LUFTËRAT BALLKANIKE DHE SHQIPTARËT

View previous topic View next topic Go down

LUFTËRAT BALLKANIKE DHE SHQIPTARËT

Post  AuLoNa on Sat Mar 14, 2009 1:27 am

Shqiptarët duhet të jenë krenarë që janë Shqiptarë, dhe kemi të drejtë të jemi krenarë, sepse i takojmë popullit më të vjetër të Europës. Shqiptarët nëpër shekujë kanë kaluar nëpër vështërsi dhe luftëra dhe dijti ta ruaj Lirinë e vetë edhe në kohët më të vështira. Lirinë, shqiptarët e mbajtën gjallë nëpër malët dhe brigjet kreshnike.

Kjo liri u mbrojtë me gjoksin dhe gjakun e luftëtarëve shqiptarë të rënë nëpër shekujë.
Shqiptarët i kanë të njohura vuajtjet gjatë kohës së mbretërisë Jugosllave, poashtu edhe të Jugosllavisë "socialiste" të Titos.Këto vështërsi dhe vuajtje shqiptarëve u kanë ardhur nga hegjemonizmi i serbomëdhënjëve, të cilët dëshironin që shqiptarët me i nënshtrue nën qizmën e vetë.
Me ketë shkrim dëshirojë me i njohtue shqiptarët për rrezistëncën e tyre gjatë luftërave ballkanike,me theks të veçantë, gjatë vitit 1912.

Në historinë e re të popullit shqiptar, Lidhja e Prizrenit paraqet përpjekjen e parë e të oraganizuar, në kuptimin kombëtar, për mbrojtjen e tokave shqiptare dhe për bashkimin e tyre në një shtet autonom. (Për ketë temë kam shkruar në një nga artikujt e fundit).
Mirëpo, shumë shpejtë u pa së kjo Lidhje, kjo përpjekje e shqiptarëve ndodhej para vështërsive të mdha.Po i përmendi vetëm dy më të thekësura:

1.Shqiptarët vetë ishin të përqarë gjatë shekujve në fe e krahina. Ata ndodheshin nën influencën e Turqisë dhe të Greqisë (sipas feve) dhe të vërbëruar prej klerit; dhe
2.Hierarkia shoqërore e politike përbëhej prej bejlerëve, pashallarëve e bajraktarëve, që kishin interesat e tyre të lidhura me Turqinë. Kjo hierarki politike e Lidhjes së Prizrenit nuk mundë të shkëputej aq lehtë e qetë nga hierarkia turkomane dhe grekomane dhe të formonte një bosht politik kombëtar.
Pas dështimit të Lidhjes së Prizernit, Lëvizja Shqiptare u shëndrrua në kryengritje të përgjithëshme ndërmjet viteve 1909-1912, atëherë kur Xhon Turqit(turqit e Rinj)dëshën të vënin në jetë zbatimin e programit për turqizimin e kombësive që ishin nën Përandorinë Otomane; duke filluar së pari me shqiptarët.

Kështu që, me 1912 kryengritja shqiptare u përgjithësue duke u shtrirë në të gjitha Krahinat shqiptare. Në ballë të këtyre kryengritjeve ishte Kosova. Dhe në pranverën e vitit1912, pikërisht me 20 Maj të vitit 1912, në fshatin JUNIK të Rrafshit të Dukagjinit, u mbajt kuvendi njohur i Junikut. Në ketë Kuvend, shqiptarët vendosën ti rrokin armët për autonominë e Shqipërisë. Kësaj kryengritje,përveç Isa Boletinit e Idriz Seferit, iu ishin bashkuar edhe figura tjera kombëtare si Bajram Curri, Nexhip Draga, Mehmet Pashë Dërralla e sidomos Hasan Prishtina i cili qëndronte në krye të Lëvizjes. Pas disa luftimeve, turqit u thyenë dhe më së 20 mijë luftëtarë të Kosovës kishin hyrë në Prishtinë (20.korrik.1912).Jehona më e madhe e kësaj fitoreje të shqiptarëve u ndije në Stamboll, duke e detyruar qeverinë e Said Pashës të japi dorëheqje.Në vend të saj u krijua qeveria e Ahmet Myftar Pashës, e cila dha urdhër të ndëpritën luftimet me shqiptarët, duke e dërguar një Komision në Kosovë për të arritur marrëveshje me shqiptarët (27.korrik.1912). Zëdhënës i shqiptarëve ishte Hasan Prishtina, i cili kërkoj shpërndarjen e parlamentit turk, para së të fillonin bisedimet me shqiptarët.Pasi që kjo kërkesë e shqiptarëve nuk kishte të bënte me autonominë e Shqipërisë, atëherë Porta e Lartë, me 5.gusht. 1912 shpërndau Parlamentin.Mandej, Hasan Prishtina, në emër të katët vilajeteve të Shqipërisë, i paraqiti komisionit turk një Program prej 14 pikave ku kërkoheshin disa të drejta për shqiptarët, por askund nuk përmendej Bashkimi i tokave shqiptare, që do të caktonte edhe kufijtë e Shqipërisë dhe njohjen kombëtare të saj.Ky program prej 14 pikave nga Hasan Prishtina ishte shumë largë nga programi kombëtar i autonomisë.

Pasi që përgjigja e Turqisë ishte vunuar, atëherë shqiptarët i rifilluanë kryengritjet. Kështu që me 12. gusht.1912 shqiptarët hyjnë në Shkup i cili ishte qendra e Vilajetit të Kosovës. Kjo ngjarje e tronditi Turqinë dhe Europën; kurse në të gjitha qytetët e Shqipërisë u rrit entuziazmi dhe kërkesa për autonomi kombëtare.
Disa nga Fuçitë e mdha, sidomos Austro-Hungaria,Gjermania, kur e panë së kryengritësit shqiptar pas marrjes së Shkupit, nuk kërkonin shkëputjen nga Turqia, veqse përmisimin e administrates dhe disa të drejta zakonore dhe kulturore me futjen e gjuhës shqipe nëpër shkolla; atëherë ato e këshilluanë Portën e Lartë që tua njihte shqiptarëve këto të drejta e të cilat nuk caktonin as kufijtë e Shqipërisë e as bashkimin e katër Vilajeteve në një shtet autonom.
Me 18.gusht.1912 Porta e Lartë përmes Ibrahim Pashës i njohtoj shqiptarët në Shkup së Porta e Lartë i pranonte kërkesat e tyre me disa përjashtime. Mirëpo, pranimi i këtyre 14 pikave të Hasn Prishtinës, në fakt nuk zgjidhte asnjë nga problemet kryesore për të cilat kishin luftuar shqiptarët, e as caktimin e kufijve të Shqipërisë dhe as bashkimin e katër Vilajeteve në një shtet autonom.Mund të themi së e vetmja gjë pozitive ishte deri diku njohja në një farë mënyre e kombësisë shqiptare nga ana e Turqisë, pasi që ajo kishte pranuar futjen e gjuhës shqipe në të gjitha shkollat e atyre katër Vilajeteve dhe atë së nëpunësit e administratës duhej ta njihnin gjuhën e vendit.

Mirëpo, njohja e këtyre të drejtave ishte bërë në një mënyrë të përgjithësuar, duke mos e përmendur fare emrin Shqipëri dhe Shqipëtar. Kjo ishte bërë, gjëja për të mos i prishur marrëdhënjet më Rusinë dhe fçinjët tjerë të Turqisë.
Me njohjen e këtyre të drejtave shqiptarëve nga Porta e Lartë, fqinjët e Shqipërisë dhe Rusia protestuanë rreptësisht në Stamboll, sepse konsiderohej formimi i një shteti autonom shqiptar në të ardhmën. Ketë gjë fqinjët e Shqipërisë nuk do ta pranonin kurrë dhe ishin të përgaditur me kohë për ti ndarë tokat shqiptare si një tokë pa zot të tyre. Këto shtete kishin lidhur alenca mes veti dhe kishin mobilizuar ushtritë e tyre. Kështu që në Tetor të vitit 1912, Mali i Zi, Serbia Bullgaria dhe Greqia i shpallën luftë Turqisë dhe me ketë rast filojë Lufta Ballkanike, duke e ndaluar krijimin e një shteti shqiptar dhe duke i ndarë tokat shqiptare.

Në Luftën Ballkanike, u mundë ushtria turke. Mali i Zi kishte nisur dy kolona në drejtim të Shkodres dhe me një kolonë tjetër kishte pushtuar Pejën.Ndërsa ushtritë serbe pushtuanë Prishtinën, Gjilanin, Prizrenin dhe së bashku me malazezët pushtuanë edhe Gjakovën. Me 26.tetor.1912, pasi që kishin thyerë ushtrinë turke në Kumanovë; forcat serbe kishin pushtuar edhe Shkupin, Manastirin, krejt Shqipërinë e Veriut duke kaluar nëpër Lumë, Mirëditë dhe për të dalë në Adriatik. Në të njejtën kohë ushtria greke e pushtojë Selanikun dhe Janinën.
Në këto kohë të liga, shqiptarët nuk kishin as qëndër, as ushtri, as komandë, as kurrfar organizimi për tu bërë ballë ushtrive të rregullta të armiqëve të Shqipërisë. Prandaj ushtritë serbo-malazeze dhe ato greke , me një barbari që nuk ishte parë që nga Mesjeta, i shkatërruanë tokat shqiptare duke i djegur, plaçkitur, rrembyerë dhe duke vrarë e therur në grumbujë me mijëra burra, pleqë gra e fëmijë. Kështu që të gjitha Krahinat shqiptare u bënë kasaphane dhe shkrumb e hi prej ushtrive barbare serbo-malazeze dhe atyre greke.

Mirëpo, në mes të kësaj tragjedie të pashembullt që i ngjau popullit shqiptar; disa atdhetarë shqiptarë në krye me Ismail Qemalin, shpallën në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë, me 28.Nëntor.1912 dhe ngritën Flamurin kombëtar.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

KONFERËNCA E AMBASADORËVE NË LONDËR DHJETOR 1912-MARS 1913

Post  AuLoNa on Sat Mar 14, 2009 1:29 am

Duke e parë së Lufta Ballkanike i vuri në kundërshtim interesat e Rusisë dhe të Austro-Hungarisë dhe së lufta mund të merrte përmasa të përgjithshme, ishte Anglia ajo që organizojë mbajten e një mbledhjeje ndërkombëtare të gjashtë fuçive të mdha europiane për t'i rregulluar çështjet e Ballkanit. Duke i parë rreziqet e një konflikti me përmasa me të gjëra, me 17. Dhjetor. 1912, në Londër u organizua mbledhja e Ambasadorëve të gjashtë fuçive të mdha.

Që në fillim, për t'i ikur një lufte të përgjithshme, në parim u pranua krijimi i një shteti shqiptar autonom. Mirëpo caktimi i kufijve të këtij shteti mbeti për tu caktuar pas disa muajve si shkak i grindjeve ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Italisë, nga njera anë, Rusisë dhe Francës, nga ana tjetër. Prandaj, me ndërmjetësimin e ministrit britanik të punëve të jashtme Edward Grey, u arrit ndërmjet Rusisë dhe Austro-Hungarisë marrëveshja famëkeqe e 22. Marsit.1913 për kufijtë e Shqipërisë së Veriut e të Lindjes. Me ketë marrëveshje, e tërë Kosova, Rrafshi i Dukagjinit dhe Maqedonia shqiptare i mbetën Serbisë; ndërsa pjesët tjera të Shqipërisë së Veriut iu dhanë Malit të Zi. Dhe, me 11 Gusht 1913, Konferënca e Londres caktoi në hartat gjeografike vijën e kufirit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Me ketë rast e tërë Çamëria me qytetet bregdetare dhe me Janinën si kryeqendër dhe me një popullësi theshtë shqiptare, mbetën jahtë teritorit shqiptar.
Ajo që i interesonte Austro-Hungarisë, në ketë përiudhë kohore, ishte mos dalja e Serbisë në Detin Adriatik. Kurse, Italisë i interesonte sigurimi i kanalit të Otrantos dhe mos mbyllja e kanalit të Korfuzit. Prandaj, të dyja këto shtete ngulën këmbë për mbrojtjen e bregdetit shqiptar.Me ketë rast shteti shqiptar doli gjysmak, i ndarë në dyshë në mënyrë krejtë artificiale dhe pa asnjë kriter etnik e gjeografik, duke i lenë jashtë kufijve më shumë së gjysmën e tokave dhe të popullsisë shqiptare.Ketë masakrim të tokave shqiptare e pohoi edhe vetë ministri i Punëve të jashtme të Anglisë, Edward Grey. Atë botë, në mbledhjen e Dhomave e të Komunave me 12. Gusht.1913, pati pohuar, së caktimi i kufijve të Shqipërisë nuk ishte bërë në interesin e popullsisë së atyre krahinave, por për të mbajtur ekuilibrin ndërmjet fuçive të mdha dhe për ta shpëtuar paqën në Europë.
Në mbledhjen e 19. Korrikut të vitit 1913,Konferënca e Londres e njohu shtetin gjysmak shqiptar të pavarur dhe vendosi edhe mbi statusin e tij (të Shqipërisë).Shqipëria do të ishte një Principatë e pavarur dhe sovrane dhe si princ i saj u caktua Wilhelm von Wied, i cili kishte prejardhje nga një familje princore gjermane.(Kjo i ngjanë Kosovës së sotme).Konferënca, gjithashtu vendosi mbi organizimin e shtetit shqiptar, mbi administratën civile dhe financat e tij.. Kjo përiudhë do të zgjaste në një kohë 10-vjeqare me mbikëqyrjen e një komisioni ndërkombëtar të përbërë prej delegatëve të gjashtë fuçive të mdha dhe prej një dlegati shqiptar.(Pra historia po na përseritët edhe në ditët e sotme.).

Shqipëria pas Konferënces së Londres.

Derisa Konferënca e Londres merrte vendime të disfavorëshme për Shqipërinë dhe luante me fatin e vendit të shqiponjave, mbrenda shtetit shqiptar gjendja ishte një tragjedi e zezë. Qeverisë së Ismail Qemalit në Vlorë nuk i kishte mbetë hiq më shumë së një e katërta e vendit, kurse më shumë së tri të katërtat e vendit ishin pushtuar prej ushtrive armike, të cilat nuk donin të tërhiqeshin edhe mbas caktimit të kufijve të shtetit shqiptar prej Konferënces së Londres. Shkodra, në Veri, dhe Janina në Jug, që ishin të mbrojtura nga ushtritë turke dhe nga disa vullnetarë shqiptarë, i qëndruanë rrethimit të serbo-malazezëve dhe të grekëve për disa muajë me radhë. Janina u dorëzua me 6. Mars 1913, duke u mundësuar forcave greke ta pushtojnë tërë Çamërinë, Gjirokastrën, Përmetin, Këlcyrën dhe Tepelenën, duke vrarë e plaçkitur popullsinë muslimane shqiptare.Ndësa, Shkodra i qëndrojë heroikisht rrethimit serbo-malazez gjërë me 23. Prill.1913, gjërë atëherë kur Ead Pashë Toptani, i cili ishte agjent i i Serbisë, Malit të Zi dhe i Greqisë, trathëtisht ia lëshojë Shkodrën Malit të Zi. Si dinak që ishte, Esad Toptani arriti që prej Shkodre të strehohej në Durrës ku vendosi qëndrën e tij dhe formojë një pushtet të vetin. Me ketë rast, në atë copë Shqipëri që kishte mbetur pas Konferëncës së Londrës, u formuanë dy pushtete kundërshtare; njeri në Vlorë me qeverinë e Ismail Qemalit dhe tjetri në Durrës me qeverinë e Esad Toptanit rreth së cilës ishin mbledhur trathëtarët dhe avanturierët e çdo ngjyre. Esad Toptani gëzonte mbrojtjën e Serbo-Malazezëve dhe të të gjithë armiqëve të Shqipërisë.

"SHQIPËRINË RUAJE ZOT NGA SHQIPTARËT"!-Faik Konica.
" SHQIPËRINË RUAJE ZOT NGA TRATHËTARËT"!-A.C.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum