Fituesit e cmimit NOBEL 2008
ARBËNIA :: Forum :: Entertainment :: Curiosities
Page 1 of 1
Fituesit e cmimit NOBEL 2008
Ekonomi: Paul Krugman
Ne nje situate te veshtire ekonomike, cmimi me prestigjioz ne kete fushe pritej me interes te madh. Ka qene ekonomisti amerikan Pol Krugman (Paul Krugman) fitoi çmimin Nobel për ekonominë. Akademia Mbretërore Suedeze tha se po e vlerëson profesorin e universitetit të Princtonit dhe analistin e Nju Jork Tajmsit për një teori të re mbi prirjet e tregëtisë globale dhe urbanizimin. Në njoftimin e Akademisë thuhet se analiza që ka bërë zoti Krugman bashkon studimet e tregëtisë ndërkombëtare dhe ato për gjeografinë ekonomike. Zoti Krugman ka arritur në përfundimin se prodhimi në masë i mallrave i jep mundësi një grupi të vogël vendesh me ekonomi të ngjashme që të mbizotërojë në tregëtinë ndërkombëtare. Ai thekson se tregëtia e globalizuar sjell gjithashtu në përqendrimin e popullsisë në qyetete dhe paralajmëron se vendeve të varfra mund t’u mungojë infrastruktura për të mbështetur popullsitë e tyre të reja urbane. Zoti Krugman është një kritik i ashpër i administratës së Presidentit Bush, duke thënë se politikat e saj kanë kontribuar në krizën aktuale financiare.
Java e dorezimit te cmimeve me prestigjioze ne fushat perkatese, e hapur me date 6 tetor me shpalljen e fituesve te Nobelit te fizikes eshte mbyllur sot (13 tetor) me dorezimin e cmimit te ekonomise. Per te gjithe ata qe kane humbur shpalljen e ndonje prej cmimeve, ketu gjithe informacioni i publikuar ne Blogshkenca.
Burimi: VOA News
Foto: NobelPrize.org
Blogshkenca

Last edited by *Anxhi* on Thu Jan 29, 2009 1:01 pm; edited 1 time in total
*Anxhi*- No rank
-
Number of posts : 116
Registration date : 2009-01-27
Points : 0
Reputation : 2
Nobeli 2008: Studimet mbi kancerin dhe HIV dhurojnë nobelin ne mjekesi
Nobeli i mjekesise i ka takuar gjermanit Harald zur Hausen per studimet e tij mbi virusin qe mund te shkaktoje kancerin e qafes se mitres tek femrat, dhe 2 francezeve Fransuaze Barre-Sinusi (Françoise Barré-Sinoussi) dhe Lyk Montanjer (Luc Montagnier), per punimet e kryera ne institutin Pastor (Institut Pasteur) per identifikimin dhe vecimin e virusit te SIDES.
Idete e hedhur nga gjermani Harald zur Hausen me 1970 per identifikimin e virusit HPV (Human Papilloma Virus) si shkaktar te kancerit te qafes se mitres tek grate, binin ne kundershtim me idene e pergjithshme te perhapur ne ate kohe sipas se ciles ishte virusi “herpex simplex virus” shkaktar i kesaj semundjeje. Pas nje pune me shume se 10 vjecare ne fillim te viteve 80, zur Hausen dhe ekipi i tij arriti te zbuloje dy nenlloje te rinj virusesh te tipit HPV, ne indet e semura, zbulim qe perbente nje nga provat kryesore te lidhjes midis ketij virusi dhe infeksionit kanceroz. Zbulimi merr rendesi edhe me te madhe nese mendohet se kanceri i qafes se mitris eshte i dyti me i perhapur ne femrat.
Vetem 2 vjet pas evidentimit te rasteve te para te HIV, erdhi zbulimi i francezeve Barre-Sinusi dhe Montanjer. Nje agjent infektiv mendohej te ishte shkaku i kiesaj semundjeje, dhe dy studiuesit e Institutit Pastor menduan se mund te ishte nje retrovirus. Retroviruset shfaqen ne raste te rralla te infeksioneve njerezore te shkaktuara nga viruset, dhe perdorin qelizen e infektuar per te krijuar ADN-ne e tyre virale. Dyshimet rezultuan te drejta. Studimet e kryera mbi inde qelizore te pacienteve te semure treguan qe virusi i marre nga keto qeliza mund te infektonte dhe vriste qelizat e bardha te gjakut. Brenda vitit dy kerkuesit arriten te izolonin HIV-n nga disa grupe pacientesh.
Blogshkenca
*Anxhi*- No rank
-
Number of posts : 116
Registration date : 2009-01-27
Points : 0
Reputation : 2
Re: Fituesit e cmimit NOBEL 2008
Letersi: Jean-Marie Gustave Le Clezio
“Shkrimtari i ndryshimit, i aventures poetike dhe te ekstazes sensuale, eksploruesi i nje shoqerie njerezore te pertejme dhe te ndodhur nen qyteterimin mbizoterues” keshtu e ka pershkruar komiteti Norvegjez i Nobelit Zhan-Mari Gustav Le Clézion (Jean-Marie Gustave Le Clézio) gjate dhenies se Nobelit te letersise per vitin 2008.
Talenti i Le Clézio u vu re qe ne fillimet e karrieres se tij; novela e tij e pare (Le procès-verbal / proces-verbali) e shkruar kur ai ishte vetem 23 vjet, fitoi menjehere cmimin Renodo (Renaudot). Novelat e tij te hershme kane nje stil mjaft eksperimental dhe nje sfide intelektuale te brendshme. Ato prezantojne nje pikture te shoqerise perendimore, si te njesuar dhe skllaveruar nga materializmi (Les géants / Gjigandet). Jetesa e tij ne pyjet e Panamase dhe Indise midis viteve 1970 - 1974 e ndryshoi renjesisht stilin e tij. Ai eshte nje ekspert ne mitologjine e hershme Amerikano-Indiane dhe kreu perkthimin e pare ne gjuhe perendimore te mitologjise Indiane (Les prophéties du Chilam Balam - Profecite e Shilam Balam). Pervoja e tij ne Panama, zhvilloi mendimin e tij mbi limitet e racionalizmit perendimor dhe te zhveshjes se tij nga vlerat emocionale dhe shpirterore. Novelat e tij u fokusuan me teper ne histori dhe karaktere si menyra per te analizuar limitet e shoqerise perendimore. Se fundmi, si pjese normale e eksplorimit te tij te nderveprimit midis se shkuares, te tashmes dhe te ardhmes, ai eshte fokusuar ne familjen e tij dhe e ka kthyer ne subjektin e novelave te tij.

Nobeli 2008: Sekretet e nje meduze falin Nobelin ne kimi
Zbulimi dhe perdorimi i proteines fluoreshente me ngjyre te gjelber, GFP, i dhuroi Cmimin Nobel 2008 per kimi nje kerkuesi japonez dhe dy amerikaneve. Osamu Shimomura njeriu qe zbuloi GFP-ne, Martin Chalfie implementuesi i pare i nje gjeni te GFP-se ne nje pjese te cfaredoshme te kodit gjenetik dhe Roxher Tsien (Roger Tsien) autori i mutacioneve qe lejojne ndryshimin e ngjyres se GFP-se, jane nderuar me cmimin Nobel. Cfare eshte GFP-ja? Per te evidentuar nese nje qelize eshte e semure ose jo perdoren te ashtuquajturit “shenjues”. Sic e shpreh edhe vete emri shenjuesit jane ne gjendje te shenojne qeliza ose pjese qelizash qe plotesojne disa kushte te caktuara, dhe qe ne kushte normale jane te padukshme per syrin e njeriut nepermjet mikroskopit. Keshtu nje “artist” i kerkimeve eshte ne gjendje te perdore molekula te caktuar per te ngjyrosur ate cke ai ka nevoje te shohe, qeliza, membrane qelizore, proteina, ADN, tumore etj. per te krijuar tablone e tij te studimit. GFP-ja eshte nje prej lendeve qe lejon me se miri shenjimin e qelizave, dhe qe ndryshe nga shumica e molekulave fosforeshente nuk eshte helmuese duke lejuar keshtu studimin e qelizave te deshiruara.
Rreth viteve 1960, nje biolog marin qe qe ne te njejten kohe edhe kimist, Osamu Shimomura, studion nje meduze te Paqesorit, Aequorea Victoria, i afte si shume organizma te tjere te prodhoje drite fluoreshente. Aequorea Victoria prodhon nje molekule (te quajtur aequorine) qe prodhon nje drite blu e cila nxit prodhimin e nje te dyte, GFP-se, kjo e fundit prodhuese e nje drite te gjelber.
Rezultatet e ketij zbulimi te publikuara me 1962, duhet te presin vitin 1980 per tu ristudiuar, vit ne te cilin amerikani Dagllas Prasher (Douglas Prasher) hedh nje ide mjaft interesante. Ne qofte se do te mund te vendosej gjeni i GFP-se, menjehere pas nje gjeni pergjegjes per prodhimin e nje proteine te caktuar, kjo e fundit kur te prodhohej do te permbante nje sekuence GFP-je, e cila do te prodhohej menjehere sapo te vihej nen aksionin e nje drite blu. Eshte Martin Chalfie ai qe do te arrije te konkretizoje kete ide me 1994, duke kthyer ne fluoreshente, dy organizma bakterin Escherichia coli dhe krimbin Caenorhabditis elegans.
Vetem nje vit me vone Roxher Tsien arrin te kryeje nje mutacion i cili lejon krijimin e GFP-ve me ngjyra te ndryshme. Shfaqen GFP-te blu, lila, dhe te verdha. Kjo arritje se bashku me zbulimin e nje tjeter proteine natyrale shenjuese DsRed me ngjyre te kuqe, do ti lejojne kerkuesit te studiojne fenomene gjithnje e me komplekse duke evidentuar njekohesisht zhvillimin e proceseve te ndryshme ne te njejtin organizem. Fale GFP-se, sot mund te ndiqet zhvillimi i shkaterrimit te neuroneve gjate semundjes se Alzenhaimerit, ose menyra se si prodhohet insulina ne qelizat e pankreasit te nje embrioni ne rritje. Arritje keto qe lejojne kuptimin me te thelle te semundjeve dhe si rrjedhoje luftimin me efikas te tyre.
Pamja e marre nga Roxher Tsien duke ngjyrosur, me GFP dhe DsRed koloni te ndryshme bakteriale. Copyright:Roger Tsien
Fotot e nobelisteve: Credit: NobelPrize.org
Marre nga Blogshkenca.
*Anxhi*- No rank
-
Number of posts : 116
Registration date : 2009-01-27
Points : 0
Reputation : 2
ARBËNIA :: Forum :: Entertainment :: Curiosities
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum