ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përcahen myslimanët:Paditet kryetari. Komuniteti hedh poshtë pretendimet

Go down

Përcahen myslimanët:Paditet kryetari. Komuniteti hedh poshtë pretendimet Empty Përcahen myslimanët:Paditet kryetari. Komuniteti hedh poshtë pretendimet

Post  Hëna Tue Mar 17, 2009 3:50 pm



Komuniteti mysliman ka reaguar sot pas padisë që një grup imamesh ka bërë ndaj kreut të këtij komuniteti, Selim Muces dhe pretendimeve për manipulim të zgjedhjeve për postin e kryetarit. “Procedurat për propozimin e kreut të komunitetit mysliman shqiptar janë kryer në bazë të rregullave dhe statutit” theksoi Komuniteti mysliman, përmes një njoftimi për mediat.

TIRANE- Komuniteti mysliman ka reaguar sot pas padisë që një grup imamesh ka bërë ndaj kreut të këtij komuniteti, Selim Muces dhe pretendimeve për manipulim të zgjedhjeve për postin e kryetarit.
Në një deklaratë zyrtare të komunitetit mysliam hidhen poshtë pretendimet se procesi po manipulohet.
“Procedurat për propozimin e kreut të komunitetit mysliman shqiptar janë kryer në bazë të rregullave dhe statutit” theksohet në njoftimin e Komunitetit mysliman.
Deri ditën e zgjedhjeve, që është 21 marsi nga kryesia do të paraqiten jo më pak se dy kandidatura për kryetar. Lidhur me pretendimet e ngritura në media për shkeljen e afateve për njoftim dhe paraqitjen e materialeve 15 ditë para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, komuniteti mysliman sqaron se ky afat është përcaktuar me qëllim që anëtarët e Këshillit të përgjithshëm të njihen më parë me materialet.
Disa anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman dorëzuan në Gjykatë padinë civile kundër Komunitetit, duke kërkuar shpalljen e mbledhjes së myftinjve në Kavajë, si të pavlefshme.
Myslimanët konsiderojnë edhe shkelje të tjera, sic është mungesa e kandidatëve, përvec kryetarit aktual Selim Muca.



Per here te pare kryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar, Haxhi Selim Muca ka pranuar se ne vend ka grupe te ardhur nga jashte qe kerkojne te percajne myslimanet shqiptare.

“Ka kundershtare, qe po genjejne, manipulojne dhe percajne. Disa njerez nga Kosova dhe Maqedonia po acarojne situaten dhe po sulmojne Komunitetin Mysliman”, u shpreh Muca.

Pas padise ne gjykate ndaj tij, kryetari Muca eshte pergjigjur edhe per akuzat ne lidhje me manipulimin e zgjedhjeve te 21 marsit nga ku do te dalin dhe organet e reja drejtuese te ketij institucioni.

“Lajmerimin ne ua bejme mytinive ne te gjithe Republiken. Cdo gje behet ne perputhje me statusin. Une kam te drejten ligjore te shpall kandidaturen time dhe dyert jane te hapura edhe per kandidatet e tjere”, u shpreh Muca.

Sipas Muces nje nder punet me te rendesishme gjate drejtimit te tij jane pronat e komunitetit, te cilat tashme jane ne proces.
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum