ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Antikiteti dhe praktikat magjiko-klinike

Go down

Antikiteti dhe praktikat magjiko-klinike Empty Antikiteti dhe praktikat magjiko-klinike

Post  AuLoNa Mon May 04, 2009 11:01 am

Greket e hershem besonin ne boten qe ata mund te vezhgonin. Per ta ajo njihej nepermjet shqisave. Ata deshironin te mesonin mbi njeriun, natyren e tij dhe marredheniet e tij me natyren. Kjo eshte arsyeja perse formulimet filozofike ne shpjegimin e dukurive te botes konsiderohen si natyralizem.

Per Pitagoren (500 A. C.) truri ishte vatra e inteligjences dhe e marrezise.Ndersa Platoni flet per nje hierarkizim te psikikes : shpirti i lartem (superior) (kurajoja, ambicia) me vendndodhje ne zemer, dhe shpirti i poshtem (inferior) qe ushqehet nga melçia.

Ne vepren e tij Phaedo, ai veçon shpirtin jomaterial, d.m.th. mendimin, nga trupi material dhe e konsideron shpirtin si pilotin e trupit. Ky dualizem idealist do te lere gjurme te thella deri vone ne shek. XX-te.

Aristoteli nderkohe e kritikon Platonin. Ai ne fakt ka folur mbi shpirtin duke mos e konsideruar me si nje pilot te trupit por si diçka te pandare nga organizmi.

Tek vepra e tij Metafizika ai shtron pyetjen :« Si mundet qe idete, te cilat jane vete substanca e sendeve, te jene te veçuara nga sendet ? »

Ne vepren Traktati i shpirtit paraqet nje ndarje trepjeseshe te shpirtit, me nje perspektive gradualiste : vegjetative, sensitive dhe konjitive, duke i rivendosur ne pjese te veçuara njerezit sipas njesive ndarese : vegjetative, animale dhe humane. (Mjeket tradicionalisht flasin per nje « gjendje vegjetative ».) Aristoteli interesohet mbi aftesite e shpirtit (kujtesa, gjykimi etj.) dhe pyet veten se çfare eshte ajo pjese e shpirtit e cila njeh dhe mendon : kete pjese ai e quan « poietikon », kuptimi poetik, qe i referohet me shume sensit modern te « paraqitjes mendore » sesa poezise. Vullneti synon arritjen e kenaqesise dhe eleminimin e dhimbjes, nje kuptim ky i afert me epikurizmin.

Ne kete menyre duke trajtuar raportin midis trupit dhe perceptimit, trupit dhe mendimit, mendimit dhe subjektit, Aristoteli hap nje debat, i cili do te rimerret pergjate shekujve, per te kuptuar nese « agjenti intelekt » dhe « materiali intelekt » jane unike dhe te perhershem (hyjnore) apo nese shpirti dhe intelekti jane te pandashem. Pergjigjja e tij eshte : shpirti lidhet me trupin ashtu sikurse forma lidhet me lenden (e dallueshme dhe e pandashme).



Ai foli gjithashtu per funksionet perceptuese apo shqisore si tek njeriu dhe tek kafshet, me te cilat lidhi kujtesen apo edhe « asociacionet » qe i referohen lidhjes se fenomeneve me njera-tjetren. Per te ne maje te hierarkise ishte vendsour arsyetimi, si nje element i kufizuar vetem tek qeniet njerezore.

Mjeket

Ndersa ana tjeter e shkences antike ishte ajo e observimeve dhe eksperiencave te kryera nga mjeket. Qe ne 1550 A.C. papirusi Ebers jep nje pershkrim te shkurter klinik te depresionit, me receta magjike ose fetare per ta zhdukur.

Ndersa poemat e Homerit e paraqesin çmendurine si nje fyerje ndaj perendive.Mendimi mjekesor lind me Empedoklin (484-424 A.C) ne Siçili me teorine e kater elementeve. Per Hipokratin, kater temperamentet qe ai pershkroi tek njeriu ishin : njeriu sanguin, kolerik, flegmatik, melankolik dhe kishin te benin me kater llojet e lengjeve qe sipas tij pershkonin trupin e njeriut- gjaku, sfera e verdhe, flegma dhe sfera e zeze, te cilat lidheshin gjithashtu me kater elementet baze te natyres- ajri (gjaku), zjarri (zari i verdhe), toka (zari i zi) dhe uji (flegma – qe jane sekrecionet e rrugeve te frymemarrjes).

Shume filozofe perdoren kete grup arketipash klasike per te shpjeguar modelet/strukturat qe gjenden ne natyre. Termi element nenkupton nje lende, perberje kimike ose perzierje.

Fig.1 . Diagrama e paraqitur permban nje kuadrat te mbishkruar mbi nje tjeter kuadrat, qoshet e te parit japin elementet klasike dhe qoshet e tjetrit japin cilesite e tyre. Secili prej elementeve permban dy karakteristika (kuadrati me i vogel), njeren paresore dhe tjetren dytesore. Keshtu Ajri eshte se pari i lagesht dhe me pas i nxehte, Zjarri eshte i nxehte dhe i thate, Toka eshte e thate dhe e ftohte dhe Uji eshte kryesisht i ftohte dhe pastaj i lagesht.


Antikiteti dhe praktikat magjiko-klinike 4eleme10

Ne filozofine, shkencen dhe mjekesine greke, 4 elementet perfaqesonin mbreterite e kozmosit. Fjala e vjeter greke « element » (stoicheion) do te thoshte « germe » e alfabetit, njesia baze qe formon fjalen….

Jolka Nathanaili
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum