklios. Ky shkrim, mendohet se përmban simbole piktografike dhe disa shenja më të veçanta, të vendosura nën një formë discoidale me segmente që mbyllen në qendër. Megjithëse janë bërë mjaft përpjekje deshifruese dhe është arritur ndonjë rezultat fillestar, sipas specialistëve më të mirë botërorë, ky shkrim deri më sot mbetet i pa zbërthyer në tërësinë e tij. Hipotezat janë shumta, por si hipoteza disi më e afrueshme mendohet se është një formë kalendari ose manuali me vegla pune, i mjeshtërive të ndërtimit të anijeve, shtëpive e aktiviteteve të ndryshme bujqësore e blegtorale, të peshkimit etj. Mjaft interesant dhe intrigues është mendimi se Disku/Mrrokulla mundet të jetë një lloj libri si, një lloj Bible e lashtë, ku tregimtari shërbyesi fetar, orakulli ose rapsodi, në bazë të shenjave piktografike dhe të pjesëve ndarëse e plotësonte vetë me gojë tregimin e zanafillës dhe të marshimit njerëzor, të cilin e dinte përmendësh. Dua të rikujtoj këtu thënien e Herodotit se, “Orakulli i Amonit të Tebës së Egjyptit dhe orakulli i Dodonës pellazgjike të Epirit, profetizonin njësoj… se pellazgët me gjuhë barbare kultet e perendive i mësuan nga egjiptianët…”! (Herodoti, “Historiae”, Lib. II: Lib. IX etj). Në një studim të publikuar edhe në internet, profesori ekspert Rosario Vieni jep këtë paraqitje deshifruese më të specifikuar, për faqet A dhe B




Ja edhe ndonjë zbërthim i këtyre objekteve, sipas prof. Vieni: luftëtari me përkrenare; hark për shigjeta; anije; post nga rrjepja e lëkurëve; turjelë; sopatë gdhendje; etj. Në studimin e këtij autori dhe në internet, ka edhe një lajmërim të ri surprizë, për zbulimin e një cope të një disku të tillë në Vladikavkaz, ku ka edhe mendime se mund të ishte një kopje false. (?!) Diametri i këtij disku është 10 cm dhe spesori 1,1cm. (ëëë.misteria.org. Il Disco di Vladikavkaz)




Gjetja e këtij disku, me gjithë dyshimet për autenticitetin e tij, e ka rihapur çështjen e origjinës nga perëndimi, nga orienti apo nga bregu egjean i Azisë së Vogël. Disa autorë shprehen për një zanafillë egjiptiane, të tjerë për zanafillë sllave-skitike, ndërsa ndonjë hipotezë shkon edhe më larg, edhe si një mesazh i ardhur nga kontinenti Atlantida (Amerika)?! Mendohet, se në këtë disk ka edhe “mistere” matematikore kabbala etj.
Homeri (fund shek IX-fillim shek VIII p.e.r.), me informacionin që po e merrte me epiqendrën në Korkyra/Korfuz, nga tregimtarët lahutarë të pallatit të bazileusit Alkino, Ekine e Demodok, shkruante: “Në mes të detit është Kreta, një ujdhesë e pëlleshme dhe e bukur, është shumë e populluar, ka të thuash nja nëntëdhjetë qytete. Gjithfarë gjuhësh aty mund të dëgjosh. Ke brenda akej e kretas vendali fisnikë burra, kidonas e dorianë të ndarë tri fisesh, edhe pellazgë të perëndishëm. Në mes tyre qyteti madhështor i Knosit ngrihet. Aty sundoi Minosi… që shkonte e bisedonte me vetë Zeusin…” (Odiseja, shqip 1976, K XIX, v. 220-230; Përmendet edhe në Iliada me 100 qytete etj)
Për “pellazgët hyjnorë” në Kreta, bazuar te Homeri, shkruante edhe Straboni (Geographica, Lib. V, 4, 2) Sipas autorëve antikë, pelargë quheshin shpendët lejlekë që, shtegtonin “pe/prej larg”, mbi “pellgun e detit të ishujve egjeanë” dhe prandaj pellazgët detarë shtegtues (edhe si afërsi fjale, kategori homonime edhe si shtegtarë pellazgjikë) u ngjanin këtyre zogjve, në përhapjen e tyre mesdhetare. (Dionis Halikarnasi, “Antiquitatum Romanorum”, Lib. I, 17…; 25; 26-30). Më hollësisht Straboni, bazuar te Homeri dhe te Hesiodi, na njofton edhe kështu: “O Zeus, sundimtar Dodonas i Pellazgëve”; “Dodona dhe lisi ishin qendra e pellazgëve”… “Orakulli i Dodonës, jepte porosi e profetizonte jo me fjalë, por me simbole si orakulli i Amonit edhe në Libi… si tek maqedonasit edhe tek thesprotët e molosët, plakat i quanin pelia dhe pleqtë pelii… dhe ato që shërbejnë tek lisi i Dodonës i quajnë pelii..” (cit. Lib. VII, 7-12; Frag. Lib. VII, 1 a, 2,3,4; N. Frashëri, poeti kombëtar në “Istori e Shqiperisë” e kishte kapur këtë ide me mprehtësi dhe e hidhte hipotezën etimologjike se, “emri pellazgë mbase shpjegohej me shtegëtimet mbi pellgun e detit ose si popujt më të vjetër si më pleqtë”)
Me termin pellazgë (të pjellurit, pleqtë filia prej tokës), pothuajse në unison, disa autorë antikë quanin njerëzit/banorët e vjetër të një kohe shumë më të lashtë se koha e tyre dhe në një hapësirë relativisht të gjerë mesdhetare. Konceptin për “Pellazgun e parë” mitologjik, si një stërgjysh të fisve pellazge mesdhetare e ndeshim te Homeri (Iliada, K II, 840 e 843), ndërsa disi më të qartësuar “Pellazgun e vdekshëm tokësor” si, biri i parë tokësor i zotit Zeus me gruan e parë tokësore vdektare Niobën” e ndeshim te Dionizi I Halikarnasit. (Dioniz Halikarnasi, cit. Lib. I) Ky lloj stërgjyshi/stërplak mitologjik ishte në substancë (sigurisht jo identik) pak a shumë si Adami/Ademi, vdekatari i parë i tokës në Bibla dhe në Kuran. Te Homeri konstatojmë se plaku/babai i Akilit quhet konkretisht si Peleu, çka ne duke e krahasuar do ta vinim në lidhje me “Peleun/Plakun e Detit Nerreun”, i cili mbahej edhe si ati/plaku i nereidës Thetis, nëna/pelia, plaka-pjellësia e Akilit. Për temën tonë do të mendohesh se, ndër ata “pellazgët me farë/spermë e fisni të perëndishme”, nga më të privilegjuarit, sa duket ishte edhe vetë Minosi i Kretës, i cili gëzonte edhe “monopolin” të dialogonte/bisedonte me vetë kryeperendinë Zeus, të cilin akejtë e helenët e identifikonin me Amonin, kryeperendinë egjiptiane të diellit. Minosi, ishte pra si të thuash si një lloj dialoguesi e përkthyesi i Zeusit, një lloj pejgamberi tokësor, si ta shprehim. Në një shkrim tonin të publikuar edhe në internet: “Misteri i Atlantidës”, ne kemi vënë në evidencë se, “Herakliu kur u nis nga Argosi, për të shkuar te Atlanti e Atlantida, në fund të botës në perëndim, nuk e dinte rrugën e intinierarin që duhej të përshkonte për të vajtur atje. Herakliut i thanë, se atë rrugë e dinin disa nimfa lumore pranë Epidamnit/Dyrrahionit në Iliri! Këto nimfa nga ana e tyre ia treguan Herakliut se, sekretin e asaj rruge detare, ekzaktësisht e dinte Plaku i Detit Nereu/ose Forkyni, babai i nimfave detare dhe ky Plaku e nimfat detare e oqeanike e kishin rezidencën në një shpellë nënujore në detin Jon të Epirit pellazgjik. Herakliu e shtrëngoi Nereun dhe ky më në fund ia tregoi rrugën: nga Kokyra duhej kaluar ngushtica e Akrokaravës (anija e madhe e ngurosur sipas legjendës së Feakisë së Korkyrës, te Homeri), të hidhej në Siçeli, nga andej në Kartagjena dhe përgjatë bregut afrikan në Marok, përtej Shtyllave të Herakliut, etj”. Në këtë sintoni të plotë shkojnë edhe shpjegimet e autorëve antikë se, në gjuhën ilire, epirote e maqedonase, për respekt pelia i thoshin edhe pleqve. Pra “Plaku i Detit Nerreu (pelia/plaku, ati i nereidave detare, i rrugëve dhe rrjedhave detare e oqeanike), normalisht me logjikën mitologjike pellazge i dinte të gjitha rrugët detare, në të katër anët e koordinatat gjeografike të botës. Kështu, edhe në atë eksperiencën e trashëguar teorike gjeografike, edhe në vetë eksperiencën praktike të shkollave detare të disa qyteteve porte ilire, njihej rruga deri në Gjibraltar e madje nga lundërtarët e famshëm fenikas dhe nga disa hipoteza gjeniale shkohej edhe më andej në globin sferik tokësor deri në kontinentin Atlantida, sikurse ne e kemi trajtuar gjerësisht. Duke përfunduar dëshiroj të theksoj se nuk do të ishte aspak një çudi e pamundur, që ky shkrim me simbole piktografike të flasë pak më shumë dhe të interpretohet me përkthim edhe me gjuhën shqipe…

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Hora e Vranishtit s’është legjendë, as ëndërr apo dëshirë, por mendojmë se është një realitet historik

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 1:20 pm

Hora e Vranishtit s’është legjendë, as ëndërr apo dëshirë, por mendojmë se është një realitet historik


Nga Agron Metaj


Shumë rrebeshe shkelën dhe shkretuan truallin iliro-arbëror. Një rrebesh tronditës ishte lufta e tretë iliro – romake në vitin 168, para lindjes së Krishtit, ku hordhitë romake të Paulus Emilus shkretuan 70 qytete të Ilirisë së Jugut, pra, të Epirit antik dhe morën robër mbi 150.000 bashkë me mjaft plaçka dhe mallra të shtrenjta.

Historiani Tit Livi në librin “Ilirët dhe Iliria” te autorët antikë, vol.1, fq.131 thotë:
“…në Iliri Anici nënshtroi mbretin Gent, dhe pasi vendosi roje në Shkodër…u nis për në Epir”. Këtu Fanote qe i pari qytet që u dorëzua… Anici pasi la roje në këtë qytet, prej këtej shkoi në Molosi, ku gjithë qytetet iu nënshtruan përveç Pasaronit, Fylakes dhe Horreas…”

Në fund të këtij libri, në faqen 547 bëhet sqarimi: Horrea-qendër e fortifikuar në Epir.
Këto të dhëna mund të pasurohen me mjaft tregues të tjerë:
Qyteti me emrin Horrea mendojmë se është Hora e Vranishtit.
Emri Hora është shkurtimi i emrit Horea që ka kuptimin: qendër e banuar, fshat, qytet. Horea ka si rrënjë fjalën orea pellazge që ka kuptimin “vend i bukur, i mahnitshëm, i mrekullueshëm, me klimë të shëndetshme”.
Toponimi qyteti i Horës rron prej më shumë se 20 shekujsh. 5-6 km në perëndim të Horës, pranë kalasë së Ceries gjenden edhe sot gjurmë të këmbëve të urës së Bogdanit, që lidhte Horën me qytetet Amantia, Olimpi, Kaninën dhe Aulonën antike etj. Këmbët e saj me blloqe gurësh të gdhendur me përmasa 3x3 m. Mbi këmbët prej guri hidheshin trupa drurësh ku kalonin njerëzit e karvanët. Kjo urë është prishur bashkë me Horën. Si një argument i pakundërshtueshëm rron toponimi: Vau i Palit ku u hodh ushtria romake e komanduar nga Paulus Emilus kur shkatërroi Horën. Për këtë shiko, midis të tjerash D. Matodashin, librin “Cmokthina 500 shtëpi” faqe 19.
Qyteti ynë ka pasur një shtrirje të gjerë në dy lagje kryesore: Në Liqerin e Horës dhe Sheshin e Mesit.
Trojet e këtij qyteti antik dhe mesjetar janë prishur nga viti 1945-1947, ku me këta gurë u shtrua xhadja nga Bramyshnja e Tërbaçit në Kuç.
Një parcelë prej 6-7 hektarë edhe sot e ka emrin Varre, pra një qytet me një varrezë të konsiderueshme kuptohet që ka qenë një qendër e rëndësishme.

Në Horë ka një kala. Historianët e shpjegojnë mesjetare, por mjaft bashkëfshatarë tregojnë se kur janë hapur themelet e koçekëve të kooperativës janë ndeshur me gurë të mëdhenj, gjë që tregon se kjo kala mesjetare është ngritur mbi themele dhe gjurmë shumë të lashta pellazgo – ilire.

Hora në fushë dhe Guri i Qytetit në mal një simbiozë historike madhështore
Në Malin e Lipës në lartësinë afro 700 metra mbi nivelin e detit gjendet një gur i madh gjigant, konglomerat gëlqerorësh, që ngrihet mbi klishe të forta. Prej shekujsh është quajtur Guri i Qytetit.

Legjenda thotë: “Kur rrethohej kalaja e Horës nga armiqtë, nëpërmjet një tuneli të nëndheshëm që kishte dalje në buzën e përroit të Kaurit (te mulliri) dilnin të rrethuarit dhe duke shfrytëzuar relievin strehoheshin në Gurin e Qytetit”. Përmasat e këtij guri janë: Gjatësia 80 metra, gjerësia mesatare rreth 20 metra, lartësia në të gjitha anët rreth 25 metra, ndërsa nga Lindja rreth 30 metra. Dikur ka qenë edhe më i madh, se prej tij janë shkëputur disa gurë të mëdhenj që janë rrokullisur më poshtë. Ky gur i ngjan një trageti në udhëtim në drejtimin Jug – Veri. Ka vetëm dy pika ku me kujdes dhe, jo pa vështirësi mund të hipësh lart. Me mjete rrethanore këto shtigje mund të bëhen të pakalueshme. Vetëm armët e zjarrit mund të dëmtojnë njerëzit mbi këtë gur, se me armë të tjera si hark, shigjetë, jataganë, gurë me hobe etj., s’mund të dëmtosh asnjë njeri.

Në dokumentet e kohës bizantine një relacion ku Mitropolia e Ohrit përshkruan Mitropolinë e Beratit, gjeografinë e kishave në këtë rajon, historinë e ngjarjeve kryesore në antikitet, shkatërrimin e 70 qyteteve të Epirit, Hora nuk del me emrin e saj, por me emrin Lefka Petra, domethënë Guri i Bardhë.

Panajotis Aravanitoi në librin “Kronografia e Epirit” fq. 96, mendon se Lefka Petra duhet të jetë Vranisht. Ky gjykim mbyll debatin që më 1860 për vendin ku ndodhej Lefka Petra.

Përcaktori “i bardhë” nuk përdorej në kuptimin e ngjyrës, por me diçka më madhështore, më sublime. I bardhë ka kuptimin: I bekuar, i shenjtë, engjëllor, historik, shpëtimtar, stoik, liridashës. Gjithë këto epitete përcaktojnë vlerat e vërteta historike të një kalaje natyrore, të një vendbanimi shumë interesant, të fortifikuar, të sigurt e të pashembullt. Hora dhe Guri i Qytetit kanë qenë një simbiozë historike shumë e hershme, nga antikiteti deri në mesjetë, janë shpartalluar dhe rindërtuar kushedi sa herë. Rreth Gurit të Qytetit, sidomos nga ana veri-perëndimore, ka ledhe me gurë qikllopikë ku janë ngritur shtëpi, ku kanë banuar njerëz.
Aq shumë ka hyrë në zemrën e vranishtiotëve Guri i Qytetit sa të moshuarit betoheshin dhe betohen edhe sot: Për atë gur! Njësoj si beja: Për atë diell!

Është interesante se në regjistrin e Turqisë në 1507, fshati Gur i Bardhë shënohet kryeneç që s’pranoi të jepte taksat. Vranishti del i shkruar që në mbretërinë e Anzhuinëve me emrin që ka sot. Më 1431, në regjistrimin e parë osman del Ivranista.

Në librin “Dokumente të Periudhës Bizantine për historinë e Shqipërisë shekulli VII – XN (numri i dokumentit XLVII, faqe 86 thuhet

Një fshat me emrin Erohor (që për mua është një deformim i emrit Horea) bashkë me panairin që bëhet atje ditën e lindjes së të ndershmes, të të gjithë kulluarës zonjë dhe perëndisë mëmë, si dhe të drejtat që i përkasin atij mbi atë fshat, ku është ndërtuar dhe kisha(…).”

Në Horë në veri – perëndim të kalasë gjendet toponimi Pazari, ky është vendi ku organizoheshin Panairi periodik dhe pazari i përditshëm.

Një qytet iliro – arbëror që bënte edhe panaire me mallra dhe prodhime bujqësore e blegtorale flet se Hora ishte një qendër e rëndësishme ekonomike.

Qyteti kishte edhe jetën e vet kulturore artistike. Ai trashëgonte qysh në kohën pagane festa të shumta. Me përqafimin e fesë ortodokse nderoheshin dhe respektoheshin figurat e shumë shenjtorëve. Kështu në rrugë kalimin Horë – Qafë e Shëngjergjit – Orikum ndeshemi me: Shën Premtin, Shën Kollin, Shën Rrokun, Shën Gjergjin. Kjo tregon rëndësinë, leverdinë dhe vlerën e kësaj rruge që e lidhte me përtej detin. Ndonëse Hora si qytet nuk kishte arritur të kishte stadium (ky është vetëm një konstatim vizual se kazma e arkeologut nuk është dëgjuar në Horë), banorët e Horës si gjithë bota ilire i faleshin natyrës, magjisë dhe mrekullisë së saj, gurit, drurit, malit, qiellit, diellit dhe natyrën e kishin të shenjtë. Aty, pranë burimit me emrin Nona, d.m.th. nëna në Bregun e Lugut të Valles, lodronin, vallëzonin, këndonin në ditët e shenjta.

Ky vend me emrin kuptimplotë Bregu i Lugut të Valles edhe sot ruan tiparet e një amfiteatri natyror buzë Shushicës kaltëroshe. Banorët e Horës dhe të Gurit të Bardhë, më vonë të Vranishtit i faleshin Lëmit të Lelerëve në Malin e Zotit (Bogonicë). Atje bënin kurbane dhe luteshin që Zoti t’i ndihmonte me shira dhe dëborë, për të siguruar pjellorinë dhe për të siguruar jetën. Mbi Gurin e Qytetit njerëzit i faleshin Gurit me Qiell dhe i luteshin t’u sillte begatinë, lumturinë dhe sofrën plot, prandaj i thonë shpeshherë: Gurit me Qiell ose Sofra e Zotit.
Një toponim tjetër, Rraustrati plotëson kuadrin e përgjithshëm të qytetit të Horës. Rrahu – në shqip ka kuptimin pylli i prerë. Strati- stratiotët ishin ushtarët që ruanin dhe siguronin jetën e qytetit të Horës.


Hora dhe mesjeta



Edhe në mesjetë Hora është quajtur dhe klasifikuar qytet. Këtë dëshmi të një rëndësie të veçantë e gjejmë te libri “Familja Arianit Komnen Vlora”. Në faqen 295 thuhet: “Etinia, vajza e Pal Matërëngës, zot i Horës, qytet kryesor në rajonin me të njëjtin emër që përkon me rrjedhën e lumit Shushicë në Prefekturën e Vlorës”.

Etinia ose Onorata ishtë bija e Andreas II Muzaka, i cili ishte biri i Andreas I Muzaka, ku në mesin e shekullit XIII ishte sebastokrator, zot i Muzakës (Epirit).

Komita Muzaka 1372-1396 ishte zonjë e Kaninës, Vlorës, Himarës, Pargës, Sazanit që ja kishte dhënë pajë i vëllai Gjin Muzaka, kur u martua me Balshën II.

Ajo veronte në Horë dhe në mal të Vranishtit. Në mal kemi toponimin Maja e Komitës, Qafa e Komitës, vendi ku kishte llënxhën, tendën e pushimit dhe prej andej kundronte gjithë pronat e saj deri në Parga. Bija e Komitës, Rugjina nuk del në ndonjë toponim, por rron në kujtesën e brezave si një grua impozante, heroike dhe hijerëndë. Sot përdoret shprehja: Ah, Rugjinë, a Rugjinë, del edhe në formën Murgjinë edhe në formën mashkullore, ah Rugjo, Rugjo.

Toponime të tjera përputhen me emra të tjerë të shquar të kohës si Shullëri i Muzhaqit, Hija e Mërkurit, Hunda e Ndrere. Andrea del si zot i Horës, myslyman, i biri i Jelës, motra e Gjon Kastriotit. Gjini Muzaki vdiq në betejë me turqit dhe mendohet se toponimi Shullëri i Muzhaqit ka lidhje me të. Një toponim mesjetar është dhe Rrëza e Tereziut, ku tregon se këtu në këtë qytet ka pasur midis të tjerash dhe një artizanat të zhvilluar si leshpunues, rrobaqepës etj.

Në Horë janë zhvilluar beteja të mëdha kundër turqve dhe këto luftra të pandalshme kanë bërë që Hora të vuante përsëri dhimbjen e mungesës së lirisë. Ajo është shpërngulur herë në mal e herë në fushë, ka marrë dhe rrugët e mërgimit, por pati dhe familje që rezistuan në shekuj, mbijetuan dhe trashëguan vendin e tyre dhe lirinë. Edhe sot e kësaj dite besohet se në Horë kanë ardhur Gjon Kastrioti dhe Kostandin Muzaka për të organizuar betejën kundër turqve. Një varg i një kënge popullore thotë: “Pa dëgjoni erdhi Gjoni, dilni trima të luftoni për liri!”.... Një toponim mban emrin Guri i Kostandinit rrëzë Bogonicës dhe besohet se kemi të bëjmë me Kostandin Muzakën, ku ka ngulur fushimin e tij kur erdhi për çlirimin e Himarës dhe rrethinave të saj.

Ashtu si në Himarë është toponimi Guri i Gjonit, në kujtim të Gjon Kastriotit.
Hora e Arbëreshëve vazhdimësi e Horës së Vranishtit
Ka mjaft dokumente për të mbrojtur këtë tezë, por ne po përmendim pak prej tyre.
Më 1916, një kapiten kavalerie ka ardhur me një grup ushtarësh italianë në Horë. Ka dërguar në Vranisht 2-3 ushtarë dhe ka ftuar në kalanë e Horës pleqësinë e Vranishtit.
Pleqësinë e gjetën në një davet, ku vranishtiotët nderonin Qazim Ademin, mikun e tyre nga Bashaj – Matogjini dhe bashkë me të zbritën në Horë.

Kapiteni i kavalerisë pasi i takoi përzemërsisht, nxori një hartë ushtarake, e ka vendosur mbi murin e kalasë dhe me busull në dorë ka shkuar pranë truallit të një shtëpie të rrënuar, ku ka ndezur zjarrin dhe ka bërë vetë kafenë. Kur ua ka servirur u ka thënë: “Po ju qeras me kafe nga ky zjarr që e ndeza në vatrën e të parëve të mi, se unë ja Horian”. Burrat s’e kanë mbajtur veten. Kafen e pinë bashkë me lotët e gëzimit dhe dhimbjes që ndjenin për të kaluarën e tyre. Kanë kënduar dhe hedhur valle. Grupi i burrave e ftuan kapitenin për të vizituar fshatin, por ai u është përgjigjur: - Unë e ndeza zjarrin në oxhakun e stërgjyshërve të mi, po dua të vizitoj edhe kalatë e Cerjes dhe të Boderit, të ndez edhe atje në mos zjarr nga një qiri, se amanetin s’e tret dheu.

Po ky kapiten ka treguar historinë e Shegës së Horës që kur kanë ikur një plakë e vjetër, në shenjë kujtimi, kishte pështjellë një rrënjë shege të vogël në futën e saj, të cilën e kishte mbjellë dhe shumëzuar dhe sot quhet Shega e Horës. Ka dhe shumë dëshmi për këto lidhje. Mbiemra të familjeve të ndryshme përkojnë me mbiemra të familjeve të Vranishtit si: Shyti (Skiuti), Meçia, në Vranisht është toponimi rruga e Meçove (fis i larguar).

Ka në Horën e Arbëreshve emra e mbiemra të tillë: Zhupa (në Vranisht është burimi i Nik Zhupës), Strati është mbiemër në Horën e Arbëreshëve, në Vranisht arat e Gjin Stratit. Varfi ka mbiemër si në Horën e Arbëreshëve dhe në Horën tonë. Toponime të tjera përkojnë tamam si në Horën e Arbëreshëve dhe në Horën e Vranishtit si: Honi, Gryka e Honit, Shtegu i Honit, Vali etj. Nuk na lejon vendi që të zgjerohemi në fusha të tjera të dijes, ku argumentet janë të pafund, qofshin të të folmes pra, të gjuhës, të riteve dhe të bestytnive të ndryshme, te kremtimi i festave pagane, çështje të besimit, të këngëve, të zbulimeve, qoftë spontane arkeologjike në Vranisht dhe Horë, të cilët janë objekt i një libri që po plotësohet dita ditës.

Hora e arbëreshëve të Italisë është një ngulim që origjinën, emrin, ADN-në e ka edhe nga Hora jonë (Vranisht - Vlorë), qyteti ynë antik dhe mesjetar.

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Zbulimet e Ugolinit në Butrint-1928,revista Drin

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 1:26 pm

Dossier

Italiani Sestieri: Ju rrëfej zbulimet e Ugolinit në Butrint


Ashtu siç është bërë e ditur tashmë, si rezultat i një pune të madhe kërkimore e bërë nga ekspedita e përbashkët arkeologjike shqiptaro-angleze, e drejtuar nga bashkëdrejtorët profesor Richard Hoges dhe prof. Ilir Gjipali, para disa ditësh, nga nëntoka e qytezës antike të Butrintit, u zbulua dhe doli në dritë edhe një tjetër gjurmë arkeologjike. Sipas studiuesve dhe arkeologëve të ndryshëm, ai zbulim arkeologjik mendohet të jetë forumi, apo qendra romake e atij qyteti antik, gërmimet e të cilit kanë nisur që prej dekadës së dytë të shekullit të kaluar nga arkeologu i famshëm italian, profesor Luixhi Maria Ugolini dhe më pas u vazhduan nga bashkëpunëtori i tij i ngushtë, profesor Piero Marconi. Sipas shumë specialistëve dhe studiuesve të arkeologjisë, zbulimi i fundit në qytezën antike të Butrintit, përveçse e pasuron "inventarin" e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, do t‘i japë më shumë vlera asaj qyteze edhe nga ana e turizmit kulturor, duke bërë që ajo qytezë të bëhet edhe më tepër objekt pelegrinazhi nga të huajt. Por, duke u kthyer tek ajo që anonçuam në hyrje të këtij shkrimi, zbulimi i para pak ditëve në Butrint, ashtu sikurse dihet tashmë, nuk është nga të vetmit e kësaj natyre. Atij i janë paraprirë edhe mjaft zbulime të tjera, që në dekadat e para të shekullit të kaluar, kur dhe filluan gërmimet e para aty nga ekspedita italiane, e cila kishte lidhur një sërë marrëveshjesh me qeveritë shqiptare të asaj kohe. Por për një tablo më të qartë dhe më të hollësishme për gërmimet dhe zbulimet e bëra në Butrint, na njeh një studim i bërë nga studiuesi italian, Sestieri, në vitin 1941, i cili hedh dritë mbi historinë antike të asaj qyteze të famshme, si dhe për punën e madhe e zbulimet që bëri aty për afro dy dekada, arkeologu i famshëm italian, prof. Luixhi Maria Ugolini. Këtë studim të italianit Pelligrino di Sestieri, me titull "Antica Albania nelle richerche arceheologiche", (Shqipëria antike, nën rrënojat arkeologjike"), i cili u botua në revistën "DRINI" që nxirrej në vitet 1939-1943 nga Enti Kombëtar i Turizmit në Shqipëri, po e japim të plotë, duke mos i bërë asnjë ndryshim nga teksti origjinal i shkruar në atë kohë.



"Shqipëria antike, nën rrënojat arkeologjike"


Pizzicolli, arkeologu i parë italian në Shqipëri

Ky volum u shkrue në vjetin 1928 prej të mirë-njohurit shkencëtar e arkeolog Ugolini. Ndonëse shkrimi ka një datë mjaft mbrapa, dhe ndonëse në këtë kohë dhe sipër zbulimet arkeologjike në Shqipni janë shtue në një masë shumë të dukshme, tue shtue pasunin monumentale të vendit, libri në fjalë ka një rëndësi aktualiteti. Fillon me një shënim mbi veprën e Humanistave të Rilindjes Italjane, të cilët qenë themeluesat e arkeologjisë. Ndërmjet ktyne vëndin e parë për vjetërsi e zen, Ciriaco dei Pizzicolli nga Ankona. Ky qe një nga më të parët studjoz të vjetër që u sjell nga Shqipnia ku tue u kthye shpesh herë, qiti në dritë vende të panjoftuna deri n‘të kohë e që të cilat; në kohët e vjetra ishin të randësishme; përveç këtij veprimi pati edhe një meritë shumë të madhe në të mblëdhunit e disa dokumentave të cilat sot janë të një vlefte të paçmueshme; gjithashtu Pizzicolli mblodhi dhe kopjoi disa mbishkrime që sot janë humbun.

Pizzicolli në 1435-ën në Butrint për Krishtlindje

Në vjetin 1435 ky kaloi natën e Krishtëlindjeve në Butrint të cilin e pëlqente për sëtepërmi për ato mure madhështore dhe për madhnin e tij të kaluame. Për një koecidencë kureshtëse, ky qytet, që ishte zbulue prej një italiani (Pizzicolli), mbas pesë shekujsh heshtje e harrimi, zbulohet prej një tjetër italiani, Ugolini. Ky më 1924 ndoqi atë rrugë që Pizzicolli pat ndjekë në kohën e vet në Shqipni. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte zbulimi i antikiteteve arkeologjike, studimi i qytetnimit ilirik, dhe lidhja e këtij qytetnimi me tokat e tej-Adriatikut, e ma në fund, studimi i monumentave klasike dhe i gjurmave të lanuna nga Roma. Në këtë libër të vogël gjithshka tregohet me një lehtësi e bukuri gjuhësore shembullore; asht një libër që nuk u drejtohet vetëm specialistave por masës së popullit; i drejtohet si italianit të cilit ai ka dashtë t‘i njohi sa ai ka ba si përfaqësues i arkeologjisë italiane; e si edhe lexuesit shqiptar i cili në këtë vepër të shkruese e të lexueshme shumë lehtë, merr njoftim mbi pasuninë arkeologjike kombëtare të vet. Ugolini sidomos nuk kufizohesh nën vëzhgimin e thjeshtë dhe të thatë të sendeve e shkrimeve historike por rindërtonte jetën e të vjetërve dhe mirkuptue qëllimet bujare të misionit të tij shkencor, i kanë dhanun gjithmonë ndihmat ma të mëdhaja dhe të mundshme, tuj i lejue që të lidhi atë marrëveshtje arkeologjike italo-shqiptare, e cila nuk ishte njohja e parë italjane e kërkimeve në Shqipni, por dhe një peng bujar e i sinqertë për miqësinë që lidhte dy Kombet e Adriatikut. -Ugolini të cilin unë e njihja fare mirë, sepse kishte punue në kohat më të vështira të jetës së tij-dashuronte sinqerisht Shqipërin. Dëshira ma e madhe e tij ishte që të vleftësonte Shqipërin në fushën e studimeve dhe kërkimeve shkencore, e me anë të mundimit të tij si kërkues me i tregue botës bujarin e tokës shqiptare. Kërkimet me karakter prehistorik që ai bani, i dhanë provën praktike t‘asaj që kishte mendue. Ardhja e illyrëve në Shqipëri konsiderohet prej Ugolinit fillimi i epokës protohistorike nga e cila nuk kemi dokumenta të mjafta e të qarta për shkak të njoftimeve t‘ona të pamjaftueshme mbi Shqipnin, të cilat tuj ndjekë shembulli e ndritur të treguese nga i ndyeri Ugolini, me kërkime e gërmime ma të mëdhaja, do të plotësohej që edhe qytetrimi illyrik të njihet aq mirë sa njihen qytetnimet grek e romak.

Varrezat e vjetra të gjetura në Koman

Një provë e pamjaftueshmënis së njoftimeve t‘ona na jipet nga varrezat e Komanit, sendet zbukuruese të vorreve të së cilës megjithëse i përkasin pjesës ballore e zbukuruese protohistorike, kronologjikisht i përkasin një periudhe shumë ma të vonshme; kështu ato nuk na japin veçse një tregim të thatë të qytetnimit që përfaqësojnë. Asht një fenomen tipik pseudo-arkaizmi i cili tregon se disa fise illyrike që banonin në mes malesh vazhduen të përdorin sende prehistorike edhe kur në vendet e tyre kaluen legjionet romake; e në të vërtetën e disa vorreve të Komanit kanë datë absolute shekullin III e V mbas Krishtit; sepse përveç materialit thjeshtësisht illyrik, aty janë gjetun edhe monedha romake të kohës së vonshme të perandoris, e sende të tjera që lejojnë me datue të shekullit III ose V-të të gjithë pajisjen e vorrit. Me plot arsye Ugolini thotë se ky fakt tregon nji shpirt besnikërije që takohet jo vetëm në Shqipërinë e Veriut, por edhe në atë të Jugut. Në vërtetim të kësaj, paraqet dy shembulla skulpture që përfaqësojnë fytyra femnore njena prej këtyne nji bust i Fingjës nga koleksioni "Vlora", e tjetra asht përmendorja e famshme që sot fatkeqësisht ka humbur, e mbiquajtun "Vasha e Vlorës". Që të dy këto vepra, të punura, e para në periudhën romake dhe e dyta në atë greke, tregojnë besnikërinë e personave që aty janë përfytyrue me veshje illyrike me gjith që në të asht paraqitun edhe moda e mënyra e veshjes e sjellun prej grekëve. Sot këto shembulla nuk janë ma të vetmet, sepse dy të parave i kam shtue edhe tre të tjera e padyshim nga gërmimet e tjera do t‘arrihet me pasun edhe të tjera akoma. Këto skulptura tregojnë se illyrët banoshin edhe në Shqipërinë e Jugut, sikurse asht provue edhe nga zbulimi i fibule-ev i tipit illyrik në Feniki (bëhet fjalë për Finiq-in, shënimi ynë), dhe në Butrint.

Libri i Ugolinit, me rëndësi për shqiptarët

Libri i Ugolinit ka një rëndësi të madhe për shqiptarët, sepse jo vetëm asht një libër i shkruem për me ilustrue antikitetet e Vendit, ose për me i tregue një itinerar turistik personave inteligjente, por sepse vërteton, në bazë të dokumentave që arkeologjia i ka dhanë autorit, se populli shqiptar ka unitetin e vet ethnik dhe se raca e tij asht një nga racat ma të vjetra t‘ Europës. Tue pa se në vende të ndryshme takohen të njëjtat gjurma, mund të arrihet sigurisht në vërtetim se në të gjithë këtë tokë, në një kohë të caktueme banoi një popull i vetëm. Ugolini vën në dukje lidhjet ndërmjet illyrëve dhe banorëve të Italisë jugore. Arkeologjikisht, glotologjikisht asht provue edhe s: përveç dëshmitarëve të tjera të traditave letrare, një pjesë e illyrëve duke kaluar Adriatikun emigroi në Italinë e jugut ku dhe gjeti kushte kulture ma të mira dhe ma të përparueme. Këto njoftime vërtetohen edhe nga legjendat. Kështu Plini tregon se edhe Peuçeci me 9 vajza illyriane u martuan dhe prej ktyne lindën 12 fise të Puglies. Simbas Erodotit, Euganejt e Venedikut ishin prej fisi illyrian, e ma në fund simbas Apianit, i qyejtuni Illir ishte biri i Polifemit, ciklopi siçiljan që banonte nën malin Etna, të Siçilis. Studimet glotologjike të bazueme toponamstikë dhe onomastikë japin edhe shumë prova të tjera mbi marrëdhëniet e këtyne dy vëndeve; por natyrisht Ugolini në një vepër me qëllim përhapjeje nuk mundet me u thellue në veçorina shkencëtore e kështu asht kufizue me tregue, e me përmënd vetëm legjendat që janë gjithnjë të dalin nga populli e që pak a shumë e kanë një themel saktësije. Nga ana tjetër nuk duhet me u habitë sepse banorët e Shqipnis së Vjetër janë kthye e kanë kalue në Itali sepse detin që ndan asht i ngushtë sa që mjaftojnë disa orë lundrimi e prandej në vënd që të funksionojë si nji mjet ndamjeje, shërbente si udhë e marrëdhanjes. Mbi afërsin e Italis edhe Virgjili në dy rreshtat që po riprodhojmë flet mbi udhëtimin e Eneut: "Provehiunur plago virna ceramica iuxta mide iter Italian / carsusqyenbrevissimus midis". Një libër përhapjeje sikur natyrisht nuk mund të kufizohet në një periudhë të vetme historike e në të vërtetën, libri në fjalë përmbledh edhe periudhën klasike e mesjetare ashtu si shohim edhe titullin e volumit "Antica Albania nelle richerche arceheologiche". Këto kërkime janë drejtue në të gjitha fushat periudhave kufi e nga ana tjetër janë spjegue me një qartësi të çuditshme.

vazhdon.......

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Re: Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 1:26 pm

Zbulimet, dëshmi e marrëdhënieve kulturore me Italinë

Mbasi përmënd kolonizimin e ekorinthiave-korifiotëve të Pojanit e të Durrësit e mbasi vëren se këto dy qytete jo vetëm janë themelue prej kolonuesave, kalon dhe shqyrton artin tuj vrejt se edhe për periudhën greke, vërtetohet ajo që asht vërtetue në epokën e mëparme protohistorike, d.m.th. vazhdimi i marradhënieve kulturore me Italin. Tue përshkrue një votiv të Vlorës, ku përfytyrohet një hyjni e ulur në fron që merr nji dhuratë nga një njeri, shënon karakterin e saj shumë të stërhollët dhe të përngjashme me tavoletrat e Locer-it e Epizefiri të Kalabrisë si për subjektin ashtu dhe për artin e tyre. Gërmimet tue qenë se ishin porsa të fillueme në kohën kur u shkrue libri, Ugolini nuk paraqet shembulla të tjera të përgjashme, ndërsa sot na njofim shumë të tjera që provojnë gjithnjë e ma mirë ma shumë marrëdhanjet e mira e kulturore ndërmjet dy Vëndeve të Adriatikut; ndërmjet atyre ma karakteristike janë stelat e Pojanit, mënyra e zbukurimit e së cilës rrjedhin ma tepër nga qyteti italian Taranto; të tjera rrjedhje nga tavoletat e Locri-t përmbahen nga tavoleta të njëllojta të Durrësit. Merita ma e madhe e Ugolinit asht ajo se kuptoi me njiherë me gjithsej kishte në dispozicion pak shembulla, ekzistencën e marrëdhanjeve artistike ndërmjet qytetnimeve të vjetra shqiptare e italjane.

Zbulimet e qyteteve ilire

Në fletët e bukura të librit të arkeologut të ndyer, nji mbas nji në një film kalojnë përpara syvet të lexuesit qytetet e motshme greke e illyriane: pranë Plloçës, identifikimi i të cilit u propozue nga Patsch-i, u vërtetue definitivishjt nga ai vetë me ndërmjetësi të një studimi të kujdesëshëm; Lissos, themelue nga sirakuzanët pranë Leshit, Byllys, në Gradishtë, pranë Hekalit, Avloa (Vlora); Orichum (Pasha Liman); Chimara (Himara); Panormos (Porto Palermo); Butrotum (Butrinti); Phoeniche (Feniks); Orchesums (Saranda); Scodra (Shkodra); Bassania (Plana o Bëdhana). Në një mënyrë të veçantë thellohet ma tepër në tregimin e atyre qyteteve që janë zbulue ose që janë qitë në dritë për hir të studimeve të tija; Feniki e Butrint. Asht shumë interesant me lexue faqet që flasin mbi identifikimin e Feniks; këtu përsëritet mallëngjimi i zbulonjësit i cili i kureshtun prej një gjaje që gjindet në majën e kodrës shkon atje nalt dhe aty e konstaton se ishte fjala për një rreth muri, një nga më të forta që Epiri njifte; mbi të cilat ishte rritë një dafinë "larurus-nobilia", si shenjë madhështije mbi shkretëtirat e një qyteti të vjetër. Përshkrimi i gërmimeve dhe i përmendoreve të zbulueme, na jep një mendim mjaft të qartë të punimeve të kryeme, megjithë se nuk përmend veçoritë dhe karakteristikat e çdo njenit prej tyne ashtu si ka ba po ky autor në librin e vet "L‘akropoli di Fenice", gja krejt natyrale me që ky botim ishte një libër shkencor. Veçanërisht interesante asht tempulli i vogël që për gjasin (ngjashmërinë, shënimi ynë), e tij analoge me të shenjtorëve ma të famshëm të Greqisë, quhet "Thesauros", i ndërtuem afërsisht në shekullin e IV para Krishtit, në kohën bizantine, u kthye në një baptister sikurse e provon ena për kungimin mbrenda në ujë e "kolumbithria", e cila u përdorte prej të krishtenëve në kohë të vjetër e që sot përdoret nga orthodoksët. Por kazma-ja e pamëshirëshme nuk qiti në dritë vetëm vepra greke, por edhe gjurmat e Romës u kërkuen, u gjetën dhe u qitën në dritë. Kështu u zbuluen dy depozita të madha uji, nji banjo dhe disa ambiente publike. Në fushën artistike gërmimet qitën në dritë reliefa dhe skulptura të kohës greke si dhe të kohës romake. Veçanërisht interesant ka qenë gërmimi në varreza nga të cilat u nxorrën sende illyriane e greke, përveç atyre romake e ndërmjet dhjetave një mbishkrim relativ me një sirakuzjan i cili sigurisht do të kishte pasur nvanë vend në qytet. Përveç epokës klasike kërkimet janë shtye edhe për epokën prehistorike e për kohën bizantine, e për të dyja këto kohra janë nxjerrun dëshmira mbi jetën e qytetit, ose s‘pakut asht mundun me pasë ndonjë send tjetër që i përket periudhës prehistorike.

Programi i Ugolinit për kërkimet në Shqipëri

Programi i Ugolinit si Kryetar i Misjonit Arkeologjisë Italjane ishte me ba kërkime në vende të ndryshme të Shqipnis, e për këtë arsye mbas dy fushatash gërmime të kryeme në Feniki (Finiq, shënimi ynë), në vjetin 1926 dhe në 1927, më 1928, transportoi çadrat e tija në Butrint. Në periudhën në të cilën u shkrue ky libër, gërmimet e Butrintit ishin akoma në fillimet e tyre, por n‘atë kohë ishin pasë qenë zbulue shumë përmendore e një sasi skulpturash të mjafta me rëndësi. Me një entuziazëm të vërtetë Ugolini, përshkruen një portë të madhe në muret e qytetit, forma e të cilit është e njajtë me ato që Homeri i atribuon portësë Shea të qytetit Troja; gjetësi nuk dyshoi se edhe këtu ishte fjala për Portën Shea të Trojës së Re, e këndyeme rishtaz prej Virgjilit e pikërisht kët emën i dha. Sikurse edhe ai vetë shkruen në parathanjen e librit të tij të botuem mbas vdekjes së tij mbi Butrintin (L.M. Ugolini: "Butrinto mito di Enea, gli scavi", Roma 1937), autori përpara rrënimeve të këtij qyteti që puna e dhe vullneti i tij e qitën në dritën, me përsëritjen e rreshtave të Virgjilit, provoi një mallëngjim të njajtë me atë që ndie Schilemann i cili i fryemzue nga rreshat e Homerit kishte zbulue Micenën, e pasun në ar dhe vorret e Artrideve; në të dy këto veprime, besim i njajtë qe ai që i shtyni për me gjetë një gja të vetme. Njeni prej gërmimeve ma të interesantëshme e ma shumë prodhonjëse qe ai që u ba në fund të një muri madhështor romak, i dekoruem me harqe e llonxhe e cila në një kohë të parë u mendue se ishte fjala për një llixhë publike - kur gërmimet e shtynë ma andej - u konstatue se s‘ishte fjala për skenën e theatrit, ku u gjetën edhe ma shumë skulptura ndërmjet të cilave ma e vlefshmja asht pa dyshim ajo që mori edhe një famë të madhe, asht me emnin "Hyjnija e Butrintit", e cila ndonëse nuk asht vepra e Praksitelit sikurse u pat qenë mendue në fillim, asht nji vepër shumë e bukur dhe e dalun nga dora e nji nga ma të afërtit të shkollës së tij.

Zbulimi i Baptisterit

Nja tjetër zbulim që meriton të përmëndet, asht Baptisteri. Në një pjesë tjetër të librit Ugolini tregon ngjarjet historike ndërmjet të cilave Roma, që në fillim u shtërngue të luftojë kundra illyrianve sepse ishin bashkue këta me maqedonasit, mbasi mundi në betejën e Pidnës maqedhonasit në vjetin 168 para Krishtit u ba aleatja dhe mbrojtsja e tyre. Ndërsa grekët pushtojshin brigjet e detit dhe themelojshin limane tregtare, romakët shtyheshin në vende edhe ma të mbrendëshm, e tue ndërtue rruga, përmendore etj, e çdo vepër tjetër arti. Ndërmjet veprave publike përmendet Via Egnatia, arteria rrugore e përmendun me dy degë që fillofshin në Pojan e Durrës bashkoheshin në Clodiana (Peqin) tue kalue nëpër Skampa (Elbasan), tue vazhdue deri në Selanik në shek. e IV mbas Krishtit, po në këtë shekull arrijti deri në Konstandinopël. Tue vazhdue në përshkrimin kronologjik të vepravt të vjetra në Shqipëri, shohim monumente të ndryshme bizantine ndërmjet të cilave ma me famë kisha e Mesopotamit pranë Fenikit, plot me vepra të Rëndësishme. Tue vazhdue librin, shohim edhe gjurma të veprave venecjane. Kështjella, rruga, limane, ura-sjellëse dhe vepra të randësishme publike të tjera. Libri përfundon me lavdërimin edhe kujtimin e heroit kombëtar, Skënderbej dhe luftat e tyre kundra pushtuesit; luftë dhe gjestet e të cilit trashëguen nga i gjith populli shqiptar. Librit i shtojnë një randësi edhe më të madhe, fotografitë e ndryshme që ilustrojnë volumin e që janë ba nga dora e vetë autorit.



Mosmirënjohja

Pas 1945-ës e deri më sot, asnjë vlerësim për zbuluesit e Butrintit

Vetëm Mbreti Zog i ngriti monument Ugolinit në Butrint

Ashtu sikurse dihet tashmë, gërmimet e para në qytezën antike të Butrintit e kanë zanafillën në dy dekadat e para të shekullit të kaluar, kur qeveritë shqiptare të asaj kohe lidhën një sërë marrëveshjesh me qeverinë italiane, e cila kishte të bënte me ardhjen në Shqipëri të një misioni arkeologjik italian, i cili do të kryente studime dhe gërmime arkeologjike në Shqipëri. Ekspedita e parë italiane që erdhi asokohe në vendin tonë në kuadrin e kësaj marrëveshjeje me qeverinë italiane, ishte ajo që kryesohej nga Luixhi Maria Ugolini, një prej profesorëve të famshëm të arkeologjisë italiane, i cili ishte mjaft i njohur edhe në qarqet akademike evropiane. Ekspedita e tij në Shqipëri, (apo më saktë misioni arkeologjik italian në Shqipëri) zgjati për më shumë se një dekadë (nga fillimi i viteve ‘20 deri në fillimin e viteve ‘30) dhe gjatë asaj kohe arkeologu i famshëm italian në gërmimet e tij bëri një sërë zbulimesh me vlera të mëdha jo vetëm në Butrint, por edhe në Apoloni, Pojan etj. Përveç gërmimeve arkeologjike, Ugolini bëri dhe një sërë studimesh për Shqipërinë, të cilat i botoi në atë kohë në disa libra. Por ai nuk mundi ta çonte deri në fund punën e tij në Shqipëri, për shkak se humbi jetën nga një sëmundje e malaries në fillimin e viteve ‘30. Punën e veprën e Ugolinit e çoi më tej, bashkëpunëtori i tij i ngushtë, profesori tjetër italian i arkeologjisë, Piero Marconi, i cili punën që kishte nisur së bashku me Ugolinin në vitet ‘20, e vazhdoi deri në vitin 1938, kur dhe ai humbi jetën në një aksident ajror në Itali, ku ishte duke udhëtuar për arsye të punës në Shqipëri. Por puna, mundi, djersa dhe gjithçka tjetër që Ugolini dhe Markoni dhanë për Shqipërinë e pasurinë arkeologjike të saj, janë lënë në harresë, duke u mbuluar nga pluhuri i kohës. Duke përjashtuar Mbretin Zog, i cili, veç të tjerash, i ngriti dhe një monument të madh Ugolinit në Butrint, (por që u prish pas ardhjes së komunistëve në pushtet), nga viti 1945 e deri më sot, asnjë vlerësim tjetër nuk është bërë për ta, si nga shteti shqiptar, ashtu dhe nga studiuesit, historianët e specialistët e arkeologjisë shqiptare. Madje jo vetëm kaq, por gjatë viteve të regjimit komunist, ata konsideroheshin si vjedhës të veprave dhe monumenteve të arkeologjisë shqiptare.

gazeta shqip-14 07 2007

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

SHQIPTARET, PJESE E HISTORISE SE FORMIMIT TE ODESES

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 1:33 pm

SHQIPTARET, PJESE E HISTORISE SE FORMIMIT TE ODESES

Linguistja dhe historiania ukrainase, Nadjezhda N. Gicko-Shamova, hedh dritë mbi kontributin e shqiptarëve, përkrah kombësive të tjera, në zhvillimet historike të formimit të rajonit të Odesës në Ukrainë. Bazuar në lidhjet e saj me Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë periudhës 1955-1960, si dhe në fakte historike e referenca letrare të kohës, znj. Gicko-Shamova përshkruan me një ndjenjë dashurie e me realizëm figurën e shqiptarit dhe rolin e tyre në hedhjen e themeleve të këtij rajoni të pasur buzë Detit të Zi. Mendimet mbi historikun e themelimit të Odesës, znj. Gicko-Shamova i shtjellon gjerësisht në esenë e saj historiko-letrare "E njoh vendin...", dedikuar vendlindjes së saj, Odesës, botuar në ukrainisht në vitin 2004, në Odesë, Ukrainë. Një kopje të kësaj eseje, autorja Gicko-Shamova ia dhuroi me dashuri dhe në shenjë respekti për shqiptarët ish-ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, z. Sokol Gjoka. Ja çfarë shkruan znj. Gicko-Shamova, ndërmjet të tjerash, në esenë e saj:

Në këtë ese të shkurtër historiko-letrare bëhet fjalë për atë rajon, që shtrihet veçmas kryqëzimit të rrugëve botërore. Çdo lloj ngjarje që ndodhte në botë, në vendin tonë dëgjohej si jehonë. Për këtë cep të rruzullit askush nuk e shkroi historinë konkretisht dhe të dhënat për këtë vend na u desh t‘i mblidhnim pak nga pak, e kur u mblodhën atëherë para nesh u shfaq një histori çuditërisht interesante.

Historia e vendit tonë është e lidhur ngushtë me historinë e rajonit të Novorosiskut, pasi vendi ynë shumë kohë përpara ishte pjesë e këtij rajoni. Apollon Skalkovski, historiani i parë që studioi rajonin e Novorosiskut në librin e tij me titull "Gojëdhëna për rajonin e Novorosiskut", shkruan: Nëse si fillim i jetës së Novorosiskut do të merrej themelimi i Ukrainës në vitin 1731, atëherë e gjithë historia e saj do të zinte pak më shumë se një shekull. Dhe kjo, për vetë faktin se jetë ka pasur edhe në këtë rajon të vogël. Ne do të njihemi edhe me të. Fillimisht, si ka qenë ai shumë kohë përpara. Më pas do të njihemi me jetën në kohët në vazhdim.

Në librin e tij të dytë, kushtuar rajonit të Novorosiskut, A.Skalkovski shkruan për rajonin tonë. "Në jug të Perandorisë Ruse, mes grykës që formon Duna me kufijtë perëndimorë ukrainas, shtrihet një shesh i gjerë i Rrafshinës, i pasur dhe pjellor nga natyra, pothuajse i zhveshur, i cili këtu njihet me emrin Stepë. Larg nga Evropa, madje e formuar larg pjesës tjetër të botës ruse, kjo stepë e mbuluar me një sërë lumenjsh të ndryshëm, përrenjsh, e mbuluar me kodra të panumërta, ka qenë e populluar që në lashtësi". Ku është vallë kjo stepë pjellore? Ku janë lumenjtë? Por ky vend i bekuar ka vuajtur nga sulmet barbare të të ardhurve - përgjigjet A.Skalkovski në librin e tij. Për cilin vend të bekuar do të flasim? Le të kalojmë për bregun e majtë të grykëderdhjes së Dnjestrit dhe lumenjve të tij deri te fari.

Vendi ynë në të kaluarën

E njoh vendin ku gjithçka merr frymë lirshëm,

ku lumenjtë janë më të pastër se argjendi...

N.Nekrasov

Odesa shtrihet në brigjet perëndimore dhe jugore të Detit të Zi, në lumin Dnjestr dhe përgjatë grykëderdhjes së tij. Nga burimet që nga lashtësia dihet se në ato kohë bregu jugor e pjesërisht ai verior i Detit të Zi ka qenë i pabanuar, pa marrë parasysh fiset endacake, të njohur për barbarinë e tyre. Në një dokument historik thuhet se kolonia e istrianëve ka ekzistuar në bregun verior të Detit të Zi që në kohën e perandorit Adrian e se qyteti Istris dhe Karp u shkatërruan kur ishin nën perandorinë e Maksimilianit, d.m.th. rreth viteve 38 pas lindjes së Krishtit.

Në librin "Rusia piktoreske" shkruhet: Gjeneza e kolonive në bregun e Detit të Zi kryesisht i takon shek. VII-VI para lindjes se Krishtit. Vizitorët e parë në bregun e Detit të Zi ishin grekët, më pas hunët, bullgarët, ugrët, bizantinët, hazarët, italianët, tatarët, turqit. Rreth kësaj shkruan gjithashtu dhe historiani i qarkut të Odesës I.Stjempkovski: "Dihet se grekë të shumtë që në lashtësi popullonin brigjet veriore të Detit të Zi. Monumentet e Hersonit dhe Pontekapit, të trashëguara nga rrënojat e Olvisë, shërbejnë si një dëshmi e mirëfilltë për vendndodhjen e vërtetë të atyre kolonive. Kuptohet se të gjithë qytetet e ndërtuara nga grekët në bregun e Detit të Zi, ne, edhe në ditët e sotme, nuk i njohim. Shpërndarjen e kolonive greke historianët e shpjegojnë me faktin se grekët kërkonin koloni të reja, synonin zgjerimin e hapësirës së tyre të jetesës. Prandaj, ata në ato kohë praktikuan udhëtime. Gjatë këtyre kërkimeve grekët u vendosën me vështirësi në brigjet e Detit të Zi.

Ekziston një lloj legjende: "Deri para argonautëve askush nuk mund të depërtonte në Detin e Zi. Hyrjen në Bosfor e mbyllnin shkëmbinj të çrregullt. Në hyrje të kësaj ngushtice ngriheshin dy shkëmbinj, që nuk lejonin të futeshin anijet në det. Ata bashkoheshin në një pikë dhe kur kalonin anije i dëmtonin ato. Argonautët me këshillë të profetit Fipija lëshuan para vetes pëllumba. Shkëmbinjtë u bashkuan, u thërrmuan dhe mbetën përgjithmonë kështu. Që nga ajo kohë rruga detare u hap. Historianët e lashtësisë Strebon dhe Polibi i përmendin këto shkëmbinj në hyrje të Bosforit. Prandaj, legjenda e ka një bazë reale. Në Bosfor, në të vërtetë ka disa shkëmbinj, të cilët veçanërisht në kohë me stuhi, mezi vihen re. Mes këtyre shkëmbinjve ka pasur dy dalje: një e rreme, pak e dukshme, ndërsa tjetra e drejtpërdrejtë, por përsëri e vështirë për t‘u gjetur. Lundërtarët që nuk e njihnin mirë këtë rrugë rrëshqisnin dhe mbyteshin. Kjo ishte arsyeja që argonautët Detin e Zi që i priste kaq keq e quajtën Ponto Aksinski (deti jomikpritës). Kur i kaluan të gjitha pengesat dhe zbuluan sekretin e "shkëmbinjve dinakë", atë e quajtën Ponto Evksinski (deti mikpritës).

Po përse pa pritur detin Evksinski filluan ta quajnë Deti i Zi? Për këtë ka disa variante. Le të marrim njërin nga ta. Fjala "i zi" lidhet me fjalën iraniane "akshajnje", e cila kur përkthehet do të thotë "i errët, i zi". Nga kjo fjalë grekët nxorën fjalën "aksajnje", ndërsa më vonë "aksinski", e prej këtej doli emërtimi "deti Aksinski" që gjatë përkthimit do të thotë i Errët dhe në të njëjtën kohë i Zi. Grekët në këto fjalë përfshinë dhe fjalën "i errët" në kuptimin jomikpritës. Historiani i njohur Strebok, lidhur me këtë shkruan: "Ky det ishte i palundrueshëm dhe quhej Aksinski, për shkak të tufaneve dimërore dhe egërsisë të fiseve, veçanërisht të skifëve, sepse këta të fundit i vrisnin të huajt, i hanin mishin, ndërsa kafkat i përdornin në vend të kupave". Vetëm me këto kushte ata ngrinin qytetet dhe kështjellat e tyre. "E gjatë shekullit VI para e.s. brigjet veriore dhe lindore të Detit të Zi mbuloheshin nga një varg i dendur qytetesh e kolonish të grekëve të lashtë. Ndërsa në ultësirat e Tirsës (Dnjestrit) lindi Ofiusa Nikonij"...

Qytetet e ngritura greke ekzistonin si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me fiset vendase. Kjo është arsyeja pse kultura dhe mënyra e jetesës së grekëve të vjetër nuk mund të mos linin gjurmë në jetën e popullsisë paqësore, edhe pse marrëdhëniet mes fiseve paqësore dhe grekëve jo gjithmonë ishin të qeta. Kryesisht ka pasur përplasje, për shkak të barazisë së ekzistencës. Në kohë paqeje, fiset vendase dhe grekët merreshin me agrokulturë, me blegtori, gjueti, me artizanate, me tregti. Grekët sillnin zbukurime, enë të shtrenjta, sende luksi, erëza e në shkëmbim të tyre merrnin bukë, peshk, lëndë të parë për bujqësinë etj. Interesi për tokat tona u rrit gjithnjë e më shumë. Për këto toka filluan të interesoheshin jo vetëm tregtarët dhe lundërtarët, por edhe shkencëtarët, historianët, gjeografët. Kështu, nga të dhënat e historianëve dhe gjeografëve të lashtësisë u bë e njohur se niveli i Detit të Zi ishte më i ulët në krahasim me detet Marmara dhe Mesdhe. Prandaj, për një kohë të gjatë, Deti i Zi konsiderohej liqen dhe uji në të ishte i ëmbël. Kur deti u ngrit në nivelet e sotme u përmbytën banorët bashkë me qytetet bregdetare.

Tek A.Skalkovski ne gjejmë këtë shënim: Pas grekëve "…pjesa jugore e rajonit të Novorosiskut, nga Oçakovi, duke filluar nga Haxhibej e më poshtë deri në Dnjestr dhe portet e tij ishin nën pushtetin e turqve". Turqit ishin "…armiq të betuar, dinakë, të pathyeshëm, dëmprurës si polipi, të rigjeneruar pas prishjes". Edhe turqit nuk kishin marrëdhënie të mira me vendasit. Ata vazhdimisht zhvillonin luftëra midis tyre. Fiset vendase janë fise endacake e më pas banorët e Zaparozhnjës ruajtën kufijtë, por ata nuk zhvillonin beteja me turqit si forca të organizuara. Lufta e tyre me turqit kishte karakterin e sulmeve dhe goditjeve të papritura. Këto sulme gjithmonë ndillnin luftën me Poloninë. Turqit nuk shkuan më tej në Evropë, pasi i trembeshin një prapavije kryengritëse. Kështu, banorët e Zaparozhnjës luajtën rolin e tyre të madh historik në luftën me pushtuesit dinakë. Por, nga viti 1788 jugun e Novorosiskut filluan ta çlironin trupat ruse dhe "…me ndërhyrjen ruse ky rajon fitoi paqen".

Popullimi i vendit tonë

Historiani i parë i vendit tonë, A.Skalkovski, shkruan: "Në jug të Perandorisë Ruse, mes grykës së Dunës dhe kufirit perëndimor ukrainas shtrihet sheshi i madh i rrafshinës, i pasur dhe pjellor nga natyra, pothuajse i papyllëzuar, i cili quhet Stepë. Larg nga Evropa e kulturuar, e larguar madje edhe nga bota tjetër ruse, kjo Stepë, e mbuluar kryesisht me lumenj, përrenj, me bregore të panumërta, në lashtësi ishte e papopulluar, e pazhvilluar, shërbente si strehë vetëm për popujt endacakë, ose si fushë beteje për kozakët trima. Kjo stepë, në gjysmën e parë të shek. XVII, ishte një shkretëtirë e vërtetë dhe sipas disa dokumenteve, me këtë zonë identifikonin Zaparozhnjën ose disa vende kufitare me Dnjeprin. E kujt ishte Ukraina atëherë? Kjo është e vështirë të përcaktohet. Tri shtete, të fuqive krejt të ndryshme, kishin pretendime ndaj saj.

Nga Perëndimi, në cilësinë e princave të mëdhenj lituanez, sipas të drejtës së fituar në shek. XVI, ndërsa më vonë me hyrjen në fuqi të traktateve të bëra me Turqinë në shek. XV-XVII princat Olgerd, Kejstut ose Vitovt, e konsideronin veten zot të gjithë rajonit që shtrihej nga liqeni Ovidijev deri në Oçakov". Nga shumë dokumente ne mësojmë se në lashtësi nga këto anë jetonin popuj endacakë. Më pas u dukën grekët, të cilët u zhdukën me ardhjen e turqve. Duke studiuar dokumentet, ne mësojmë se pas periudhës helene në vendin tonë erdhën popuj të kombësive dhe të klasave të ndryshme: ukrainas, moldavë, rusë, bullgarë, fshatarë, mikroborgjezë, endacakë, të pastrehë dhe pronarë të vegjël tokash. Faktikisht, territori ynë fillon të popullohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar nga koha e çlirimit të këtij rajoni nga zgjedha turke, prandaj dhe të dhënat më të plota dhe më të detajuara për popullimin e vendit tonë i takojnë pikërisht kësaj periudhe.

Fillimisht popullimi ishte spontan. Në stepat e lira u dyndën, kryesisht bujkrobërit, pasi u liruan nga skllavëria. Ja çfarë shkruan lidhur me këtë V. Zagorujko: "Kreu i Zaparozhnjës, të cilin qeveria e ngarkoi të luftonte kundër arratisjes në stepat ukrainase të bujkrobërve, nxori urdhra për kapjen e të arratisurve. Mirëpo, duke qenë të interesuar për krahë pune, jo vetëm që nuk u pengua arratisja, por vetë i joshën bujkrobërit e Levoberjezhnit dhe i strehuan ata". Por ky është një popullim spontan.

Kur "Rusia u bë një nga shtetet më të fuqishme të botës, filloi të çlirohej jugu i vendit", filloi të bëhej një popullim më i organizuar i vendit tonë, veçanërisht u popullua periferia e qyteteve - porte të reja si Hersoni. Nikollajevi e më pas Odesa. Ja përse historia e popullimit të vendit tonë lidhet ngushtë me historinë e çlirimit të tij.

Më vonë u bë popullimi i tokave tona me të huaj. Popullimin e tokave ruse me të huaj e filloi Pjetri. Ai ftoi serbët të ishin pjesë e popullsisë në Rusi, të cilët shquheshin si kavalierë të famshëm. Me ta u organizuan regjimentet kusare.

Serbët emigruan me familjet dhe kur filluan të çliroheshin tokat e jugut, d.m.th. në rrethinat e Odesës, ato u vendosën në ultësirat e Dnjestrit. Popullimin e tokave tona me të huaj e vazhdoi Ekaterina. Pasi hipi në fron, Ekaterina II nxitoi t‘i bënte të ditur Evropës, më datë 14 dhjetor 1762, se "Rusia hap dyert e veta të mikpritjes dhe ofron fushat e veta pjellore për furnizimin me ushqim, madje edhe për gjysmën e Evropës". Ajo iu drejtua madje gjithë rusëve që jetonin jashtë kufijve, duke braktisur vendin për arsye të ndryshme, që të ktheheshin lirisht, pa frikë, në shtëpitë e tyre të mëparshme ose të zgjidhnin qytete të tjera, ku tokat ishin me bollëk, ndërsa gjithë të huajve u bëri thirrje të vinin në Rusi dhe të vendoseshin aty ku dëshironin. Ky rregull për migrimin dhe emigrimin u bë ligj dhe për Novorosiskun. Kështu filloi dhe kolonizimi i parë ushtarako-agrokulturor me të huaj në Stepë. Bashkë me koloninë ushtarake aty filluan të vendoseshin edhe bullgarët, që kohët e fundit kishin dalë nga zgjedha turke. Fillimisht ata donin të vendoseshin në Poloni, por pasi morën vesh për favoret e Ekaterinës II që u bënte atyre që besonin në një fe, nxituan për në Novorosisk. Para se të populloheshin tokat e reja, qeveria ruse, që në vitin 1752, ngarkoi kolonelin Kapnist dhe kolonelin inxhinier Djebokset "të përpilonin hartën e detajuar të rajoneve ruse dhe atyre përtej Dnjestrit 2". Shpejt u paraqit "harta e përgjithshme, që përfshinte përshkrimin nga Kievi nëpër lumin Dnjepër e deri në Oçakov dhe nëpër Stepë deri në detin Azov me shënimin e linjës Ukrainase 3" , që ishte "miratuar me një akt të lartë dhënë Kroacisë, më datë 22 janar 1752", nëpërmjet të cilit u miratua fillimi i vendosjes së serbëve (edhe gjatë Pjetrit I) dhe gjatë sundimit të Ekaterinës II. Popullimi i tokave jugore vazhdoi për disa vite. Në Kiev u krijua një komision i veçantë për emigrimin dhe për mbushjen e tokave me emigrantë. Autoritetet e Novorosiskut, që merreshin me emigrimin, i pranonin të gjithë ata që dëshironin të popullonin tokat e reja. Nuk dihet pse kjo ishte e ndaluar për polakët.
vazhdon....

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Re: Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 1:33 pm

Duke e shfaqur veten si një mikpritëse e kujdesshme e Rusisë, Ekaterina nuk harroi dhe izraelitët, "të padurueshëm në të gjithë Novorosiskun". Me anë të një urdhri më datë 16 nëntor 1760, ajo u dha të drejtën e shtetësisë të gjithë izraelitëve që kishin emigruar në rajonin e Novorosiskut. Të gjithë emigrantëve iu bënë lehtësime të mëdha. Ata "morën ndihma në para nga arka e shtetit, bukë dhe madje kishin të drejtë të merrnin dru në Daçаt publike", madje i përjashtuan nga taksat për 30 vjet. Qeveria, duke iu frikësuar zjarreve që ishin aq shkatërruese në vendet ku shtëpitë ndërtoheshin prej druri dhe duke kursyer drutë që në Novorosisk ishin me pakicë, kërkonte që shtëpitë të ndërtoheshin mundësisht prej guri. Por, meqenëse në rajonin tonë nuk kishte as dru as gurë (ende në Odesë nuk ishin hapur katakombet), shtëpitë i ndërtuan me argjilë. Gërmuan një rreth të madh toke, derdhën në të ujë me bollëk, e shtruan me çimento dhe kashtë dhe e përzien mirë. Këtë e quajtën çamur. Kjo fjalë është me prejardhje shqiptare (nga autori: ça-ndërtoj, çaj-mur- mur). Zakonisht në këto çamure mblidheshin grupet folklorike. Fjala "ça" në gjuhën shqipe do të thotë: ndërtoj, pres, çaj; fjala "mur" përkthehet mur dhe së bashku do të thotë "ndërtoj mur". Nga ky argjil bënin rula, me të cilët modelonin shtëpinë. Më pas, në të gjithë fshatin filluan të ndërtonin çamure të ndërtuara ndryshe. Këto shtëpi ishin më të thjeshta, më të ngrohta dhe të qëndrueshme deri në 100 vjet. Edhe pse emigruan shumë njerëz në Novorsijsk vend kishte me bollëk. Nga maja e Ingulës deri në det mbeti një hapësirë e pamasë e Stepës, e prandaj emigrimi vazhdoi deri në vitin 1823.

Popullimi u bë kështu: një pjesë e Ukrainës u popullua deri në Pjervomajsk, më pas shkoi përtej Bugut deri në Dnjestr, e më pas përtej Dnjestrit, në Besarabi. Në Besarabi emigrimi u bë vetëm atëherë kur në perandorinë e Aleksandrit I në vitin 1806 Turqia (përfundimisht) i dha Rusisë Besarabinë 2. Përveç kësaj, duke shpëtuar nga tiranët e vet, në vendin tonë u turrën të varfrit nga Polonia, Bullgaria e Moldavia. U krijuan të ashtuquajturat ferma të lira. E në fund të gjysmës së dytë të shek. XVII, në tokat tona u krijuan kolonitë afër Dnjestrit dhe afër Detit të Zi. Në vitet ‘70-‘80 të shek. XVII me këtë masë emigrantësh u bashkuan edhe grekët e shqiptarët. I gjithë ky popullim përbënte dhe embrionin e pjesës së re të rajonit të Novorosiskut.

Nga të gjithë emigrantët unë do të ndaloj më hollësisht në ata që vinin nga Greqia, Shqipëria, Gjermania, sepse ata përbënin pjesën më të madhe të emigrantëve. Në periudhën e luftës me Turqinë, qeveria ruse vendosi të dërgonte flotën ushtarake detare në Detin e Zi, që të dilnin në prapavijat e armikut. Kjo flotë u formua dhe në krye të saj qëndronte konti Grigor Orllov. Flota detare ruse arriti Arkipelagun në vitin 1768 dhe në atë kohë aty zhvillonin luftën me turqit grekët dhe shqiptarët. Në kohën e qëndrimit në Arkipelag flota ruse e kontit Orllov i ftoi grekët dhe shqiptarët të bashkëpunonin me trupat e tij kundër armikut. Grekët dhe shqiptarët e lanë atdheun e tyre dhe kaluan nën flamujt rusë. Ata krijuan një milici detare me emrin batalioni greko-shqiptar, komandant i parë i të cilit ishte majori Kostandin Naponi.

Në betejë grekët dhe shqiptarët shquheshin për trimëri dhe burrëri. Me këtë ata tërhoqën vëmendjen e Suvorit dhe Potjemkinit, të cilët ndërmorën mbrojtjen e tyre dhe kujdeseshin plotësisht për ta. Pasi mori vesh për luftërat e tyre guximtare edhe Ekaterina II tregoi kujdes të veçantë për ta. Për grekët ne dimë shumë, ndërsa për shqiptarët, që janë kaq larg, nuk dimë pothuajse asgjë.

Shqipëria është një vend i vogël malor, e pozicionuar në vendbashkimin e Evropës me Ballkanin. Kufizohet në veri me Jugosllavinë, ndërsa përmes detit Adriatik, në jug me Italinë. Lidhur me madhësinë e vendit të tyre shqiptarët bëjnë shaka: "e vogël dhe e rrudhosur, por nëse e sheshon ajo zë gjithë Evropën". Ata e quajnë veten shqiptarë nga emri i vendit Shqipëri, që në përkthim do të thotë "vendi i shqiponjave". Kjo është e vërtetë dhe në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në kuptimin figurativ: të gjithë shqiptarët janë shumë kurajozë, guximtarë dhe sypatrembur, gjë për të cilën i donte dhe Potjemkin, Suvorov, siç do ta shohim më tej.

Lidhur me kombësinë e shqiptarëve A.Skalkovski shkruan: "Ata e quajnë veten shqiptarë, sepse pjesa më e madhe përbëhet nga arnautë dhe shqiptarë të emërtuar shqiptarë". Shqiptarët kanë një veshje kombëtare të jashtëzakonshme, që ngjan shumë me veshjen kombëtare të grekëve.

Shqiptarët kanë hyrë në histori me emërtimin "arnautë". Fjala "arnautë" vjen nga emri Arianit, zotit të fundit të shqiptarisë, që pas vdekjes së Skënderbeut (1467) pak nga pak e pushtoi Muhamedi" - sundues turk. Prandaj, shqiptarët nuk e nderojnë Arianitin, sepse mendojnë se ai është fajtor që turqit pushtuan Shqipërinë. "Shqiptarëve që shërbenin në trupat e portit Otoman, turqit i quanin arnautë" 1. Turqit i quanin shqiptarët arnautë me përbuzje, sepse e konsideronin popull i nënshtruar. Kjo është arsyeja pse shqiptarët fyhen kur i quajnë arnautë. Pasi luftuan nën flamurin rus, ata fituan një autoritet të madh. Në vitin 1778, në gadishullin e Krimesë, mes tatarëve shpërtheu një revoltë. Për qetësimin e saj u dërguan forca ruse dhe shqiptare. Gjatë betejës shqiptarët treguan shembuj të çuditshëm të trimërisë dhe kurajos. Ja, dikur ata u bënë të njohur për Potjemkin dhe Suvorovin. Që nga ajo kohë Suvorov i mori nën mbikëqyrjen e vet dhe kujdesej mbi "organizimin e trupave shqiptare, madje iu drejtua edhe Ekaterinës II, që atyre t‘i jepej tokë, rrogë, t‘i ndihmonin në ndërtimin e banesave".

Në vitin 1778, Suvorov iu drejtua Ministrisë Ushtarake me kërkesën: "Për hir të Zotit, shumojini shqiptarët, ose në fund ata do të zhduken si ushtria e lashtë e Maklemburit. Me kë të martohen ata këtu? Një lule nuk sjell pranverën, ata janë trima, janë të paktë në numër, le të shumohen".

Shqiptarët, me dëshirën e tyre, aty ku emigruan grekët e Mariupolit, në Qarkun e Azovit, lidhën krushqi me ish-krishterët e Krimesë për ripërtëritje". Greko-shqiptarët emigruan në grykën e lumit Kalmica (në lashtësi Kallka) në epiqendrën aktuale të zjarrit të qytetit të lashtë Adamak dhe themeluan qytetin-port Mariopul, ndërsa në rrethinën e tij ndërtuan më shumë se 20 fshatra të bukur. Shqiptarët ndihmuan Sovorovin aktivisht në përkthimin e grekëve dhe ushtrisë në rajonin e Novorosiskut. Kur pushtetarët u dëbuan nga Krimeja në vitin 1784 ata i porositën të ruajnë brigjet jugore të Krimesë. Për këtë atyre iu dhanë toka në Ballakllavë, ku iu prezantua edhe ky qytet, i cili, pas dëbimit të hirejve, ra përfundimisht.

Shqiptarët emigruan në këtë qytet dhe në rrethinat e tij. Përveç këtij qyteti ata ndërtuan edhe shtatë fshatra të vegjël mes Ballakllavës dhe Jaltës, në tokën që i dhuruan bashkë me rrogën. Po në këtë tokë ndodheshin rreth 6000 (djesjatin) të këtij pylli të shtrenjtë kaq të rrallë në këto vende. Në rrethinat e Ballakllavës dhe Jaltës ata krijuan fshatra të tillë si: Kadëjka, Karani, Alsi, Kaka, Kamari, Ballta-Cokrak, Autka, Kjermjençik.

Pasi emigruan në këtë rajon, shqiptarët u fuqizuan. Përgjithësisht merreshin me ekonomi bujqësore. Ata kultivuan, e ndoshta sollën nga Shqipëria, farën e grurit të tyre. Ky lloj gruri u ruajt deri në kohën tonë dhe u emërtua "arnautka". Ky grurë përdoret te ne me shumë ekonomi, sepse është lloji i grurit që rron më shumë. Nga këto anë numërohen më shumë se 2660 shqiptarë luftarakë. Në provincën e Tavriçeskit numëroheshin 1308 burra dhe 1194 gra. Në stafin e administrimit të qytetit Taganrogsk ishin 67 burra dhe 67 gra. Ata kishin detyrë ruajtjen karantino-kufitare të bregut jugor të bregdetit të Krimesë.

Shqiptarët ishin besnikë të traditave dhe zakoneve të veta kombëtare. Ata ishin shkolluar në jugun luftarak. Visheshin në një mënyrë të lirshme: fustanella të shkurtra, të zbukuruara, shallvare shumë të ngushta, opinga (si tipi i opingave ruse), në kokë mbanin kësula me lajle dhe jelekë të qëndisur. Shqiptarët dallohen dhe nga gjuha, që nuk futet në asnjë grup gjuhësor. Shqiptarët që emigruan në Ballakllavë "i quanin batalion i këmbësorisë së Ballakllavës greke" 1. Në këtë batalion pas përfundimit të luftës në vitet 1828-1829 u bashkua një numër i vogël i grekëve, që ishin rob lufte.

Kur u zhvillua lufta me turqit, oficerët rusë nuk dalluan nuancat: greke-shqiptare. Prandaj përdornin atë emër që ishte më i njohur. Që këtej edhe grekët dhe shqiptarët i quanin thjesht grekë, për më tepër se nga pamja e jashtme ata ngjanin shumë. Në disa dokumente ne hasim emërtimin e batalionit greko-shqiptar, thjesht grek, në të tjerat thjesht shqiptar.

Nga këtu duhet të mbajmë parasysh se nëse bëhet fjalë për këtë batalion, atëherë duhet të kujtojmë se ai përbëhej nga dy popuj: grekë dhe shqiptarë. Për këtë batalion, A.Skalkovsi në librin e përmendur tregon: "Një pjesë e emigrantëve grekë, që kishin ardhur nga Arkipelagu, shërbenin në flotën e Detit të Zi, pjesa tjetër në tokë. Në të gjithë kompaninë, në vitet 1787-1791, grekët dhe shqiptarët u bënë të njohur dhe për De-Ribasin për zellin e kryerjes së shërbimit dhe trimërinë në beteja, i cili komandonte flotiljen vozitëse të Detit të Zi dhe në të kishte oficerë e timonierë grekë. Edhe Potjomki i përkrahte shqiptarët, i respektonte për burrërinë e tyre, për zellin dhe kujdesej shumë për ta. Kështu, kur u mor Haxhibeu, ai u kujdes që tokat rreth tij t‘u jepeshin shqiptarëve dhe ata u vendosën që të shërbenin në ushtri. Shqiptarët, falë përkujdesjeve të Suvorovit dhe Potjomkit, ishin të favorizuar dhe nga Ekaterina II, e cila nxori jo vetëm një shkresë, siç do ta shohim më vonë, për përkujdesje ndaj tyre.

Autoritet edhe më të madh në qeverinë ruse gëzonin grekët. Në fillim të kësaj eseje thuhet se grekët janë kolonitë më të lashta në brigjet veriore përgjatë Detit të Zi. Ata jetuan në rajonin tonë deri në zgjedhën turke, ndërsa pas çlirimit të territorit nga turqit, numri i kolonive greke u rrit. Kështu, grekët dhe shqiptarët përbënin pothuajse popullsinë kryesore të rajonit të Novorosiskut nga të gjitha kolonitë e huaja. Asnjë nga emigrantët e shteteve të tjera nuk kishte të drejta dhe favore të tilla nga qeveria ruse, si grekët. Ata i quanin grekët si vëllezërit më të mirë, ndërtuan shkolla për ta dhe madje taksat doganore i paguanin më pak se të tjerët. Grekët kishin institucionet e veta, bankat, gjimnazet, dyqanet, drejtuesit e tyre për kolonitë greko-shqiptare. U ndërtua një kishë e veçantë, ajo e Trinit, ku shërbesa bëhej në gjuhën greke e zhvillohej nga kleri grek. Grekët banonin kryesisht përgjatë Azovit, në Krime, por një pjesë e konsiderueshme e tyre ishte në Odesë.

Për kolonitë greke A.Skalkovski shkruan: "Këtu duhet përmendur dhe ndarja e fundit e kolonive greke, jo të rëndësishme për nga numri e as për nga funksioni, por të njohura nga ne, sepse pikërisht për to ishte krijuar qyteti Haxhibej, tashmë Odesa jonë e lulëzuar. Ky është i ashtuquajturi batalioni i Odesës". Kur qeveria e Rusisë filloi të mendonte për popullimin e tokave të Oçakovskit, të ndërtonte qytete, porte, fshatra, atëherë guvernatorit të Ekaterinanosllavit, gjeneral-majorit Vasil Kahovski, të cilit pas vdekjes së carit Potjomkina iu dha i gjithë rajoni i Novorosijskit i marrë nga ta, iu ngarkua detyra e krijimit të qyteteve". Rajoni u inspektua, u nda në disa qarqe dhe pastaj filloi të popullohej. Në popullimin e rajonit tonë mori pjesë aktive dhe De-Ribas. "Sapo u themelua Odesa (1794) guvernatori i saj, admirali De-Ribas, paraqiti nëpërmjet kontit Zubov projektin për krijimin në këtë qytet të një popullsie të përbërë nga grekë, të cilët me kalimin e kohës do të kompletonin flotën lundruese, ose një brigadë te veçantë e formuar më parë nga ata që besonin në një fe". Nga ana e vet dhe konti Zubov i dorëzoi një raport De-Ribasit me projektin për krijimin e një batalioni greko-shqiptar dhe kolonizimin në rrethinat e Odesës. 4 Për t‘i stimuluar dhe për të shtuar popullatën në zotërimet e veta jugore, Ekaterina II miratoi këto projekte më 12 prill 1795. Batalioni shqiptaro-grek filloi të formohej nga shqiptarët e grekët që ndodheshin atëherë në Odesë. 90 veta i zgjodhën për shërbim luftarak, detar në një divizion të veçantë, pjesa tjetër populloi rrethinat e Odesës, madje deri në Ovidiopol. Grekëve dhe shqiptarëve iu dhanë 75 000 djesjatin tokë. Nga kjo kohë divizioni filloi të shkrihej, sepse shumë kërkonin të largoheshin nga shërbimi ushtarak dhe të shkonin në vendbanime. Vetëm në Odesë me lekët e arkës së shtetit për banesa të përkohshme shqiptarëve iu ndërtuan më shumë se 50 shtëpi dhe baraka të veçanta. Siç dëshmojnë dokumentet, këto shtëpi dhe barake ishin të ndërtuara në rrugët që tani quhen Mallaja dhe Bolshaja Arnautskaya në Odesë.

Po në këto rrugë ishin ndërtuar dhe baraka për këtë divizion. Po përse i quanin këto rrugë Balshaja dhe Mallaja Arnautska? Aurnautska, sepse kështu i quanin shqiptarët, arnautë. Po pse Bolshaja dhe Mallaja? Sigurisht, jo për nga gjatësia e rrugëve, por krejt për një arsye tjetër. Shqipëria është një vend i vogël malor, fusha pothuajse nuk ka. Në këtë vend ka një sërë kontrastesh: veriu dallon nga jugu për nga klima, zakonet, traditat, nga gjuha, nga kostumet popullore, në karakterin e njerëzve, në shtat. Kështu, në veri njerëzit janë të gjatë, me një shtat të plotë dhe të shëndetshëm, në jug janë të shkurtër, të imët, por të gjithë ata janë të fuqishëm, trima dhe me karakter të fortë. Në batalionin greko-shqiptar ata i dallonin vetëm nga gjatësia. Të gjatët dhe trupmëdhenjtë i përzgjidhnin për lundrim, të shkurtrit për shërbim ushtarak. Sipas shtatit ata i ndanë edhe në rrugët e Odesës. Të mëdhenjtë (shtatlartët) në një rrugë, të vegjlit (shtatshkurtrit) në tjetrën. Rrugët ishin bërë dhe nuk kishin akoma emra. Më vonë filluan t‘i quanin rruga e arnautëve të vegjël dhe rruga e arnautëve të mëdhenj. Kështu, qyteti i ri, i sapolindur, jo vetëm u popullua, por edhe iu vunë emrat rrugëve.

gazeta shqip 29-4-2008

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Fisnikëria e shqiptarëve

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 1:37 pm

Fisnikëria e shqiptarëve

Friday, 14 March 2008 – gazeta Sot
Nga Agim SHEHU

Përballë barbarisë së fqinjëve mbi ta, fisnikëria e shqiptarëve rri e ndritshme si dielli buzë resë së errët.Është një e vërtetë e dëshmuar nga të gjitha anët e të gjitha kohët. Tërë krimet masive mbi shqiptarët janë bërë në trojet e tyre; ata nuk kanë dalë jashtë trojeve të veta për t’i bërë keq tjetrit, veç për t’i bërë mirë botës, sidomos fqinjëve.

E thotë saktë studiuesi i njohur francez Citien Robert më 1852 se
«shqiptarët kanë qenë të paracaktuar si nga Perëndia që të hapnin bulevardet e lirive sllave e greke»

(dihet «shpërblimi» që kanë marrë prej tyre). Kjo e vërtetë historike buron nga një cilësi gjenetike njerëzore e tyre gjersa shtrihet në të gjitha kohët, cilësi që përmblidhet te adhurimi për mikun, kushdo qoftë ai, si i dërguar i Zotit. I tillë, shqiptari brenda luftës ka pasur paqen, në të kundërtën e fqinjëve të tij sllavo-grekë që dhe brenda paqes kanë luftën kundër tij për ta zhdukur atë. Le të lëmë të flasin të huajt me emër.

Dijetari Hammer thotë për dyndjen e sllavëve se
«Ata mësynë në krahun e djathtë nga ana e Illyrisë e u derdhën drejt Perëndimit. Pati një zinxhir kombesh e një çvendosje popujsh të atyre anëve».
E kundërta thuhet për illyrët.

Dijetari Hans Krahe te vepra «Illyrët dhe indogjermanizimi i Europës» shkruan:
«Vihet re një cilësi e përbashkët dhe shumë mbresëlënëse: asnjë nga ata popuj të cilët ilirët i kanë ndeshur gjatë udhës së mërgimeve të tyre nuk shtyhej doemos tutje prej ilirëve. Ata nuk dëboheshin nga trojet e tyre. Përkundër, ilirët futeshin mes atyre popujve, bëhen pjesë e tyre si një tharm gjaku i ri ndër ta, pastaj bashkë me ta venë më tutje».

I njëjti vlerësim dhe nga Jugu. Titos Johalla në veprën «Mbi emigrimin e shqiptarëve në Greqi» thotë:
«Duhet pohuar përsëri se hyrja e shqiptarëve u bë njëherësh e paqësore…».

Plotëson historiani i njohur grek e Prof. i parë në Univ. E Athinës, K. Paparigopullos te “Historia e kombit grek”:
“Dukuria e valës kolonizuese të shqiptarëve drejt Thesalisë e Greqisë Perëndimore, ish troje të shkreta e pa njerëz, ku këta ardhës të huaj bënë ngulimet e para, nuk shfaqi asnjë dukuri armiqësore siç kanë pasur dyndjet e të tjerëve...Kjo ardhje jo vetëm nuk dëmtoi por ajo qe bamirëse për vendasit, ndaj dhe nuk pati kundërshtime të dukshme prej tyre”.

Le të përmendim edhe më thellë në histori Plutarkun e lashtë, i cili shkruan:
“Eh, këta Yllirët! Ky popull i mrekullueshëm e i mistershëm i cili, ngado që shkoi në Europë ngriti qytete e shtete si nderim për fitoret e tyre të mëdha”.

Mund të vazhdonim gjatë me vlerësime të tilla për të parët tanë. Siç thamë, në themel të këtij virtyti rri kodi zakonor shqiptar “shtëpia është e Zotit dhe e mikut”. Mbështetje e këtij parimi rri “besa” e njohur e shqiptarëve. Ky parim, i ngjeshur si me frymë Zoti është aq i veçantë saqë në kuptimin që mbart te shqiptarët nuk përkthehet dot saktë në gjuhën e fqinjëve dhe ata e përdorin me vetë fjalën shqip (“mpesa” - i thonë grekët. Frangu i Bardhë te “Apologjia për Skënderbeun” 1836 shkruan se sllavët, kur duan të binden për besën e shokut, e ripyesin: “ama, arbanashka vera!” - dmth “ama, besë shqiptari”!).

Kjo besë e mikpritjes është aq e fortë sa ka mbetur gjallë edhe mes dy fqinjëve tanë më të pabesë që njeh Europa (“na ka ra ky fat i zi/ qysh se kemi djajtë kojshi” thoshte Fishta. Besa e dhënë tek i pabesi shqiptarit shpesh i ka kushtuar, e vazhdon t’i kushtojë tragjedi, sidomos sot me grekët që pabesinë e mbulojnë me petk Europe). Cilido qoftë armiku i mundur, shqiptari e ka në traditë zakonore se “koka e falur nuk pritet”.

Dijetari Spencer shkruan se shqiptarët ndaj armiqve të thyer
“silleshin aq fisnikërisht sa dhe në vendet më të qytetëruara të Europës një trupë kryengritësish nuk do silleshin më mirë”.

Të gjithë e dimë shprehjen e ditës të shqiptarit “më ra në qafë”, kur kërkon të shfajësohet a të shpjegojë një veprim të ashpër kundër tjetrit. Në dukje e thjeshtë, shprehja shpreh një filozofi e kod zakonor të veçantë: tjetrin e goditi a e kundërshtoi se ai “ i ra në qafë”, dmth i ra nga pas te qafa me pabesi, jo përpara (“Dil steresë jo limanit...” u thanë lebërit më 1920 pushtuesve italianë që vinin nga deti si peshq fshehur ujërave). Shqiptari nuk qahet “më ra në gjoks...” Plumbin në ballë e pranon si stoli - “aty ku vritet luani”! Për birin e vrarë familja pyet: “ku e mori plumbi”?! Përkundrazi, qafa është kur “për-qafohen”, jo kur qëllohen atje fshehur. Kur i qëndron apo e mund kundërshtarin, thotë “e përballova”, dmth luftuam “përpara ballit” të njeri tjetrit, jo pas krahësh. Përmendja e “qafës” është “e përqafova”, dmth përveç dashurisë jepet dhe siguria burrërore, se nga unë qafën e ke të sigurt! Në një këngë tjetër lufte shqiptari i thotë: “t’i puqim hutat gushë më gushë”, thua se me kundërshtarin në të njëjtën kohë dhe do vriten me armë, dhe do përqafojnë armët e njeri tjetrit. Po ashtu, luftën me kundërshtarin e gjykojnë me një fisnikëri kalorësiake “bënetë dyfek në Vlorë...”, apo “që të bësh dyfek me mbrenë”, thua lufta është një mjeshtëri armësh larg dëshirës për të parë gjak, një si zanat aftësie për të zgjidhur një të drejtë. Kundërshtarit nuk i thotë, ashtu si nuk ka ndër mënd “ta ther e ta mbyt në gjak” por luftë si në një amfiteatër ballafaqimi të forcës “se të skuq, të bëj me bojë...”. Këtë psikologji njerëzore e vërtetojnë dëshmi pa fund.

Konica tregon se në sh. 14 Gjin Bua Shpata kish rrethuar despotin serb të Janinës, Thoma Preluboviçin dhe e paralajmëronte që të mos i prekte shqiptarët. Kurse ai, si përgjigje, i dërgonte shporta me sy të nxjerrë shqiptarësh!

Miss Durham tregon llahtarin që pa me sy:
banditët sllavë endeshin me koka të prera shqiptarësh në brez e këndonin të dehur “kur ha një shqiptar, sikur ha një qengj”! (ushtarët grekë sot u përgjigjen në shërbimin zyrtar të tyre: “me zorrët e shqiptarëve do lidhim këpucët...”).

Mbaj mënd, fshatarët e mi që punonin arën, bënin pushim në drekë nën një hije gorrice e pranë parmendës së tyre këndonin: “S’ma ndjell zëmëra për luftë/, perëndia mos e pruftë”! Kujtonin ndonjë të keqe të rëndë nga jeta, e thoshin: “këtë as hasmit nuk ia dua”, dmth dhe ndaj armikut lufta e tij nuk shkonte gjer në egërsi.

E gjykoi me kohë Bajroni për shqiptarët:
“...shumë të ashpër po kurrë të pabesë/, kanë shumë huqe po asnjë poshtërsi”.

Takimin e shqiptarit me një të panjohur udhës Dr. Hahn e jep me një përshkrim adhurimi mjaft piktoresk: “Shqiptari ndalet në një vënd të vetmuar; vendos dorën mbi kobure e të huajit që i afrohet i drejton pyetjen -Nga ç’fis je? - E pastaj nuk është për t’u çuditur që pas përgjigjes që merr biseda vazhdon me dy të shkrehura pushke njëra pas tjetrës të cilat përshëndesin shoku shokun”.

Përshkrimi të kujton fjalët e Evia Çelebisë i cili më 1610 duke njohur nga afër shqiptarët thotë: “Ata kanë sjellje shumë të mira...ata kanë gjymtyrë argjendi e fytyra trëndafili; gjuha e tyre është gjuhë e këndshme të cilën ata e flasin me përulje e mirësjellje kur i drejtohen me nderim njeri tjetrit”.

Nëse këta njerëz të brishtë në shpirt bota i ka parë dhe rreptësisht të armatosur, armët e tyre zgjaten gjer te kundërshtari që u hyn si vrasës në shtëpi. E shpjegon qartë Dr. Hahn te Udhëtim nga Vardari...:
“Nga bota që e rrethon shqiptari nuk pret kurrë të mirë, përkundër vetëm të këqija...dhe jeta shpirtërore e tij sillet vetëm rreth shqetësimeve sesi mund të mbrohet, gjer si të hakmerret. Për këto dy gjëra atij i duhet arma e, nëse dikur baba Homeri ka thënë se ‘hekuri e tërheq burrin’ nuk është për t’u çuditur që shqiptari e quan veten vetëm si luftëtar, ndaj punon vetëm për aq sa i duhet që të mos vdesë nga uria”. Dëshmitë nga historia flasin qartë për fisnikërinë e tij.

Në një rast, në Manastir sundimtarët osmanë ndiqnin ca sllavë, dhe këta u mbrojtën nga shqiptarët. Përfaqësuesi anglez Brailsford që më 1903 aty ndante ndihma, shkruan për këtë:
“Jam habitur kur mësova se ai ‘kauri’ i paarmatosur (shqiptar) çante mes xhandarëve turq pa u trembur, duke prirë fshatarin bullgar drejt spitalit tonë” (sot i biri i atij bullgari në Manastir i djeg shtëpinë birit të mirëbërësit të djeshëm, e këtë shtëpi-shkrumb shqiptari e ruan “muze”, kujtim nga sllavi mosmirënjohës).

Brailsford plotëson figurën e shqiptarit mes sllavëve:
“Ata kalonin nëpër duar mijëra e mijëra stërlina e unë ju siguroj duke vënë duart në zjarr për ndershmërinë gati hyjnore të secilit prej tyre, nga i pari tek i fundit”.

Historiani bizantin Niqiforos Gregorias shkruan: “Shqiptarët as e vrasin, as e kthejnë në rob armikun e mundur” (i ligu të vret, i miri të qorton).

Konica përmend një dokument mbresëlënës:
Në vitin 1510 gjenerali francez Seneshell i Madh i Normandisë që komandoi ushtritë e tij në Itali në qershor 1510 i dërgon një Raport mbretit të Francës, Luigjit 12, ku mes të tjerash i thotë:
“Sllavët janë të pamëshirshëm në luftë ngaqë vrasin sa të mundin e kurrë nuk mbajnë robër. Dhe ne, për këtë arsye, ua kthejmë sy më sy...Sa u përket shqiptarëve, ata kanë treguar një sjellje tjetër fare, i trajtonin me mirësi ata që zinin robër, andaj dhe ne i kemi trajtuar me të njëjtën mënyrë”.

vazhdon......

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Re: Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 1:38 pm

Vojvoda sllav Mark Milan në librin “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” shkruan:
“Shqiptari nuk ia ha bukën atij që mendon t’i kthejë një të keqe”. Zakonet shqiptare i çmon si “të një populli të thjeshtë, pa njohuri shkencash a kode juristësh. Është popull më i mirë se të tjerët që i patën këto njohuri, e më mirë se ata diti ta ruajë fytyrën e vet”.

Dhe më tej:
“Në luftën e fundit (shqiptarët) më dhanë një ndihmë të tejzakontë...Shqiptarët e mi besnikë më mbajtën Kuçin...m’i ruajtën krahët që ditën e parë të betejës”.

Është po aq mbresëlënës shkrimi i Dimitri Tucoviq; pasi jep masakrat e ushtrisë së tyre serbe mbi malësorët shqiptarë, thotë mes të tjerash:
“Therja (e shqiptarëve) u ndërpre kur një pjesë e oficerëve kundërshtoi prerë, duke kujtuar se këta shqiptarë ‘të egër’ pasi çarmatosën ushtarët tanë robër, i liruan. Kurse ushtria jonë e kulturuar e sh. 20 po vret fëmijët e tyre. Por qe e kotë, u bë ajo që qe vendosur. Kufomat flakeshin mbi shtëpitë dhe shtëpitë digjeshin, kështu që krimit t’i humbte gjurma“.

Te „20 vjet trazira ballkanike“ Miss Durham dëshmon:
“Serbët morën arratinë nëpër malet e shqiptarëve dhe shqiptarët, që dy vjet më parë kishin vuajtur aq keq në duart e tyre, tani mund t’i shfarosnin. Përkundër, duke besuar në nderin e Anglisë dhe të aleatëve i lanë të kalonin lirisht edhe duke i ushqyer”.

E më tej: “Në mbrojtjen e Plavës e Gucisë zunë 12 mijë robër sllavë. Me urdhër të Ali Pashë Gucisë, të gjithë u falën e u lanë të lirë të iknin në vendin e tyre. Kujtojmë, qenë vrarë 1000 shqiptarë prej tyre“.

Konica tregon fyerjen nga sllavët të kësaj bujarie shqiptare. Ai shkruan për
“2000 refugjatë politikë e lypës sllavë. Pasardhësit e këtyre refugjatëve që kishin përfituar nga mikpritja e shqiptarëve u bënë kërkesë Fuqive të Mëdha që t’ia jepnin Serbisë vendin ku gjetën strehim paraardhësit e tyre. Hapi derën një serbi, dhe ditën tjetër ai do kërkojë gjysmën e saj...të pasnesërmen do përpiqet të flakë nga shtëpia jote”.

Studiuesi Ago Agaj, ish zyrtar në “Tokat e Lirueme” të Kosovës gjatë Luftës II Botërore, tregon në “Kujtime” nga luftimet sllavo-shqiptare:
“Kufomat e gjendarmëve tanë vrarë nga çetnikët ende shtriheshin të pavarrosura, e qenë flakur në togje buzë rrëkesh pasi u kishin prerë hundë e buzë e u kishin bërë të tjera shëmtime”.

Dhe vazhdon: “Më tej varrosëm dhe çetnikët e vrarë serbë, por ata të pacenuar...Fshatin shqiptar e kishin djegur çetnikët serbë kurse asnjë fshat serb nuk qe shqetësuar prej shqiptarëve. Thanë se djegësit ishin prej çetave të vojvodës K. P.”

(të kujtohet gjykimi i përfaqësuesit anglez. Lemb, në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit në Vlorë që i shkruante Londrës atë që njohu vetë me sy: “Sidoqoftë, shqiptarët kanë treguar se janë më pak të egër nga popujt e tjerë të Ballkanit”!

Nuk të harrohet nga kujtesa ngjarja e kosovares burrneshë Vjollca Ismaili më 1991, në ballafaqim me vrasësit serbë që ishin kapur. Ajo rrëfen:
“Kur e afroja te hundët dhe e shihja me urrejtje, atij i kërcisnin dhëmbët duke u dridhur...Kishin menduar se ne do t’i vrisnim, dhe i mbanin duart vetëm përpjetë. Ne i morëm, i futëm në veturën e tyre të policisë, ua dhamë armët dhe u thamë që të iknin nga kishin ardhur. Duke u dridhur nga frika, sa u liruan pak ia dhanë vrapit. Trima vetëm të mbuluar me metal lufte”.

Është rast i veçantë në histori: ushtria e Musolinit vjen pushtuese në Shqipëri; mundet, dhe populli shqiptar të cilin ajo e vrau dhe e shkrumboi e merr në mbrojtje nga nazistët dhe e ushqen megjithë varfërinë e tij (një ushtar i tillë , Xhovani, mbeti në fshatin tonë. Familja jonë e merr në shtëpi. Nëna ime i jepte bukë e ai vështronte i hutuar një brimë të madhe në çati prej nga dukej qielli. Ai e kishte hapur me gjyle si artilier nga fshati përkarshi. Vdiq dhe nëna ime me gjitonen e varrosën pranë tyrbes sonë. Ende nuk është kujtuar njeri t’i marrë eshtrat).

Shteti grek, të gjitha partitë në një zë, masakruan Çamërinë dhe i dëbuan nga trojet e veta. Megjithatë, në zinë e madhe të bukës me mbarimin e Luftës mijëra familje greke vërshuan në Toskëri të cilën dikur e kishin zhuritur. Shqiptarët i mirëpritën e i shpëtuan.

Është e rrallë ngjarja: në Kuç të Kurveleshit, fshat i veçantë për trimëri dhe dinjitet, një djalë vendas, bari, e pa me sy oreksi një greke të bukur pranë të ëmës së saj e po i afrohej me kënaqësi bariu. Ato u ankuan. Fshati bëri gjyqin zakonor dhe birin e tyre e dënuan me vdekje. Gazetat greke të kohës folën gjatë për të.

Më 1948 isha në Kampin e Pionierëve në Vlorë. Aty vjen dhe një kompani fëmijësh grekë, bij partizanësh të gjen. Markos. Ata mbaheshin si më të përkëdhelurit; ecnin në resht duke kënduar një këngë, afërsisht: „Jasu, vre Markos, jasu/ harasti levendjasu/, me ollas ta pedhjasu...“. Fëmijët e mjerë çamë strehuar në Vlorë, dëbuar të rraskapitur dhe prej prindërve të atyre pionierëve të huaj, shihnin të pikëlluar pa u pranuar dhe ata në kamp pushimi të shtetit-amë)!

Edhe më e dëgjuar është fisnikëria e shqiptarëve në mbrojtjen e guximshme që u bënë izraelitëve nga nazistët. Shkrimtari historian amerikan Fred Rid te “Hebrenjtë e Selanikut” shkruan se:
“hebrenjtë në Selanik, të spiunuar prej grekëve u masakruan nga nazizmi. Disa km më në veri, te shqiptarët, ndodhi e kundërta. Ata rrezikuan veten duke i mbrojtur tërë izraelitët. Për më tepër shteti grek mbi varrin e tyre në Selanik ndërtoi Universitetin për të fshehur të vërtetën e për të mbuluar historinë”.

Pohon më tej studiuesi Harvey Sarner:
“Pse shqiptarët e morën në ballë rrezikun duke i shpëtuar hebrenjtë!? Përgjigja buron si nga kodi moral i shqiptarëve i njohur si Kanuni, dhe te filozofia e njohur shqiptare, Besa...Holokausti u mori jetën mëse 90 % hebrenjve të Selanikut, kurse në Shqipëri nuk e pësoi asnjeri...Politika e qeverisë shqiptare, edhe të atyre që vunë italianët e gjermanët, ishte - të mbrohen hebrenjtë shqiptarë njëlloj si vetë shqiptarët...kodi moral i shqiptarëve ndryshon nga kodet e popujve të tjerë të cilët (humanizmin) e mbajnë majë gjuhe e në të vërtetë s’u shihet gjëkund“.

Teorikët e palodhur sllavo-grekë kundër shqiptarëve, sidomos pas Pavarësisë së Kosovës, shpifjeve duhet t’ua ruajnë të paktën cakun tej të cilit bëhen qesharakë në sy të botës, edhe pse Dora D’Istria në mbrojtje të kombit të vet shqiptar u ka dhënë leje qyshkur me ironi, se:
“çdo njeri është i lirë të flasë përçart“.

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Orikumi Atje ku bashkohen perënditë Iliriane

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 1:41 pm

Orikumi Atje ku bashkohen perënditë Iliriane

Nga Laureta Petoshati



Një diell kaq të bukur, që bën të shkëlqejnë valët si mijëra pasqyra vezulluese, të gërshetuara nga rryma detare në mënyrë të tillë, sa që të duket se vetë deti ashtu, luspa-luspa është në sfidë të hapur edhe me shtatë ngjyrat e ylberit. Këtu, ku bregu zbret shkallë-shkallë, edhe ngjyra zbret shkallë-shkallë, kemi dhjetëra nuanca të bojë-qiellit, po aq të jeshiles, po aq të së bardhës. Në këtë bregdet, ku ndihet pushteti i krenarisë që je bir i kësaj toke Arbënore, për të gjithë shqiptarët, edhe mrekullia që ka bërë zoti, shkrihet me mrekullitë që po ndërton njeriu shqiptar ditë pas dite. Këtu, fillon dhe njësohet deti Jon me atë Adriatik, këtu njësohet era e detit me të malit, këtu njësohet rëra me zallin, sa dhe ngjyrat e ndërtesave njësohen e luajnë me natyrën përreth si luan pranvera me ngjyrën e luleve të saj. Sa kemi lënë pas Vlorën dhe kemi kaluar në atë që quhet “Përroi i Vrizit”, jemi futur në atë kufi institucional, që i përket bashkisë së Orikumit. Nuk ka njeri të kësaj zone që të mos e dijë se futesh në Radhimë , ku të vjen në mend një këngë e këtyre viseve: “Dukat, Tragjas e Radhimë/ U derëzeza o djem” .Kjo është zona ku tre fshatrat e një krahine që quhet Dukat, janë të lidhur me njëri –tjetrin me gjak, vëllazëri e krushqi të përjetshme. Kjo zonë, që kufirin fillestar e ka direkt mbas shkëmbit natyror që ngrihet si një ballkon madhështor mbi det e që vlonjatët e quajnë me emrin “Kalaja” , mbaron mbi Qafën e Llogorait, kur zbret për në Palasë, dhe ashtu si fillon dhe mbaron, në një vijë natyrore ku qielli, toka, deti bëhen njësh, ashtu bëhet njësh dhe e shkuara me të sotmen, duke folur me të njëjtën gjuhë, duke kënduar të njëjtat këngë.

Kur ecën në rrugën gjarpëruese të Radhimës, aty ku mushmollat, limonët, ullinjtë, ndërthurën me pishat, gjineshtrat e verdha e xinat buzë rrëzomave, që herë bëhen njësh me detin, e herë bien thikë duke u zvarritur nëpër hone, mahnitesh se sa shumë ka ecur kjo zonë në këta pak vjet, sa bukur ka ndërhyrë njeriu e sa afër dukesh me Mesdheun e përtejmë, ku konkurrenca kalon deri në marrëzi. Kohët e fundit, këtu kanë ardhur dhe turistë që ecin e lëvizin shpateve në këmbë, e me mushka duke mohuar edhe makinat e shtrenjta që as këtu nuk mungojnë. Duke i parë kështu grupe-grupe, të kujtohet koha që kjo zonë u përshkua në të njëjtën mënyrë në 29 maj 1920, kur u bë Kuvendi i Barçallait që përgatiti Ultimatumin dhe u morën vendimet e rëndësishme të Luftës së Vlorës. Me mendje, po të kthehemi mbrapa në ato vite, lexojmë se çfarë ka lënë të shkruar për këtë krahinë një nga udhëheqësit kryesor të asaj lufte, mëmëdhetari i madh Osmën Haxhi Muhameti: “Kur i hipa kalit për në Barçalla e Radhimë nëpër penxhere kishin vënë flamurë kuq e zi me shkabë. Njerëzit ishin gati të linin punën dhe të vinin në luftë. Kurse nëpër sokakët ndihej era e fortë e petullave. Në Tragjas e mbyllën shkollën dhe ishin gati që burra dhe gra të vinin me mua. Piva dhallë të ftohtë në shumë stane. Në Dukat ishin mbledhur të gjithë burrat dhe ata që nuk kishin dyfek kishin marrë kërrabën ose shkopin prej drize. Aty pashë dhe gjeta një nocion nacional që Shqipëria është Dukati, apo Dukati është Shqipëria”.

Është bukur kur sheh njerëz që vijnë për mallin e largët, për kureshtje, për gëzim në këto anë, që më shumë kanë pritur ushtri të huaja dhe i kanë përballuar ato me dinjitetin e shqiptarit. Në horizont ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit, janë aq afër dhe aq larg, si dhe rrëfenjat që flasin gjuhën e sotme. Dikur ishte vetëm një gadishull, por si pasojë e një tërmeti dhe shkëputje nënujore ai u nda dhe u krijua ishulli i Sazanit. Kjo zonë dikur përfshihej në zonën e Himarës prej 50 fshatrash, dhe nga njëri prej tyre, Radhima e ka prejardhjen dhe arbëreshi i famshëm Jeronim De Rada. Pra pak kohësh këto gurë i preku dhe studiuesi francez me origjinë shqiptare, Mathieu Aref, autor i librit “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” i cili duke studiuar ato që shkruan Hamond se në malet Akrokeraune (në malet e Vetëtimës) në Dukat, ka lindur Zeusi, erdhi këtu për t’i parë e shkelur këto troje mitike. Ndoshta, studiuesin që ka bërë të mendohen shumë shkencëtarë, e kanë shtyrë përpara dy fakte: i pari është fakti se dijetari C.Roth në librin e tij shkruan se në malet Keraune jeton fisi Albanoi, domethënë Albanopoli i dikurshëm, dhe i dyti se E.Gilbert thotë se emri Labëri është emri i vjetër i Albanopolit që ndodhet në malet e Akrokeraunëve.

Ptolemeu në hartat e tij të famshme ka dhënë koordinata të sakta për Vlorën, Orikun, Pashalimanin, Palermon, ndaj mendohet që s’ka si të ketë gabuar kur Albanopolin e ka vendosur në juglindje të Keraunisë, në krye të rrjedhës së lumit të Celydnos. Si për koincidencë, lumi i Dukatit burimin lindor e ka në Vrizë. Këtu, ku shtrihet Orikumi, qyteza 2500 vjeçare, që dikur është thirrur me emrin Erihoi, gjenden dhe rrënojat e lashta të tij, me amfiteatrin, që i kanë dhënë të drejtë ministrisë së Turizmit e Kulturës për ta shpallur atë “Park Arkeologjik Kombëtar”. Në fakt, koha e saktë për themelimin e Orikumit nuk dihet. Ka shumë gjasa që kjo qytezë është themeluar si koloni mbi ndonjë vendbanim ilir më të vjetër, se shekulli VI p.e.s , ashtu si ka ndodhur edhe për shumë qyteza të tjera ilire, sepse dihet që Orikumi është pjesë e tokës së fisit ilir të amantëve. Në gjithë këtë zonë ka shumë shpella që brenda tyre ka shumë histori për të dalë në dritë. Dikur Lukiani shkruante se “këtu strehohen varkëtarët, kur Adriatiku të gjitha fuqitë e veta i vë në lëvizje dhe kur Keraunia fshihet ndërmjet reve.” Mbas Karaburunit gjendet një liman që quhet Gramata e banorët i thërrasin Grama. Ky liman, në ditët e sotme, është një kompleks, me tuma, qeramikë, amfora nënujore, aty është gjetur dhe një anije me vela ilire. Dijetari i shquar gjerman Hans Treidler ka shkruar se Gramata e sotme ka qenë limani i fisit të vogël ilir Encheler, që nuk mund të dilte drejtpërsëdrejti në Orikum, ku ish vendosur kolonia greke, ndërsa mitologu grek Apolonius Phoius thotë se Zeusi i drejtonte vetëtimat për të dëbuar gjindin e racës së Encheler. Në një nga shpellat e famshme të kësaj zone do të strehohej, për tu ruajtur në shekujt që do të vinin më pas edhe ulqinakasi i famshëm Haxhi Aliu, emrin e të cilit e mban kjo shpellë sot e kësaj dite.

Nga gërmimet që ka bërë në trevën e Dukatit arkeologu shqiptar Pr. Neritan Ceka, ka gjetur varreza të lashta ilire të mijëvjeçarit të tretë p.e.r. Në thikat prej bronzi, karficat, sendet e tjera të stolisjes, që u gjendën në ato tuma, tregohej qartë se ilirët kaonë kanë jetuar në këto troje në periudhën kur shoqëria fisnore ishte duke u shkatërruar. Në Dukat toponimi “Gropa e Pirit”, vjen nga emri i lashtë “Gropa e Epirit”, ku i pirë do të thotë i pjerrët, që laget nga uji. Këtu ndodhet edhe një hon që quhet Gërxhinë, që s’është gjë tjetër veçse një gërxh i vogël, banorët fjalës Greqi i thonë Gërqi, dhe njerëzit e gërxheve, i quajnë me fjalën “grekërit” apo “gërxhianët” dhe është plotësisht e mundshme që romakët t’i kenë quajtur banorët e gërxheve, “graccianë” e vendin “Grecia”, nga që bregu ka qenë gjithmonë gërxhe-gërxhe. Këtu shtrohet dhe pikëpyetja e aludimi i madh i shumë shkencorëve, gjuhëtarë e historianë, se s’ka pasur kurrë grekë të vjetër, por ata ishin pallazgo-ilirët e gërxheve. Në se duam të studiojmë të vërtetat tona të mohuara, duhet gërmuar thellë në këtë zonë, sepse këtu është filli që pështjellon lëmshin, kjo zonë është palca e shqiptarisë.

vazhdon.........

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Re: Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 1:42 pm

Në Orikum gjendet dhe Kisha e Marmiroit, e ngritur në kodër me gurë të punuar të ardhur nga Paleokastra. Këtu, thuhet se rrugën bregdetare, në rrëzë të së cilës ndodhet kisha, Akili e bllokoi me dy anije. Më vonë, Pompeu i Ri, sulmoi dhe mori me flotën egjiptiane hyrjen e bllokuar të Limanit, dogji e shkrumboi muret e qytetit. Në vendin ku është kisha e lashtë, që është shpallur monument kulture, janë dhe varret e lashtë të mbuluar me gurë, shumë prej tyre janë ndërtuar me tulla. Si për të bashkuar historinë e re me atë të vjetër krahas rrënojave të lashta, ndodhet pak më tutje Tragjasi i vjetër, një shkrumbim i mëvonshëm. Tragjasi i djegur dy herë, një herë nga italianët e një herë nga gjermanët... Kush tha se hebrenjtë vuajtën dhe u persekutuan më keq! Edhe mbas luftës, thonë se bijtë e Tragjasit, vendit të “Heroinës së Popullit” Zonja Çurre e patriotit Alem Mehmeti, që i kish ngritur kullat e tij, atje ku ishin rrënojat amante, bënin karrierë deri diku, por jo më shumë se ç’duhej, se në fund të fundit, ata ishin pjellë, gjak e mish me dukatasit, këta disidentë të përjetshëm. Nuk e thotë kot dhe kënga e dy shekujve më parë kur ata nën komandën e Dervish Ali Dukatit, shkonin e vriteshin bashkë në luftë kundër turkut: “Dukat e Tragjas shumë /Djemuria një furtunë/ Ngrehu Kanina me vulë.”

Ka aq shumë histori, aq sa ka dhe gurë e shkrepa. Nga Tragjasi ishte dhe shoqëruesi i Ismail Qemalit. Kur vajti në Tragjas, Ismail Qemali pyeti: “A ka ndonjë djalë nga fisi i Kamber Delos, bashkëluftëtarit e mikut të babait tim?” “Po ka!”-ishte përgjigjja. Plaku i urtë i tha Xhafer Halil Xhuvelit: “Biro, Atdheu, është në rrezik. Ti do të vish me mua!?”

Xhuveli nuk iu nda më Ismail Qemalit dhe bashkë me miqtë e tij dukatas e mbajtën fjalën para e mbas pavarësisë. Lufta e tyre kundër andartëve grekë në vitin 1914, ishte ajo që vendosi edhe një herë fatin e atdheut. Nuk mund të flitet për trimat e Dukatit si Hamit Selmani, Imer Çelo, Skëndo Kulluri, Pilo Andoni, Mezin Hasko si dhe “Heroina e Popullit” Sado Koshena, Hodo Zeqiri, pa përmendur dhe trimat e Alem Mehmetit, aq sa përmendet edhe sot e kësaj dite fjala profetike e Ismail Qemalit : “Llogorai s’bie se Dukati e bastuni im e mban frontin e Llogorait.” Dhe kur thoshte Dukati, kishte ndër mend një krahinë të tërë, sepse Dukati është i madh si ajo shprehja : “Dukat e gjysmë e Misirit”.

Për këtë zonë janë mijëra shkrime, për historinë, bukurinë, traditat. Jo më kot ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zoti Ylli Pango, kur bëri çeljen e sezonit turistik të kësaj zone tha se “bukurinë kësaj zone ia ka falur natyra, por ne do t’i japim përparësi turizmit kulturor dhe atij rural”. Kryetari i Bashkisë së Orikumit, dukatasi Kanan Braho, e shpreh që kjo zonë është lënë mbas dore dhe gjithçka që është bërë në infrastrukturë është bërë nga vetë njerëzit dhe jo nga shteti. Edhe pse kjo është një e vërtetë që dhëmb, duhet thënë se Orikumi po vihet në rrugë të mbarë. I pari, e çeli rrugën ish kryeministri Ilir Meta, duke zgjeruar e shtruar rrugën deri në Palasë, pastaj ish ministri vlonjat i Kulturës Bujar Leskaj me përpjekjet e tij për Parkun Arkeologjik. Edhe deputeti i zonës Ardian Kollozi, bën përpjekje që kjo zonë, nga më të bukurat e Vlorës dhe Shqipërisë të futet në turizmin elitar. Por këtu, nuk mungon me vizitat e tij të shpeshta e me mall edhe ministri i Komunikacionit dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, i cili ka kaluar fëmijërinë e tij në Orikum si bir i një ushtaraku të Flotës Detare. Konsulli italian në Vlorë, Tomassoni është bërë si i shtëpisë sepse në Orikum ngrihet dhe Porti Turistik i Jahteve që popullohet çdo verë nga italianët, ai ka vendosur që këtu të festojë dhe Ditën e Republikës Italiane. Duhet thënë se pothuajse në të gjithë fshatrat turistikë të kësaj zone, kamerierët gjatë verës vijnë nga Tirana sepse Vlora mbipopullohet.

Tek kjo zonë, që tashmë mbushet me pushues, dikur, kanë ardhur e shkuar shumë pushtues. Orikumi zilepste romakët jo vetëm për bukurinë, por edhe për pozicionin gjeografik. Në Llogora shkoi dhe Qesari në luftën e tij me Pompeun, sot e kësaj dite ka një rrugë që quhet Rruga e Qezarit. Të parafundit ishin rusët e bazës ushtarake, të fundit kinezët...

Kjo zonë, që të josh me gjithçka, ka pushues të veçantë sidomos ata nga Kosova, që tashmë nuk porosisin më dhoma 15 ditore, por porosisin blerje shtëpish e pallatesh. Është peshku i famshëm, i quajtur “koce Dukati”, është mishi i pjekur në hell nga meratë e Llogorait, është dhia e zezë që kacavirret shpateve, është misri i bardhë që bëhet arapashi i famshëm me zorrë qengji, është kënga labe “treshja e Dukatit”... është hëna që bie mbi det e pasqyruar. Këtu është mrekullia që duhet jetuar, këtu flenë të vërtetat që duhen zbuluar. Këtu ndodhen edhe restorantet që ndoshta edhe shtetet më të zhvilluara do t’i kishin pasur zili. E dini ç’ka thënë një udhëtar i famshëm që ka kaluar para dy shekujve në Llogora, që edhe kjo është pjesë e Dukatit brez pas brezi ? Çdo shqiptar duhet të mbajë shënim këto që ai ka shkruar : “ Në këtë udhëtim mbërrita në Qafë të Llogorait, për të shijuar magjinë e atij vendi, që ndoshta është më i bukuri që unë kam parë në të gjitha udhëtimet e mia të shumta në Evropë e Azi. Është Qafa e Llogorait”, një simfoni e mrekullueshme e përbërë prej pyjeve, livadheve, luleve, shkëmbinjve, ujit dhe ajrit balsamik. A duhen të zhduken trupat madhështorë të pishës së rrallë në Llogora!? Shpëtoni Llogoranë për stërnipat e brezat që do të vijnë!”

Të parët tanë e kanë bërë punën e tyre, kanë luftuar, na kanë mbrojtur, na kanë lënë histori, kulturë, dinjitet, tani e kemi radhën ne, për të ecur më shumë, më shpejt, sepse mrekullia për shqiptarët, ndodhet vetëm në Shqipëri, sepse ajo nuk është kalimtare por është brenda nesh, perceptohet me ndjenjat tona dhe shihet me sytë e dashurisë, me sytë e perëndive që e kanë zanafillën në detet tanë e janë treguar në djep nga nënat tona, nga gjuha jonë e madhërishme shqipe. Orikumi është ajo pjesë e Shqipërisë, që si vetë trojet tona me të shkuarën na nxisin për një të ardhme më të mirë.



E Merkure, 30 Maj 2007-gazeta ndryshe

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Oriku, Qyteti i gdhendur në shkëmb

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 1:43 pm

Oriku, Qyteti i gdhendur në shkëmb

Është qyteti antik më i mbrojtur, sepse është në hapësirën e paprekur të Pasha Limanit. Këtu janë bërë luftëra historike mes trupave të Pompeut dhe Çezarit, që vinin nga përtej, një borxh që 16 shekuj më vonë Gjedik Ahmet Pasha, ia ktheu latinëve, kur e pushtoi blic Otranton. I pakapshëm për turistët, sepse është nën mbrojtjen e ushtrisë, qyteti është një nga vendet më interesante në almanakët e turizmit historik shqiptar.

Me Adnand Agastrën, kapitenin e Rangut të Dytë, kemi rënë dakord të mbarojmë shpejt. Një ditë më vonë do të jetë në udhëtim. Ndaj, në hapësirën e pamatë të Pasha Limanit, të dy nxitojmë. Ai për ikje. Ndërsa ne, pas shpjegimit që na bën shefi i shtabit të Pasha Limanit për nëndetëset, në kërkim të një emocioni historik. Tre muaj më parë, në postbllokun e parë të Bazës së Vlorës, më kot, jemi munduar të bindim oficerin e rojës për të vizituar Orikumin, qytetin e vjetër antik. “Duhet leje”, na ka thënë oficeri thatë dhe pastaj, pa asnjë ‘arsye’ është larguar. Leja nuk është gjendur. Qytetin e arkivuam në kujtesë. Asnjëherë nuk e kemi kuptuar sepse qyteti duhej të mbyllej kështu. Vetëm se, historia gjithmonë e ka fshehur Orikumin. Pas luftërave të shumta të Pompeut me Çezarin, për këtë vend, flitet pak fare pak. Thjesht si vend traziti. Arkeologu i parë që e vizitoi këtë vend ishte Karl Paçi. Shumë larg. Ai vuri re gjurmët e një rruge të qytetit të vjetër, që zbriste me shkallë faqet e kodrës në një gjatësi 27 metra dhe gjerësi 2,40 metra,duke kaluar anas shtëpive me dhoma të gdhendura po në shkëmb. Ashtu, është edhe para syve tanë, pak minuta më vonë, gjithçka e bardhë dhe e ngjitur me shkëmbin.

Dikur
Çezari u nis nga Brindizi me 30,000 ushtarë në anije transporti, për të kaluar Adriatikun në anën e ngushtë. Për fat brenda një dite e gjithë flota e kaloi Otranton, ndihmuar nga një erë fatlume. Ai zbarkoi më 5 janar të vitit 48 p.Kr. në një breg të quajtur Paleste në tokën e fisit Kaon të Germinëve. Pa humbur kohë, Çezari u nis në krye të ushtrisë për në Orik, duke iu ngjitur gjatë natës malit “nëpër një shteg të ngushtë dhe të vështirë”. Pranë qafës së Llogorasë, barinjtë vendas edhe sot tregojnë një shesh që quhet qafa e Qezarit... Në mëngjes, ushtria e tij, u shfaq para mureve të kështjellës së Orikut, e cila mbrohej nga një garnizon i përbërë nga ushtarë parthinë dhe banorë vendas, të komanduar nga oficeri i Pompeut, Luc Torkuati.

Njësoj si ne, në këtë qerthull, nxitet të ecë dhe shoferi ynë. Ka dëgjuar Orikumin, por asgjë më shumë. Kohë më parë i jemi afruar njëherë së bashku nga Kisha e Marmiroit. Nga tutje, nëpër ca vende të zhveshura, gjurmët e Orikumit kanë qenë të pakta. Rrugës së pakët nga nëndetëset, në qendër të Pashait, shkëmbejmë me Adnandin historitë tona. Shumë herë nuk përkojnë. Diku afër Palasës zbarkoi Çezari në luftërat civilo romake. Njeriu, që e bëri të njohur në kujtime këtë qytet. Por sot, qyteti brenda kësaj zonë ushtarake nuk thotë shumë. Pak njohuritë që shkëmbejmë me Adnandin na mjaftojnë që të orientohemi për simbiozën e qytetit me bazën. Kalojmë disa magazina, ndërsa mjerimi i Pasha Limanit, duket në zbrazëtinë e pamëshirshme të mjediseve dhe në mungesën e personelit. Duket se koha ka fashitur gjithçka. Këtu ka qenë kjo..., vazhdon oficeri, ndërsa me shumë kujdes mundohet të na tregojë disa mina të vjetra dhe ndërtesa që janë shkrumbuar nga viti i tmerrshëm i vitit 1997. Derisa shfaqet ai. Qyteti antik i Orikumit gjendet në fund të gjirit të Vlorës, pranë portit të sotëm të ushtarak të Orikumit. Tradicionalisht mbahet si qendër e themeluar nga kolonialistët Eubeas, që u kthyen nga lufta e Trojës, por në të vërtetë duhet të jetë themeluar nga Apolonia për të kontrolluar guroret e Akrokerauneve, thuhet në literaturën historike. Prej tyre merreshin blloqet gëlqerore dhe kolonat për ndërtimet monumentale. Më e madhja është gurorja e Gramës, në bregun perëndimor të gadishullit të Karaburunit, ku detarët që strehoheshin gjatë shtrëngatave, kanë skalitur dhe mijëra mbishkrime.
Në burimet historike, Orikumi përmendet përciptas, me përjashtim të përshkrimeve të luftimeve, që zhvilluan forcat e Çezarit me ato të Pompeut, rreth këtij qyteti në vitet 49-48 para Krishtit. Pak muaj më parë, kemi parë ndoshta nekropolin e qytetit, por bagëtia dhe mos-njerëzia, na kanë bindur se qyteti është i paarritshëm. Të vetmit, disa kuaj të azdisur, që qëndronin të patrazuar andej, kanë qenë edhe justifikimi i paktë i vendit të braktisur. Tre km nga Orikumi, kisha e vogël e Marmiros në një kodër të ulët, futur në disa ferrishte, ku kulmojnë një ferrnajë me cazë si shtiza, ka qenë kënaqësia jonë e pakët. Që andej kemi admiruar më kot, një qytet, që e kishim parë vetëm në foto. Njësoj, Edward Lear kaloi disa kohë që këndej në Dukat, atëbotë quajtur si Dukates, në udhëtimin e tij në Shqipëri më tetor të vitit 1848. Pastaj kapi Qafën e Llogorasë. Llogoraja është Park Kombëtar dhe ndoshta është më i bukuri në bregdetin Adriatik (e kanë përcëlluar shqiptarët pas viteve 2000). Është terreni, ku ndërsa qëndrojmë në qytetin antik, oficeri na shpjegon se Qafa është rreth 1055 m e lartë dhe nga këtu duket Korfuzi. “5 km poshtë në anën tjetër është fshati Palasa. Që andej erdhi ai”, na thotë krenar?!

Vetë qyteti
Por ndërsa gjendemi në qytet, ai është zhgënjyes me fotot, që kemi parë. Ngrihet mbi një kodër të ulët shkëmbore, e cila kontrollonte dikur kanalin, që lidhte detin me lagunën. Vëzhgimet dhe kërkimet arkeologjike kanë vërtetuar qenien e një muri rrethues, i cili përmendet edhe nga Çezari. Monumenti më i njohur është teatri, i cili është hapur gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1958. Shkallaret e tij janë gdhendur në shkëmb, ndërsa orkestra me diametër 10 metra, përbën një rindërtim të periudhës romake. Aty përveç shfaqjeve teatrale zhvilloheshin dhe ndeshje me gladiatorë. Këta ta tregon pareti i lartë i saj. Ka kullesa të mira. Përpara teatrit është gërmuar dhe një altar, i cili lidhet me një tempull ende të pazbuluar, duke lënë të kuptohet se aty shtrihej agoraja e qytetit.
Zona e banuar shtrihej mbi teatër; edhe banesat ishin kryesisht të gdhendur mbi shkëmb. Një pjesë e rrugëve, gjithashtu është gdhendur në formë shkallësh. Pjesa më e ruajtur ka gjatësi 17 m, gjerësi 2,4 m dhe ka 27 shkallë. Vendosja paralele e rrugëve dëshmon për zbatimin urbanistik hipodamik. Porti i qytetit siç e përmend Çezari, ka qenë nga ana e lagunës, ku dallohen dhe muret nën nivelin e detit. Kjo dëshmon se gjatë shekujve ka ndodhur ulja e ngadalshme e bregut nën ujë, si edhe mbushja me aluvione e portit.
Oriku dhe në kohën romake luajti rolin e një stacioni në rrugën antike të Akrokerauneve. Në periudhën bizantine, siç tregojnë rindërtimet në muret rrethuese, ai u rifortifikua, përmend profesor Neritan Ceka, në librin e tij “Kështjellat ilire”. Në vitin 1958, aty ka gërmuar me sukses Dhimosten Budina. U zbulua teatri i qytetit me shkallaren e gdhendur në shkëmb. Skena e thellë dëshmonte që teatri kishte qenë rindërtuar në periudhën romake dhe ishte përshtatur dhe për gladiatorë. Një mbishkrim greqisht i shekullit të I dëshmonte se punimet ishin paguar nga një romak i pasur nga familja e Atikëve, që njihej si përkrahëse arti. Oriku humbet, por u rindërtua në shekullin e VI m.Kr në kohën e dyndjeve sllave.. Ushtaraku nxiton, por njohuritë e tij nuk na ndihmojnë për ndonjë gjë më shumë. Shiu po afrohet. Era nuk rresht.

Fshatarët
Era nuk i bezdis ata. Madje, më mirë nga të gjithë e kanë gjetur fshatarët. Disa bagëti i kanë lënë që të kullosin në atë që dikur ka qenë qyteti i famshëm. Nuk i trazon askush. “I kemi lënë fshatarët, janë pjesë e bazës. Kanë qenë dhe do të jenë. Kjo bazë ka qenë njësoj si shtëpia për ta, më sqaron ushtaraku, duke justifikuar lirinë e tyre. Në fakt, kujtimi më i kaluar për bazën ka qenë kur bariu, që e interpreton Kadri Roshi, i thotë një fshatari tjetër në filmin “Ballë për Ballë”, se po na marrin bazën. Për sa i përket ushtarëve, ata janë gjithmonë zhgënjyes për emrin e bazës. Kafshët që baresin tutje na hedhin sytë. Janë të vendosura tutje shkallareve dhe kullosin të patrazuara. Duket si një vend mitik. Kullosin pa bari. Diku duhet të jetë dhe ai, bariu, mbase tutje rrethimit. Por kafshët, që mund t’i shkojnë më shumë një kurbani në teatrin e qytetit, nuk trazohen. Ndoshta një shpresë e madhe e banorëve do të jetë kur qyteti antik t’i shpëtojë rrethimit të bazës, një përpjekje që tash janë duke e bërë instancat shqiptare të turizmi, për t’i shtuar atraksioneve të tyre dhe një pikë. Por ka kohë, që flitet dhe deri më tash asgjë. “Do të bëhet”, më thotë oficeri, që tash nxiton vërtetë.
Në periudhën e pushtimit osman, Oriku shërbeu si bazë e flotës së vezirit Gjedik Ahmet Pasha, që duke u nisur nga Gjiri i Vlorës sulmoi dhe pushtoi Otranton. Që nga ajo kohë vjen dhe emri Pasha Liman, që në turqisht do të thotë Pasha Liman... Shoferi tash është i kënaqur, ndërsa sytë i mbesin larg në format e përkryera të teatrit dhe në paretet e tij. Por i pëlqejnë bash kullonjëset. Gjithçka i duket e arrirë dhe e përkryer. Por, jo shiut. Kurse, Adnani e ka gjetur arsyen, që duhet të ikim, ndërsa ne baresim drejt fundit të shkallareve të mbetura në shkëmb.
Në fund të tyre duhet të largohemi. Rrëshqasim pak. Ka një bardhësi Orikumi, që të dorëzon. Ka një madhështi që pret të hapet. Ka një histori që pak dihet. Janë ditët e dimrit të vitit 2007.

Ben Andoni : Revista Mapo

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Aleancat. Trimëria çame përballë dredhisë greke

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 1:45 pm

Aleancat. Trimëria çame përballë dredhisë greke



Dokumenti


Heronjtë çamë të Revolucionit Grek "Në përgjithësi dhe mbi të gjitha qenë heronjtë suliotë që iu ekspozuan sulmeve: Plaku, Noto Boçari, Kostandin Boçari, K.Xhavella, Jorgji Dhrako, Danglli, Llambro Vejko, Jani Suka, Dhimitër Maksimi, J.Vaja, Jani Gjeli, Joti Gjoni, Papa Dhimitri, A.Zerva, D.Zerva, Nikolla Zerva, Tushi Zerva...".

(August Febre, "Historie du siège Messolunghi", Paris, 1827, f.209).

Ekskluzive/ Në vazhdim, jepen pjesë nga dëshmi e dokumente arkivore të studiuesit, Hajredin Isufi, lidhur me lashtësinë e popullsisë çame në trojet e veta, zakonet, mënyra e jetesës, traditat, shfarosja shoviniste, dënimi nga qarqe përparimtare greke i masakrës mbi popullsinë çame e deri tek kalvari i largimit të dhunshëm të banorëve nga tokat e tyre.



Nga Hajredin Isufi

Çamët kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj për trimërinë dhe guximin e tyre, brenda dhe jashtë vendit. Shumë autorë, në veprat e tyre, kanë shkruar faqe të tëra duke i paraqitur çamët si luftëtarë të zotë e të guximshëm. Shpirti i lartë i luftëtarit çam dhe guximi i tij, ka tërhequr në shekuj edhe lakminë e vendeve të ndryshme të Perëndimit e të Lindjes, për t'i pasur në radhët e forcave të tyre jo vetëm si luftëtarë, por edhe si drejtues të veprimeve luftarake. "Shqiptarët, shkruan Johallas, thërriteshin nga të huajt si luftëtarë dhe sidomos si kalorës të mirë", (Johallas, P.Titos, "Mbi emigrimin e shqiptarëve në Greqi", në: AIH, Dos.A - II - 56).

Çamët, në radhët e forcave të huaja, i hasim që në dhjetëvjeçarin e parë të shek.XVI. Kështu historiani Giuseppe Valentini, autor i veprave shumë-vëllimshme, në njërën prej tyre ve në dukje se dy luftëtarë suliotë, njeri me emrin Gjokë dhe tjetri me emrin Lekë, i hasim si stratiotë që në vitin 1511, (Guseppe Valentini, "Il diretto delle comunita nella tradioline giuri Albanese", f.351).

Pukëvili tregon se tre fshatrat e juridiksionit të Filatit: Janjari, Filati dhe Koska "kanë qenë fidanishtja prej nga përzgjidheshin luftëtarët që sulmonin Rumelinë. Përpara se Ali Pasha të bëhej zot i Çamërisë, këto trupa çame bënin inkursione në grykat e maleve të Maqedonisë dhe e drejtonin vështrimin e tyre deri në Egjipt", ( Pouqueville, Voyage, vep.e përm., Vëll.I, Kap.29).

Në Konferencën Shkencore që u organizua nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, më 26 qershor 2004 në Tiranë, në kuadrin e 60-vjetorit të shpërnguljes me dhunë të popullsisë shqiptare nga Çamëria, intelektuali dhe politikani i shquar i shqiptarëve të Maqedonisë, z.Arbën Xhaferri, në temën që trajtoi, solli të dhëna me vlerë rreth problemit që trajtojmë: "Në vitin 1806, deklaroi autori, Beogradi u çlirua nga turqit. Rol të rëndësishëm në këtë luftë luajti epiroti çam, Jani Kondo, apo siç e quanin serbët, Kondo Bimbashi, i cili bashkë me luftëtarët e tij, kryesisht çamë, hyri i pari në kala. Një tjetër luftëtar çam, Gjergj Olimpiasi, me 300 vullnetarë të tij shqiptarë luftoi për çlirimin e Serbisë, (Arbën Xhaferri, "Legalizimi i krimit", referat i mbajtur në Konferencën Shkencore të organizuar nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, më 26 qershor 2004, në: "Çështja çame dhe integrimi evropian", Arbëria, 2005, f.98).

Historia e re e Egjiptit ka në themelet e saj kontributin që kanë dhënë luftëtarët shqiptarë kundër krimit të organizuar, që kishte lindur në Egjipt, dhe përcaktoi në mënyrë përfundimtare karrierën e shqiptarit Mehmet Aliu dhe i hapi rrugë për të ndërmarrë reforma ekonomike dhe ushtarake.

Në radhët e drejtuesve të forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, burimet e kohës përmendin si drejtues të taboreve osmane Sulejman Çaparin, nga Luarati i Margëlliçit, në kryengritjen e Orllovit në More, përpjekjet mes forcave ruse dhe atyre turke, që përfunduan më 1769 me fitoren e forcave turke, (Sp.Mela, "To lintari...", vep.e përm., f.39).

Këtë shpirt të shqiptarëve për t'u larguar nga vendi i tyre i pushtuar dhe për të kaluar në aventura e me prirje mercenare, Dora D'Istria e motivon vetëm e vetëm për të fituar para për të mbijetuar .

Trimeria Came

Asnjë rrëfim nuk do të ishte i plotë për vetitë luftarake të shqiptarëve çamë, pa përmendur luftërat heroike që kanë bërë suliotët në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre. Mënyra më e mirë për të njohur heroizmin legjendar të çamëve, është t'u referohemi vlerësimeve që kanë bërë studiuesit e huaj në periudha të ndryshme historike. Pukëvili, duke qenë Kryekonsull i Francës në Janinë, më 1806 njohu nga afër cilësitë e çamëve, si dhe vetitë luftarake të tyre, që i dallonte ata. Francezi, në veprën e tij disavëllimëshe bëri vlerësime që meritojnë vëmendje. Suli dhe suliotët, Filati dhe filaqotët, Margëlliçi dhe margëlliçotët, u bënë epiqendra e vëzhgimeve të tij në qëndresën heroike të çamëve, të cilët "donin të jetonin të lirë si të parët e tyre", (Jurien de la Craviere, "La station de Lavarit", Paris, 1876, Vëll.II, f.89).

Pukëvili, vuri re tek shqiptarët çamë disa veçori dalluese, si: luftëtarë të maleve, që lidhej me origjinën e tyre antike, trima, të cilët në veprimet luftarake zgjidhnin pozicione, zinin qafa për të kontrolluar lëvizjet e kundërshtarit. Pukëvili, në shënimet që ka lënë për çamët, shkruan me admirim për trimëritë e qëndresën e tyre për të mos rënë nën sundimin e Pashait të Janinës: "Filaqotët, shkruan Pukëvili, ndryshe nga korfiatët, shquheshin gjatë mbrojtjes për guximin e madh dhe këta ishin të pathyeshëm. Ali Pasha nuk ka qenë në gjendje të matej e të ndeshej seriozisht me ta", (Po aty, vep e përm., Vëll.I, Kap.29).

Këto cilësi të larta të shqiptarëve çam bënë që Pukëvili, megjithëse nuk kishte qenë një dashamirës i shqiptarëve, të miqësohej me çamët dhe në ditë të vështira, kur në kazanë e Filatit më 1813 kishte rënë kolera dhe vdekja merrte qindra jetë njerëzish çdo ditë, ai ishte mes çamëve.

Pukëvili nuk e fshihte atëherë admirimin për çamët, që i cilësonte: "Një popull të shquar për zotësinë e vet, një popull që s'mund ta gjesh më të mirë, më fisnikët e farës shqiptare, si për nga guximi, ashtu dhe shëndeti, që janë përkujdesjet e tij kryesore", (po aty).

Kur flitet për vlerësimet që u bëjnë autorët e huaj cilësive luftarake të çamëve, nuk duhet lënë pa përmendur historiani anglez, Çajrël, për shënimet që ka lënë në veprën e tij. Ai, ndër të tjera shkruan: "…Natyra ka qenë një memece e rreptë për shqiptarët, por të paktën ajo iu pat dhënë zemër të qëndrueshme dhe muskuj penjëzor të fortë për të luftuar. Ali Pasha, megjithëse kishte ndërtuar një kështjellë madhështore për të vënë nën kontrollin e tij malësorët trima, kurrë nuk kishte arritur t'i nënshtronte plotësisht, (po aty, f.234).

Çajrël qëndroi mes çamëve në kazanë e Margëlliçit me javë të tëra. Ai, kur flet për trimërinë e margëlliçiotëve, përmend edhe suliotët legjendarë, të cilët i karakterizon si "një racë të fortë shqiptare, të krishterët e malësive, të cilët me trimëri e mbajtën gjatë shekullin e XIX, supremacinë e padiskutueshme në këto kështjella dhe i detyruan kundërshtarët e tyre të thyheshin në terren malor, në fushë e në det, madje dhe në portat e Janinës, (po aty, f. 205-206).

Në përshkrimin e luftëtarëve suliotë, Çajrel do të veçonte si tipar dallues të tyre në veprimet luftarake, shkathtësinë e tyre në ngjitjen nëpër male e shkrepa, nëpër monopate e shtigje, që viheshin kurdoherë nën kontrollin e tyre. Ndërsa Liku shkon edhe më tej, duke treguar se suliotët kishin një taktikë origjinale në veprimet e tyre luftarake: kur forcat armike ishin të shumta në numër, suliotët i sulmonin në befasi, ndërsa kur shihnin se forcat e kundërshtarit ishin të shumta e të pabarabarta me të tyret, synonin t'i zinin rob ose t'i asgjësonin plotësisht .

Prijësit çamë në Revolucionin Grek

Ndonëse pjesëmarrja e shqiptarëve (çamëve) për pavarësinë e Greqisë është e njohur gjerësisht, në burimet greke anashkalohet apo minimizohet ky kontribut.

Ishin kapedanët shqiptarë të Çamërisë në shërbim të Ali Pashës, që i dhanë Greqisë së re trimat më të shquar në luftë për pavarësi: Noti Boçari, Kostandin Boçari, Marko Boçari, K.Xhavella, Jorgji Dhrako, Danglli, Llambro Vejko, Jani Gjeli, Tushi Zerva, (August Febre, "Historie du siège de Messolonghi", Paris, 1827, f.209). Fatkeqësisht, disa historianë e publicistë grekë ia atribuojnë vetëm helenëve Revolucionin Grek e nuk theksojnë që në atë revolucion shumë shqiptarë luftuan trimërisht për pavarësinë e Greqisë. Kjo nuk ishte një rastësi. Gjithmonë popullin shqiptar dhe atë grek i ka lidhur miqësia.

Engelhardt-i, duke folur për kontributin e shqiptarëve në Kryengritjen Greke për pavarësi, shkruan se në Shqipërinë e Poshtme "lindi pavarësia greke, se Boçarët, Karaiskaqët, Miaulët (...) ishin shqiptarë", (Tarih-i, Lufti, CIS, 13; "Enciklopedie de Islam", Vëll.I, f.229-264).

Në prag të Revolucionit Grek, kapedanët e Sulit, me forcat e tyre dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë ishin në radhët e forcave osmane, të joshur nga premtimet që kishin marrë nga Porta e Lartë se suliotët, pas fitores së osmanëve mbi Ali Pashën, do të ktheheshin në vatrat e tyre në Sul dhe bejlerëve çamë do t'u ktheheshin çifligjet që u kishte grabitur Ali Pasha. Megjithëse të krishterët shqiptarë të Sulit, si dhe bejlerët myslimanë ishin skeptikë ndaj premtimeve me të cilat i joshte Porta e Lartë, ata i mbante një shpresë e vogël dhe kjo i bënte të luftonin përkrah forcave osmane, kundër forcave të Ali Pashës, armikut të tyre të vjetër, që ishte drejt një fundi tragjik. Ndërkohë, pabesia e Portës nxori krye. Kryegjenerali turk thërriti kapedanët e Sulit dhe u komunikoi se Porta e Lartë, pas fitores ishte e gatshme t'' kthente suliotët dhe familjet e tyre në fshatrat e Frarit, në çifligjet e bejlerëve të Margëlliçit e të Paramithisë dhe nuk do t'i lejonte kurrë të ktheheshin në Sulin e tyre të dashur, në vatrat e tyre, që e kishin braktisur që në dhjetor të vitit 1813, (Spiro Mela, "To lintari tis Ipirou Ali Pasias, qe Suoli...", Parames 21 Athinë, 1970, f.388).

Kapedanët çamë braktisin Turqinë për Revolucionin Kjo deklaratë bombë e kryegjeneralit osman i dëshpëroi shumë kapedanët e Sulit, si dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë. Ali Pasha, që njihej si një mjeshtër i përsosur për të shfrytëzuar lëkundjet e kundërshtarit, ndërhyri me anën e njerëzve të tij, për të njoftuar kapedanët e Sulit dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë që të krijonin një aleancë kundër forcave turke, që përditë e më tepër po i afroheshin portave të Janinës. Pashai u ofronte aleatëve të rinj, jo vetëm premtimet që u kishte dhënë Porta, por luftëtarëve edhe rroga më të mira sesa ato që merrnin nga Turqia... Pas shumë hezitimesh, suliotët pranuan. Ata, më 3 dhjetor 1820, u larguan nga forcat sulltanike, duke braktisur pozicionet, dhe kaluan në anën e forcave të Ali Pashës. Suliotët, sapo kaluan në anën e Aliut, më 4 dhjetor, ndërmorën sulme të forta kundër forcave osmane duke u shkaktuar humbje të mëdha. Fitoret e suliotëve përkuan me shpërthimin e Revolucionit Grek, prandaj ato patën jehonë të gjerë në të gjithë Greqinë dhe u bënë burim frymëzimi i popullit helen për pavarësi. Ndërkohë, Ali Pasha urdhëroi që më 12 dhjetor 1820 të hynin në Sul. Ky lajm i gëzoi shumë suliotët dhe kthimi në vatrat e tyre pas 13 vjetësh, ishte një ngjarje e shënuar. Ata tashmë do të shkelnin pragjet e shtëpive të tyre, do të preknin me dorë çdo pëllëmbë toke, që e kishin larë me gjak.

Ali Pashë Tepelena mashtron çamët e Sulit

Për fat të keq, gëzimi dhe ndjenja e kënaqësisë që përjetuan suliotët në vatrat e tyre, nuk zgjati shumë. Koha tregoi se Aliu, si gjithmonë, nuk i mbajti premtimet që u kishte dhënë suliotëve, që tashmë ishin dhe aleatë të tij. Ai lejoi të futeshin ata në Sul, por pikat më të rëndësishme strategjike, siç ishte Kështjella e Qafës, nuk e lëshoi të vihej nën kontrollin e suliotëve, por u mbajt nga 60 forca të përzgjedhura të Ali Pashës . Në gjuhën e thjeshtë, kjo donte të thoshte se Ali Pasha i kishte mashtruar edhe këtë herë çamët e krishterë të Sulit.

Tashmë suliotët, pas mashtrimeve të Portës së Lartë, provuan edhe një herë pabesinë e vezirit plak. Në këto rrethana suliotët, pa asnjë hezitim, u bashkuan me forcat kryengritëse greke, aleat i të cilave ishte edhe Ali Pasha, kundër Hurshit Pashës, që tashmë kishte ardhur në krye të forcave turke në Greqi.

Çamët manifestonin ndjenja dashurie dhe solidariteti ndaj helenëve, ndërkohë që sundimi shekullor osman kishte kultivuar thellë tek shqiptarët çamër ndjenjën e pavarësisë. Në vigjiljen e Revolucionit Grek, kur Hurshid Pasha vazhdonte ta ngushtonte rrethimin e Janinës. Perovoji arriti në Sul, i cili në emër të Ipsilantit, kryetar i Revolucionit Grek, i ftonte suliotët të luftonin për liri dhe të ndikonin tek muhamedanët shqiptarë të kalonin në anën e Revolucionit Grek, se edhe Ali Pasha ishte mbështetës i revolucionit. (K.Biris, vep.e përm., f.345)...

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Re: Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 1:45 pm

vazhdim


Në Revolucionin Grek

Të besëlidhurit nisën veprimet e përbashkëta kundër forcave osmane. Ato, më 25 prill 1821, nisen për në Prevezë, ku forcat e të besëlidhurve bashkohen me çetën e Janaq Jorgjit. Me veprime të përbashkëta, suliotët dhe forcat e bejlerëve çamë vunë nën kontrollin e tyre shumë territore të Shqipërisë së Poshtme dhe pas këtij suksesi, suliotët kthehen në Sul .

Dhimitër Ipsilanti mësoi sukseset e aleancës së suliotëve me muhamedanët çamë dhe u entuziazmua për fitoret e tyre. Për Ipsilantin kjo aleancë nuk ishte e mjaftueshme që çamët muhamedanë të bashkëpunonin me suliotët. Komandantit të Revolucionit Grek i interesonte që çamët, me forcat që kishin dhe trimërinë që i karakterizonte, dhe që përbënin një potencial të fuqishëm ushtarak, të bashkoheshin përkrah forcave kryengritëse greke, në luftë kundër forcave osmane. Ipsilanti vlerësonte jo vetëm bejlerët e Çamërisë për ta mbështetur Revolucionin Grek, por edhe krerët e krahinave të tjera të Shqipërisë së Jugut. Komandanti i Revolucionit Grek, ndjenjat e pastra për një aleancë me shqiptarët kundër armikut të përbashkët, i shpalosi hapur dhe pa hezitim në dy letra që u nisi krerëve shqiptarë, në të cilat i ftonte të luftonin përkrah grekëve.

Letra e parë (nga tre të tilla) e Dhimitër Ipsilantit, që iu drejtua parisë së Çamërisë, mban datën 26 qershor 1821... Rrethimi i Tripolicës, në shtator të vitit 1821, gjendej në pikën më kritike. Qyteti ishte i rrethuar nga forcat e shumta osmane. Uria dhe sëmundjet po i sfilitnin të rrethuarit helenë. Forcat osmane synonin t'i detyronin të rrethuarit ose të dorëzoheshin, ose të vdisnin të gjithë nga uria. Në radhët e taborëve osmanë ishin edhe rreth 2000 ushtarë shqiptarë me rrogë dhe komandantët e tyre si, Jaho Demi, nga Filati i Çamërisë e Sali Çami, nga fshatrat e rrethinave të Gumenicës. Ata nuk pajtoheshin me vendimin që kishte marrë komandanti osman, që të rrethuarit të vdisnin nga uria e sëmundjet, që po kthehej në një epidemi të vërtetë masive. Komandantët e forcave shqiptare, nuk kishin asnjë lidhje kombëtare e solidaritet me forcat osmane, por ndjenin një dhembje të thellë për fatin tragjik që përjetonin helenët e rrethuar. Kjo situatë e rëndë bëri që komandantët e forcave shqiptare në radhët e forcave turke, të bien në kontakt me Kollokotronin e t'i deklaronin se ishin gati të braktisnin pozicionet, me kusht që forcat kryengritëse greke t'i linin të lirë të ktheheshin në atdheun e tyre. Kollokotroni e mirëpriti propozimin që iu bë dhe i mori në konsideratë të plotë kërkesat e palës shqiptare.

Shtabi i komandës osmane në Tripolicë, kur pa se shqiptarët me komandantët e tyre, Jaho Demi, Sali Çami, Elmaz Meçi etj., braktisnin pozicionet ku ishin dislokuar, u dëshpëruan dhe u detyruan t'u propozojnë grekëve kryengritës armëpushim. Komandantët shqiptarë gjatë tërheqjes nxjerrin nga rrethimi gjithë klerikët grekë dhe parinë helene, që mbaheshin të izoluar në Tripolicë, dhe dolën bashkë me armët e tyre. Komandantët shqiptarë gjithashtu ishin marrë vesh me kryengritësit grekë, që kur të largoheshin forcat shqiptare, të bëhej një mësymje e fortë kundër pozicioneve osmane, ( N.Spiladou, "Kujtime", Vol.A, f.243; K.Biris, vep.e përm., f.350).

Ja si i përshkruan shqiptarët që dolën nga Tripolica, francezi Vutie: "Ishte një pamje prekëse t`i shikoje këta ushtarë trima të dobësuar nga privacionet, por krenarë të kalonin përmes grekëve".

Kollokotroni për t'u siguruar nga çdo incident gjatë udhëtimit të forcave shqiptare për në atdheun e tyre, caktoi 500 luftëtarë të zgjedhur kryengritësish grekë, që i drejtonte komandanti i shquar i Revolucionit Grek, Z.Pllapoutas. Në vendin e quajtur Mitika, Daljanenjtë, një fis i madh grek, kishin bërë një pritë të fortë për të sulmuar forcat shqiptare e t'i vrisnin të gjithë, në shenjë hakmarrje të vrasjes së vëllait të tyre, Theodhorit, nga forcat osmane, pak kohë më parë. Kollokotroni u njoftua nga njerëzit e tij për pritën që ishte përgatitur dhe menjëherë urdhëroi Daljanenjtë të tërhiqeshin nga planet që kishin stisur dhe të mos krijonin asnjë incident . Daljanenjtë u tërhoqën dhe kolona e shqiptarëve, më 30 shtator arriti në Egjio dhe prej andej do të vazhdonin udhën për në vendin e tyre. Egjio ishte edhe vendi ku forcat greke do të ndaheshin nga shqiptarët, të bindur se ndaj tyre nuk kishte më rrezik rrugës. Jaho Demi, Sali Çami dhe Elmaz Meçi i dorëzuan Pllapoutës një parashtresë falënderimi, në të cilën shprehnin mirënjohje për Kollokotronin si dhe komandantëve të trupës greke, që i shoqëruan në mbrojtjen e jetës së tyre. Peticioni nënshkruhej nga Jaho Demi, Sali Çami, Elmaz Meçi e Lalush Perpani, (N.Spiladou, "Kujtime", po aty).

Në tetor të atij viti, çamët, suliotët e toskët, në bashkëpunim edhe me forcat kryengritëse helene, ndërmorën disa aksione të përbashkëta e të suksesshme kundër forcave osmane në Arahthit, si dhe në rrethimin e komandantit turk në Artë.

Lidhja e aleancës së çamëve me luftëtarët grekë

Forcat shqiptare në këto aksione, siç shkruan historiani grek, Dionis Kokinoi (Dionis Kokinou, "Revolucioni grek", Vëll.IV, f.68, 74; K.Biris, vep.e përm., f.346.), ishin rreth 1500 vetë. Veprimet e përbashkëta greko-shqiptare tregonin se në fakt aleanca ishte krijuar. Tanimë pritej vetëm akti formal për t'u zyrtarizuar aleanca nga pala greke. Me ndërhyrjen e suliotëve, edhe kjo pikë që kishte mbetur pezull, u zgjidh.

Pala e udhëheqësve të kryengritjes greke ftoi krerët myslimanë shqiptarë në Peloponez, në vendin ku ishte caktuar për t'u zyrtarizuar aleanca. Palën shqiptare në atë takim e përfaqësonte Tahir Abazi. Ndërkohë forcat çame, nën drejtimin e Pronjos dhe Çaparit, ishin dislokuar në rrethinat e Artës dhe menjëherë pas nënshkrimit të aleancës, prisnin sinjalin për të kaluar në radhët e kryengritësve grekë, që ishin më të organizuar dhe më të përqendruar në veprimet luftarake…

Tahir Abazi, i revoltuar nga djegia e fshatit, prishja e xhamive dhe e teqeve, si dhe i keqtrajtimeve të myslimanëve arvanitas, hoqi dorë nga vazhdimi i udhëtimit drejt Peloponezit dhe u kthye në Artë. Aty ai u bëri të njohur bejlerëve çamë dhe drejtuesve të tjerë shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme, veprimet e dhunshme që kishin ndërmarrë kryengritësit grekë ndaj familjeve myslimane dhe institucioneve të kulteve fetare myslimane. Ky lajm i kobshëm, mjaftoi që krerët shqiptarë të hiqnin menjëherë dorë nga aleanca me kryengritjen greke e të bashkoheshin me Hrushit Pashën, (K.Biri, "Arvanites oi dories tou neotorou elenizmou", Athinë, 1961., f.346).

Por vuajtjet çame në këtë betejë qëndrese e më pas, mbeten të pashoqe. Ja si shkruan Dora D'Istria: "Për fat të keq, asnjë pjesë e Shqipërisë nuk ka vuajtur aq sa Çamëria nga fanatizmi mysliman dhe ky është një konstatim mëse i drejtë, i cili herë pas here në momente kritike ka nxjerrë krye dhe është bërë pengesë serioze në progres, siç ishte rasti në mbrojtjen e alfabetit latin e shkollës shqipe", ( Dora d'Istria, vep.e përm.).

Prishja e aleancës

Hrushit Pasha, kryegjenerali turk, e shfrytëzoi pa humbur kohë konfliktin që kishte plasur mes drejtuesve të kryengritjes greke dhe bejlerëve myslimanë shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme. Ai gjeti terren të favorshëm për t'u bërë thirrje myslimanëve shqiptarë të largoheshin përfundimisht nga aleanca, duke u thënë se kryengritja greke ishte vepër e Rusisë cariste dhe se ajo ishte drejtuar kundër myslimanëve dhe se do të ishte një dënim qiellor, po qe se myslimanët do të bëheshin me të krishterët. Propaganda e Hrushit Pashës synonte që bejlerët myslimanë çamë të bashkoheshin me forcat osmane. Të gjitha këto presione nga brenda e jashtë nuk mund të mos ndikonin në tronditjen nga themeli të aleancës dhe prishjen e saj. Jetëgjatësia e saj qe vetëm 12 muaj: Janar 1821- Dhjetor 1821, (Pouqueville, "Histoire de la rigeneration de la Grece", f.199-200).

Prishja e aleancës dhe fushata e reprezaljeve që kishte nisur ndaj myslimanëve shqiptarë, i preku shumë suliotët dhe kreykapedanin e tyre, Marko Boçarin, edhe për faktin se kishte qenë Marko Boçari nismëtari për krijimin e aleancës mes bejlerëve të Çamërisë dhe kryengritjes greke.

Madje, Marko Boçari shihte se ftohja e bejlerëve myslimanë të Shqipërisë së Poshtme ndaj kryengritjes greke, kishte nisur të ndjehej edhe tek shqiptarët e krishterë suliotë. Këto pasoja të paparashikuara nga krerët e kryengritjes, kishin krijuar tensione alarmi tek qeveria greke.

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

AMAZONAT SHQIPTARE

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:06 pm

AMAZONAT SHQIPTARE
Nga Fotaq Andrea
Viti 1787 : një batalion prej dyqind vajzash të reja shqiptare marshon me hap krenar para princit Charles-Joseph në qytetin Kafa, ish Theodozia e lashtë pranë Detit të Zi. Princi mahnitet. Dhe me të drejtë : ishte koha kur fanatizmi fetar oriental ia ndalonte rreptësisht një vajze të re apo një gruaje të shfaqej publikisht me fytyrën zbuluar. E megjithatë, ja ku po i shfaqeshin para syve bukuroshe të armatosura, amazona të vërteta shqiptare!


Në letrën dërguar nga Kafa Markezës së Coigny-së, princi belg i Linjës Charles-Joseph, figurë e ndritur ushtarake dhe letrare e kohës shkruante : “Gjithandej nuk pashë veçse një grua: ishte një princeshë për nga gjaku, mbesë e sulltanit të fundit Selim-Xheraj. Perandoresha, para së cilës ajo u zbulua, më fshehu prapa një perdeje : princesha ishte yll e bukur, dhe kishte më shumë diamante nga ç’kanë tërë gratë e Vienës të marra së bashku, dhe kaq është pak të thuash. Por nga ana tjetër, pashë, dhe e kam fjalën për fytyrën e zbuluar, vetëm ato të një batalioni shqiptaresh të një kolonie të vogël maqedonase vendosur në Balakllava : dyqind gra apo vajza bukuroshe, me dyfekë, kama e heshta, me gjokse amazonash dhe me flokë të gjata e gërshetuar hijshëm, kishin ardhur me rastin e vizitës sonë për të na nderuar, dhe aspak nga kërshëria.” (Letra VII, 1787).

Që këto amazona janë vasha shqiptare, as që mund të vihet në dyshim, ndonëse historikisht është njohur në Kaukaz edhe një Albania tjetër, e themeluar, siç duan të thonë mjaft autorë, nga Aleksandri i Madh. Por ja që princi belg në këtë pikë është mëse i prerë : ai shprehet qartë për një batalion vajzash shqiptare “të një kolonie të vogël maqedonase (sic) vendosur në Balakllava.” Pra, princi belg, që gjeti aty edhe një shqiptar (“albanois”) tjetër që fliste italisht dhe i shërbeu ndëkohë si “terxhuman”, e ka fjalën pikërisht për një koloni shqiptare të kohës vendosur në brigjet e Detit të Zi, ashtu siç kanë pasë qenë vendosur historikisht familje të tilla shqiptare në Kalabri, Siçili, More, Egjipt, Siri, Tunizi, e ku nuk tjetër ! Përderisa jenicerët shqiptarë e ballkanikë që mbushnin radhët e pararojës së fuqishme të ushtrive të pafunda osmane numëroheshin me dhjetra mijëra dhe degdiseshin familjarisht në të katër anët e Perandorisë - sikurse është rasti i Hasan Jeniçerit shqiptar të vitit 1516 të Leon Kahunit -, s’ka pse vihet në pikëpyetje fakti historik i amazonave shqiptare që na parashtron Princi i Linjës. Po ashtu s’ka pse joshemi a hallakatemi këtu as nga teori të tilla që e shohin prejardhjen e shqiptarëve nga albanët e Kaukazit, nga skythët apo cirkasienët e lashtë, djepi “tradicional” i amazonave, ku janë gjetur varre të grave luftëtare varrosur me armët e tyre që në vitet 600-200 para J.K. Le t’ua lëmë etnologëve, arkeologëve, gjuhëtarëve e historianëve fjalën e fundit në çështjen delikate të popullsive të lashta parahelene e parailire, përfshirë edhe çështjen e origjinës së amazonave, dhe le të shohim më nga afër se ç’përfaqësojnë historikisht amazonat tona shqiptare, si na shfaqen ato në tiparet e tyre themelore dhe ç’rol kanë luajtur në historinë e vendit tonë.

Në radhë të parë, amazonat shqiptare janë të reja bukuroshe, përgjithësisht vajza virginae, apo vajza-burrneshë, që prinin flokët dhe visheshin me rroba burri, madje këmbenin edhe emrin e vajzërisë me emrin e një djali. Por mbi të gjitha, ato mbanin gjatë tërë kohës armë, dhe dinin mjeshtërisht e burrërisht t’i vinin në përdorim. Shkaku i një veprimi dhe qëndrimi të tillë, pa shkuar menjëherë në thellësi të matriarkatit, ishte kryekëput shoqëror, me karakter sa të brendshëm, fisnor apo kanunor, aq edhe të jashtëm. Sepse, në u duhej të shmangnin një martesë të detyruar, apo një fejesë që në djep, u duhej po ashtu të merrnin gjak për një anëtar të vrarë të familjes së tyre, dhe sidomos e për më tepër, u duhej të mbanin qëndrim të prerë ndaj dushmanit që u shkelte vatanin, që kërkonte t’u merrte nderin apo t’i shiste si skllave për të mbushur haremet orientale. Historiografia shqiptare ka një dëshmi konkrete tek figura e Norës së Kelmendit gjatë shekullit XVII, të njohur ndryshe edhe me emrin Nora e Bukur. Ajo nuk ngurron të vrasë pashain turk me thikë në zemër për të mbrojtur nderin e cucërisë së maleve, si dhe për t’ua lehtësuar barrën banorëve kreshnikë të Kelmendit në përpjekjet e tyre për të qenë gjithmonë të lirë e të pavarur. Ishte pikërisht viti 1638, kur Nora e Kelmendit, në krye të shoqeve të saj burrënesha i futi pushtuesit osmanë në prita të honeve dhe vetë shkoi fill e në çadrën e Vuçe Pashë osmanit për ta vrarë me dorë të ftohtë.

Është për të ardhur keq që një Norë e tillë e Bukur, një zanë mali me bëmë kreshnike, nuk ka ende një përmendore që të lartohet mes majave të Kelmendit, në Tamarën e vendlindjes së saj për t’i hijeshuar ato maja edhe më madhërishëm, pse jo përkrah ndonjë busti të papa Klementit XI të njohur ndryshe Shën Albani. Le të japim me këtë rast një gravurë të rrallë të një autori të huaj anonim të shekullit XIX, titulluar “In Albania”, që paraqet shi një amazonë të bukur shqiptare mes kreshpave të maleve. Është duke fshirë e ledhatuar ëmbël një kamë të gjerë, armën e saj besnike, përkrah dyfekut plot barot. Gjithë zbukurime gjerdanesh në gushë e me vathë në veshë, plot feminitet e dinjitet, me leshrat krejt krela shfaqur mbi ballë, që të kujtojnë malësoret tona të derivonshme, ajo ka ngulur vështrimin paksa të ashpër tëposhtë, andej nga ku mund t’i vijë rreziku, teksa vetë ka pushtuar majën e malit dhe po gatitet për sulm. As që ia bën syri tërr. Një forcë e brendshme morale e shpirtërore, një ndjenjë lirie e lavdie, vetë shpirti i lashtë amazonik i jep asaj guxim e siguri të pashoqe. Duket sikur kjo gravurë personifikon vetë legjendën e Norës së Kelmendit.

Rreth viteve 1900, një Norë e dytë bukuroshe shfaqet sërish në historinë shqiptare : Nora e Hotit, po aq sypatrembur dhe e papërkulur përballë pushtuesit osman. Kurse gjatë kryengritjeve të përvijueshme shqiptare që i paraprijnë shpalljes së pavarësisë, lartohet figura e Tringës nga Gruda për të cilën flet etnografia Claudine Roulleau në librin e saj “Tri enigma : shqiptarë, ciganë, baskë”. Për Tringën, na flet po ashtu edhe Anastas Kondo, tek komenton bukur tablonë “Zhan d’Arka shqiptare” të vitit 1911, në të cilën ai sheh si autor të mundshëm të saj piktorin shqiptar Ndoc Martini. Në fund të fundit, te “Zhan d’Arka shqiptare”, te kjo tablo e fuqishme që tërhoqi vëmendjen e publikut francez dhe perëndimor të kohës, duhet të shohim thjesht simbolin historik të luftëtares amazonë shqiptare në krye të çetave patriotike, qoftë kjo “Janica Martiniani”, Tringa e Grudës, Shote Galica apo shoqe të tyre.

Shfaqet në këtë rast një tjetër tipar i fuqishëm i amazonave tona, përtej elementëve zanafillorë mitologjikë : ato nuk kanë vepruar aspak të veçuara apo të mëvetësuara, në zona që t’u përkisnin vetëm për vetëm atyre, sikurse në Lashtësinë e matriarkatit ishujt Lemnos e Lezbos. Përkundrazi, ashtu sikurse në luftën e Trojës, ku amazonat, me në krye Pentesilenë i shkuan në ndihmë trojanëve pas vrasjes së Hektorit, për t’u ndeshur ashpër me Akilin dhe shokët e tij, amazonat shqiptare gjithmonë janë rreshtuar përkrah burrave, prindërve dhe vëllezërve të tyre, duke mbushur radhët e çetave patriotike dhe më pas të batalioneve nacionalçlirimtare. Si në Veri, si në Jug, amazonat shqiptare historikisht kanë qenë përherë të pranishme, gjithëvepruese dhe shembull qëndrese e heroizmi. Po ashtu, gjeografikisht, ato kanë mbuluar krejt vendin e ilirëve të lashtë, të albanëve a arbërve, kudo në ngulimet dhe trevat shqiptare.

Shumë këngë i janë thurur 56 amazonave suliote që, me në krye Moskon e Dhespon, luftuan heroikisht me armikun. Shumë pena e penele të ndritura evropiane e botërore, deri te poeti i mirënjohur kanadez Joseph Lenoir (shek. XIX) dhe tabloja e famshme e Luvrit “Gratë suliote” të Ary Scheffer, lartësuan e stampuan përjetësisht heroizmin e tyre. Le të citojmë me këtë rast disa vargje të akademistit francez Népomucène Lemercier të fillimit të shekullit XIX për Moskon, gruan luaneshë të Xhavellës :

vazhdon..


Last edited by Leka on Sun Feb 01, 2009 2:07 pm; edited 1 time in total

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Re: Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:06 pm

“O Xhavella trim i rrallë, / Jot grua jo! s’mbahet e rrethuar. / Djalnë në njërin krah, kordha më tjetrën i bie, / Lidhur me gjalmë dyfeku, krahëqafe ç’m’i ka hije; / E kur ecën, fluturon, fustanella palë-palë, / Atë futë në luftë ia tund, / Plot barut edhe plumb.”

Në një tjetër këngë : “Këtu s’shkon dot osmanlliu,/ I thonë shkëmb i Sulit, kujdes se ju përpiu. / Bandita: o kokën lini, o mbathjani nata pa ju zënë! / Moskua në këmbë, foshnjën përdhe ka lënë, / Qëllon a s’qëllon kjo grua, deli grua, / Pushka top gjithçka zhurit, / Vështrojuni një çikë more, si jeni bërë meit!”.

Pas një lufte të ashpër, amazonat suliote, përpara hordhive të pafunda armike, me një frymëzim hyjnor, zënë të vallëzojnë majë honit, me këngë në gojë, dhe hidhen njëpasnjë në greminë nga shkëmb i Zallongut tok me foshnjet e tyre, për të mos rënë në dorë të armikut :

“Edhe muret u bënë hi, po Dhespua përherë në këmbë, / Nuseve ç’u thërret, me zë e me gjëmë : / “ Skllave të turkut bija, a mund të bëhemi ne?/ Pas meje, mori nuse, vendin e kemi atje !””

Mund të vazhdojmë këtu të citojmë vargje të tëra folklorike të popullit tonë për amazonat e Sulit epirot, heroizmi i të cilave sintetizohet aq bukur tek vallja e kënduar gjirokastrite “Kënga vaj e Zallongut”. Përsëritet historia : suliotet hidhen në greminë, ashtu si dikur simotrat e tyre dalmatet ilire që, përpara taborreve romake, u vërvitën nga shkëmbi i bjeshkës përmbi Delminium.

Le të shohim një hop autorët e huaj të dëshmojnë me forcë e bukuri të veçantë për amazonat e ndritura shqiptare. Pukëvili bën një dallim rrënjësor midis grave orientale dhe skipetareve, siç shprehet ai, “armëbajtëse dhe me vështrim krenar, bashkëshorte dhe nëna të atyre burrave kalitur në sfilitje”. “Kur shtegtojnë, shkruan ai për to, me brezin gjithë pisqolla, shoqëruar nga qen të tmerrshëm që i nënshtrohen zërit të tyre, i merr për Dianë a për shoqet e veta... I sheh në luftra, kur vatra atërore kërcënohet, amazona të reja, tek zënë vend në radhët e luftëtarëve dhe tek i cysin për të bërë kërdinë. Të krishtera a muhamedane, asnjë nuk mban perçen e sajuar nga xhelozia orientale; të bukura, gjithë ndrojë e dëlirësi, veç i përkushtohen një familjeje të shumtë të burrave të tyre, duke ngacmuar tek ata dashurinë, duke prekur zemrat dhe ngrohtësinë e tyre”. Shumë shpejt, pena e tij do shndërrohet në penel të vërtetë piktori kur bën gjithë pasion përshkrimin fizik e moral të vashës shqiptare, thesar i vërtetë bukurie : “...sy të mëdhenj kaltëroshë, ndezur nga zjarr qiellor, leshra verdhane a gështenjë, gjithë krela si të Hireshave, hundë delikate, gojë të ëmbël, vetë eleganca e francezeve tona të këndshme – ja dhuntitë e grave të Toskërisë. Me shtatin e tyre të hajthëm, me delikatesën e këmbëve të tyre, i merr për perëndesha të lashta apo për nimfa me të cilat profeti zbukuroi parajsën e premtuar për të përzgjedhurit e vet; gjithçka shënon tek ato modelet më të përkryera të bukurisë”.

Një tjetër autor, Lamare-Picquot, sheh tek amazonat shqiptare jo vetëm luftëtaret që dinë të përballojnë sypatrembur rrezikun përkrah burrave, por edhe punëtoret që dinë të merren me kultimin e tokës. “Duan së tepërmi, shkruan ai, sidomos atdheun dhe pavarësinë”. E domosdo, Hyasinthe Hecquard, do të nxjerrë këtu në pah një element tepër të veçantë, se si mbrohet konkretisht vatani tek fisi i Kastratëve, kur trupat osmane, udhëhequr nga Tahir beu, sulmuan malësorët : “Ndërkohë që burrat luftonin, gratë, duke shkulur nga majë e malit shkëmbinj të mëdhenj përgatitur që më parë, bënin kërdinë mbi armikun, i cili, tek e pa veten pisk dhe se çdo gjë qe e kotë, ia mbathi me të katra”. Ja deri ku arrin forca dhe madhështia amazoneske e grave shqiptare : që edhe malin e thërrmojnë, e dërrmojnë dhe e shembin para armikut, edhe vetveten e honizojnë dhe hyjnizojnë, veç në dorë të tij të mos bien.

Në fakt, historiku i amazonave shqiptare, krahas figurave të ndritura që përmendëm, kulmon edhe me figura të tjera madhore, dhe konkretisht :

Olimbia, motra e Aleksandër Molosit dhe e ëma e Alaksandrit të Madh, grua e paepur luftarake në synimet dhe përpjekjet e saj për të drejtuar me dorë të hekurt shtetin epirot në fund të shekullit IV para J.K.;

Mbretëresha Teuta, e gjithpushtetshme dhe e gjithfuqishme në krye të shtetit dhe flotës ilire, deri në prag të luftrave iliro-romake të shekullit III para J.K.;

Princesha Argjiro : me mitin e saj lidhet krijimi i kështjellës dhe i qytetit të Gjirokastrës në vendbanimin ilir të fisit të arginëve. Duke iu përmbajtur parimit të antropologut, etnologut dhe filozofit të shquar francez Claude Levi-Strauss, që “miti ka në thelb gjithmonë një shpjegim”, te figura e Princeshës Argjiro shohim të personifikuar më së miri mitin e amazonave. Ashtu sikurse amazonat që kishin vetëm një gji, pasi e prisnin tjetrin për të mbështetur më mirë harkun në gjoks e të qëllonin në shenjë, edhe princesha Argjiro është quajtur ndryshe Argjiro Monoviza (Argjiro me një gji në greqisht dhe shqip : a-gjir = pa gji). Shumë kohë më pas, në fillim të shekullit XV, miti i Princeshës Argjiro është rimarrë për t’u “aktualizuar”, të themi, në kohën e pushtimit otoman, duke na dhënë fundin e saj epiko-tragjik, tek vërvitet nga bedenat e kështjellës drejt e në humnerë, së bashku me foshnjen në gjoks, vetëm e vetëm për të mos rënë në dorë të armikut ;

Ruginë Balsha, e njohur ndryshe me emrin Zonja e Kaninës, që mblodhi në kuvend krerët e Labërisë në fillim të shekullit XV dhe sundoi në Kaninë përmbi njëzet vjet me radhë. Shumë toponime mbajnë emrin e saj : “Rrapi i Ruginës”, “Mulliri i Zonjës”,”Kroi i Zonjës”, “Shpella e Ruginës”, “Përroi i Ruginës” e mbi të gjitha “Shkëmbi i Ruginës”, ku ajo qëndroi për herë të fundit duke qarë e duke u mallëngjyer para se të linte atdheun e pushtuar dhe të merrte rrugën e mërgimit. Dhimbja e Ruginës ka mbetur “proverbiale” dhe pasqyrohet në shprehjen “rënkon si Rugjina” sikurse vë në dukje Fatos Mero Rrapaj në kryeveprën e tij “Këngë popullore të Labërisë”;

Mamica Kastrioti, më e vogla ndër vajzat e Gjon Kastriotit, që qeverisi feudin e Topiajve me vendosmëri, duke kundërshtuar çdo martesë pas vdekjes të së shoqit, Muzak Topisë. Skënderbeu këshillohej me të për çështje të rëndësishme. “Si i vëllai, ashtu edhe e motra”, thotë Gennaro Francione për ngjashmërinë në krejt tiparet morale dhe bukurinë fizike të Skënderbeut me të motrën. Mamica dallohej për shkathtësi e trimëri.

Donika Kastrioti, amazonë shqiptare për nga bukuria, virtyti dhe shpirti i hovshëm luftarak, mbështetje e fuqishme morale e të shoqit, së cilës Skënderbeu i besonte shtetin e Arbërit gjatë ekspeditave të shumta luftarake apo vizitave në Itali. E paepur edhe në mërgim, pas vdekjes së Skënderbeut, mbajti lidhje të fuqishme me atdheun dhe nxiti e përkrahu lëvizjet antiosmane të të birit Gjonit dhe të nipit, Skënderbeut të ri.

Arvanitja Laskarina Bubulina, heroinë e popullit grek, që në krye të flotës së saj speciote e hidriote dhe të marinarëve trima arvanitas e shqiptarë dha kontribut të çmuar në lëvizjen e madhe patriotike për pavarësinë e Greqisë, u bë shembull heroizmi e paepurie dhe mahniti rejt Evropën me bëmat e saj.

Maro Kondaj (Kozhupaj), hedh në humnerë tridhjetë e gjashtë turq, duke këputur litarin e lidhur në trup të saj, dhe vërvitet edhe vetë më pas nga shkëmbinjtë, duke shtrënguar djalin e vogël në gji, për të mos rënë në duar të tyre dhe për të shpëtuar çetën e trimit Zenel Gjolekaj. Populli i ngriti këngë, siç ndodh shpesh në të tilla raste, kur amazonat shqiptare e gjejnë rrugën e lavdisë, lartësisë dhe të përjetësisë në ndeshjen fyt më fyt me armikun majë honeve tragjike e epike shqiptare, ku ato nuk mungojnë të fluturojnë me foshnjet në gji.

Shote Galica, heroinë e popullit shqiptar, që iu përkushtua me armë në dorë për vite të tëra çështjes së çlirimit kombëtar, përkrah të shoqit ; pas vdekjes së tij, ajo udhëhoqi me guxim çetën e saj patriotike në aksione të guximshme luftarake. Është për të ardhur keq dhe në turpin e qarqeve të caktuara serbe të denigrojnë sot figurën madhore të kësaj heroine dhe amazone shqiptare, gjë që nuk i shërben aspak stabilitetit, paqes dhe harmonisë së popujve të Ballkanit në epokën e sotme të demokracisë. Historia nuk lexohet, dhe nuk ka si të lexohet me syze shovinizmi dhe urrejtjeje mesjetare. Dhe janë pikërisht ata që e ushqejnë vetë këtë urrejtje, tek bënë krimet më mizore me motrat dhe nënat therore kosovare, që përpiqen edhe sot e kësaj dite, në Beograd, Moskë a gjetkë, me frymë e gjuhë të ashpër megalomanie, sundimi, agresiviteti e armiqësie, të kthejnë prapa rrotën e historisë, kohën e nën-zhvillimit dhe të nën-njerëzve.

Të tjerë e të tjerë emra amazonash heroina dhe gra luftëtare, pjesëmarrëse në Luftën Nacionalçlirimtare mund të renditen këtu. Por tekefundit, filli i kuq që përshkon figurën historike të amazonës shqiptare është një dhe vetëm një : ato vasha luftëtare, janë dyfish trimëresha, dyfish kreshnike, dyfish heroina. Sepse jo vetëm mishërojnë vetë burrëroren, të fuqishmen e të paepurën, por janë edhe mbartëse nëna që i përcjellin e i trashëgojnë këto cilësi drejtpërdrejt tek burrat e ardhshëm, po aq kreshnikë sa dhe to. Ja ku na vjen në ndihmë këtu mitologjia jonë me shtojzovallet, t’lumet, orët dhe zanat e malit, ato që mëndën Mujin, Halilin dhe shokët e tij kreshnikë, ato që tok me qumështin e gjirit iu dhanë atyre bukuri, mënçuri, dije, guxim, forcë e nder. Dhe vërtet, a ka shprehje më të bukur shqiptare sesa cilësimi i një heroi “trim si zanat”? Apo siç thuhet në vargun e Eposit të Kreshnikëve “Nderi i armve t’mia kioftë në ndore t’zanës”? Zana është Diana, bija zanore e Zeusit Zë që, siç di të trimërojë e të guxojë, di po ashtu edhe të shitojë, të luftojë e të marrë hak.

Pa u ndalur te dukuritë e lashta të amazonisë shqiptare me zanafillë nga matriarkati, si virgjinat, apo gratë e shndërruara në burra, dhe mërkoshja, apo kuvada (lehonia e burrave kur u lindin gratë), dukuri të trajtuara tashmë nga mjaft autorë shqiptarë e të huaj, na e ka ënda ta përfundojmë këtë shkrim kushtuar lavdisë së amazonës shqiptare me vargjet e fuqishme të Thimi Mitkos :

“Shqypëria ka mal’ e gurrë, / edhe gratë i ka si burrë, / me shpirt të nxehtë si furrë, / vëndinë s’e lënë kurrë... / Sheh në luftë ato trimone [trimëresha] / Sulen si amazone”.

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:16 pm

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
KREU I



Hyrje



Etnogjeneza e popullit shqiptar, prej shekujsh, ka joshur dhe ka tërhequr vëmendjen e dhjetra e dhjetra dijetarëve nga më të shquarit, shqiptarë apo të huaj. Janë të shumtë historianët e gjuhëtarët euriditë, arkeologët këmbëngulës dhe studiues të tjerë që kanë shtruar tezat e hipotezat e tyre për këtë çështje. Nuk kanë munguar të shprehin mendime edhe njerëz pa njohuri të thelluara shkencore.

Të gjithë duan të dinë kush ishin stërgjyshërit e shqiptarëve, ç’lidhje kishin me arbërit, me ilirët dhe më lashtë me parailirët (pellazgët).

Problemi nuk është një kuriozitet i thjeshtë shkencor. Ndriçimi i tij ndihmon të kuptohen rrënjët historike që kanë ushqyer këtë popull, të ndodhur midis perandorive e qytetërimeve më të mëdha të kohrave, helene, romake, bizantine dhe sllave, e megjithatë nuk u asimilua.

Por kërkimet çonin në gjurmë të lashta, në mijëvjeçarët p. e. sonë. Shenjat kishin humbur, ishin fshehur ose ishin errësuar nga koha e gjatë që na ndan. Prandaj puna për të zbuluar dhe ndriçuar ato gjurmë dhe shenja është e vështirë dhe, nga vëllimi, kolosale

U shkruan qindra e mijra faqe libri, të mbushura herë me të dhëna shkencore e herë me fantazi e teza të hamendësuara. Arkeologët bënë gërmime aq të shumta, saqë u zbuluan qytete të tëra. Por ata donin të ringjallnin një histori të stërlashtë. Iu drejtuan dijetarëve, historianëve e poetëve të lashtë, duke u nisur nga Homeri, Hesiodi, e deri te studiuesit bashkëkohorë. Me studime këmbëngulëse u ndriçuan anë të veçanta të historisë, që shkallë shkallë, u bashkuan duke ndriçuar shumë çështje të etnogjenezës. Por nuk munguan as hipotezat romantike, pa baza shkencore, apo të tjera të frymëzuara nga motive politike.

Gjithsesi tashmë është bërë shumë dhe anë të periudhave historike janë ndriçuar. Ndihmesa e dijetarëve të huaj ka qenë e pazëvendësueshme. Për punën e madhe e dashamirësinë që kanë treguar ndaj shqiptarëve, ata meritojnë të vihen në ballë të çdo studimi, si “qytetarë nderi” të albanologjisë. Por punën më të madhe e kanë bërë studiuesit shqiptarë të fushës së historisë, të gjuhës, të arkeologjisë, të etnografisë etj.

Gjatë 50 vjetëve të fundit, në arkeologjinë shqiptare, janë bërë gërmime e studime të shumta dhe janë ndriçuar një tërësi problemesh mbi bazën e të cilave është shkruar “Historia e Lashtë e Shqipërisë”, janë hedhur bazat për studime edhe më të thelluara në shumë drejtime. Por këto arritje njihen në një shkallë krejt të pamjaftueshme nga shoqëria civile dhe nga një masë më e gjërë njerëzish të interesuar. Ndaj lind nevoja që përfundimet më themelore duhet që t’u jepen lexuesve në mënyrë të kuptueshme, në përputhje me mundësitë dhe interesat e tyre kulturore.

Duke vlerësuar interesin dhe rëndësinë e problemeve etnogjenetike, gjatë veprimtarisë sime kërkimore u kam kushtuar atyre një vëmendje të posaçme, veçanërisht çështjeve të origjinës së ilirëve dhe të problemit të popullsisë para ilire.* Është kjo arsyeja që këto arritje të studimeve të mia shumëvjeçare dhe të kolegëve që janë marrë me këto probleme, dua t’i parashtroj në një formë të përmbledhur e natyrisht sa më të kuptueshme, për aq sa e lejon trajtimi i tyre. Për ta bërë më të plotë këtë kuadër të problemeve etnogjenetike, i cili mund të përmblidhet në trinomin parailirë-ilirë-arbër, kam parashtruar edhe problemin e arbërve, d.m.th. të origjinës së shqiptarëve të hershëm. Për të sqaruar këtë komponent të trinomit që lidhet me arbërit dhe origjinën e tyre, jam mbështetur tërësisht në studimet arkeologjike shumë të rëndësishme të prof. Skënder Anamalit, të cilit i takon një meritë e veçantë për ndriçimin e lidhjeve të ilirëve me shqiptarët në dritën e të dhënave arkeologjike. Kështu kam vepruar edhe në fushën e gjuhësisë, duke paraqitur në mënyrë të përmbledhur rezultatet e punës shkencore të gjuhëtarit të shquar, prof. Eqerem Çabejt dhe të gjuhëtarëve të tjerë.

Parailirët, ilirët dhe arbërit janë tri nyje të zinxhirit të gjenezës së popullit shqiptar, që çdo njera prej tyre mund e duhet trajtuar më vete. Unë parapëlqeva t’i trajtoj këto çështje së bashku e në vijimësinë historike të ecurisë së tyre, mbasi kështu krijohet mundësia për kuptimin tërësor të lashtësisë së popullit shqiptar. Besoj se kësaj ideje i shërben edhe tabloja kronologjike e përdorimit të emrave të banorëve të vendit tonë, gjatë tërë kohërave, të cilën duhet ta njohë dhe ta dijë çdo bashkatdhetar. Përdorimi i emrave parailirë, ilirë, arbër e shqiptar nuk duhet të mënjanohet nga që për disa prej tyre duhen kërkuar mbështetje e fakte të reja, që shkencat albanologjike duhet t’i pasurojnë në të ardhmen.

Prandaj në këtë histori të shkurtër, vendosa të jap një sintezë të përfundimeve në të cilat ka arritur shkenca albanologjike për këtë problem. Njëkohësisht e quajta një detyrë shkencore dhe atdhetare t’i bëj të njohur publikut të gjërë, atë që historia mijravjeçare e kishte ruajtur të fshehur për të dëshmuar zinxhirin lidhës midis shqiptarëve, arbërve, ilirëve dhe parailirëve.





PARAILIRËT



Kuadri historik

Fillimi i formimit të bashkësive popullsive me tipare të përbashkëta etnike është një proçes evolutiv, i gjatë e i ndërlikuar, që i takon epokës së neolitit (gurit të ri ) dhe epokës së eneolitit (bakrit). Si shtrirje kohore këto epoka kapin periudhën midis mijëvjeçarit të shtatë dhe mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë. Në këto dy epoka ndodhën ndryshime të mëdha, thelbësore, pa njohjen e të cilave nuk mund të kuptojmë se këtu zuri fill proçesi i formimit të popujve dhe të gjuhëve në Gadishullin Ballkanik. Dhe për të kuptuar këto ndryshime cilësore të vetmet burime janë dëshmitë arkeologjike, që vijnë nga gjithë territori i Evropës Juglindore, përfshirë edhe Egjeun e Anatolinë (Brigjet perëndimore të Turqisë). Prandaj është e domosdoshme të njihemi me këto zbulime.

Të shumta janë këto të dhëna edhe nga territori i Shqipërisë dhe trojeve shqiptare. Me kërkimet intensive të 50 viteve të fundit, të bëra për kulturat e kohës së neolitit dhe të bakrit, është arritur të njihen kulturat kryesore përfaqësuese, karakteristikat e tyre, niveli dhe veçantitë e zhvillimit nga një periudhë në tjetrën. Neoliti i hershëm në Shqipëri përfaqësohet nga kultura e Vlushës (Skrapar), e Podgories (Korçë), e Kolshit (Kukës); neoliti i mesëm nga kultura e Dunavecit (Korçë) e Cakranit (Fier ) dhe Blazit (Mat), kurse e neolitit të vonë përfaqësohet nga kultura e Maliqit I, Barçit I (Korçë) dhe Kamnikut (Kolonjë). (Prendi, F. 1976, 21-99; Korkuti, M. 1995, 11-261). Këto janë kulturat më përfaqësuese neolitike të vendit tonë, të cilat dëshmojnë për një banim të dendur (për kohën) dhe me shtrirje gjeografike që mbulon gati gjithë territorin. Duke filluar nga kultura më e hershme e Vlushës (mijëvjeçari i shtatë p.e.sonë) e deri tek ajo e Maliqit I, ka një vazhdimësi banimi që dëshmon për një jetë sedentare, që u kushtëzua nga lindja dhe zhvillimi i bujqësisë e i blegtorisë, dy degë bazë të ekonomisë dhe të ndërvarura nga njera-tjetra që në lindjen e tyre. Në disa vendbanime (Podgorie, Dunavec, Maliq, Cakran, etj) mori pëparësi bujqësia, e cila bëri të mundur krijimin e rezervave të produkteve bazë për jetesë, e për rrjedhojë, ndodhën ndryshime të ndjeshme në jetën shoqërore. Ishte kjo arsyeja, që këto aspekte të reja të epokës neolitike dhe eneolitike disa studiues i kanë cilësuar si “revolucioni bujqësor”.

Vazhdimësia e jetës dhe kulturave gjen shprehjen e vet para së gjithash në teknologjinë e përgatitjes së enëve prej balte, si edhe në shtimin e madh të veglave të punës prej stralli, guri e kocke dhe mbi të gjitha në përsosjen e teknikës së punimit të tyre, të provuara këto në koleksionet e pasura të veglave të punës dhe të morisë së enëve prej balte, të gjetura në Podgorie, Dunavec, Maliq etj.

Tipar i ri i rëndësishëm i kësaj epoke ishte lindja e marrëdhënieve të këmbimit, jo vetëm midis bashkësive fqinje, por edhe midis bashkësive të largëta, gjë që provohet nga objekte importi me prejardhje të mirëfilltë nga kultura e Thesalisë (Greqi), të gjetura këto në Dunavec e Cakran (Korkuti, M. Andrea, Zh. 1974). Këto këmbime, sado fillestare që ishin, dëshmojnë se kulturat tona neolitike nuk kanë qenë të mbyllura, të izoluara, por kanë dhënë e marrë me njera tjetrën. Dhe e kundërta, në një nga kryeqendrat e kulturave neolitike të Thesalisë, në akropolin e Diminit janë gjetur enë të importuara nga kultura e Dunavecit.(Korkuti,M. 1995,127)

Për kulturat neolitike të Shqipërisë janë për t’u përmendur edhe ndërtimet e banesave me skelet prej druri, me mure gardhi, të lyer me baltë. Por ndërtimet më të vështira ishin kasollet prej druri, të ngritura mbi ujë, siç është rasti i vendbanimit palafit (mbi hunj) i Dunavecit, i cili sot për sot është më i hershmi në Ballkan (mesi i mijëvjeçarit të pestë p.e.sonë. Sipas analizave laboratorike të karbonit(C14) ky vendbanim datohet në vitin 4800 p.e.sonë.

Të gjitha këto përparime të shkallë shkallëshme të kulturave neolitike përbënin thelbin e një fillese të re epokale, ndaj në kuptimin e gjërë kjo kohë historike është quajtur edhe epoka e qytetërimit neolitik. Ky qytetërim njohu shkallë të tjera më të larta progresi gjatë epokës së bakrit, kulturë e cila është dëshmuar gjerësisht nga dhjetra vendbanime me shtrirje në gjithë trevën e Shqipërisë si: Maliqi II, Treni, Burimasi (Korçë), Kamniku II, Gradeci (Dibër), Bënja (Përmet), Konispoli, Katundasi (Berat), Neziri (Mat), Gajtan (Shkodër), Dajç (Kukës) etj.

Kultura eneolitike e vendit tonë, vazhduese e drejtpërdrejtë e kulturës neolitike, në të njëjtën kohë ishte vazhduese e qytetërimit neolitik në të gjitha anët. Bujqësia e blegtoria u zhvilluan më tej. Koleksionet e pasura të veglave të punës e sasitë e konsiderueshme të grurit të karbonizuar, të gjetura në Maliqin eneolitik, janë dëshmitë më të mira të një bujqësie të përparuar për kohën; kurse për rolin e blegtorisë dëshmojnë kockat e shumta të bagëtive të imta e të trasha të gjetura në këto qendra. Për përparimet nga pikpamja teknologjike, dëshmon qeramika, e cila njohu kulme të reja progresi si nga format, zbukurimet, pjekja, deri tek realizimet e prodhimeve artistike.

Tërësia e progresit në degët e ndryshme të ekonomisë çoi edhe në një arritje tjetër të madhe, në shkrirjen dhe përpunimin e metalit të parë, të bakrit, i cili i dha emrin edhe epokës. Nxjerrja dhe përpunimi i këtij metali të ri ishin proçese të ndërlikuara për atë kohë, që kërkonin pajisje e mjete të veçanta, sepse teknologjia e punimit e shkrirjes dhe e derdhjes në kallëpe ishte punë shumë e specializuar. (Prendi,F.1966,13; Korkuti,M. 1985,54). Edhe më të rëndësishme ishin rrjedhimet që solli përdorimi i veglave prej bakri, sidomos në zgjerimin e sipërfaqeve të punuara dhe në ndërtimin e banesave. Teknologjia e nxjerrjes, e përpunimit të bakrit si dhe përgatitja e veglave të punës me metalin e ri, sollën ndryshime në marrëdhëniet brenda bashkësisë, duke nxjerrë në plan të parë rolin e burrit, çka pati si rrjedhojë fillimet e një shoqërie të re fisnore, të patriarkatit (Historia e Popullit Shqiptar, 2002,29).

Kultura eneolitike në trojet shqiptare u zhvillua në lidhje dhe marrëdhënie të ngushta me kulturat bashkëkohëse e në radhë të parë me kulturat fqinje. Lidhjet tradicionale të kulturave neolitike të pellgut të Korçës me kulturat e Pelagonisë (Maqedoni) dhe të Maqedonisë Perëndimore, të Greqisë, me Thesalinë, nëpërmjet luginës së lumit të Haliakmonit, të lidhjeve me kulturat e pellgut të Moravës së Jugut në verilindje, si edhe lidhjet e kulturave të Kukësit e të Kosovës me Ballkanin Qendror, gjatë epokës së eneolitit u shpeshtuan e u bënë më të qëndrueshme. Edhe lidhjet midis kulturave të Adriatikut të Mesëm e të Jugut me prapatokat e tyre u zhvilluan më tej.

Për të kuptuar qartë proçeset etnokulturore, që u zhvilluan gjatë epokës së bakrit, nuk mund të lëmë pa nxjerrë në pah lidhjet kulturore me treva më të gjëra të Ballkanit Jugor, të Egjeut dhe të Anatolisë. Lëvizjet graduale të popullsive neolitike dhe eneolitike, në kërkim të tokave bujqësore e të kulturave të reja, ishin faktor veprues në vendosjen dhe mbajtjen e këtyre lidhjeve, të cilat u kushtëzuan edhe nga faktorët gjeografikë.

Nuk është vendi të rreshtojmë hollësira të dëshmive arkeologjike që provojnë çka pohuam më lart. Përhapja e teknologjisë së njëjtë në tërë treguesit kulturorë, si në vegla pune dhe qeramikë, si edhe objektet e njëjta në paraqitjen e kulteve, në një territor të gjërë, nuk mund të ishte veçse rezultat i fuqizimit të lidhjeve dhe këmbimeve, të cilat në thelb ishin rrjedhojë e zhvillimit të përgjithshëm, e përafërsisht të njëjtë, kulturor të banorëve të territorit të Ballkanit të Jugut në epokën e bakrit. Këtë pamje të zhvillimit të kësaj treve arkeologët e kanë shprehur me emërtimin “Kompleksi kulturor ballkano-egjean i kohës eneolitike”, pra është fjala për një tërësi kulturash me elemente të përbashkëta (Prendi,F. 1976,38; Korkuti,M. 1985,53).

Duke përmbledhur këtë paraqitje për epokën e bakrit kemi arritur në përfundimin se, në kushtet e zhvillimit të pandërprerë e të stabilitetit të gjatë ekonomik, të shkallës së përparuar të zhvillimit në të cilin arriti qytetërimi eneolitik, krahas formimit të bashkësive të gjëra kulturore e kultike, u bë edhe hapi i parë drejt formimit të një bashkësie të madhe etnike e gjuhësore (Korkuti,M. 1985,55).
vazhdon....

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:18 pm

Rreth përkatësisë etnike të banorëve eneolitikë

A mund të flitet për përkatësi etnike në një kohë të tejlashtë si epoka e bakrit dhe në se po, mbi ç’bazë? Kur guxojmë të flasim për etni në fillesat e saj duhet ta veçojmë e ta dallojmë atë nga etnitë në epokën historike, të cilat karakterizohen nga tipare të tjera themelore;

dhe problemet që kërkojnë përgjigje janë të shumta dhe të ndërvarura nga përfundimet e studimeve ndërdisiplinore. Në trinomin e problemeve parailire-ilire-arbër, problemi i parë mbetet më i vështiri,

sepse të dhënat gjuhësore e antropologjike janë të pamjaftueshme. Fjala e arkeologjisë, si rrjedhim, ka një peshë të veçantë meqënëse për këtë periudhë të hershme koncepti kulturë, në kuptimin arkeologjik, në vija të përgjithëshme, është i njëjtë me kategorinë etnos*. Kjo përbën edhe bazën mbi të cilën mbështetet argumentimi i pikpamjes sonë për fillimet e formimit të etnosit prandaj do të ndalemi në kuptimin dhe vlerën që kanë burimet arkeologjike për epokën prehistorike.

Më shkoqur problemi shtrohet në këtë mënyrë: në ç’raporte qëndronte kultura me etnosin në epokën prehistorike, a ka përputhje midis tyre dhe në rast se ka, në çfarë shkalle është kjo?

Ja disa mendime të studjuesve të ndryshëm për këtë çështje .

- Kultura dhe etnosi nuk përputhen gjithmonë. Po në shumicën e rasteve kultura përputhet me etnosin.

Qeramika dhe zakonet fetare (kulti) janë elemente që tek popujt primitiv u janë nënshtruar më pak ndikimeve dhe se qëndrueshmëria e këtyre elementeve provon vazhdimësinë etnike tek grupet prehistorike.

Fiset me kulturë të njëjtë ose të ngjashme mund të flasin gjuhë të ndryshme.

Do të ishte vështirë të pretendohej se vetëm gjuha paraqet tiparin etnik të një grupi.

Kur flasin për marrëdhëniet midis kulturës dhe etnosit duhet të kemi parasysh lidhjet midis gjuhës e kulturës, mbasi dihet se gjuha është një nga tiparet që përcakton karakterin etnik. Por ky nuk është

tipar i vetëm, e aq më tepër për epokën pre e protohistorike, ku ka edhe një varg tiparesh të tjera të rëndësishme, të cilat në tërësinë e tyre formojnë historinë etno-kulturore të një popullsie. Prandaj historinë e gjuhës nuk mund ta barazojmë me historinë etnike e aq më pak, në tërësi, me historinë e një popullsie që e flet, e cila ka një përmbajtje shumë më të gjërë e më të plotë.

Në epokën neolitike dhe në atë të bronzit ndodhte shpesh që një fis asimilonte, në pikpamje gjuhësore, një fis tjetër; po në të njëjtën kohë është bërë edhe asimilimi kulturor, madje ky i fundit ca më herët. Kështu nuk mund të ndodhte që një fis ose një grupim fisesh të ndryshonin gjuhën, nëpërmjet asimilimit dhe në të njëjtën kohë të ruanin kulturën e mëparshme materiale, sepse bashkë me asimilimin gjuhësor ndryshonte edhe kultura e tyre materiale. Pra, asimilimi kulturor dhe ai gjuhësor, ishin dy nga shfaqiet më të rëndësishme të proçesit etnik, të ndërvarura nga njëra-tjetra, të cilat gjatë epokës së neolitit e të bronzit janë zhvilluar krahas dhe kanë patur gjatë rrugës së tyre të zhvillimit një përputhje gati të plotë. Ja sepse nëpërmjet njohjes dhe studimit të njërit aspekt mund të nxirren përfundime edhe për aspektin tjetër.

Gërmimet arkeologjike sistematike kanë dhënë mundësi të gjëra për studimin në kompleks të një kulture arkeologjike të një rajoni të caktuar. Kur ajo kulturë është e njëjtë me një tjetër, që shprehet në format e ekonomisë, në arkitekturën e banesës dhe ajo që ka më shumë rëndësi, në kulturën materiale (në vegla pune, armë, qeramikë, stoli, objekte, etj.), apo ka të njëjtat kulte e të njëjtin rit varrimi, atëhere shihet se ka elemente të tilla kulturore e shpirtërore, të cilat shprehin drejtpërsëdrejti tiparet e përbashkëta etnike. Kështu, me mjaft përafërsi mund të vendoset shenja e barazisë midis dy kulturave edhe në pikëpamje etnike. Si rrjedhim i një bashkësie të gjatë kulturore e etnike duhet pranuar se ka patur edhe një bashkësi gjuhe, në atë masë e në atë formë që mund të ishte ajo në epokën prehistorike.

Si përfundim, ne jemi të mendimit se në epokën e eneolitit dhe atë të bronzit shkalla e përputhjes midis kulturës dhe etnosit është gati e plotë, se një grup kulturor i njëjtë nënkupton edhe një grup etnik të njëjtë. Janë këto arsyet që burimet arkeologjike, për periudhën para burimeve të shkruara, marrin më tepër rëndësi sesa burimet e fushave të tjera në përcaktimin etnik të popullsisë. Prandaj arkeologjia mbetet një nga fushat kryesore që hedh dritë mbi etnogjenezën e parailirëve e të ilirëve. Më hollësisht këto çështje janë parashtruar në artikullin, “Probleme etnokulturore të epokës së eneolitit” (Korkuti,M. 1982,1,156-173).

Të kthehemi tek problemi ynë, i banorëve të tejlashtë dhe të parashtrojmë përfundimet që janë nxjerrë nga interpretimi i lëndës arkeologjike të zbuluar.

Arkeologjia jonë prehistorike ka bërë hapa të rëndësishme në trajtimin e problemit të banorëve të tejlashtë të vendit tonë, por ende nuk është arritur në një përfundim të argumentuar plotësisht. Ato janë teza pune që duhen provuar më tej apo përpjekje për të interpretuar edhe në pikpamje etnokulturore lëndën arkeologjike të epokës eneolitike e më tej atë të epokës së bronzit të hershëm në vendin tonë. Duke e shtruar problemin në këtë plan kemi parasysh mundësitë që na ofron materiali i kulturave tona eneolitike dhe i atyre të fqinjeve, i cili është i bollshëm, i pasur, i larmishën e i përcaktuar kohësisht, ndryshe nga fjalët e pakta gjuhësore e të papërcaktuara mirë kronologjikisht. Është gjithashtu e vërtetë se edhe arkeologjia ende nuk e ka thënë fjalën e vet përfundimtare për zgjidhjen e problemeve etnike, por mendojmë se kjo nuk duhet të na çojë në pozitat e atyre studiuesve që, për t’u shpëtuar “gabimeve”, nuk merren me trajtimin e problemeve etnike.

Pas gjithë kësaj parashtrese të gjatë, por të nevojshme, të vijmë më pranë problemit të përkatësisë entike. Po e theksoj se pjesë pjesë, e rezultat pas rezultati, mund të arrijmë tek zgjidhja më e pranueshme. Dhe për të arritur tek problemi i banorëve të tejlashtë të vendit tonë, duhet të japim disa spjegime e të shprehim pikpamjen tonë për dy çështje parësore, që janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Këto janë:

- Problemi i indoevropianizimit të territorit të vendit tonë e në tërësi i gjithë Gadishullit Ballkanik.

- Problemi i lidhjeve të substratit etnik para ilir me ilirët si banorë të pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik në epokën e bronzit e të hekurit (Për këtë do të flitet gjërësisht në kreun e dytë).

Indoevropianizimi i territorit të Ballkanit perëndimor u bë në kuadrin e përgjithshëm të proçesit indoevropianizues të të gjithë Ballkanit, ndaj për këtë problem do t’u referohemi, në radhë të parë, përfundimeve të arritura. Ato mund të përmblidhen në këto pikpamje më përfaqësuese.

- Shumica e arkeologëve shqiptarë dhe të huaj indoevropianizimin e Europës Juglindore e shohin si një proçes të gjatë që u krye si rezultat i disa valëve dyndjesh të fqinjëve nomadë, të ardhur nga stepat e Azisë gjatë mijëvjeçarit të tretë p.e.sonë.

Një variant të kësaj pikëpamje, përbën teza tjetër sipas së cilës popullsia jo indoevropiane, mesdhetare neolitike e eneolitike, u indoevropianizua gjatë dyndjes së madhe të popujve baritor, të ardhur nga stepat në fillim të epokës së bronzit.

Studiues të tjerë janë të mendimit se elementi indoevropian ose më saktë ai paleoindoevropian ka ekzistuar në Ballkan shumë më herët, që në epokën neolitike.

Të dhënat nga trevat shqiptare janë të kufizuara për të ndjekur një proces kaq të gjërë e të ndërlikuar, siç është ai i indoevropianizimit. Gjithsesi, kur gjykojmë për rrjedhimet e këtij procesi, duhet të kemi parasysh se dyndja e popujve të stepave ka qenë më e fuqishme në territoret lindore të gadishullit të Ballkanit kurse në trevat e vendit tonë, që përbënin skajet fundore të shtrirjes së kësaj dyndje, roli e vendi i ardhacakëve në simbiozën me popullsinë vendase nuk mund të ishte i njëjtë si në trevat ballkanike lindore.

Ne kemi shprehur dhe mbrojtur pikëpamjen se lënda arkeologjike që kemi nga Shqipëria na shtyn të mendojmë se procesi i indoevropianizimit nuk duhet parë si rezultat i një dyndje të vetme, por si një proces i gjatë zhvillimi, ku kulturat autoktone eneolitike e bartësit e tyre u ndërthurën me bartësit dhe kulturat bashkëkohëse ballkanike (Korkuti, M. 1985,2,56). Në këtë proces asimilimi dhe disimilim kulturor dhe etnik, të një transformimi të dukshëm shoqëror e ekonomik si edhe të kontakteve e të lëvizjeve graduale të popullsive, u bë indoevropianizimi i territorit të vendit tonë, i cili fillesat e tij i ka, të paktën, qysh gjatë epokës së eneolitit. Në këtë përfundim vijnë edhe disa studiues, të tjerë të huaj, kur pohojnë se gjuhët indoevropiane njihnin emërtime të përbashkëta për metalet (për bakrin, arin e bronzin) d.m.th. për prodhime tipike të një metalurgjie të zhvilluar të eneolitit e të kohës së hershme të bronzit .(Budimir,M. 1952,10; Lochner-Hüttenboch, Fr. 151-181; Bonfante,G. 1968, 102-103) Duke u shprehur për fillimet e indoevropianizimit qysh gjatë eneolitit, nuk mohojmë rolin përshpejtues që luajti në këtë proces vala e fundit e dyndjes së popullsive të ardhura nga lindja, në fillim të epokës së bronzit, gjë që është një fakt i padyshimtë e i provuar edhe nga të dhënat e arkeologjisë sonë.

Kultura eneolitike e vendit tonë u zhvillua gradualisht, si një kulturë autoktone dhe në lidhje të ngushtë me kulturat bashkëkohore ballkaniko-egjeane, si një kulturë që njohu arritjet më të rëndësishme të qytetërimit eneolitik e që iu nënshtrua shndërrimeve ekonomike e shoqërore të kohës e veçanërisht procesit të rëndësishëm të indoevropianizimit. Si përfundim, bashkësia e madhe kulturore që u formua në fund të eneolitit, në vendin tonë, në plan gjuhësor ishte indoevropiane.

Për këtë substrat të tejlashtë, për këtë popullsi indoevropiane të Ballkanit Perëndimor të epokës së eneolitit a mund të përdoret një emër i përveçëm?

Të dhënat e para për emërtimin e kësaj popullsie do t’i gjejmë tek autorët më të vjetër të Greqisë së Lashtë, tek Homeri, Hesiodi, Herodoti dhe tek mbi 100 autorë të tjerë grekë e latinë, të cilët flasin për pellazgët si një popullsi jo greke. (Në mënyrë të plotë këto të dhëna gjenden në veprën e Fr.Lochner-Hüttenboch, Die Pelasger). Homeri i përmend pellazgët si banorë të Thesalisë e të Kretës; shkrimtarë më të rinj si Hesiodi, Herodoti, Hekateu, Tuqididi, na japin njoftime të tjera, duke i vendosur pellazgët herë në Peloponez, herë në Azi të Vogël e herë në Itali, ndërsa gjuhën e tyre, pellazgjishten, e quajnë gjuhë barbare d.m.th. jo greke.

vazhdon......


Last edited by Leka on Sun Feb 01, 2009 2:21 pm; edited 1 time in total

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:20 pm

Nga pikpamjet e studjuesve të shekullit XX mund të përmendim ato të disa linguistëve, si M.Budimir, V.Georgiev, Fr.Lochner –Hüttenbach, G,Bonfante etj., të cilët kanë shprehur mendimin se ka një lidhje midis gjuhës së kësaj popullsie mesdhetare paragreke me gjuhët e lashta të mëvonëshme të Ballkanit, si me trakishten dhe ilirishten. Studiues të tjerë, si B.Gavela, substratin pellazgjik të rajonit ballkano-egjean e paraqesin si një kategori autoktone indoevropiane të përcaktuar në pikpamje kulturore dhe gjeografike (Gavela, B. 1971,24). Mbi bazën e këtyre studimeve mund të thuhej se pellazgët janë një popullsi, që ka banuar në Europën Juglindore, në Mesdhe e në Azi të Vogël para formimit të etnosit grek dhe se gjuha e tyre është indoevropiane e nuk ka lidhje birërsie me greqishten.

Përpjekje për të gjetur lidhje gjenetike midis gjuhës shqipe dhe pellazgjishtes kanë bërë edhe Z.Majani (Majani, Z. 1970,75) dhe S.Konda (Konda,S. 1964,336). Të dy këta studiues në veprën e tyre kanë përdorur metoda jashtë shkencore, ndaj përfundimet e tyre nuk janë përfillur nga asnjë gjuhëtar shqiptar.

Në këtë parashtrim të shkurtër të çështjes nuk është e mundur të përmblidhet ajo që është shkruar në dhjetra mijra faqe për pellazgët e pellazgjishten; gjithsesi do të veçonim mendimin e shprehur për përdorimin e termit pellazgë.

Në literaturën shkencore, gjatë rreth 100 viteve të trajtimit të problemit pellazgjik, termi pellazg është përdorur në kuptime e përmbajtje historiko-gjuhësore të ndryshme. Tezat e hipotezat e studiuesve për identitetin e pellazgëve dhe për raportet e tyre me popullsitë e tjera, shkojnë nga mohimi i ekzistencës së tyre deri në përpjekjet për t’u veshur atyre tipare të veçanta e të përcaktuara qartë në pikpamje etnike e gjuhësore. Këto interpretime, në thelb të skajshme, e shprehin pamjaftueshmërinë e argumenteve të njërës ose të tjetrës pikëpamje, ndaj edhe e kanë kompromentuar së tepërmi përdorimin e termave pellazg e pellazgjishte, e si rrjedhim shumë studiues sot, për emërtimin e popullsisë së tejlashtë ballkanike parapëlqejnë të përdorin termat: parailirë, paratrakë, paragrekë.

Termi pellazg që trashëgojmë nga burimet antike dhe që mendojmë se gjen mbështetje pjesërisht nga të dhënat arkeologjike, mund të përdoret në kuptim konvencional, me një përmbajtje dhe domethënie të caktuar. Kështu bashkësia e gjërë kulturore, kultike dhe pjesërisht etno-gjuhësore që u formua gjatë eneolitit në Ballkanin Perëndimor, mund të quhet pellazgjike. Në pikpamje metodike ato që po quajmë pellazg apo pellazgjike, nga përmbajtja nuk janë homogjene e kompakte në shtresëzimin linguistik e kulturor të Europës Juglindore, por janë diçka heterogjene, me elemente kryesisht indoeuropiane dhe pjesërisht jo indoeurpiane në gjuhë. Prandaj termat pellazg e pellazgjishte i përdorëm për të emërtuar një popullsi me elementet më të përgjithëshme kulturore e gjuhësore të përbashkëta për trevën e Europës Juglindore që përfshin periudhën e eneolitit dhe atë të bronzit të hershëm. Ky është kuptimi konkret që i japim termit pellazg, mbi bazën e dëshmive arkeologjike. Natyrisht me përdorimin e këtij termi nuk duhet të mendojmë që në epokën e bakrit, e në një territor të gjërë si ai i Ballkanit Perëndimor të kishte një popullsi si ajo e kohës antike, as edhe një emër të përgjithshëm për të gjitha fiset e kësaj treve. Duke përdorur emrin konvencional pellazg për nënshtresën para ilire, themelore nuk është emri vetë, por evidentimi dhe përcaktimi i rolit që luajti ky substrat etnolinguistik në periudhën e kalimit nga eneoliti në bronz, me fjalë të tjera, të vihet në dukje ajo që ndodhi në planin kulturor dhe etnik në fund të mijëvjeçarit të katërt dhe në fillim të mijëvjeçarit të tretë p.e.sonë në Ballkanin perëndimor.

Në këtë kufi kohor në të gjithë gadishullin ndodhën ndryshime të mëdha në kulturë, në ekonomi, në organizimin shoqëror, në jetën shpirtërore dhe në përbërjen etnike. Vendin e kulturave eneolitike e zunë ato të bronzit të hershëm, që veçohen shumë qartë nga kulturat paraardhëse. Në metalurgji, me daljen e bronzit (përzierje e bakrit me kallaj) u shënuan përparime në përgatitjen e veglave të punës e të armëve, kurse në organizimin shoqëror vendosen marrëdhëniet patriarkale. Këto ndryshime u kushtëzuan nga faktorë të ndryshëm, ku rol të rëndësishëm luajti evolucioni i brendshëm, me fjalë të tjera, trashëgimia eneolitike, si edhe njohja e metalit të ri, bronzit. Ndryshime cilësore u bënë edhe në botën shpirtërore, në konceptet e reja dhe në radhë të parë në shfaqien e kultit të varrimit në tuma (varre në formë kodre). Për këtë arsye kjo periudhë kalimtare nga eneoliti në bronz përbën një hallkë të rëndësishme në të gjithë rrjedhën e proceseve etnokulturore të epokës së bronzit. Ndaj na duhet të bëjmë një ndalesë për të spjeguar arkeologjikisht këtë lidhje midis dy epokave.

Në territorin e Shqipërisë bronzi i hershëm është dëshmuar mjaft mirë arkeologjikisht nga vendbanimi i Maliqit (Maliq III a,b), i Trenit IIIa (Korçë), i Gajtanit I, i shpellës së Nezirit (Mat), i shpellës së Bënjës (Përmet ), i shpellës së Konispolit etj., si edhe nga varret më të hershme të tumave të Pazhokut (Elbasan), të Barçit (Korçë), të Shtoit e Shkrelit (Shkodër), të Piskovës (Përmet), të Vodhinës (Gjirokastër), të Bajkajt dhe të shpellës së Konispolit (Sarandë) etj. Lënda e përftuar nga këto zbulime ka zgjeruar shumë njohjen tonë për përbërësit që morën pjesë në formimin e kulturës së bronzit të hershëm. Nga të gjitha këto të dhëna është arritur në përfundimin se kultura e bronzit të hershëm në Shqipërinë Juglindore (Maliq, Tren), në Shqipërinë Jugore (Bënjë, Piskovë, Përmet, Vodhinë), në Shqipërinë e Brendëshme (shpella e Nezirit) dhe në Shqipërinë Veriore (Gajtan, Shkrel, Shtoi), në treguesit themelor ka tipare të njëjta dhe në formimin e saj kulturor dhe etnik vendin kryesor e zë përbërësi autokton eneolitik. Përbërësi tjetër, ai me origjinë lindore, i ardhur si rezultat i dyndjes së fundit të nomadëve të stepave, shpejt u dobësua dhe u shkri me përbërësin vendas.

Për rolin e përbërësit eneolitik, vendas na dëshmojnë edhe disa të dhëna antropologjike nga skeletet e varreve të bronzit të hershëm, të cilat dëshmojnë se popullsia e ardhur u asimilua nga popullsia vendase më e shumtë në numër.

Këto janë disa të dhëna arkeologjike të dorës së parë, që na lejojnë të shprehemi për një vazhdimësi kulturore dhe etnike nga epoka eneolitike në atë të bronzit të hershëm. Me këtë nuk kuptojmë një vazhdimësi tërësore, një kalim të drejtpërdrejtë të kulturës e të bartësve të saj nga një epokë në tjetrën. Periudha e tranzicionit ishte, siç e kemi vënë në dukje, një periudhë e ndryshimeve të mëdha ekonomike e kulturore dhe ngjizja, midis përbërësit vendas dhe atij të ardhur, është bërë me asimilim kulturor, por edhe me dhunë. Më shkoqur, me vazhdimësi ne nënkuptojmë përbërësin etno-kulturor eneolitik, i cili mori pjesë aktive në formimin e etnosit ilir gjatë epokës së bronzit.

Ky përbërës është edhe nyja lidhëse midis banorëve ilirë të epokës së bronzit dhe të banorëve të tejlashtë të epokës eneolitike të para-ilirëve, të cilët i quajtëm konvencionalisht pellazgë. Këto përfundime na japin të drejtën të shprehemi se ilirët janë një nga popujt më të vjetër të gadishullit.

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:23 pm

KREU II

ILIRËT



Kuadri historik. Burimet e shkruara të autorëve antikë na bëjnë të ditur se në kohën antike pjesa perëndimore e Ballkanit banohej nga ilirët, një nga popujt më të mëdhenj të gadishullit.

Lajmet për emra fisesh ilire i gjejmë që më monumentet më të hershme të letërsisë helene, në poemat e Homerit e të Hesiodit. Interesi i shkrimtarëve grekë për trevat e Ilirisë dhe ilirët u shtua sidomos në shek. VII-VI p.e.sonë, kur në brigjet lindore të Adriatikut u themeluan kolonitë e para helene, si Dyrrahu, Apolonia, Oriku etj. Lidhjet e ngushta që mbanin këto qytete me metropolet, si dhe ardhjet e shpeshta të udhëtarëve e tregtarëve grekë, për t’u njohur e për të tregtuar me vendet e pasura në minerale, në prodhime blegtorale e bujqësore të Ilirisë, bënë që bota greke, në atë kohë, të mirrte njohuri pak a shumë të plota e më të sakta për ilirët e Ilirisë. Këto të dhëna mjaft të sakta i gjejmë në veprat e historianëve të mirënjohur të antikitetit, të Herodotit dhe në veçanti të Tuqididit. Në shek. IV-II p.e.sonë shtohen në mënyrë të ndjeshme të dhënat e shkruara për historinë e Ilirisë. Në mes të veprave të historianëve e gjeografëve antikë, vepra e Polibit jep të dhëna të rëndësishme e të sakta për mbretërinë ilire ashtu si edhe vepra e Strabonit, e Apianit etj., që plotësojnë njohjen tonë për ilirët (Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë Tiranë 2002).

Për shekujt e parë të e.sonë të dhënat historike për Ilirinë janë shumë të kufizuara, në ndryshim nga shekujt e mëvonshëm IV-VII, kur ka një prodhimtari të madhe letrare të autorëve antikë dhe

bizantinë, prej nga mund të nxirren të dhëna me vlerë për historinë e

Ilirisë në periudhën e vonë antike.

Burimet e shkruara antike e ato të hershme mesjetare përbëjnë një bazë të rëndësishme për rindërtimin e historisë së ilirëve dhe të arbërve. Por fakti që ato janë të fragmentuara e flasin vetëm për disa ngjarje e aspekte të historisë së ilirëve, i bëjnë ato të pamjaftueshme për të rindërtuar plotësisht zhvillimin historik në territorin e Shqipërisë në kohën antike. Gjithsesi, shfrytëzimi i tyre bashkë me të dhënat e shumta arkeologjike, mundësojnë sot rindërtimin e shumë çështjeve të historisë dhe të kulturës së ilirëve.

Ilirët jetonin në një territor të gjërë, kufiri verior i të cilëve shkonte deri tek degët e lumit Danub (Sava e Drava), kurse në jug, duke përfshirë edhe territorin e Epirit prehistorik, kufiri shkonte deri në gjirin e Ambrakisë (të Prevezës). Në lindje, si kufi natyror, ishin lumenjtë Morava e Vardar (rrjedha e sipërme dhe e mesme) dhe në perëndim brigjet e Adriatikut e të Jonit. Grupe të veçanta fisesh ilire u vendosën edhe në Italinë e Jugut (Mesapët e Japygët).

Në zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe rrjedhimisht edhe politik të ilirëve, rol parësor ka luajtur pozita gjeografike e Ilirisë e cila gjendej pranë dy qytetërimeve të mëdha antike: pranë qytetërimit helen dhe atij romak, e më pas përfshirja e saj në kulturën e hershme bizantine.

Në shek.VI-V p.e.sonë në Ilirinë e Jugut lindin formacionet e para shtetërore. Nga forma politike ato ishin monarki të trashëguara, ku sundonin përfaqësuesit e aristokracisë skllavopronare. Ndarja administrative e shtetit kishte në qendër qytetin kryesor, ku qëndronte dinastia e caktuar nga mbreti. Brenda kuadrit monarkik të shtetit ilir, qytetet dhe krahinat rreth tyre kishin një vetqeverisje në formën e Bashkësive, me në krye një këshill ekzekutiv nëpunësish të zgjedhur çdo vit. Në shek. V-IV p.e.sonë shteti ilir formohet plotësisht. Mbreti më aktiv ishte Bardhyli, që theu maqedonët, i vuri në vartësi dhe në vitin 359 p.e.sonë guxoi të ndeshet me Filipin e II të Maqedonisë për rivendosjen e kufirit në lindje . Nën sundimin e mbretit Glaukia, shteti ilir u forcua më tej. Më 355 p.e.sonë bëhen përpjekje për çlirimin e tokave lindore në luftë kundër Aleksandrit të Maqedonisë dhe u sigurua aleanca me Epirin, duke vendosur në fron Pirron (në vitin 309). Gjithashtu, u bashkua Dyrrahu me shtetin ilir dhe u çlirua Apolonia nga pushtimi maqedon. Në kohën e pasardhësve të tij, Monunit dhe Mytilit shteti forcohet ekonomikisht, duke prerë monedha argjendi dhe bronzi. Pas mesit të shek.III p.e.sonë nën mbretërinë e Pleuratit dhe Agronit nis përsëri periudha e lulëzimit të shtetit ilir. Në vitin 231 p.e.sonë ilirët thyen në Etolët dhe lidhën aleancë me Epirin dhe Akarnaninë. Kështu ilirët dalin si forca më e madhe politike në Ballkan, e për rrjedhojë bien ndesh me synimet hegjemoniste të Romës në detin Adriatik. Në dy luftrat e para me Romën (229 e 218 p.e.sonë) shteti ilir i udhëhequr nga Teuta, thyhet. Më pas nën sundimin e mbretit Gent (186-168 p.e.sonë) shteti ilir filloi përsëri politikën antiromake dhe u fut në aleancë me Maqedoninë e Dardaninë. Në betejën e Shkodrës (168 p.e.sonë) ushtria ilire u thye dhe shteti ilir u shkatërrua.

Historia politike e ilirëve në shek.V-I p.e.sonë nuk mund të kuptohet pa njohur lindjen dhe zhvillimin e qyteteve e kulturës qytetare ilire. Mbështetur në kërkimet e studimet intensive në qytetet e

Amanties, Antigonesë, Bylisit, Klosit, Dimales, Zgërdheshit (Albanopolit) Lisit, Skodrës, Selcës së Poshtme etj., arkeologët shqiptarë kanë veçuar qartë një periudhë qytetare në zhvillimin e përgjithshëm të kulturës dhe historisë ilire. Ajo u formua si rrjedhim i evolucionit të brendshëm dhe të pandërprerë, mbi një bazë të pandryshueshme etnike. Zgjerimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve me botën helene në aspektin urbanistik, ekonomik, kulturor dhe politik i dhanë pamjen e plotë të një qytetërimi antik mesdhetar. Ai u bë bazë e qëndresës ndaj ndryshimeve politike dhe kulturore që ndodhën në Iliri, gjatë sundimit të perandorisë romake.

Periudhën qytetare ilire, shek.IV-I p.e.sonë, prof. N. Ceka e ka cilësuar si periudha që qëndron midis dy momenteve kyçe në procesin shumëshekullor të formimit të etnosit ilir dhe të ngjizjes prej tij të kombësisë arbërore, si një nga periudhat më të shkurtërat të historisë ilire, por edhe nga më të ngjeshurat, për thellësinë e ndryshimeve ekonomike e shoqërore dhe të pasqyrimit të tyre në sferën e kulturës, apo në dendësinë e ngjarjeve politike (Ceka,N. 1982,119).

Pasi nënshtroi mbretërinë ilire dhe shtetin e Epirit, Roma vendosi të qëndronte gjatë në Iliri dhe prej këtej të shtrihej në të gjithë Gadishullin Ballkanik, madje edhe më tej në Azinë e Vogël. Në Iliri, Roma zbatoi një politikë administrative që i shërbeu politikës së romanizimit. Roma, herë pas here, bënte riorganizime në përputhje me situatën politike. Në fund të shek. I p. e. sonë u krijua provinca e Ilirikut (Illyricum), e cila përfshinte një territor shumë të gjërë. Ndryshimet që ekzistonin midis krahinave perëndimore bregdetare dhe atyre të brendshme malore bënë të nevojshme krijimin në pjesën qendrore të Ilirisë të një province tjetër, atë të Mëzisë, që përfshinte edhe Dardaninë, e cila deri atëherë bënte pjesë në provincën e Maqedonisë. Në fund të shek. IV të e. sonë u krijua provinca e Epirit, ku u futën krahinat ilire në jug të Vjosës, i gjithë Epiri dhe Akarnania dhe Etolia, në jug të tij. Në periudhën e vonë antike, Iliria e Jugut ishte e ndarë në katër provinca: Prevali (me qendër Shkodrën), Dardania (me qendër Shkupin), Epiri i Ri (me qendër Durrësin) dhe Epiri i Vjetër (me qendër Nikopojën).

Gjatë shek.I e.sonë ndodhën ndryshime në jetën e qyteteve. Disa qytete si Skodra, Dyrrahy, Bylisi, Buthroti morën statusin e kolonive. Zhvillimi i mëtejshëm i këyre qyteteve ka qenë i lidhur me zhvillimin që mori zejtaria, tregtia dhe bashkë me to edhe rrjeti i komunikacionit. Një rrugë shumë e njohur ka qenë rruga Egnatia, e cila lidhte Dyrrahun e Apoloninë, kalonte në Thesalonik dhe në fund arrinte deri në Konstandinopojë. Ajo ishte e gjatë 267 milje (395 km) dhe u ndërtua në shek. I p.e.sonë nga prokonsulli i Maqedonisë G. Egnatius, nga mori edhe emrin Via Egnacia.

Në kohën e vonë antike, kur fuqia e Perandorisë Romake kaloi në provincat, jeta qytetare vazhdoi të lulëzonte në disa prej tyre. Dyrrahu ishte një nga qytetet më të mëdha të kohës së vonë antike dhe të qytetërimit të hershëm bizantin. Nga provincat e Ilirikut dolën personalitete të shquara të Perandorisë Romake e Bizantine si gojtari Asin Epikadi dhe juristi Prisku, perandorët e shek.III-IV të e.sonë Klaudi II, Aureljani, Diokleciani, Maksim Daza, Kostanci, Kostandini I, Justini, Justiniani etj (Historia e Popullit Shqiptar, 111-185).

Për herë të fundit, ilirët përmenden në vitin 601 të e.sonë në kronikën e Shën Demetrit të Selanikut. Ndërsa më 1018, nga kronisti bizantin Mihail Ataliati, mësojmë emrin e provinczës së Arbanonit që zinte përafërsisht territorin që në antikitet banohej nga fisi ilir i albanëve (Freshëri, K., 57).

E quajmë të nevojshme të japim sqarimet e mundëshme lidhur me lindjen dhe përdorimin e emrit ilir. Termin ilir (Illyris, Hyllirus), për herë të parë, e ndeshim në burimet e shkruara tek Herodoti (Herodoti VIII, 137), por që ka mjaft të ngjarë të jetë përdorur më herët. Në fillim ai ka patur një kuptim të ngushtë gjeografik me të cilin quheshin nga grekët një a më shumë fise që banonin në veri të tyre gjatë bregut të detit Adriatik. Ndoshta edhe ata e kanë thirrur vehten e tyre ilir. Më vonë, me zgjerimin e lidhjeve tregëtare, grekët e shtrinë përdorimin e këtij emri për një numër shumë më të madh fise ilirësh që banonin në veri të tyre. Në këtë mënyrë, gradualisht, emri ilir mori një kuptim të gjërë etnik duke përfshirë të gjitha fiset që ishin të njëjta ose shumë të afërta për nga origjina, nga kultura dhe nga gjuha.

Pas shek. V p. e. sonë, me krijimin e formacioneve shtetërore emri ilir, veç kuptimit etnik, mori dhe një kuptim më të ngushtë politik. Me këtë emër quhej shteti ilir i cili shtrihej midis lumenjve të Vjosës e Naretvës (Kroaci). Në burimet latine të shek. I të e. sonë, tek C. Plinii Secundi e Pomponii Melae përdoret termi “Illyrii proprie dicti” (ilirët e mirëfilltë) (Plini III, 5 – 30). Ky emër siç janë shprehur shumë studiues, nënkuptonte popullsinë që shtrihej brenda territorit të shtetit ilir, në kufijtë e tij më të gjërë. Në burimet e mëvonshme, emri ilir dhe Iliriku, si provincë, e ndeshim deri aty nga shek. VI e. sonë.
vazhdon...

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:24 pm

Origjina e Ilirëve

Origjina e ilirëve, procesi historik i formimit të tyre, ka qenë e vazhdon të jetë një nga problemet themelore të historisë së lashtë të Shqipërisë, e në të njëjtën kohë edhe një problem për prehistorinë ballkanike, sepse zgjidhja e tij ishte e lidhur me origjinën e popujve të tjerë të lashtë të Ballkanit. Ndaj për një kohë të gjatë me këtë problem janë marrë linguistë, historianë, arkeologë, antropologë e etnografë, të cilët me studimet e tyre, nga një periudhë në tjetrën, kanë çuar më tej zgjidhjen e tij. Dhe në këtë rrugë të gjatë të kërkimit të së vërtetës shkencore e vlen të njihemi me historinë e tij.

Problemi i origjinës së ilirëve lindi në një fazë parashkencore nga pyetja që kishin shtruar humanistët europian në shek. XV-XVI; lidhur me popullsitë e lashta të Ballkanit dhe me fatin e mëtejshëm historik të ilirëve, trakëve e maqedonëve. Pyetja që u shtrua se kush ishin stërgjyshërit e shqiptarëve, çonte në kërkim të origjinës së ilirëve. Kërkimet e para shkencore për këtë problem u bënë në shekullin e XIX kur studjues të huaj si Thunman, Hahn etj., bënë përpjekjet e para për zgjidhjen e problemit të origjinës së popullit shqiptar, duke u mbështetur tërësisht në analizën e materialit gjuhësor, që gjëndej në burimet e autorëve antikë. Materialin e nevojshëm gjuhësor që ata grumbulluan e studiuan me metodat e mjetet e gjuhësisë krahasuese, e cila në atë fazë ishte ende e pazhvilluar e nuk mund t’i përgjigjej detyrave të sqarimit të origjinës së ilirëve. Ata krahasonin në mënyrë të drejtpërdrejtë gjuhën e sotme shqipe me mbeturinat e një gjuhe të lashtë mesdhetare paragreke, tek bartësit e së cilës kërkonin prejardhien e shqipes dhe të shqiptarëve, pa marrë parasysh etapat e ndërmjetme historike, në të cilat kishte kaluar ky proces.

Përdorimi i kësaj metode jo të përshtatshme për ndriçimin e çëshjes sëilirëve la shteg për interpretime e spjegime, që shkonin shumë larg së vërtetës. Gjatë epokës së Rilindjes kombëtare shqiptare hipoteza e J.G.Hahnit (Hahn,J.G. 1954,213) për prejardhjen e shqiptarëve nga pellazgët, ndonëse e pambështetur në shumë fakte, u përqafua nga ideologët e Rilindjes sonë dhe u përdor si një mjet i mirë në luftën që ata bënin për t’i njohur shqiptarët si një komb i lashtë. Në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XX problemi i origjinës së ilirëve u çua më tej nëpërmjet metodave të reja shkencore, që filloi të përdorë gjuhësia krahasuese. Në këtë mënyrë u bë e mundur të përcaktohej një shtrirje e përafërt e ilirishtes dhe e folësve të saj në vatrat jashtë ballkanike e në vetë Ballkanin. Megjithatë, meqënëse zbatoheshin metoda formale të gjuhësisë krahasuese, mbetej shumë i papërcaktuar idenfikimi i elementit të mirëfilltë ilir, kështu që në vitet’30, u arrit në fenomenin e njohur të “panilirizmit”, i cili zotëroi në atë kohë në shkencën linguistike, e me të u bashkuan edhe disa arkeologë (Buda,A. 1974,52). Prioriteti që kishin studimet gjuhësore ndaj kërkimeve e gjurmimeve arkeologjike, ndikoi për keq në ndriçimin e qartë të problemit. Fakti që shpjegimi i origjinës së ilirëve mbështetej vetëm në mundësitë e kufizuara të një shkence të vetme, të gjuhësisë, nuk mund të çonte në përfundime të sakta, veçanërisht pa marrë për bazë fjalën vendimtare të arkeologjisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore kërkimet e studimet arkeologjike në fushën e prehistorisë ballkanike, e veçanërisht në atë ilire, shënuan arritje të rëndësishme në të gjitha drejtimet. Duke u nisur nga materialet konkrete e të mirëfillta ilire të zbuluara në territorin e Ballkanit perëndimor, duke kaluar nga fakte më të njohura të epokës së hekurit, u kalua në fusha më pak të njohura të epokës së bronzit. Në këtë rrugë u arritën përfundime të reja e diametralisht të kundërta për spjegimin e origjinës së ilirëve. Kështu me futjen e arkeologjisë në një rrugë metodike të re e të frytshme, u shënua një kthesë rrënjësore në ndriçimin e problemit themelor të etnogjenezës ilire.

Në rrugën e zgjidhjes së problemit të etnogjenezës së ilirëve janë kristalizuar dy teza themelore. Sipas tezës së parë, ose më drejt tezës së vjetër, ilirët janë një popullsi e ardhur nga veriu në një kohë relativisht të re; kurse sipas tezës tjetër, ilirët dhe kultura e tyre janë produkt të një zhvillimi të brendshëm autokton, që u krye gjatë mijëvjearit të II e I p.e.sonë në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik.



Pikëpamjet rreth origjinës veriore

Për origjinën veriore të ilirëve janë shprehur arkeologë, historianë, linguistë e studjues të tjerë, pikëpamjet e disave prej tyre, në formë të përmbledhur, po i parashtrojmë më poshtë.

Sipas pikëpamjes së arkeologut G.Kossina (Gjermani) origjinën e ilirëve duhet ta kërkojmë në lumin Oder, në krahinën Luzhic (Gjermania Lindore ) ku ilirët u formuan si popullsi, që në epokën neolitike dhe më pas u shtrinë në jug (Kossina,E. 1912,173). Autori bazohet në ngjasime formale të kulturës materiale të Luzhicës dhe Panonisë, e cila duket se lidhet me kulturën e njëjtë ilire si edhe në disa emra gjeografikë të spjeguar si ilir. Por siç kanë treguar faktet arkeologjike kjo rrugë e ardhjes së tyre në jug nuk mund të provohet nga të dhënat arkeologjike, madje edhe të dhënat etimologjike nuk janë të sigurta. Përafërsisht këtë pikëpamje mbron edhe R.Pittioni, i cili kulturën e vjetër të Lauzicës dhe kulturën e Fushave me Urna e quan grup kulturor protoilir, kurse kulturën e Halshtatit (Austri) dhe kulturën e zhvilluar të Lauzicës e quan si produkt të qytetërimit të pjekur ilir. Gjithashtu ai është i mendimit se protoilirët në periudhën e Fushave me Urna dhe në epokën e vjetër të hekurit kanë patur rëndësi botërore (Pittioni,R. 1954,53).

Dobësia themelore e kësaj pikëpamje, është se përkrahësit e saj mbështeten në disa shfaqje të jashtme të kulturës materiale prehistorike të Lauzicës dhe nuk e krahasojnë atë me materialet e territorit të mirëfilltë ilir, por e përqasin me materialet e krahinave të largëta periferike që në fakt janë vetë të paqarta etnikisht.

Në fillim të shekullit XX tezën e prejardhjes veriore të ilirëve e mbështetën, pa sjellë fakte e prova të reja, edhe studjues të tjerë të cilët nuk sollën ndonjë ndihmesë në ndriçimin e këtij problemi (Schütt,C. 1910,10; Patsch,C. 1907,169-174).

Një variant tjetër i origjinës veriore të ilirëve e lidh prejardhjen e tyre me kompleksin e madh të kohës neolitike të Evropës së Mesme, të njohur me emrin kompleksi i qeramikës kordelore (bandkeramik). Duke e kërkuar ekzistencën e ilirëve në një kohë shumë më të hershme, që në epokën e neolitit, dhe për më tepër duke u mbështetur në disa tipare jo qënësore të saj u përpoqëm të spjegonin origjinën e qeramikës kordelore në Ballkanin veri-perëndimor, me popullsinë protoilire.

Tezën e origjinës veriore e të panilirizmit e përkrahën edhe disa linguistë. Kështu, sipas disa studiuesve si Kreçmer etj., origjina e ilirëve duhet kërkuar në Gjermaninë Lindore, në krahinën rreth Vistulës së Mesme; pastaj sipas tyre, që andej ilirët u hodhën më vonë në Ballkan. Kjo teori mbështetet në lidhjen e disa anëve të jashtme të kulturës së kohës së mesme të bronzit në Gjermaninë e Qendrore me ato të kulturës së kohës së bronzit të territorit të mëvonshëm ilir dhe të Ballkanit. Konkretisht, ata marrin si bazë faktin që në të dy krahinat paraqitet i njëjti zakon i varrimit në tumë, fakt që është i përhapur në tërë Evropën dhe në Azinë e afërme. Por bartësit e një zakon i tillë u takojnë komplekseve kulturore të ndryshme. Edhe emrat gjeografikë që sjellin si argumenta, gjenden edhe në vise të tjera shumë larg. Bile sipas këtij varianti shkohet aq larg saqë thuhet se themelonjësit e Bizantit kanë qenë ilirët (Kretschmer,P. 1935,217).

Sipas pikëpamjes së një linguisti tjetër H.Krahe, ilirët kanë banuar në tokat alpine, në Panoni e Çeki e ka shumë të ngjarë në një zonë të gjërë të Gjermanisë Perëndimore dhe se ilirët kanë patur rëndësi të madhe në popullimin e Evropës parahistorike (Krahe,H. 1954,93-101). Në këtë mënyrë kjo pikëpamje bashkohet me përkrahësit e teorisë së nordizmit, e cila u pasua nga shumë shkencëtarë gjermanë.

Në veprat e shumë linguistëve gjuha ilire dhe grupëzimet etnike ilire, karakteri indoevropian ose jo i tyre, djepi i formimit dhe shtresëzimet etnike e gjuhësore kanë zënë një vend qëndror në shqyrtimin e prehistorisë Evropiane. Studiuesit duke u nisur nga krahasimet gjuhësore vënë në dukje se kultura e bronzit e mijëvjeçarit II p.e.sonë në Poloninë Perëndimore, Silezi, Saksoni, në krahinat e Sudetëve dhe në Austrinë e Poshtme, e ashtuquajtura kultura Aunjetic si edhe kultura e vjetër e Fushave me Urna e pasuar nga kultura Lauzic, u përkasin ilirëve (Mayer,A. 1957,3).

Në tekstin e “Historisë së Bullgarisë” për origjinën ilire thuhet se në fund të mijëvjeçarit II p.e.sonë në territorin e Gadishullit Ballkanik depërtuan fise ilire që banonin deri në atë kohë në rrjedhën e sipërme të Danubit (“Istoria Bollgarii”,1954,I,21). Edhe në një pjesë të literaturës greke përsëritet kjo tezë e njohur e origjinës veriore. Ilirët, sipas tyre, janë një popullsi e afërt me trakasit dhe grekët, të cilët të shtrënguar edhe këta nga popuj të tjerë më veriorë, braktisën fushat e Hungarisë, ku ishin vendosur deri atëherë, dhe aty nga mbarimi i shekullit XII p.e.sonë, jo më vonë, zbritën në drejtim të jugut në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, e cila banohej prej trakëve (Kanaculi,D. 1958,5-18).

Për problemin e identifikimit të etnosit ilir, të bazës etnokulturore dhe të kohës së formimit të tij është shprehur në disa studime të tij edhe B.Gavela. Sipas pikëpamjet së tij të viteve gjashtëdhjetë, kultura panonike ka patur një karakter të theksuar ilir; gjithashtu e tërë krahina halshtatjane karakterizohej nga një popullsi mbizotëronjëse ilire. Kultura e Lauzicës dhe e ashtuquajtura qeramikë panonike, e cila lidhet me grupin e Vuçedolit, sipas tij, janë elementet kryesorë të kulturës materiale në truallin evropian (Gavela,B. 1961,325-327). Ai mendon se ilirët kanë përbërë një nga grupimet më të mëdha indoevropiane në Europë, pra kanë patur një shtrirje mjaft të gjërë. Edhe identifikimin e kompleksit ilir ai e çon shumë herët. Në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar në një studim më të ri, po ky autor, ka shfaqur një pikëpamje tjetër, që shkon shumë larg nga mendimi i tij i parë, identifikimin e etnosit ilir e çon shumë vonë, nga fundi i epokës halshtatiane, d.m.th. rreth shek.VI-V p.e.sonë (Benac,A. 1973,93-96).

Në vitet 50-60 të shekullit XX u shprehën mendime, pro tezës së vjetër të panilirizmit. Sipas tyre ilirët kishin populluar hapësira të gjëra tokash buke në Evropë dhe në epokën prehistorike ishin shtrirë në pjesën më të madhe të Evropës, por fati i ilirëve mori fund gjatë katastrofës së madhe që ndodhi në pragun e kalimit nga mijëvjeçari II në mijëvjeçarin e I p.e.sonë (Hehn,F. 1962,87-88). Sipas një varianti tjetër lëvizja e ilirëve prej fushave hungareze, në drejtim të jugut e juglindjes që ka ndodhur jo më vonë se shek. XIII p.e.sonë, ka qenë shkaku kryesor i të gjithë lëvizjeve që prekën Azinë Perëndimore, Greqinë dhe Italinë dhe që shkatërruan dominimin aheas në Peloponez. Ilirët zbuan trakët nga pjesa perëndimore e Ballkanit dhe kjo pjesë u quajt më vonë me emrin Iliri (Nilcken,U. 1960, 52). Gjithashtu ata kanë marrë pjesë aktive në diasporën që u krijua në botën mikene (Caratelli,G.P. 1961, 143).

Ka edhe linguistë të cilët të nisur nga teza se indoevropianizimi i Ballkanit lidhet me ardhjen e indoevropianëve nga veriu i kontinentit, vazhdojnë të mbrojnë tezën e origjinës veriore të ilirëve. “Sipas kësaj pikëpamjeje emigrimi i popullsive që flisnin ilirisht përfaqëson lëvizjen e fundit etniko-demografike më të shënuar në epokën pre dhe protohistorike nga veriu ose veri-lindja (mbase nga territoret e Polonisë së sotme) drejt bregut Adriatik. Si popullsi indoevropiane, e ardhur nga veriu, ilirët në përgjithësi ishin me shtat të gjatë, të fortë, të hedhur, me ngjyrën e lëkurës dhe të flokut bjond, njësoj si trakët, sllavët, gjermanët, keltët (Russu,J.I. 1969,30-31) Me këto përfundime autori është plotësisht në një mendje me e teorinë që e kërkon origjinën e ilirëve tek rraca gjermanike.
vazhdon...

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Page 1 of 3 1, 2, 3  Next

View previous topic View next topic Back to top


Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum