Amb. italiane konferencë për njohjen e kulturave
ARBËNIA :: Forum Shqiptar :: Kulturë
Page 1 of 1
Amb. italiane konferencë për njohjen e kulturave
http://www.balkanweb.com/sitev4/newsadmin/video1.php?id=32900
^^^watch video
^^^watch video
“Të përkthesh dhe komunikosh. Drejtimet e reja të diplomave 2-vjeçare“, kjo ka qenë tema e konferencës ndërkombëtare organizuar nga fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Ambasadën italiane në Tiranë. Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE- Për të disatin vit radhazi, departamenti i gjuhës italiane në fakultetin e Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me ambasadën Italiane në Tiranë organizoi konferencën ndërkombëtare “Të përkthesh dhe komunikosh. Drejtimet e reja të diplomave dy-vjeçare“ me qëllim njohjen dhe shkëmbimin e kulturave dhe gjuhëve të të dy vendeve. I pranishëm në këtë konferencë Ambasadori italian në Tiranë Saba Delia theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi akademik, ndërsa tha se në Shqipëri tregohet shumë interes për kulturën dhe gjuhën italiane dhe për këtë arsye është kënaqësi ta nxisim dhe mbështesim.
Në fjalën e tij Delia u shpreh se “Në Shqipëri, ka shumë interes për kulturën dhe gjuhën italiane. Përsa i përket kësaj, më lejoni vetëm të kujtoj që këtu në Shqipëri më shumë se 50 mijë studentë, që frekuentojnë shkollat shqiptare studiojnë gjuhën italiane. Është një shifër shumë e madhe. Siç është e madhe dhe shifra e studentëve shqiptarë që studiojnë në Itali, nëpër shkollat dhe universitetet tona”.
Më tej Delia theksoi se “Studentët shqiptarë në Itali, përbëjnë numrin më të madh të studentëve të huaj, si nëpër shkolla dhe nëpër universitete. Nëpër shkolla mesojne 85 mijë te rinj, 18 mijë te tjere studiojnë në universitete. Janë numra të rëndësishëm këta, numra të fortë që tregojnë lidhjen për këtë interes dhe për këtë ndërlidhje kulturore, e cila është një kënaqësi e madhe për ne, dhe që ne e mbështesim dhe e nxisim”, përfundoi Delia.
Për dekanen e fakultetit të Gjuhëve të huaja, Klodeta Dibra, kjo konferencë quhet tashmë një traditë e nisur. Dibra ka falenderuar ambasadën Italiane për nxitjen dhe promovimin e këtij bashkëpunimni.
Profesor Roberto Pujia e konsideron këtë aktivitet si një etapë të një procesi miqësor dhe bashkëpunues mes dy vendeve që ka nisur kohë më parë dhe vazhdon me shumë kënaqësi.
Kjo konferencë ndërkombëtare e mbështetur prej vitesh nga Ambasada Italiane në Tiranë dhe Instituti Italian i Kulturës konsiston në promovimin e antologjisë se letërsisë bashkëkohore italiane tek lexuesi shqiptar.
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

» EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
» Enver Hoxha dhe Mafia Italiane: Milionat e cigareve kontrabande te Sigurimit
» Enver Hoxha dhe Mafia Italiane: Milionat e cigareve kontrabande te Sigurimit
ARBËNIA :: Forum Shqiptar :: Kulturë
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
|
|