ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Kadare

+4
sulioti
alfeko sukaraku
Anxhi
*Anxhi*
8 posters

Page 2 of 3 Previous  1, 2, 3  Next

Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  ZEUS10 Thu Feb 12, 2009 8:03 pm

alfeko sukaraku wrote:ajo qe une njohe me se miri eshte vete fakti qe para 5 vjetesh turqia festoj 600 vjetorin e ardhjes se ketij"kombi" ne ballkan--nga mongolia.

Gjithashtu njohe shume mire vepren e Otto Blau me shqipen si gjuhen Like

njohe thomopulon me dhjetra mbishkrime like-kere-hetee te cilat lexohen ne shqipe

njoh shume mire se Meyer qe kadare e ngre ne qiell -nxjerre qindra fjale turke ne gjuhen shqipe si p sh fjala MARAZ qe ne e njohim me se miri qe nga mbishkrimet e shek 7 p e s.

njohe se brenda turqis jetojne disa kombe me shqipfolsit si te vetmit autokton edhe kurdet-armenet-bullgaret-te ngjyret etje.

nuk flasim per gjuhen e nje kombi,por flasim per gjuhen e fese qe u perhap me ane te pushtimeve edhe ruhet po keshtu me zjarre edhe me hekur nga diktatura islamiste--nga ajo diktature qe kerkoj heqien e fotografis se Gjergj kastriotit ne takimin zyrtare.

Alfeko, Oguz Turkic pas betejes se Manzikertit me 1071 ishte ai qe i solli turqit ne Ballkan. Pra ata kane nje histori gati 1000 vjecare ne Ballkan. Per me teper gjuha e tyre u pasurua gjate qendrimit ne territoret persiane, pa folur per bazen origjinale te nje gjuhe mongolo-aziatike me nje substrat semitik. Pas ardhjes ne Ballkan, ajo sherbeu si nje adstratum per substratumin anatolian, qe sishte asgje me teper se nje e folur pellazgjike. Gjithe kjo pasuri gjuhesore formoi turqishten e sotme duke e bere vertet nje perbindesh.


Last edited by ZEUS10 on Thu Feb 12, 2009 8:15 pm; edited 1 time in total
ZEUS10
ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 713
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  alfeko sukaraku Thu Feb 12, 2009 8:14 pm

historira me "mbrritjen e titanve" munde te prrallisen plote ne bote.Fakti qe festuan 600 vjetorin e ardhjes nga mongolia eshte nje fakte i pakundershtueshem.Fakti qe nje mysliman edhe baba i kombit tone ndertoj enciklopedin e gjuhes turke eshte nje fakte i cili tregon se "muslimanet edhe shtrirja e tyre tregojn madhesin e tyre edhe jo kombi turke"

metoda e njohur fetare e pervetesimit te c do gjeje vendase eshte me se e njohur p sh

sic e din i biri i Sami Frashrit ,Aliu,ishte ai qe ndertoj skuadren e Fenerbaces .Mbiemri i Samiut edhe i te birit ishin e mbeten FRASHRI--ndersa stadjumi i fenerbakshes sote mbane emrin ALI SAMI YEN--- kalimi nga Frashri tek YEN NUK ESHTE ASPAK RASTESI ,POR ESHTE NJE METODE E NJOHUR GREKOTURKE e cila zbatohet ne deme te gjuhes se kombit autokton.

po keshtu edhe trillimet qe kerkojn ti zgjasin koheardhejen e asaj rrace ne ballkan---koicidon qe deri ateher nuk kemi dokumente ,ndersa ne ditet tona dokumentet ndertohen sipas trillimeve pseudoshkencore.

ne se Elini edhe brezat e tije u bene te njohur ne Fthiia kjo nuk do te thote se qe aty fillon te ekzistoj kombi grek--te njejten llogjike me elinin kemi edhe me Turkicin

faleminderit Hena

po na ndricon pak me se miri sote.Te pakten ta bindim Zeusin se nuk eshte nata e tija sote...ah c mu kujtua fragmenti kur Trojanet po i hidhnin ne dete Argesit -----nderhyrja e Posidonit ---dicka kishte ndodhur me Zeusin ate nate????
shpresoj Zeusi me kuptoj?


Last edited by alfeko sukaraku on Thu Feb 12, 2009 8:24 pm; edited 2 times in total

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts : 198
Registration date : 2009-02-04
Points : 21
Reputation : 21

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Polemika Midis Qoses dhe Kadares

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:17 pm

Cka shkruan shkrimtari Ismail Kadare ne shkrimin e tij:"Identiteti evropian i shqiptareve"..?


***

IDENTITETI EVROPIAN I SHQIPTAREVE

Ismail Kadare

Sprovë*
1
Në shkurt të vitit 2006, kryekomisioneri i Këshillit të Evropës, Baroso, fluturoi me avion për në Tiranë, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Shqipërisë së vogël me kontinentin e madh evropian.
Disa vite më parë fjala “marrëveshje” e përdorur për Evropën, do të ishte fatale në Shqipëri, madje aq fort, saqë do të çonte në burg ose në pushkatim cilindo. Për Evropën ishte e përshtatshme vetëm një fjalë, ajo e kundërta me marrëveshjen, pra “mosmarrëveshja”. Mosmarrëveshje e plotë, e palodhshme, e përjetshme.
Ky ishte urdhri numër një i kohës. Programi i pandryshueshëm komunist. Thënë ndryshe: verdikti kundër Shqipërisë.
Në dhjetor të vitit 1990, ky verdikt u shkel me këmbë e u thye. Fjalët “e duam Shqipërinë si Evropa”, ishin të parat që gjëmuan në trajtën e një himni, e një programi të ri. E bashkë me to, disa javë më pas, shtatorja e njeriut më antievropian që kishte njohur ky vend, u thye e u zvarrit gjithashtu.
Që nga ajo kohë Evropa, më saktë Evropa atlantike nuk pushoi së qeni xanxa kryesore për shqiptarët.
Më 1997, kur për turpin tonë, shteti shqiptar ra, ishte Evropa që na u gjend në fatkeqësi. S’na erdhi ashtu siç e kishim pritur: me viza, para dhe, Zoti e di çfarë, por me armë dhe topa, për të na pajtuar me njëri-tjetrin. Përpara se Evropa me NATO-n të merrnin këtë vendim të madh, disa herë u ngrit dyshimi se mos shqiptarët e ndërkryer, ashtu të armatosur siç ishin, të qëllonin trupat ndërhyrëse.
Për fat të mirë, kjo nuk ndodhi. Midis marrëzisë, populli shqiptar e bëri së paku një gjë të mençur. Në vendin ku mosprekja e kufirit prej çizmes së ushtarit të huaj, ishte kthyer në mit, asnjë armë, qoftë edhe për zakon, nuk u shkreh kundër ushtrisë euroatlantike. Ishte hera e parë që në historinë shqiptare ndodhte një gjë e tillë. Ajo ishte një dëshmi e madhe: dëshmi prekëse, se atë ushtri që po zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptarët e quajtën si të tyren.
Vetvetishëm midis kaosit, pa retorikë integruese, pa u shtyrë prej askujt, shqiptarët treguan qartë se ndiheshin evropianë. Ata nënshkruan kështu një akt monumental: rigjetjen e Evropës së humbur.
Dy vite më pas, si një përgjigje e mirëkuptimit, ndodhi e pabesueshmja. E njëjta ushtri euroatlantike, me avionë, raketa e bombardime, ndërhyri për çlirimin e Shqipërisë së jashtme, Kosovës.
U duk sikur kontinenti mëmë, i penduar për harresën e gjatë, po kujtohej më në fund për popullin e braktisur.

2

Nëse marrëdhëniet e Evropës me më trillanin e tre gadishujve të saj jugorë, Ballkanin, mund të thuhej se ishin kundërthënëse, ato me shtetin e vogël shqiptar, e kapërcenin çdo përfytyrim.
Përpara se të kujtojmë tepër shkurt kronikën historike, le të sjellim ndër mend vitet e tranzicionit, ato që i mbajnë mend të gjithë.
Fill pas dehjes së parë për Evropën, madje mu midis dalldisjes për të, nuk u bë e qartë asnjëherë se çfarë e shtyu qeverinë e parë demokratike të bënte një lëvizje kundërthënëse. Krejt si një shpend i verbër, një dërgatë shqiptare fluturoi me avion për në Xhedal, fluturim pas të cilit Shqipëria u gdhi në Ligën Islamike.
Opozita e majtë bëri njëfarë zhurme, kundërshtuese, që u quajt me të drejtë e pasinqertë, ngaqë kur ajo vetë erdhi në pushtet, nuk bëri asgjë për ta rishqyrtuar anëtarësimin ende të paratifikuar në Parlament. Kjo u shpjegua dymënyrash. E para, se opozitës, së akuzuar, për shkak të liderëve të saj, si grekofile, i interesonte një ngjyrim i tejshquar islamik për t’u mjegulluar filogreqizmi i saj. E dyta, hotelet e shtrenjta të Dubait, të shoqëruar, ndoshta, nga dhurata të shtrenjta, ishin mjaft joshëse gjithashtu për të majtën.
Kur u duk se, pas kësaj turbullire, njëfarë konsensusi u arrit midis dy krahëve kryesorë politikë, të djathtës dhe të majtës, lidhur me Evropën, kur u duk se u kapërcye disi edhe xhelozia e secilës palë, që futjen në Evropë ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetër; shkurt, kur u duk më në fund se dritëza e shumëpritur në anën tjetër të tunelit po shfaqej, në vend të kthjellimit të strategjisë politike shqiptare, ca re të zeza e mbuluan horizontin.
Ishin ca hamendje përherë e më shqetësuese, ca si mëdyshje kinse filozofike, kinse hamletiane: jemi apo s’jemi evropianë. Të jemi a të mos jemi të tillë. Është Shqipëria Evropë, a s’është Evropë. Është Lindje a Perëndim. Është më shumë Perëndim se Lindje. Është më shumë myslimane se e krishtere. Është edhe ashtu edhe kështu. S’është as ashtu, as kështu etj., etj.
U dukën si përçartje komike në fillim. Ndërkaq, hamendjet e hamletizmat sa vente shtoheshin. Le ta themi më mirë haptas atë që kemi fshehur. Përse të hiqemi ata që s’jemi? Përse, hiqemi si evropianë, kur dihet që s’jemi të tillë? Shkurt, përse të na vijë turp nga identiteti ynë joevropian?
Sa më shumë që nënshkrimi i marrëveshjes së Shqipërisë shtetërore me Evropën afrohej, aq më fort ndiheshin murmurimat. Sa më shumë që afrohej caktimi i statusit të Kosovës, me fjalë të tjera, besimi i Evropës e i Amerikës se Kosova mund të hynte si shtet i pavarur në familjen kontinentale, aq më këmbëngulëse bëhej krrokama se shqiptarët ishin si mish i huaj, pra i padashur, për Evropën.
S’ishte mbushur as java e fillimit të bisedimeve të Vjenës për statusin e Kosovës, e s’kishin kaluar veç disa orë që avioni i kryekomisionerit evropian Baroso, ishte ulur në aeroportin e Tiranës, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqën madje edhe atje ku priteshin më pak, si për shembull, në ndonjë deklarim të akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja. Thelbi i shkrimit të tij “Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare”, është përpjekje për të treguar se shqiptarët vetëm përgjysmë i përkasin qytetërimit evropian. Sipas Qosjes shqiptarët s’kanë pse të shtiren si evropianë, ngaqë ata “i takojnë qytetërimit islamik hiç më pak se qytetërimit të krishterë”.
I turbullt, i cekët dhe i pasaktë, akademiku bie në kundërshtim me veten dhe shkrimet e tij të mëparshme ku ai me të drejtë, ka qenë ithtar i vendosur i tezës se atdheu është një, e fetë janë tri, pra, nuk janë fetë ato që kushtëzojnë identitetin por tjetër gjë. E megjithatë, kur vjen puna për të vërtetuar evropianizmin e munguar shqiptar, Qosja përdor pikërisht fjalët “islamik” dhe “i krishterë” thua se një shqiptar i krishterë mund të jetë evropian, por një shqiptar mysliman, kurrsesi!
Por keqkuptimet në shkrimin e Qosjes nuk janë vetëm këto. Përveç nervozizmit të papërligjur ndaj asaj tradite kulturore që ka qenë lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar, nervozizëm që nuk lë pa prekur mbajtjen e portretit të Nënë Terezës në institucionet e Kosovës, në këto shkrime spikat diçka e errët dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar.

Muzika ngjan si e njohur.

Askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mos e kuptojë se një identitet i ndarë është një komb i ndarë. Askush s’mund të jetë aq i ngathët nga mendja që të mos e kuptojë se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit shqiptar nga identiteti evropian, do të thotë përjashtim nga Evropa. Dhe përjashtimi nga Evropa nuk është larg dëbimit nga Evropa.
Ky nuk është as përfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, përpara se ta lexojë në libra e ka ndier në mishin e tij këtë lemeri. Shpërnguljet me dhunë kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar të disa brezave shqiptarë.
Këto shpërngulje nuk ranë si rrufe në qiell të pastër. Ato ishin përgatitur për një kohë të gjatë nga zyra kriminelësh, nga ushtarakë sadistë, nga akademikë të zinj si Vasa Çubrulloviçi, nga mendësia e një popullsie të tërë të dehur prej etheve shoviniste.
Në këtë përgatitje, po ta hulumtosh tani do të gjesh paradigmat e vjetra: Njëra prej tyre është identiteti joevropian i shqiptarëve. Shqiptarët, turq të ardhur nga Anadolli. Shqiptarët, myslimanë, mish i huaj për Evropën e krishtere. Shqiptarët, rrezik për qytetërimin evropian. Shqiptarët duhen mbajtur të tkurrur, të thyer në mes. Na lini ne ta bëjmë këtë punë.
Gjithë strategjia e Millosheviçit për të marrë dritën jeshile nga Evropa për zhbërjen e së paku gjysmës së kombit shqiptar, atij “që s’kishte identitet evropian”, domethënë të shqiptarëve më besim mysliman, bazohej në besimin e tij të verbër se Evropa do të binte në këtë kurth gjenocidar.
Ne e dimë ç’ndodhi. Evropa dhe SHBA-ja nuk ranë në kurth dhe kjo është një nga aktet më të ndritshme të qytetërimit perëndimor.

3

Përpara se t’i kthehemi tezave për identitetin e përgjysmuar shqiptar, le të hamendësojmë një çast se ndoshta mbrojtësit e tyre kanë të drejtë. Me fjalë të tjera të shtrojmë pyetjen se mos vallë gjithë këto vite, madje disa shekuj me radhë nuk e paskëshim ditur ç’kemi qenë? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanë gënjyer poetët, nga De Rada te Naim Frashëri, që të kujtojmë se jemi ata që s’jemi? Dhe prapë mund të vazhdonim. Mos vallë më 1990, kemi lëshuar britmën e gabuar “E duam Shqipërinë si Evropa?” Mos vallë ajo duhej të ishte: “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiç më pak se Azia?” Shkurt mos jemi ata që s’jemi?
E gjithë kjo nuk është aspak për të qeshur. Përçartje të tilla, në prag të afrimit të portave të Evropës, përpara se të ishin komike, janë thellësisht tragjike. Si të tilla, ato kërkojnë një përgjigje të qartë, serioze dhe pse jo, të prerë. Në raste të tilla parimi kryesor është se një popull është ai që është dhe s’ka nevojë as për pudër zbukurimi e as për blozë përçmuese.

Letrat e Shqipërisë janë të qarta.
Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë.
Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë vëren se gjer në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Për të mos përmendur atë që quhet “Turqia evropiane”.
Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trako-ilirëve. Historia e Shqipërisë, ashtu si e gjithë gadishullit, gjer në pushtimin otoman, është pjesë e kronikës mesdhetare evropiane. Së paku tri qytete kryesore të saj, me jetë të pandërprerë, Durrësi, Shkodra dhe Berati, kanë afërsisht një moshë me Romën. Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e qyteteve, të rrugëve e porteve detarë janë të një natyre me ato të kontinentit. Gjurmët arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro gjenden gjithashtu kudo. Historia e mesjetës shqiptare sipas veprës monumentale të Milan Shuflait, jepet në një tablo të plotë me principatat, kryezotët, aleancat, krushqitë e natyrisht grindjet e pashembullta, tradita e të cilave ka mbërritur e pazbehur aspak gjer në ditët tona.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar, përmendja e të cilit ishte e ndaluar në Shqipëri për pesë shekuj, për shkak të sundimit otoman, u bë së pari një mit evropian, (mbi një mijë vepra historike e artistike, të shkruara për të), përpara se Evropa t’ia rikthente Shqipërisë në shekullin XX.
Letërsia e hershme shqipe, letërsi dygjuhëshe, shqip e latinisht, si në shumicën e vendeve evropiane, u zhvillua në të njëjtin nivel për gati tre shekuj. Emra të mëdhenj të saj si Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani i botonin veprat e tyre dygjuhëshe në kryeqendrat kulturore evropiane, për t’i sjellë fshehtazi në Shqipëri, ku shkrimi dhe shtypshkrimi shqip ishin të ndaluara.
Në kushtet dramatike të ndalimit, më 1908, një komision i kryesuar nga Gjergj Fishta dhe Mithat Frashëri, me shpalljen e alfabetit latin si alfabet zyrtar të shqiptarëve, dhanë një kumt të qartë të evropianizmit shqiptar. Kjo ndodhte në prag të agut, pas një nate të gjatë pesëshekullore, kur mendjet ishin ende të turbullta, dhe alfabeti latin në Ballkan ishte tepër i rrallë.
Me këtë mall tragjik për Evropën e humbur, Shqipëria mbërriti në vitin 1912, vit i lirisë së saj. Më 28 nëntor u shpall pavarësia, dhe nga zgafellat e kombit u nxor flamuri i moçëm mbretëror me shkabë dykrenore, një nga emblemat e mëdha, e cila, prej botës romako-bizantine i kishte kaluar Evropës e kishte zënë vend në qendër të heraldikës së saj. Kontinenti nënë, në një vrull fisnikërie ua njohu atë shenjë shqiptarëve. Por gjestet e Evropës do të ishin më pas tepër të kursyera për ta.



-Vijon
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:19 pm

4

Ishte e natyrshme që krahas kësaj historie filoevropiane, e kundërta e saj do të rrugëtonte paralelisht me të: kundërevropianizmi. Ai ishte i pashmangshëm sidomos gjatë pushtimit pesëshekullor osman. Programi kryesor i perandorisë, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe shkatërrimi i Evropës mbarë. Merrej me mend se sa e egër do të ishte kjo perandori me trojet e porsapushtuara të kontinentit armik.
Dhe egërsia nuk vonoi. Pas nënshtrimit fizik nisi ai shpirtëror. U lanë në këmbë kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar. Me sa duket qysh atëherë u kuptua se kishat, duke qenë dyllojëshe, katolike dhe ortodokse, ishin më pak të rrezikshme se gjuha, e cila ishte një. Shumë shpejt një besim i ri, do t’u shtohej të parëve, feja myslimane me xhamitë e saj. Por gjuha do të ishte prapë një, ashtu siç ishte identiteti i popullit.
Ky i fundit, qysh atëherë, natyrshëm e zuri vendin e vet mbi tre besimet kryesore të shqiptarëve. Qëllonte që brenda një familjeje të gjëllinin përbri besimi katolik dhe mysliman, të ndarë midis vëllezërve. Nisur nga kjo, s’duhej ndonjë filozofi për të kuptuar se fetë mund të ishin të ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmonë një. Kishim pasur një atdhe për të tre besimet dhe kjo s’do të ndryshonte, dhe kjo s’mund të ndryshonte kurrë.
Nostalgjikët e sotëm të perandorisë otomane duket se e kanë harruar ç’ka ndodhur në atë kohë. Edhe sikur shtypje e plojë të tmerrshme të mos kishte pasur, do të mjaftonte tragjedia e ndalimit të shkollave për disa shekuj rresht, për të kapur përmasat e së keqes.
Shqipëria, ashtu si gjithë vendet e gadishullit, u dëmtua rëndë. U dëmtua e u tret trupi i saj, por po aq i lemerishëm ishte gjymtimi i trurit nga terri i gjatë i padijes. E veç kësaj ndërprerjeje ogurzezë do të mjaftonte të kujtonim nxënësit dhe mësuesit e masakruar, kur kapeshin duke mësuar shkrim e këndim, në bodrumet e fshehta, për të kuptuar se përse gjuha shqipe u ngrit më pas në statusin e martirit dhe përse zuri vendin e një tempulli.
Lufta për zbehjen e identitetit shqiptar dhe zëvendësimi me atë otoman, ishte e lodhshme dhe e përditshme. Perandoria, ashtu si kudo në Ballkan, u përpoq të krijonte të tjera zakone, stil, vese, arkitekturë, veshje, muzikë dhe letërsi. Diku ia dilte e diku kurrsesi. Letërsia e bejtexhinjve, për shembull, njëfarë brumi i përzier shqiptaro-turk, u thye përfundimisht, si një sajesë prej qerpiçi prej murit hijerëndë e monumental, ndonëse të ftohtë, të traditës së letërsisë dygjuhëshe shqiptaro-latine.
Gjatë kohës së komunizmit u bënë shumë përpjekje për ta rehabilituar këtë letërsi, me qëllimin meskin për t’ia kundërvënë letërsisë tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, që regjimit nuk i pëlqente kurrsesi. Mirëpo kur studiuesit e morën nëpër duar, e panë se përveç që ishte qesharake për nga niveli, ajo ishte thellësisht e pamoralshme.
E paraqitur kinse si letërsi me probleme shoqërore-klasore e erotike (me gjasme tepër e guximshme për kohën), u pa se si ana shoqërore, si ajo erotike, ishin tepër të dyshimta. Kjo e fundit, për shembull, s’ishte aspak erotizëm normal, por i mbushur me motive ashikësh e dylberësh. Gjer këtu edhe mund të pranohej, madje mund të quhej tepër e përparuar, për të mos thënë që Shqipëria mund ta paraqiste sot si dëshmi të habitshme të vizionit të saj të emancipuar për homoseksualizmin, dy shekuj përpara Evropës së sotme!
Por kjo punë ishte më e ndërlikuar. E ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë. Ne i dëgjojmë këto këngë ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç’thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës, madje, në programet televizive, e ne prapë shtiremi se nuk i kuptojmë.
Mjafton njëfarë përqendrimi në këto tekste e këto melodi, mjaftojnë dëshmitë e shkruara të kohës, për të kuptuar se cili është thelbi i kësaj nënkulture, të futur kontrabandë, nën pasaportën e artit popullor. “Çunat e vegjël”, adoleshentët, dylberë me shallvare mëndafshi e vetulla të hequra, nga njëra anë dhe ashikët e moshuar, “lalët” me mustaqe, që psherëtinin të dergjur për ta, nga ana tjetër, ishin personazhet kryesore të këtyre idileve të neveritshme.
Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundërkulturë, që jo vetëm me shqiptarët, por me asnjë popull ballkanas s’kishte lidhje. Në thelb ajo bartte brenda saj një program të fshehur zhburrërimi e zvetënimi moral të pashembullt. Nuk duheshin veç disa breza “çunash” e “lalësh” të tillë që jo liria, por vetë ideja e lirisë të perëndonte përgjithmonë.
Kundër kësaj lyre që s’dije ç’emër t’i vije, u ngrit Rilindja Kombëtare Shqiptare. Me programin e saj të qartë evropianist, me kthjelltësinë e mendimit, strategjinë burrërore dhe idetë iluministe, ajo e mënjanoi si një rreckë atë kinse kulturë që po rrihte t’i zinte frymën Shqipërisë.
Pas tërheqjes së shtetit osman nga gadishulli, lufta midis identitetit të lodhur shqiptar dhe këtij kinse identiteti lëngaraq, u duk se do të përfundonte shpejt. Ky i fundit s’e kishte më përkrahjen e shtetit pushtues, kurse identiteti shqiptar, si një luan i zgjidhur nga zinxhiri, dukej se mund të fshinte çdo pengesë që do t’i dilte përpara.
Por nuk ndodhi ashtu.
Fill pas ardhjes së mbretit gjerman Vilhelm Vidit, i dërguari protestant i Evropës, në vendin me tri fe, rebelimi i Haxhi Qamilit ishte një ogur i keq. I nisur si mllef kundërevropian ai përfundoi në tërbim antishqiptar. Nën daullet dhe klithmat “Dum Babën!”, që do të thoshte, as më pak as më shumë: “Duam robërinë!” hordhitë e haxhiqamilistëve digjnin flamurin shqiptar, mbyllnin shkollat shqipe, masakronin nxënës e mësues, si dikur.
Ky rebelim egërshan u shfaq kështu befas si krah i armatosur i asaj dergjjeje të përgjumur shallvaresh e psherëtimash, që shqiptarët nuk e kishin marrë seriozisht.

5

Nga burrat e shtetit, mbreti Zog ishte një ndër ata që më së shumti u shqetësua nga një përsëritje e mundshme e haxhiqamilizimit. Përpjekjet e tij, shpeshherë të dëshpëruara, për një shtet shqiptar evropian, binin ndesh me fytyrën reale të Shqipërisë. Shqipëria ishte e vonuar. E përveç vonesës, ajo kishte një pengesë tjetër. Ndërsa në vendet e tjera feja zotëruese e krishtere ndihmonte për ndarjen nga tradita otomane, në Shqipëri, ajo traditë mund të strehohej pikërisht pas fesë zotëruese, myslimanizmit. (Parazitë të shumtë do t’i ngjiteshin kësaj feje, sidomos në shekullin e njëzetë, duke përfshirë edhe të fundit, atë më të rrezikshmin, terrorizmin.) Por jemi ende në fillim të shekullit.
Faik Konica, qysh pa u përmbysur perandoria, u drejtoi një thirrje “muhamedanëve shqiptarë”. Thirrja ishte profetike: otomanët po rrëzoheshin, ç’do të bënin myslimanët shqiptarë?
Konica dhe gjithë mendjet e ndritura të kohës e kuptonin se çështja e myslimanizmit shqiptar, ishte në të vërtetë çështja e ekzistencës së Shqipërisë. Vetëm me të krishterët Shqipëria nuk mund të bëhej. Ndaj programi i një Shqipërie evropiane, ishte i pandarë nga ai i një myslimanizmi kombëtar e njëherësh evropian.
Shqiptarët ishin familjarizuar ndërkaq me idenë se identiteti shqiptar, duke qenë një, qëndronte vetvetiu mbi të tre besimet e tyre. Të tre ata ishin njëlloj të ligjshëm dhe çdo fryrje e njërit në dëmtim të tjetrit, do ta prishte drejtpeshimin historik. Pra do të kishte tre përbërës të një identiteti dhe jo një identitet i ndarë më tresh.
Natyrisht që kjo çështje e zgjidhur parimisht e filozofikisht, gjatë kohës kur ende Shqipëria nuk ekzistonte si shtet më vete, paraqitej më e ndërlikuar në kushtet e pavarësisë. Mbreti Zog, i cili u ndesh me të, do ta kuptonte se një shtet shqiptar në Evropë nuk mund të mbahej në këmbë jashtë zakoneve të kontinentit: aleancave, traktateve e gjeostrategjisë, me fjalë të tjera, jashtë kushtëzimit evropian. Për ta përshtatur vendin me këto zakone të reja, ai e quajti të ngutshme nxjerrjen e ligjeve dhe dekreteve që rregullonin marrëdhëniet e të tre besimeve me shtetin. Merrej me mend që një vend të rëndësishëm do të zinin çështjet e besimit mysliman. Ndër to, kryesorja ishte ndarja e tij me çmërsin e shtetit të perënduar osman. Kështu ai nxori dekrete që disa herë u dukën tejet të guximshme e të parakohshme, si ai për ndalimin e qylafit turk për burrat, ose të ferexhesë për gratë. Dekreti i tij më befasues ishte ai i ndryshimit të lutjes në gjunjë. Duke u nisur nga një nyje e Kanunit të moçëm, që ndalonte rreptësisht rënien në gjunjë të burrave, e që një burrë të gjunjëzuar e quante të vdekur moralisht, mbreti, nëpërmjet Bashkësisë Islame, urdhëroi myslimanët shqiptarë të faleshin këndej e tutje pa e ulur dinjitetin shqiptar, domethënë në këmbë!
Dhe ashtu u bë. Mund të dukej se mbreti Zog, në përpjekje për krijimin e “myslimanit evropian”, po kryente ca bëma që mund të dukeshin donkishoteske. Por s’ishte fare ashtu. Në të njëjtën kohë afërsisht, sado e habitshme të dukej, në Turqi, në bërthamën e ish-perandorisë së rroposur, po përparonte ideja e një “Turqie evropiane”.
Po vërtetohej ideja e rilindësve se myslimanizmi shqiptar nuk do të ishte pengesë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Evropës.
Ndërkaq, në hapësirën shqiptare, që kishte mbetur jashtë kufijve shtetërorë, po ndodhte një zhdrivillim i kundërt. Rrethet shoviniste në vendet fqinje, kryesisht në Jugosllavi, e kuptuan shumë shpejt se mund ta shfrytëzonin myslimanizmin kundër identitetit shqiptar. Si vende të krishtera që ishin, do të ngjante e logjikshme që ato të përpiqeshin të dobësonin myslimanizmin te shqiptarët. Por, për një paradoks të madh, ato bënë të kundërtën. Dukej qartë se ajo që i shqetësonte ata nuk ishte myslimanizmi, por identiteti shqiptar. Ndaj në mënyrë të ethshme shpresonin që me anë të fesë t’i merrnin frymën identitetit.
Strategjia e tyre ishte afatgjatë. Sa më shumë që shqiptarët të ngjanin jo si shqiptarë me besime të ndryshme, por thjesht si myslimanë pa komb, aq më të huaj do të dukeshin në sytë e Evropës. Dhe kështu, Evropa, e mësuar me zakonin e mbrapshtë që popujt myslimanë t’i përftonte më lehtë si koloni, se sa si popuj sovranë, të tillë do t’i përftonte dhe shqiptarët, gjersa t’i harronte.
Shqipëria zyrtare ndërkaq ishte pengesë për këtë harrim. Mbreti Zog sikur ta ndiente të keqen, vazhdonte me dëshpërim evropianizmin e ngutshëm të vendit. Por një ngjarje e beftë do të ndërlikonte gjithçka: pushtimi italian.
Nga dëshpërimi dhe zia si një ngushëllim i papritur do të ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Por hareja për këtë s’do të vazhdonte gjatë. Pushtimin fashist do ta zëvendësonte diktatura komuniste, më saktë një diktaturë dyfishe; shqiptare dhe serbe, e para mbi vendin amë, e dyta mbi Kosovën.
Procesi i evropianizimit jo vetëm u ndërpre, por urrejtja kundër Evropës, u bë baza e strategjisë komuniste. Kjo urrejtje ishte dhurata më e çmuar që komunizmi shqiptar u bëri jugosllavëve. Shqipëria u nda përsëri nga Evropa, këtë herë edhe më tragjikisht.
Më 1947-ën, Enver Hoxha, të vetmen “sprovë historike” që shkroi ia kushtoi himnizimit të Haxhi Qamilit. Urrejtja kundërevropiane u shkri me atë kundërshqiptare si trupi me hijen e vet.
Ëndrra jugosllave po njëmendësohej nëpërmjet Enver Hoxhës. Dhe ndodhi ajo që pritej, Evropa e harroi Shqipërinë.
Me duar të lira tashmë, jugosllavët iu turrën identitetit shqiptar.



-Vijon


Last edited by Hëna on Thu Feb 12, 2009 8:21 pm; edited 1 time in total
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:22 pm

6

Rretheve shoviniste në Jugosllavi dukej se iu erdhi dita. Armiqësimi i Shqipërisë komuniste me Evropën ishte argumenti më i mirë për ta, për t’i paraqitur edhe shqiptarët e Jugosllavisë si kundërevropianë.
Thelbi i strategjisë jugosllave mbetej i pandryshuar: të tkurrej, të shkonte drejt tretjes shtati i këtij populli, që edhe pa këtë, ishte mpakur pa pushim. Ai nuk po e kapërcente dot shifrën fatale, një milion, në kohën që popujt e tjerë ishin katërfishuar e disa herë tetëfishuar.
Pra, thelbi mbetej statusi i gjymtuar i Shqipërisë. Njëfarë gjenocidi i ftohtë, i vazhdueshëm. Pyetja, a ka shqiptarë normalë, thënë ndryshe shqiptarë që ishin vërtet shqiptarë, kishte përgjigje mohuese. Nga jugu, nga rrethet shoviniste greke vinte ideja e mbrapshtë se ortodoksët në Ballkan, përveç sllavëve, ishin të gjithë grekë, pra rrjedhimisht nuk kishte, madje nuk mund të kishte shqiptarë ortodoksë. Ata që hiqeshin të tillë, nuk ishin veç grekë, që rastësisht kishin mbetur brenda kufijve të Shqipërisë dhe që flisnin gjuhën shqipe, natyrisht përkohësisht!
Të dehur nga kjo ide, jugosllavët po josheshin nga një neps edhe më i madh: t’i shkëputnin kombit të vjetër, një copë më të madhe: myslimanët. Ndryshe nga mënyra greke, që kujtonin se marrëzinë e tyre mund ta arrinin me ca shpallje e ca mallkime shkronjash, si dikur, sllavët e kuptonin se procesi do të ishte i gjatë dhe i mundimshëm. Meqenëse s’dukej asnjë shpresë se shqiptarët do ta zëvendësonin identitetin e tyre me atë sllav, e vetmja mënyrë mbetej ajo e tërthorta, përdorimi i një identiteti të tretë.
Pas heqjes së ortodoksëve dhe myslimanëve, trupit skeletik të kombit, nuk do t’i mbetej veçse pakica katolike, e vetmja për të cilën ndonjë fqinj tjetër, ta zëmë Italia, nuk po tregonte ndonjë padurim gllabërimi. Por pakicës, sado rrënjëse të ishte do t’i gjendej zgjidhja. E bashkë me të do të përfundonte kështu problemi shqiptar.
Për të njëmendësuar ëndrrën e tyre makabre, jugosllavët kishin nevojë për përvojën otomane. Kështu qysh në vitet ’50, ata filluan programin e shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve drejt Turqisë. E bënë këtë si një test në sytë e Evropës dhe të kampit socialist, pa u shqetësuar prej askujt, madje as prej atij që hiqej si miku i shqiptarëve e që në të vërtetë ishte armiku i tyre më i madh, Stalinit.
Zëvendësimi i gjuhës shqipe prej turqishtes po nxitej edhe më fort, e bashkë me të, pakësimi i shkollave për shqiptarët. Politika e vjetër osmane: mjaft i keni xhamitë, s’ju duhen shkollat, po përparonte si në ethe. Krahas gjuhës, i gjithë ngjyrimi kombëtar po zbehej me shpejtësi. Muzika po orientalizohej më fort se më parë, veshjet e famshme tradicionale, ato që edhe gjatë periudhës së gjatë otomane ishin ruajtur, po zëvendësoheshin, jo prej veshjeve të kohës si kudo, por me petka arabe që nuk ishin njohur kurrë në këtë vend.
Jugosllavia, kjo primadonë e “botës së tretë”, po i ofronte kësaj bote popullsinë më të padëshiruar të saj, shqiptarët. Ajo përpiqej që këta të ngjanin sa më pak evropianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë. Kështu, kur të vinte çasti fatal, që ajo e përgatiti me aq kujdes, t’i thoshte Evropës, se ajo nuk po zhbënte një popull normal të këtij kontinenti, por një nënpopull.
E gjithë kjo ethe shkombëtarizimi shoqërohej nga propaganda për rrezikun e krijimit të një pyke të myslimanizmit në brinjët e Evropës. Parashikoheshin skenarë ogurzinj me trekëndësha islamikë, me qendra terroriste, fundamentaliste, me xhihad version ballkanik etj., etj.
E gjithë kjo në pritje të çastit fatal, kur rebelimi shqiptar do të shpërthente. Ai rebelim do të paraqitej si luftë për islamin, e jo si luftë për liri. Si luftë kundër krishterimit serb e jo kundër krimit serb. Shkurt, si luftë kundër qytetërimit evropian, në emër të një tjetër qytetërimi.
Nuk ishte e lehtë për shqiptarët e Kosovës t’u shmangeshin këtyre kurtheve. Por ata ia dolën dhe kjo ishte një meritë e tyre e jashtëzakonshme. Ata i treguan gjithë botës se luftonin në radhë të parë për liri. Dhe prapë për liri. Ata i treguan Evropës se s’kishin asgjë kundër krishterimit serb, e aq më pak atij evropian, ngaqë krishterimi ishte gjithashtu besim i tyre, vëllam i vjetër i myslimanizmit, madje krishterimi shqiptar ishte më i moçëm se ai sllav.
Në çaste të vështira, popujve u ndriçohet mendja në mënyrë të ethshme. Një shekull më parë, në ag të shkëputjes nga osmanët, Rilindja Shqiptare e flakëroi mendimin shqiptar, duke hedhur idenë e harmonisë fetare në interes të lirisë e të kombit. Një shekull më pas, kundër propagandës serbe që këmbëngulte t’i jepte shqiptarët si turq apo aziatikë të ardhur vonë në Ballkan, dhjetëra-mijëra të rinj myslimanë shqiptarë më 1981-shin e 1991-shin, kërkuan rrënjët e krishterimit të hershëm shqiptar, aspak për arsye fetare, por thjesht për të treguar se populli i tyre kishte qenë ngulitur në Kosovë shumë shekuj përpara sllavëve.
Gjëmimi i bombave sipër Jugosllavisë ishte njëkohësisht një lajm i madh. Një lajm nga ata që i vinin Shqipërisë një herë në një mijë vite, e Evropës vetë, një herë në shekull. Ishte lufta e parë e Aleancës Atlantike, e njëkohësisht e para luftë për shkaqe morale, në kontinent. Dhe s’ishte vetëm kaq. Ishte hera e parë që koalicioni i madh euroatlantik, që identifikohej së shumti si krahu i armatosur i qytetërimit të krishterë perëndimor, kishte hyrë në luftë për mbrojtjen e një populli me shumicë myslimane, kundër një tjetri që kërkonte të përligjte krimin pas kryqit. Evropa dhe SHBA-ja nuk i kërkuan popullit shqiptar as ndërrim feje dhe asgjë tjetër të kësaj natyre. E mbrojtën ashtu siç ishte, shqiptar në radhë të parë, trefetarësh pastaj. Me këtë luftë, që ndiqej ditë pas dite e orë pas ore nga mbarë planeti tokësor, Evropa atlantike po emanciponte, veç të tjerash, vetveten.
Të gjendur befas në qendër të historisë evropiane, a mund të thuhet se shqiptarët i kapën përmasat e asaj që po ndodhte?
Vështirë të thuash “jo”, por po aq vështirë të thuash “po”.

-Vijon
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:23 pm

7

Në kohën e tanishme, viti 2006, çështja e raporteve të shqiptarëve me kontinentin nënë, është ende në zhvillim e sipër. Të ndërgjegjshëm për një pjesë të gjërave, shqiptarët paraqiten po aq të pandërgjegjshëm për të tjerat.
S’është fjala vetëm për mosmirënjohjen që shfaqet aty-këtu. Për qirinjtë e shuar fill pas kapërcimit të tmerrit dhe për nervozizmin kundër katedrales, që askush nuk ua kërkoi si shpërblim për asgjë. E bashkë me katedralen, murmurima e panjerëzishme kundër Rugovës të porsaikur, që me funeralin e tij i bëri një shërbim të fundit Kosovës. (Ka gjasë që prania e fuqishme evropiane në këtë mort të ketë rizgjuar ca demonë të vjetër.)
Është folur shpesh për atë pjesë të Shqipërisë që, ndonëse s’guxon të dalë haptas, është kundër Evropës. Është folur për mafien dhe krimin e organizuar, që duke mos njohur komb e atdhe, s’kanë si të çajnë kryet për to. Është folur për politikanë të korruptuar, që ashtu si mafia tmerrohen nga ligjet e demokracisë e nga standardet e Ballkanit evropian. Është folur për fjalimet antiamerikane në parlamentin shqiptar më 1997-ën, që kanë shkaktuar, me siguri, lot nostalgjikë, në sytë e stalinistëve shqiptarë. Janë të njohura udhëtimet gjysmë të fshehta të politikanëve shqiptarë të të dy krahëve, në vende, disa herë të cilësuara si terroriste, me qeveri të dyshimta, që s’i duan as popujt e vet, e me të cilat s’na lidh asgjë.
Të gjitha këto dihen. E keqja është se kujtesa e politikës shqiptare është e shkurtër dhe, veç kësaj, disa nga politikanët tanë, dinakërinë e tyre e kujtojnë për zgjuarsi.
Është e kuptueshme që dhe haxhiqamilizmi dhe komunizmi shqiptar do të linin pas vetes një frymë të sëmurë kundërevropiane. Është e kuptueshme që shumë njerëz do të ndihen keq në familjen e sotme të popujve.
Problemi i mirëkuptimit ose moskuptimit shqiptar me kontinentin, është në thelb mirëkuptimi ose moskuptimi me vetveten.
Raportet me Evropën s’mund të jenë veçse të qarta e pa dyfytyrësi. Mesazhi i Evropës më 1997-ën dhe 1999-ën, ishte i qartë. Ajo na quante të vetët ashtu siç ishim, me atë identitet që kishim. E vetmja kërkesë e saj ishte ajo që iu bë gjithë popujve të tjerë të ish-Lindjes komuniste: emancipimi, demokracia.
Trillet, nazet dhe dyshimet nuk janë pa një burim. Një pjesë vijnë nga keqkuptimet tona të vjetra, një pjesë nga dredhitë e sotme. Ende disa vite më parë ishin të kuptueshme. Por në pranverë të këtij viti, ato janë të tepërta.
Pengesat që s’na lënë, ose na duket se s’na lënë, t’i afrohemi Evropës, përpara se t’i kërkojmë jashtë, duhet t’i kërkojmë brenda nesh. Nuk është pengesë asnjëra nga fetë, e sidomos nuk është myslimanizmi ndaj të cilit dyshimi ngjan më i lehtë.
Është thënë me të drejtë se të tri besimet janë të barasligjshëm në Shqipëri. Duke mos qenë pengesë asnjëri, po aq mund të thuhet se asnjëri s’është lokomotivë që na tërheq drejt Evropës. Në pengojnë, ata pengojnë të tre bashkë, e, në tërheqin, këtë e bëjnë të tre njëlloj.
Një shqiptar mysliman, është po aq i natyrshëm si shqiptar dhe si evropian, sa një katolik, e po aq sa një ortodoks.
Në acarimet e shpesh në përpjekjet me turqit osmanë, shqiptarët myslimanë ishin në vijën e parë. Feja e njëjtë me pushtuesin, nuk ua mjegulloi idenë e lirisë. Bilbilenjtë, ata që në mënyrë aq të padenjë u përgojuan në Kuvendin shqiptar më 2006-ën, ishin një nga familjet martire, 13 djem oficerë të së cilës u varën brenda ditës nga pushtuesi me të njëjtën fé.
E njëjta gjë ka ndodhur me shqiptarët ortodoksë. Martirët e vijës së parë kundër trysnisë mizore të shovinizmit fqinj, ishin pikërisht ata. Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Petro Nini Luarasi, janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj që feja e njëjtë me kundërshtarin nuk ua zbehu për asnjë çast idenë e lirisë.
Rexhep Qosja ka të drejtë kur thotë se nëse shqiptarët do të kishin ruajtur besimin fillestar, rikthimi i tyre në Evropë do të kishte qenë më i lehtë. Por kjo keqardhje e tij, nëse mund ta quanim kështu, bie ndesh me këmbënguljen se gjysma jonë i përket ndërkaq qytetërimit lindor. Me këtë pranohet ngadhënjimi i vonuar i shtetit osman. Me këtë pranohet se në gjithë gadishullin ballkanik i vetmi popull që u thye, qoftë edhe përgjysmë, ishim ne.
Në qoftë se kjo do të ishte e vërtetë, ne do të ishim të detyruar ta pranonim. Por kjo, për fat, nuk është kurrsesi ashtu.
Siç u tha më lart, kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet.
Nostalgjia e tërthortë që po shfaqet sot tek ne për otomanizmin nuk është vetëm e habitshme. Ajo është në radhë të parë poshtëruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, që përherë e më shpesh shfaqet në trojet shqiptare. Shtatorja që iu ngrit në qendër të Tiranës, më 2001, një shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka qenë fyerja më e madhe për kryeqytetin e shtetit, për historinë dhe ndërgjegjen shqiptare. Vetëm një popull që nuk e meriton lirinë mund t’i ngrejë shtatore pushtuesit të vet.
Bashkia e Tiranës, e drejtuar në atë kohë “nga haxhi qamilët”, siç i cilësoi me të drejtë arkitekti Maks Velo, e ngriti atë shtatore natën dhe pa lajmëruar askënd, si keqbërësit. Banorët e pallateve rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot, e mbajnë mend njeriun që printe vallen rrotull shtatores atë natë. Ky njeri mban një nga postet më të rëndësishme në qeverinë e sotme.
Kjo shtatore është mishërimi i korrupsionit politik dhe moral të shkallës më të errët. Historianët e kanë shpallur të rremë këtë kinse themelues. Emri i Tiranës si vend vendbanimi, është shumë më i vjetër se koha e këtij pashai.
Klisheja krejtësisht e gabuar e përftimit të Shqipërisë si vend ndërmjetës, një sanduiç midis Lindjes dhe Perëndimit, një qytetërim as ashtu, as kështu, thënë ndryshe një “vend i as-as-it”, s’na bën kurrfarë nderi. Së pari, sepse nuk është e vërtetë, së dyti, sepse të lakmosh një cilësim të tillë, është njëlloj si të vetëshpallesh “gjysmak”, që në shqip midis të tjerash do të thotë “tarrallak”.
Ideja e përhapur andej-këndej, dhe fatkeqësisht e përkrahur nga Qosja, se “fati ynë historik është i paracaktuar për të sendërtuar zbutjen e kundërshtimeve midis Lindjes dhe Perëndimit”, të kujton një nga njollat historisë shqiptare, kapardisjen e Shqipërisë komuniste për kinse misionin e saj planetar për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit.
Ide të tilla delirante, ato me të cilat, Shqipëria, për një kohë të gjatë, u bë gazi i botës, u kanë ardhur në majë të hundës shqiptarëve. Por jo politikanëve tanë. Me sa duket, reflekset e vjetra të zyrave të Enver dhe Nexhmije Hoxhës, iu vijnë në mendjet e tyre prej mitomanësh.
Janë këto, me sa duket, që shkaktojnë çoroditjen kryesore në politikën shqiptare. Një pjesë e madhe e politikanëve flasin gjithë ditën për Evropën dhe Perëndimin, por mendjen, me sa duket, e kanë nga Lindja. Nga Lindja në të gjithë gamën që ajo ngërthen: Lindja e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po të mos mjaftojë kjo, edhe ajo kineze maoiste. Janë këto reflekse, që i shtyjnë këta politikanë, që, në vend që të përqendrohen në çështjet e ngutshme madhore përpara të cilave ndodhet kombi shqiptar: mirëqenia, hyrja në Evropë dhe statusi i Kosovës, fillojnë e joshen nga fantazira pa kuptim, për të cilat nuk kanë as mundësi, as shtat e as tagër moral nga populli i vet. Të brengosesh se si do të pajtohet Perëndimi me Lindjen, të kinse ndërhysh, për shembull, në kinse rolin e ndërmjetësit, në mosmarrëveshjet SHBA - Iran, për energjinë bërthamore, kjo, në rastin më të thjeshtë quhet ëndërr në diell, kurse në rastin më të keq, e ka emrin korrupsion politik.
Misioni i shqiptarëve në këtë planet, fati apo e thënia e tyre, është një dhe i pandryshueshëm: mbrojtja e interesave të vendit të tyre, që quhet Shqipëri dhe i popullit të tyre që mban emrin shqiptar.
Programi i çdo populli të qytetëruar është ky dhe vetëm ky. Miqësitë, aleancat, strategjitë, kanë lidhje me të dhe vetëm me të. Ky nuk është etnoegoizëm. Kur çdo popull në mënyrë të natyrshme, njerëzore e demokratike e kryen këtë mision ndaj vetes, ai e ka kryer atë ndaj gjithë njerëzimit.
Ky është thelbi i idesë evropiane, fundaja mbi të cilën ngrihet Bashkimi Evropian, ai që ndryshe quhet Evropa e Kombeve.
Ne nuk e kemi shpikur Shqipërinë, ashtu siç kanë dashur të na mbushin mendjen disa. Ne nuk e kemi shpikur as ngulitjen e saj në Evropë, siç kanë dashur të na mbushin mendjen ca të tjerë. Humbja dhe rigjetja e kontinentit nënë, nuk të bën më pak evropian se të tjerët. Përkundrazi, ajo të bën më shumë.
Në mbyllje të kësaj sprove, le të përpiqemi ta shohim atë që ka ndodhur, nga një kamera e largët, nga ato që të japin mundësi t’i skajosh gjërat në një tablo sa më të përgjithshme.
Është një kontinent që shekuj më parë është quajtur Evropë. Është një gadishull jugor i saj, ai më i ndritshmi dikur, dhe më i errëti pastaj, me emrin Ballkan. Ishte një perandori që u shfaq përbri, perandoria osmane, me një program e një ëndërr të mbrapshtë: të zhdukë nga faqja e dheut Evropën. Ndodh kacafytja e madhe midis të dyve. Gjatë saj, perandoria e re i shkul së vjetrës gadishullin ballkanik, djepin e qytetërimit të saj. Pesë shekuj më pas, gadishulli në fjalë, në mes të të cilit ndodhet Shqipëria, shpëton nga kthetrat e osmanëve. Perandoria e tyre bie. Kthimi i Ballkanit te kontinenti nënë është i gjatë, i mundimshëm.
Dhe ja epilogu: popujt e Ballkanit, janë vënë në radhë përpara Portave të Evropës. Përbri, është Turqia, bërthama e dikurshme e perandorisë së tmerrshme. Për pesë shekuj ka kujtuar se popujt ballkanas, pasi ia ka zhvatur Evropës, po i çon si trofe, drejt kontinentit të vet. Por ç’po na shohin sytë? Një gjë tejet të pabesueshme. Ka vërtet një trofe, por jo ashtu siç është kujtuar. S’janë popujt ballkanas që Turqia po i çon si robër drejt Azisë, por përkundrazi, janë ata, që po sjellin si trofe një hanëme të vjetër: Turqinë.
Natyrisht që Turqia nuk është robinë, në kuptimin e mirëfilltë. Natyrisht që ajo po e kërkon vetë, madje me këmbëngulje të pranohet në Evropë. Natyrisht që ajo, ndërsa lëshonte kërcënime e mallkime kundër Evropës, fshehtazi joshej prej saj. Dhe ky ka qenë ngadhënjimi i madh i Evropës.
Ana e fshehtë e historisë, shfaqet këtu në formën më tronditëse. Pyetja: kush u thye prej kujt, ngrihet me gjithë peshën e saj.
Dy rrjedha të historisë kanë ecur paralelisht. Në atë të jashtmen, perandoria osmane, godiste, fitonte, robëronte. Por në një rrjedhë të brendshme, të fshehtë, ajo goditej, humbte, robërohej.
Popujt e Ballkanit bashkërisht ishin aktorët e kësaj lufte. Ishin ata që, vit pas viti e shekull pas shekulli, bashkë me energjinë e tyre, bashkë me zyrtarët e lartë, gjeneralët, guvernatorët dhe aventurierët, që ia dhanë pa kursim, i ngjitën perandorisë joshjen evropiane. Historia e pushtuesit të pushtuar, si në rastin e Romës me Greqinë, në njëfarë mënyre u përsërit.
Rrjedhimisht, asnjë nga popujt e Ballkanit nuk u thye. E aq më pak shqiptarët. Nëse ka pasur për ta një fat historik të paracaktuar, ai është i ndryshëm nga ai i ndërmjetësit.
Popujve ballkanas, e midis tyre shqiptarëve, pa e ditur as ata vetë, madje pa e ditur as Evropa, fati u caktoi të jenë komando të Evropës, mu në qendër të botës osmane. Si të tillë ata kanë qenë përherë, ndonëse me dhembje, në rrënjët e Evropës. E qenia me dhembje nuk është kurrë një mungesë, përkundrazi.
*Botohet me shkurtime. Teksti i plotë do të vihet në qarkullim së shpejti nga shtëpia botuese “Onufri”.
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  ZEUS10 Thu Feb 12, 2009 8:23 pm

Alfeko ajo qe mund te te them eshte se ishe i pasakte per Kadarene. Shih se cthote ai:

Letrat e Shqipërisë janë të qarta.
Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë.
Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë vëren se gjer në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Për të mos përmendur atë që quhet “Turqia evropiane”.
Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trako-ilirëve

PS: Falemnderit Hena
ZEUS10
ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 713
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty REALITETI I SHPËRFILLUR (I)

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:25 pm

-Sprova e Ismail Kadaresë, Identiteti evropian i shqiptarëve, është e mbështetur në premisa të gabuara
-Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur çasti i dëshiruar që të dëgjohet për disa oktava më lartë zëri i tij, më parë i pëshpëritur, kundër identitetit mysliman
-Është shumë e nevojshme që këto ide dhe këto përfytyrime të Ismail Kadaresë të hidhen poshtë me kohë dhe pa hamendjesime
-Kritikën e pikëpamjeve të mia mbi ndikimin e mundshëm çintegrues të vetëdijes së tejshquar fetare në shoqërinë e sotme shqiptare, prandaj edhe në identitetin kombëtar, Ismail Kadare e fillon ashtu siç filloheshin shkrimet politike dhe ideologjike në kohën e komunizmit

Shkruan: Rexhep Qosja


Premisa të gabuara

Siç e kam paraparë në parafjalën e saj, trajtesa mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare, e botuar në vazhdime në gazetën e Prishtinës “Epoka e re” dhe në gazetën e Tiranës “Korrieri” e, pastaj, e botuar edhe si libër me titullin Ideologjia e shpërbërjes nga Shtëpia botuese TOENA, ka shkaktuar një sërë reagimesh si në Shqipërinë shtetërore ashtu edhe në Kosovë. Nuk e di a është më i madh numri i reagimeve pajtuese a numri i reagimeve mospajtuese. Si të parat ashtu edhe të dytat dëshmojnë, ndërkaq, se çështjet e ngritura në atë trajtesë ishte e nevojshme të ngriheshin. Shkrimtari i madh argjentinas, Horhe Luis Borhes, thotë se “Libri që nuk e përmban kundërlibrin mund të konsiderohet i panevojshëm”. Çdo libër, pavarësisht a është letrar a shkencor, e përmbarojnë lexuesit, miq dhe kundërshtarë të autorit, qoftë duke e pohuar, qoftë duke e mohuar.
Për t’iu përgjigjur të gjitha reagimeve do të duhej të shkruaja një libër më të madh se Ideologjia e shpërbërjes, i cili, sigurisht, do të shkaktonte reagime të reja të përshkuara edhe prej më shumë ndjenjash se reagimet e deritashme.
Në vend se të gjithave, do t’i përgjigjem vetëm reagimit të Ismail Kadaresë, Identiteti evropian i shqiptarëve. Kjo domethënë se mbesin pa përgjigje të gjithë reaguesit e tjerë ndaj trajtesës Ideologjia e shpërbërjes:
1. predikuesit e identitetit kombëtar kosovar, si identitet kombëtar i ri në Ballkan;
2. predikuesit e gjuhës së dytë standarde për folësit me identitet kombëtar kosovar;
3. thirrësit për kthimin e shqiptarëve myslimanë në “fenë e të parëve”, si gjoja kusht për pranimin më të shpejtuar të Shqipërisë shtetërore dhe të Kosovës në Bashkimin Evropian!
Në reagimin e Ismail Kadaresë Identiteti evropian i shqiptarëve do të përgjigjem për këto arsye kryesore: e para, pse e ka shkruar një shkrimtar dhe publicist i njohur, me popullorësi të veçantë; e dyta, pse në këtë reagim është i përmbajtur një shpërdorim dhe një shtrembërim i disa pikëpamjeve të mia, sidomos i pikëpamjeve mbi ndikimin e mundshëm çintegrues të vetëdijeve të tejshquara fetare në shoqërinë e sotme shqiptare; e treta, pse ky reagim ka shkaktuar jehonë ndër lexuesit shqiptarë si në Shqipërinë shtetërore ashtu edhe në Kosovë dhe, e katërta, dhe, më vendimtarja, pse në këtë reagim janë shprehur ide dhe janë krijuar përfytyrime, që nuk e nderojnë kulturën shqiptare.
Sprova e Ismail Kadaresë, Identiteti evropian i shqiptarëve, është e mbështetur në premisa të gabuara: në përpjekje për të dëshmuar, në njërën anë kundërshtitë kulturore midis Evropës e Lindjes myslimane, kurse, në anën tjetër sipërinë e identitetit evropian ndaj identiteteve të tjera, para së gjithash, ndaj identitetit mysliman! Dhe, kjo sipëri është – të përdorë një togfjalësh të Zhan-Pol Sartrit – sipëri raciste.
Gjykimet e këtilla të Ismail Kadaresë, gjithsesi shumë befasuese, nuk mund të mos shikohen si rrjedhojë e disa dukurive dhe disa disponimeve të përtashme politike dhe fetare në botë. Nuk mund të mos mendohet se tani kur, si pasojë e fundamentalizmit islamik, të tejshkallëzuar mbas pushtimit amerikan të Irakut, është rritur disponimi kundërmysliman në disa vende perëndimore; kur kryetari Xhorxh Bush bën mobilizimin politik të krishterimit; kur emri i profetit Muhamed dhe fjalët islam, mysliman, xhami, shkaktojnë sëndisje në mjedise të ndryshme perëndimore; kur, si thonë studiues, po kthehet epoka e konflikteve midis krishterimit e islamit dhe e kryqëzatave; kur disa politikanë shqiptarë në Kosovë e quajnë politikisht të leverdishme për karrierën e vet të ndërrojnë fenë; kur, si pasojë e sjelljeve shpërfillëse të disa politikanëve shqiptarë ndaj dinjitetit të fesë myslimane, gjithnjë e më shumë shqiptarë myslimanë në Kosovë e në Shqipëri ndihen të diskriminuar, ja, tani, Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur çasti i dëshiruar që të dëgjohet për disa oktava më lartë zëri i tij, më parë i pëshpëritur, kundër identitetit mysliman, në të vërtetë kundër përbërësve myslimanë në identitetin e përbashkët, të përgjithshëm, historik, të shqiptarëve!
Për këtë arsye është shumë e nevojshme që këto ide dhe këto përfytyrime të Ismail Kadaresë të hidhen poshtë me kohë dhe pa hamendjesime.
Do ta bëj këtë vendosmërisht, edhe pse me shumë keqardhje për shumë arsye në këtë përgjigje detyrimisht të gjatë.
Nuk e bëj këtë pse e kam emrin mysliman Rexhep. Jo.
Nuk e bëj këtë pse shkoj në xhami a pse fali pesë vaktet e ditës! Jo. As nuk shkoj në xhami për t’u lutur as nuk falem në asnjë vakt të ditës. Jo.
E bëj këtë për hir të perëndive të mi: të Vërtetës dhe të Drejtës.
E bëj këtë për të njëjtën arsye për të cilën kam shkruar mijëra faqe gjatë shumë viteve të kaluara: për të mbrojtur bashkëkombësit, bashkëqytetarët, prej padrejtësive të pushtetit, prej dhunës së shtetit serb dje, dhe prej diskriminimit pavarësisht kush e bën këtë diskriminim sot.
E bëj këtë për të njëjtën arsye për të cilën në vitin 1994 kam mbrojtur krishterimin shqiptar prej disa shpjegimesh të disa bashkëqytetarëve tepër të përkushtuar si myslimanë, për ç'gjë dhe kam shkruar në librin Tronditja e shekullit.
E bëj këtë për të qenë ku duhet të jetë gjithmonë intelektuali i vërtetë: në anën e lirisë, të të voglit, të të pambrojturit, të të diskriminuarit.
E bëj këtë për të qenë shpirtërisht i lirë pavarësisht prej çmimit që paguaj për këtë liri. E unë jam i lirë sepse kam zgjedhur të Vërtetën dhe të Drejtën.
Sprova e Ismail Kadaresë, Identiteti evropian i shqiptarëve, nuk është reagimi i tij i parë mospajtues ndaj pikëpamjeve të mia letrare dhe kulturore. Në shkrimin Rreth ndikimeve të huaja dhe karakterit kombëtar të letërsisë, të botuar në gazetën Zëri i popullit më 8.4.1973, me të cilin i përgjigjej shkrimit tim Letërsia kombëtare dhe letërsia botërore ose afrimi përmes ndryshimeve, të botuar në përmbledhjen Panteoni i rralluar në vitin 1972, ai më akuzonte si “tellall i kozmopolitizmit”, që, me gjuhën e atëhershme politike do të thoshte se po predikoja evropianizimin dhe amerikanizimin e letërsisë shqipe. Tani, 34 vjet më vonë, ai më akuzon se kinse po e mohoj atë që atëherë e predikoja!
Unë, natyrisht, nuk po e akuzoj Ismail Kadarenë tani se, para 34 vitesh, duke predikuar veçimin e Shqipërisë dhe identitetin stalinist, në të vërtetë predikonte kundërevropianizimin! Unë vetëm po vë në dukje se perëndia i shndërrimeve Protej, i cili e ka dhuruar Ismail Kadarenë edhe me dhuntinë e nxitimshndërrimeve për të qenë politikisht sa më i koniunkturshëm, ia ka parathënë edhe këtë nxitimshndërrim, fryt i të cilit është sprova Identiteti evropian i shqiptarëve.
Po, t’i lëmë njëherë për njëherë këto dy shkrime të një kohe të kaluar dhe të merremi me reagimin e tanishëm të Ismail Kadaresë Identiteti evropian i shqiptarëve ndaj trajtesës sime Ideologjia e shpërbërjes, në të vërtetë ndaj kreut të kësaj trajtese Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare, që sigurisht nuk do të jetë nxitimshndërrimi i tij i fundit. Dhe të shohim sa të vërtetën dhe sa të drejtën do t’ia flijojë qëllimit të tij: shpërfilljes së identitetit mysliman si njëri nga përbërësit fetarë të IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR.

Shprehitë e vjetra

Kritikën e pikëpamjeve të mia mbi ndikimin e mundshëm çintegrues të vetëdijes së tejshquar fetare në shoqërinë e sotme shqiptare, prandaj edhe në identitetin kombëtar, Ismail Kadare e fillon ashtu siç filloheshin shkrimet politike dhe ideologjike në kohën e komunizmit: duke zbatuar metodologji ideologjike - duke ia vënë gishtin tregues komplotit të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm politikë e klasorë dhe duke kërkuar likuidimin e tyre moral! Dy ngjarje politike i shërbejnë Ismail Kadaresë për të bërë politikisht dhe ideologjikisht të dyshimta, në të vërtetë kombëtarisht të dënueshme, pikëpamjet e mia mbi çështjen e trajtuar: e para, ardhja e kryekomisionarit të Bashkimit Evropian, Baroso, në Tiranë në lidhje me nënshkrimin e afërm të marrëveshjes së Shqipërisë me Evropën dhe, e dyta, fillimi i bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës, që sapo kishin filluar në Vjenë. Unë isha ai që, ja, me veprimtari mendore dhe politike po sabotoja fitoret që sapo dukeshin në horizontin shqiptar!
Po, t’ia japim fjalën vetë Ismail Kadaresë:
“Sa më shumë që nënshkrimi i marrëveshjes së Shqipërisë shtetërore me Evropën afrohej, aq më fort ndiheshin murmurimat. Sa më shumë që afrohej caktimi i statusit të Kosovës, me fjalë të tjera, besimi i Evropës e i Amerikës se Kosova mund të hynte si shtet i pavarur në familjen kontinentale, aq më këmbëngulëse bëhej krrokama se shqiptarët ishin si mish i huaj, pra i padashur, për Evropën”.
Dhe, më tej:
“S’ishte mbushur as java e fillimit të bisedimeve të Vjenës për statusin e Kosovës, e s’kishin kaluar veç disa orë që avioni i kryekomisionarit evropian Baroso, ishte ulur në aeroportin e Tiranës, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqën madje edhe atje ku priteshin më pak, si për shembull, në ndonjë deklarim të akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja”.
Meqenëse presjet i vë edhe ku s’duhet, nuk është e çuditshme pse Ismail Kadare nuk e vë pikëçuditjen ku duhet: në fund të kësaj fjalie.
Po të lëmë rregullat e pikësimit e të gramatikës e të shohim logjikën.
Për të parë sa larghedhëse është kjo logjikë politike po i kthejmë dy pasuset e cituara në trajtën e bashkëbisedimit sepse, kështu, do të mësojmë më mirë çka në thelb mendon autori dhe si mund t’i përgjigjet ndonjë lexues.
Çka po ngjante ndër shqiptarët në çastet kur po afrohej nënshkrimi i marrëveshjes së Shqipërisë shtetërore me Bashkimin Evropian?

Po ndiheshin murmurimat.
(Mungon pikëçuditja).
Çka po ngjante në çastet kur po afrohej caktimi i statusit të Kosovës, me fjalë të tjera besimi i Evropës e i Amerikës se Kosova mund të hynte si shtet i pavarur në familjen kontinentale?
Aq më këmbëngulëse bëhej krrokama se shqiptarët ishin si mishi i huaj, pra i padashur, për Evropën!
Cilët ishin këta krrokatës?
S’ka përgjigje!
Çka ngjau pak para se të mbushej java e fillimit të bisedimeve të Vjenës për statusin e Kosovës, e s’kishin kaluar veç disa orë që avioni i kryekomisionarit evropian, Baroso, ishte ulur në aeroportin e Tiranës?
Murmurimat kaotike u shtuan edhe më shumë.
Prej nga erdhën ato murmurima kaotike?
Prej nga priteshin më pak.
Prej nga priteshin më pak?
Nga ndonjë deklarim i akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja.
Akademiku nga Kosova? Pse e quan akademiku nga Kosova? A vetëm nga Kosova? Ai në zemër s’e ndan Shqipërinë nga Kosova. Për ta larguar prej Shqipërisë shtetërore apo për të treguar se nuk njihet në Shqipërinë shtetërore?
S’ka përgjigje!
Mos kur thua se priteshin më pak do të thuash se, megjithatë, nuk është që nuk priteshin fare murmurima kaotike prej gojës së tij?
Megjithatë, murmurima të tilla kaotike priteshin edhe prej tij?
Si mund të priteshin murmurima të tilla që t’i i pandeh kaotike prej tij kur ai ka shkruar mbi 3500 faqe për çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në përgjithësi dhe të gjitha këto faqe janë dëshmi e përpjekjeve të tij për t’u çelur dyert e shtëpisë së madhe evropiane edhe për shqiptarët? Si mund të priteshin murmurima të tilla kaotike prej tij, që ti i pandeh kundërevropiane kur aq përpjekje mendore dhe politike ka bërë dhe bën ai për të sjellë vlerat dhe standardet evropiane në jetën e popullit të vet?
S’ka përgjigje!

(VIJON)
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  ZEUS10 Thu Feb 12, 2009 8:28 pm

Shih tani cthote """akademiku"" i madh Qosevic:

Sprova e Ismail Kadaresë, Identiteti evropian i shqiptarëve, është e mbështetur në premisa të gabuara
-Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur çasti i dëshiruar që të dëgjohet për disa oktava më lartë zëri i tij, më parë i pëshpëritur, kundër identitetit mysliman
-Është shumë e nevojshme që këto ide dhe këto përfytyrime të Ismail Kadaresë të hidhen poshtë me kohë dhe pa hamendjesime
-Kritikën e pikëpamjeve të mia mbi ndikimin e mundshëm çintegrues të vetëdijes së tejshquar fetare në shoqërinë e sotme shqiptare, prandaj edhe në identitetin kombëtar, Ismail Kadare e fillon ashtu siç filloheshin shkrimet politike dhe ideologjike në kohën e komunizmit

Shkruan: Rexhep Qosja

Pra per kete te shitur Shqiptaret nuk jane Evropiane por thjesht myslimane.
ZEUS10
ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 713
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty REALITETI I SHPËRFILLUR (II)

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:28 pm

Premisa të gabuara

-Ismail Kadare sado përpiqet të lahet e të shpërlahet nga e kaluara politike dhe ideologjike, nuk arrin të lirohet prej shprehive mendore të krijuara në atë të kaluar
-Pikërisht në mospajtimin tim me mbajtjen e portretit të Nënës Tereze e të Papës në institucione partiake e administrative të Kosovës, Ismail Kadare pandeh se paska zbuluar Djallin e Tasmanisë
-E vërtetë është vetëm se jam ngritur dhe ngrihem pa nervozizëm kundër përdorimit politik të emrit, të portretit dhe të veprimtarisë së misionares dhe humanistes Nëna Tereze


Shkruan: Rexhep Qosja

Dhe, ja se si e dëshmon Ismail Kadare pohimin e tij se edhe prej meje priteshin murmurima kaotike kundër ardhjes së kryekomisionarit evropian, Baroso, në Tiranë në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes me Shqipërinë dhe kundër bisedimeve të Vjenës për caktimin e statusit përfundimtar të Kosovës, domethënë për kthimin e Shqipërisë shtetërore dhe të Kosovës në familjen mëmë.
“Përveç nervozizmit të papërligjur ndaj asaj tradite kulturore që ka qenë lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar, nervozizëm që nuk lë pa prekur mbajtjen e portretit të Nënë Terezës në institucionet e Kosovës, në këto shkrime (pra në shkrimet e Rexhep Qosjes-R.Q) spikat diçka e errët dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar”.
Nuk ka dyshim se Ismail Kadare nuk është “i ngathët nga mendja” që të mos e kuptojë të vërtetën dhe të drejtën, por Ismail Kadare sado përpiqet të lahet e të shpërlahet nga e kaluara politike dhe ideologjike, nuk arrin të lirohet prej shprehive mendore të krijuara në atë të kaluar. Ato shprehi bëjnë që në shkrimin tim të mos shohë çka në thelb ka dhe që në shkrimin tim të fusë çka nuk ka! Në trajtesën për idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare, askund, me asnjë fjali, nuk jam marrë me “traditën kulturore që ka qenë e lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar”. Në qoftë se në këtë shkrim me asnjë fjali nuk jam marrë me atë traditë kulturore, shtrohet pyetja: ku e gjen Ismail Kadare atë “nervozizëm të papërligjur” të Rexhep Qosjes ndaj “traditës kulturore që ka qenë e lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar”?
Në veprat e mia? Jo.
Në shkrimin për Gjon Buzukun, Një vazhdim a një fillim i madh, të paraqitur në sesionin shkencor në Ulqin në vitin 1995, me rastin e 440-vjetorit të Mesharit? Jo.
Në Antologjinë historike të letërsisë shqipe, të botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të Kosovës në Prishtinë në vitin 1985, në të cilën janë përfshirë edhe Formula e pagëzimit dhe përkthime e shkrime të Buzukut, Lekë Matrangës, Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit, Gjon Nikollë Kazazit, Ndue Bytyçit, Filip Shirokës, Ndre Mjedjes, Zef Skiroit, Luigj Gurakut, Hilë Mosit? Jo.
Në Historinë e letërsisë shqipe, Romantizmi I-II-III, të botuar për herë të parë në vitin 1984-1985, në të cilën, përpos autorëve të besimit ortodoks dhe myslimanë, natyrisht, janë paraqitur edhe autorët katolikë, mes të cilëve edhe Zef Skiroi, të cilit Ismail Kadare atëherë mund t’ia përmendte emrin vetëm dënueshëm? Jo.
Në studimet, trajtesat, sprovat e mia të botuara në revista në Prishtinë për Ndre Mjedjen, Filip Shirokën, Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtën? Jo.
Në studimin mbi periodizimin e letërsisë shqipe prej Rilindjes e deri sot, të botuar për herë të parë në vitin 1973 dhe të mbajtur, mandej, si ligjëratë edhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në të cilën është folur edhe për Gjergj Fishtën dhe është folur në një kohë kur Ismail Kadare për të shqiptonte akuza tepër të rënda me të cilat e zhvlerësonte krijimtarinë e Fishtës dhe, në përgjithësi, letërsinë e klerikëve katolikë? Jo.
Në librin Tri mënyra të shkrimit shqip, në të cilën flitet edhe për Gjon Buzukun, Pjetër Budin, Frang Bardhin, Pjetër Bogdanin, Ndre Mjedjen, Gjergj Fishtën? Jo.
Askund në veprat e mia – në monografitë, studimet historike, trajtesat, sprovat, antologjitë e mia, askund nuk mund të gjendet farë “nervozizmi i papërligjur ndaj asaj tradite kulturore që ka qenë e lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar”. Përkundrazi: për secilin që gjykon ndershëm, mund të gjendet një përkushtim, vërtet, i madh, si edhe ndaj gjithë letërsisë shqipe. Ku e gjen atëherë Ismail Kadare atë “nervozizëm të papërligjur” të Rexhep Qosjes “ndaj traditës letrare që ka qenë e lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar”? Ku, vërtet?
Mos në nxitimet e tij të tanishme për të qenë politikisht i koniunkturshëm duke u paraqitur si mbrojtës kinse i asaj tradite që dikur e zhvlerësonte, madje e mallkonte politikisht, ideologjikisht dhe artistikisht? Mos për t’i krijuar vetes edhe mundësinë “e përligjur” që të bëhet politikisht dhe letrarisht i koniunkturshëm duke mbrojtur gjoja edhe një figurë politikisht fort të koniunkturshme sot: duke mbrojtur Nënën Tereze prej meje thuajse ajo “tradita kulturore që ka qenë e lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar” dhe Nëna Tereze pashmangshëm janë në lidhje historiko-letrare?
E bën këtë lidhje të paligjshme Ismail Kadare për të pasur mundësinë “e ligjshme” që të shprehë habinë e tij- të mbrojtësit tmerrshëm të vonuar të “asaj tradite kulturore që ka qenë e lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar”- se si mendja ime – e mbrojtësit të asaj tradite kur ai e mohonte dhe fyente – nuk e arsyeton” mbajtjen e portretit të Nënës Tereze në institucionet e Kosovës”. Dhe, këtu, pikërisht në mospajtimin tim me mbajtjen e portretit të Nënës Tereze e të Papës në institucione partiake e administrative të Kosovës, Ismail Kadare pandeh se paska zbuluar Djallin e Tasmanisë, për çka do t’i shprehet mirënjohje nga shqiptarët në Kosovë e në Shqipërinë shtetërore, ndoshta në Evropë apo, pse jo, edhe në Nju-Jork! Zbulimi i këtij Djalli që u ngritka edhe kundër vënies së portretit të Nënës Tereze në institucionet në Kosovë e bën shumë të koniunkturshëm katekizmin politik dhe ideologjik të Ismail Kadaresë.

Përdorimi politik i emrit të Nënës Tereze

Po cila është e vërteta për qëndrimin tim ndaj mbajtjes së portretit të Nënës Tereze në institucionet e Kosovës, në të vërtetë në një institucion partiak dhe në një institucion administrativ të Kosovës? Nuk është e vërtetë se jam ngritur me “nervozizëm” kundër mbajtjes së portretit të shenjtores, Nëna Tereze, në institucionet e Kosovës; e vërtetë është vetëm se jam ngritur dhe ngrihem pa nervozizëm kundër përdorimit politik të emrit, të portretit dhe të veprimtarisë së misionares dhe humanistes, Nëna Tereze, prej disa fundamentalistëve fetarë dhe disa koniunkturistëve politikë gjithnjë për interesat e tyre fetare - në rastin e parë dhe pushtetore – në rastin e dytë. Të them se menjëherë pas vdekjes së saj, për Nënën Tereze kam botuar një sprovë dhe kam dhënë dy deklarata: njërën të kërkuar prej BBC-së e tjetrën prej medieve të Prishtinës. Qëndrimi im ndaj emrit dhe portretit të Nënës Tereze sot nuk mund të mos jetë i kushtëzuar nga përdorimi fundamentalist fetar dhe politik i atij emri dhe atij portreti. Mbas gjithë asaj që është bërë dhe po bëhet rreth Nënës Tereze, domethënë mbas gjithë këtij përdorimi e shpërdorimi politik të emrit, të portretit dhe të veprimtarisë së saj si misionare dhe humaniste, nuk e quaj kombëtarisht të mençur mbajtjen e portreteve të saj qoftë në institucionet politike e shtetërore të Kosovës, qoftë në institucione politike e shtetërore të Shqipërisë shtetërore. Jo. Është tejtheksuar se veprimtaria prej humanisteje e Nënës Tereze është e pandarë, madje e kushtëzuar nga veprimtaria e saj prej misionareje katolike. Papa Gjon Pali i Dytë ka shpallur disa qindra të shenjtë, gjithsesi, thonë njohës të tij, më shumë se të gjithë papët para tij. Ndër shenjtorët dhe shenjtoret që ka shpallur Ai dhe që kanë shpallur papët para tij natyrisht se nuk ka ortodoks, hebre, hindus, mysliman. Të gjithë janë shpallur shenjtorë dhe shenjtore sepse ishin të jashtëzakonshëm si katolikë. Është e kuptueshme se prej të gjithë atyre që e shikojnë portretin e Nënës Tereze, kudo qoftë i vënë ai, që e shikojnë shtatoren e saj kudo qoftë e ngritur ajo, që e lexojnë emrin e saj kudo qoftë i shkruar ai, Nëna Tereze perceptohet si shenjtore katolike. Kot përpiqen të na e mbushin mendjen përdoruesit fetarë dhe politikë të emrit, të portretit dhe të veprimtarisë së saj humaniste, se Nëna Tereze meriton të jetë portreti, shtatorja, mbishkrimi mbizotërues në institucionet politike e shtetërore, në institucionet kulturore të qyteteve shqiptare, sepse është fituesja e vetme shqiptare e Çmimit Nobel. Çmimi Nobel i është dhënë edhe shkencëtarit dhe humanistit shqiptar, Ferid Murati, zbulimi shkencor i të cilit është i rëndësishëm për të gjithë njerëzit në të gjitha kontinentet dhe jo vetëm për të sëmurët, të varfrit e të braktisurit e botës, para së gjithash, të Indisë. Por, Ferid Muratit nuk i ngrihet kund një shtatore, nuk stoliset me emrin e tij ndonjë institucion kulturor, nuk vihet portreti i tij në ndonjë institucion politik e shtetëror. Pse? Sepse Ferid Murati nuk është i krishterë prandaj emri dhe portreti i tij nuk mund të shpërdoren për nevojat e mobilizimit politik të krishterimit dhe për nevojat karrieriste të koniunkturistëve tanë politikë dhe kulturorë.
Në fund të shtjellimit të sipërthënë është e kuptueshme të shtrohet pyetja: ku i çon shqiptarët përdorimi i tillë i tejshtrirë e i tejmadhëruar fetarisht i emrit, i portretit dhe i veprimtarisë së Nënës Tereze? Çka u sjell shqiptarëve, të cilët u takojnë jo vetëm dy a tri, po pesë feve (katolike, ortodokse, myslimane, protestante dhe ateiste) përdorimi aq irracional i emrit, i figurës dhe i veprimtarisë së një shenjtoreje sa edhe emri i aeroportit të Tiranës pagëzohet me emrin e saj: NËNA TEREZE, edhe pse çdokush mund ta dijë se prej atij aeroporti, ashtu si edhe prej çdo aeroporti në këtë botë, mund të ngrihen nesër edhe aeroplanë luftarakë, që do të bombardojnë fshatra e qytete e të vrasin burra, gra, fëmijë, të varfër e të sëmurë, të cilëve ajo ua kishte kushtuar jetën? Çka do të thotë ky mitologjizim në thelb fetar, për arsye fundamentaliste fetare dhe të koniunkturshme politike, i një shenjtoreje në një vend shumëfetar? Logjika e jep këtë përgjigje: do të thotë nxitje e pjesëtarëve të feve të tjera, para së gjithash, të fesë myslimane, që e njëjta gjë të bëhet me emrat dhe me portretet e figurave të shquara fetare të fesë së tyre. Për këtë arsye emri, portreti dhe shtatorja e Nënës Tereze duhet vënë në mjedise fetare, humanitare dhe shëndetësore e jo edhe në aeroportin e Tiranës, e jo edhe në institucione politike e shtetërore, e jo edhe në sheshe të qyteteve. Bashkëjetesa e harmonishme mes feve të cilave u takojnë shqiptarët, baraspesha historike midis këtyre feve, interesat historike të popullit shqiptar e kërkojnë sot si dje, nesër si sot, që emrat, portretet dhe shtatoret e figurave të njohura, të shquara e të mëdha kombëtare, historike dhe kulturore, siç janë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Gjon Buzuku, Marin Barleti, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Konstandin Kristoforidhi, Vaso Pasha, Abdyl, Sami dhe Naim Frashëri, Çajupi, Fan Noli, Faik Konica, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Ndre Mjedja, Eqrem Çabej Aleksandër Moisiu dhe të sa e sa piktorëve, skulptorëve, kompozitorëve, shkencëtarëve, krijuesve e artistëve të tjerë të mos zëvendësohen nga emra, portrete, shtatore klerikësh, shenjtoresh, që perceptohen para së gjithash si vetje fetare – katolike, myslimane, ortodokse. Të sipërpërmendurit janë emra vetjesh që mbahen mend për veprat kulturore që kanë lënë a për bëmat historike që kanë bërë, që kanë pasur, kanë dhe do të kenë funksion integrues në jetën e popullit shqiptar sepse vepra e tyre, krijimtaria e tyre, veprimtaria e tyre kulturore, shoqërore, politike i shërbente Shqipërisë, u shërbente të gjithë shqiptarëve. Pavarësisht së cilës fe i takojnë, ata perceptohen ndryshe se ç’perceptohet Nëna Tereze: perceptohen kryekëput si krijues e veprimtarë atdhetarë e jo si fetarë.

(VIJON)


Sheradin Berisha


PS. Nderi është i yti Zeus.
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty REALITETI I SHPËRFILLUR (III)

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:32 pm

Identiteti dhe identitetet

-Ismail Kadare më fajëson edhe se po e ndaj “identitetin evropian” të shqiptarëve në “identitet mysliman” dhe në “identitet të krishterë”
-Ismail Kadare e trajton identitetin si diçka të dhënë njëherë e përgjithmonë, që e përcaktojnë gjeografia, lidhja gjinore, ngjyra e lëkurës dhe... hajde gjeje çka më!... Maturanti që do të gjykonte ashtu për identitetin në Bashkimin Evropian dhe në SHBA-të do të përsëriste klasën
-Në sprovën e tij Ismail Kadare gjykon dhe bën përgjithësime për identitetin duke mos pasur parasysh se kemi identitet të veçantë dhe identitet të përgjithshëm; identitet vetjak dhe identitet kolektiv; identitet konvencional dhe identitet të ri; identitet historik dhe identitet kulturor; identitet politik dhe identitet mendor; identitet fetar dhe identitet shtetëror


Shkruan: Rexhep Qosja

Përveç, si e pamë, për nervozizmin që “nuk lë pa prekur mbajtjen e portretit të Nënës Tereze në institucionet e Kosovës”, Ismail Kadare më fajëson edhe se po e ndaj “identitetin evropian” të shqiptarëve në “identitet mysliman” dhe në “identitet të krishterë”. Dhe, kjo ndarje që bëkam unë i ngjan atij si një muzikë e njohur, që e ka dëgjuar shumë herë. I shqetësuar prej tingujve të kësaj muzike të dëgjuar shumë herë, është e kuptueshme pse ai ua përkujton lexuesve shumë i sëndisur pasojat e një ndarjeje të tillë, domethënë të një muzike të tillë! Në vend të gjithë fjalive, në të cilat numërohen ato pasoja, po e citoj vetëm fjalinë përmbyllëse: “Përçartje të tilla, në prag të afrimit të portave të Evropës, përpara se të ishin komike, janë thellësisht tragjike. Si të tilla, ato kërkojnë një përgjigje të qartë, serioze dhe pse jo, të prerë. Në raste të tilla parimi kryesor është se një popull është ai që është dhe s’ka nevojë as për pudër zbukurimi e as për blozë përçmuese”.

Bukur apo jo!
Një popull është ai që është.
S’ka dyshim.
Dhe, s’ka nevojë për pudër zbukurimi.
Pa dyshim.
As për blozë përçmuese.
Pa dyshim.
Kur e zbukurojmë një popull me pudër zbukurimi?
Kur e quajmë evropian dhe të krishterë, pa dyshim.
E kur e shëmtojmë me blozë përçmuese?
Kur e quajmë joevropian dhe mysliman, pa dyshim!
Domethënë: pudra zbukuruese mund të qitet vetëm në fytyrën evropiane dhe të krishterë, kurse bloza përçmuese vetëm në fytyrën joevropiane dhe myslimane!
Kjo është përgjigjja e qartë, serioze dhe, pse jo e prerë e Ismail Kadaresë!
Bukur apo jo! Muzika ngjan shumë e njohur apo jo!
Po, t’i kalojmë njëherë për njëherë gjykimet e këtilla “serioze”, serioze në mënyrë raciste, të Ismail Kadaresë dhe të merremi pak me katekizmin e tij të identitetit.
Prej sprovës së tij Identiteti evropian i shqiptarëve shihet se Ismail Kadare e trajton identitetin si diçka të dhënë njëherë e përgjithmonë, që e përcaktojnë gjeografia, lidhja gjinore, ngjyra e lëkurës dhe... hajde gjeje çka më! “S’duhej ndonjë filozofi për të kuptuar se fetë mund të ishin të ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmonë një”! Kultura materiale dhe shpirtërore, feja, tradita, zakonet, historia – si të mos ishin fare: ato nuk lënë kurrfarë shenjash në identitetin e vetjeve, grupeve etnike dhe popujve! Ku është dëgjuar kjo? Maturanti që do të gjykonte ashtu për identitetin në Bashkimin Evropian dhe në SHBA-të do të përsëriste klasën. Ndikimin e fesë në përbërjen e identitetit Ismail Kadare jo vetëm se e mohon, por edhe e përbuz! Thuajse nuk ka parë dhe thuajse nuk ka dëgjuar se fetë janë përbërës shumë i rëndësishëm i identitetit, aq të rëndësishëm sa shumë herë dhe shumëkund janë bërë përcaktues të tij. Po të mos ishte kështu nuk do të flitej, për shembull, për qytetërimin e krishterë dhe për qytetërimin islamik. Dhe, po të mos ishte kështu nuk do të shkruante Semjuel Hantingtoni veprën e tij Konflikti i qytetërimeve, në të cilën bazë të qytetërimeve që ai, fatkeqësisht, i pandeh në konflikt, quan fenë myslimane, në njërën anë, dhe fenë e krishterë, në anën tjetër!
Në sprovën e tij Ismail Kadare gjykon dhe bën përgjithësime për identitetin duke mos pasur parasysh se kemi identitet të veçantë dhe identitet të përgjithshëm; identitet vetjak dhe identitet kolektiv; identitet konvencional dhe identitet të ri; identitet historik dhe identitet kulturor; identitet politik dhe identitet mendor; identitet fetar dhe identitet shtetëror. E të tjera. Të gjitha këto identitete, që janë identitete më pak a më shumë të veçanta, të një rrafshi më të ngushtë, bashkohen në një përgjithësi, në një të tërë, që do t’i themi identiteti kombëtar.

Dhe, më konkretisht: kemi shqiptarë me identitet kosovar, shqiptarë me identitet lab, shqiptarë me identitet gegë, shqiptarë me identitet toskë, shqiptarë me identitet mirditas, shqiptarë me identitet malësor, por të gjitha këto identitete të veçanta bashkohen në atë përgjithësinë, të përgjithshmen, të tërën, që i themi identiteti kombëtar shqiptar.
Dhe, më tej: kemi shqiptarë me identitet katolik, shqiptarë me identitet ortodoks, shqiptarë me identitet mysliman, shqiptarë me identitet protestant dhe shqiptarë me identitet ateist, por të gjitha këto identitete të veçanta, më të ngushta, më të vogla, në sajë të përbashkëtave të përmbajtura në secilin prej tyre bashkohen në atë përgjithësinë, në atë të përgjithshmen, në atë të tërën që i themi IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR.

Ai që i ka të qarta këto, ai që ka kuptim për marrëdhënien e të veçantave me të përgjithshmen, nuk do të akuzojë kë se po ndan shqiptarët në të krishterë dhe në myslimanë vetëm pse konstaton se kemi shqiptarë me identitet të krishterë dhe shqiptarë me identitet mysliman- se ata si të krishterë (katolikë, ortodoksë, protestantë) dhe myslimanë janë të gjithë shqiptarë: janë shqiptarë në sajë të përbashkëtave shqiptare të përmbajtura në secilën prej feve të tyre.
Pse, atëherë, Ismail Kadare çel derën e çelur prej meje para tij?!

Evropa shumëkulturore

Ashtu siç nuk do ta kuptojë drejt marrëdhënien e identiteteve fetare shqiptare me identitetin kombëtar shqiptar, po ashtu Ismail Kadare nuk do ta kuptojë drejt as marrëdhënien e identitetit kombëtar shqiptar me identitetin evropian! Nuk është e vështirë për të parë se togfjalëshin identitet evropian ai e njëjtëson me projektin politik evropian, domethënë me Bashkimin Evropian, si bashkësi e shteteve dhe popujve evropianë, në njërën anë dhe me krishterimin, në anën tjetër. Nuk ka dyshim se shtetet dhe popujt, që do të përbëjnë Evropën e Bashkuar, do të kenë një identitet politik – shtetëror, si një përgjithësi, si një e tërë, si një e përbashkët e të veçantave politike dhe shtetërore të shteteve që do ta përbëjnë. Evropës së Bashkuar të gjitha shtetet që do ta përbëjnë do t‘ia dhurojnë, të mos thuhet do t’ia flijojnë, të veçantat e tyre politiko-shtetërore, por nuk do të mund të thuhet se Evropës së Bashkuar do t’ia flijojnë, së paku tani për tani, identitetet e tyre kombëtare, në të cilat janë të përmbajtura veçantitë që nënkuptojnë historia, gjuha, feja, tradita, kultura, zakonet e të tjera. Nuk e di si do të jetë sot pesëdhjetë a sot njëqind vjet, por sot për sot shihet se të gjithë popujt evropianë, që përbëjnë Bashkimin Evropian, kujdesen të ruajnë përbërësit e identitetit të tyre kombëtar: historinë, gjuhën, fenë, kulturën, traditën e përbërësit e tjerë. Bashkimi Evropian bëhet Evropë e kombeve.

Përpos me projektin politik evropian, domethënë me Bashkimin Evropian, togfjalëshin identitet evropian Ismail Kadare e njëjtëson edhe me krishterimin. Ky njëjtësim, historikisht i shikuar, nuk është i saktë. Kontinenti evropian nuk ka prejardhje vetëm të krishterë. Është i madh numri i intelektualëve dhe i politikanëve evropianë të cilët vitin e kaluar e kanë kundërshtuar nismën për të futur në Kushtetutën e Bashkimit Evropian konceptin mbi prejardhjen e krishterë të kontinentit. Shkrimtari dhe teoriku i njohur italian, Umberto Eko, e kundërshton atë nismë për dy arsye:

e para, për arsye politike, dhe,
e dyta, për arsye historike.

Arsyeja politike: nuk duhet të futet në Kushtetutën e Bashkimit Evropian koncepti mbi prejardhjen e krishterë të kontinentit, sepse Evropa e ardhshme duhet të jetë, thotë ai, projekt politik dhe vizion antropologjik e kjo, projekt politik dhe vizion antropologjik, për të e nënkupton Evropën shumëkulturore, shumëfetare dhe, gjithnjë e më dukshëm, shumëracore, shumëngjyrëshe – jo vetëm të bardhë.

Arsyeja historike: nuk duhet të futet në Kushtetutën e Bashkimit Evropian koncepti mbi prejardhjen e krishterë të kontinentit sepse e kaluara e kontinentit, thotë ai, nuk është plotësisht e krishterë. Kulturën evropiane e kanë pasuruar: matematika e Indisë, mjekësia arabe, filozofia dhe shkenca greke, kur e kur e zbuluar në Evropë përmes arabëve, filozofia dhe shkenca romake, gjuha latine si gjuhë e ritualeve të shenjta, mitet dhe adetet pagane me trajtat e politeizmit, monoteizmi i hebrenjve. E të tjera.

(VIJON)

Ky shkrim eshte marre nga e perditshmja "Epoka e Re"
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty REALITETI I SHPËRFILLUR (IV)

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:36 pm

Shkruan: Rexhep Qosja

Nuk mund të them a është a s’është Ismail Kadare i një mendjeje me intelektualët dhe politikanët evropianë, që janë ngritur kundër futjes në kushtetutën e Bashkimit Evropian të konceptit mbi prejardhjen e krishterë të kontinentit, por mund të them se disa ide dhe disa mendime të tij të përmbajtura në Identitetin evropian të shqiptarëve, do të priteshin mirë prej publicistes së njohur italiane, Oriana Falaçi,dhe prej kult-shkrimtarit francez, Mishel Uelbek, që në vendet e tyre janë akuzuar për ide raciste!
Pse do të mund të priteshin mirë prej asaj publicisteje dhe prej atij shkrimtari disa ide dhe mendime të shkrimtarit tonë?
Sepse janë ide raciste.
“Letrat e Shqipërisë – shkruan Ismail Kadare në Identitetin evropian të shqiptarëve – janë të qarta.
Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë”.
Kush janë ata që nuk dëshirojnë ta shohin këtë identitet të qartë të shqiptarëve?
S’ka përgjigje!
Kush janë ata të cilëve nuk u intereson ta shohin identitetin shqiptar, që nuk është i “fshehur pas lajlelulesh mashtruese”?
S’ka përgjigje!
A ka identitete të fshehura pas” lajlelulesh mashtruese”?
S’ka përgjigje!
Pse s’thuhet se edhe letrat e Kosovës janë të qarta?
S’ka përgjigje!
Çka thuhet më tutje?
Thuhet:
“Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë vëren se gjer në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia,Greqia dhe Bullgaria. Për të mos përmendur atë që quhet “Turqia evropiane”. Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trako-ilirëve”.
A është e mundshme?
Shkrimtari është bërë mësues i gjeografisë: po na tregon se Shqipëria është në Evropë. Nxënësit që do të përgjigjeshin saktë do të merrnin notë dhjetë!
A është e mundshme!
Muzika, vërtet, ngjan si e njohur! Tragjikisht e njohur.
Shqipëria dhe Kosova, kur është fjala për identitetin, i paskan letrat e ndara! E mësuam prej gojës së Ismail Kadaresë se letrat e Shqipërisë janë të qarta, por çfarë janë letrat e Kosovës. Çfarë janë letrat e shqiptarëve në Maqedoni? Çfarë janë letrat e shqiptarëve në Mal të Zi? Çfarë janë letrat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës?
Të paqarta!
Pse nuk qenkan të qarta letrat e Kosovës? Pse nuk qenkan të qarta letrat e gjithë shqiptarëve të tjerë kudo qofshin ata? Përgjigjen na e jep, natyrisht, vetë Ismail Kadare: duke i ndarë letrat e Kosovës prej letrave të Shqipërisë shtetërore!
Dhe, kjo përgjigje nuk është e bindshme për arsye se gjeografia, “gjëja më kokëfortë në botë”, atë që e dëshmon për Shqipërinë shtetërore do të duhej ta dëshmonte edhe për Kosovën dhe shqiptarët e tjerë, së paku në Ballkan.
Gjeografia është një “gjë” shumë e dashur nga shkrimtari ynë. Pse? Sigurisht për dy arsye: e para, për arsye se e dëshmon evropianitetin e shqiptarëve të Shqipërisë shtetërore dhe, e dyta, pse Evropën e ndan, në sajë të Gjirit të Bosforit, të Mesdheut, dhe të Gjirit të Gjibraltarit, prej Azisë dhe prej Afrikës! Ismail Kadare është i gëzuar pse Shqipëria shtetërore është më larg prej Azisë se disa shtete të tjera evropiane me identitet evropian. Ai është i gëzuar pse midis Shqipërisë shtetërore dhe Azisë shtrihen tri shtete: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. “Për të mos përmendur atë që quhet “Turqia evropiane”! Dhe, këtë çerekshtetin tjetër, Turqinë evropiane, ai e fut në thonjëza!
Pas këtyre margaritarëve gjeografikë, me të cilët e stolis qafën e Shqipërisë, shkrimtari ynë na e dhuron kryemargaritarin gjeografik me çmimin e të cilit shpreson të na bëjë të lumtur të gjithëve: “Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë”. Në qoftë se gjeografia u ka caktuar shqiptarëve dhe evropianëve të tjerë fatin që të jenë të bardhë, mos gjeografia ua ka caktuar fatkeqësinë aziatikëve dhe afrikanëve që të jenë të verdhë, të vrugët, të zinj? Mos ngjyra është arsyeja pse Ismail Kadare dëshiron të na mbajë sa më larg prej tyre?
Nuk është gjeografia e vetmja frymëzuese e idesë raciste të Ismail Kadaresë: frymëzim të njëjtë mund t’i sjellin atij edhe historia e arkeologjia. Dëgjojeni:” “Ashtu si gjuha, ajo quhet (popullsia shqiptare – R.Q) në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trako-ilirëve"! Meqenëse, si e thonë studiuesit e tij, racizmi është “botëkuptim që s’pranon t’i çmojë dinjitetet të barabarta”, atëherë na del se rumunët e shkretë, si pasardhës të dakëve, fis trakas, nuk mund të kenë dinjitet të barabartë me pasardhësit e ilirëve, madje, as të iliro-trakasve.
Po, t’i lëmë për pakëz idetë raciste dhe të merremi me frymëzuesen e tyre kryesore: me gjeografinë.

(...)


VIJON...
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty REALITETI I SHPËRFILLUR (V)

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:37 pm

Shkruan:Rexhep Qosja


Gjeografia lëvizëse

Është e çuditshme pse Ismail Kadare, megjithëse do të ketë qenë në kontinente të ndryshme, sigurisht, në Amerikë, në Azi dhe në Afrikë, nuk do të shohë se deri ku arrin roli i gjeografisë në përcaktimin e identitetit të popujve dhe të grupeve të ndryshme etnike. Nuk është shumë e vështirë, edhe në qoftë se nuk kemi pasur fatin që, përpos Evropës, të shohim edhe kontinente të tjera, të pranojmë se gjeografia, vërtet, flet shumë për identitetin e popujve e të grupeve etnike por, megjithatë, nuk i thotë të gjitha për të. Përpos gjeografisë, edhe një sërë faktorësh të tjerë marrin pjesë, cili më pak e cili më shumë, në përcaktimin e identitetit të tyre.Mund të thuhet se dikur, para, fjala vjen, katër-pesë shekujsh, gjeografia, vërtet, e përcaktonte plotësisht ose përafërsisht plotësisht, identitetin e popujve dhe të grupeve të ndryshme, por më vonë ky ndikim i saj do të vijë duke u pakësuar gjithnjë e më dukshëm. Zbuluesit e kontinenteve e të vendeve të reja, Kristofor Kolombo, Ferdinand Magelani, Amerigo Vespuçi dhe hulumtuesit e kontinenteve të zbuluara, mandej, posaçërisht të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Jugore do të jenë të merituar – do të thoshin kozmopolitët apo do të jenë fajtorë – do të thoshin kundërshtarët e tyre – pse lartmadhëria e saj gjeografia pothuaj ka rënë prej fronit të lartë të identitetit.
Pse mund të thuhet kështu?
Mund të thuhet kështu sepse janë të shumtë shembujt që e dëshmojnë shfronësimin e gjeografisë në mbretërinë e identitetit.
Nuk ka dyshim se dikur, para zbulimit të kontinenteve të reja, gjeografia e kontinentit të Australisë e përcaktonte identitetin (fizik, shoqëror dhe kulturor) e aborixhanëve; gjeografia e Amerikës e përcaktonte identitetin e majëve, inkëve, shoshonëve, çejenëve, apaçëve, komançëve e të fiseve të tjera indiane; gjeografia e kontinentit të Afrikës e përcaktonte identitetin e zezakëve, të arabëve dhe të popujve a grupeve të tjera që në atë kontinent jetonin; gjeografia e kontinentit të Azisë e përcaktonte identitetin e persianëve, tani të quajtur iranas, të afganëve, të kinezëve, të japonezëve, të vietnamezëve, të hindusve, të tajlandezëve e të tjerëve. Ajo kohë, ndërkaq, ka kaluar përgjithmonë dhe nuk do të kthehet më. Kontinentet e reja, Amerika dhe Australia, janë banuar me popullsi të kontinenteve të vjetra, para së gjithash, me popullsi të Evropës, të Afrikës dhe të Azisë. Prej gjysmës së dytë të shekullit njëzet lëvizjet e njerëzve prej shteti në shtet, prej kontinenti në kontinent janë bërë më të shpeshta. Tani njerëzit sikur e marrin gjeografinë me vete: në shpinë dhe në shpirt.
Çka po shohim tani?
Tani po shohim, natyrisht ata që duan të shohin, se anglezët, skocezët dhe irlandezët, fjala vjen, të cilëve dikur ua përcaktonin identitetin ishujt britanikë, e kanë ruajtur identitetin e tyre historikë edhe në Amerikë, në Kanada, në Australi dhe në Republikën Jugafrikane, natyrisht, të pasuruar me përbërës apo me ngjyresa përbërësish, që ka sjellë koha dhe që ka sjellë bashkëjetesa me popuj të tjerë në ato kontinente. Apo jo? Arabët jetojnë në dy kontinente, në kontinentin e Azisë dhe në kontinentin e Afrikës, prej të cilëve Ismail Kadare, pikërisht pse arabët jetojnë atje, përpiqet aq shumë ta largojë Evropën, sidomos, Shqipërinë, por arabët e kontinentit aziatik pothuajse nuk ndryshojnë prej arabëve të kontinentit afrikan: kanë të njëjtin identitet – arab, me prejardhje, me gjuhë, me fe, me kulturë, me qytetërim pothuaj të njëjtë.
T’i afrohemi edhe më tepër Evropës.
Turqit jetojnë në kontinentin e Azisë dhe në kontinentin e Evropës, që janë të ndarë nga Bosfori, por turqit e Turqisë Evropiane nuk ndryshojnë me asnjë përbërës të identitetit prej turqve të Azisë.
Rusët jetojnë edhe në Evropë edhe në Azi, por rusët e kontinentit evropian kanë të njëjtin identitet që kanë rusët aziatikë.
Shqiptarët jetojnë në Ballkan, në këtë pjesë të skajshme të Evropës, e jetojnë edhe në SHBA-të, në Kanada dhe në Australi, por shqiptarët ballkanikë, që kanë pasur rastin të vizitojnë bashkëkombësit e tyre në ato kontinente, nuk thonë se e kanë ndryshuar identitetin, së paku jo ata që kanë lindur në Ballkan. Përkundrazi. Thonë se shqiptarët që jetojnë në kontinente të tjera nuk janë më pak shqiptarë se ne në Ballkan: e kanë tejçuar atje identitetin kombëtar dhe e ruajnë traditën kulturore me shumë dashuri.

(VIJON)
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty REALITETI I SHPËRFILLUR (VI)

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:40 pm

Shkruan: Rexhep Qosja

Identiteti dhe kultura

Se sa është bërë i paqëndrueshëm roli i gjeografisë në përcaktimin e identitetit të popujve e të grupeve të ndryshme etnike në këtë planet më së miri, ndoshta, e tregojnë hebrenjtë. Fati tragjik historik i ka shpërndarë në disa kontinente, në vende të ndryshme të kontinentit evropian, të kontinentit aziatik dhe të kontinentit amerikan, por, prapë, edhe nëse përpiqen shumë që t’u përshtaten kushteve politike, shoqërore, kulturore në vendet ku jetojnë, prapë e ruajnë identitetin historik të hebrenjve.
Por, sa i paqëndrueshëm është bërë ndikimi i gjeografisë në identitetin e popujve e të grupeve të ndryshme na e thotë edhe deklarata e shkrimtares së njohur amerikane, Emili Dikinson. I takonte brezit të ashtuquajtur brezi i humbur i shkrimtarëve amerikanë; kishte vendosur të jetonte një kohë larg Atdheut të vet – në Evropë, në Paris. Kur, më një rast, miqtë evropianë e pyesin: a frikësohet se duke jetuar aq gjatë larg atdheut, larg SHBA-ve, do të mbetet pa rrënjë, ajo do të përgjigjet: “Çka më duhen rrënjët në qoftë se nuk janë rrënjë që mund t’i marr me vete”. Kjo shkrimtare, me popullorësi, kryesisht, të paktë, por, megjithatë, shkrimtare gjeniale, para Luftës së Dytë Botërore e kishte vërejtur atë që ne as shtatëdhjetë vjet pas saj nuk po e vërejmë: se gjeografia nuk është më çka ishte. Kush ju beson të dhënave sendore mund të bindet se të njëjtën fjali të shkrimtares amerikane do të mund ta shqiptonin edhe Fani Noli, Faik Konica, Arshi Pipa, që kanë jetuar dhe kanë vdekur në SHBA-të, Naim Frashëri e Sami Frashëri, që kanë jetuar dhe kanë vdekur në Azi, në Stamboll; Vaso Pasha që ka vdekur në Azi, në Liban; Andon Zako Çajupi që ka vdekur në Afrikë, në Egjipt; Filip Shiroka që ka jetuar dhe ka vdekur në Azi, në Liban, dhe , sot, Naum Prifti dhe Naim Balidemaj, që jetojnë e krijojnë në Nju-Jork.

Ç’duan të thonë të gjitha këto të dhëna?

Duan të thonë, ndoshta, se gjeografinë mund ta shpallin edhe më tej faktor vendimtar në përcaktimin e identitetit të popujve e të grupeve të ndryshme etnike vetëm ata politikanë e intelektualë, të cilët, kur flasin për gjeografinë dhe identitetin, në thelb mendojnë për gjeografinë e kohës së Kristofor Kolombos. Harrojnë se, përpos lëvizjeve të njerëzve prej kontinenti në kontinent, edhe teknika e teknologjia, mediet elektronike, interneti dhe globalizimi i egër, ndikojnë në identitetin e popujve më shumë se gjeografia e shfronësuar.

Ç’duan të thonë të gjitha këto?

Duan të thonë, ndoshta, se që nga zbulimet e Kristofor Kolombos e këndej e, sidomos, që nga Revolucioni i Madh Francez, më 1789 e këndej, shumëfish më tepër se gjeografia është gjeopolitika, pra, politika e të fuqishmëve dhe e të pasurve, ajo që luan rol të “perëndishëm” në identitetin e vartësve të të gjitha llojeve.

Qërim hesapesh me përbërësit myslimanë të identitetit të shqiptarëve

Përpos gjeografisë, Ismail Kadare do ta vërë edhe kulturën në shërbimin e përpjekjeve të tij për të qëruar hesape njëherë e përgjithmonë me përbërësit myslimanë të identitetit të shqiptarëve. Është bindur, më në fund, se vetëm me gjeografinë nuk e ka kryer punën. Përpos nocioneve, më së shpeshti të pasqaruara a të keqkuptuara, do të përdorë ai edhe krahasime, metafora e simbole për t’i mohuar e, kur nuk arrin t’i mohojë, për t’i zhvlerësuar ata përbërës. Si shkrimtar do ta quajë të arsyeshme apo, ndoshta, edhe të obligueshme që më së pari të qërojë hesape me letërsinë e bejtexhinjve e cila, sipas tij, është fryt i luftës që bënte Perandoria otomane, “për zbehjen e identitetit shqiptar dhe zëvendësimin me atë otoman” edhe pse kjo letërsi nuk ka luajtur ndonjë rol të veçantë në krijimin a mbajtjen e identitetit të shqiptarëve myslimanë. Në këtë betejë fitoren e pandeh të paracaktuar, për ç’arsye edhe mund të shkruajë:” “Letërsia e bejtexhinjve, për shembull, njëfarë brumi i përzier shqiptaro – turk, u thye përfundimisht, si një sajesë prej qerpiçi prej murit hijerëndë e monumental, ndonëse të ftohtë, të traditës së letërsisë dygjuhëshe shqiptaro-latine”.

Sa më kujtohet, as Osman Myderrizi, as studiuesit e tjerë të paktë para tij apo pas tij të letërsisë së bejtexhinjve, nuk kanë shkruar se autorët e saj ishin të detyruar prej pushtetit turk që të shkruanin ashtu siç shkruanin, domethënë se ajo letërsi ishte e tillë çfarë ishte sepse në Perandorinë Otomane kishte një doktrinë teorike-letrare dogmatike, së cilës, deshën s’deshën, ishin të detyruar t’i përmbaheshin shkrimtarët, në radhë të parë shkrimtarët shqiptarë. Sa dihet, në Perandorinë Otomane nuk kishte një formacion letrar, që do të quhej “realizmi otoman” apo, “realizmi despotik”. Perandoria Otomane, si e thonë historianë të saj evropianë, që kanë jetuar në Stamboll si përfaqësues diplomatikë të vendeve të tyre evropiane, ishte një shtet kur më pak e kur më shumë despotik, si mbretëritë e asaj kohe në Evropë.

Ka madje historianë evropianë që thonë se Perandoria Otomane, së paku deri në shekullin XIX, ishte shtet që e karakterizonte toleranca etnike. Mos të ishte kështu, thonë ata, nuk do të mbahej aq gjatë. Në këtë mbretëri ngjante, sigurisht, shpesh, që fatkëqijtë e shpallur fajtorë të nguleshin në hunj, por edhe në mbretëritë evropiane ngjante që fatkëqijtë e shpallur fajtorë të digjeshin në turrë të drurëve! Mund të besohet se ndonjëri nga të dënuarit më parë do të zgjidhte djegien në zjarr se nguljen në hu, por mund të kishte edhe të tillë që më parë do të zgjidhte nguljen në hu se djegien në zjarr! Barbaria politike ishte ligji i kohës edhe në Azi edhe në Evropë. Bejtexhinjtë shqiptarë shkruanin ashtu siç shkruanin jo pse ishin të detyruar t’i nënshtroheshin luftës së Perandorisë Otomane “për zbehjen e identitetit shqiptar” dhe për “gjymtimin e trurit të tyre”, por pse vetë, vullnetarisht, kishin vendosur të shkruanin ashtu: përzieshëm! Letërsia e bejtexhinjve shkruhej prej vetjeve, që kishin kryer farë shkolle fetare në gjuhën turke, arabe a persiane, ashtu siç shkruhej letërsia e krishterë prej vetjeve që kishin kryer farë shkolle a fakulteti në gjuhën latine. Ajo shkruhej prej vetjeve të cilët, si shumëherë dhe shumëkund gjatë historisë, e kishin pranuar pushtetin, gjuhën, kulturën, politikën, ideologjinë, zakonësinë, rendin shoqëror të pushtuesit: të pushtuesit despotik i cili, megjithatë, vëllezërit e tyre të besimit katolik dhe ortodoks i lejonte të shkruanin qoftë shqip, qoftë latinisht, qoftë greqisht apo italisht. E tillë çfarë ishte ajo përfaqësonte për ta dhe lexuesit e tyre shijen e kohës, besimin dhe iluzionin e kohës.

Letërsia e bejtexhinjve ishte, pra, shprehje e vullnetshme e autorëve të saj, ashtu siç ishte letërsia katolike apo ortodokse shprehje e vullnetshme e autorëve të tyre, ashtu siç ishte letërsia e realizmit socialist shprehje e vullnetshme, edhe teorikisht e mbështetur, e Ismail Kadaresë në kohën e komunizmit. Letërsia e bejtexhinjve shkruhej mbi temat fetare, si edhe letërsia e krishterë. Letërsia e bejtexhinjve, ndërkaq, më shpesh se letërsia e krishterë, shkruhej edhe mbi tema laike dhe kjo do të thotë se tematikisht ishte më e pasur se ajo. Po t’i vlerësojmë artistikisht, pa paragjykime fetare, letërsinë e bejtexhinjve dhe letërsinë e krishterë do të mund të themi se nuk dallojnë shumë njëra prej tjetrës, me përjashtim të sibilave të Pjetër Bogdanit që shquhen me vlerë estetike: janë letërsi me vlera kryesisht modeste artistike. Por, aq sa e ul vlerën e letërsisë së bejtexhinjve leksiku i huaj-turk, arab dhe persian, po aq e shton vlerën historike gjuhësore të letërsisë së krishterë, në mënyrë të veçantë të letërsisë katolike, pikërisht gjuha shqipe e përdorur në të sado me shumë shtresa të huaja.

Ismail Kadare na bën me dije, i gëzueshëm, se letërsia e bejtexhinjve na qenka thyer përfundimisht “si një sajesë prej qerpiçi” prej “murit hijerëndë e monumental, ndonëse të ftohtë, të traditës së letërsisë dygjuhëshe shqiptaro-latine”. As historia e letërsisë shqipe, as historia politike e popullit shqiptar nuk e dëshmojnë këtë pohim poetik. Letërsia dygjuhëshe shqiptaro-latine asnjëherë, gjatë asnjë shekulli, nuk ia ka vënë përpara letërsisë së bejtexhinjve murin e saj “hijerëndë e monumental”, prandaj edhe nuk e ka thyer, siç thuhet, “si një sajesë prej qerpiçi”.

Letërsitë nuk qërojnë hesape mes vetes as me mure, as me qerpiçë! Letërsitë dygjuhëshe shqiptaro-latine, shqiptaro-greke dhe shqiptaro-turke, shqiptaro-arabe kanë bashkëjetuar, duke mos u takuar apo duke u takuar rrallë e tek, deri në gjysmën e dytë të shekullit nëntëmbëdhjetë. Jo ato njëra tjetrën, po vetëm letërsia e Rilindjes Kombëtare, që në jetën e popullit shqiptar sjell idenë laike as katolike, as ortodokse, as myslimane, që kryetemë të saj bën Kombin në vend të Fesë, do t’i tregojë historikisht jo përkatëse, historikisht të tejkaluara ato letërsi. Shkrimtarët e Rilindjes do t’i pranojnë ato si traditë të veten pavarësisht prej ideologjive fetare në të cilat mbështeteshin jo për arsye artistike sa për arsye se, duke i pranuar që të tria, mund të ndërtohej ideologjia kombëtare shqiptare mbi sloganin: fe e shqiptarëve është shqiptaria. Ata i trajtonin ato letërsi të barasvlershme qoftë edhe pse ishin të vetëdijshëm se nuk kishte arsye as etnike, as shoqërore, as ideologjike që autorët e njërës prej tyre të shpalleshin më të aftë, më të talentuar se autorët e të tjerave.

(VIJON)
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty REALITETI I SHPËRFILLUR (VII)

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:43 pm

Shkruan: Rexhep Qosja


Mendja e shëndoshë nuk do t’i quante më të pa dhunti krijuese bejtexhinjtë se krijuesit e letërsisë së krishterë vetëm pse ishin myslimanë.
Sado letërsia e Rilindjes kombëtare e bënte historikisht të tejkaluar, letërsia e bejtexhinjve, si edhe letërsia e krishterë, do të vazhdojë të shkruhet edhe më vonë, në Kosovë, madje, deri te Lufta e Dytë Botërore.
Qëndrimi tepër subjektiv, nga pikëpamje historiko-letrare i paarsyeshëm, i Ismail Kadaresë ndaj letërsisë së bejtexhinjve nuk merr fund me kaq. Ai shkruan se “gjatë kohës së komunizmit u bënë shumë përpjekje për ta rehabilituar këtë letërsi, me qëllimin meskin për t’ia kundërvënë letërsisë tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, që regjimit nuk i pëlqente kurrsesi”. Dhe, këto përpjekje për “rehabilitimin” e saj bëheshin pavarësisht pse studiuesit që “e morën nëpër duar, e panë se përveç që ishte qesharake për nga niveli, ajo ishte thellësisht e pamoralshme”.

E pse ishte qesharake, për nga niveli kjo letërsi?
Ishte qesharake për nga niveli pse nuk përshkohej prej besimit të krishterë si letërsia e krishterë, sidomos ajo katolike, po prej besimit mysliman!

E pse ishte thellësisht e pamoralshme kjo letërsi?

Ishte thellësisht e pamoralshme jo aq për shkak se pjesa e saj erotike ishte e “mbushur me motive ashikësh e dylberësh”, që Shqipëria mund t’ia paraqiste Evropës sot” si dëshmi të habitshme të vizionit të saj të emancipuar për homoseksualizmin, dy shekuj përpara Evropës së sotme”, por pse “e ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë. Ne - vazhdon Ismail Kadare – i dëgjojmë këto këngë edhe sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç’thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës, madje, në programet televizive, e ne prapë shtiremi se nuk i kuptojmë”.

Kjo që thotë shkrimtari ynë është e vërtetë: në pjesën erotike të kësaj letërsie kishte, si të themi, pornografi, kishte homoseksualizëm, kishte ashikë e dylberë, kishte, ndoshta, edhe “bejte dhe lavde për pedofilinë”! Kishte shumë çka nga ato që mund të shihen e mund të dëgjohen edhe në një pjesë të nënkulturës së sotme masive. Por, lexuesit e sprovës së Ismail Kadaresë Identiteti evropian i shqiptarëve, që mund të kenë dëgjuar dhe lexuar se kush ishte kush në kohën e komunizmit, mund ta pyesin Ismail Kadarenë: ti që ishe gjatë deputet i Kuvendit të Republikës Popullore të Shqipërisë, që ishe, njëkohësisht, nënkryetar i Frontit Popullor të Shqipërisë, që edhe deputet, edhe nënkryetar i Frontit Popullor ishe përzgjedhur si përfaqësuesi më i shquar i letërsisë, një, si mund të thuhet, ideolog i krijimtarisë artistike komuniste, pse nuk e ngrije zërin kundër rehabilitimit të letërsisë së bejtexhinjve dhe kundër diskriminimit të letërsisë së krishterë, sidomos asaj katolike? Do të kishe argumente të fuqishme: ruajtjen e masave popullore prej atyre që këndoheshin në atë letërsi: prej homoseksualizmit, që aq fort e dënonte komunizmi dhe prej pedofilisë, që aq fort e dënonte edhe komunizmi dhe e gjithë bota? Pse i lejoje vetes të shkruaje në sprovën Mbi ndikimet e huaja dhe karakterin kombëtar të letërsisë, me të cilën i jepje përgjigje sprovës së Rexhep Qosjes Letërsia kombëtare dhe letërsia botërore ose afrimi përmes ndryshimeve: “Nuk ishte pak për letërsinë tonë (të realizmit socialist – R.Q) që në këta tridhjetë vjet të jetës së saj të ngrihet si një protestë kundër botës së vjetër, të ndante llogaritë një herë e përgjithmonë prej letërsisë reaksionare zyrtare, dekadente dhe klerikale të së kaluarës...”?

Po mirë, të mos kërkojmë shumë prej Ismail Kadaresë në atë kohë kur nuk ishte e lehtë të thoshe lirisht çka mendoje, sidomos çka mendoje në kundërshtim me mendimet zyrtare, sado në Shqipëri edhe në atë kohë kishte intelektualë dhe qytetarë të zakonshëm që e thoshin mendimin mospajtues pavarësisht prej pasojave. Por, hajde, ta kërkojmë të drejtën dhe të vërtetën prej Ismail Kadaresë sot! Në qoftë se me të drejtë ngre zërin kundër pornografisë tradicionale në letërsinë e bejtexhinjve e në këngët popullore, pse nuk ngre zërin edhe kundër pornografisë në nënkulturën tonë të sotme? Mos pse ajo e para shprehet në gjirin e ideologjisë fetare myslimane, kurse kjo e dyta nuk është në lidhje me këtë ideologji fetare? Në qoftë se Ismail Kadarenë e shqetësojnë lokalet dhe televizionet në të cilat, ja, këndohen këngë për ashikët, dylberët, pedofilët, pse nuk e shqetësojnë po aq edhe filmat pornografikë, në të cilët vajza të reja përjetojnë përuljen më të shtazërishme që mund të imagjinohet e që jepen rregullisht në shumë televizione në botë, që i shohin të rinjtë dhe qytetarët tanë, që duan t’i shohin? Në qoftë se sinqerisht e shqetësojnë këngët për dylberat, ashikët dhe pedofilët, pse nuk e shqetësojnë edhe këngët e shfrenimet pornografike në klubet e natës, në të cilat për joshje ashikërie përdoren edhe lloje të ndryshme të drogës? Pse nuk e ngre zërin edhe kundër këtij zhgruanimi, “zhburrërimi e zvetënimi moral të pashembullt”?

Mos pse ajo e para na qenka Lindje, kurse kjo e dyta Perëndim?

Mos pse kjo e dyta është dëshmi e identitetit modern evropian, kurse ajo e para ishte dëshmi e identitetit “lëngaraq”, si e quan Ismail Kadare identitetin mysliman, të cilin identiteti shqiptar, “si një luan i zgjidhur nga zinxhiri”, bënte përpjekje ta hidhte “si leckë”! Bukur! Identiteti, si luan me zinxhirë në qafë! Ku është parë luan i tillë? Me zinxhirë në qafë!

Betejës së pabarabartë mes identitetit mysliman dhe identitetit shqiptar pas çlirimit nga Perandoria Otomane i jep fund vetë Ismail Kadare kur thotë: “Kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet”. Për të dëshmuar sa serioz, sa shkencor, sa i qëndrueshëm është ky pohim i Kadaresë po e japim një të dhënë. Në Enciklopedinë linguistike të Kembrixhit, të autorit Dejvid Kristal, shkruan se deri sot, në botë, janë shuar rreth njëzetmijë gjuhë, që ishin gjuhë të grupeve të vogla etnike, të fiseve dhe të popujve. Me to mund të besohet se janë shuar a janë përvetuar nga popuj të tjerë edhe folësit e tyre. Dhe, mund të besohet se numri më i madh i këtyre grupeve, fiseve dhe popujve janë shuar a janë përvetuar nga popuj të tjerë si pasojë e pushtimeve dhe e kolonializmit. Edhe historia shqiptare e përgënjeshtron përgjithësimin “teorik” të Ismail Kadaresë: pushtimi turk ka sjellë konvertimin e mbi dy të tretave të popullit shqiptar, kurse ky konvertim ka sjellë një identitet fetar, identitetin fetar mysliman, si përbërës i identitetit të përgjithshëm, historik shqiptar: i identitetit kombëtar shqiptar. Domethënë: kombet mund të ndryshohen shumë edhe nga pushtimet, edhe, sidomos, nga konvertimet.

Thirrje për kthim në fenë e të parëve

Përpos në Shqipërinë shtetërore, ku, thotë Ismail Kadare, përkraheshin prej komunizmit, bejteve, muzikës, këngëve, veshjeve, në përgjithësi, traditës myslimane, shqiptarët do t’ia shohin sherrin edhe në ish-Jugosllavinë. Dhe, do t’ia shohin sherrin jo vetëm në Jugosllavinë mbretërore, por edhe në Jugosllavinë komuniste.

Duke filluar prej viteve të 50-ta të shekullit njëzet, shkruan ai, shqiptarët po treteshin: “i gjithë ngjyrimi kombëtar po zbehej me shpejtësi. Muzika po orientalizohej më fort se më parë, veshjet e famshme tradicionale, ato që edhe gjatë periudhës së gjatë otomane ishin ruajtur, po zëvendësoheshin, jo prej veshjeje të kohës si kudo, por me petka arabe që nuk ishin njohur kurrë në këtë vend. Jugosllavia, kjo primadonë e “botës së tretë”, po i ofronte kësaj bote popullsinë më të padëshiruar të saj, shqiptarët. Ajo përpiqej që këta të ngjanin sa më pak evropianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë”. Megjithëse në fund të kësaj fjalie do të duhej të vihej, së paku një pikëçuditje, Ismail Kadare e vë një pikë të zakonshme! Jugosllavia, “primadona” e botës së tretë, po i afronte asaj bote popullsinë më të padëshiruar: shqiptarët në ndryshorin (variantin) afrikano-verior dhe aziatik! Domethënë: popullsia më e padëshiruar e kësaj bote nuk ishin shqiptarët, po vetëm shqiptarët që ngjanin “më pak evropianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë”! Përfundimi i gjykimit të këtillë të Ismail Kadaresë është ky: afrikano-veriori dhe aziatiku, për shkak se dallojnë prej evropianit, nuk kanë dinjitet të barasvlershëm me të. Ja edhe një shpërthim racist i shkrimtarit tonë – edhe një qërim hesapesh me turqit dhe me arabët!
Nuk ka dyshim se si në Jugosllavinë mbretërore ashtu edhe në Jugosllavinë komuniste janë bërë përpjekje të ndryshme për shkombëzimin e shqiptarëve. Përpjekje për shkombëzimin e tyre, gjithsesi shumë djallëzore, ishte regjistrimi pa i pyetur, i një numri shqiptarësh si myslimanë apo si turq! Por, as në Jugosllavinë mbretërore, as në Jugosllavinë komuniste shqiptarët as nuk janë kandisur as nuk janë detyruar që të orientalizojnë muzikën e tyre, veshjen e tyre, pamjen e tyre vetëm e vetëm që të ngjajnë sa më pak evropianë e sa më shumë aziatikë, domethënë turq dhe afrikano-veriorë, domethënë arabë. Jo. Përkundrazi: ka ngjarë që detyrueshëm të “çaziatizohen” dhe të “çafrikanizohen”! Kështu, për shembull; grave ,në shumë raste, me dhunë u është hequr ferexheja. Aziatizim dhe afrikanizim folklorik i shqiptarëve në Kosovë, “duke filluar prej viteve të 50-ta të shekullit njëzet”, nuk ka ngjarë. As në Jugosllavinë mbretërore, as në Jugosllavinë komuniste, turqit nuk janë përbuzur, përkundrazi: janë çmuar. Kudo ishin në Jugosllavi – në Kosovë, në Maqedoni, ata ishin një si shtresë e lartë; në Kosovë ata ishin qytetarët e qytetëruar të Kosovës, fisnikët e Kosovës.

Ata trajtoheshin kështu qoftë edhe për shkak se si Jugosllavia mbretërore ashtu edhe Jugosllavia komuniste kishte marrëdhënie politike dhe shtetërore me Turqinë të mira, në situata të veçanta, jashtëzakonisht të mira, kurse babai i Turqisë moderne, Ataturku, kishte qenë mik i mbretit Aleksandër, ashtu siç kishte qenë kryetari i mëvonshëm, gjeneral Evreni, mik i Josip Broz Titos. Në Serbi dhe, në përgjithësi, në Jugosllavi nuk përbuzeshin siç i përbuz Ismail Kadare as veshja, as muzika turke apo arabe. Si muzika e veshja ashtu edhe veçori të tjera orientale të kulturës serbe shiheshin si një mbetje historike, që do të duhej të ruhej në muze, në teatër apo në festivale të këngës popullore. Të rinjtë shqiptarë që kanë studiuar në universitetin e Beogradit, mbajnë mend se në dekanatin dhe sallat e Fakultetit të Gjuhës dhe të Letërsisë Serbe mbahej portreti i madh me fes në kokë i themeluesit të gjuhës letrare serbe, Vuk Stefanoviq Karaxhiqit, i cili njihet edhe si autor i sloganit ku jeton qoftë edhe një serb është tokë serbe, që do të bëhet slogani i nacionalizmit pushtues serb, duke filluar prej gjysmës së parë të shekullit nëntëmbëdhjetë. Në teatrot serbe, qoftë edhe në Beograd, më shpesh se asnjë shfaqje tjetër do të shihej shfaqja e punuar sipas dramës së shkrimtarit serb, Borisllav Stankoviq, Koshtana, në të cilën të gjithë personazhet janë të veshur siç ishin veshur në kohën e Perandorisë Otomane – allaturka dhe argëtoheshin siç ishin argëtuar atëherë – allaturka!

(VIJON)
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty REALITETI I SHPËRFILLUR (VIII)

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:45 pm

Ide delirante

-Nxitimi për të qenë politikisht i koniunkturshëm atje ku ai shumë dëshiron të jetë i koniunkturshëm, do të bëjë që Ismail Kadare të predikojë një ide politike oh sa të palejueshme për Shqipërinë dhe një ide politike, oh sa të palejueshme për të si krijues!
-Sa shumë do të befasohen “të rinjtë myslimanë shqiptarë” kur ta lexojnë pohimin propagandistik të koniunkturshëm të Ismail Kadaresë. Rinia studentore dhe shkollore e Kosovës, as në vitin 1981, as në vitin 1989-1990, nuk është ngritur në demonstrata “për të kërkuar rrënjët e krishterimit të hershëm shqiptar”

Shkruan: Rexhep Qosja

Ata që urreheshin në Jugosllavi, ata që përbuzeshin në Jugosllavi, në Jugosllavinë mbretërore dhe në Jugosllavinë komuniste, mund të ishin vetëm shqiptarët. Ata ishin të paracaktuar për të bërë punët më të rënda dhe më të pista në Beograd e në qytete të tjera si më të mëdha në të dy Jugosllavitë: për të bartur qymyrin dhe për të fshirë rrugët.
Dhe ata që ishin të paracaktuar për dajakun e policisë dhe për plumbat e ushtrisë serbe kudo e, sidomos, në kufirin me nënën Shqipëri, ishin kësulëbardhët – shqiptarët, që mbanin në kokë qylafin, që i binin fyellit dhe çiftelisë! Vetëm ata, thuhej në Klubin kulturor serb, ku përpunohej strategjia e zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare e ku ishte paraqitur edhe projekti i Vasa Çubrilloviqit Shpërngulja e arnautëve - para Luftës së Dytë Botërore dhe në UDB-në e Rankoviqit - pas Luftës së Dytë Botërore, e mbajnë kombin sepse vetëm ata nuk e ndërrojnë qykën lehtë! Në kohën kur Sllobodan Millosheviqi e kishte filluar të ashtuquajturin jogurt – revolucionin, me qëllim që të përmbyste autonominë e Kosovës të njohur në vitin 1974 dhe, ashtu, mandej, t’i ndryshonte marrëdhëniet kushtetutore mes republikave të ish-Jugosllavisë, serbëve që prej Kosovës shkonin nëpër Serbi për ta shprehur zëshëm mosdurimin e tyre ndaj shqiptarëve, në Novi Sad të Vojvodinës, u thuhej: kthehuni atje prej nga keni ardhur dhe qërojini hesapet me ato kokat e gjipsuara! Vetëm ata ju vijnë haqesh ju! Jo shqiptarët që Ismail Kadare i pandeh të veshur në rroba turke (aziatike – thotë ai) dhe arabe (afrikano-veriore – thotë ai) po shqiptarët, me kokë “të gjipsuar”, ishin ata që duhej të dëboheshin prej Kosovës, sepse prej tyre, prej vitalitetit të tyre, prej qykës së tyre, frikësoheshin serbomëdhenjtë. Do ta provojmë këtë në vitin 1998 dhe në gjysmën e parë të vitit 1999: fshati shqiptar ishte ai mbi të cilin u derdh gjithë tërbimi i shtazërishëm i paramilitarëve, i policive në uniforma të ndryshme dhe i ushtrisë serbe dhe i cili u “pastrua etnikisht”, për fat, vetëm përkohësisht. E, këta, “primadona e botës së tretë”, Jugosllavia, nuk do të denjonte t’i vishte në veshjet e miqve të atëhershëm politikë: të turqve dhe arabëve.

Qëllimin e këtyre bredhjeve të tij fetare, politiko historike, nëpër Jugosllavinë mbretërore dhe Jugosllavinë komuniste, Ismail Kadare do ta shpjegojë vetë kur shkruan: “Një shekull më pas – thotë ai, duke e zgjatur harkun kohor në një shekull edhe pse rrëfimin për orientalizimin e shqiptarëve në Jugosllavi e kishte filluar nga vitet e 50-ta të shekullit njëzet – kundër propagandës serbe që këmbëngulte t’i jepte shqiptarët si turq apo aziatikë të ardhur vonë në Ballkan, dhjetëra mijëra të rinj myslimanë shqiptarë më 1981-shin e 1991-shin, kërkuan rrënjët e krishterimit të hershëm shqiptar, aspak për arsye fetare, por thjesht për të treguar se populli i tyre kishte qenë ngulitur në Kosovë shumë shekuj përpara sllavëve”.

Sa shumë do të befasohen “të rinjtë myslimanë shqiptarë” kur ta lexojnë këtë pohim propagandistik të koniunkturshëm të Ismail Kadaresë. Rinia studentore dhe shkollore e Kosovës, as në vitin 1981, as në vitin 1989-1990, nuk është ngritur në demonstrata “për të kërkuar rrënjët e krishterimit të hershëm shqiptar”. Demonstratat e vitit 1981 dhe të vitit 1989-1990 nuk janë bërë as për të kërkuar rrënjët e paganizmit ilir, as të krishterimit të hershëm, as të krishterimit të vonshëm, as të myslimanizmit të hershëm a të vonshëm. Jo dhe jo. Kërkimi i rrënjëve të krishterimit të hershëm do të bëhet zbulim i komunistëve të kthyer shpejt e shpejt në gjoja demokratë pas viteve të 90-ta, të cilët do ta kuptojnë se duke i kërkuar ato rrënjë do të mundë të përfitojnë politikisht për karrierat e tyre! Dhe, disa prej tyre edhe do të përfitojnë: do të dëgjohet për ta dhe do të jenë të ndihmuar në përparimin e tyre. Të rinjtë e ngritur në demonstratat e vitit 1981 dhe 1989-1990 nuk do të kërkojnë rrënjë, sepse ata rrënjët i kishin me vete si në shtëpi, në shkolla e në fakultete ashtu edhe në demonstrata. Në qoftë se, megjithatë, do të pranojmë se do farë rrënjësh i kërkonin, atëherë duhet të thuhet e vërteta: të vetmet rrënjë që disa prej tyre kërkonin më 1981, fatkeqësisht, ishin rrënjët marksiste-leniniste!

Ata nuk ishin ngritur në demonstrata as “për të treguar se populli i tyre kishte qenë ngulitur në Kosovë shumë shekuj përpara sllavëve”. Ata brohorisnin: jemi shqiptarë jo sllavë jo për të thënë se shqiptarët janë rrënjës, banorë më të hershëm të Kosovës se serbët, po për të thënë se Kosova as etnikisht, as historikisht s’i takon Jugosllavisë. Ata nuk ishin ngritur në demonstrata as për arsye fetare, as për arsye arkeologjike, historike a linguistike. Për këtë as nuk kishin nevojë, as nuk kishin kohë. Ngulitjen e popullit të tyre në Kosovë përpara sllavëve e kishin dëshmuar arkeologët, historianët dhe gjuhëtarët e shquar shqiptarë: Hasan Ceka, Skënder Anamali, Muzafer Korkuti, Vangjel Toçi, Neritan Ceka, Aleks Buda, Arben Puto, Kristo Frashëri, Stefanaq Pollo, Kristaq Prifti, Ali Hadri, Gazmend Shpuza, Eqrem Çabej, një varg shkencëtarësh të huaj – gjermanë, francezë, italianë, bullgarë, kroatë, boshnjakë, madje, edhe ndonjë serb. Ata nuk e lodhnin mendjen atëherë të shqiptojnë në demonstrata parullat fetare që Ismail Kadaresë do t’i duhen dhjetë a njëzet e pesë vjet më vonë për koniunkturën e tij politike dhe letrare. Ata ishin ngritur në demonstrata për ta bërë botore një kërkesë shumë më të rëndësishme: kërkesën për Kosovën republikë e cila, mbasi të bëhej republikë, do të mundë të bashkohej me, si thuhej atëherë, shtetin amë – Shqipërinë.

Cili s’është misioni i Shqipërisë

Nxitimi për të qenë politikisht i koniunkturshëm atje ku ai shumë dëshiron të jetë i koniunkturshëm, do të bëjë që Ismail Kadare të predikojë një ide politike oh sa të palejueshme për Shqipërinë dhe një ide politike, oh sa të palejueshme për të si krijues! Ta dëgjojmë me ç’vetëbesim e predikon këtë ide ai.

“Klisheja krejtësisht e gabuar e përftimit të Shqipërisë si vend ndërmjetës, një sanduiç midis Lindjes dhe Perëndimit, një qytetërim as ashtu, as kështu, thënë ndryshe një “vend i as-as-it”, s’na bën kurrfarë nderi. Së pari, sepse nuk është e vërtetë, së dyti, sepse të lakmosh një cilësim të tillë, është njëlloj si të vetëshpallesh “gjysmak”, që në shqip midis të tjerash do të thotë “tarrallak”. Ideja e përhapur andej-këndej, dhe fatkeqësisht e përkrahur nga Qosja, se “fati ynë historik është i paracaktuar për të sendërtuar zbutjen e kundërshtimeve midis Lindjes dhe Perëndimit”, të kujton një nga njollat (e) historisë shqiptare, kapardisjen e Shqipërisë komuniste për kinse misionin e saj planetar për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit.

Ide të tilla delirante, ato me të cilat, Shqipëria, për një kohë të gjatë, u bë gazi i botës, u kanë ardhur në majë të hundës shqiptarëve”.
Çfarë margaritari politik!
Çfarë margaritari diplomatik!
Çfarë margaritari historik!
Çfarë margaritari gjuhësor-stilistik!
Për ta kuptuar plotësisht, me të gjitha ngjyresat politiko-diplomatike, dhe tragjiko-komike këtë katekizëm politik të Ismail Kadaresë është e nevojshme ta kthejmë në trajtë të bashkëbisedimit.
Çka është pohimi i Rexhep Qosjes se fati historik i popullit shqiptar është i paracaktuar për të sendërtuar zbutjen e kundërshtimeve midis Lindjes e Perëndimit?
Është një klishe krejtësisht e gabuar e përftimit të Shqipërisë si vend ndërmjetës, një sanduiç midis Lindjes e Perëndimit.
Thënë ndryshe?
Thënë ndryshe do të thotë një vend i as-as- it.
Çka s’na bën ky pohim i Rexhep Qosjes?
S’na bën kurrfarë nderi.
Pse s’na bën kurrfarë nderi pohimi për Shqipërinë si vend ndërmjetës, që mund të zbusë kundërshtitë midis Lindjes dhe Perëndimit?
Sepse, kjo së pari nuk është e vërtetë.
E së dyti?
Së dyti, sepse të lakmosh një cilësim të tillë, të lakmosh të bëhesh ndërmjetës është njëlloj si të vetëshpallesh gjysmak.
Çka do të thotë gjysmak në shqip?
Gjysmak në shqip, midis të tjerash, do të thotë “tarrallak”.
A është kjo ide që i pari e paraqet publikisht Rexhep Qosja?
Kjo është ide e përhapur andej – këndej?
Nuk më kujtohet që për këtë ide të kem lexuar në gazetat tona a të kem dëgjuar në mediet tona elektronike.
S’ka përgjigje!
Idetë e përhapura andej këndej kanë një shqiptues të parë.
S’ka përgjigje!
Duket, megjithatë, se shqiptues i parë publik i kësaj ideje djallëzore, kësaj klisheje, të jetë Rexhep Qosja.
S’ka përgjigje!
Çka të kujton kjo ide e Rexhep Qosjes e përftimit të Shqipërisë si vend ndërmjetës, një sanduiç midis Lindjes dhe Perëndimit, një qytetërim as ashtu, as kështu?
Më kujton një nga njollat e historisë shqiptare, kapardisjen e Shqipërisë komuniste për kinse misionin e saj planetar për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit?
Ëhë! Po cili është kontributi yt në kapardisjen e Shqipërisë komuniste për kinse misionin e saj planetar për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit?
S’ka përgjigje!
Sa kap numri i vjershave, tregimeve, romaneve, sprovave, artikujve, referateve, intervistave me të cilat ti i ke shërbyer posaçërisht shumë asaj kapardisjeje të Shqipërisë në kohën e komunizmit për kinse misionin e saj planetar për mbrojtjen e marksisëm-leninizmit?
S’ka përgjigje!
A dëshiron t’i përkujtojmë titujt e tyre dhe të shënojmë ndonjë citat si më të gjatë?
S’ka përgjigje!
Si mund të cilësohet ideja e Rexhep Qosjes për përftimin e Shqipërisë si vend ndërmjetës, një sanduiç midis Lindjes dhe Perëndimit, një qytetërim as ashtu, as kështu?
Mund të cilësohet si ide delirante?
Deri ku ju kanë ardhur idetë e tilla delirante shqiptarëve?
Idetë e tilla delirante, me të cilat për një kohë Shqipëria u bë gazi i botës, u kanë ardhur në majë të hundës shqiptarëve.
E pse idetë e tilla delirante ju kanë ardhur në majë të hundës shqiptarëve? A vetëm pse i shqipton Rexhep Qosja?
Sepse idetë e tilla po “shkaktojnë çoroditjen kryesore në politikën shqiptare. Një pjesë e madhe e politikanëve flasin gjithë ditën për Evropën dhe Perëndimin, por mendjen, me sa duket, e kanë nga Lindja. Nga Lindja në të gjithë gamën që ajo ngërthen: Lindja e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po të mos mjaftojë kjo, edhe ajo kineze maoiste”.
E pabesueshme! Vërtet delirante! Lindjefobi! Myslimanofobi! Myslimanofobia e Ismail Kadaresë, vërtet, është delirante! Dhe, është e leverdishme!

VIJON...
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty REALITETI I SHPËRFILLUR (IX)

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:46 pm

Politika e kështjellëzimit

-Sa përjashtues dhe moralisht i mjerë është mendimi i Ismail Kadaresë në krahasim me mendimin e gjeniut grek, Nikos Kazanxhakis
-Mos mendojmë ne se Amerika dhe Evropa duan të na konvertojnë në të krishterë për të na përdorur në “luftën” fetare midis qytetërimit të krishterë dhe qytetërimit islamik? Jo. Kjo nuk është ardhmëria jonë. Kjo mund të jetë vetëm rrëshqitje politike dhe intelektuale e Ismail Kadaresë
-Qëndrimi shpërfillës ndaj identitetit mysliman në identitetin e gjithësishëm shqiptar nuk ka se si të përjetohet ndryshe përpos si fyerje prej shqiptarëve myslimanë që si përbërës të identitetit të vet kombëtar e çmojnë edhe fenë myslimane me të gjitha të veçantat e saj shpirtërore, morale dhe qytetëruese


Shkruan: Rexhep Qosja

Shkrimtari Ismail Kadare jo vetëm se kundërshton, dënon, zhvlerëson, duke e quajtur, madje, njollë në historinë e Shqipërisë, pohimin tim se “fati ynë historik është i paracaktuar për të sendërtuar zbutjen e kundërshtimeve mes Lindjes e Perëndimit”, por njëkohësisht merr në thumb të gacatores së tij edhe atë pjesë të politikanëve shqiptarë, që bëjnë politikën e bashkëpunimit politik, diplomatik, ekonomik dhe, pse jo, kulturor të Shqipërisë me të gjitha vendet pa dallim race, kombësie, feje, ideologjie. Shihet qartë: Ismail Kadare e ngre zërin, zëshëm, vendosmërisht, kundër çdo kontakti të Shqipërisë me vendet e Lindjes së Afërme e të Lindjes së Mesme, domethënë me vendet islamike, duke përfshirë këtu, madje, edhe ish-republikat aziatike sovjetike, si vende me popullsi kryesisht myslimane. A është e mundshme? Dhe, përpos vendeve myslimane, Ismail Kadare e ngre zërin edhe kundër çdo bashkëpunimi të Shqipërisë me Kinën e cila për të vazhdon të jetë maoiste, si në kohën kur e ka shkruar romanin Dasma – jehonën e revolucionit kulturor kinez në letërsinë shqipe! Siç e këshillonte dikur Shqipërinë komuniste që të mbahej larg, sa më larg, prej imperializmit perëndimor dhe sa më larg prej revizionizmit sovjetik, Ismail Kadare e këshillon tani Shqipërinë demokratike që të mbahet larg, sa më larg, prej vendeve islamike! A ka nevojë fare të shpjegohen burimet dhe frymëzimet e kësaj myslimanofobie në të vërtetë të këtij kështjellëzimi të ri në mënyrë të koniunkturshme të Ismail Kadaresë?

Jo.

Por ka nevojë të thuhen edhe disa fjalë për zhvlerësimin politik dhe historik që i bën ai mendimit tim mbi fatin e paracaktuar historik të Shqipërisë për zbutjen e kundërshtimeve midis Lindjes dhe Perëndimit.

Për fatin e popujve të tyre, dhe për fatin e kulturave e të qytetërimeve të tyre është i madh numri i intelektualëve në Perëndim dhe në Lindje të cilët as në kohën e Luftës së Ftohtë nuk janë pajtuar me kështjellëzimin e popujve e të shteteve të tyre, të cilët kanë predikuar dhe të cilët predikojnë lidhjet, bashkëpunimet, bashkëmarrëveshjet midis Perëndimit dhe Lindjes, midis qytetërimit të krishterë dhe qytetërimit mysliman. Dhe, fatmirësisht, numri i tyre tani është në rritje si pas Luftës së Dytë Botërore. Janë këta intelektualë të cilët jo vetëm se nuk e kundërshtonin dhe nuk e kundërshtojnë, dhe jo vetëm se e predikonin dhe e predikojnë, por e quanin dhe e quajnë të fisëm misionin historik të vendit të tyre për zbutjen e kundërshtimeve midis Lindjes dhe Perëndimit. Dhe, për më tepër, këtë fat të rëndë, të vendit të tyre e quanin dhe e quajnë të shenjtë.

Po e citoj njërin prej tyre: po e citoj shkrimtarin grek, Nikos Kazanxhakis, i cili në romanin e tij të lavdishëm, një kryevepër e letërsisë botërore, Letër El Grekos, përkthyer shqip nga Miço Gubera e të botuar nga Shtëpia botuese Eugen, në vitin 2001, përpos të tjerash, shkruan:
“Pozicioni i Greqisë është me të vërtetë tragjik; përgjegjësia e Greqisë së sotme është dërrmuese; ajo ngarkon mbi supet tona një detyrë të rrezikshme, të vështirë për t’u plotësuar.Forca të reja ngrihen nga Lindja, po ashtu forca të reja ngrihen nga Perëndimi dhe Greqia qëndron gjithmonë midis këtyre dy shtysave që përplasen e bëhet edhe më shumë vendi i vorbullave. Perëndimi ndjek traditën e logjikës e të kërkimit, turret për të pushtuar botën; Lindja, shtyrë nga forca të tmerrshme të subkoshiencës, përpiqet edhe ajo të pushtojë botë. Greqia, ndërmjet tyre, kryqëzimi gjeografik e shpirtëror i botës, ka detyrë sërishmi t’i pajtojë këta dy sulmues të mëdhenj, duke arritur sintezën e tyre. A do të mundet?

Fat i shenjtë, tmerrësisht i hidhur.”
Bëni krahasim!
Sa i thjeshtë është mendimi im për fatin e paracaktuar historik të Shqipërisë për të zbutur kundërshtitë midis Lindjes dhe Perëndimit në krahasim me mendimin e autorit grek, i cili nuk ishte njeri pa paragjykime politike dhe ideologjike, por, megjithatë, ishte humanist i vetëdijshëm për misionin që historia ia kishte caktuar vendit të tij: jo vetëm për të zbutur, si them unë për Shqipërinë, kundërshtimet mes Lindjes e Perëndimit, po për të bërë sintezën e tyre.

Bëni krahasim! Sa kundërhistorik e sa shkurtpamës është mendimi i Ismail Kadaresë, gabimisht i pandehur si i koniunkturshëm sot, me të cilin ia mohon Shqipërisë, me mbi dy të tretat e popullsisë-myslimane, misionin që ia kanë paracaktuar historia dhe gjeografia, për të luajtur rol, vërtet, ndërmjetësues, për të qenë jo “sanduiç”, po subjekt historik, qytetërues, moral në zbutjen e kundërshtimeve mes Lindjes e Perëndimit sot! Sa përjashtues dhe moralisht i mjerë është mendimi i Ismail Kadaresë në krahasim me mendimin e gjeniut grek, Nikos Kazanxhakis, i cili Greqinë, me fare, fare pak popullsi myslimane dhe jo greke, e sheh si ndërmjetësuese, madje si vend pajtimi, ku do të arrijnë sintezën e tyre Lindja e Perëndimi, i cili Greqinë e sheh çka ajo ishte e do të jetë: kryqëzimi gjeografik e shpirtëror i dy botëve.

E kush e sheh njëmendësinë shqiptare të tillë çfarë është, kush e sheh njëmendësinë shqiptare pa paragjykime fetare e politike, kush e sheh njëmendësinë shqiptare pa e shpërnjohur për shkak të leverdive të veta të çastshme, do të thotë: më parë se Greqia – me fare pak popullsi myslimane dhe jogreke, është Shqipëria (me Kosovën dhe Maqedoninë Perëndimore) – me mbi dy të tretat popullsi të besimit mysliman, është, pra, Shqipëria ai kryqëzimi gjeografik dhe shpirtëror i dy botëve, i Lindjes dhe i Perëndimit, që ka misionin historikisht të paracaktuar për zbutjen e kundërshtive të tyre.

E kuptueshme.

Tokat shqiptare janë ato në të cilat, më dukshëm e më krijueshëm se kudo në Ballkan apo në botë, ka ngjarë takimi i Lindjes dhe i Perëndimit, është arritur bashkimi midis qytetërimit të krishterë dhe qytetërimit mysliman. Kultura dhe qytetërimi shqiptar, ashtu si i ka trashëguar brezi ynë – brezi që i afrohet fundit të jetës, është dëshmia e kësaj. Dhe, bashkëjetesa shumëshekullore e harmonishme fetare në tokat shqiptare është dëshmia e mrekullueshme e kësaj.
Dhe, ky mision i paracaktuar i Shqipërisë nuk e nxjerr Shqipërinë sot as gjeografikisht, as shpirtërisht, as politikisht prej Evropës. Përkundrazi, pikërisht për shkak të këtij misioni, do të duhej ta bënte më të dëshiruar për Bashkimin Evropian.

Mos mendojmë ne se Evropa dhe Amerika do të na çmojnë, vërtet, pse prodhojmë këso mendimesh përjashtuese, si të Ismail Kadaresë, që na kthejnë në kohën e Luftës së Ftohtë? Mos mendojmë ne se Amerika dhe Evropa do të na çmojnë, vërtet, më shumë pse ministrin spanjoll të Punëve të Jashtme e presim gojëkyçur vetëm pse kishte ardhur në Tiranë për të frymëzuar pikërisht rolin zbutës të Shqipërisë, me një pjesë të madhe të popullsisë së besimit mysliman, në marrëdhëniet e sotme midis Lindjes myslimane dhe Perëndimit të krishterë? Mos mendojmë ne se Amerika dhe Evropa duan të na konvertojnë në të krishterë për të na përdorur në “luftën” fetare midis qytetërimit të krishterë dhe qytetërimit islamik? Jo. Kjo nuk është ardhmëria jonë. Dhe, kjo nuk është ardhmëria e qytetërimeve. Dhe, kjo nuk është politika e Perëndimit. Kjo nuk duhet të jetë dhe historikisht nuk do të mund të jetë politika e Shqipërisë. Kjo mund të jetë vetëm rrëshqitje politike dhe intelektuale e Ismail Kadaresë.


Identiteti i nënçmuar


Prej hidhërimit mospajtues me të cilin reagon ndaj pohimit tim se në identitetin shqiptar janë të përmbajtur përbërës të krishterë dhe përbërës myslimanë, se identiteti kombëtar shqiptar në të vërtetë është një përgjithësi, një e përbashkët, një e tërë e gjerë, e identitetit fetar të krishterë dhe e identitetit fetar mysliman, në të cilët janë bashkuar edhe përbërës historikë, kulturorë, zakonorë, moralë e të tjerë edhe më të përparshëm; prej përzgjedhjes së njëanshme të disa të dhënave apo trillimit të disa të tjerave; prej analizës dhe shpjegimit të njëanshëm të tyre, kur e kur të cekët e të njëanshëm deri në naivitet dhe, më në fund, prej disa përgjithësimeve që bën, del qartë se Ismail Kadare mohon të vërtetën dhe të drejtën për identitetin shqiptar i tillë çfarë është dhe madhëron një identitet evropian shqiptar sot të mbajtur prej tij në shemërim të supozuar me identitetin mysliman të Lindjes.

Qëndrimi shpërfillës ndaj identitetit mysliman në identitetin e gjithësishëm shqiptar nuk ka se si të përjetohet ndryshe përpos si fyerje prej shqiptarëve myslimanë që si përbërës të identitetit të vet kombëtar e çmojnë edhe fenë myslimane me të gjitha të veçantat e saj shpirtërore, morale dhe qytetëruese. Mund të thuhet kështu sepse në gjykimet e tij janë shpërfillur: adetet që shoqërojnë ceremonitë e lindjes, të martesës dhe të varrimit; mënyra të jetës në shtëpi dhe në shoqëri; ceremonitë fetare në ndërtesat dhe në vendet e kultit; veshjet me të cilat shumë gra myslimane vishen në shtëpitë e tyre apo edhe dalin në qytete; muzika popullore me veçori të muzikës orientale; vallet popullore me veçori të valleve orientale; kuzhina popullore me veçori të kuzhinës orientale; arti popullor në të cilin janë të përmbajtura motive dhe veçori të tjera të artit popullor turk dhe arab; krijimtaria letrare, fetare, iluministe, pedagogjike, morale, dokumentare e shkruar me alfabetin arab; monumentet fetare kulturore siç janë xhamitë, teqetë dhe tyrbet, numri i të cilave, posaçërisht i xhamive, është i madh në Shqipëri, në Kosovë dhe në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë në Ballkan; urat dhe kështjellat e ngritura në kohën e Perandorisë Otomane vlera kulturore historike e të cilave është e madhe; objektet e arkitekturës bashkëkohore, në të cilat shihen përbërës të arkitekturës tradicionale orientale; qytetet e njohura shqiptare si Shkodra, Berati, Vlora, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjirokastra e të tjera, në të cilat arkitektura evropiane paraqitet vonë, kryesisht, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në kohën e komunizmit.

VIJON...
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty REALITETI I SHPËRFILLUR (IX)

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:47 pm

Shkruan: Rexhep Qosja

Në turrin e tij shpërfillës të përbërësve myslimanë në të vërtetë të identitetit mysliman në identitetin e gjithësishëm shqiptar, Ismail Kadare ka shkuar aq larg sa ka shpërfillur edhe emrat e mbiemrat e disa milionë shqiptarëve e kjo do të thotë se ka shpërfillur qytetërimin që i ka krijuar ata!

Dhe, jo vetëm kaq.

Në këtë turr shpërfillës Ismail Kadare ka shkuar edhe më larg: ka shpërfillur edhe emrin e vet, Ismail, sigurisht duke mos dashur ta pranojë se edhe emri i tij e nënkupton një qytetërim – se është shprehja e tij dhe një identitet – se është dëshmia e tij.
Domethënë: në këtë turr të myslimanofobisë së tij, të supozuar të leverdishme sot, ai ka shpërfillur një qytetërim - një sistem vlerash materiale e shpirtërore, zakonesh, rregullash, shprehish, virtytesh e vesesh, që karakterizojnë identitetin mysliman të shqiptarëve myslimanë e që, bashkë me identitetin e krishterë të shqiptarëve të krishterë, është i përmbajtur në identitetin e përbashkët: në identitetin kombëtar shqiptar.

A është e mundshme?

Mos ka dashur Ismail Kadare t’i bëjë të verbër dhe t’i bëjë të shurdhër evropianët që kanë qenë ndonjëherë në Shqipërinë shtetërore, në Kosovë dhe në Maqedoni? Dhe, mos ka dashur Ismail Kadare të na bëjë edhe ne të verbër dhe të shurdhër: të mos shohim çka shohim dhe të mos dëgjojmë çka dëgjojmë! Dhe, të mos jemi edhe çka jemi!
Po, kjo është e drejta e tij: njeriu mund të bëjë me veten çka të dojë. Nuk mund të bëjë çka të dojë, ndërkaq, me të tjerët: me identitetin e tyre. Mbas përmbysjes së komunizmit kjo quhet shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Si ta sjellim Evropën në jetën tonë

Nuk ka dyshim se rruga që ka ndjekur Ismail Kadare për ta treguar evropian identitetin tonë, është e gabuar dhe është e gabuar për dy arsye: e para, pse prej identitetit tonë është përpjekur të heqë ato që nuk mund të hiqen, dhe e dyta, pse në jetën tonë nuk po i sheh ato që do të duhej të hiqeshin.

Duke vrapuar nëpër histori ai nuk u është afruar pothuaj fare çështjeve kryesore në jetën e sotme shqiptare.

Pse Evropa po i afron shqiptarët më ngadalë se popujt e tjerë të Ballkanit? Sigurisht jo për shkak se në identitetin e tyre, në atë përgjithësinë, në atë të tërën, që i themi identitet kombëtar i shqiptarëve, është i përmbajtur edhe identiteti mysliman i numrit më të madh të tyre. Siç shkruan Rexhep Meidani në artikullin Eurobarometri dhe barometri shqiptar, të botuar në gazetën Panorama, më 11 janar 2005, Agjencia e Komisionit Evropian për Hulumtimin e Opinionit dëshmon se vetëm 33 për qind e qytetarëve evropianë e përkrahin pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kurse Bosnjën e Hercegovinën 40 për qind. Kjo e dhënë dëshmon mjaftueshëm se nuk është feja myslimane e shumicës së shqiptarëve arsyeja pse ata dëshirohen më pak se të tjerët në Bashkimin Evropian se, po të ishte feja arsyeja, atëherë më pak se shqiptarët do të ishin të dëshiruar boshnjakët. Arsyeja e vërtetë pse shqiptarët dëshirohen më pak se të tjerët në Bashkimin Evropian në të vërtetë është joevropa e sotme në jetën e tyre të sotme politike dhe shtetërore, janë mentalitetet, shprehitë, sjelljet, veprimet, të bërat e palejueshme, jodemokratike, primitive në politikën e tyre të sotme, që po ua vrasin sytë evropianëve që na vizitojnë, a që janë në Kosovë, që u kanë ardhur në majë të hundës edhe shqiptarëve e për të cilat Ismail Kadare nuk e quan të nevojshme të bëjë fjalë në sprovën e tij Identiteti evropian i shqiptarëve.

Dhe, këto mentalitete, shprehi, sjellje, veprime, të bëra të palejueshme, jodemokratike, në thelb cenuese për identitetin tonë në sytë e të tjerëve aq sa janë orientale janë edhe oksidentale, aq sa janë burimore janë edhe të mësuara prej botës së huaj të djeshme dhe të sotme.
Në qoftë se kjo është e vërtetë, atëherë për një intelektual shqiptar, që do të merrej me çështjen e përbërë të identitetit, shumë më e arsyeshme se të shemërojë identitetin kombëtar shqiptar dhe identitetin mysliman, që të shemërojë Lindjen dhe Perëndimin në kulturën dhe në qytetërimin tonë, është të bëjë betejën mendore pikërisht kundër kësaj joevrope të sotme në politikën dhe në jetën tonë të sotme. Është e rëndësishme për të sotmen dhe për të nesërmen tonë evropiane që të ngremë zërin e të mos lejojmë që në heshtje të bëhen përbërës i identitetit tonë: kultura e kuptuar vetëm si e drejtë e jo, para së gjithash, si obligim; shteti i privatizuar që po ngjan në Shqipëri e në Kosovë; shteti i kuptuar kryekëput si pushtet mbi popullin e jo si servis i tij; politika e kuptuar si sundim urdhërdhëniesh e jo si qeverisje demokratike; tribalizmi dhe krahinorizmi të dëshmuar jo vetëm në zgjedhje, në organizimin partiak e në administratë, po edhe në gjykimet politike të njerëzve të politikës; konflikti i ideve moderne dhe i shoqërisë së mbyllur folklorike; trajtimi i pabarabartë i dinjitetit të feve, që mund të cenojë baraspeshën e tyre historike dhe të ndikojë në çintegrimin e shoqërisë; politika e njerëzve të papërgjegjshëm që ia mësojnë popullit papërgjegjësinë, shfrenimin, shumëfytyrësinë, paqëndrueshmërinë morale, shndërrimet servile; lidhja pushtet-medie që sjell uzurpimin dhe shpërdorimin e sovranitetit të popullit dhe shpërfilljen e të drejtave dhe të lirive të qytetarëve; vetitë e pushteteve despotike siç janë vrazhdësia, arroganca, hipokrizia, nënshtrimi para të fuqishmëve dhe përçmimi i të vegjëlve; tirania e vazhdueshme e gënjeshtrave; demokracia frikësuese-predikimi i demokracisë me britmë, me kërcënime, me gënjeshtra dhe me urrejtje; trajtimi i partive si firma tregtare më parë se si organizata që reformojnë shoqërinë; korrupsioni tmerrësisht i përshtrirë si në Shqipërinë shtetërore ashtu edhe në Kosovë, në të cilin janë zhytur prijës politikë, familjarë, miq dhe të afërm të tyre të tjerë; plaçkitja marramendëse e pronës dikur të quajtur shoqërore në Kosovë nga ana e pushtetarëve dhe të afërmve të tyre; luksi tragjiko-komik i njerëzve të politikës në Kosovë ndërsa 67 për qind të kosovarëve janë të papunë, 38 për qind jetojnë në varfëri, kurse 17 për qind jetojnë në varfëri të skajshme; despotët qesharakë, të cilët krye më vete, pa pyetur Kuvend, Qeveri a popull shpallin: ndërtimin e Shtëpisë së bardhë, afër Prishtinës,si ajo në Uashington dhe Ditën e presidentit, domethënë të vetvetes, si Dita e stafetës së rinisë e Marshall Titos; despotët qesharakë të cilët, pa pyetur Kuvendi,Qeveri a popull caktojnë flamur dhe himn të vendit ende të pabërë shtet, caktojnë urdhra, medalje e dekorata të folklorizuara me të cilat i bëjnë “figura kombëtare” miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët e vet; politikanët të cilët pjesë të teknikës nga kabinetet e veta çojnë në vilat vetjake, kurse pastruesit e zyrave në institucione i përdorin për pastrime në shtëpitë e tyre; administrata më e shtrenjtë partiake, politike dhe shtetërore në skajet më të varfra të Evropës; gropat e rrugëve në kryeqytetet shqiptare; telat e korrentit të rënë nëpër arat dhe livadhet e Shqipërisë shtetërore dhe të Kosovës; qërimhesapet foljore dhe trupore, tashmë të shpeshta, në Kuvendin e Shqipërisë; kthimi i Kuvendit të Kosovës në kuvend të familjarëve, miqve, shokëve, kushërinjve të kryetarëve, nënkryetarëve, sekretarëve të partive të përfaqësuara në Kuvend. E të tjera e të tjera.

Të gjithë shembujt e sipërthënë të joevropës së sotme në politikën dhe në jetën tonë të sotme flasin mjaft për mbetjet e shumta:

1.të despotizmit oriental,
2.të tribalizmit primitiv, dhe
3.të totalitarizmit komunist në identitetin tonë të sotëm.

Do të duhej të shqetësoheshim: mos shembujt e sipërthënë dhe shumë të tjerë si ata, mund t’i nxisin institucionet evropiane të mendojnë se klasës politike, që prodhon aq të këqija në jetën e popullit të vet, i mungon përgjegjësia për jetë të përbashkët institucionale në një bashkësi demokratike, moderne, siç është Bashkimi Evropian!
Për këtë arsye është e nevojshme që parullat e Ismail Kadaresë për identitetin tonë evropian t’i zëvendësojmë me përpjekje të sinqerta, këmbëngulëse, të vazhdueshme që të sjellim Evropën në jetën tonë: shtetin e së drejtës, demokracinë e vërtetë, kulturën politike, gjedhen kulturore kritike, standardet dhe vlerat evropiane. Vetëm kështu do ta shpejtojmë integrimin në Evropë.

Një nga personazhet në romanin Mbreti i xhindeve të shkrimtarit bashkëkohor francez, Mishel Turnie, thotë se çdo popull i shquan si virtyte të vetat pikërisht ato që më së shumti i mungojnë. Ismail Kadare në sprovën e tij Identiteti evropian i shqiptarëve është përpjekur që t’i japë sa më shumë të drejtë këtij personazhi dhe ta bëjë përbërës të identitetit tonë pikërisht atë që më së shumti na mungon: identitetin evropian! Jo rastësisht këtë identitet edhe e ka rrëgjuar në gjeografinë.

E kuptueshme!

Popullorësia e Ismail Kadaresë, përpos në atë pjesë të çmuar të krijimtarisë së tij, që i ka shpëtuar realizmit socialist, në masë të madhe u detyrohet edhe iluzioneve, gjysmë të vërtetave dhe të pavërtetave historike dhe bashkëkohore me të cilat i ka ushqyer ai gjatë shumë viteve përkushtimet politike, ideologjike, kurse tani edhe anshëm fetare të lexuesve e me të cilat është bërë edhe frymëzuesi më përshtypjelënës i atdhetarizmit të rendit të tretë në jetën tonë kombëtare. Për këtë arsye, është shumë e nevojshme, është në interesin e shkencës letrare shqipe dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi, që krijimtaria e tij, aq shumë politike dhe e politizuar, të shpjegohet dhe të paraqitet kritikisht, objektivisht, ndershëm. Kjo do të jetë e dobishme edhe për vetë Ismail Kadarenë sepse leximi, shpjegimi, vlerësimi glorifikues i krijimtarisë së tij e ka bërë të vetëkënaqur: i ka krijuar iluzionin se të gjithë lexuesit, paraqitësit dhe kritikët pajtohen edhe me koniunkturizmin e tij politik. Ky koniunkturizëm është edhe arsyeja kryesore pse Ismail Kadare, sado krijues me vepër letrare të rëndësishme, nuk është bërë pikë referimi në kulturën shqiptare. Dhe s’mund të bëhet. Mjerisht.

Prirja e Ismail Kadaresë për të qenë me çdo kusht i koniunkturshëm politikisht, nuk është më vetëm çështje e tij: kjo është, tani, mëzirë e letërsisë dhe e kulturës sonë, sepse letërsia dhe kultura jonë prirjen e tillë po e shpërblejnë! Dhe, kjo ka një çmim moral që letërsia dhe kultura jonë e paguajnë në dëmin e vet!

E, kulturës dhe jetës sonë publike, për shkak të shtrirjes së jashtëzakonshme të korrupsionit mendor, moral dhe material në jetën kombëtare, sot më tepër se kurrë i nevojiten:

-ndershmëria intelektuale;
-intelektualë të qëndrueshëm, me karakter të fuqishëm, që nuk shikojnë si t’iu përshtaten pushteteve dhe opinionit mbizotërues, që të vërtetën dhe të drejtën nuk pranojnë t’ua flijonë leverdive vetjake:
-intelektualë që në çdo kohë nuk ngurrojnë që –si thuhet për ta në botë- të tregojnë terrin që mund të pllakosë shoqërinë dhe, njëkohësisht, të ndezin qiriun që të shohim në atë terr.

(FUND)
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  ABC Thu Feb 12, 2009 8:50 pm

Zgjuarsia nuk tregohet tek romuzet me fshesa, por kur ke dicka ti shtosh temes.

Lona per cilat romuze e ke fjalen? Nese e quan romuz nje shaka atehere me vjen keq se s'ke kuptuar asgje. Nejse, nuk e prisja nga ty. Gjithsesi.

Sa i perket temes, polemikat midis Qoses dhe Kadarese kane qene jo te pakta. Madje ne librin Identiteti Europian i Shqiptareve, Kadare e hedh poshte Qosen ne te gjitha anet e menyres se tij te arsyetimit. Kaq di une te them shkurt per keto polemika.
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  Hëna Thu Feb 12, 2009 8:51 pm

ZEUS10 wrote:Shih tani cthote """akademiku"" i madh Qosevic:

Pra per kete te shitur Shqiptaret nuk jane Evropiane por thjesht myslimane.


LOL

Per kete ke te drejte, te na vije mire apo keq, po te mos kishim perqafuar fene myslymane, nuk do te kishim keto probleme tani, dhe aq me teper kur na mohojne dhe identitetin, dhe vete turqit na thone vellezer!
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  alfeko sukaraku Thu Feb 12, 2009 8:58 pm

ABC

me pelqeu shume pjesa e dyte e postimit tuaj te mesiperm.E falenderoj shume henen qe na solli kete dokument ketu.

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts : 198
Registration date : 2009-02-04
Points : 21
Reputation : 21

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  AuLoNa Thu Feb 12, 2009 9:04 pm

ABC wrote:
Zgjuarsia nuk tregohet tek romuzet me fshesa, por kur ke dicka ti shtosh temes.

Lona per cilat romuze e ke fjalen? Nese e quan romuz nje shaka atehere me vjen keq se s'ke kuptuar asgje. Nejse, nuk e prisja nga ty. Gjithsesi.


Ok, shakaja behet nje here, se me duket u shqyrtua njehere dije. Nuk do ngulim e te c'kulim ate ne c'do teme!
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  ABC Thu Feb 12, 2009 9:08 pm

alfeko sukaraku wrote:ABC

me pelqeu shume pjesa e dyte e postimit tuaj te mesiperm.E falenderoj shume henen qe na solli kete dokument ketu.

Alfeko, te flasesh per te dy keta akademike duhet te shohesh rrjedhen historike se ku u formuan, se ku studiuan etj. Kadare ka merita si shkrimtar por per studimet e tij nuk jam shume e bindur nese ka merita briliante apo nese ka merita te cala. Jam duke hulumtuar. Qosja, anasjelltas, ka meritat dhe vlerat e veta. Nuk hidhen akademiket qe kane shpenzuar nje jete te tere ne rruge vetem e vetem sepse ne nje pike ata bien ne kundershtim. Kete duhet ta studiosh thelle qe te nxjerresh rezultatet me te mira te mundshme.
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  ABC Thu Feb 12, 2009 9:09 pm

AuLoNa wrote:Ok, shakaja behet nje here, se me duket u shqyrtua njehere dije. Nuk do ngulim e te c'kulim ate ne c'do teme!

Po me labe po, ke te drejte Smile
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  alfeko sukaraku Thu Feb 12, 2009 9:10 pm

ZEUS10 wrote:Alfeko ajo qe mund te te them eshte se ishe i pasakte per Kadarene. Shih se cthote ai:

Letrat e Shqipërisë janë të qarta.
Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë.
Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë vëren se gjer në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Për të mos përmendur atë që quhet “Turqia evropiane”.
Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trako-ilirëve



PS: Falemnderit Hena


duall nga azia
si mizeria
edhe ma ania
e hodhen dene
pas pak here
duke perzier
ca me te tjere
bene ellinet
edhe duke ndare
syresh nje fare
si ka te gjare
bene latinet
pastaj na thane
neve shqiptare
ne ata jemi
edhe shtypare,,,,,,,,,,,,,,,,,keshtu thote Naim Burri --kete ide kundershton Kadare edhe perkrah iden me shqiptaret evropian=Meyer =shqipja e huazuar nga itali-greq-serbi-rumun=vitet 1100-1330=ideja serbe me shqiptare te ardhur=flamur i kuq per demat kosovar[p


Last edited by alfeko sukaraku on Thu Feb 12, 2009 9:16 pm; edited 1 time in total

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts : 198
Registration date : 2009-02-04
Points : 21
Reputation : 21

Back to top Go down

Ismail Kadare - Page 2 Empty Re: Ismail Kadare

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Page 2 of 3 Previous  1, 2, 3  Next

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum