Albanian Elections 09/Votimet e Shqiperise 09

View previous topic View next topic Go down

Albanian Elections 09/Votimet e Shqiperise 09

Post  AuLoNa on Thu Jan 29, 2009 9:22 pm

So who will win this time in the Albanian politics!
Will the people vote for the past or will they try to make a small step for the future!?
We'll try to bring fair news with the coverage as te campaign goes on.

Discuss!!!


Last edited by AuLoNa on Thu Jan 29, 2009 9:30 pm; edited 1 time in total

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

“G99”: Të rinjve, merrni kartat, votoni ndryshimin

Post  AuLoNa on Thu Jan 29, 2009 9:28 pm

http://www.balkanweb.com/sitev4/newsadmin/video1.php?id=32907

^^^watch video

“Rock dhe Politikë“ ka qenë takimi festiv i organizuar nga Lëvizja “G99” me qindra të rinj kryeqytetas. Gjatë këtij aktiviteti, Kreu i “G99”, Veliaj, inkurajoi të rinjtë që të marrin kartat e identitetit dhe me 28 qershor të votojnë ndryshimin. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Qindra të rinj kryeqytetas kanë qenë të pranishëm në tubimin festiv Rock dhe politikë të organizuar ngë Lëvizja “G99”. Qëllimi i këtij tubimi ka qenë ndërgjegjësimi i të rinjve për të marrë kartat e identitetit dhe që më 28 qershor të shkojnë përpara kutive të votimit. Kreu i Lëvizjes “G99”, Erion Veliaj, u shpreh entuziast për pjesëmarrjen, ndërsa inkurajoi të rinjtë, kryesisht studentë të plotësojnë formularin e kartave të identitetit dhe që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë ndryshimin.
Në këtë takim rinor me muzikë dhe politikë të rinjtë kanë kaluar së bashku një pasdite ku është folur për politikën, aktivizmin dhe mundësitë për ndryshim, por dhe kanë festuar nën tingujt e grupit Qelbanix dhe muzikën e përzgjedhur nga DJ të ndryshëm.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

G99, nga levizje ne formacion politik

Post  AuLoNa on Sun Feb 01, 2009 4:01 pm

http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=3334

^^^shiko video

Veliaj: Koalicion me PS

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Rama: Prioritet shkolla

Post  AuLoNa on Sun Feb 08, 2009 3:02 pm

http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=3525

^^^shiko video

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama u takua ne qytetin e Patosit me rrjetin e vullnetareve, te tere te rinj, qe kane perqafuar idene socialiste te ndryshimit.

Kryesocialisti Rama u zotua perpara te rinjve, se nje qeveri e ardhshme socialiste do t'i beje gjimnazet dhe universitetet hapesira te dijes dhe te merites.

“Ne do t’i bejme gjimnazet dhe universitetet tona, hapesira te dijes se konkurences dhe te merites. I garantoj investimet shpirterore dhe materiale te prinderve shqiptare dhe te cdo familjeje per nxenesit dhe studentet, jo duke dhene letra pa vlere te quajtura diploma, por duke i dhene diplomes vleren se saj”, eshte shprehur Rama.

Sipas kreut te PS-se, qytetaret shqiptare sot kane nevoje per nje politike te re.

“Kjo eshte koha jone, ky eshte momenti yne dhe askush nga ne, asnje qytetare dhe qytetare, s’duhet ta lere bosh vendin e vete ne kete perpjekje per t’i dhene fund te vjetres ne pushtet dhe per t’i dhene jete pushtetit te se rese”, theksoi Rama.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

“TIA”: Transparence me listat e kandidateve

Post  AuLoNa on Sun Feb 08, 2009 3:06 pm

http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=3528

^^^watch videos

Organizata “Transparency International” per Shqiperine ka reaguar sot lidhur me listat e kandidateve per deputete ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke kerkuar me shume transparence.

“TIA” ka kerkuar zbardhjen e CV-ve te kandidateve, ne menyre qe opinioni publik te njihet me bagazhin e tyre.

“CV-ja e kandidateve per deputete duhet te publikohet ne menyre qe te njihet publiku. Gjithashtu duhet te publikohet biografia e kandidateve dhe pasuria e tyre. T’i jepet fund blerjes se mandateve per zgjedhjet e qershorit”, thuhet ne deklaraten e “TIA”.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Edi Rama: Kush eshte Edi Rama?

Post  AuLoNa on Mon Feb 09, 2009 1:30 pm




LOL, not for anything but every time I see any video from the ones that try to bash Edi, they do not do such a good job. They don't really find the right info and don't try to connect them.

It was so funny that the PD and LSI were calling Edi a rrugac and a thief!
He may be, but for both these parties and people talking was just laughable.

And then last but not least showing that Edi congratulated Papandreu in Greek and then in English! So what, our PM spoke Italian to the Albanian people for welcoming the PM of Italy, which no one has ever done that, cause that is why the translator is there.

Should we call all of us traitors for speaking a foreign language!
hahah O Zot this reminds me so much of communism by speaking in public a foreign language.

I have said it again, that the ones that think are really democrats show strong signs of communism, they just can't detect them, cause I doubted they either lived in that era, or are getting something out of this just like the first ones did!

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Sherr me pistoleta në PD-në e Fierit

Post  AuLoNa on Mon Feb 09, 2009 8:19 pm

Bobo ca behet andej nga Fieri, e paskeni mare shume rende zgjedhjet.
Vetem ne nje parti, pale kur te fillojne ato te pergjithshmet!Laughing

Mbledhja e kryesisë së PD-së së Fierit degjeneron në sherr dhe përdorim pistoletash mes anëtarëve të saj. Gjithçka ka ndodhur mbrëmë në darkë, kur pas një mbledhje, Kryetari i PD-së së Fierit, Ferdinand Murati është përleshur me Vasil Ndrekon, ish- deputet dhe ish kryetar i kësaj partie, në ambientet e jashtme të selisë. Madje, nipi i kreut të PD-së ka goditur me qytën e pistoletës një mbështetës të Vasil Ndrekos, Fatmir Kajollin. Ndërkohë që e gjithë skena ka ndodhur në sytë e policisë dhe anëtarëve të PD që rrëfyen ngjarjen për “Panoramën”.
Ngjarja
Në përfundim të mbledh-jes, rreth orës 20:00 në ambientet e jashtme të selisë së partisë (pranë parkut Rinia në qendër të qytetit) ka shpërthyer sherri mes kreut të PD-së, Murati dhe ish- kryetarit të kësaj partie, Vasil Ndreko. Ish-deputeti i PD-së, i cili është edhe një prej emrave të përmendur për kryetar të ri në këtë degë, i është drejtuar Ferdinand Muratit duke i thënë se ai nuk ka për t’u zgjedhur më kryetar i kësaj dege. “Ti s’mund të zgjidhesh më kryetar i PD-së, je i korruptuar, je hajdut”, i është drejtuar Ndreko kreut aktual të PD-së. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Ferdinand Murati ka ofenduar rëndë Vasil Ndrekon dhe e ka goditur me grusht atë, çka ka nxehur tej mase situatën. Në krah të Vasil Ndrekos është hedhur Fatmir Kajolli. Por menjëherë pasi ai ka ndërhyrë, nipi dhe badigardi i Ferdinand Muratit, Besnik Murati ka nxjerrë pistoletën dhe ka goditur me qytë Fatmir Kajollin. Si në një reaksion zinxhir, Fatmir Kajolli është ndihmuar nga një i afërm i tij, G. Kajolli duke zmadhuar akoma më shumë sherrin. Ndërkohë që anëtarë të PD-së, të pranishëm në ngjarje, tregojnë se si të mos mjaftonte kjo ka ndërhyrë edhe Tomor Allkushi, kryetari i Hipotekës, i cili i ka dalë në mbrojtje Ferdinand Muratit. Dëshmitarët tregojnë se në fund ai ka mbetur i lënduar, pasi është goditur edhe ai me qytë pistolete. Si pasojë e kësaj ngjarje, e cila ka zgjatur rreth 30 minuta, 5 persona kanë dalë me hematoma në fytyrë dhe të përgjakur. Ngjarja ka ndodhur pasi të deleguarit e PD-së ishin larguar në përfundim të mbledhjes. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, Komisariati i Policisë së Fierit ka konfirmuar se ka pasur sinjal për një zënkë pranë selisë së PD-së, por kur ka shkuar atje, nuk ka gjetur gjë.
Mbledhja
Pasditen e djeshme kryesia e PD-së së Fierit është mbledhur për të caktuar datën e zgjedhjeve e kryetarëve të grupseksioneve. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe zv.ministri i Punëve Publike, Stavri Ristani, të cilët janë caktuar nga kryesia e PD-së për të monitoruar procesin zgjedhor në Fier. Burime nga kjo mbledhje bëjnë të ditur se gjatë saj ka pasur debate të karakterit organizativ, si në çdo mbledhje tjetër. Në garën për PD-në e Fierit janë propozuar disa emra nga seksionet, ndërmjet të cilëve është edhe Ferdinand Murati, që mban aktualisht postin e kreut të kësaj dege.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Sondazhi i “Zogby”: PS 37 perqind, PD 30 perqind

Post  AuLoNa on Tue Feb 10, 2009 5:52 pm

Nese zgjedhjet parlamentare shqiptare do te zhvilloheshin sot, Partia Socialiste do te merrte 37 perqind te votave, Partia Demokratike 30 perqind me nje marzhin gabimi +/- 3.2 perqind.

Ky eshte rezultati per muajin janar, publikuar nga kompania prestigjoze e sondazheve “Zogby International”, pas anketimit te kryer per 1 mije votues.

19 perqind e te anketuarve jane shprehur se nuk jane ende te sigurte, ndersa 4 perqind kane refuzuar.

Rezultatet treguan se nese shqiptaret do te votonin sot, LSI do te merrte 5 perqind te votave, PDK, 1 perqind, PBDNJ 1 perqind dhe PR 1 perqind te votave.

Ne 1 mije te anketuar, 82 perqind e te pyeturve jane gati per te votuar, ndersa 19 perqind jane shprehur se mund te votojne.

(Shifra e dale nga ky rezultat eshte 101 perqind, por kjo vjen si pasoje e rrumbullakesimit te rezultateve).

Ceshtjet kryesore me te cilat po perballohet Shqiperia, sipas te anketuarve jane 9 dhe tre kryesoret jane Papunesia, Ekonomia dhe Varferia.

Sipas anketimit, Shqiperia per 41 perqind te te anketuarve po shkon ne rrugen e gabuar, 44 ne drejtimin e duhur dhe 15 perqind shprehen te pasigurte.

Te pyetur per performancen e punes se dy lidereve kryesore, Berisha dhe Rama, 1 mije te anketuarit vleresuan punen e kryeministrit me:
65 perqind, si negative
32 perqind, si pozitive
2 perqind, jo i sigurte

Per liderin e opozites, Rama, vleresimi eshte:

52 perqind negative
44 perqind pozitive
5 perqind e pasigurt

Opinioni per partite kryesore eshte:

Partia Demokratike, vleresohet nga 54 perqind e te anketuarve dhe cilesohet si negative 38 perqind e te anketuarve

Partia Socialiste vleresohet nga 62 perqind e te anketuarve, ndersa cilesohet si negative nga 28 perqind e te anketuarve.

Nje pike tjeter e anketimit eshte pershkrimi i preferencave aktuale, ku 51 perqind e te anketuarve e kane vendosur se per ke do te votojne, 29 perqind anojne ne parti te ndryshme dhe 11 perqind duhet ende te vendosin.

“Anketimi i Zogby- vjen pas nje kontrolli te pergjithshem te te gjithe procesit te sondazhit. Rezultatet vijne pasi eshte mbaruar procesi editorial dhe Top Channel nuk ka asnje ndikim per linjen editoriale te ketij sondazhi”, u shpreh Tom Rogers, perfaqesues i “Zogby International”.

Rezultatet e sondazhit per muajin janar u publikuan ne televizionin Top Channel. Deri ne maj, do te kete publikime te permuajshme rezultatesh, te kryera nga kompania prestigjoze “Zogby International”

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

TIA: Partite te deklarojne financimin e fushates

Post  Hëna on Sun Feb 22, 2009 12:29 pm

Dega e Transparency International ne Tirane ka publikuar nje deklarate ku kerkon qe korrupsioni ne fushaten elektorale te ndalet.
Sipas kesaj deklarate, duhet qe sa me shpejt te botohen listat e bizneseve qe u ndalohet te bejne financimin e fushatave te partive politike ne vendin tone.

“U bejme apel institucioneve se fituesit e tenderave nuk mund te financojne partite per fushaten elektorale”, theksohet nder te tjera. Sipas, Transparency International ne Albania, shpenzimet e fushates duhet te behen transparente ne mediat e shkruara. TIA ka kerkuar gjithashtu qe ligjerisht, auditi i partive t’i kaloje zyres se Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te pasurive.


Deklarata e kesaj organizate vjen pas tentativave te deshtuara te viteve paraardhese per te bindur partite plotitike te zbardhnin ne transperance te plote financimet e marra nga individe apo firma gjate fushatave elektorale.

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ngjela: Asnje koalicion me Berishen

Post  Hëna on Mon Feb 23, 2009 11:15 pm

Kryetari i “Ligj dhe drejtesi”, Spartak Ngjela ka deklaruar se partia e tij nuk do te beje asnje koalicion me kryeministrin Sali Berisha.

Ai deklaroi ne “Shqip” se kjo eshte edhe pika ndarese mes tij dhe dy partive te tjera te koalicionit “Poli i lirise”.

“Partia ‘Ligj dhe drejtesi’ e konsideron Berishen fatkeqesi kombetare. Ne nuk bejme koalicion me asnje nga partite aktuale”, eshte shprehur Ngjela.

“Kjo eshte edhe pika ndarese me partite e tjera te ‘Polit te lirise’... dhe koalicioni nuk eshte formuar ende”, theksoi ai.

Kryetari i PDK-se, Nard Ndoka e ka justifikuar koalicionin me kryeministrin Berisha me mungesen e informacionit qe ai ka pasur per kreun e qeverise, te cilin e konsideroi si nje komunist.

“Kemi bere koalicion me Berishen pa e njohur dhe me informacion fare minimal. Por rezultoi se ai ishte nje komunist”, tha Ndoka.

Te ftuarit ne emision jane vene ne veshtiresi nga pyetja e gazetareve te ftuar ne “Shqip” ne lidhje me numrin e madh te partive politike qe Ngjela, Ndoka dhe Shehi kane nderuar gjate 18 viteve te tyre ne politiken shqiptare.

“E rendesishme per ne eshte se nuk kemi qene anetare te Partise Komuniste”, eshte pergjigjur Ndoka.

Ndersa per Ngjelen eshte e rendesishme “qendrimi konstant” qe ai ka mbajtur "gjate te gjithe ketyre viteve ne politike".

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: Albanian Elections 09/Votimet e Shqiperise 09

Post  Hëna on Tue Feb 24, 2009 4:01 pm


Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: Albanian Elections 09/Votimet e Shqiperise 09

Post  Hëna on Wed Feb 25, 2009 1:11 pm



Ambasadori Amerikan John Withers i bën thirrje studentve të votojnë pasi me votë zgjedhim mënyren se si duan të qeverisen". Withers: "Të përfundojë infrastruktura zgjedhore". Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Ambasadori Amerikan John Withers përsërit apelin drejtuar institucioneve përgjegjëse të përfundojnë në kohë insfrastrukturën zgjedhore për zgjedhjet e 28 qershorit. I pranishëm mes studentëve në kuadër të projektit “të rinjtë votojnë” në ambientet e Universitetit të Tiranës ambasadori Withers theksoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin Shqipërisë për ndërtimin e demokracisë dhe ka ftuar të rinjtë të votojnë.

"Jemi ne ata që me votë zgjedhim mënyren se si duam të qeverisemi", u shpreh sot Withers, mes studentëve në takimin e organizuar nga Lëvizja Europiane Shqiptare.

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: Albanian Elections 09/Votimet e Shqiperise 09

Post  Hëna on Thu Feb 26, 2009 4:12 pm


Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Albania Opposition Ahead In Poll

Post  Hëna on Wed Mar 11, 2009 1:26 pm

Albania's opposition Socialist party is ahead of the ruling Democrats of Prime Minister Sali Berisha in voter preference three months before June's general elections, according to a poll conducted by Zogby International for broadcaster Top Channel TV.

In the poll released on Tuesday, 39 per cent of respondents said they would vote for the Socialists, 34 per cent for the Democrats, PD, and 5 per cent for the Socialist Movement for Integration, LSI. Some 12 per cent of the people interviewed were undecided.

The poll has a margin of error of plus/minus 3.2 per cent, showing that the winner would be to close to call.

According to the poll, Socialist leader Edi Rama has an approval rating of 44 per cent, while Prime Minister Berisha an approval of 36 per cent.

Albanians remain divided about the direction the country is headed with 41 per cent approving it, and 45 per cent disapproving.

Among undecided voters Berisha has a 22 per cent approval rating, while Rama 29 per cent.

Half of the respondents have already chosen for which party to vote, 29 per cent have a preference, while 20 per cent remain undecided.

Albanians ranked employment as their greatest concern, with 67 per cent saying that they are concerned about the employment situation, followed by the economy with 64 per cent, poverty with 43 per cent, followed by corruption with 31 per cent.

Zogby International will conduct a series of polls every month leading to the general elections on June 28, for Top-Channel.

However, like every other poll presented during the electoral period in Albania it has been contested by those who lag in its ratings. Both Prime Minister Berisha and former Prime Minister Ilir Meta either say it is inaccurate, or paid for by the Socialist leader Edi Rama.

Zogby International has dismissed any accusations of partiality.

(Reporting by Besar Likmeta)

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: Albanian Elections 09/Votimet e Shqiperise 09

Post  Hëna on Fri Mar 13, 2009 3:35 pm



24 anëtarë të komitetit drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zonën e Kamzës kanë braktisur sot LSI, për tu bashkuar me Partinë Socialiste. Ish anëtarët e kësaj partie akuzojnë kryetarin Meta për bashkëpunim me Berishën. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- 24 anëtarë të komitetit drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zonën e Kamzës kanë braktisur sot LSI, për tu bashkuar me Partinë Socialiste.
Ish anëtarët e kësaj partie akuzojnë kreun e LSI, Ilir Meta për bashkëpunim me kryeministrin Berisha, ndërsa shprehen se kanë vendosur të ndërmarrin këtë hap per fitore të opozites në zgjedhjet e qershorit, ndryshe nga sa ndodhi 4 vite më parë.
Ish anëtari i LSI, Mustafa Tola theksoi në emër të 24 anëtarëve të komitetit drejtues të LSI, se nuk dëshirojnë të sillen si Meta dhe të shndërrohen në ushtarë të Berishës.
“Ndryshe nga interesat e Ilir Metës, ne nuk kemi ndërmend të sillemi njësoj si ai e të kthehemi në ushtarë të bindur të Sali Berishës. Për këtë arsye ne kemi vendosur të largohemi sot nga LSI-ja” – është shprehur Tola.
Ndër të tjera Tola bëri të ditur se ata do ti bashkohen edi Ramës me qëllim që të mos krijohen përcarje të opozitës që do të ndihmojnë Berishën të fitojë sërish zgjedhjet.
“Në vitin 2009 nuk kemi pse rikrijojmë përçarje për ti dhuruar pushtetin Sali Beirshës, koha na bën që të bashkohemi dhe të mbështesim Edi Ramën dhe mënyrën qeverisëse që ai përfaqëson”- deklaruan ish anëtarët e LSI-së së Kamzës.

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: Albanian Elections 09/Votimet e Shqiperise 09

Post  AuLoNa on Sun Mar 22, 2009 9:00 pm




confused



AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Albanian Elections 09/Votimet e Shqiperise 09

Post  AuLoNa on Fri Mar 27, 2009 1:36 am








AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Albanian Elections 09/Votimet e Shqiperise 09

Post  Sponsored content Today at 7:49 am


Sponsored content


Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum