ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave

Go down

100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave Empty 100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave

Post  Anxhi Tue Apr 21, 2009 7:50 pm

100 Greatest Science
Discoveries of All Time
Kendall Haven


Nga ky liber une kam shkeputur disa permbledhje te cilat do te doja t'i sillja edhe ketu per ju...

1. Dielli eshte qendra e Universit

Viti i zbulimit:
A.D. 1520

Cfare u zbulua: Se Dielli eshte ne qender te universit dhe Toka rrotullohet rreth tij.

Kush e zbuloi: Nicholaus Copernicus (Nikolla Koperniku)

Pse quhet nje nga 100 zbulimet me te medhaja ?

Koperniku beri matjen e yjeve dhe te planeteve, duke bere krahasimet ne te njejten kohe me perfundimet e astrologeve te tjere. Ai permbysi idene 2000 vjecare se Toka ndodhej ne qender te universit dhe palentet, dielli dhe yjet vertiteshin rreth saj. Puna e tij startoi startoi momentin e kuptimit te universit per te gjithe ne, duke i dhene astrologjise nje rruge te re drejt modernizimit. Se bashku me te njohurite dhe imazhet tona rreth universit sa vinin dhe do te rriteshin dhe kjo vjen si pasoje e zbulimit te te madhit Kopernik.

Si u zbulua?

Ne 1499 Koperniku u gradua ne universitetin e Bolonjes se Italise, ai ishte nje prift ne nje kishe katolike; dhe u kthye ne Poloni per te punuar se bashku me xhaxhain e tij, Bishopin Waczenrode, ne kadedralen e Frauenburgut. Kopernikut i ishin dhene dhomat ne maje te katedrales, keshtu qe ai mund te vazhdonte punen e tij per te bere matjet qe i duheshin. Ne ate kohe njerezit ende besonin modelin e krijuar nga nje shkencetar grek, Ptolemeu, per me teper se 1500 vjet me pare. Sipas Ptolemeut, Toka ishte ne qender te universit dhe asnjehere nuk levizte. Dielli, planetet dhe gjithcka tjeter i vinin rreth e rrotull asaj. Nga matjet qe Koperniku beri, vuri re se rezultatet e tij nuk ishin te njejta me ato te modelit te Ptolemeut. Pra astronomet modifikuan universin e Ptolemeut, te rrethit, duke shtuar me shume rretha deri ne epi-circle(rreth). Me kete ndryshim dilte se cdo planet vertitej rreth nje rrethi te vogel (boshtit te tyre) dhe rrotullohen rreth planetit te madh ose dyrrotullimsh rreth tokes. Shekuj me vone, gabimet edhe ne kete model u rriten gjithmone e me shume. U vune re me shume rretha apo rrotullime qe trupat qiellore arrinin te kryenin ne hapesire.
Koperniku shpresoi te perdorte teknologjine moderne te shekullit te XVI ne matjet e Ptolemeut, duke eleminuar, fatmiresisht, disa nga rrrethat (rrotullimet). Per 20 vjet Koperniku u perpoq qe te realizonte keto matje cdo nate, duke vendosur shenjat se ku ndodheshin planetet etj. Ai filloi te enderronte se si do te ishte levizja e planeteve, etj Duke vezhguar cdo dite keto matje nje tjeter ide i lindi ne koke. Ashtu si keto planete edhe Toka rrotullohej, por se si e se sa shpejt levizte ai ende nuk e dinte. Ne baze te ketyre meditimeve dhe matjeve ai me ne fund u bind se toka nuk mund te ndodhej ne qenderr dhe planetet te leviznin rreth saj. Nga 20 vite matjeje ai kuptoi se vetem Dielli nuk levizte dhe se distanca e tokes prej tij nuk ndryshonte. Nese toka nuk gjendej ne qenderr atehere sigurisht qe do te ndodhej Dielli. Pas llogaritjeve te shpejta, nese ai do te vendoste diellin ne qender te Universit, dhe token ne nje orbite rrethore rreth tij, ai arriti te kuptoje ai do te eleminonte komplet orbitat rrethore te planeteve rreth tokes etj. Askush nuk e besoi Kopernikun, madje as kisha Katolike, te cilat deri ne ate kohe besonin se toka ishte qendra e gjithesise. 60 vjet me vone, Xhonathani i pare dhe Galileo Galilei do te aprovonin cfare Koperniku arriti te zbulonte.
Anxhi
Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 53
Registration date : 2009-02-10
Points : 24
Reputation : 17

Back to top Go down

100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave Empty Re: 100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave

Post  Anxhi Tue Apr 21, 2009 7:52 pm

2. Anatomia e njeriut

Viti i zbulimit: 1543

Cfare u zbulua:
I pari zbulim mbi anatomine e njeriut.

Kush e zbuloi? Andreas Vesalius

Pse konsiderohet si nje prej 100 zbulimeve me te medhaja shkencore?

Anatomia e njeriut e perdorur nga doktoret e vitit 1500 ishin te bazuara me teper ne zbulimet mbi kafshet, mitet, dhe me teper ishin te gabuara se sa te verteta. Andreas Vesalius ishte i pari qe insistoi te realizonte nje studim shkencor mbi trupin e njeriut, te krijonte guiden e tij te anatomise. Libri i shkruar prej tij ishte i pari mbi strukturen dhe veprimtarine e trupit te njeriut. Ai punoi mbi ate cka kishte lene si 'trashegimi', nje punim i para 1500 vjeteve greku i lashte, Galen, dhe shenoi nje hap te rendesishem ne zbulimin e ilaceve. Per here te pare u shfaq metoda shkencore per bazen profesionale te mjekesise.

Si u zbulua?

Andreas Vesalius lindi ne Bruksel ne 1515. Babai i tij, nje doktor i gjykates, ku dhe ai pati mundesine te shfrytezonte nje librari te jashtezakonshme ne fushen e mjekesise. Ne rinine e tij, Vesalius, shkoi rreth cdo volumi duke u perpjekur te shuante kuriozitetet e tij rreth funksionimit te krijesave dhe te jetes se tyre. Ai shpesh kapte kafshe dhe insekte te vogla. Ne moshen 18 vjecare ai udhetoi per te studiuar per mjekesi ne Paris. Por te marrit pjese ne fushen e studimet e autopsise ishte pak e veshtire ne ate kohe. Per me teper ne keto ore leksioni, me teper profesoret shpjegonin se si berberi i kishte prere floket e te vdekurit. Anatomia ishte shpjeguar nga nje tekst i perkthyer i Galen, nje doktori grek, qe prej vitit 50 p.l.k. Vesalies shpesh urohej per punen qe ai bente, por ishte arrogant dhe shpesh here teper argumentues. Gjate kursit te dyte qe ai mori pjese, ai i rrembeu thiken berberit dhe u tregoi te gjitheve njohurite e tij mbi anatomine e njeriut, nje interpretim qe i shokoi te gjithe personat prezente. Si nje student i mjekesise ai u shpall si studenti me i mire duke i lene pas studentet e tjere qe merreshin me teper me skeletin e trupit te njeriut. Ai adhuronte momentet kur nje trup i fresket njeriu te pajete do te mundej t'i binte ne dore ne menyre qe ai ta studionte me tej. Ne 1527 ai u gradua nga Universiteti i Parisit dhe u largua ne Pavda te Italise, ku aty do te jepte nje sere leksionesh te vazhdueshme dhe do te organizonte shume eksperimente te reja. Keto seri arriten kulmin ne 1540 me nje pakete te re qe ai prezantoi ne teatrin e Bolonjes, ne Itali. Si dhe shume studente te tjere te mjekesise, Vesalius shpesh here ndodhej ne probleme sepse opsionet qe ai ofronte binin shpesh ne kontradikte me ate qe kishte mesuar prej Galenit. Ne kete leksion per here te pare, ai mori persiper te rrezonte teorine e mesuar te deriatehershme te Galenit, duke shpjeguar teorine e tij mbi anatomine e njeriut, zemren, organet dhe shqisat e tjera te tij. Vesalius tronditi te gjithe komunitetin mjekesor qe bente pjese ne leksion . Me pas i pergatiti vetes se tij 3 vite per te bere nje analize te thelle rreth asaj qe ai kishte zbuluar. Shume mastera te piktures filluan ta ndihmojne duke pikturuar pamjet e organeve vecan dhe te te gjithe anatomise. Vesalius e publikoi librin e tij te famshem ne 1543. Shume prej profesoreve filluan te kishin dyshime dhe Vesalius i dogji te gjitha shenimet dhe studimet e tij nje nje zjarr te madh.duke u betuar se asnjehere tjeter nuk do te merrej me nje studim te tille. Fatmiresisht per ne, libri i tij i botuar ka shpetuar prej djegies, dhe eshte nje prej teksteve standarte qe ofrohet ne universitete per me shume se 300 vjet
Anxhi
Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 53
Registration date : 2009-02-10
Points : 24
Reputation : 17

Back to top Go down

100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave Empty Re: 100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave

Post  Anxhi Tue Apr 21, 2009 7:54 pm

3. Ligji i renies se objekteve

Viti i zbulimit: 1598

Cfare u zbulua: Objektet bien me shpejtesi te njejte pavaresisht peshes se tyre

Kush e zbuloi? Galileo Galilei

Pse konsiderohet si nje prej 100 zbulimeve me te medhaja shkencore?

Duket si nje zbulim i lehte dhe i dukshem. Objektet e renda nuk bien me shpejt se ato te lehtat. Por pse duhet te klasifikohet kjo si nje nga 100 zbulimet me te medhaja shkencore? Sepse perfundoi praktiken e shkences te bazuar ne teorine antike Greke te Aristotelit dhe te Ptolemeut dhe i hapi rruge shkences moderne. Zbulimi i Galileos e futi fiziken drejt epokes se rilindjes dhe te koheve moderne. Ajo i hapi rruge zbulimeve te metejshme rreth gravitacionit universal dhe levizjes se tij. Puna e Galileos u konsiderua si nje bllok esencial te fizikes moderne dhe te inxhinierise.

Si u zbulua?

Galileo Galilei, nje djale 24 vjecar, qe ne ate kohe ishte profesor ne Universitetin e Pisas ne Itali, gjithmone ulej ne nje katedrale, sa here qe kishte probleme te veshtira per te kaluar. Vinte aty lart dhe qetesohej. Here pas here i shkrepte ne koke te vizitonte te gjitha vendet e katedrales. Nje dite, ne vere te 1598 ai arriti te zbulonte se llampat (qe i hidhte nga lart) binin me te njejten shpejtesi ne toke. Kete ai e realizoi duke hedhur llampa te peshave te ndryshme dhe duke i matur me pulsin e qafes se tij. Koha ishte e njejte per te gjitha. Kur e mbaroi eksperimentin qe e kreu disa here, Galileo ishte shume i impresionuar dhe teper i gezuar se si ai arriti te rrezonte teorine 2000 vjecare qe kishte pushtuar token deri atehere. Menjehere shkon tek klasa ku ai jepte mesim duke marre 3 tulla dhe duke i rrezuar nga lartesi te njejta. Njeren prej tyre e la te lire ndersa dy te tjerat i lidhi bashke. Te gjithe nxenesit po e shihnin te habitur pas eksperimentit me fjalet qe ai u tha:"Zoterinj, i kam vezhguar prej kohesh reniet e objekteve, e tani mund ta them me bindje se Aristoteli ishte gabim"Klasa u shfry :"Aristoteli gabim?" Duke pasur parasysh se cdo i ri qe futej ne shkolle mesonte se Aristoteli ishte babai i shkences dhe se sipas tij objektet e renda, per shkak te peshes se tyre, bien me shpejt sesa ato me te lehtat.Askush nuk e besoi pavaresisht shpjegimeve qe jepte Galileo. Atehere, ai vendosi tua demostronte ate publikisht duke u ngjitur ne majen me te larte te vendit (191 feet) dhe duke hedhur nje trup 10 poundsh dhe nje tjeter 1 poundsh. Cfaredo gjeje qe ai te hidhte, shkenca e kishte shenuar arritjen e saj.
Anxhi
Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 53
Registration date : 2009-02-10
Points : 24
Reputation : 17

Back to top Go down

100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave Empty Re: 100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave

Post  Anxhi Tue Apr 21, 2009 7:57 pm

4. Levizja e planeteve

Viti i zbulimit:
1609

Cfare u zbulua: Se planetet vijne verdalle diellit jo ne rrathe perfekte por ne elipse.

Kush e zbuloi? Johannes Kepler (Xhohanes Kepler)

Pse konsiderohet si nje prej 100 zbulimeve me te medhaja shkencore?

Edhe pse Koperniku arriti te thjeshtonte dhe ta korrektonte strukturen e sistemit diellor, duke sjelle fakt se ne qender te ketij sistemi nuk eshte Toka ajo qe qendron ne vend dhe planetet se bashku me yjet dhe diellin t'i vijne rrotull, por se eshte dielli ai qe Toka dhe planetet e tjera i vijne verdalle; por ai vazhdonte te besonte se orbitat e levizjes se planeteve ishin rrathe perfekte.Per kete arsye kishte serisht gabime ne levizjet dhe gjetjen e pozicioneve te planeteve ne levizjet e tyre. Kepleri zbuloi konceptin e elipsit dhe u provoi njerezve se planetet leviznin ne orbita eliptike. Me kete zbulim shkenca shfaqi nje fytyre me te sakte dhe me koncize rreth sistemit tone diellor dhe llogaritjeve te levizjes se mekanizmave te tij. Sot, pas 400 vjetesh, imazhi yne per levizjen e planeteve eshte ende ajo qe Kepler tregoi.

Si u zbulua?

Xhonathan Kepler ka lindur ne jug te Gjermanise ne 1571, 28 vjet pas zbulimit te Kopernikut. Kepler pati probleme me edukimin e tij. Tetoja e tij ishte djegur ne turren e druve si magjistare. E ema e tij pothuajse pati te njejtin fat. Djali ishte i semure ne me te shumten e rasteve dhe kishte nje shikim te dobet, aq te dobet sa as syzet nuk mund t'ia korrektonin ate. E megjithate Kepler ndoqi nje kariere te shkelqyer universitare, edhe pse me nje mije probleme. Ne 1957 ai mori nje pozicion si nje asistent tek farma e nje astronomi, Tycho Brahe. Prej dhjetera vitesh Tycho kishte bere matje per levizjet e planeteve, duke bere matjet e duhura, vecanerisht ndaj Marsit. Rezultatet e matjeve te tij ishin shume here me te sakta se ato te te gjithe astronomeve te tjere europiane. Kur Tycho vdiq, ne 1601 ai ia la te gjithe punen e tij, Keplerit. Kepleri filloi t'i studionte rreth pas rrethi te gjitha te dhenat qe i kishte lene Tycho dhe punoi me shume me orbiten e Marsit, e cila ishte me e plote se e te gjithe planeteve te tjere. Ishte koha kur Kisha Katolike kishte djegur ne turren e druve Fuier Xhordano Bruno per arsyen e vetme sepse kishte besuar ate qe kishte zbuluar Koperniku. Ne kete pozicion, duke qene se askush nuk i ishte vene pas teorise se Kopernikut, ai mbeshteti punen e tij si tek menyra e shpjegimit te Kopernikut ashtu edhe tek te dhenat qe kishte lene Tycho. Kepleri provoi shume ide dhe me teper veprime dhe funksione matematike por asnjera prej tyre nuk funksionoi. Shikimi i tij i dobet e pengonte te bente matjet e tij te sakta astronomike. Ne nje irritim teper te madh, ai me ne fund filloi te besonte se orbitat e planeteve nuk jane perfekte. Keshtu filloi te mendonte per format eliptike te planeteve por dicka ende nuk shkonte. E ne kete pozicion ai filloi te mendonte dicka qe ishte e pamundur te mendohej ne ate kohe, se mbase planetet leviznin me shpejtesi te ndryshme. Vetem permes idese se fundit orbita eliptike perputhej perfekt me rezultatet e matjeve te Tycho. Permes kesaj, Kepleri shtoi edhe nje ligj tjeter: cdo shpejtesi e levizjes se planetit varet nga largesia e tij nga dielli: sa me afer diellit, aq me shpejt leviz. kete zbulim ai e botoi me 1609 dhe per 18 vjet te tjera pergatiti tabela te tjera shpjeguese rreth levizjes se planeteve per te 6 planetet qe njiheshin. Nuk duhet te harrojme se kjo ishte hera e pare qe praktikonte logaritmin te zbuluar nga Scotsman John Napier, zbulim qe vinte ne vitet e para te arritjes se Keplerit. Me llogaritjet e sakta qe ai ofroi Kelperi u tregoi te gjitheve se sistemi i levizjes se planeteve ishte nje zbulim i paster shkencor!
Anxhi
Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 53
Registration date : 2009-02-10
Points : 24
Reputation : 17

Back to top Go down

100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave Empty Re: 100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave

Post  Anxhi Tue Apr 21, 2009 7:59 pm

5. Henat e Jupiterit

Viti i zbulimit:
1610

Cfare u zbulua: Se planete te tjera vec Tokes kane hene.

Kush e zbuloi? Galileo Galilei

Pse konsiderohet si nje prej 100 zbulimeve me te medhaja shkencore?

Galileo zbuloi se te tjera planete kane hena ashtu si dhe Toka, duke i bere njerezit te kuptonin me mire planetin e tyre. Puna e tij e kujdesshme me teleskopin qe ai ndertoi, e coi ne modernizem vete shkencen e astronomise. Zbulimet e tij ishin te parat qe perdoren teleskopin. Galileo provoi se Toka nuk ishte unike nder planetet e tjera te universit. Ai ktheu pikat e drites, ne qiellin e nates, ne sfera te ndritshme, te cilat provonin me mire se shpimet me gjilpere te letres, dhe provuan se astronomi polak, Nikolla Koperniku kishte te drejte kur ai kishte pohuar se dielli ishte qendra e sistemit diellor. Me teleskopin e tij te vogel ai hapi horizonte te reja ne kuptimin e asaj qe nuk ekzistonte me pare dhe se nuk do te ishte e mundur te kuptohej pa teleskop.

Si u zbulua?

Ne vitin 1608 Galileo Galilei po vriste mendjen se si mundej ta bente me te fuqishme teleskopin e tij, ne menyre qe te arrinte sa me shpejt te zbulonte ate qe ishte endrra e cdo astronomi. Keshtu ne vitin 1609, me disa ndryshime te vogla qe i beri teleskopit te tij, ai arriti te ndertonte nje : 40-power,
two-lens telescope, i cili ishte i pari teleskop shkencor praktik per astronomine. Nje leter nga Kepleri, ku pershkruhej se si leviznin planetet, si dhe zbulimi i Nikolla Kopernikut se dielli ndodhej ne qender te sistemit diellor dhe jo Toka, e bindi Galileon dhe vendosi te provonte se Koperniku kishte te drejte e se jo vetem aq por edhe levizja e tyre rreth diellit behej ne orbitat eliptike. Kete te gjithen ai do ta provonte me teleskopin qe kishte modifikuar dhe pershtatur. Te besoje Kopernikun ne ate kohe ishte dicka e veshtire pasi vete Xhordano Bruno, per arsyen sepse kishte besuar teorine e tij, ishte djegur ne turren e druve. Keshtu, fillimisht Galileo ktheu teleskopin nga hena, ku ai fillimisht vuri re male dhe lugina, kratere e gropa, pra ne thelb nje hene te ndryshme nga ajo sfera e rrumbullaket qe Aristoteli dhe Ptolemeu kishin predikuar deri atehere. Ne ate kohe, si kisha katolike ashtu dhe Universiteti i shkences ne Europe besonin me shpirt Aristotelin dhe Ptolemeun. Nje nate teksa ai shihte siperfaqen e henes, e riprovoi edhe njehere gabim Aristotelin. Pas pak kohesh ai kthen teleskopin nga Jupiteri, planeti gjigand, duke vendosur per ta vrojtuar levizjen e tij per 7 muaj. Me teleskopin e tij Galileo arriti te shihte nje pamje parajse, qe asnje sy njerezor nuk e kishte pare deri atehere. Ai pa me qarte se kurre siperfaqen e Jupiterit, e per cudine e tij ai pa se rreth tij kishte hena qe vinin rreth e rrotull tij. Ne vetem pak dite ai arriti te zbulonte 4 prej henave te Jupiterit, (duke hedhur poshte idene e Aristotelit se vetem Toka kishte hene dhe asnje planet tjeter) Sepse ai kishte besuar teorine e Kopernikut, kisha e burgosi ne 1616, duke i bere edhe nje gjyq. Pas gjyqit ai ishte ne gjendje arresti deri ne diten qe vdiq, me 1640, ku te vetmet fjale qe pas gjyqit qe ai kishte bere ishin se ai kishte qene i sakte! Kisha nuk e leshoi shpikjen e Galileos, duke e ruajtur te fshehur deri ne Tetor 1992, fiks pas 376 vitesh.
Anxhi
Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 53
Registration date : 2009-02-10
Points : 24
Reputation : 17

Back to top Go down

100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave Empty Re: 100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave

Post  Anxhi Tue Apr 21, 2009 8:02 pm

6. Sistemi i qarkullimit tek njeriu

Viti i zbulimit:
1628

Cfare u zbulua: Per here te pare u kuptua sistemi i qarkullimit dhe roli i venave, zemres, mushkerive nga nje sistem i vetem qarkullimi.

Kush e zbuloi? William Harvey

Pse konsiderohet si nje prej 100 zbulimeve me te medhaja shkencore?

Sistemi i qarkullimit te njeriut perfaqeson kuptimin e vertete te jetes. Asnje sistem tjeter nuk eshte me kritik ne ekzistencen tone. Ende, para 400 vitesh, askush nuk e kuptonte sistemin e ketij qarkullimi. Shume besonin se rrahjet qe i ndjen gjithsecili ne kraharor ishin zeri i shpirtit qe kerkonte te degjohej. Disa besonin se arteriet ishin te mbushura me ajer. William Harvey ishte ai qe beri kete zbulim, se si qarkullonte gjaku ne vena, arterie, mushkeri dhe zemer dhe krijoi te parin pershkrim te qarte rreth sistemit te qarkullimit te gjakut tek njeriu. Williami ishte gjithashtu i pari qe perdori metoden shkencore per studimet biologjike. Te gjithe shkencetaret e mevonshem pervijuan shembullin e tij. Libri i 1628 i shkruar nga Harvey ben hyrjen drejt fiziologjise moderne.

Si u zbulua?

Edhe pse ne shekullin e XVI mjeket besonin ende ne zbulimet 1500 vjecare te Galen-it i cili besonte se ushqimi shnderrohej ne gjak ne melci, e me pas konsumohej nga trupi si karburant. Disa besonin se gjaku qe rridhte ne vena nuk kishte lidhje me gjakun qe rridhte ne arterie.
William Harvey ka lindur ne Angli ne 1578 dhe mori nje trajnim mjekesor ne Oxford. Ai ishte ftuar te vazhdonte studimet ne Universitetin e Padua-s ne Itali, si shkolla mjekesore me e madhe ne Europe. Kur Harvey u kthye ne Angli me 1602 ai u martua me vajzen e mjekut te mbretereshes Elizabeta, u caktua si mjek tek gjykata e mbretit James I dhe me pas u caktua si mjeku personal i mbretit Charles I me 1618. Duke u sherbyer mbreterve te tij, Harvey e fokusoi vemendjen ne studimin e tij per venat dhe arteriet. Ai realizoi nje sere eksperimentesh me kafshe dhe trupa njerezish. Gjate ketyre eksperimenteve ai vuri re se si qarkullonte gjaku dhe shenoi drejtimin e tij ne cdo rrahje te zemres. Ai sigurisht qe nuk ishte i pari qe e zbulonte kete gje, por ishte i pari qe e shenoi se keto valvula gjithmone drejtonin gjakun drejt zemres. Gjaku rridhte ne vena vetem prej kraheve dhe kembeve e kthehej serisht ne zemer. Eksperimentin e filloi me kafshet te cilave u shtrengonte fort nje arterie per te pare se cfare do te ndodhte. Ndonjehere pasi e shtrengonte per nje kohe te gjate nje arterie, e lironte me vone per te pare se ku do te shkonte gjaku i grumbulluar aty. Te njejten gje beri edhe me venat dhe arteriet dhe me pas i leshonte ngadale. Me pas Harvey vuri re koken e vet dhe kuptoi se zemra vepronte si nje muskul duke pulsuar gjakun ne mushkeri dhe arterie. Pas shume perseritjesh eksperimentesh tek kafshet Harvey vuri re se gjaku as shtohej dhe as pakesohej por ai qarkullonte ne trup duke e pasuruar trupin me oksigjen dhe ushqim.
Ne 1625 Harvey e kishte zbuluar nje perafrim te sistemit te qarkullimit te gjakut. Por ai perballej me dy probleme: Se pari ai nuk mundej te shpjegonte se si gjaku kryqezohej nga nje arterie ne vene. Ai nuk kishte mikroskop qe te mundej te shikonte kapilaret. Ne vitin 1670, 3 vjet pas vdekjes se Harvey, do te ishte Marcello Malpighi ai qe do te shpjegonte se kete pune e benin kapilaret, duke kompletuar keshtu sistemin e shpjeguar nga Harvey. Frika e dyte e tij ishte reagimi i turmes dhe pergjithesisht i kishes kur ai te thoshte se zemra ishte vetem nje pompim muskululor dhe jo shtepia e shpirtit sic besohej te ishte ne ate kohe.
Zbulimi i tij famekeq, mori dhene, dhe ai humbi nje pjese te mire te klienteve te cilet ishin te shokuar per ate qe ai kishte arritur te zbulonte. Por shkenca e Harvey ishte shume e kujdesshme. Ne vitin 1650 ate e lejuan ta botonte librin i cili do te shperndahej ne te gjithe Europen..
Anxhi
Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 53
Registration date : 2009-02-10
Points : 24
Reputation : 17

Back to top Go down

100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave Empty Re: 100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave

Post  Anxhi Tue Apr 21, 2009 8:07 pm

7. Presioni i ajrit

Viti i zbulimit:
1640

Cfare u zbulua: Ajri (atmosfera) ka peshe dhe shtyn poshte drejt nesh.

Kush e zbuloi? Evangelista Torricelli

Pse konsiderohet si nje prej 100 zbulimeve me te medhaja shkencore?

Duket i thjeshte si koncept qe ajri te kete peshe dhe se atmosfera jone e shtyn poshte rreth nesh, por ne kohen kur u be ky zbulim ishte ende fillimi i konceptimit dhe askush nuk mundej ta kuptonte plotesisht, pasi njerezit ne ate kohe cdo gje me peshe duhet ta ndienin tu rendonte mbi trup. E njejta gje ndodhte edhe me shkencetaret e asaj kohe, te cilet pothuajse asnjehere nuk e menduan (apo konsideruan) nje gje te tille. Zbulimi i Torricellit hodhi bazat per studimin e kohes dhe atmosferes. Eshte pikerisht ky zbulim qe hodhi drite mbi njohurite tona per te kuptuar atmosferen. Ky zbulim hodhi bazen per studimet e metejshme te Njutonit per te zhvilluar keshtu botekuptimin mbi gravitetin dhe forcat e tij. Ky zbulim i dha dore Torricellit te zbulonte konceptin e zbrazetise dhe te shpikte keshtu barometrin - instrumenti baze per studimin e kohes.

Si u zbulua?

Nje dite tetori te vitit 1640, Galileo Galilei kreu nje eksperiment me nje pompe thithese ne publikun e sheshit te Firenzes ne Itali. Shkencetari i njohuri italian uli nje tub te gjate ne uje te ndotur. Dy asistentet e tij, Evangelista Torriceli, 32 vjec, bir i nje shitesi pasanik qe aspironte te ishte nje shkencetar i ardhshem, dhe Giovanni Baliani, nje tjeter fizikan italian, pomponin ajrin brenda tubit te Galileos, here ngadale e here shpejt. Pa marre parasysh veshtiresite e tyre ne realizimin e eksperimentit, niveli i ujit nuk do te rritej me shume se 9.7 m nga niveli i ujit te mire. Rezultati ishte i njejte ne cdo test. Galileo arriti ne perfundimin se per arsye te panjohura, pesha e ujit e bente ate te binte pergjate lartesise.
Ne 1643 Torricelli iu rikthye serisht eksperimentit te realizuar me Galileon. Nese Galilei ishte korrekt, nje leng i rende do te arrinte te njejten peshe dhe do te fundoset ne lartesine me te ulet. Lengu i merkurit peshonte 13.5 here me shume se uji qe perdoren ne eksperiment. Keshtu qe merkuri nuk do te ngirhej me shume se 1/13.5 se lartesia e ujit ose ndryshe se 30 inc.
Torricelli mbushi nje tub qelqi, te gjate 6 kembe, me zhive te lengshme dhe e vendosi mbi uje ne tub me fund te hapur. Sic dhe e prishte nje pjese e merkurit doli jashte ose qendronte ne fund te tubit edhe pse me fund te hapur. Torricelli mati lartesine e merkurit te mbetur ne tub dhe ishte ekzaktesisht 30 inc sa dhe e priste. Torricielli mendonte se duhet te kishte lidhje me boshllekun qe ai kishte krijuar ne shtyllen e zhives se tij. Diten tjeter, e perseriti eksperimentin ne nje kohe me ere te ftohte dhe me shi. Ne kete eksperiment, ne shtylle lartesia e merkurit arrinte vetem 29 inc. Torricelli i hutuar nuk po dinte se si t'ia jepte shpjegimin fundit te ketij eksperimenti. Ndryshimi ishte atmosfera e motit. Torricelli arriti ne perfundimin se ajri kishte peshe. Pra nuk ishte as pesha e lengut, as faktore te tjere por vete atmosfera. Ai kuptoi se ajri i atmosferes kishte peshe dhe ushtronte trysnine e tij ne merkur. Kur kushtet atmosferike ndryshonin, ndryshonte edhe forca me te cilen ajo shtynte merkurin ne tub. Ne kete menyre Torricelli kishte zbuluar presionin atmosferik dhe nje menyre per ta matur ate
Anxhi
Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 53
Registration date : 2009-02-10
Points : 24
Reputation : 17

Back to top Go down

100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave Empty Re: 100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave

Post  Anxhi Tue Apr 21, 2009 8:10 pm

8. Ligji i Boyle

Viti i zbulimit:
1650

Cfare u zbulua: Vellimi i gazit eshte ne perpjestim te zhdrejte me forcen qe vepron mbi te.

Kush e zbuloi? Robert Boyle

Pse konsiderohet si nje prej 100 zbulimeve me te medhaja shkencore?

Koncepti i zbuluar (qe tani quhet Ligji Boyle) hodhi themelin per studimet sasiore dhe per analizat e metejshme te gazeve. Kjo ishte formula e pare per te pershkruar sjelljen e gazeve. Ligji i Boyle eshte baza e kimise qe gjithsecilit i mesohet qe ne klasat e para te shkolles. Si nje eksperimentues gjenial, Boyle gjithashtu provoi se gazet jane te perbera nga atome, por ne nje gaz keto atome jane te vendosura ne nje largesi me te madhe se tek lendet e tjera, keshtu qe ato shtyhen lehtesisht. Nepermjet ketyre eksperimenteve Boyle ndihmoi per te bindur shkencetaret se atomet ekzistonin nje teze e cila ishte propozuar 2000 vjet me pare nga Democritus ne 440 BC.

Si u zbulua?

Robert Boyle ishte djali i nje konti dhe nje pjesmarres i shoqerise (akademise) se shkencetareve te asaj kohe. Gjate nje mbledhje te kesaj shoqerie me 1662, Roberti lexoi nje fjalim duke shpjeguar eksperimentin francez per trysnine e ajrit. Karakteristikat e ajrit ishin te nje interesi te madh per shkencetaret e shekullit te XVII.
Shkencetaret franceze ndertuan nje cilinder tunxhi i cili lidhej me nje piston. Disa bura shtynin lehtesisht poshte pistonin duke ushtryar trysni mbi ajrinbrenda tij. Me pas ata e linin te lire. Pistoni merrte serisht pozicionin e meparshem por nuk shkonte deri ne fund te tubit. Sa me shume e provonin francezet kete eksperiment, pistoni asnjehere nuk shtynte deri ne fund. Francezet deklaruan se ajri nuk ishte krejtesisht elastik. Sapo ai shtypej rrinte ashtu i shtypur.
Roberti deklaroi se eksperimenti francez nuk kishte provuar asgje. Pistoni i tyre ishte shume i ngjeshur qe te shtynte deri ne fund perseri. Disa deklaronin se nese do te behej i lire atehere ajri do te dilte jashte tubit dhe serisht nuk do te prishte eksperimentin.
Boyle premtoi te krijonte nje piston perfekt qe te mos ishte shume i lirshem por as edhe shume i ngjeshur duke dashur t'i provoje francezet se ishin gabim. Dy jave me vone Roberti qendroi para shoqerise franceze me nje tub qelqi qe i kishte dhene formen U Njera ane e U-se ishte 3 feet e gjate, ndersa ana tjeter ishte e shkurter dhe me e trashe. Ajo e trasha qendronte siper, ne maje, ndersa U-ja e holle ishte me gryke te hapur. Boyle futi merkur likuid ne kete tub. derisa ai mbuloi pjesen e poshtme te U-se. dhe mori nje ngjyre pak te kuqe ne dy anet e tubit. Nje mase e madhe ajri ishte ngecur ne masen e brendshme te gypit, nga ana e trashe dhe e shendoshe. Nje piston, shpjegoi Boyle, eshte cdo gje qe ushtron trysni. Nuk do te kete ferkim qe te ndryshoje rezultatin, sic mund te ishte e vertete ne eksperimentin francez.
Boyle mati peshen e qelqit ku ndodhej gazi dhe shenoi nje vije mbi tub. Ai vendosi merkur tek gypi i gjate, dhe u vu re se masa e ajrit ne gypin e trashe ishte pothuajse gjysma e atij te meparshmit per shkak te presionit te ushtryar nga lengu i merkurit. Boyle shenoi vijen e dyte mbi te. duke shenuar keshtu ajrin e kompresuar. Me pas ai avulloi lengun e merkurit me valvul ajri i te cilit dilte nga tubi i gypit te holle, fundi i te cilit ishte i hapur. ajri i ngjeshur, me avullimin e lengut te merkurit mori perseri pozicionin e meparshem te shenuar. Francezet ishin gabim. Boyle ishte i sakte me eksperimentin qe beri. Perseritja e eksperimentit me dyfishin dhe trefishin e mases se lengut te merkurit beri qe Boyle te arrinte te krijonte nje ekuacion per matjen e presionit te ajrit i cili njihet sot edhe si ligji i Boyle.
Anxhi
Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 53
Registration date : 2009-02-10
Points : 24
Reputation : 17

Back to top Go down

100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave Empty Re: 100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave

Post  Anxhi Tue Apr 21, 2009 8:12 pm

9. Ekzistenca e qelizave.

Viti i zbulimit:
1665

Cfare u zbulua? Se qeliza eshte baza e ndertimit te cdo organizmi.

Kush e zbuloi? Robert Hooke.

Pse konsiderohet sin je nga 100 zbulimeve me te medha shkencore?

Qeliza eshte elementi baze i anatomise. Funksionet e nje trupi mund te studiohen duke studiuar qelizat e tij. Ashtu si zbulimi i qelizave dhe atomeve i lejoi shkencetaret te kuptonin me mire substancat kimike, zbulimi i Hooke i ndihmoi biologet te kuptonin me mire jeten e nje organizmi.
Hooke punoi me nje mikroskop te vogel ne syte e audiences, ashtu si Galileo me teleskopin e tij per te pare Universin. Puna dhe zbulimi i Hooke, shenon momentin kur erdhi koha te kuptohej studimi i botes se mikrogjallesave si nje shkence me vete.

Si u zbulua?

Historia e Hooke eshte e ndryshme nga ajo e shkencetareve te tjere. Kur ishte i vogel ai nuk gezonte shendet te plote prandaj dhe prinderit nuk e sforconin qe ai te shkonte rregullisht ne shkolle apo te mesonte rregullisht. Kur babain e tij e emeruan mesues, ne kohen kur Hooke ishte vetem 11 vjec, ai pa nje pikture, mori bojrat dhe tha me veten "Une mund ta bej kete" Ai e realizoi ate pikture shume bukur dhe qe atehere iu pervesh piktures. Pas nje viti babai i tij vdiq duke i lene menjane vetem 100 pound. Hooke ishte vetem 12 vjec dhe vazhdonte te merrej me pikture. Bleu bojera dhe tablo dhe vetem pikturonte, por shpejt vuri re se atij i krijonte nje lodhje te madhe psikologjike dhe keshtu e braktisi pikturen.
I perdori me pas parate qe i kishte lene i ati per te vazhduar shkollen Weinsmister. Aty pa dike qe i binte organos dhe ai tha me vete "une mund ta bej kete". E mesoi organon dhe shume shpejt u fut ne korin e shkolles ku dhe do te vazhdonte per nje kohe te shkurter pasi shkolla do te mbyllej.
I mbetur pa para fillon te punoje si sherbetor tek shtepia e nje profesori shkencash. Kur ai vuri re se si ai punonte, tha me vehte serisht " une mund ta bej kete" dhe iu fut shkencave duke u rregjistruar keshtu tek shkolla ku punonte dhe profesori per te cilin sherbente, ne Oxford. Sherbimi i tij ne Oxford (me se shumti per Robert Boyle) ishte dhe fillimi i nje prej karierave me te suksesshme te shkencetareve te ardhshem. Se shpejti ai do te krijonte nje reputacion te shkelqyer si nje krijues dhe eksperimentues i zoti. Mikroskopat ishin zbuluar ne vitet e fundit te 1590. Ne vitin 1660 ato u bene me te fuqishme se mikroskopat e pare (dhe mund te shihnin nje objekt me permasa 100 here me te vogel se e para). Duke perdorur mikroskopin dhe talentin e tij te jashtezakonshem, ai fillimisht krijoi nje ide te bazuar ne studimet e tij per boten mikroskopike.
Nje dite te vitit 1664, ai pa nje levozhge te thate druri e cila kishte gropa te njepasnjeshme te vendosura rregullisht pas njera tjetres. Druri ka qeliza me permasa me te medha per kete arsye Hooke ishte ne gjendje t'i shihte te gjitha. Qelizat e kafsheve te te cilave ai studjoi ishin shume me te vogla dhe shume te veshtira per tu pare ne mikroskopin e asaj kohe.
Pikerisht ato gropa qe Hooke vuri re nga levozhga i quajti qeliza. Keto qeliza ishin bosh sepse levozhga ishte e thare e rrjedhimisht e pajete. Ne kete kohe Hooke i lindi ideja se kur ato jetojne jane te mbushura me uje. Keshtu ai gradualisht hodhi bazen e zhvillimit te metejshem biologjik te gjallesave dhe biologjise.
Anxhi
Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 53
Registration date : 2009-02-10
Points : 24
Reputation : 17

Back to top Go down

100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave Empty Re: 100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave

Post  Anxhi Tue Apr 21, 2009 8:14 pm

10. Graviteti i Universit.

Viti i zbulimit:
1666

Cfare u zbulua? Forca e gravitetit eshte forca terheqese e ushtruar nga te gjitha objektet mbi objektet e tjera.

Kush e zbuloi? Isaac Newton

Pse konsiderohet sin je nga 100 zbulimeve me te medha shkencore?

Deri ne fillim te shekullit te shtatembedhjete, shume forca filluan te identifikoheshin si: forca e ferkimit, e gravitetit, rezistenca e ajrit, ajo elektrike, forcat e ushtruar nga njerezit etj. Koncepti i gravitetit matematik i ofruar nga Njuton ishte hapi i pare ne bashkimin e ketyre forcave ne dukje te ndryshme por te unifikuar si koncept ne nje te vetem. Nje molle bie; njerezit kane peshe, Hena vinte rreth e rrotull tokes per te njejten arsye. Ligji i gravitetit i shpikur nga Njuton, ishte nje ligj gjigand i thjeshtezuar ne konceptin qe karakterizonte. Koncepti dhe ekuacioni i Njutonit per gravitetin, qendron si nje prej koncepteve te perdorura me shume ne shkence. Shumica e fizikes tone eshte ndertuar sipas konceptit te Njutonit per gravitetin universal dhe idese se tij se graviteti eshte nje ceshtje themelore e te gjitha gjerave dhe dukurive.

Si u zbulua?

Ne vitin 1666 Isak Njuton ishte vetem 23 vjec, student ne universitetin Trinity te Cambridge. Me cehren e zverdhur dhe floket biond te gjate, shume mendonin se ishte ende nje femije. Syte e tij te thelle e shpesh here te ngrysur i largonin njerezit gjithmone e me larg. Ne Londer, popullsia ishte e tmerruar nga ndershkimi bubonik, e universitetet ishin te mbyllura dhe akademiket e etur si Isak Njuton duhej te prisnin derisa kohet te qetesoheshin. Ishin vite te frikshme. Ne kete kohe izolimi, Njutonit i benin pershtypje edhe vete pyetjet qe ai bente por pergjigjen per to nuk e gjente dot pergjigjen: Cfare e mban henen te vije rreth e perqark tokes, pse toka vjen rreth e rrotull diellit? Pse hena nuk bie mbi toke? e shume e shume pyetje te ketij lloji.
Nje dite te shtune ne kopshtin frutor te motres se vet Njutoni degjoi disa zhurmn e nje molle qe binte ne toke. Ngriti koken lart dhe vuri re dhe nje molle tjeter teksa binte ne barin e njome. Sigurisht qe nuk ishte e para qe ai shihte nje molle te binte nga pema por ishte e para qe po i jepte kuptim pyetjeve te tij. Ne kete moment Isaku i beri vetes nje pyetje. Molla bie ne toke ndersa hena jo. Kush eshte diferenca midis molles dhe henes?
Nje mengjes tjeter nen nje qiell te paster Njutoni pa nipin e tij duke luajtur me top. Topi ishte i shtrenguar ne nje litar. Ai e leshoi ngadale fillimisht topin dhe me pas e provonte duke i rritur shpejtesine. Njutoni kuptoi se topi ishte ashtu si hena. Dy forca vepronin dhe bashkevepronin me njera tjetren ne cdo levizje te tij. Ai menjehere kuptoi se dy forca vepronin edhe mbi henen: mocioni i tij dhe forca e gravitetit qe e kishte bere edhe mollen te binte ne toke.
Per here te pare Njutoni e konsideroi forcen e gravitetit si nje force universale ne vend te nje force qe aplikohej ndermjet dy planetesh apo yjesh. Ai arriti ne konkluzionin se cdo trup qe kishte mase kishte edhe force graviteti e kjo ishte e pergjithshme per te gjitha trupat.
Anxhi
Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 53
Registration date : 2009-02-10
Points : 24
Reputation : 17

Back to top Go down

100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave Empty Re: 100 Zbulimet shkencore te te gjitha koherave

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum