ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Peshengritje, kampionja shqiptare gati per rikthim

Go down

Peshengritje, kampionja shqiptare gati per rikthim Empty Peshengritje, kampionja shqiptare gati per rikthim

Post  ZEUS10 Fri Feb 27, 2009 11:55 pm

TIRANE- Ka edhe një muaj dënim dhe Fetie Kasaj do t’i rikthehet sërish garave. Kampionia shqiptare, e pezulluar për dy vjet nga Federata Botërore në prillin e vitit 2007, ka rinisur stërvitjen dhe shpreson të jetë sa më shpejt në pedanë. “Kam katër muaj që po stërvitem rregullisht. Kam një dëshirë të madhe t’u rikthehem garave, por të shohim”, thotë ajo. Në fakt, aktiviteti i parë pritet të jetë pikërisht në prill. Bëhet fjalë për kampionat europian, por që nuk është konfirmuar për shkak se ndërkombëtarët janë në proces verifikimi në Shqipëri për shkak të zgjedhjeve në federatat sportive. E megjithatë, Fetia thotë se do të jetë gati në kohë, kur t’i hiqet edhe dënimi. Pas dy vjetësh ndërprerje, gjatë së cilës ajo u bë edhe nënë, i duhet ende kohë për të gjetur formën, por kjo nuk mund ta pengojë të garojë. “Tani kam për trajner profesor Bishanakun. Nuk jam në formën më të mirë, pasi lindja bën të vetën, megjithatë them se shpejt do ta arrij. Për këtë jam duke dhënë më të mirën time”, thotë kampionia shqiptare e peshëngritjes. Fetie Kasaj thotë se presidenti i Federatës së Peshëngritjes Esat Ademi është interesuar gjatë kësaj periudhe për të në periudhën e dënimit, ndërsa kontaktet me sportistët e tjerë kanë qenë të pakta.
Dënimi
Peshëngritësja shqiptare u dënua në prillin e vitit 2007 për përdorim dopingu. Në Europianin e zhvilluar në Strasburg të Francës, ajo rezultoi pozitivie me substancën stanozolol, teksa vetë atletja nuk kishte pasur shumë dijeni për atë që kishte në trupin e saj. Dënimi i dhënë atëherë i kushtoi Fetie Kasës edhe Lojërat Olimpike të Pekinit, ku ajo ishte shpresa e vetme e sportit kuqezi për të marrë medalje.
ZEUS10
ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 713
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum