Shqiptaret në perandorinë osmane

View previous topic View next topic Go down

Shqiptaret në perandorinë osmane

Post  AuLoNa on Sun Feb 22, 2009 9:02 pm

HAJRO LIMAJ

Ne dhjetorin e vitit 1994, kur u akreditova
atashe Ushtarak ne Republikën e Turqisë dhe fillova takimet zyrtare me
ministrin e Mbrojtjes, Shefin e Shtatmadhorisë e shume personalitete te
tjera shtetërore dhe politike te vendit gjeta një mikpritje dhe
përzemërsi qe nuk e kisha hasur ne shume vende te tjera te Evropës qe
kisha qene me pare. Ketë përzemërsi e ndieja edhe me qytetaret e
thjeshte te Turqisë ne Ankara, Stamboll, Bursa, Izmir, e kudo qe unë
ndodhesha me detyre. Sapo mësonin qe isha atashe ushtarak i
Arnavutlluk-ut (Shqipërisë), ata shprehnin një respekt dhe një
mirësjellje te veçantë. E gjithë kjo lidhej me autoritetin, dinjitetin,
trimëritë, besnikëritë dhe humanizmin qe kishin treguar shqiptaret nga
periudha Osmane e deri ne ditët e sotme. Kur trajtonim marrëdhëniet e
dy vendeve tona te gjithë autoritetet i referoheshin menjëherë
historisë se largët, te mesme dhe te sotme te shqiptareve, vlerave te
tyre ne periudhën Osmane dhe ne periudhën e shtetit moderne te Turqisë.
“Shqiptaret kane drejtuar perandorinë Osmane dhe shtetin turk. Edhe
tani, ne vendet kryesore te Turqisë jane shqiptaret, nipërit dhe mbesat
e tyre”, shpreheshin ata me kënaqësi. Dhe ky realitet mua me shoqëroi
ne çdo ministri, ne çdo prefekture, bashki e komande ushtarake. Por, ne
këtë shkrim do te ndalem me shume per rolin e shqiptareve ne
Perandorinë Osmane.

Perandoria Osmane jetoi 560 vjet, deri ne vitet 1922 ne tre
kontinente: Azi, Evropë dhe Afrike. Te gjithë historianet e huaj dhe
turq, te cilët kane studiuar historinë e Perandorise Osmane, pohojnë
se: “…Kryeministrat ( kryeveziret ose sadrazamet), ministrat (veziret)
dhe pashallarët (gjeneralët) e komandantet ushtarake me te vlefshëm
kane qene me origjine shqiptare”. Dhe këtë përfundim e vërteton numri
shume i madh i kryevezireve shqiptare ose me rrënjë shqiptare qe
administruan perandorinë Osmane deri ne vitet 1922. Kështu, Koxha Sinan
Pasha ne periudhën 1580-1596 ka qene pese here Kryeministër: 1580-1582,
1586-1591, 1593-1595, 4 muaj me 1595 dhe 4 muaj ne vitin 1596. Nen
drejtimin e tij u pushtua Jemeni.

Ahmet Pash Dukagjini ka qene Kryeministër per 2 muaj e 17
dite ne vitin 1517. Rridhte nga një familje shqiptare e Leke
Dukagjinit.

Ajaz Ahmet Pasha lindur ne Vlore, me origjine jeniçeri dhe ka qene Kryeministër ne vitet 1536-1539


Lutfi Pasha nga Vlora, martuar me motrën e Sulltan Kanun
Sylejmanit kreu detyrën e Kryeministrit per I vit e 9 muaj ne vitet
1539-1541.

Kara Ahmet Pasha, Kryeministër 1 vit, 11 muaj e 23 dite ne vitet 1553-1555.


Semiz Ahmet Pasha, dy here Kryeministër ne vitet 1579-1580.


Ferhat Pasha, dy here Kryeministër; ne vitet 1591-1592 dhe 4 muaj e 19 dite ne vitin 1595.


Merre Husein Pasha ishte Kryeministër per 2 vjet 2 muaj dhe 13
dite ne vitet 1601-1603. Ai ka shërbyer edhe si prefekt, vali ne
Egjipt.


Tabani Jasse Mehmet Pasha ishte Kryeministër ne vitet 1632-1637.


Kujuxhu Murat Pasha ka qenë 4 vjet, 7 muaj e 25 dite
Kryeministër ne periudhën 1606-1611. Pastaj vazhduan Nusuh Pasha ne
vitet 1611-1614, Ohrili Hysein Pasha ne vitin 1621, Xixhan-Kapuxhubashi
Sulltanazde Mehmet Pasha ne vitin 1602-1646, Kara Mustafa Pasha dy here
ne vitet 1649-1650 dhe ne vitin 1655, Torhonxhu Mustafa Pasha ne vitet
1652-1653, i cili u dënua me varje ne litar, rridhte nga një familje
matjane, Zurnazen Mustafa Pasha shërbeu si Kryeministër vetëm 4 ore ne
vitin 1656, Qypryly Mehmet Pasha 5 vjet Kryeministër në periudhën
1578-1661. Ishte me origjine nga Roshniku i Beratit, Qypryly Ahmet
Mustafa Pasha, djali i madh i Mehmet Pashes ishte 15 vjet Kryeministër.
Ne vitin 1659 u gradua vezir dhe marshall, Qypryly Fazell Mustafa Pasha
shërbeu 2 vjet e 3 muaj Kryeministër. Biri i dyte i Mehmet Pashës dhe
vëllai i Ahmet Mustafa Pashes, Arabaxhi Ali Pasha ne vitet 1691-1692,
Amxhazade Husein Pasha, nga familja e Mehmet Pashe Qyprylyse qëndroi 4
vjet e 11 muaj ne periudhën 1797-1802, Dalltaban Mustafa Pasha, lindur
ne Manastir Kryeministër ne vitet 1702-1703, Qypryly Numan Pasha 2 muaj
e 2 dite ne vitin ne 1710, Haxhi Halil Pasha lindur ne Elbasan një vit
ne voton 1716, Ivaz-zade Halil Pasha ne vitin 1770, Memish Pasha 1 muaj
e 9 dite ne vitin 1808-1809, Gjiritli Mustafa Nail Pasha nga Policani
Kosturit te Korçës ka qenë tre here Kryeministër ne vitin 1853, 184 dhe
1857, Mehmet Ferit Pashe Vlora shërbeu si Kryeministër gjate viteve
1902-1908, besnik i Sulltan Abdylhamitit te Dyte. Mehmet Ferit Pashe
Vlora ka lindur ne Janine ne vitin 1852, ishte biri i Mustafa Pashe
Vlorës Ferit Pashe Vlora nga babi ishte stërnipi i admiralit Sinana
Pashes dhe nga nena vinte prej familjes se Ali Pashë Tepelenës,
Misairli Sait Halim Pasha, nipi i Mehmet Ali Pashe Kavalles shërbeu ne
vitet 1913-1917, Ahmet Izet Pasha shërbeu si sadrazam-Kryeministër 25
dite ne vitin 1918, Damat Ferit Pasha, Kryeministri i fundit i
perandorisë Osmane, tradhtoi luftën çlirimtare te Ataturkut. Meliki
Mansur-Hain Ahmet Pasha, ushtarak i zoti, punoi si Kryeministër ne
vitet 1523-1524, Gjedik Ahmet Pasha ne vitin 1475 u emërua Kryeministër
per 4 vjet, Rystem Pasha ne vitin 1554 u emërua Kryeministër per 14
vjet derisa vdiq, Ibrahim Pasha shërbeu 13 vjet Kryeministër.


Kryeministrat e familjes “Qypryly” qe sunduan afro 100 vjet ne
shekullin e XVII, perandorinë Osmane e shpëtuan nga një rrëzim total,
shtetit i dhanë gjak. Pushteti i Qyprylynjve ka qene me i forte dhe me
efikas nga autoriteti i sulltanëve te asaj kohe. Pashallarët,
gjeneralët e besës fisnike shqiptare shpëtuan edhe “kryet e sulltanëve”


Eshte interesant te përmendet se shqiptaret qe kishin marre
një kulture humanitare islame ne shtetin Osman, nuk ishin egoiste. Sami
Frashëri per këtë shkruan: “Shqiptaret kane shërbyer me shume per boten
e jo per veten e tyre”. Perandori i Francës Napoleon Bonoparti ne vitin
1798 u nis te pushtonte edhe Egjiptin. Osmanllinjtë dërguan një ushtri
te përberë prej ushtareve te zgjedhur shqiptare. Këtë ushtri e
komandonin shqiptarët Tahir Pasha dhe Mehmet Aliu. Pasi theu
Bonopartin, kapiteni Mehmet Ali u vendos ne Egjipt. Ne vitin 1801 u
gradua pasha, gjeneral dhe ne 1805 mori ne dore pushtetin lokal te
Egjiptit. Mehmet Alia Pasha u shtri deri ne Sudan. Me pas nënshtroi
edhe feudalet e Arabisë qe përbenin një problem per Perandorinë Osmane.
Me dinastinë e Mehmet Ali Pashës, krahas arabishtes dhe turqishtes,
flitej shqipja. Ne Aleksandri atij i eshte ngritur statuja prej bronzi.
Dinastia e kësaj familjeje ne Egjipt vazhdoi deri ne vitet 1956. Per
rolin dhe vlerat e shqiptareve shefi Shtatmadhorisë Turke, marshalli
Fevzi Cakmak shkruante: “Me qindra burra shteti shqiptare jane dalluar
ne historinë Osmane. Shume nga ata kishin zënë edhe pozita te larta, te
rëndësishme si kryeministra (sadrazame). Turqit dhe shqiptaret, ne
betejat qe kane fituar bashkërisht kane pajtuar interesat e tyre te
përbashkëta, jane bere vëllezër te vërtetë”. Ndërsa studiuesi gjerman
prof. dr. Herman Gros ne librin “Ekonomia Ballkanike” shkruan se
“Shqiptaret gjate pese shekujve qe kane bashkëjetuar me turqit
osmanlinjë, ne saje te aftësisë se adaptimit dhe te talenteve te tyre
si nëpunës, kishin zënë shkallet me te larta ne Qeverinë e Stambollit
dhe kishin role te rëndësishme per perandorinë. Mirëpo nga ana tjetër,
fiset shqiptare jetonin te lira e te pa varura ne male te Shqipërisë”.
Shume shqiptare duke mos e njohur gjuhen turke pyesin me dyshim se,
perse turqit shqiptaret i quajnë “arnavut” dhe Shqipërinë Arnavutlluk.
Fjala arnaut vjen nga persishtja e vjetër, arna-vut, qe do te thotë
“trim, i cili nuk di te kthehet mbrapa”. Osmanllinjtë ne lufte me
persët, batalionet (taborët) e skalionit te pare te i zgjidhnin jeniçer
trima, qe edhe pse shikonin rrezikun e vdekjes, mësynin vetëm përpara.
Ata kryesisht zgjidheshin shqiptare dhe per këtë arsye shqiptareve u
vendosen emërtimin “arnavut” dhe Shqipërisë Arnavutluk. Trimërinë e
shqiptareve e shpreh edhe historiani Mehmet Tefik, i cili shkruan:
“Bashkësinë Otomane e kane siguruar dy krahë: turqit ne Lindje (
Anadoll ) dhe shqiptaret ne Perëndim ( Ballkan)..”.


Por shqiptaret, ne perandorinë Osmane krahas personaliteteve
qeveritare dhe ushtarake, kane bere emër edhe ne administrate,
drejtësi, arsim, kulture, arkitekture, arte etj. Ne radhët e para te
këtyre personaliteteve jane shume figura te rëndësishme te Rilindjes
tone Kombëtare, veprimtaria e te cilëve, sidomos e Hasan Tahsinit,
rektori i pare i universitetit te Stambollit, Sami Frashërit etj, ishin
me rrezatim te theksuar per kulturën e tere Perandorisë Osmane,
përfshire edhe Shqipërinë e asaj kohe. Sami Frashëri hartoi fjalorët
dhe enciklopeditë monumentale si: Fjalori Frëngjisht-Turqisht, Fjalori
Turqisht, Enciklopedi Historike-Gjeografike ne 6 vëllime etj, duke i
shërbyer arsimit, edukimit dhe kulturës turke-osmane shume me tepër se
sa një intelektual turk. Abdyl Frashëri, 10 vjet deputet ne Parlamentin
e pare perandorak, 1877-1878, Abedin Dino një nga valinjtë e shquar,
Ismail Qemali sekretar i përgjithshëm i Ministrisë se Jashtme, vali ne
Siri, deputet ne Parlamentin osman ne vitet 1908-1912, Vaso Pash
Shkodrani, vali i përgjithshmen i Libanit. Himni Kombëtar i Turqisë se
sotme autor ka shqiptarin Mehmet Akif. Shume personalitete te Turqisë
moderne te formuar nga Mustafa Qemal Ataturku me 23 prill 1920 jane me
origjine shqiptare. Marrëdhëniet e reja miqësore turke-shqiptare, ne
mënyrë te veçante, hodhën themele te forta me 1920, kur lindi Turqia e
re dhe qeveria e Tiranes e dale nga Kongresi i Lushnjës ne 28-31 janar
1920 akordoi marrëdhënie miqësore, ushtarake e kulturore me qeverinë e
Ankarasë. Per këtë riafrim te Turqisë deputetet greke te Evropës
shtruan pyetjen: “Ç’kërkon Mustafa Qemal Ataturku ne Shqipëri? Apo mos
ka qellim te krijoje një Turqi te vogël ne perëndim te Ballkanit”?


Ndërsa Presidenti dhe Mareshali Turqisë Ataturk më 1 mars 1921
ne Asamblenë Kombëtare te Turqisë sqaroi se “Me popullin shqiptar kemi
bashkëjetuar si vëllezër disa shekuj. Prandaj këtë shtet e komb vëlla
do ta ndihmojmë sa te mundim dhe sa te ketë nevoje”. Dhe kjo filozofi
bashkëpunimi u rigjallërua me kalimin e Shqipërisë ne sistemin
Demokratik te viteve 1991, e cila mund te trajtohet ne një shkrim
tjetër.

* Ish-atashe Ushtarak ne Republikën e Turqisë

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum