ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren

3 posters

Go down

Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren Empty Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren

Post  AuLoNa Wed Jan 28, 2009 3:28 pm

http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=3253

^^^shiko video

Pse u thone nacionalist ketyre dy paterjoteve. Ja pra c'fare njerezish kemi ne qeveri tani, denojne shqiptaret per demostrime te qeta dhe demokratike te vendit. Ne e kemi te keqen brenda nuk duhet te bertasim per gjitonet qe na rrethojne, mbasi ata gjejne dhe bejne.


Seanca e trete gjyqesore ndaj dy te rinjve nacionaliste qe protestuan ndaj prefektit te Gjirokastres,Spiro Ksera dhe kryebashkiakut Bollano ka nisur me nje miting proteste ne te cilen merrte pjese edhe deputeti Spartak Ngjela. (UPDATE)

Si jurist ai ka deklaruar se dy te rinjte nuk kane shkelur asnje ligj ndersa si politikan ka kerkuar qe presidenti i Republikes te ndikoje mbi prokurorine qe ndaj prefektit Ksera te nise nje hetim per veprimtari anti-shqiptare.

Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe kreu i levizjes G99, Erjon Veliaj, i cili premtoi se do te jete i pranishem ne cdo gjyq qe do te zhvillohet ndaj dy te rinjve.

Me pas turma me flamuj kombetare i eshte drejtuar selise se gjykates se Tepelenes.

Seanca e trete gjyqesore ka nisur me himnin kombetar dhe me pas ka vijuar me thirrjen e deshmitareve. Ish-shefi i komisariatit te Tepelenes ka treguar se ai kishte marre nga organizatoret e mitingut nje kerkese por nuk e ka protokolluar duke kerkuar plotesimin e te dhenave. Kjo deshmi ishte ne favor te dy te akuzuarve por megjithate gjyqtari i ceshtjes kerkoi serish shtyrjen e gjyqit ne nje seance te katert ne daten 11 shkurt.

Kete here gjyqi do te zhvillohet ne gjykaten e Gjirokastres per shkak se gjykata e Tepelenes pushon se funksionuari.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren Empty Veliaj: gjykohet patriotizmi dhe jo Gërdeci!

Post  AuLoNa Wed Jan 28, 2009 5:54 pm

G99 në mbështetje të të rinjve që ushtruan të drejtën e protestës për cështje patriotike

Erion Veliaj dhe aktivistë të G99 udhëtuan sot drejt Tepelenës për të mbështetur protestën e qytetarëve që kanë dalë në mbrojtje të dy të rinjve, Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili. Këta të rinj akuzohen në mënyrë absurde nga Prokuroria e Tepelenës për organizimin e një proteste civile në fshatin Toc të Tepelenës, kundër veprimeve anti-shqiptare të kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, dhe Prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera.

Veliaj foli për turmën e qytetarëve që mbante flamuj shqiptarë në duar duke mbrotjur të drejtën kushtetuese të qytetarëve për tu tubuar dhe shprehur e aq më tepër për cështje patriotike.
“Berisha duhet të kuptojë që ngjyrat kuq e zi nuk kanë dalë nga moda dhe mos të sajojë gjyqe të kota ndaj qytetarëve ndërkohë që drejtësia shqiptare ende nuk ka sjellë në salla gjyqesh politikanët kriminelë dhe ministrat pa imunitet. Ne ende nuk kemi një gjyq për kriminelët e Gërdecit që vranë 26 vetë ndërkohë që trajtojmë si kriminelë ordinerë dy të rinj që mbajtën flamurin shqiptar. Shqipëria duhet ta kalojë inferioritetin ndaj grekëve dhe duhet të tregojë dinjitet kombëtar në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të saj,” theksoi Veliaj.


Pas këtij tubimi Veliaj dhe protestues të tjerë hynë në sallën e gjyqit dhe në pritje të mbledhjes së trupit gjykues, kënduan himnin kombëtar shqiptar. “Këta të rinj duhet të lirohen sa më pare,”- bëri thirje Veliaj,- “në mënyrë që të kenë mundësi të punojnë dhe tju vinë në ndihmë familjeve të tyre. E drejta për tubim është një e drejtë kushtetuese.”
Dy të rinjtë nga fshati Toc rrezikojnë një dënim prej një viti burg dhe nje gjobë prej 1 milionë lekë të reja.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren Empty Albania for Albanians

Post  AuLoNa Mon Feb 02, 2009 2:30 pm




AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren Empty G99 ne mbeshtetje te djemeve patriote nga Tepelena "Po denohet patriotizmi"

Post  AuLoNa Tue Feb 03, 2009 8:39 pm

Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren N1202526989_30146042_9244

Mireseerdhet ne Tepelen.

foto nga protesta e organizuar per te njejten arsye ne gjykaten e Tepelenes.

Event InfoHost:
G99
Type:
Causes - Protest
Network:
Global
Time and PlaceDate:
Wednesday, February 11, 2009
Time:
10:00am - 11:00am
Location:
Gjirokaster, albania
Street:
Perballe Gjykates
City/Town:
Gjirokastër, Albania

Contact InfoEmail:
info@g99.org


Description
Me 2 Qershor 2008, Orgen Hasanbega dhe Luan Haliti, dy djem nga fshati Toc i Tepelenës, bashke me te tjere banore te fshatit dhe të fshatrave përreth, te irrituar nga veprimet dhe retorika e prefektit te Gjirokastres dhe kryebashkiakut te Himares, u mblodhën në qender te fshatit per një tubim paqësor.

Ata informuan policine, dhe ne proteste kërkuan shkarkimin dhe ndjekjen penale të dy funksionareve te shtetit shqiptar te cilet kishin folur kundra Shqiperise dhe interesave te saj.

Si per cudi, dy djemte nga Tepelena u derguan perpara gjykates, nen akuzen "organizim të tubimeve të paligjshme" pavaresisht se e kishin informuar policine, dhe sipas ligjit ky veprim eshte i mjaftueshem pasi nuk nevojitet nje leje e vecante nga policia.

Ne daten 11 Shkurt 2009, ne ora 10.00, dy djemte nga Tepelena do te jene per here te katert perpara gjykates, kesaj here ne Gjirokaster.

G99 ju fton te behemi te gjithe bashke ne mbeshtetje te ketyre te rinjve patriote, dhe te shprehim solidaritetin tone ne nje grumbullim paqesor perpara Gjykates se Gjirokastres, te Merkuren, date 11 Shkurt, ora 10.00.

Per te interesuarit, nje autobuz do te niset nga Tirana drejt Gjirokastres, ne mengjesin e dates 11 Shkurt, dhe do te japim me teper detaje per oren dhe vendin e nisjes ne ditet ne vijim.

G99
Bashke do t'ia dalim!
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren Empty Re: Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren

Post  Bledikorcari Wed Feb 04, 2009 3:56 am

Shpresoj qe G99 me ne krye Veliajn mos shfrytezojne raste te tilla patriotike per dukje personale te tyret.
Atdheu ka nevoje per patriote te paster ne keto caste te veshtira,ne gjyq nuk duhet te ishin 2,duhet te ishim 222,qe zeri dhe fjala ne gjyq te degjoheshe ne cdo skaj te botes.
Sa per kseran....... emri i tij ne shqip do te thote e thate,thatesire . . . . dhe kjo i shpjegon te gjitha per trurin qe i eshte thare nga mjeshtrit e mashtrimeve.

Bledikorcari
Beginner
Beginner

Number of posts : 4
Registration date : 2009-02-02
Points : 3
Reputation : 1

Back to top Go down

Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren Empty Re: Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren

Post  AuLoNa Wed Feb 04, 2009 12:07 pm

Bledikorcari wrote:Shpresoj qe G99 me ne krye Veliajn mos shfrytezojne raste te tilla patriotike per dukje personale te tyret.
Atdheu ka nevoje per patriote te paster ne keto caste te veshtira,ne gjyq nuk duhet te ishin 2,duhet te ishim 222,qe zeri dhe fjala ne gjyq te degjoheshe ne cdo skaj te botes.
Sa per kseran....... emri i tij ne shqip do te thote e thate,thatesire . . . . dhe kjo i shpjegon te gjitha per trurin qe i eshte thare nga mjeshtrit e mashtrimeve.


Ke te drejte aty per keto organizata apo parti qe mos te shfrytezojne rastet.
Mirepo ne politike, politkanet ne keto raste do duken me teper.
Populli nuk para te dale te degjoj dike qe s'ka emer, keshtu qe kjo eshte dicka e mire qe rinia shqiptare po futet ne kete valle dhe te sjelle sa me teper ekspozim per gjerat qe po behen ne vendin tone.
Ma merr mendja qe e di qe po nuk pate reprezantim nuk te degjohet zeri dhe aq shume, keshtu ky eshte nje hap i mire i tij.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren Empty Partia e Veliajt mbron djemtë që gjykohen për Bollanon

Post  AuLoNa Mon Feb 09, 2009 12:04 am

G99 u bëri thirrje dje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen ditën e mërkurë, 11 shkurt, në një tubim paqësor në mbrojtje të dy të rinjve nga Tepelena, Orgen Hasanbega dhe Luan Halili. Në këtë ditë, dy të rinjtë do të përballen me seancën e radhës në Gjykatën e Gjirokastrës. Ata janë duke u gjykuar për organizimin e një proteste civile kundër veprimeve anti-shqiptare të prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera dhe kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Aktivistja e G99-ës, Olta Xhaçka tha se “tubimi paqësor i të rinjve nga Tepelena kundër veprimeve anti-shqiptare të Vasil Bollanos dhe Spiro Kserës, është një e drejtë kushtetuese dhe një akt patriotik që duhet të mbështetet e jo të ndëshkohet”. “Ndaj sot, mbetemi thellësisht të lënduar dhe zhgënjyer që të rinjtë patriotë po gjykohen për një akt dashurie ndaj atdheut si të ishin kriminelë, ndërkohë që shkaktarët e dramave e tragjedive të shumta përgjatë këtyre 18 vjetëve
tranzicion, si tragjedia e Gërdecit që vrau 26 njerëz të pafajshëm, janë akoma në liri”, - krahasoi ajo. “Shqipëria sot duhet të tregojë dinjitet kombëtar në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të saj”, - tha Xhaçka. Ndaj, ajo u bëri thirrje nëpërmjet mediave të gjithë shqiptarëve që në 11 shkurt të mbështesin në një tubim paqësor në Gjirokastër dy të rinjtë. “Krimi i vetëm i dy të rinjve, sipas Xhaçkës, ishte valëvitja e flamurit shqiptar në një tubim paqësor për një kauzë thellësisht patriotike”. Sipas sqarimit që ka dhënë edhe dje Xhaçka, “Orgen Hasanbega dhe Luan Halili, dy të rinjtë patriotë nga Tepelena
po gjykohen nga Prokuroria e këtij rrethi për organizimin e një proteste civile kundër veprimeve anti-shqiptare të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano dhe prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera, i cili deklaroi para pak kohësh se nuk ishte prefekt i Qarkut Gjirokastër, por i Vorio-Epirit”. Dy të rinjtë rrezikojnë të dënohen me 1 vit heqje lirie, ose me 10 milionë lekë gjobë.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren Empty Re: Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren

Post  Hëna Mon Feb 16, 2009 5:29 pm




Pushohet ceshtja gjyqesore ndaj dy te rinjve nga fshati Toc i Tepelenes, Luan Halili dhe Orgen Hasanbegaj.

Ata ishin arrestuar gjate nje proteste paqesore kunder kryetarit te bashkise se Himares, Vasil Bollano dhe prefektit te qarkut te Gjirokastres, Spiro Ksera. Gjykata e Gjirokastres i shpalli te pafajshem dhe arriti ne perfundimin se protesta e dy te rinjve nuk ka shkelur ligjin per tubimet.

Dy te rinjte nacionaliste u gjykuan prej disa kohesh per akuzen e tubimeve te paligjshme, ndersa nje seri protestash u zhvilluan ne sheshin qendror te Tepelenes, ku qindra mbeshtetes kerkuan lirimin e tyre. Protesta u cilesua si mbrojtje e dinjitetit kombetar. Ne tubimet per lirimin e dy djemve u bashkuan disa here edhe drejtues te levizjes G99.
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren Empty Re: Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum