ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Statutet e Drishtit: Botohet i plotë dorëshkrimi i rrallë i 1468

Go down

Statutet e Drishtit: Botohet i plotë dorëshkrimi i rrallë i 1468 Empty Statutet e Drishtit: Botohet i plotë dorëshkrimi i rrallë i 1468

Post  Leka Mon Apr 27, 2009 12:01 am

Statutet e Drishtit
Botohet i plotë
dorëshkrimi i
rrallë i 1468
DR. MUSA AHMETI
DR. ETLEVA LALA Bllkanweb


Statutet e Drishtit: Botohet i plotë dorëshkrimi i rrallë i 1468 Statutetedrishtit1
Dorëshkrimi “Statuta et ordina
tiones capituli eçlesiae Cathe
dralis Drivastensis” është tepër
i rrallë dhe unik, ngase përmban
statutet e kapitullit të kishave
dhe katedrales së Drishtit që vlenin si statute
edhe për vetë qytetin e Drishtit, duke qenë
se të dyja pushtetet, edhe ai fetar edhe ai shekullar
ishte përqendruar në duart e ipeshkvit
dhe të kapitullit të katedrales së Drishtit. Si
i tillë, ky statut kapitulli është i vetmi në botë
dhe domosdoshmërish edhe i vetmi që është
zbuluar deri më sot në qytetet e bregdetit
Adriatik e hinterlandin e tij, dhe për këtë
arsye ka një vlerë të jashtëzakonshme për historinë
e krishterimit. Dorëshkrimi është përgatitur
për botim dhe është duke u bërë faqosja
e tij nga shtëpia botuese Ombra GVG Tiranë,
dhe pritet që në ditët e ardhshme të
shohë dritën e botimit. Dorëshkrimi është
shkruar nga kanoniku dhe noteri i Tivarit,
Simon Dromasys më 12 janar 1468. Ai në fakt
ka bërë përshkrimin e variantit të zyrtarizuar
të vitit 1464, nga libri i noterit dhe
kanonikut të Durrësit, Gjon Mauros, që
njëkohësisht ka qenë edhe sekretar i
kryeipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit. Variantin
e “Statuta et ordinationes capituli eçlesiae
Cathedralis Drivastensis” të vitit 1464 e
kishin punuar kanonikët nga Drishti, të cilët
ishin të ditur, të arsimuar, dhe njihnin rrethanat,
situatën dhe gjithçka tjetër që kishte
të bënte me katedralen dhe me zakonet e
Drishtit në të kaluarën. Për zakonet e lashta
e të lëvduara të kapitullit të katedrales së
Drishtit flet vetë teksti në mënyrë eksplicite:
“laudabilem consuetudinem antiquorum
nostrorum immitantes” (kap. 2); pastaj: “antiquissimam
constuetudinem imminantes”
(kap. 39) dhe “antiquissima et observata consuetudine”
(kap. 44) si dhe “secundum
morem et consuetudinem antiquorum” (kap.
46). Pra, përveç përvojës, njohurive dhe njohjes
së situatës së përgjithshme, kanonikët
nga Drishti, i ndiqnin dhe imitonin si shembull
këto statute të lashta “a maioribus nostris
quasdam constitutiones traditas,” [f. 2v],
që datonin të paktën që nga viti 1397. Sipas
të dhënave të tjera arkivore, mësohet se ky
statut ishte “edituar” në vitin 1456, kur papa
Kalisti III, i kishte dhënë autorizimin ipeshkvit
të Sapës Gjergjit [ishte ipeshkv në Sapë
gjatë viteve: 1440-459] për një veprim të tillë,
“ipsique capitulum et canonici nonnulla statuta
ediderunt”. Shkaku se pse ky editim nuk
u njoh zyrtarisht, ishte vdekja e papës Kalisti
III. Ndërkohë, në vitin 1459, vdiq edhe ipeshkvi
i Sapës Gjergji, kështu që papa Piu II,
pas një lutjeje me shkrim të bërë nga katedralja
e Drishtit në vitin 1463, emëron dy persona
autoritarë për të verifikuar dhe nëse ka
nevojë për të plotësuar statutin ekzistues të
Katedrales së Drishtit. Këta ishin, kryeipeshkvi
i Durrësit Pal Engjëlli dhe kryedhjaku i
Shkodrës, emri i të cilit nuk na bëhet e njohur
në statute, por që sipas Hierarchia Catholica
të Eubelit (vëll. II, f. 256) ai duhet të
ketë qenë dominikani Manuel (1451-1465). Pas
një pune të kujdesshme të kryeipeshkvit dhe
kryedhjakut, më 21 nëntor të vitit 1464, në
abacinë benediktine të shën Theodorit në
Elohiero bëhet njohja zyrtare e statuteve dhe
urdhëresave të kapitullit të kishave dhe katedrales
së Drishtit që zyrtarisht do të njiheshin
me emrin “Statuta et ordinationes
capituli eçlesiae Cathedralis Drivastensis.”
Kjo njohje u bë në prani të “zotit at Nikollë
Lalemit, abatit të manastirit në fjalë dhe në
praninë e fisnikut Gjergj Topia dhe të burrave
të nderuar, z. Pjetër, rektorit të Shën
Demetrij de Plumsis dhe të z. Gjin, rektorittë Shën Venere de Managastis dhe në prani të
dëshmitarëve dhe të ftuarve të tjerë edhe të
rogatëve...”
Dorëshkrimi i statutit të Katedrales së
Drishtit për herë të parë përmendet në katalogun
438 të antikuarit gjerman, Karl Ëilhelm
Hiersemann nga Lajpcigu, në qershorin e vitit
1915, fasc. 43, nën numrin 250, i përshkruar
në mënyrë shumë sipërfaqësore, por me titull
të plotë: “Statuta et ordinationes capituli eçlesiae
Cathedralis Drivastensis”. Meqenëse
dorëshkrimi nuk u shit, Hiersemann i përsëriti
shënimet e vitit 1915 në katalogun 477 për
vitin 1920, fasc. 7, nën numrin 33, duke mos
shtuar asgjë më shumë. Në botën shkencore, i
pari që tërhoqi vëmendjen për ekzistencën,
vlerën dhe rëndësinë e këtij dorëshkrimi është
albanologu kroat, Milan Shuflaj. Në pamundësi
për ta blerë vetë këtë dorëshkrim,
Shuflaj i drejtohet banit kroat, Rauhit, që ta
blente atë për Bibliotekën Universitare tëZagrebit. Kjo gjë nuk u realizua. Shuflaj provoi
përsëri përmes Thalloczy-t që Akademia
Vieneze ose ajo e Budapestit ta blinin këtë
dorëshkrim, por pa sukses. Ndërkohë që Shuflaj
po këmbëngulte që dorëshkrimi të blihej
me çdo kusht, në vitin 1920, ai njoftohet, se
një blerës anonim e kishte blerë dorëshkrimin
për shumën marramendëse prej 2.000
markash, aq sa ia kishte vënë çmimin antikuari
gjerman. Një gjë e tillë e shqetësoi
shumë, sepse kishte shpresuar që një ditë ta
botonte vetë këtë “burim me vlera të jashtëzakonshme
për mesjetën e qyteteve shqiptare.”
Origjinali i dorëshkrimit sot ruhet në Bibliotekën
Mbretërore të Kopenhagës në Danimarkë
(Det Kongelige Bibliotek, Håndskriftsafdelingen,
København. /The Royal Library,
The Manuscript Department, Copenhagen/,
fondi: Sektori i dorëshkrimeve, sign. Ny kgl.
S. 1822), në një kuti kartoni ngjyrë jeshile dhe
është i lidhur me kopertina kartoni të forta,
ngjyrë kafe të errët, ndërsa kurrizi është prej
pergameni të bardhë. Gjashtë faqet e para
dhe të fundit janë boshe: janë faqe që u
takojnë kopertinave kur është bërë lidhja e
re në fund të shek. XIX. Dorëshkrimi është
jes së Engjëllorëve, e cila lexohet me vështirësi
sepse është shumë e zverdhur. Kopertina
e fundit e pergamenit të dorëshkrimit
është mjaft e dëmtuar. Në të ka disa rreshta
me shënime në fund të faqes, por ato janë
shumë të dëmtuara nga koha dhe nuk lexohen.
Dorëshkrimi ka gjithsej 922 rreshta. 32
faqe kanë nga 27 rreshta, dy faqe nga 26 rreshta
[f. 14v dhe 17v] dhe një faqe 6 reshta [f. 18r],
me 53 kapituj dhe dimensione: 17.5 x 25.7 cm.
Sipas informacioneve që morëm në Bibliotekën
e Danimarkës, që nga viti 1920, kur
ky dorëshkrim ka arritur në këtë bibliotekë
e deri më sot, me këtë dorëshkrim nuk ka
punuar asnjë studiues. Duke qenë se këto
statute bazohen në një shkallë të lartë tek
zakonet e vjetra ekzistuese “antiquissima et
observata consuetudine” (kap. 44) duke i
hedhur në letër ato që tashmë ishin praktikë
e përditshme në shoqërinë shqiptare, “secundum
morem et consuetudinem antiquorum”
(kap. 46), statutet fillojnë me një normë zakonore
që duhet të ketë qenë shumë e
përhapur në traditën e lashtë shqiptare siç
është ajo e respektit të ndërsjellë të brezave
dhe pikërisht me “Në ç’mënyrë të rinjtë duhetduhet
të respektojnë pleqtë dhe
në ç’mënyrë pleqtë duhet t’i
duan të rinjtë...” [kap. I] duke
theksuar kështu që në fillim
vlerat tradicionale dhe
rëndësinë që ata u jepnin
këtyre vlerave vendore. Në
kapitujt në vijim përcaktohet
mënyra e zgjedhjes së rektorit
dhe prokuratorit [kap.
II], saktësohen detyrat dhe
përgjegjësitë e rektorit [kap.
IV], kanonikëve [kap. VII,
VIII, IX, XLIV], rregulli për
diskutim në kapitull dhe respekti
ndaj pleqve [kap.XVII],
ruajtja dhe përdorimi i vulës;
dokumenteve dhe privilegjeve
[kap. XX], gjobat për vjedhje
dhe mashtrim [kap. XXIII], përfaqësimi
i kanonikëve dhe të
d e l e -
guarit e
tyre në
b i s e d -
ime ose
m a r -
rëveshje
të ndrys
h m e
[ k a p .
XXIV], dënimet për rrahje [kap.
XXIX], shqyrtimi i ankesave të
ndryshme nga qytetarët, por edhe
nga kanonikët [kap. XXX-XXXIII],
në rast të mungesës së normës
statutore, të veprohet sipas drejtësisë
dhe ndershmërisë, duke pasur
gjithmonë parasysh frikën e Zotit
[kap. XXXV]. Aty flitet gjithashtu
për dënimet e konkubinatit [kap.
XXXVI], ndërsa kap. XLI, flet për
ndihmën dhe mbështetjen e studiuesve
dhe atyre që shkojnë me studime.
Kap. LI, trajton “Mosmarrëveshjet
rreth respektimit të statuteve,”
etj. Statutet e qyteteve-komuna dhe të katedraleve
shqiptare
janë
një dëshmi
që vërtetojnë
edhe një
herë ekzistencën
e
qyteteve-komuna
shqiptare,

botës qytetare në kompleksin mesdhetar, zhvillimin
e tyre dhe ngjashmëritë me qytetetkomunat
e tjera të Evropës si dhe zhvillimin e
të drejtës kanonike kishtare, e cila ishte mjaft
specifike sepse ruante në vetvete rregullat zyrtare
të kishës duke i përshtatur ato sipas të
drejtës dhe traditës vendëse. Me këtë rast falënderojmë
kolegët dhe bashkëpunëtorët: Noel Malcolm,
Gerhard Jaritz, Robert Elsie, don David
Gjugja, Karen Maria Jensen, Tomasso Mrkonjic,
Christine Maria Grafinger, Erik Petersen,
Aleksandar Stipçeviq, Ëilly Kamsi, Aleksandër
Meksi, Pëllumb Xhufi, Skënder Blakaj, etj. për
ndihmesën që ka dhënë secili në fushën e tij.
Leka
Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Statutet e Drishtit: Botohet i plotë dorëshkrimi i rrallë i 1468 Empty Gabimet e Shuflajt mbi Statutet

Post  Leka Mon Apr 27, 2009 12:14 am

Albanologut kroat i njihet merita për një
studim me vlera të rralla për “STATUTA
ET ORDINATIONES CAPITULI
EÇLESIAE CATHEDRALIS
DRIVASTENSIS”. Por ai s’pati rastin kurrë ta
kishte në dorë dorëshkrimin origjinal. E për këtë
shkak shumë pasaktësi e gabime dalin sot në
përballëjen e dorëshkrimit me studimin
e albanologut.........Gabimet e Shuflajt mbi Statutet
Statutet e Drishtit: Botohet i plotë dorëshkrimi i rrallë i 1468 Xcvb

Njëri ndër albanologët më të mëdhenj të të
gjitha kohërave, kroati Milan Šufflay,
përveç studimeve kapitale në fushën e his
torisë dhe albanologjisë, në vitin 1927, bo
toi së bashku me njërin nga paleografët më
me famë botërore Viktor Novakun, librin: “Aemilianus
Šufflay, Victor Novak, Statuta et ordinationes capituli
eçlesiae cathedralis Drivastensis”. Në Biblioteka Arhiva
za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju. Istoriska
Serija. Izdanje Seminara za Arbanasku Filologju Universiteta
u Beogradu /Urednik, Henrik Bariæ/ Beograd,
1927, lib. II, fasc. 1, ff. [I-XVIII]-1-31 – [I-III]. Në fakt
ata bënë editimin e dorëshkrimit të këtyre statuteve të
panjohura dhe të pabotuara deri atëherë.
Transkriptimin e “Statuta et ordinationes capituli
eçlesiae cathedralis Drivastensis,” e shoqëroi një studim
kritik, që për shumë gjëra është i patejkaluar edhe
sot e kësaj dite. Natyrisht, studimet, hulumtimet dhe
botimet e reja, në disa raste plotësojnë dhe korrigjojnë
M. Šufflay-n, qoftë për disa ide, qoftë për disa fakte historike
të cilat M. Šufflay i njihte.
Analiza e situatës historike, paraqitja e sfondit politiko-
fetaro-kulturor tregon për skrupulozitetin dhe gjenialitetin
e M. Šufflay-t, i cili më mirë se askush, futet
thellë nëpër labirintet e mesjetës shqiptare. Gjykimet e
tij të guximshme, në të shumtën e rasteve janë të drejta
dhe të qëndrueshme. Me seriozitet, sy të mprehtë dhe
kokë të ftohtë, ai i qaset zgjidhjes së rebusit mjaft enigmatik
të mesjetës shqiptare, duke vënë në pah më
shumë se një herë elementet dalluese dhe karakteristike
të shqiptarëve të cilët janë autoktonë dhe duke dalluar
elementin e ardhur, qoftë ai latin, grek apo sllav.
Duke bërë një sintezë të historisë së qytetit-komunë
të Drishtit, M. Šufflay, arriti të nxjerrë në dritë zhvillimet
shumë të rëndësishme të trevave shqiptare, jo
vetëm të Veriut, por edhe të Jugut dhe Shqipërisë së
Mesme. Mundësia për njohjen dhe leximin në origjinal
të dokumenteve të mesjetës, e favorizon në masë të
madhe M. Šufflay-n, sepse atij nuk i mungoi sensi për
një ballafaqim të burimeve, dokumenteve dhe informacioneve
të tjera me njëra-tjetrën.
Shumë herë i ashpër dhe i rreptë deri në ekstrem,
M. Šufflay, nxori përfundime mjaft domethënëse, por jo
çdoherë të qëndrueshme. Ndoshta, sikurse ka vepruar
më se njëherë edhe në studimin e Statuta et ordinationes
capituli eçlesiae cathedralis Drivastensis, ku hapur pranoi
gabimin në gjykimin e tij për përmbajtjen e statuteve,
duke i menduar ato si statute të qytetit e jo të
katedrales, po të kishte në dorë burimet, dorëshkrimet
dhe dokumentet që ne kemi sot në dorë, me siguri që ai
do të mbante një qëndrim krejt tjetër dhe do të bënte
një qasje shumë më të kujdesshme për familjen e Engjëllorëve
të Drishtit: e theksojmë për familjen në
përgjithësi, por edhe për pjesëtarët e familjes, në veçanti.
Pjesa dërrmuese e këtyre burimeve të shkruara,
dorëshkrime, dokumente dhe libra pak të njohur ose
fare të panjohur, ruhen në shumë arkiva e biblioteka tëndryshme të Italisë, Kroacisë, Spanjës, Austrisë,
Hungarisë, Francës, Rusisë, Shkodrës, [te disa pinjollë
të kësaj familje, si psh. Kamsi, në Shkodër], etj.
Deri me sot, nuk është bërë një punë sistematike,
hulumtuese-studiuese, identifikuese për gjithçka ruhet
për këtë familje. Është folur e shkruar shumë
për disa nga dorëshkrimet e njohura të familjes Engjëllore
nga Drishti, të cilat ruhen në biblioteka shtetërore
dhe private. Një pjesë fare e vogël e tyre janë
botuar, ndërsa pjesa më e madhe vetëm janë zbuluar
dhe ende nuk janë botuar, presin studime dhe analiza
të gjithanshme kritike të specialistëve nga fushat
përkatëse për të bërë një vlerësim sa më real dhe
preciz si për të dhënat që ofrojnë ato ashtu edhe për
saktësinë e trajtimit të tyre, origjinalitetin, autenticitetin
dhe vlefshmërinë historike. Dorëshkrimet
e pabotuara që na janë ruajtur nga familja fisnike
Engjëllori prej Drishtit, përveç se janë të pabotuara,
kanë si elemente të përbashkëta, [katër prej tyre, ato
nga Vatikani (dy dorëshkrime), Firenca dhe Venediku]
faktin se janë shkruar nga e njëjta dorë në
fund të shekullit XV ose fillim të shekullit XVI.
Ka shumë gjëra që duhen sqaruar, parë me sy kritik,
rivlerësuar, ballafaquar me burime dhe dokumente
të tjera, të drejtpërdrejta apo të tërthorta, për
të nxjerrë përfundime të sakta, të qëndrueshme dhe
të vlershme, qoftë për familjen, qoftë për pjesëtarët
e kësaj familje, të cilët kishin ndikime të jashtëzakonshme
në shumë zhvillime të kohës në shekujt XVXVII.
Pothuajse të gjitha dorëshkrimet [ato që janë
më shumë se disa faqe] të cilat sot ruhen në origjinal
dhe janë shkruar nga pjesëtarë të kësaj familje
të madhe ose për këtë familje, mendojmë se duhen
botuar. Botimi i tyre është me shumë vlera dhe interes,
sepse aty ka të dhëna të shumta nga fusha të
ndryshme, për të cilat njohuritë tona janë të pamjaftueshme
për kohën kur ato u krijuan apo për kohën
kur ato flasin.
Me mjaft interes është përpjekja e M. Šufflay-t për
të zgjidhur “enigmën” siç e quan ai të dy “Palëve,”
Dushmanit dhe Engjëllit. Por edhe këtu, kemi përshtypjen,
që për shkak të mosnjohjes së burimeve të
reja dhe literaturës më të fundit, ai u nxitua.
Me një vështrim të kujdesshëm, mund të pohojmë
se bëhet fjalë vetëm për një person, dhe konkretisht
për Pal Engjëllin, e jo për dy persona Pal Dushmanin
e Pal Engjëllin. Dokumentet nga Padova, Trevizo,
Venediku, Vatikani, Dubrovnikku, etj, nuk i japin
të drejtë M. Šufflay-t, por as studiuesve e historianëve
të tjerë, të cilët shkruajnë për “dy ipeshkvë.”
Një studim i kujdesshëm i dokumenteve origjinale
që ruhen në ASV (Arkivin Sekret të Vatikanit) për
Pal Engjëllin në të cilat gjejmë datën e emërimit të
tij ipeshkëv i Drishtit, e pastaj edhe kryeipshkëv i
Durrësit, hedhin dritë të re për këtë personalitet,duke mohuar ekzistencën e “dy ipeshkëve
Pal.” Poashtu, nga këto burime saktësohet
edhe vendi i ipeshkvisë e më vonë edhe
kryeipeshkvisë së Krainës, e jo Krajës siç
pretendonte M. Šufflay dhe shumë të tjerë
pas tij.
Paulus Dussius ka qenë ipeshkv i Shasit
më 16. XI. 1440 – 18. VII. 1446, C. Eubel, Hierachia
Catholica..., vëll. II, f. 243; D. Farlato,
Illyrici Sacri..., vëll. VII. f. 292; ndërsa B.
Gams, Series episcoporum..., f. 406, shënon
si datë të vdekjes së Pal Dushit 22. XII. 1445,
por në mes të emrit e mbiemrit në kllapa
shënon “Angelus” përkatësisht: Paulus (Angelus)
Dusius. Ne mendojmë se Eubeli, Gamsi
dhe historianë e studiues të tjerë gabojnë
kush shënojnë se Pal Dushi dhe Pal Engjëlli,
janë dy personalitete të ndryshme. Studimet
dhe kërkimet shkencore më të reja, hedhin
poshtë pohimet se kemi dy ipeshkv në atë
kohë; ndërsa ishte ipeshkv i Drishtit më 22.
XII. 1445-23. IX. 1457. C. Eubel, Hierarchia
Catholica..., vëll. II. f. 145; D. Farlati, Illyricum
Sacrum..., vëll. VII, f. 240-243; B. Gams,
Series Episcoporum..., f. 406. C. Eubel, në f.
145, referenca nr. 1, shkruan: “Qui 11 Mart.
1454 promovetur in aepum. Craynen., ita
tamen ut retineat eçl. Drivasten.” Ndërsa D.
Farlati, vëll. VII, f. 242, shkruan se Paulus
Dussius ishte ipeshkv i Crainensem dicti
Episcopi Dumnenses et Macarenses” duke ju
referuar vëllimit IV, të “Illyricum Sacrum.”
Në këtë vëllim, në f. 91-183, nuk hasim
asjëher emrin e Paulus Dussius, pra si duket
nga këtu vjen ngatërresa e Pal Dushit me Pal
Engjëllin. D. Farlati, Illyricum Sacrum...,
vëll. IV, f. 91-183.
Më shumë se një herë në këtë studim M.
Šufflay është marrë me: “Urdhërin e Shenjtë
Kalorsiak Konstantinian të Shën Gjergjit”
që Engjëllorët e mbanin që prej shekullit XV
deri në shekullin XVII, dhe po ashtu ata
mbanin edhe titullin e Mjeshtrit të Madh të
Urdhërit.
Po të mos dispononim me qindra faqe dokumente,
dorëshkrime të pabotuara, por
edhe literaturë të botuar të kohës, edhe ne
do ishim të të njëjtit mendim me te, por, jemi
të detyruar të shprehim rezervat tona përsa
i përket qëndrimit të M. Šufflay-t për këtë
urdhër dhe për drejtuesit e tij. E vërteta është
se ky urdhër ka ekzistuar dhe ekziston
edhe sot e kësaj dite, po për mëse 3 shekuj
drejtohej nga Engjëllorët.
Burimet arkivore hedhin dritë duke nxjerrë
në pah edhe emra shumë të nderuar që
ishin të lidhur me “Urdhërin e Shenjtë Kalorsiak
Konstantinian të Shën Gjergjit” siç ishte
Gjon Françesk Albani (Giovanni
Francesco Albani, më vonë papa Clemente
XI) që në vitet 1690-1700, ishte protektor i
këtij Urdhëri, pra gjatë kohës që detyrën e
Mjeshtrit të Madhe e ushtronte Gjon Andrea
Engjëlli, i cili këtë detyrë e dorëzoi më 27
korrik 1697.
Urdhëri i Shenjtë Kalorsiak Konstantinian
i Shën Gjergjit është një Urdhër kalorësiak.
Mendohet se është themeluar nga perandori
Konstandini i Madh, për të mbrojtur
Labarin, i cili me trupat e tij mori pjesë në
Betejën e Urës së Milvianës, në vitin 312 pas
Krishtit. Kjo fitore e madhe mbi forcat pagane
të Maksentius-it çoi në konvertimin e
Perandorisë Romake në krishtërim gjë që
formësoi gjithë historinë evropiane të
mëvonshme. Sipas historianëve të shekullit
XVI dhe XVII, kjo ngjarje e madhe u festua
me themelimin e një urdhëri kalorësish.
Statutet e shekullit XVI thonë që rregullat
origjinale u konfirmuan dhe u lëshuan nga
perandorët Isak Engjëlli dhe Mihal Paleologu,
por variantet më të vjetra të këtyre statuteve,
që ne njohim, datojnë nga shekulli
XVI.
Karakterin fetar urdhëri e mori më 17
korrik të vitit 1550, kur papa Juli III [1550-
1555] e njohu Urdhëri me anë të bulës Quod
Alias, duke i siguruar Andrea dhe Jeronim
Engjëlli të Drishtit titullin e Mjeshtrit të
Madh. Me rastin e kësaj njohjeje nga ana e
papës, Kongregacioni i Koncilit do t’i siguronte
një providani të jashtëzakonshme. Një
dokument nga Camera Apostolice e Vatikanit,
e vitit 1558, është dëshmi e pagesave të
shumave jashtëzakonisht të mëdha për Andrea
Engjëllin, gjë që dëshmon lidhjet e tij
në nivelet më të larta si fisnik shqiptar, por
edhe si Mjeshter i Madh i urdhërit që drejtonte.
Dokumenti është në gjuhën latine, dhe
origjinali i tij ruhet në Instrumenta Miscellanea
6673, anno 1558; përkthimi i tij është:
“Duke u dashur që të kemi të nderuarin zotin
Andrea Engjëlli, dukën dhe kontin e
Drishtit sipas fuqisë së të sipërpërmendurës
Motu Proprio të Palit III, meqenëse të dy
përmbajnë për furnizimin që është bërë në
jetën e tij prej 100 dukatë floriri, të shpërndara
në mënyrë të njejtë në çdo muaj, që filloi
me furnizimin e të sipërpërmendurit zotit
Lekë, vëllait të tij, d.m.th. nga korriku i vitit
1535, me një shumë prej 100 dukatë në muaj,
shumë kjo që do të vazhdojë deri në fund të
nëntorit të vitit 1558, që bëjnë 23 vjet e 6 muaj,
dhe që në dukatë floriri bëjnë 28.200 dukatë.”
Në kohën e pontifikimit të Gregorit XIII
[1572-1585] në vitin 1576, njohja e papës Juli
III i solli Urdhërit një të re shumë të madhe:
karakterin fetar që e vendosi përfundimisht
nën Rregullën e Shën Bazilit. Bashkë me
Urdhërin e Maltës, Urdhëri Konstantinian i
Shën Gjergjit janë të vetmit urdhëra fetaroushtarakë
ndërkombëtarë që e kanë ruajtur
këtë status të pandryshuar deri në ditët tona.
Urdhëri i dedikohet propagandës së besimit,
të mbrojtjes së kishës dhe përkrahjes së
Selisë së Shenjtë. Anëtarët e saj zotohen për
besnikëri ndaj papës dhe mbështetje të mësimeve
dhe të dogmës së Kishës Katolike Romane.
I pari prej Engjëllorëve të cilit iu konfirmua
titulli i Mjeshtrit të Madh ishte Ndreu,
që mbante titullin Princ i Maqedonisë si dhe
Dukë e Kont i Drishtit (1398-1479). Pas tij titullin
e Mjeshtrit të Madh e trashëgoi i biri
Pjetri (vdiq në vitin 1511) i cili ia la atë
Ndreut II që është edhe autor i gjenealogjisë
në fjalë, si dhe i shumë veprave të tjera, disa
nga të cilat vihen në dyshim si falsifikate.
Titulli i Mjeshtrit të Madh ishte dhe vazhdon
të jetë i trashëgueshëm, e si i tillë mbeti
pa ndërprerje në duar të Engjëllorëve deri
në vitin 1623. Në këtë vit Engjëllorët e Drishtit
ia lëshuan Mjeshtërinë e Madhe, Marino
Karaçiolit (Marino Caraçiolo), princit të
Avelinos, dhe më 23 nëntor të po atij viti papa
Urbani VIII [1623-1644] ia konfirmon këtë
dinjitet atij duke theksuar origjinën bizantine,
që ruhet edhe sot e kësaj dite në kryqin
e Urdhërit.
Megjithatë princi i Avelinos vdiq në vitin
1630, kështu që titulli i Mjeshtrit të Madh u
kthye përsëri tek Gjon Andrea Engjëlli i
Drishtit. Me breven Cum Sicut të 27 gushtit
1672, papa Klementi X [1670-1676] emëron një
prokurator gjeneral të Urdhërit në Romë,
dhe një kardinal protektor, kardinalin de
Massimi. Ai vendosi gjithashtu që prokuratori
gjeneral i Urdhërit të merrte pjesë në
kapelën pontifikale dhe që të vendosej në
rang pas prokuratorit gjeneral të Urdhërit
të Shërbëtorëve të Marias.
Me anë të breves së 14 qershorit të vitit
1687 papa Inocenti XI [1676-1689] emëroi protektor
të Urdhërit kardinalin Gaspero Kavaliero
(Gaspero Cavaliero), i cili në vitin 1690
pasohet nga kardinali Gjon Françesk Albani
(Giovanni Francesco Albani) që bëhet më
vonë papa Klementi XI [1700-1721], që e
përkrahu Urdhërin dhe Mjeshtrin e tij të
Madh me privilegje të vazhdueshme gjatë
gjithë pontifikatit të tij. Në fund të shekullit
XVII, shtëpia e Engjëllorëve të Drishtit –
dega e fundit e Komnenëve – po shuhej me
Gjon Andrea Engjëllin e Drishtit që nuk la
trashëgimtarë. Kështu me një akt kërkesë të
27 korrik 1697, u aprovua që titulli i Mjeshtrit
të Madh të transferohej te Duka i atëhershëm
i Parmës, Piacenza Francesco I Farnese
(1697-1727) dhe më vonë te pasardhësit
e familjes Farnese.
Nëse Skënderbeu kishte ndonjë lidhje me
këtë Urdhër, dhe se çfarë lidhje ishte kjo, nuk
dihet akoma dhe madje as që është hedhur
si hipotezë. Megjithatë i çuditshëm është fakti
që duka i Parmës, kur ishte Mjeshtër i
Madh i Urdhërit, [Piacenza Francesco I Farnese
(1697-1727)] huazoi nga Arkivi Sekret i
Vatikanit shumë dokumenta origjinale, [rast
shumë i veçantë ky në historinë e Arkivit
Sekret të Vatikanit] papnore drejtuar jo
vetëm familjes së Engjëllorëve të Shqipërisë
por edhe vetë Skënderbeut. [Christina Maria
Grafinger, Die Ausleihe Vatikanischer
Handschriften und Druckëerke 18. Jahrhundert,
vëll. II, Città del Vaticano: Biblioteca
Apostolica Vaticana, 2002, nr. 30, 35, 36, 37,
39].
Leka
Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Statutet e Drishtit: Botohet i plotë dorëshkrimi i rrallë i 1468 Empty Re: Statutet e Drishtit: Botohet i plotë dorëshkrimi i rrallë i 1468

Post  Leka Mon Apr 27, 2009 12:14 am

Ballafaqimi i këtyre dokumentave me
burime të tjera analoge, dokumente dhe
dorëshkrime origjinale të kohës, të cilat do
të zgjidhin disa enigma qoftë për origjinën e
familjes së Engjëllore, qoftë për pjesëtarët e
kësaj familje të cilët vërtet meritojnë një
vëmendje të veçantë, por edhe kërkime e studime
të hollësishme.
Nuk ndajmë mendimin me
Paolo Pettën dhe ndonjë tjetër
për pjesëtarët e kësaj familje fisnike
feudale shqiptare, sepse,
janë dorëshkrimet, dokumentet
dhe literatura tjetër e cila dëshmon
se ka nxitim dhe njëanshmëri
në këto studime. Familjet
fisnike shqiptare në mesjetë, ashtu
si edhe familjet e tjera europiane
kishin jo vetëm tituj të lartë
fisnikërie, por gëzonin edhe privilegje
të caktuara, të cilat herë pas
here i konfirmonin dhe i rikonfirmonin
sipas nevojës me diploma
përkatëse të lëshuara nga autoritetet
më të larta të kohës siç ishin perandorët
bizantinë dhe më vonë papati,
përkatësisht Selia e Shenjtë.
Dëshirojmë të theksojmë me këtë
rast, se do të merremi me shumë seriozitet
edhe me disa shkrime të
ndonjë autori shqiptar që ka shkruar
për Statuta et ordinationes capituli
eçlesiae cathedralis Drivastensis,
pa i pasur asnjëherë ato në dorë, apo
pa njohur përmbajtën e tyre, por,
vetëm e vetëm duke dëgjuar copëra
rrëfimesh, ka guxuar të bëjë pohime
shumë të guximshme dhe të paqëndrueshme,
si për vetë statutet ashtu
edhe për rëndësinë dhe vlerën e tyre,
apo ndonjë tjetër duke shkruar në ndonjë
ministri si specialist “se ato (Statutet) janë
burime kishtare dhe nuk kanë vlerë për botim,”
gjë që të bën të mendosh se për çfarë
specialisti apo historian-medievisti është fjala,
i cili bën vlerësime të tilla të çuditshme,
aq më pak, kur dihet se çdo burim, dorëshkrim
apo dokument nga shek. XV, që është
edhe origjinal, përbën një burim të dorës së
parë për historiografinë shqiptare, veçanërisht
tani, kur kjo histori ka nevojë të rishkruhet.
Duke dëshiruar që të japim një kontribut
për medievistin, albanologun dhe historianin
e shquar kroat M. Šufflay, sjellim në vijim një
biografi të tij përmbledhëse dhe bibliografi
të shkurtër. Themi të shkurtër, sepse M. Šufflay,
ka botuar më shumë se tre mijë zëra bibliografikë,
në gjuhë të ndryshme, pa llogaritur
këtu dorëshkrimet origjinale që ruhen në
Arkivin Shtetëror të Zagrebit, nga ku nën
kujdesin tonë janë skanuar disa qindra faqe
të këtyre dorëshkrimeve, të ruajtura në 13 CD,
që i janë dorëzuar AQSH, Tiranë.Statutet e Drishtit: Botohet i plotë dorëshkrimi i rrallë i 1468 59317627
Leka
Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Statutet e Drishtit: Botohet i plotë dorëshkrimi i rrallë i 1468 Empty Emilianus de Sufflay

Post  Leka Mon Apr 27, 2009 12:17 am

Përndjekjet e albanologut
dhe vrasja me urdhër
nga Beogradi


Milan Šufflay lindi më 8 nën
tor 1879 në Lepoglavë të
Kroacisë. Shkollën fillore e
mbaroi në vendlindje, ndër
sa gjimnazin klasik në
Zagreb, ku u diplomua si nxënësi më i mirë
i gjeneratës së tij. Studioi shkencat shoqërore
në Universitetin e Zagrebit dhe doktoroi
në vitin 1901. Menjëherë pas doktoraturës,
Šufflay iu vu punës për sistematizimin,
mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve
mesjetare nga arkivat e qyteteve
bregdetare dalmatinase për “Codex Diplomaticus,”
(Diplomatièkom zborniku Kraljevine
Hrvatske, Dalmacije i Slavonije 1101-
1399). Këtu lindën kontaktet e para të studiuesit
të ri me lëndën e vëllimshme dhe të
pahulumtuar fare, që i takonte Shqipërisë.
Në vitin 1902, Šufflay mbrojti me sukses titullin
“profesor” në shkencat ndihmëse të historisë
në Universitetin e Zagrebit me temën:
“Hrvatska i zadnja pregnuæa istoène imperije
pod •ezlom triju Komnena (1075-1180)”.
Në vitet 1902, 1903 në Vjenë në Österreichisches
Institut für Geschichtsforschung
u specializua
për paleografi latine, diplomatikë,
kronologji dhe
notariat, tek profesorët e
mirënjohur O. Redlicha
dhe A. Dopscha. Në këtë
vit, ai u rregjistrua tek
prof. K. Jireèek për “Studimet
albanologjike në
Kolegjin e Vjenës”, studime
këto që nuk arriti
t`i përfundonte. Në vitin
1904, botoi studimin e
habilitacionit me titull:
“Die Dalmatinische
Privaturkunde. Dr. Milan
v. Šufflay. In Kommission
bei Carl
Gerold’s sohn/ Buchhändler
der Kaiserlichen
Akademie der
Ëissenschaften. Sitzungsberichte
der
Kaiserlichen Akademie
der Ëissenschaften
in Ëien.
Philosophisch - Historische
klasse.
Band CXLVII.
(Vorgelegat am 20.
Mai 1903.). Ëien,
1904".
Në vitet 1904-
1908, dr. Šufflay
punoi si asistent në
bibliotekën kombëtare
Szeczeny
të Budapestit.
Këtu thelloi njohuritë
në fushën e
ballkanologjisë
dhe sidomos të albanologjisë.
Ai
arriti të vendosë kontakte të shum-
BIOGRAFI- V
Emilianus
de Sufflay
ta me intelektualë dhe shkencëtarë me famë
botërore, kontakte këto që do t’i shfrytëzonte
më vonë, gjatë gjithë punës së tij shkencore.
Në Budapest, Šufflay arriti që në revista
dhe gazeta të ndryshme të botonte një
numër të madh punimesh shkencore me
vlera të jashtëzakonshme. Në revistën Szazdok,
botoi dy punime për mesjetën kroate,
ku me argumente shkencore tregoi se dokumentet
e Rabit të shek. XI dhe XII për mbretin
kroat Zvonimir ishin falsifikat. Kjo gjë
më vonë do t’i kushtonte shumë, sepse do të
shpallet tradhëtar i popullit kroat, dhe studentët
e tij do t’ia bojkotonin leksionet! Në
vitin 1908, ai u emërua profesor i rregullt për
shkencat ndihmëse të historisë në Universitetin
e Zagrebit. Së bashku me Talocin dhe
Jireèekun, në vitin 1913 dhe 1918, ai botoi
kryeveprën “Acta et diplomata res Albaniae
mediae aetatis illustrantia”, vol. I-II. Në vitin
1918, me kërkesën e tij doli në pension, e
pastaj botoi “Die Kirchenzustände im
vortürkischen Albanien. Die Orthodoxe
Durchbruchszone im Katholischen Damme.”
Në: Vjesnik Kr. hrvatsko-slavonsko-dalmatinskoga
zemaljskog arkiva. Urfedjuje dr. Ivan
Bojnièiæ pl. Kninski. Zagreb: Tisak Kralj. Zemaljske
Tiskare, 1915, viti XVII, f. 1-70, që do
të ishte pjesa e tretë e Historisë së Shqipërisë,
të cilën kishte planifikuar që së
bashku me Talocin dhe Jireçekun, ta shkruante
në pesë vëllime. Po këtë vit, botoi edhe
studimin tjetër: “Politische Schicksale des
Themas Dyrrhachion. Në: Vjesnik Kr. hrvatsko-
slavonsko-dalmatinskoga zemaljskog
arkiva. Urfedjuje dr. Ivan Bojnièiæ pl. Kninski.
Zagreb: Tisak Kralj. Zemaljske Tiskare,
1915, viti XVII, f. 273-300.” Në vitin 1920 vazhdoi
botimet e tij me romanin, “Konstantin
Balšiæ”, me temë nga mesjeta shqiptare. E
firmosi me pseudonimin Alba Limi.
Në dhjetor të vitit 1920, Šufflay u burgos. U
dënua me tre vjet e gjysmë burg të cilat i kaloi
në Mitrovicën e Sremit. Në vitin 1924 botoi në
të përditshmen zagrebase, “Obzor”, romanin
fantastiko-shkencor: “Na Pacifiku 2255 -
metagenetièki roman u èetri knjige”. Po në këtë
vit botoi edhe: “Städte und Burgen Albaniens
hauptsächlich ëährend des Mittelalters.
Vorgelegt in der Sitzung am 24. April 1918. Akademische
der Ëisenschaften in Ëien. Philosophischen-
historische Klasse. Denkschriften, 63.
Band, 1. Abhandlung. Ëien – Leipzig: Hölder-
Pichler-Tempsky A.-G. Kommisions-Verleger
der Akademie der Ëissenschaften in Ëien,
1924,” dhe “Nacionalne maglice. Sredovjeèna
plemena Albanije i Crne Gore. Në: Obzor.
Zagreb, 20, 24-25 shkurt dhe 4 prill 1924, viti
LXV, nr. 49, f. 4; nr. 53, f. 3; nr. 54, f. 3; nr. 62, f. 2,”
si dhe “Sredovjeèni dinaste Albanije i Crne
Gore. Dr•avne jezgrice, në Obzor, Zagreb, 16-
19 prill 1924, viti. LXV, nr. 105, f. 4; nr. 106, f. 1;
nr. 107, f. 4; nr. 108, f. 11.”
Veprimtarinë botuese në fushën e albanologjisë
e vazhdoi me botimet: “Povijest sjevernih
Arbanasa (Sociološka študija) në “Arhiv
za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju”
/Urednik H. Bariæ/ [Séminar de Philologie
Albanaise-Seminar za Arbanasku
filologiju], Beograd, 1925, libri II (1924), f. 193-
242" dhe “Srbi i Arbanasi (Njihova simbizoa
u srednjem vijeku), Sa predgovorom prof.
Univ. u Beogradu, Beograd, 1925, f. III-IV 1-
142,” kurse më 1926 botoi: “Vjerske prilike u
Albaniji kroz vjekove, Katolièki Sjever i pravoslavni
Jug u muslimanskoj dr•avi në Obzor,
Zagreb, 11 qershor 1926, viti. LXVII, nr.
154, f. 2-3.” Në vitin 1928, botoi librin me ese:
“Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike”.
Po këtë vit, u emërua profesor i rregullt
në Universitetin e Budapestit, por për
shkak se nuk i dhanë pasaportë, u detyrua
ta refuzojë këtë emërim. Problemet me policinë
ishin pjesë përbërëse e jetës së dr. Šufflay-
t.
Sipas disa të dhënave më të reja të zbuluara
në Arkivin Shtetëror Kroat në Zagreb,
dr. Milan Šufflay ishte njëri ndër shkencëtarët
e rrallë në botë që u përcoll hap
pas hapi nga policia, e madje jo vetëm ai, por
edhe personat me të cilët kontaktonte, duke
përfshirë këtu edhe anëtarët e familjes së tij
të ngushtë dhe të gjerë. Një mbikqyrje e tillë
kishte filluar në fund të vitit 1922, gjë që
mund të dëshmohet nga dokumentet arkivore.
Fillimisht vëzhgohej vetëm ditën, ndërsa
më vonë 24 orë pa ndërprerje. Për çdo të
re nga mbikëqyrja i raportohej drejtpërdrejt
kryeministrit, Petar Zhivkoviç, e më vonë
pasardhësit të tij, Milorad Srshkiçi në Beograd
dhe vetë mbretit, në mënyrë që të kishin
parasysh veprimtarinë dhe lëvizjet e shkencëtarit
të madh.
Në vitin 1929, Akademia Vjeneze e Shkencave
i propozoi dr. Šufflay-t që të vazhdonte
vjeljen e lëndës arkivore për vazhdimin e botimit
të “Acta et diplomata res Albaniae mediae
aetatis illustrantia,” vëllimet III-V. Këtë
iniciativë e përkrahu edhe qeveria e
Mbretërisë Shqiptare, e cila shprehu gatishmërinë
e saj për të hequr shpenzimet për një
ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme.
Dr. Milan Šufflay, u ftua të vizitojë Shqipërinë.
Pas shumë peripecish rreth marrjes
së pasaportës, ai arriti në Shqipëri më
12 janar të vitit 1931. Në mbrëmjen e 18 shkurtit
të viti 1931, aty rreth orës 20.00h, në
rrugën “Dalmatinska” nr. 6 (në Zagreb), dr.
Milan Šufflay goditet për vdekje nga pusia.
Plagët ishin të rënda dhe ai vdiq të nesërmen,
më 19 shkurt. Kishte vetëm një ditë që ishte
kthyer nga Shqipëria, ku kishte qenë për vizitë
disaditore. Vrasësit ishin Branko Zëerger,
Lubomir Bellosheviqi dhe Stevo Veçerina.
Ata deklaruan që kishin marrë urdhër nga
Beogradi për të likuiduar dr. Šufflay-n.
Paanshmëria, korrektësia dhe simpatia e
madhe ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afërta
me Shqipërinë, pranimi dhe argumentimi
në mënyrë shkencore i tezës së prejardhjes
së drejtpërdrejtë të shqiptarëve nga
ilirët, si dhe autoktonia e tyre në trojet shqiptare,
ishin shkaqe që e shtynë Beogradin
drejt një veprimi të tillë. Menjëherë pas atentatit,
policia konfiskoi të gjitha dorëshkrimet
që ndodheshin në apartamentin e tij.
Një pjesë e mirë e këtyre dorëshkrime, mesa
duket janë humbur përgjithmonë, sepse edhe
sot e kësaj dite nuk u është gjetur ndonjë
gjurmë. Megjithatë, pavarësisht nga ky fakt,
M. Šufflay na ka lënë shumë studime të papërfunduara
në dorëshkrim, një pjesë e mirë
e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të
Kroacisë në Zagreb. Jehona e vrasjes ishte e
madhe. Reaguan me shkrimet e tyre “Tribuna”
Romë, “Berliner Tagblat”, “Neë York
Times”, “Frankfurter Zeitung”, “Arbënia”
Tiranë, “Vullneti i Popullit” Tiranë, etj. Me
një memorandum të veçantë reaguan edhe
kolosët e shkencës e të letrave si Albert Einstein,
Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max
Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon
Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq,
Josip Milkoviq, Lumo Skendo, Faik Konica,
si dhe “Ligue Internationale des Droits des
L’Homme,” “Federation Universitaire Internationale.”
Kështu, me vdekjen e Šufflay-t,
albanologjia humbi njërin nga mbështetësit
kryesorë që kishte në atë kohë, studimet e të
cilit edhe sot e kësaj dite janë me vlera të
larta dhe pothuajse të pazëvendësueshme.
Leka
Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Statutet e Drishtit: Botohet i plotë dorëshkrimi i rrallë i 1468 Empty Re: Statutet e Drishtit: Botohet i plotë dorëshkrimi i rrallë i 1468

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum