ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HASHIM, NUK JE TI NË POTEZ, POR TADIQI!

2 posters

Go down

HASHIM, NUK JE TI NË POTEZ, POR TADIQI! Empty HASHIM, NUK JE TI NË POTEZ, POR TADIQI!

Post  Hene@ Tue Mar 10, 2009 4:04 pm

Shkruar nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI
Tuesday, 10 March 2009

*** Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi :” Jam i gatshëm për një duarshtrëngim me Boris Tadiqin (edhe pse Beogradi po kërkon pranga edhe qeli për mua), sepse Kosova dhe Serbia kanë të ardhme euroatlantike dhe nuk duhet të shikohen edhe më tutje si në periudhën e Luftës se Ftohtë.”(www.lajme/net, 03.08. 2009).

*** Isa Boletini: “Serbia të pret me muzikë, por të pret me thikë”.

Unë po e “kuptoj” kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, si dhe të gjithë ata, që janë në pushtetin shtetëror të Kosovës, janë të gatshëm t’i shtrëngojnë duart dhe të përqafohen me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, ose me kryeministrin e Serbisë, Mirko Cvetkoviqin etj. Mirëpo, çfarë t’i bëjmë “hallit”, kur as Tadiqi e as Cvetkoviqi nuk janë të gatshëm të takohen as me kryeministrin Hashim Thaçi e as me kryetarin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, derisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë (edhe pse vendimi i saj nuk ka karakter të detyrueshëm juridik ndërkombëtar për palët në konflikt), ta ketë thënë fjalën e saj përfundimtare lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së nohjes ndërkomëbëtare të statusit politik të Kosovës.

“Arsyet” e tjera pse presidenti i Serbisë Boris Tadiq nuk do t’ia plotësojë dëshirën Hashim Thaçit, e as Fatmir Sejdiut, që t’i “shtrëngojë duart” me ta, janë këto : (1) Duhet të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë, sepse, sipas saj, “Kosova është krahinë e Serbisë”; (2) Duhet të pezullohen të gjitha vendimet dhe rezolutat e qeverisë dhe të kuvendit të Serbisë, të miratuara nga këto institucione lidhur me “Kosovën serbe”; (3) Duhet të suspendohet “Plani 6-pikësh për copëtimin territorial të Kosovës, të aprovuar më 29 nëntor 2008 nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të Ban Ki Moon-it; (4) Duhet të revizionohet veto-ja e diplomacisë ruse dhe marrëveshja serbo-ruse e Beogradit dhe e Moskës lidhur qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës; (5) Duhet të hudhen në koshin e plehërave, të gjitha marrëveshjet, garancitë dhe premtimet e qeverisë, të kryesisë dhe të kuvendit të Serbisë (“ se Kosova është territor i pacenueshëm dhe, duhet t’i kthehet Serbisë”), të arritira me Kishën Ortodokse Serbe: (6) Beogradi ,duhet t’i kërkojë falje botërisht minoritetit kolon serb në Kosovë, për tradhtinë dhe mospërmbushjen e premtimeve të forta, që e ka instrumentalizuar për mosnjohjen e Kosovës së pavarur si shtet të tyre; (7) Boris Tadiqi, duhet t’i ketë kërkuar falje gjithë Serbisë për shkak të manipulimit dhe të mashtrimit lidhur me çështjen e Kosovës; (Cool Së fundi, Tadiqi, do të duhej ta demantonte dhe, ta mohonte vetëvetën, për shkak se, me rastin e vizitës së tij në Kosovë më 2004, pat deklaruar se “Tadiqi me dorën e tij kurrë nuk do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.”

Sipas politikës, propagandës, diplomacisë, ligjeve dhe Kushteturës së Republikës së Serbisë, këto janë ndër shkaqet kryesore, që presidenti i Serbisë Tadiq, nuk do t’ia plotësojë dëshirën, vullnetin dhe gatishmërinë kryeministrit aktual, Hashim Thaçi.

Po të isha në vendin e Hashim Thaçit, të Famir Sejdiut (kryetar), të Jakup Krasniqit(kryetar i kuvendit) apo të Skënder Hysenit (ministër i Jashtëm) të Republikës së pavarur të Kosovës, dot nuk do pranoja kurrfarë bisede ( as me ndërmjetësim as pa ndërmjetësim, dypalësh a shumëpalësh politik, diplomatik, ekonomik a tregtar), kurrfarë aranzhmani, kurrfarë takimi, kurrfarë duarshtrëngimi, as përqafimi e as pajtmi me krerët e Serbisë (qoftë Boris Tadiqi, qoftë Mirko Cvetkoviqi, qoftë kryediplomati Vuk Jeremiq etj.), derisa Serbia nuk e njeh Republikën e pavarur të Kosovës, dhe derisa nuk e detyron minoritetin serb, që të intgreohet në të gjitha instuticionet dhe në të gjitha organet e Republikës së Kosovës, duke e njohur si shtet të vetin.

Dhe, në fund, pasi Beogradi t’ia ketë njohur të drejtën e autonomisë politike dhe territoriale Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Vetëm pasi Serbia, t’i ketë plotësuar këto kushte elementare, atëherë, do kisha menduar, vegjetuar dhe vepruar drejt sipas logjikës së shëndoshë të parimit të reciprocitetit të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar në saje të së cilit do vinin në shprehje “duarshtrëngimi”, përqafimi”, përkatësisht vendosja dhe normalizimi i marrëdhlnieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore me Serbinë e Boris Tadiqit. Ndryshe, ëndrrat, iluzionet, vetëmashtrimet, interesat e ngushta dhe të gjera tregtare dhe ekonomike në favor të “përqafimit” para kohe me Serbinë kolonialiste dhe antidemokratike, do të ishin edhe një vetëvrasje më tepër e realitetit të Kosovës shqiptare.

Si rrjedhim, as qeveria e Hashim Thaçit, as kuvendi i Jakup Krasniqit, as kryesia e Fatmir Sejdiut e as ministria e jashtme e Skënder Hysenit, nuk do të duhej të nxitojnë, që të begociojnë në asnjë formë dhe, në asnjë nivel me qarqet qeveritare të Beogradit, para se të plotësohen kushtet e domosdoshme, të siprtheksuara.

Rasti më tragjik dhe më drastik, që e apostrofon dhe ia tërheqë vërejtjen ngutisë dhe miopisë politike të “duarshtrëngimit” të Hashim Thaçit me Boris Tadiqin, është rikolonizimi i Mitrovicës së Veriut! Quo Vadis Hashim!!!

E di, që tani, borë e akull është në Kosovë (krejt xham), por freno pak, he djalli e marrtë, se nuk e ke më vështirë sesa kur e ke pasur pushkën në krah si komandat dhe ushtarak i UÇK-së, të cilën, siç po duket qe 10 vjet e keni lënë krejtësisht në mëshirën e kohës, ashtu si Mitrovicën Veriore!?

O, Zoti KRYEMINISTËR, HASHIM THAÇI, të gjitha këto fjalë dhe, kohë që harxhova për të mirën dhe, për interesin tonë të përbashkët, të përshëndesin dhe, njëherazi të urojnë me mesazhin më të sinqertë vëllazëror dhe atdhetar shqiptar që, edhe nëse Tadiqi, Cvetkoviqi a Jeremiqi për hir të arritjes së qëllimeve dhe të interesave të tyre antishqiptare, pajtohen që t’i shtrëngojnë duart me Ty, - TI, mos prano, sepse veç kompremetimit dhe zvetërimit të kredibilitetit politik dhe diplomatik si në planin e brendshëm, ashtu, edhe në atë ndërkombëtar, nuk do të fitosh asgjë tjetër në favorin tuaj as të popullit shqiptar e as të Kosovës së pavarur.

Më thjesht, tani, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq është në potez, jo kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, të cilin Serbia e Boris Tadiqit e njeh vetëm si “terrorist”, ashtu sikurse tërë UÇK-në!!!???

Derisa Serbia ende ushqehet me recidivat e politikës dhe të praktikës së regjimit policor, paramilitar dhe militar të Slobodan Milosheviqit, duke i akuzuar dhe, duke dënuar shqiptarët si “terroristë”, nuk ekziston kurrfarë arsyeje morale, politike, humanitare ose ligjore, që Hashim Thaçi, të kërkojë “duarshtrëngim” e as kurrfarë “përqafimi” me presidentin e Serbisë Boris Tadiq, sepse është gabim i pakorrigjueshëm politik.
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

HASHIM, NUK JE TI NË POTEZ, POR TADIQI! Empty Re: HASHIM, NUK JE TI NË POTEZ, POR TADIQI!

Post  Leka Tue Mar 10, 2009 5:09 pm

Shume shkrim i bukur.

Turp e faqja e zeze per Hashim Thaqin dhe ato te tjeret qe e kane shitur Dardanine.
Leka
Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum