E Drejta e Kanunit Shqiptar dhe e Drejta Romake!!
ARBËNIA :: Forum :: History :: Albanian history
Page 1 of 1

"E Drejta e Kanunit Shqiptar dhe e Drejta Romake"
nga Ernest Koliqi
Link: albanovaonline.com
...analogjít mes kodit të Malevet shqiptare e të drejtës Romake.
Mikpritja, kjo dishiplinë, ky shpirt heroik, me të gjitha parimet qi janë porsi ligjët e tyne, më të gjith rregullat praktike qi drejtojnë zbatimin e tyne, në gjuhë lakonike shqiptare, përfshihen në nji fjalë të vetme: Kanuni, ligja e të parvet.
Mikrpritja e përmallshme e malsorit shqiptár, tip i vërtetë “bujari të vorfën”, i cilli kishte me u a hjekë vethes, gravet e fëmijivet të vet, edhè mâ të mbrâmen kashatë bukë për të ja shtrue “me krypë e me zemër” mikut të shtëpís, e kishte me e lânë shtëpín të shuhet prei pushke, edhè t’i vêhet ferra prej praku e nd’oxhak, përpara se me e lëshue mikun ndorje – s’âsht tjetër veç se nji e këtij Kanuni.
Prej si frymzue besnikija shekulore e “kafazavet” shqipëtarë, të njiftun ânë e mb’ânë Lindjeje: prej si, gojtatija e rrebtë e e fuqishme e pleqvet e e krenvet, të mbledhun okoll në kuvend, tue i lânun armët kryq; prei si ceremoniali i imët e poetik i darsmavet, gjith i përshkuem në vështrime të mistershme.
Gjith jeta e malsorit shqiptár, mendesija, gatshmenija për flijim të jetës pá ngurrue kúr âsht punë ndere e detyre, marrëdhân’jet e tija familjare, kontratat, grindjet, gjakmarrjet, pjesëmarrjet e tij në politikë të mbrendshme e të jashtme – të gjitha janë rregullue prej këso ligje: gjithçka âsht Kanû, i trashiguem prej të Parvet, mâ i páshlyeshëm se po t’ishte i shkrîm në dymbëdhetë pafta prej bronxi; kurrkush nuk e ká shkrue, por kurrkush s’ká për t’a shlye kurr nga shpirti i shqiptarit gjersá nji popull shqiptár të jétë, si qè qysh tash tridhetë qindavjeta n’atë breg t’Adriatikut.
Kuptimi i naltë moral e qytetár, shpirti heroik qi e frymëzon këtë ligjë gojdhânore, e vetmja qi u ruejt gjer sot n’Europë, na kujton vetvetiu vjetërsín klasike, e sidomos ata “antiqui mores” romakë e ato ligjë qi prej sish u lindën, e na fton me studjue, ç’ndikime mund të jénë mes tyne.
Kúr fuqís së Romës, së shtrîme nji herë e mirë në breg linduer t’Adriatikut, ju desht me organizue popullsít e ndryshme Illyrike qi përbâjshin kolektivitete individue – të dallueme mâ fort si grupe etnike me banesa jo gjithherë të pá luejshme, se sá porsi krahina me kufij të caktuem – shtini në punë edhè këtû, me atë urti të vetë praktike, nji sistemë administrore si e lypte natyra e kombit tashmâ të bashkuem me fatet e Perandorís.
U vendosen nji Prefekt për Illyrikun, koloní romake e kështjellë qytetarësh romakë, legjone, kohorte, “alae”, me selí të caktueme; por aj organizim qi na sot kishim për t’a quejtë komunal e gjygjsuer, qè qi urtija e ekuiteti romak kishte sendërgjue së paku qyshë ndë kohë të para të Republikës për provincat e Siqilís, t’Afrikës, të Spâjës, të Galís, me shteg të hapun mâ së miri për bashkëpunim mes auktoritetevet prokonsullare e auktoritetevet vêndse për dobí të përbashktë, për sigurí mâ të plotë të të drejtavet të vêndasvet.
Çdo krahinë e kishte qândren e vetë tregtare në kryevêndin e parë o në të dytin, ishte organizue në nji “conventus juridicus”, të përbâm nga fisnikët, nga nierzit me rândsî e nga gjygjtarët vendas, e ndër koloní o gadi-koloní, kû elementi romak ja kishte lânë vêndin për nji pjesë të madhe të përparshmit, në “conventus civium romanorum”.
Prefekti metodikisht e shetitte dhén, e tue u ndalë për inspektim ndër kryevênde të ndryshme, e mblidhte “conventus” të vendit me të cilin mirrte në shqyrtim çâshtjet, sidomos të së drejtës civile, mbas rregullavet qi aj kishte paracaktue me nji “edictum”, por qi temeloheshin mbi të drejtën romake, mbi kuptime juridike vêndse e mbi “jus gentium”; veçanisht për procedurën, punonte gjânas, nemos ndoshta vetun, instituti i “recuperatio”: çdo qytetár vêndas qi paditej në gjygjë (in jus) nga nji romak, e anasjelltas, kishte të drejtë me zgjedhë nji farë xhurije mprojsash, të quejtun “recuperatores” qi kujdeseshin për zgjidhje të drejtë të gjygjit n’interesë të të paditunit.
Mâ vonë, d.m.th. që nga periudha e perandorvet Illyrikë e tektej, e sidomos që prej kohe së Konstantinit, “conventus” shkoi tue fitue randsí gjithmonë mâ të madhe sá me i giá nji farë parlamenti provincjal, me të drejtë t’i paraqesë qeverrís perandorake ankime e përmisime për t’u bâ.
Kësi “conventus”, historikisht na njofim tre juridikë (Salona, Narona, Scardona) e nji “civium romanorum” (Lissus, Lezhja e soçme), por mund të xâmë se edhè tjerë kanë qênë në qândrra tjera.
Dekadenca e Perandorisë Romake-Bizantine njimend pruni me vedi nji regjim qi shkonte tue marrë e mâ nji fizjonomí feudale, natyrisht vetëm ndër qândra, ndërsá popullsija illyrike gjithnji e organizueme në fise, mund të besojmë se shkonte tue fitue autonomí për herë e mâ të madhe kaq sá me mbërritjë m’u qeverrisë në vedi mbas traditavet ethnike, ndoshta pjesnisht të ndryshueme prei zakonevet të prûme prei Romakvet.
Fjala “tribú” shpesh e përdorun nga albanologjt, vret pak si keq, dhe nuk e paraqet mirë kuptimin e “fisit”, qi âsht nji tok familjesh prej nji rrâjet. Fisi i përgjet gjithsesi asajë qi Romakët e quejshin “gens”, si mirë e difton Prof. Carlo Tagliavini në veprën e vet të çmueshme “L’Albanese di Dalmazia” (1).
Vershimet barbare, sodomos slave, n’ânë tjetër, i zhdukne popullsít illyrike nga fushat, nga lugjet e nga bregoret, që prej veriu e deri në Grykat e Kotorrit, edhè ushtruene nji ndikim në konstitucjon të fisevet illyrike, tue shtî në tê, me shum gjasë, dishka prej konstitucjonit të vet qi nuk ishte fort i ndryshëshëm; por nuk mund të mohohet gjithsesi, se edhe konstitucjonet slave mund të kenë ndie nji ndikim të fort nga konstitucjoni illyrik, e, me ânë të këtij, ndoshta edhè nga kuptimet juridike romake.
Venediku, tue xânë vênd ndër bregore që prej Kotorri e në Vonice, gjet aty qytete mâ së forti të latinizueme, shum a pak si ato të Dalmatís, do qytete shqiptare mâ mbrendë e do kështjelle me rrethe të veta të qeverrisuna feudalisht nên zotní bizantinë, slavë o napoletâj, të shqiptarizuem fare o gadi, ose edhè shqiptarë prej fisi.
Vetëm aty këtu, ndër dokumentime të kësajë kohe o t’asajë fillë para kësoje, na dalin do lajmime si në mjegull mbi disá fise baritore o luftarake qi qeverrisen në vedi po n’atë mënyrë të kompanjivet “di ventura” të hîjshin lirisht në shërbim të njenit o të tjetrit zotní; kështu edhè këto fise, transumante për nevojë ushqimi, i shpëtojshin çdo sundimi qeverritár, e, të mësueme si ishin në nji jetë t’ashpër e luftarake barish të lirshëm, i paraqitshin shërbimin e vet ushtarak njenës o tjetrës qeverrí.
Për këto, kurrgjâ s’diejmë me të sakt nga pikëpamja konstitucjonale e juridike, por ká shum gjasë qi të jénë qeverrisë me nji statut e nji kod gojdhânuer jo të shkruem e gjithnji i lidhun, më njen’ânë me psikologjí të fisit, e n’ânë tjetër me konstitucjonin qi i pat pasë dhânë Roma “conventus”-it.
Kësi lloji ishin fiset e Hotit, të Kastratit, të Kurbinit (nji ndër ma të moçmet qi njifen qyshë në kohë illyrike e romake), të Redonit.
T’u zhdukmen me pushtimin tyrk popullsíit qytetare latine-shqiptare edhè zotníit vêndas, krahina malsore e páshtegtë mbet plang pothue i pávarun i këtyne fiseve, të cilat medje u hapne dhe në krahinat qi përpara sundoheshin me dynastí feudale, si ato të zotnivet të Pulëtit, të Spâjvet, të Dushmanvet, të Dukagjinvet e të Kastriotvet.
U trajtue kështu nji krahinë e haptë nên zotnimin e naltë të Stambollit, pothue zyrtarisht e pávarun prej Kanunit të sultan Sylejmanit, e e rregullueme me nji kanû të vetin gojëdhânuer, qi njifet me emnin, tashmâ të famshëm, të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”. Por do t’ishte shum mâ e përshtatun me e quejtë “Kanuni i Malsivet Shqiptare”.
Në shka ká të njinjishme ndër fise të ndryshme, ky kanû përmbahet sidomos në nji systhem parimesh morali qytetár e së drejte konstitucjonale të shprehun në nji trajtë edhè mâ të permbledhtë se ligjët lakonike të XII dërrasavet, e kaq të gjalla n’atë stilin e tyne metaforik por të téjpashëm, sá me mujtë m’u vû krahas ligjët metrike të sá vendeve tjera.
Kanuni jo vetëm mund u shpëtoi përpjekjevet t’unjisimit administruer e ligjuer të perandorís turk në qindvjetën e mbrâmë të jetës së kësajë, ndihmue nga interesimi i fuqivet europjane qi e mbajshin porsi nji mjet për të ruejtë autonomín vêndse shqiptare, e sidomos prej lidhjes qi kishte me psikologjí të popullit; por edhè mbasi u ngreh nji shtet shqiptár e u pajis me kode e me ligjë, fiset e malevet vazhduen praktikisht tue u qeverrisë mbas rregullavet të Kanunit, në kundërshtim me ligjët.
Mjerisht studjusat vetëm prej fundit të shekullit të kaluem filluene m’u interesue për tê më nji mënyrë pak systematike, prandej pak njoftime kemi qi të na mbushin gollën qi mbet në periudha të plota shekulore të historís së Kanunit.
Âsht mandej punë mjaft e dyshimtë se u bâ nji përpilim zyrtár në mënyrë kodifikimi në kohë të Lekë Dukagjinit, si mendojnë disá, tue u pshtetë n’atë emën të rendomshëm të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”; përpilime përmbledhsash privatë u bânë aty këtu, por, natyrisht, asnji e plotë, se ajo, ma e gjâna ndër të gjitha e Atë Gjeçovit.
Diehet se, kúr na bje në sy nji analogji mes Kanunit të Malevet shqiptare e së drejtës së njij populli qi u përpoq me to, do të dyshojmë gjithmonë mos âsht nji analogji e përftueme ndër dy qarket pávarsisht pse ndër të dyja e lypte gjendja e punvet, pse ndër të dyja ishte kultura në nji shkallë ndër të dyja mënyra e të jetuemit ishte e njillojshme.
Por mbetë gjithnji studim i interesantshëm jo vetëm aj i varunivet mes njenitjetrit, por edhe aj i gjasimevet psikologjike; mun ndoshta, për do rrjedhime shpirtnore, gjasimet janë mâ t’interesantshme e të randsishme se vetë varunít.

1bilderberg- Veteran Member
-
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20
Re: E Drejta e Kanunit Shqiptar dhe e Drejta Romake!!
Jurisprudenca e Kanunit temelohet mbi nji kuptim moral krejt të veçanët të njij populli, më si duket, fisnik e krénár, qi si dritën e syvet i këqyrë dinjitetin, pávarsín e nderën personale – veti këto qi ky popull nuk i merr n’atë kuptimin e tyne të dukshëm e të jashtëm aspak mâ teper se në përmbajtjen e tyne rrajësore, si virtyte të vërteta.
Mrekullohet djali shqiptár, tue gjetë gjith gjasim me psikologji e trashigueme prej së parësh kúr hîn me studjue, mes shkrimevet të përpunueme t’atij përfaqësuesi mâ fisnik të ndershmenís romake qi âsht Ciceroni, po e xâmë traktatin “De Officiis”, kû në librin e parë gjêjmë si nji vizatim të bukur qi na përmbledhë idealin e virtytevet të moçme romake.
Thotë, ndër tjera, Ciceroni se, “rreth detyrevet, nuk mund t’ipen rregulla të qindrueshëme, të pándrrueshme, të përshtatuna me drejtimet e natyrës, veçse nga âna e atyne qi mësojnë se vetëm ndërshmenín do të kétë njeriu parasysh”. “Me ketë dëshir qi të njofim të vërtetën, bashkohet nji lakmi e fórtë pávarsije, kaq sá nji shpirt të cillit natyra t’i kétë falë shka i ká hije, s’ndigjon t’i shtrohet kurrkuj përveç atij qi e mëson e atij qi ká auktoritet të përshtatun e të ligjshëm: aut docenti aut utilitas causa iuste et legitime imperanti”. “Arësyja e natyrshme na thotë se mâ së forti do të këqyret hijeshija e rendit ndër fjalë e ndër të bâme e se do t'’ ruhemi vepravet të págjashme e të zburrnueme; e për mâ tepër në çdo të menduem e të bâm, kurrgjâ nuk do bâ tue shkue mbas epshi: tum in omnibus et opinionibus et factis nequid libidinose aut faciat aut cogitet”
Le të krahasaohet tash ky kuptim i ndershmenís romake me atë ndjesin e nderës kaq të gjallë në shpirt të çdo malsori shqiptár, qoftë edhè mâ i vorfni e mâ i panjoftuni. Pá dyshim, për tê ndera do me thânë qi edhe atij gjithkushi do të ja këqyrë njashtu si i përket mbas zakoni,edhè kësaj së drejte ai din me i dalë zot tue shkri pasuní, familje e jetë. Por në kërkofshim cilla âsht konkretisht ndera në kuptimin e tij, tue e pëvetë kê aj njeh për nierí i ndershëm, sigurisht, si të mendohet paksá, aj do të dijë me përgjegjun: i ndershëm âsht aq sá trimi në zâ kah pushka mizore, njaj burr i matun e i urtë, njaj qi s’i hin kuj në hak, qi kurr e për jetë fjalën e dhânme nuk e ha, besën e ndorën nuk e çartë, mikun nuk e lëshon; njaj qi âsht gjthmon gadi për detyrët e veta qoftë për në kuvend, qoftë për në luftë: njaj qi pá çue frota, pá marrina e pá ndrrue si hâna, difton drejtpeshimin e atij qi vedin e zapton, e âsht përashtû i dêj për atë dinjitet e pávarsí qi i përket burrit; ndërsá njaj qi këtyne detyrve nuk u rrin, njehet i zburrnuem, me njeshë xhubletën e m’u sjellë nëpër furka e enemija.
Shqiptarin, për t’a ftue për çdo trimní mâ të madhë, për çdo theorí mâ të randë, për hatër t’atyne vëlerave qi në mendësí të tijën përbâjnë ndërshmenin e ndërën, mjefton ta pëvetish: a jé burrë?
Prandej në temel të mbarë etikës të Kanunit na gjêjmë Burrnín, e cilla përfshin gjithçka kapërcen dukën dhe sjelljen e jashtme, edhè detyrët e drejtësís së fjeshtë, për të hypë në shkallë të shpirtit e të ndërgjegjës së shëndritun.
Dy virtyte temelore na gjejmë të shkrime në burrní, në këtë kuptim të fortë të jetës: urtín qi âsht drejtpeshim menduer, sjellje e matun e përshtatun ndër marrëdhân’je të nieriut me nierí, edhe trimnín qi âsht zemër e guxim, por jo mârrí.
Në nji shoqëni qi qeverrim të vërtetë nuk pat, për nevojët mâ paranike të marrëdhân’jevet nierzore, nji rândësi kryekëput shoqnore ká fjala e dhânun, premtimi. Kah del shpirti del fjala. Këndej në botën shqiptare institucjoni temeltár i Besës, qi âsht përnjiheri premtim, fjalë e dhânme, bé, ku shtohet edhè kuptimi i nderës së vet të vûme si peng sigurimi, e shpesh herë kuptimi i armë-pushimit e si besëlidhjes.
E páshprehme e pothue gadi e lânun pá nji emën të vet (si kuptim fare paranik) mbet ndjesija e liris personale në shkallë të ndryhme (grueja, djali, burri i martuem, i zoti i shtëpís): por gjithmonë në mënyrë qi kurr mos të pranohet ndonji trajtë sklaverije, ose robnimi të njij nieriu për shërbim të njij tjetri pá ndonji dobí të vetën. I vorfën o i pasun, sherbtuer, shegert, barí, puntuer, zot shtëpije, çdo shqipëtár âsht pikë mâ së pari nieri ilirshëm si çdo shqiptár tjetër.
Ky përplotsim virtytesh civile të nalta e bujare qi, nji atmosferë kreshnike âsht ruejtë ndër streha të malevet t’ona, e përbân gjith idealin e burrnís shqiptare. Kështu shejtnija e fjalës së dhânun,e besës shqiptare, vetvetiu i mveshë ndër sy t’onë malsorët e rrebtë po me atë shkelqim të fatosavet të Romës.
Për nji krahashim mâ t’imtë, do të kujtojmë se romakët, posë ndjesís së veçantë të së drejtës e të drejtsís qi kishin, tue vërejtë se “summum jus summa iniuria”, randsí të madhe në jetë shoqnore i ipshin “ekuitetit” qi përmbante gjith shka âsht virtyt nierzuer posë e përmbi të drejtën ngushtësisht të kuptueme.
Nji shfaqje e veçantë e besnikís, bashkue me nji farë madhnije shpirtnore, âsht mproja qi secilli shqiptár, i vorfën o i paun, i vogël o i fortë, e njeh vedin të nderuem më mujtë me ja dânë atij qi i bërtet “ndore t’ande”. Edhè romakët këtë e kishin bâ si nji institucjon të veçantë, “klientela” në të cillën “patroni” do t’i ipte klientit mproje, pështetje, këshill.
Intersant me vërejtë kufijt mbrenda të cillvet përmbahet kjo detyrë, krejt njinji në të drejtën romake e në të drejtën kanunore shqiptare: marrëdhân’jet mes patronit e klientit romak ishin shêjte e ja kalojshin edhè lidhjes qi shtrëngon farefisin edhè qi bashkon miqt; i lëshonte rrugë vetëm detyrës së mprojtjes së të mitunit e të mikut të shtëpis. Kështu ë Kanû gjaku i babë, i vëllaut e deri i mbarë njij kushrije, gjâ e randë te s’ve, mund të falet, por miku i vrám s’falet kurr.
Kuptimi i fortësís romake, përmbante, si dihet, “et agere et pati fortia”; i tillë âsht edhè për Shqiptarët, të cillët njaq e nderojnë trimin e vrám sá trimin vrastár, mjeft me u a vû veshin thân’jevet të prekshme të gjamvet e të vajtimevet mbi të vrámin “qi diq si burrat”.
Ajo “gravitas” e Kuirivet kaq në kundërshtim me “levitas” të Grekvet, nderimi për trashigimet e të parvet, ajo “constantia” qi u qindron rrymavet përtrise, bindja ndaj “antiqui mores”, ndaj “instituta” të gjyshavet, kanë nji randsí tepër të madhe në letërsín romake, dhe shfaqen tepër qartas në nji varg të gjatë episodesh, për të mujtë m’u mohue se edhe në Romë kishte nji prirje për t’i ndejë zakonit. Po kjo prirje e fortë ndër fiset e vjetra shqiptare, qi konkretohet n’ato thâna të preme me të cillat këputet çdo çâshtje “si na e lânë të parët kanû”, e “në katun të vjetër bidát i rí nuk qitet”, mund e ruejti deri më sot në Shqipní nji të drejtë gojëdhânore të fortë, të vetmën qi ká sot Europa.
Në librin e parë “De Republica”, Ciceroni i shtinte në gojë Shipjonit nji këtë gjikim, se, ndër trí trajta qeverrimi, – monarkí, aristokrací, demokratí – asnjena s’i dukej në vetëvetëhe e mirë, por mâ e pëlqyeshme se çdo tjetër ishte nji e katërt, e përbâme me elementa të matun, marrë nga tri tjerat. Nji ketë trajtë të katërt, aj e gjente shi n’organim të republikës romake.
Âsht gjâ për t’u vëré, së paku si nji gjâ e veçantë, se ato trí lloje qeverrimi, gjinden të bashkueme përpjesnisht në konstitucjonin e fisit shqiptár, mbasi aty gjejmë fuqí monarkike në bajraktarin, fuqí oligarkike në këshill të krenvet e të pleqvet, e fuqí demokratike në vogjlí o djelmní.
Mbret, në vedi fisi nuk njef. Bajraktari âsht nji farë konsuli djalë mbas djali, i përjetshëm, por jo me fuqí mâ të madhe se kishte konsuli romak, as me përjashtime nga barrët e detyrët, sikurse përjashtime nuk gëzonte as magjistrati romak. N’ânë tjetër i pari i vogjlís, nji farë të plebes, e ká edhe aj atë zyrë djalë mbas djali, pá u bâ kurrkund autokrat.
Ndërsá ndër qytete mesjetare të Shqipnís mund të shofim trí klasë shoqnore (cives, proniarii, nobiles) qi u përgjegjin trí klasvet të “plebeii, equites, senatores” në Romë, n’organim të komunitetit malsueri punvet e i gjygjvet të fisit i pshtetet kuvendit të pleqvet, e vetë, jashtzakonisht kuvendit burrë për shpí. Këndej shifet se kuvendi qênka nji këshill parsije: misa të kuvendit janë, rregullisht, vetëm krenët e disá familjeve qi e kanë ketë të drejtë prei oxhakut; tjerat përmbâjnë t’ashtuquejtunën vogjlí (o djelmní).

Porsè, posë krenvet e pleqvet prei oxhakut, mund të thirren edhè tjerë për urtí, d.m.th. për shkajk t’urtís së tyne personale. Pleqt, thotë Kanuni, janë të parët edhè burrat më zâ për urtí e qi janë regjë ndër gyjgje e pleqní.
Vëlen të krahasohet gjith këta me konstitucjonin e parë të Senatit Romak qi kishte ato dy kategorí së “Patres” ose zot-shtëpijash fisnike, e “Conscripti”, osè, mbas Mommsen-it, nierz të shtuem nga vogjëlija.
Pleqt, e , në rasa të randsishme, të gjith sá janë zot shtëpije, përbâjnë organin epruer të qeverrimit të fisit, njatê qi, tue u ruejtë çudí mbas sa qindavjetash skâji juridik romak, në gjasim e në vazhdim të “Conventus juridicus” romak, quehet Kuvend.
Kryesín e këtij këshilli të pleqvet shqiptarë e ká, si thâmë, nji krye djalë mbas djali (Duca, Iudex, Vojvodë, o, ma vonë, Flamburjar o Bajraktár) me auktoritet jo mâ të gjanë se atê qi kishte Konsuli në Republikën Romake; aj ká dorë me mbledhë Kuvendin kúr lypet o kúr e lypë ndokush, njashtu si e kishte Konsuli Romak. Si në Romë thirrja bâhej me ânë të njij ftuesi derë në derë në rasë ngutsije, njashtu Kasneci i soçëm shqiptár derë në derë ndër rasa mâ me randsí do ta kryejë punën e vet. Porse sikur në kohnat fjesht republikane të Romës, kreu shqiptár ká vetëm kryesín e këshillit, zbatimin kúr atij ja pështesin, e kurrnji fuqí tjetër, por vetëm si nji “primus inter pares”.
Natyrisht, si në Romë, ashtu edhè ndër fise shqiptare, dallimi mes krenësh e vogjlís do të shkaktonte, herët a vonë, ndonji ndryshim interesash, ose kundërshtim, o së paku nji nevojë mproje e kontrolli: e, sikur në Romë qénë “tribunët e vogjlís”, kështu në fisin shqiptár, e sidomos aty kû ushtrohet mâ shpesh auktoriteti i pleqnís, d.m.th. ndër gjygje, posë pleqvet mund të hijnë edhè stërpleqt; posë kësajë, në ndonji fis, si p.sh. në Shalë, vogjlija e përfaqsueme nga elementat e vet mâ të zott me thânë e me mbajtë fjalën e vet, d.m.th. ata qi zakonisht rrokin armët për luftë, u organizue në nji korp, Djelmnja, mirë të rregulluem, me të drejta të njoftuna ndërmjetsije, ndalimi, këputje për së shkurtni të çashtjevet qi pleqt i lânë vrrâ në vrrâ; të kujtohet vet vetiu vogjlija romake qi lypte barasim n’emën të barrvet e të meritimevet ushtarake të veta.
Barasija e të drejtave personale në rreth të klasvet shoqnore, në Romë, së paku në temel, ká qênë gjithmonë, edhe romakët e kishin fort për zemër; barasija mandej mes klasvet, qè lakmija e përhershme deri sá vogjlija arrijti me hîm në senat e me lypër në konsulat.
Shqiptarët, të gjith njehen barabar, me gjith qi nji ndryshimi ká mes atyne qi janë rodi o fisi e atyne qi s’janë. Lakmija e vogjlís për t’u vû krahas me pleqní o me krenët, shkoi pak ka pak tue u përgjithsue.
Në shoqnín civile të fisit shqiptár, ndryshej se në shoqnín romake, së paku të kohvet të vona, nuk ká nji klasë sklavësh: të gjith janë nierëz të lirshëm, sa të jétë jeta, edhè në rasë qi s’pritojnë me hîm sherbim, o me punë o me armë, të tjetërkuj.
Posë këtij përjashtimi, nuk janë të pakta gjasimet mes dy ligjvet për shka i përket lirís e dinjitetit personal, edhè n’atë ndjesí dishipline qi âsht karakteristika e popullit romak; ky e kishte shum të gjallë ndjesín e lirís, sidomos të lirís s’Atdheut, por edhe të lirís personale si e provojnë gjith ato ligjë qi sigurojshin të drejtat e qytetarit romak; le të kujtohen ato qi përmend Ciceroni ndër Verrine, e ato penale qi prânojshin gjobën, mërgimin e dekën, por burgimin vetëm rradhë e të rrahunat kurr; vetë dënimit për dekë mujtte nieri gadi gjith herë me i pështue tue marrë rrugën e mërgimit. Auktoritetin autokratik romaku e kishte mëní.
Shqiptari pá dyshim individualist âsht, me gjith qi përnjihei din me i dhânë rândsín e drejtë hjerarkís, sidomos kur temelohet në fis e n’urtí; por sidomos aj don lirín e malevet të veta e lirín individuale; krye në vedi, thotë aj; e drejta e tij ndeshkimore njef gjobë e dâmshpërblim osè të qitunit prej fisit e të djegunit të shtëpís, por nji ndeshkim personal të vërtetë jo, me përjashtim të disa rasave qi hjekin fajtorit çdo dinjitet nierzuer e ndeshkohen tu ja vû pushkën katuni mbarë.
Mbarështimi i drejtsís ndër Male Shqiptare, mbas parimevet të “ekuitetit” në punë civile e kriminale, e mbas rregullash procedure të caktueme mjeft imtas në Kanû, i pshtetet zakonisht Kuvendit të Pleqvet.
Por mun këtu na bje në sy mâ forti nji gjâ e çuditshme – por e kuptueshme po të kujtohet shpirti i besnikís ndaj traditat qi ky popull e ká të vetin – d.m.th. të ruejtunit e atij statuti qi Roma i kishte falë: instituti i “recuperatio”.
E njimend aj qi, ndër male, paditet prej kundërshtarit në gjygj të pleqvet, ká të drejtë, simbas rândsís së çashtjes e cillsís së vet, me paraqitë nji parotë ose tok dorëzânash a dishmitarësh për mprojë, të cillët kanë me pasë rândsí kryesore në të këputun të gjygjit. Âsht e vërtetë se e shuma ketë skâj teknik “parota” e lindhin me paralelin “parota” qi ndihej në të drejtën gojëdhânore slave; por nuk mungojnë arsyenat për të thânë, me studjuesa tjerë, se nga “recuperatio”, nepër nji fjeshtsim “paratio”, mund të kénë rrjedhë të dyja trajtat, shqipja edhè slavja.
Tue hî tash ndër imtime, sá për dishmitarë, në të drejtën romake të vjetër si kshill, e në të drejtën konstantiniane si detyrë, vëlente parimi se “testis unus testis nullus”; analogisht parota ose toku i dishmitarvet të së drejtës shqiptare, lypë se lypë nji shumicë, të shumtën deri në 12 o 24, pse, si arsyeton vetë Kanuni, ndër gjith ata burra, mos i pari, se paku i dyti o i treti, dishka ká me diejtë e s’ká me e shitë shpirtin me bé ne shtrembtë.
Tjetër analogji po gjêjmë në të dhânun të bés: kohën e “legis actiones” ndër romakë, njena ânë mujtte, për provë të faktevet qi qitte, me ja lânë punën ndërgjegjës s’ânës tjetër, tue e vû në bé përmbi vërtetsín e atyne fakteve: kundërshtari e bierte po mos të donte me bâ bé; kështu edhè mbas Kanunit, kúr i padituni âsht në moh, i zoti i gjâs së vjedhun, josè përgjithsisht paditsi, ká të drejt me i dhânë bèn: a bén me “sedije”, a gjân, a cubin,d.m.th. i padituni ndo bân bé se s’din gjâ për atë vjedhje, ndo e këthen gjân, ndo zblon se kush e vodh.
Tue marrë tash me përshkrue familjen e të drejtën e sajë si në shtëpí si jashta, do të kujtojmë se në familjen romake “paterfamilias” ishte i vetmi e mâ i nalti rregullues, i vetmi gjygjtár i fajevet të bâme prei atyne qi vareshin nga “patria potestas” e tija; kishte të drejtë të pákufijzueme qortimi e ndeshkimi mbë birt e vet (“jus vitae et necit”). Këta deri kah fundi i qeverrimit konsulluer.
Sikurse ati ishte zotnija absolut i familjes, njashtu ishte dhe zotnija i vetëm e absolut i “patrimonit” shtëpijak. Gjithçka djali i lidhun ende nên pushtet të t’et, fitonte, qoftë mbas fjalës së t’et, qoftë pá dijtun ky, i përkitte babës-familje; djali, posë rasash së jashtëzakonshme, s’mujtte me ngrehë çashtje në gjysh n’emën të vet.
Analogjisht, mbas Kanunit, baba ká të drejtë mbi jetë të të birvet: aj rreh. Lidhë, burgosë djalin osë vajzën, Kanuni nuk i përzihet; ká të drejtë me e shtí djalin rrogtar kúr të doejë; mund t’i ndeshkojë robt e shtëpís tue i lânë pá hângër, tue u hjekun armët për nji o dy javë, tue i lidhë o tue i burgosun në shtëpí,o tue i qitun jashta; aj ká të drejtë mbi fitime të gjindes së shtëpís, të rrogës a të falmevet, ká të drejtë me blé, me shitë, e me ndrrue tokë si arë, livadhe, xana (ograja), prozhme, rendin e vades, gjâ të gjalla e rremet, ndërsa gjendja e shtëpís nuk munden me shitë, as me blé, as me ndrrue gjâ.
Vetëm kush ishte “pater familias” gëzonte në Romë të drejtat e plota civile e politike. E në Kanû i përket të zott jose plakut të shtëpís me marrë pjesë në jetë të fisit; aty ku aj e përfaqson gjith familjen me të gjitha të drejtat e detyrët.
Çuni qi s’âsht endè armëvet, djali për pushke, burri i martuem por endè i pándám prei familjeje e nên auktoritet të gjyshit, të babës, të vllaut të madh, kanë të drejta civile të caktueme imtimisht e marrin pjesë simbas shkalle së vet në jetë politike. Porse të drejta të plota civile e sidomos politike ká vetëm aj qi âsht zot shtëpije d.m.th. “pater familias”, sikurse edhè, si në kuptimin romak, jo individui, por familja âsht qelula e shoqnís politike.

Grues në Romë kurr s’i binte “patria potestas” e prandej, në kohna mâ të para përjashtohej nga zyrat botore. Kështu edhè në Kanû, grueja nuk pranohet si plak, paditës, dishmitár, mis i kuvendit të përgjithshëm, trashigimtár.
Posë grues e fëmijësh, nên auktoritet të “pater familias” romak, ishin edhè “agnati”, d.m.th. gjith ata qi rridhshin në vijë mashkullore nga baba e gjyshi i përbashkët osè ishin adoptue pre si. Kushtetija e familjes patriarkore shqiptare, me plakun zot shtëpije, shtrihêt analogjisht mbi të gjith ata qi, si misa të familjes, bashkëjetojnë endè nên nji strehë e rreth njij votre.
Mbas deke së titullarit të njij “patrimonium” romak, ky qindronte dhe i shkonte tok nji nieriut ose disá nierzvet qi quheshin “haeredes”; tue dekë kryetari i familjes, në shoqnín e vjetër romake, toku i familjes nuk zgidhej, por mbette i bashkueme nên nji kryetár tjetër qi ishte njaj mâ i afërmi për gjak me të dekunin, ose nji tjetër i caktuem prej si. Kështu edhe në familjen malsore shqiptare, zakonisht, në dekë të babës e të gjyshit, vazhdon bashkjetesa, edhè pasunija mbetë nji; djalit mâ të madh i përket sundimi i shtëpís mbas deke së t’et e do të pëvet për çdo çâshtje në shtëpí edhe jashta.
Trashigimtarit romak i mbette edhe pasivi i trashigimit. E mbas Kanunit, në qoftë se aj qi vdes pá lanë kênd mbrapa, lên borxhe, këto do të kahen tue zbritë shumën e tyne nga dispozitat e tija qi ká mujtë me bâ me testamend, e këta âsht detyrë e kushrinís (“agnati”).
Nga trashigimi në Romë përjashtoheshin mbasardhsit në vijë femnore; kështu edhe Kanuni lypë qi trashigimi t’i shkojë nipit të trungut (ose të gjakut) e jo nipit të tamblit (osè nipit bijash).
Ndër Romakë, kur s’kishte “agnat” (farefis) hîjshin në trashigim ligjuer “gentiles”, d.m.th. ata të nji “gens” (fis), me gjith qi kjo ligjë u la shpejt mbas dore. Ndër male shqiptare, me mbetë shpija pa mashkuj, kushrini mai afërm merr sundimin e gjâs. Me mungue edhè kushrinija, vëllaznija ose dhe fisi, edhè më njiqind brêza në kjoshin, kanë tagër mbi gjâ, prone e pasuní të pangut të shuem.
Këto janë ndërvarunit, o ma mirë, shkurtas, analogjít mes kodit të Malevet shqiptare e të drejtës Romake.
(1) Firenze, Olski, 1937.
Shkëputur prej librit, Studime e Tekste Juridike, N.1. Romë. 1944. Botim i Institutit të Studimeve Shqiptare.
Dergoi per Albanovaonline: Enriketa Papa
#

Mendime paraprake dhe të përgjithshme mbi Kanunin e quejtun të Lekë Dukagjinit
A. Zef Valentini S.J.
HISTORIJA E KANUNIT
Para shekullit të kaluem nuk pásh kund se xêhet në gojë ndër të shkrueme Kanuni i Lekës; due me thânë shprehimisht me këtë emën. (1)
Tash quhet fjesht Kanuni i Malevet, o Kanuni i Lekës osè Kanuni i Dukagjinit; a u quejt që mâ parë edhè Kanuni i Lekë Dukagjinit, a por âsht ky nji kontaminacjon burimi kulturuer, nuk mund e vertetova. (2) Mun as fjala Kanû nuk diej a ká hîm në shqipet drejt për drejt nga byzantinja “Kanon” o “Nomokanon” apor me ânë të turqishtes.
Veçse lehtas mund të xieret nga shêje të mbrendshme se thalbi i tí na mbet që nga kohna të lashta. Për shka ká mujtë me hîm në tê prej së drejte romake flet Koliqi(**) n’atë leksjon të vetin qi riprodhohet po në këtë numër të Buletinin. Anasjelltas, nuk mund të mohohet pá tjetër se perandorë romakë fisi ilir kanë mujtë me shfaqë në ligjë të veta prirje të veçanta të mendesís juridike të popullit të vet. Kemi p.sh. në librin III, titull I të Kodit Theodosjan, ligjën 6: aty ligjëvûsi e qorton prefektin Flavjan se nuk do të mendojë, tue u u pështetë ligjëve të përpashme, se aj qi do me shitë nji tokë âsht i detyruem përpara me pëvetë fis e komshí; kjo ligjë tash mbas studimevet të Seeck-ut, njifet si e vj. 391, e prandej aj Flavjani âsht Vir Nikomak Flavjani, prefekt i pretorit per Italí e Ilirik, dhe perandori qi e qet nuk âsht nji perandorësh ilirë të sh. IV, por Spanjoli Theodos. T’ishte qênë përkundra, si besohej parandej, ligjë p.sh., e Konstantinit, do të gjêjshim nji kundershtim të thekshëm mes njaj ligje të tillë të njij perandori ilir dhe urdhnimevet fare të kundërta qi kemi sot në Kanû e qi rrâjën e kanë shi në shpirt të tí, mbassí ky e njef pronësín toksore si gjâ e familjes e jo e setëcilit, dhe kujdeset, me shum arsye, për solidaritetin mes komshívet. E vërteta âsht se aj detyrim qi shitsi, para se të ja shesë tokën tjetër kujt, të pëvesë fis e komshí, detyrim qi nuk e gjêjmë në kurrnji ligjë romake të njoftun, do të jétë vû në ndonj ligjë të njenit ndër perandorë ilirë të sh. III o IV, i cili ndoq me tê mendesín e fisit të vet, sádoqi në kundershtim me ligjësín qi tashmâ kishte hî në botën romake, o së paku nji zakon, qyshë-kúr të zhdukun nga bota romake, por të ruejtun në botën ilirike; aj qi do perkundra ketë zakon me e zhdukë âsht nji spanjol.
Anagjore nji pershtypje ta bân krahazimi me të drejtën gjermane gote e sidomos langobarde; perpjekjet, qi dy fiset kanë pasë me shoqishojnë në kohën e mesme të parë, i kanë lanë do gjurma në visarin kulturuer shqiptár, jo vetëm në gjuhë (skâje karakteristike si “fara”, “shpori”, e “drangueoni”, trimi mbínatyrsisht i fórt, i cili më duket mue se do të lidhet mâ tepër me “drancus” langobard se më “draco” latin qi në shqipet u ba “dreq” me kuptim mjeft të ndryshëm), por edhè ndër institucjone paralele.
Kundrejt ndryshimesh së préme (shpírt barasije në shoqnín shqiptare kû s’ká nji kategorí sklavësh robsh të vertetë, as nji dallim të njimendtë mes klasash së ndryshme shoqnore, në kundërshtim me sá dihet për Langobardët e ngulun n’Italí; faderf e dylyftim gjygjsuer langobardë qi s’gjinden më sa diej un, aspak ndër institucjone të Kanunit) gjêjmë gjithë nji varg institucjonesh së përbashkta o gadi të njajta. Në temel të të dyjave shoqnivet qindron familja, e përforcueme nga nji lidhje e ngushtë qi e mban të bashkueme me anë të pushtedes së plakut të shtëpis, të kufizimit të të drejtave civile të misavet tjerë qi i kanë po, por vetëm në rrâjë, të kufizimit të kapacitetit të grues, të pronësís familjare kolektive, të të dhânunit të pajës prej âne së dhandrrit e jo pre âne së familjes së grues. Zgjânimi i familjes âsht o njehet fisi, qi mban nji individualitet të shquem në gjí të kombit.
Si rrjedhim i kësajë autonomije të spikatun të familjes e të fisit në shoqní, mund të njehet ndoshta e drejta o, në daç, detyra e “faida”-s langobarde e e marrunit të gjakut shqiptár, e qindresa e sajë edhè në kundershtim me pushteden gjygjsore të Shtetit; zbutime të rrjedhimevet të saja gjinden paralelisht në “guidrigjildin” langobard e në pajtimin e gjakut të shqiptarvet.
Në procedurë po gjejmë paralel edhè institucjonin e “sakramentalvet”, të cillët edhè në Kanû, si në të drejtën langobarde, përbajnë nji kolegjë dishmitarësh për të lám të të paditunit (parota), e kanë vëlerë juridike provuese me bén e “sedijes” .
Vertè këto paralelizma mund të jénë shkaktue vetëm prei prirjevet të përbashkta natyrore të shoqnís njerzore, të cillat zhvillohen njinji kúr të jénë të njajtat konditat e rrethanat, pá mujtë m’u pohue se ká varuní të shoqishojme; porse kjo vëré sado e urtë n’abstrakt, nuk mund të na drejtojë gjithsesk në konkret, kúr gjejmë jo vetëm institucjone paralele por edhè terminologji të përbashktë në dy popuj qi i përkasin grupeve ethnike e gjuhësore të ndryshme. Kështu ndohë në rasën t’onë: kemi, si e vûm oroe sypri, nji tok, jo të madh, por karakteristik, skâjesh së përbashkta; po tërhjeki vërèn sidomos mbi “faren” , edhè po guxoj të paraqes nji krahasim mes “mundium” langobard (pushtedija atnore) e rrajës shqipe “mund” qi shenon mundshmení, fuqí mâ të madhe, e të shtîmit në dorë të dikujt me anë të fitores.
Mujka prá m’u thânë se paska ndërvaruní; a mund të shofim tash cilla ndër dy shoqní i ká marrë uhá prej tjetrës ato institucjone të përbashkta? Besoj se tash për tash nuk kemi elementa të mjaftueshëm, tue qênë tepër të pakta njoftimet qi kemi përmbí jetën shoqnore të dy popujve përpara kohës së pjekjes të tyne me shoqishojnë (sh. II-III ilirë me langobardë(3) , ps. III-V ilirë me gothë); shto edhè se tepër pak e njofim gjuhën ilire e gjuhën langobarde. Punim i madh, qi deri tash s’e bâni kush, do t’ishte analizimi i materjalit të pasun qi u mblodh deri tash rreth institucjonevet juridike shtetnore të Bulgarís; Diokís, Rashës e Sërbís, e të qytetevet bregdetse sh. XIV, por edhè deri në të(4)
Tash për tash mâ të parat lajme rreth njij kanuni vendës, gojëdhânuer e por të shkruem, un i njof vetëm tue fillue nga mesjeta e vonshme, e sidomos nga koha venedikase.
Jo vetun në Durrës, sikúrse persërisin shkrimtarët nji mbas nji, (5) por edhè në çdo qytet ku u vendosen, venediksit dhânë urdhën qi çdo “bailo”, o kont, o “podestá”, o proveditor, të kujdesej me pasë nji pasqyrë të zakonevet juridike të vendit e t’i mirrte para sysh; (6) praktikisht, ndër çâshtje më randësí, gjikote sundimtari (zakonisht nji herë në javë në nji ditë të caktueme), e ndër tjera, natyre civile, gjikojshin gjygjtarët e vendit. Prei gjygjit të këtyne mund t’apelohej tu sundimtari venedikas; mandej çdo qytet dytenik kishte apelin në qytetin kryesuer, e ky nji ndër qytete dytenike të caktuem prei Senatit; për shembull Drishti, Dêja; Shasi, Ulqini, Lezhja, apelin e kishin në Shkodër, Shkodra n’Ulqin. (7)

Si tek zhvilloheshin proçesat me gjygjtarë vendas, deri sot nuk gjeta ndonji njoftim.
Por përgjithsisht kam pershtypjen se parimet e praktikat juridike të qytetevet s do kénë pasë shum lidhje më “kanunin” e tashëm. Arsyja qi më lidhë âsht kjo, se qytetet ishin të banueme, pjesën e madhe, prei latinësh, më nji notarjat perendorak mjeft të kulturuem per kah e drejta romake, e shpesh herë edhè të huej, e me kapituj kathedralesh qi do të kénë përhapë e përkrahë të drejtën kanonike. (
Aty popullsija dahej tri shkallësh: bujarë, proniarë e qytetarë të fjeshtë(9) (posë robsh, d.m.th. sklavësh), (10) krejt si, në shoqnín civile romake, ishin familjet e senatorvet, të kalorsavet pronarë e të plebejvet, posë sklavësh; të vêhet oroe se, ndersá në “Kanunin e Lekës” idea e moshes së pjekun ká randësí të madhe kaqsá me kênë temeli i çdo influence në ligjsín e në gjygj, në kohë venedike as gjygjtarët as bujarët s mbaj mend se quhen “senatores” ose “seniores”, posë ndonji here në të radhë, mâ fort prei letrarësh klasiqista se prei juristash. Në Kanû per robní o sklavní as s ká idé; aty robt, si do shofim mbrapa janë vetun nierzët e familjes(11) qi, si të tillë, nuk gëzojnë të drejta civile të pá varuna prei plakut të shpís qi e përfaqson famljen. Së mbrâmi ndër qytete mesjetare nuk gjeta ndonji kujtim gjygjesh o pajtimesh deri në gjysën e shekullit XVI. (12)
Rrethet e qytetevet – “bulkít”, si quheshin atëherë, d.m.th. katunet qi e ushqejshin qytetin me prodhime bujqësore – shkojshin mbas qytetit. Aty shênohej nji “cavo” o “capovilla” prei qeverrije, pá marrë detyrisht parasysh trashigimin e pá shprehë popullsija nji votë të vetën; (13) posë këtí, randsí, o ndoshta edhè ndonji farë auktoriteti, kishin edhè “pronarët”, d.m.th. nierëz besnikë të qeverrís, të cilvet kjo, si shpërblim meritimesh, u lëshonte si në konçensjon do tokë demeniale, hera herë edhè shum të hapta, sá me kapërcye kufinin e njij katuni. (14)

Nji pjesë e madhe e vendevet tjera ishin në dorë të “zotnívet”, të cillët, me gjasë, ne parë s ishin veç feudatarë të perandorís greke (.p.sh. Komnenët, Engjellorët; Muzakajt e ndoshta edhè Dukagjinët e Kastriotajt), o slave (si Balshajt e Cërnoviqët), o franke si Topiajt e ndoshta edhè Golemajt. (15) Këta ushtrojshin, kujtoj, nji zotnim absolut, qi mbrrijtte deri në shitje të zotnimit të vet (si bâne, p.sh. Topiajt, Dukagjinët, Balshajt, Za****jajt). Brijë këtyne, ká nji shumicë të madhe tepër familjesh kreshnike, qi, të dhânuna mbas zanatit të luftës si stradjotë, shpernguleshin shum létas prei veriut e në jug të Shqipnís e deri në Moré (si Dajçët, Kuçët, Logorecët e tjera). (16)
Vetëm në krahina mjaft të kufîzueme e gjejmë popullsín t’organizueme në fise e në katune me nji trajtë, si me thânë, republikane, në giasim të regjimit fisnuer të mâ vonshëm, (17) nên prîjë jo të zotnís absolut, por të njij plaku o president, të cillit veç nuk ja diej titullin shqip, pse dokumentat e quejnë me emna latin-grek, o latin-frang o slav. (18) Të tilla fise janë Hoti, Pamaljoti, Matagushët, Drekalorët, Rodonët e tj. Mjerisht mbi jetën shoqnore të këtyne, gjeta tepër pak; diej veç se ishin luftarë të fortë, e lidhja e përbashktë në çdo fis ishte shum e ngushtë si në nji familje patriarkore.
Kur zaptoj Turku vendet e ndryshme të Balkanit, dihej se shpesh herë krahinavet u a njijti o u a mbajti për të giatë kohë emnin e princit qi pat gjetë në tê në çastin e pushtimit; kështû krahina e sundueme prej Karlit Tocco u quejt “Karlili”; kështu më bje në mend se i ndjeri D. Ndré Mjedja, njaq studjus i hollë i historís sá i gjuhës komtare, mendonte se Shqipnija jugore ká mujtë me u emnue Toskní o prei familjes Tocco, o prei zotnívet të ndryshëm Italjanë të cillët qilluenë toskanë prei fisi sikúr Buondelmontajt. Kështû edhè krahina malore veri-perëndimore, kû kishte pasë sundim dera e Dukagjinvet, muer emnin e “sanxhakut të Dukagjinit”, si dihet pá dyshim prei historije. (19)
Tashtì mbí këtë temel po bâj un nji hipothezë. Pak vjet mbas pushtimit të Shqipnís, hypi në fron të Turkis (1520) Sulejmani II, shi njaj qi u quejt “al-Kanuni” pse kje systhemuesi mâ i madhi i së drejtës shtetnore e civile te perandorís turke. Mundet qi ky, ose sundimtarët turq të Shqipnís, për shkak të rrethanavet, ta kénë pá me udhë me perjashtue së paku heshtimisht prei kanunit të pergjithshëm të Rumelis sanxhakun e Dukagjinit, ose të Lekë Dukagjinit. Këto rrethana kanë mujtë me kênë shtrimja e perforcimi i fisevet republikane të verit ndër tokë të braktisuna prei zotníve të vjetër e veçanërisht prei Dukagjinvet.
Létas kështû, në dallim të rregjimit ligjuer, ká mujtë me hî e thânmja se dy kanunne njifen në Shqipní: Kanuni i Rumelís e Kanuni i Dukagjinit, ose, ad abundantiam, kanuni i Sylejmanit per Rumelí e Kanuni i Lekës për Dukagjin. E ky emën mbet, me gjith qi mâ perpiknisht do të thohej se ishte kanuni i fisevet republikane të shpërnguluna ndër tokë të zotnívet të vjetër absolutë të derës së Dukagjinit.
E njimend gojedhâna shpesh e përsëritun e shpërnguljes së tre vëllazënvet temeluesa të Shalës, Shoshit e Mirditës, mund të jétë nji perforcim i kësajë hypotheze, po të vehet n’atë periudhë kohe.
Gjith ketë qi thash, âsht kundra krijimit o kodifikimit të kanunit të malevet prei Lekë Dukagjinit. Por, prap në këtë made, posë argumentit mohemik të mungesës së dokumentavet rreth kësajë veprimatarije së Lekës, kemi argumentin tjetër pohemik qi çeka sypri, e qi këtû po e qes shtjelltas: thalbi i Kanunit të Malevet do ta shofim mbrapa se âsht pjesa kushtetuese ose statutore, rrajesisht e pandrrueshmenisht republikane, perkundra sundimi i Dukagjinvet qè nji sundim autokratik.
Mirë po, mundet me thânë historiku, na kemi edhè shembuj zotnísh shqiptarë të kohës së mesme, të cillët, së paku ligjorisht, nuk kanë qênë autokratë por qeverritarë me nji auktoritet qi permbahej mâ fort n’administratë të drejtsís: kaq lên me kuptue titulli “judex” qi vj. 1208 i ipet Dhimitrit princit t’Arbnit; (20) prandej mund të besojmë se këta princa, e prá edhè Dukagjinët, në fund të fundit, s kanë pasë tjetër auktoritet ligjuer posë atí qi kanë pasë mâ vonë trashigimtarët e tyne të derës së Gjonmarkut, d.m.th. nji auktoritet konstitucjonal, qi në kohë pagje ushtrohej mâ së forti në punë gjygji.
Mandej si spjegohet aj auktoritet në të prém të gjygjevet a n’interpretim të kanunit qi Gjonmarkajt, pinjojt e Dukagjinvet, kanë pasë jo vetun në Mirditë, por edhè ndër fise e bajraqe mâ të largta, mos të kishtë lé Kanuni në dorë të tyne?

Më së pari edhé un, nemose në temel provësh së sigurta, së paku të disá elementave të pá lidhuna endè mirë, po anoj kah âna e atyne qi injofin Gjonmarkajt si fisi së Dukagjinvet, mâ fort se kah âna e atyne qi e mohojnë; medjè po shtoj se, mos t’ishin këta aso dere, vshtirë mund të kuptohej aj auktoritet qi në punë të kanunit u njofin Malsinat qi ja atribuojnë Kanunin Lekë Dukagjinit.
Por këta nuk do me thânë se përnjimend Leka e hartoi osè e kodifikoi Kanunin; deri aty logjika nuk na çon. Mundet qi ndonji pinjuell dytenik i derës Dukagjine, këthye, pá pasë më fuqín princore të të parvet të vet, n’ato vênde të dikúrshme të banueme tash prei fisesh s’ardhuna mbas rrebeshit turk, të jénë pritë me nderime prei banorvet të rí, e të kénë fitue mandej pak ka pak atë auktoritet qi i gjejmë derës së Gjonmarkut në sh. XVIII.
Thaç “pak ka pak” e “në sh. XVIII”, pse ata dokumenta të sh. XVI e të sh. XVII qi njof un (e jan mjeft të shumtë), ndersá na permêndin nja disá kreshnikë të derës Dukagjine, (21) edhè do kuvende të përgjithshme të parsís e të pleqvet të sanxhakut të Dukagjinit, (22) kurrkund s na diftojnë se kryesín e kishin pinjojt e derës Dukagjine osé gjyshat e derës së Gjonmarkut.
Familja e Dukagjinit duket se atëherë s lypte tjerët veçse titullin e “kapedanit” e mundsí për të luftue trimnisht mâ fort se kurrkush per pshtim t’atdheut prei thojvet të Turkut, me ndimë sidomos të Papës e të Venedikut.
Vërtè na del para aj titull gjygjtari qi i ipet Dhimitrit t’Arbnit. Por nji titull i tille – po e xâmë se ká atë kuptim konstitucjonal qiu thâmë sypri, shka nuk ká shum gjasë(23) – vëlen për Arbën, krahinë në çdo pikëpamje n’antagonzëm me malsí, e jo për krahina të Dukagjinit; e thâmë sypri se titulli qi i njofim historikisht derës së Dukagjinit âsht aj i “zotnís” (dominus), ose i “kapidanit” (katapan?), e ketë të dytë e jo tjetër njef zyrtarisht edhè dera e Gjonmarkut. (24)
Sá për shêj t’antagonizmit qi duket se ká mes Malsís e Arbnit kemi atë ndryshim përkrah rrebtësija e Kanunit qi difton gojëdhana e famshme e rragatjevet mes Lekës Dukagjinit e Skandërbegut. (25)
E kështû hîjmë edhè në çâshtje të dy kanunevet: a ká vetëm nji kanû Malesh, a por dy, nji të Lekës e nji të Skandërbegut?
Nji përgjegjë të sigurtë s diej me e dhânë. Në njân’ânë gojëdhana e rragatjes ndonji vëlerë dokumentare e ká, nemose per të diftue si e mendon populli – i Mirditës, kujtoj – mbi çâshtjen t’onë. N’ânë tjetër na shofim se deri në gjysë të sh. XVIII, mbledhjet e “Dukagjinvet” mbaheshin edhè në Mat krahinë dikur e Kastriotvet, as nuk dihet qi Turku, sikúr pat krijue nji “Sanxhak të Dukagjinit” për tokët e Dukagjinvet, të kétë krijue edhè nji “Sanxhak të Kastriotit o të Skandërbegut” për tokët dikúr të këtija, ne mos daçim me njehë për të tillë sanxhaqet e Ohrit e t’Elbasanit o subashllekun e Dibrës. (26) Prandej këtu nuk vëlen hypotheza e ngrehun sypri për të zhvillue si xû fill emni i Kanunit të Lekë Dukagjinit.
PËRMISIME NË KANÛ
Natyrisht – dikû prei shpírtit të përgjithshëm të pávarsís e prei gjendjes së pá-qeverrimit të gjatë per të cillët folme mâ nelt, dikû pse Kanuni në pikëpámje të ndryshme s ishte i mjaftueshëm – sigurimi e moraliteti botnuer doemos u gjetne në nji gjendje të vajtueshme. Do t’ishte prandej punë e interesantshme e e dobíshme me studjue ato përpjekje qi njofim historikisht, të cillat synuene në kohë të ndryshme nji rregullim o së paku nji permisim.
Pêsë njof un, setcillën me metod të vetën.
Mâ e para kje ajo e Venedikut, zbatue, me thânë të drejtën, vetëm ndër qytete e jo ndër male. Shkon mbas politikës së zakonshme, (e, besabesë mjeft t’urtë) të Republikës fort të kthielltë: ligja e mjetit mâ të fjeshtit. Shperdorimet e dâmet mâ të mëdhajat rrjedhin prei mungese së drejtsís publike në punë kriminale, kû natyrisht e zâvêndson hakmarrja private. Venediku, si e kemi pá, u a reservoi Rektorvet (sundimtarvet) të vet çâshtjet kriminale edhè çâshtjet civile përmbí njij shumë të caktueme; tjerat u a lâ gjygjtarvet vêndas. Veçsè nuk kam endè materjal të mjaftueshëm për të dhânë nji gjikim të prém a ká qitë ky metod fryte të mira.
E dyta u bâ prei Turqvet; së pari tue dërgue vojvodë qeverritarë me pré gjygjë në vend neper fise të ndryshme të Mbíshkodrës; (27) mandej në sh. XIX tue ngrehë në Shkodër nji gjykatore qândrore për Malsí (Xhibal) e cilla gjikote mbas Kanunit të Lekës. Për këtë përpjekje kam njoftime edhè mâ pak për të mujtë me dá se ç’dobí bâni; por kam përshtypjen se nuk do ta kétë përmirsue fort gjendjen e përgjithshme, edhè për arsye se me kaq Turku synote mâ fort me pasë gisht në punë politike të bajraqevet se sá me ju vû shpírt përmisimit të drejtsís botnore.
Të tretën e bâni qeverrija malazeze për vêndin e vet, i cilli – tue qênë njij fisi iliro-shqiptár me malsorë tanë – kishte nji ligjë tradicjonale qi e gitte fort Kanunit të tinë. Princat e rregulluene gjendjen pak ka pak, së pari tue u a lânë vetëm gjygjtarvet të gjitha çâshtjet, tue caktue mâ mirë dispozitat e ndryshme e tue i përforcue edhè me sanksjone të mira; mandej tue i dhânë dorë princit me ndërhî gjithmonë mâ tepër; e së fundi tue systhemue nji drejtsí qeverritare të vërtetë, por tue i dhânë nji fisjonomí krejt patriarkore e tue marrë para sysh në praktikë mendesín e vêndit. Përpjekia qi vazhdoi në mënyrë të qindrueshme e dalkadalë si e lypte urtija, edhè pat kohë mjeft të giatë per m’u zhvillue, dha perfundime të pëlqyeshme. (2
Pá u shty përtej caqevet qi i vête Kanuni, disì punoi në këtë pikëpámje edhè Dera e Gjonmarkut, e cilla, tue mos pasë si Petroviqt e Malit të Zi nji auktoritet të vërtetë burimi teokratik, do të kondendohej vetëm tue pajtue gjaqe e çâshtje tjera të tilla, tue dalë kohë mbas kohe nepër krahinë të vetën “me pajtue dhén”.
Jashtligjuer por i fuqishëm kje së mbrâmi veprimi i Klerit Katholik, e veçanërisht i Misjonit Shetitës Shqiptár t’Etënvet Jezuit, të cillët me dobí u munduene, me mjete fétare, me krye pajtime qi ndryshej s mund të bâhesin kurrsesì, edhè me permisue ligjësín kanunore në punë morale e shoqnore, tue u a mbushë mênden kolektivitetevet me lidhë besë për qellime të ndryshme, edhè me plotsue o me qortue me shtesa të përshtatuna dispozitat e Kanunit qi s mjeftojshin osè mund të bâheshin shkak shpërdorimesh. (29)
Tue dashtë me klasifikue katër përpjekjet e para qi duelen prei âne civile, mund t’i quejmë të dytën e të katërtën nji prânim të gjëndjes së së drejtës e së faktit; të dyten, nisë prei së jashtmi (përkrah Kanuni), të katërtën prei së mbrendi; e para kje nji zgjidhje kompromisi; e treta nji reformë qi hap mbas hapi synote me shtî drejtsí shtetnore në vênd të drejtsí popullore.

Instituti i Studimeve Shqiptare, Tirane 1942
(nga e majta): Vangjel Koça, Aleksander Xhuvani, Anton Paluca, Át Anton Harapi, Xhevat Korça, Mustafa Merlika Kruja, Ernest Koliqi, Dhimiter Berati, Át Giuseppe Valentini, Karl Gurakuqi, Ekrem Vlora, Nicola Lo Russo Attoma e Dom Lazer Shantoja)

* Në këtë studim kam shkrî, tue shtue e tue ndrrue, tre artikuj të mí të përparshëm; njenin po me këtë titull, botue në rivisten “Drin”, dhetuer 1941; të dytin: Concezione imperiale o republicana nel Kanun di Lekë Dukagjini?, në “Rivista d’Albania”, a.II (1942), n. I; e të tretin: Il concetto della giustizia penale nel Kanun Albanese, në “Criminalia”, a. VI, (1942).
** E Drejta e Kanunit Shqiptar dhe e Drejta Romake-Ernest Koliqi
1.Këta mund të shihet me nji shqyrtim të kujdesshëm të dokumentimit qi mblodha në pjesën II të këtí fashikulli, në të cillin rreshtova shka gjeta mâ karakteristik në këtë made.
2.Mênden nuk ma lodhë shka thotë Mark Sadiku, mbassì âsht gjâ e vonshme, e prandej edhè aj ká mujtë me e ndie nga të kulturuemt (sh. P. II, Dok. 2)
3.Vertè fiset Illyrike, mandej Shqitare, me fiset Langobarde marrëdhân’je kanë pasë drejtpërdrejtë e vazhdimisht vetëm prei 547 deri 568, o shum shum prei 528 deri 568.
4.Sh. Monumenta Slavorum Meridionalium e Monumenta historico-juridica Slavorum Meridionalium t’Akademís së Zagrebit, dhe botimet e A. SOLOVEV-it mbí „Zakonikun“ e Shtjefën Dushanit të Sërbís; posë këtyne, aty këtû pjesën II të këtí fashikulli.
5.Duket se janë ndalë n’atë shênim dokumentár qi mâ së forti e thekson, për punë të Durrsit, SHUFFLAY në Serbt dhe Shqiptarët, kah fundi i N. 4, pá vû oroe se nji faqe përpara flet edhè për stature tjera.
6.Dokk, 18, 29, 61, 72-75, 77, 79, 84, 85, 87, 92, 96, 107, 109, 112, 113, 121, 133, 137, të P. II, dikû i çekin ato statute, dikû na japin ndonji shênim nga përmbajtja e tyne, dikû na tregojnë masat qi mirrte Venediku qi të mblidheshin e të mbaheshin.
7.Sá për gjygjtarët vêndas, edhè para regjimit Venedikas, sh. P. II, Dokk. 25, 48, 51, 56-61, 63-66, 70-72, 79, 81, 91, 116, 120, 121, 123, 125, 127, 204, 209-212, 253; mbí selít e diktimit: 79, 121, 127, 209.
8.Dokumetim rreth notarjatit, zakonisht gjâne gjatë për të dhânë nji idé edhè përmbí diplomatikën vêndse, e mblodha në P. II, Dokk. 11, 13-27, 34, 41, 42, 45, 49-56, 61-63, 66-69, 71-73, 81-84, 90, 93, 96; interesant se mâ vonë n’epokën turke, me gjith qi regjimi turk pá kanqelerí nuk ishte, e me gjith qi popullsija përgjithsisht nuk i përdorë fort shkresat, kleri katholik (Dokk. 218, 227, 228, 233, 235, 247, 258, 271, 289) e orthodoks (Dokk. 237, 249, 257) vazhdoi tue ushtrue si nji farë notarjati. Sá për notarjat vêndës të kohës së mesme, sh. shka thotë shum mirë SHUFFLAY në Serb dhe Shq., Nr. 3 e 4.
9. “Ex tanto civium numero, ex triplici ordine, nobilium, et pronarium, qui ut olim equites romani, medii erant, plebeiorum”, BECICHEMI, Panegyricum ad Leonardum Laureatanum, në “Leka”, 1939, fq. 118-119.
10.P. II, Dok. 74.
11.Çudi se sklavt, mbas dokumenti 74, i gjejmë shi në dorë të „albanenses“ d.m.th. n’atë rreth jasht-qytetár qi do të jetë rrethi i natyrshëm i Kanunit, se se prep po n’atë rreth gjejmë nji kujtim sklavnije, në pastë themel ethymologjija e SHUFFLAY-t (Serb e Shq.,) “Meropa „ = mjerë-rob.
12.P. II, Dokk 203, 204, 208-215; Dok. 126 i vj. 1455, flet njimend për nji pajtim, por nuk na duket mjeft i sigurtë se âsht pajtim i vërtetë gjagjesh si e kuptojmë na; përkundra për pajtime gjagjesh në rrethin stradjotik, edhè me ânë dokumenti të shkruem (“carta de la pace”), flasin Dokk. 182 e 187, e në rrethin typik të Kanunit Dokk. 245, 248, 255, qi janë të vj. 1692, sh. XVII në fill. E vj. 1730.
13.Sh. Sidomos Kadastrën venedike të vj. 1416 për Shkodër me rrethe të botueme tash vonë për herën e parë tânësisht në CORDIGNANO, Catasto Veneto di Scutari e Registrum Concessionum 1416-1417, v. I: Scutari, Francescana, 1941, v. II, Roma, Cuore di Maria, 1942, passim.
14.Sh. posë Kadastrës 1416, passim, Dokk. e P. II: 89, 106, 111, 129, 139, 145, 149, 154, 157, 169, 171, 174, 176-178, 180, 183-185, 189-194, 201, 202, 205-207, 222, edhè citatën e BECICHEMI-t në N. 9, këtû sypri.
15.P. II, Dokk. 9, 28, 30-34, 37-39, 43, 44.
16.Sh., edhè për sh. XVI, P. II, Dokk. 122, 145, 147-149, 152, 153, 155, 157, 158, 162, 169, 171, 174, 175, 177-195, 198-201, 216, 217.
17.Jam por në dyshim tash në se katunet do të vêhën në nji rend me fiset apor në kundërshtim me to, si duket se janë tash bajraku me fisin, edhè katuni i fushës e katuni (lagja, mahalla) i malsís po me fisin; sá për katunet, sh. P. II, Dokk 110, 135, 138, 139, 142, 230; për fiset: 36, 40, 93, 102-105, 150, 151, 230, 231, 234, 243, 244, 245, 252, 253 edhè për kohna mâ të vonshme, kështuqi rezulton gjith evolucjoni i tyne; sh. edhè shka për fiset thotë, mâ së miri si zakoni i tí, SHUFFLAY në Serb. dhe Shq., i cilli por tue shpresue se mund të vazhdonte Acta et Diplomata, në këtë studim të çmueshëm, burimet e dokumentimit nuk i qet veç pak. Nji studim të veçantë meriton organizimi i komunitetevet blegtore “romane”, d.m.th. vëllahe osè arumune, për të cillat atykëtû flet prep SHUFFLAY në AD e në Serb. dhe Shq.; kësish ká edhè sot teprica mjeft të mëdhaja në luglindje të Shqipnís e në Thesali, të cillat, posë zakonevet, duket se ruejnë edhè terminologjín e moçme.
18.Po rreshtoj këtû gjith vargun e titujvet të krenvet të mëdhaj e të vegjël të fisevet e të grupe vet tjera, si rezultojnë prei Dokk. Të P. II:
princeps, 9 (sh. mâ tutje: principe)
judex, 10
barones, 28
sebastus, 28, 30
miles, 30, 38
comes, 31, 38 (sh. mâ postë: conte)
casnesius, 32, 38, 39, (titulli tash i ká mbet lajmtarit të fjeshtë)
ducas, 35 (kr. Mbíemnin Duka-Gjin)
flamurjari e bajrajtarí, 86, 141, 143, 160, 161, 163-166, 170, 172, 173, 192
vojvoda, 95, 106, 114, 115, 118, 119, 122, 124, 132, 134-137, 140, 151, 154, 156, 159, 194, 205, 231, 234, 243, 244, 245, 252, 253
capo (krye), 98, 100, 117, 138, 227, 230
bano, 150, 151,
vecchi (pleq), 218, 221, 227
provveditori generali, 222
principali (të parët), 227
vecchi capi principali (pleq e kryeparë), 227
vecchi capi (pleq e krenë), 227
capi principili (kryeparë), 227, 230, 234, 244
ulufachi, 230
spahí, 230
muttafarachi, 230
allajbej, 230
çaush, 230
conte, 230, 234, (sh. sypri: comes)
signor principali, 231, 234
signori, 234,
sar_ar, 253
capitan, 254
comandante (zabiti?), në Mirditë, 258
bajraktár, 267
capi vecchiardi (krenë e pleq), 267
koçobashi, 267
giobarë, 267
S. A. il Principe di Mirdizia, 264;
Vargu mbrrîn deri në sh. e kaluem; mirë âsht me i kontrollue këto citata, si për të pá në ç datë perdoret çdo titull, si edhè për të xjerrë kuptimin e zhvillimin e tí; p.sh. titujt e vojvodës e të flamurjarit-bajraktarit ndër dokk. mâ të vjetër duket se kanë mjeft të ndryshëm prei të soçmit.
19.P. II, Dokk. 228, 232, 235.
20.P. II, Dokk. 9 e 10
21.P. II, Dokk. 225-227, 234
22.P. II, Dokk. 227, 231, 234
23.SHUFFLAY, AD, tu dy dokumentat qi në P. II tonën kanë Nr. 9 e 10, e njehë si përkthim të titullit grek ; un e besoi përkthye nga . d.m.th. byzantinisht, qeverritar.
24.Titulli “princ„ u përdor vetëm nga gabinetat europjanë që nga koha e luftës së Krimés, në të cillën u dá në shêj, tue luftue për Turkí, nji Kapidanash, tue fitue kështû qatëherë edhè projën e veçantë të Francës; natyrisht të kulturuem shqiptarë e përânuen létas (sh. P. II, Dok. 264) ndryshej prei nierzish së Kanunit. Sá për titullin e “prengut” të cillin shpesh auktorë qi e kanë lajm nga gjuha e traditat vêndse e marrin njimend për titull, nuk mund të besoj se i tillë âsht, por më duket nji me emnin personal Prenkë o Prengë qi kanë pasë në pagzim shum pinjoj t’asajë Dere, e qi ndihet rendom ndepër Malsina, e ndër regjistra famullitarë shifet i përkthyem “Primus” o “Venerandus”
25.Sh. GJEÇOV, Kanuni, fq. 121, Gjaku, e fq. 122, Gjaku thitë gjakun
26.Njimend Imz. Pjetër Budi, në relacjonin e vet Kard. Gozzadini-t, 15 IX 1621 (Ark. Shtet. Vened. Buste Misc. Atti diversi mss. Filza n. 38-(2), bot. shqip në “Perparimi”, vj. I) thotë: “verso i confini di Macedonia e Bulgaria, altri popoli che si chiamano di Scanderbeg, cioè Ematia, Benda, Corbini, Camadea (d.m.th. Hunavija), Cermanica, posti nelle montagne sopra Croia et Elbassan”, por s diej a përdorë këtû Budi nji toponym njimend populluer, apor të xjerrun prei si tue studjue biografët e Skanderbegut
27.P. II, Dok. 230
28.P. II, Dokk. 258, 262
29.P. II, Dokk. 262, 269-271, 273-281, 283-286

Shtjefen Konstantin Gjeçov
nga Ndoc Kamsi

Tue qenë Shtjefen K. Gjeçov i njoftun si shkrimtar e atdhetar i vlefshëm dhe i pari intelektual shqiptar, që i fali popullit një vepër të çmueshme siç asht “Kanuni i Lek Dukagjinit”, kushtuem vetëm së drejtës kanonore të vendit tonë, po i rreshtojmë këtu pak fjalë përmbi jetën e tij.
Ky lindi në Janjevë të Kosovës me 12 korrik 1874. Mësimet fillore i kreu në vendlindjen e tij. Aty u dallue si nxanësi ma i mirë e për një zgjuetësi të rrallë, prandaj qe çue prej Krye-Ipeshkvit të Shkupit në kolegjin françiskan në Troshan, ku kreu klasët e para të gjimnazit. Në vitin 1888 qe çue në Bosnjë, ku vijoi mësimet liceale, e nën mësim e drejtim profesorësh të përmendun, kreu teologjinë.
Mbasi mbaroi mësimet (1896) kthei menjëherë në Shqipni, ku sherbeu si famullitar në Pejë, në Laç të Kurbinit, në Gomsiqe të Mirditës, pra jetoi në afërsi të vazhdueshme me shtresa të vorfna malësore, ku u nda në shej gjithëherë për zell e mësime patriotike që i jepte popullit, i cili i ishte lanë në kujdes e tue i dalë zot kundrejt padrejtësive të pushtuesve.
Qyshë ndër vitet e para ai e kuptoi ma së miri programin e misionit të vet e pa humbë kohë, nuk la rast as të përpjekun pa kapë diçka prej visarit të pashkruem të popullit, si përsa i përket gjuhës si edhe gojëdhanave, zakoneve, kanunit e folklorës në përgjithësi. Këtu fillon veprimtaria e tij kulturale e kombëtare.
Gjeçovi qe ai, i cili nga viti 1900 çoi zanin për me kërkue lirinë me një thirrje të fortë “Ngreu Shqypni!” – “Ngrehuni burra, çonju trima! Për Shqypni ta derdhim gjakun! Në luftë shqyptarë porsi vetima, liri të lypim, të lypim hakun!”
Nga Laçi u transferua në Durrës, ku i ra rasa me u përpjekë me atdhetarë të Toskënisë, me të cilët muejti me shëndrrue e me zhdrivillue mendimet e veta kombëtare për një Shqipni të përbashktë e të pamvarun.
(Mjaftonte një herë me folë me ‘te, pse të bante për vehte. Miqësia e tij ishte e njëmendtë dhe e qëndrueshme. Kjo shifet edhe ma qartë prej korespondencës që mbante me njerëz të ndryshëm të viseve të largëta të Shqipnisë. Në çdo shkrim a letër nuk lente pa e shti një mendim, një nxitje, një lavdi për atdhe.)
Në kohën e Xhemijetit u gjet në Gomsiqe dhe ai i kuptoi planet e turqve të ri, po ashtu edhe konsitucionin e Sulltanit e quejti si maskë për të shtypë ma shumë popullin tonë. Ai qe një ndër ma të mirët këshilltarë të komitës, aq sa shpesh vuni edhe kryet e vet në rrezik, pse donte ma fort popullin e atdheun se sa jetën e vet.
Në kohën e luftës ballkanike, në atë periudhë të vështirë të luftës për vendin e popullin tonë, Gjeçovi qëndroi krah për krah malësorëve luftëtarë të lirisë në kryengritjen e madhe në Veri më 1912. Pas shpalljes së pamvarësisë ai trajtohet keq prej serbëve, italjanëve, austrijakëve.
Më 1920 dërgohet famullitar në Vlonë, ku vihet menjëherë në opozicion me forcat italjane. Ata banë shpifje të ndryshme për ta mënjanue, por i patundun bashkë me priftin tjetër patriot Mark Vasa, ndihmuen luftëtarët e lirisë për dëbimin e italjanëve. Në lamën e veprimtarisë për me përhapë idenë e pamvarësisë e të dashunisë për atdhe ka ba përtej fuqive e mjeteve që kishte për dorësh. Ka qenë i palodhn e s’mund të paraqitet me pak fjalë ashtu si duhet në një biografi të shkurtë si asht kjo e jona.
Gjeçovi asht i njoftun edhe në lamën e letërsisë. Si intelektual u vu me zell me studiue gjuhën shqipe, tue mbledhë nga goja e popullit fjalë e fraza, shprehi popullore dhe sidomos ligjë të pashkrueme. Pra në këtë kohë literatura e gjuhës sonë ishte në fillim të vet. Gjeçovi qe nder ata shkrimtarë që ma së miri me shkrime të veta indihmuen letërsisë.
Më 1905 përfundoi tragjikomedinë “Mark Kuli Kryeqitas” po atë vit, kur Esat Toptani si komandant i forcave turke sulmoi krahinat e Veriut për t’i çarmatosë, por populli i kundërshtoi. Asht një vepër e rrallë me një frymë të lartë patriotike. Një nga kryeveprat e tij asht “Agimi i Gjytetnisë” (1910). Botimi i saj pati një jehonë si mbrenda dhe jashtë shtetit. Aleksander Xhuvani nga Aleksandria i uronte me gjithë zemër për dobinë, që po i sillte gjuhës e literaturës sonë.
“Atil Reguli” (1912) dramë tri pamjesh, i përpunue prej Gjeçovit, tue vune në dukje ma tepër anën patriotike.
“Joana d’Ark” (1915) mbas A.P. prej Bergamos. Qëllimi i këtij libri asht me e mësue popullin me e dashtë atdheun.
Në këto kohë të vështira ai shkroi dramën mbi Skenderbeun, “Mojsi Golemi” etj.
Pas veprave origjinale e të përkthyeme, Gjeçovi shkroi edhe shumë artikuj në “Albania” të Brukselit e të Londonit, në “Hylli i Dritës” etj.
Por vepra ma e çmueshme e Gjeçovit asht “Kanuni i Lek Dukagjinit”, të cilin Gjeçovi me shumë cenë e duresë të pashoqe e mblodhi prej gojës së popullit.
Një pjesë e këtyne dorëshkrmeve u botue për të parën herë në “Hylli i Dritës” (1913). Materiali mbi kanunin qe aq i randësishëm dhe interesant sa shkrimtarë të huej e përdorën për studime në veprat e veta si Thaloscy etj., por kanuni shfrytëzohet edhe nga juristat vendas.
Mbas vdekjes së Gjeçovit dorëshkrimet e tij u mblodhën, u rradhitën dhe u shtypën nga shtypshkronja françeskane ose në shtyqpshkronjën e Shkodrës (1933) në një vëllim të vetëm së bashku me shumë ndodhje, që janë porsi kazuistika e kanunit, me titull “Lekë Dukagjini”.
Claudius Schwering, profesori i fakultetit të drejtësisë në Universitetin e Mynçenit ka dhanë gjykimin e vet mbi kanunin si tagre zakonesh. Ai i konsideron si ligjë krejt të interesantshme, ndoshta ma të vjetrat në Europë, dhe Europa le ta njohë se çka ka përftue kombi i vogël shqiptar për veprimet e mëdha të kulturës.
Me këto fjalë të bukura që u shpreh ai mbi kanunin i ban një nder krejt të veçantë kombit tonë shqiptar dhe auktorit të kryeveprës.
Gjeçovi u muer edhe me arkeologji që në kohë të sundimit turk (1900). Ai hapi (zbuloi) tumula ilire, mblidhte objekte të lashta, ka mbledhë monedha të periudhës ilire me një shije e kujdes të posaçëm eruditi. Vjetërsitë që ai mblodh nepër Shqipni, qenë çmue fort prej arkeologëve si Ugolini, Marucchi, Nopsçka etj.
Meritë e posaçme e tija asht gëdhënja në dru, se shkopi i tij asht i njoftun si punim artistik i jashtëzakonshëm e gjindet në Muzeumin e qyetit të Shkodrës.
Që nga 1926 Gjeçovin e gjejmë në vende të ndryshme të Jugosllavisë, i ndjekun jo vetëm nga shovinistët serbë, por edhe nga tradhëtarët shqiptarë. Më së fundi Gjeçovin e çojnë prift në fshatin Zymb, ku ai nuk la pa shftrytëzue kohën tue punue për mbledhjen e folklorit e tue vertetue lashtësinë e popullsive shqiptare në ato krahina.
Gjeçovi u vra me 14 tetor 1929 për shkak të veprimtarisë së tij patriotike. Lajmi i vrasjes së Gjeçovit theku zemrat e gjithë shqiptarëve, pse të gjithë e patën dashtë e çmue si letrar të vlefshëm e atdhetar të flaktë.
Por i miri nuk vdes kurrë. Kujtimet që len mbas vedi marrin hapët e përcillen gojë më gojë. Fëtyra e Gjeçovit, fëtyrë burrit e punëtorit, fëtyrë e atdhetarit të flaktë, asht edhe sot e gjallë e terheqëse për të gjithë njata që e duen atdheun që s’kursehen për me i vleftë. Sa ma fort të studiohet veprimtaria e Gjeçovit, aq ma shpesh na mbushet mendja se ai mund të jetë shembull punet e vetmohimit e një nxitës i palodhun në çdo degë që synon madhninë e naltësimin e atdheut, tue qitë në dritë visaret e panjoftuna të folklorës, të etnografisë, të arkeologjisë e të historisë sonë të lashtë
shkëputur nga revista “Shkodra” (1965)

Mbi Kanunin e Malevet
nga At Benardin Palaj O.F.M.

A ka ligjë ma të vjetra se kanunin e maleve t’ona? Si lexove ato ligjë e para të njerzimit të Bibljes, si ato të dymbdhetë drrasave të romakëve të herëshem ase at kanunin e të parëve të Germanve, kurkund së ké me gjetë moterzime aq ta gjalla e shprehë ma klasikisht, sa nder ato sprehjet e shkurtuna mijvjeçare të kanunit të maleve t’ona. Sikurse në gjuhë e nder prrallat e katallajve njashtu edhe në doke e në kanune shqyptari i maleve ruejti tharmin e vet indoeuropjan. Thanjet e kthiellta të kanunit, të gjith sa lakonike aq kuptimplotë, lmue neper rrymen e shekujve ma fort se ato vallet e ktij popullit mijvjeçar, i mblon nji msheftësí arkaike, shpesh krejt të pakuptueshme prej atij qi nuk leu e s’u rrit në ket botkuptim të maleve t’ona.
Etnografija din me kallxue se, qysh nder kohët ma të lashtat, të parët t’onë, per caktimin e tagreve themelore të jetës, të nderit, të besës, të pasunís, të gjakut, të gjinís, të fés e të martesës se njerit, në fis paten do ligjë të veçanta të hartueme prej të parësh quejt Kanû.
Çdo ethnolog qysh preh Hahnit e tektej bindet per kanû dokesh të ruejtuna aq paster prej bijve të shqypes neper malet e Gegnís e veçanërisht në Mirditë e në Dukagjin, ku brez mbas brezit tata ja la djalit dogmatikisht mâ të paperlyeme e të pathyeshme, tuj perbâ kshu nji blok eratik ndermjet fisit me fis e malit me mal per mprojen e personalitetit iliro-shqyptar deri nder ditt t’ona.
Kanunin e Lek Dukagjinit – shtesë kjo fort mâ e vonë e ktij kanû – njashtu si nder bashkimet e dheut e ndjeu e e pershkroj prej kréne të fiseve të Mirditës, të Pukës e të Dukagjinit, do t’i u detyrojmë, si e pohon edhè Jokl, dishmorit t’Atdheut A.Shtjefen Konstantinit Gjeçov O.F.M.; aty dijetari indoeuropjan me arsye shef e njef shprehjen mâ të kthiellten të ligjeve mâ jetike e të gjakut t’onë neper rrymen e shekujve per të mprojët njato vetí qi e dallojnë prej komesh tjera, si rrem i kotrupit iliro-trak d.m.th. besen, nderin, fisin, familjen, mikun e burrnín.
Në kjofët se ndoj etnograf bindet per atillsín e fisit t’onë në të ruejtun të ktyne dokeve mâ jetike n’Europen e sodit; e po kje se qysh në kohën e iliro-trakve e deri në ditt t’ona kjo rraca e jonë shqyptare qindroj e pashueshme në ket breg t’Adriatikut, kta do t’i dihet njatyne fiseve, qi qysh në Hot e deri në Sul, qysh në Dibër e në Laberí, të ngujueme neper bjeshkët ma të thepisunat, shpijat i bane qytetëza, por gjakun ujë s’e bane; gjuhen e dokevet nder veprat e veta kurr s’e harruene, e brez mbas brezit i mbajten gjallë e të kerthnesta njashtu si tata në shtrat të dekës ja la djalit por si mâ të çmueshmin trashigim: gjuhë e kanû kurr mos me i lshue!
Disi prej vedit na epet me pvetë: çë ligjësh permbledh ky kanû? Shtektarit qi udhtote neper malet t’ona para ktyne ‘izet vjetve sidomos neper njato fise kû pasha as begu kurr së nguli kamë e kto tjeter të dhetë s’i lajshin kuej veç me shkue n’ushtri mbas krenve të vet, i bijshin në sy në çë do fis qi pershkohej qyshnë Hot e derinë Dibër, disa doke të veçanta mbas të cillave i matej e i pritej, i njifej e i cenohej tagri i jetës e i pasës së njerit në familje e në fis. Per me pasë nji idé të kanunit të bâjmë nji vallim neper ato kohë kúr kto ligjë kjene në fuqin e plotë të veten.
Më nji bashkim malesh, si per shemull në Malcí të Lezhës, shifej Çun Mula Bajraktari i Hotit tuj vû gur e kufî ndermjet të Gjonmarkajve të Mirditës e të Malcís së Lezhës, të kapun per pyllen e Qafmollës. Neper Dukagjin shifej fisi i tanë tuj rrâ nder armë per të rrethuem njerin qi i preu mikun shoqit, e grát me urna zjarmit në dorë neper flakë të pushkëve tuj msy ngujimet per me e djegë per së gjallit gjaksin qi së gjejti me i rá në dorë të fisit tuj shtrue pengun e kanunit per mik të prém ja pse kishte vrá njerin në besë të gjâs e të çobanit. Ktu muejte njeri me e pá djelmnín e fisit tuj shtî zjarmin gjijeve e gjân e gjallë tuj e shperdá si plaçkë neper fis, ndersa tarabakët ngrehshin shlorë e trupa zhag neper arë të mjelluna, kush pré pemët e buta e kush shem muret e arëve t’atij qi guxoi me i pré mikun kuej, per me çue në vend kanunin qi thotë: Kush vret njerin para vedit e në besë të shoqit ase në besë të gjâs e të çobanit, i djegun e i pjekun e i qitun jashta fisit e toka djerr per pesmdhetë vjet, e ushtarët e kanûs tuj e ndjekë gjaksin natë ditë per me i marrë gjakun; lirí kan me e vrá kû t’a ndeshin pa ndorë pse miku s’i pritet kuj.
A ka gjâ mâ të burrnueshme per njeri se me e pá taten qi mbet pa djalë tuj dhanë besë po deri tuj e perbuejt gjaksin si i rá ndore mund në shpí të vet? Shka mâ të vështirë se me e pá gjaksin tuj rá permys, bashkë me gjamatarë tjerë, pembi të vetmin djalë e me e nderue veç tjerësh, per mos me shkele kanunin në ditë të dekës të djalit të vet aj tata i mbetun pá djalë?
Ndersa më ndoj pleqní u rragatëshin pleqt per gur të bés as me e marrë e ky mos me ja lëshue, tuj mundue veç si me ja nxanë të gjitha shtiqet e pshtimit fajtorit me do fjalë beje caktue lakonisht vetem per tê e per betarët e tij, atje më nji tjetër katund vlote kanga e pushka rreth ndoj shpije ku qat herë porsa kishin mbrrijtë krushqit me nuse, e nusja me dhanderr thejshin mâ të paren bukë bashkë mund para prakut të derës; shemelltyrë kjo e ambel e nji jetës së padashme deri në dekë.
Fis në fis do pushkë të paprituna ashta batare i qesin kushtrimin e gzueshem mbarë bajrakut, se i leu ksajë e asajë vllazní nji djalë e ju shtue fisit nji pushkë. Qe prap neper fis do pushkë tjera! Më nji vend âsht kumara qi qet, pse i muer kripin e parë famullit qi ndrikulla ja vuni në prehen; më nji tjeter âsht miku qi per miqsí qi u lidh diten e fés së vajzës.
Prap i bjen në sy shtektarit tuj dalë prej njajë shpije njiheit e vigu e nusja, pse mbas kanunit orokun e nuses as deka s’e pret; e ndersá te shpija e dhandrrit vlon kanga e pushka, atje te gjinija e nuses gjama gjamen s’e pret në ket qafë e n’at qafë, te shpija e te vorret; âsht vigma e fisit per krah e per vllá, nji vigëm kjo, qi mbas bestytnís féll do të depertojë per nën angurra të tokës deri në nenjetë, atje ku hijet e të parëve i prîjn luftarit trim njatij burrit qi tuj msy ngujimin e tuj shtyj kufinin mbet per fis,
Te nji kishë e fortë, qi mbas besimit të popullit s’e lshon bérrejshmin kurr pá e bâ me shêj, do të bahet nji bé gjakut; njizetekater bétarë – dymbëdhetë dorë bejet e dymbëdhetë mbrapa – pritojnë me sy e msy bén, pse beja ká rrfén. Qe njeri i ngarkuem me njeri në shpinë perpara lterit të Tenzot atje në Mërtur! Âsht aj bétari qi nuk gjegjet me ju avitë l’terit e me e lá ndryshej veç në qafë e në krye të tij. Po beja me valë t’u bâ atje në Shalë e në Shosh? Kazani tuj vlue, bétarët per rreth; njani nder ta zhytë pallen a kosen e kuqun në zjarm mbrenda atij kazani. Prisi i bés me’j herë i rri gati, shpervjelë llanen e tuj e zhytë krahin n’atë valë dishmon pafajësín e vet me këto fjalë: Si kjosha e më prîftë Zoti!
Pesë pushkë rresht bijnë e shpija e Bajraktarit të Shalës. Mbas pushkve nji zâ: kushtrim djalë, se na rá i Nikaj! Per tri dit rresht vlon pushka fis me fis, mbas tri ditsh qe fiset e tjera tuj u hî ndermjet per me e prâ pushken e me vû kufît e rí: atje ku mbeten dy bajraktarët, pse mbas kanunit gjaku shtyn kufin si beja me gúr në krah.
Po te cilli Homer do t’a gjejmë na nji shemull mâ të bukur burrnijet se kte të burrave të kanunit? Tata qi ndjekë gjakshin e të birit per ledinë, shit at herë kuer të jét tuj e bâ dekun, atij qi i thau zemrën, jetën me ja falë e besë e ndore me i dhânë, pse gjaku atê e xuni, e tuj u ra gjujvet, ndore tokës i rá!
Per në pvetshim mâ pertej: cillat janë malet qi e ruejtne kanunin, ksajë pvetje mund i pergjegjim kso doret: vetem njato fise qi e ruejten autonomín e vet me armë në dorë kundra slavëve e kundra turqve ato mbajten edhe kanunin deri në ditt t’ona. kto fise janë: Hot, Piper, Palabardh, Kuç, Berishë, Shalë, Shosh e Mirditë, Morinë, Thaç, Gash e Krasniqe, Has, Kelmend, posë do fiseve mâ të vogla qi malet i quejn anas: Bobi, Boksi, Lumardhi, Berbati, Koprrati, Qerreti, Goxhabati etj. Posë Piprit, Palabardhit e Kuçit, qi u slavizuene tash vonë, të gjitha kto fise janë shqyptare. Prej ktnye perbahet gadi krejt popullsija e Malcís së Madhe, e Dukagjinit, e Pukës, e Mirditës, e Pejës e e Gjakovës, e Lumës e Matës e e Dibrës; tharmin e ktyne fiseve e gjen, posë nder të gjitha qytetet e Shqypnís së veit, edhe pertej Shkumbinit neper Toskní.
Mjafton me i lshue nji sy vrojtës folklores popullore të fiseve Shqypnís per me e njoftë personalitetin e komit t’onë e botkuptimin e tij mbas kanunit. Kush nuk njef kto visare aj nuk e kupton as nuk e çmon shqyptarin pse nuk e nje e askurr nuk ka me diejt me e edukue, ne kjofët aj edukator, si shqyptár, tuj ja ruejt personalitetin e tij si kom nder kome tjera të Europës.
Shkëputun prej librit, Studime e Tekste Juridike, N.1. Romë. 1944. Botim i Institutit të Studimeve Shqiptare

Burrëria si mishërim i tipareve më pozitive të personalitetit të shqiptarit
nga Anton Çefa

Etnopsikologji
Janë të shumta virtytet morale dhe veçoritë psikologjike që karakterizojnë personalitetin e shqiptarit. Virtyte të tilla si burrëria, nderi, besa mikpritja, dashuria e pakufishme për lirinë dhe vendin e të parëve, ndjenja e mosnënshtrimit ndaj të huajit, armikut, krenaria kombëtare, etj., përbëjnë botën e pasur shpirtërore origjinale të popullit tonë, që zë në psikologjinë e njerëzimit një vend krejt të veçantë, të dallueshëm e të lashtë, ashtu siç e zë gjuha shqipe në morinë e gjuhëve indoevropiane.
Duke shqyrtuar ndërtesën psikologjike të popullit tonë si dhe përbërësit e veçantë të kësaj ndërtese në hullitë e disiplinës së sotme psikologjike e etnopsikologjike, dalin në pah karakteristikat e saj dalluese si origjinaliteti, vlera e lartë humane dhe lashtësia e saj arketipale.
Për mendimin tim, dy janë kategoritë më themelore e më të përgjithshme psiko-morale të personalitetit shqiptar: burrëria dhe nderi, hapësira konceptuese e të cilave ndërthuret. Në një rend të dytë, vijnë kategoritë e besës dhe të mikpritjes dhe në një plan të tretë, kategoritë e vlerave të tjera morale që përmendëm më lart dhe të tjera që nuk i përmendëm.
Burrëria dhe nderi janë kategoritë më themelore, në rrafshin shkencor të psikologjisë sonë etnike, sepse ato përfaqësojnë, së bashku dhe secila veç e veç, tërësi tiparesh psikologjike pozitive, në të cilat është mishëruar personaliteti i popullit tonë. Sipas logjikës formale, hapësira kuptimore e brendisë së këtyre dy kategorive mund të paraqitej në një skemë me dy rrathë ekscentrikë, që ndërpritën duke pasur të përbashkët një pjesë të sipërfaqës së tyre.
Për ta bërë të qartë sa thamë, duhet t’i sillemi përmbajtjes që i jep psikologjia hapësirës kuptimore të personalitetit, për të cilin janë dhënë përkufizime nga më të ndryshmet. Më së shumti, personaliteti trajtohet si një organizëm tërësor, në zhvillim e ndryshim të përhershëm, i veçorive fizike, mendore, morale dhe sociale të individit, ashtu siç e shfaq ai veten në marrëdhënie me të tjerët në jetën shoqërore. Në një vështrim më analitik, ai përfshin impulset, zakonet, interesat, komplekset, ndjenjat, idealet, opinionet, bindjet, që manifestohen në marrëdhëniet e tij me mjedisin shoqëror.
Siç shihet, në këto këndvështrime, personaliteti i njeriut është një ndërthurje psikologjike nga bota e njohjes, e ndjenjave dhe e asaj volitive, pa lënë mbanesh edhe cilësi fizike. Në një konceptim më “popullor”, personaliteti na jepet si tërësi veçorish psikologjike të sjelljes e të veprimtarisë së njeriut, të cilat e dallojnë atë nga të tjerët. Pra, ata përbërës psikologjikë që e dallojnë atë si individ dhe e bëjnë anëtar të vetëdijshëm të shoqërisë.
Personaliteti përfshin tipare pozitive dhe negative. Bile, për Jungun - themelues i psikologjisë analitike – që u mor gjerësisht më strukturat e personalitetit, personaliteti përfshin edhe elemente të pavetëdijes, që ai e dallon si pavetëdije individuale e kolektive. Ndërsa për biheviorizmin, që e redukton gjithë psikologjinë njerëzore në sjellje, personaliteti është një tërësi qëndrimesh që formohen gjatë jetës.
Është për t’u theksuar që në truallin konkret të psikolojisë sonë etnike, burrëria e nderi, këto dy kategori themelore të personalitetit shqiptar, megjithëse na shfaqen si koncepte të përbëra, të ndërlikuara dhe shumëplanëshe, ato përfshijnë vetëm tipare pozitive të personalitetit.
Janë dhënë përkufizime të ndryshme për burrërinë nga studiues të ndryshëm. Gjeçovi, në Kanunin e Lekë Dukagjinit, të kodifikuem prej tij, nuk na jep drejtpërdrejt, por në mënyrë të tërthortë, qenësinë kuptimore të personalitetit të shqiptarit kanunor. (Në përgjithësi, Gjeçovi nuk jep përkufizime as për kategori të tjera etnopsikologjike). Ai na e bën të qartë atë që na intereson më tepër ne në këtë trajtësë që po parashtrojmë, faktin që kategoria e burrërisë është një kategori psikologjike dhe jo juridike. Në kodifikimin e tij, flet për “kanu detyret e burrnijet që i kanë pasë malet tona që se mbahet mend” 1), ku del qartë dallimi mes “kanunit të detyrës”, që i takon fushës gjyqësore juridike dhe “kanunit të burrnisë” që i përket fushës shpirtërore psikologjike. Në një rast tjetër, në K. L D. flitet për “detyrë e burrni”, duke kuptuar me termin e parë detyrimin ligjor dhe me të dytin detyrën shpirtërore (“Me çue gjind për besë asht kanu; me dhanë besë asht detyrë e burrni”). 2).
Për dukurinë e humbjes së burrërisë, në K. L. D. përdoren termat shnjerëzim dhe shburrnim (“Kanuja ja njet vulën e shnjerëzimit brez mbas brezi mje në shtatë faqe” 3). dhe “Je i lirë me mbajtë burrnin tande, je i lirë me u shburrnue” 4). (Është fjala kur ndonjëri nuk mban një premtimin që i ka dhanë dikuj). Si e tillë, burrëria është koncept etnopsikologjik kategorik; ajo nuk ka të bëjë me drejtësinë, nuk ka të bëjë me procedurat kanunore të saj: pengjet, gjyqet e dënimet, vetëm me dënimin moral: zhburrërinë, korinë. Në Kanuni e Skënderbeut, të kodifikuem nga Dom Frano Illia, thuhet: “ndeshkimi i paburrnisë asht vetëm faqja e zezë, që asht ma e keqe se vdekja…” 5).
Simbas Illisë, “Burrni asht me kenë i qëndrueshëm në të mirë. Asht fisniki, kreshniki, zemërgjanësi, dordhani, atdhetari deri në heroizëm, paprekshmeni në të drejtën e të mirën” 6). Me fjalë të tjera, burrëria është një sintezë e virtyteve të larta morale të shqiptarit. Shënojmë se në këtë përkufizim, Illija ka lënë jashtë nderin, besën, mikpritjen, tipare morale themelore kategorike për personalitetin tonë. Më tej, ai na ka dhënë një tjetër përkufizim, tashmë në vështrim psikologjik: “Burrnia asht karakteri i vendosun. Karakteri i vendosun ‘thyhem nuk përkulem’, përkulem vetëm para së vërtetës, së drejtës, së mirës” 7). Kemi këtu virtytin e madhërishëm të vendosmërisë shqiptare të shprehur më së miri.
Më poshtë, Illia ka shtuar: “Ndershmeni e burrni përkryejnë njena-tjetrën e besa është shprehja e tyre në veprim e në jetë”
, duke vënë kështu në lidhje plotësuese kategoritë e nderit dhe të burrërisë; ndërsa besën, si një virtyt që i përket dy kategorive të mësipërme dhe që, në pikëpamje të logjikës formale, ka marrëdhënie ndërvartësie me ato dy kategori, e ka pëcaktuar “si shprehje e tyre në veprim e në jetë”. Besa i përket burrërisë e po ashtu edhe nderit, mbasi simbas kanunësisë shpirtërore shqiptare, ai që nuk mban fjalën e dhënë, pra then besën, koritet, duke humbur nderin dhe shnjerëzohet, duke humbur burrërinë. Siç shihet, nga sa çekëm, Illija, ka dhënë përcaktime letrare e jo burimore, zakonore. Për të na e dhënë sa më të plotë kuptimin e asaj çka shqiptari i Kanunit quan burrëri, ai ka ardhur duke plotësuar veten, me anën e komenteve të ndryshme.
Përveç nderit, besës, mikpritjes, që e dallojnë shqiptarin, një tipar tjetër karakteristik i burrërisë shqiptare është urtia. Në përkufizimet që i janë dhënë asaj prej studiuesve vendas e të huaj, përmendet dendur urtia si një përbërës i qenësishëm, rëndësor i saj. Koliqi, një njohës i thellë dhe studiues sistematik i mendësisë dhe psikologjisë etnike të maleve, na ka dhënë përkufizimin shkencërisht më të plotin. Për të, burrëria është “urti dhe dinjitet njerëzor” dhe më tej: “me këtë term, në gjuhën shqipe kuptohet ndërthurja e dhuntive që duhet ta dallojnë shqiptarin: guximi i matur, ndjenja e shkëlqyeshme e nderit, pa shfaqje të sedrës së sëmurë, plotësimi i detyrimeve të mikpritjes, shpirtmadhësia.” 9).
Për Illinë, urtia është pothuajse sinonim i burrërisë: “Urtia në gojë të Kanunit asht nji virtyt që përmbledh në vetvete cilësitë më të bukura njerëzore të burrit shqiptar si maturi, dije, drejtësi, ndershmeni.” 10).
Është për t’u theksuar këtu që populli ynë nocionet i urtë, urti, urtësi, i ka lidhur gjithnjë jo vetëm me sjelljen, me të qenët i butë, i shtruar, i qetë a i bindur, po edhe me të qenët i ditur, i rrahur në përvojën e jetës: plak i urtë, flet me urti. Edhe si verb, urtësohem do të thotë fitoj dije të thella e të gjera nga përvoja e gjatë e jetës, e njoh mirë jetën, piqem. Një përdorim i tillë i kësaj fjale është i lashtë. Ai është dëshmuar në folklor dhe tek autorët e vjetër. Ndoshta është më i vjetër se mendojmë ne. Shkencëtarët Stjuart Man dhe Z. Majani me këtë fjalë kanë lidhur emrin e perëndeshës ilire të diturisë Uridia; gjë që dëshmon, nga ana tjetër, që ilirët e kanë ngritur diturinë deri në kult, e kanë hyjnizuar atë. 11).
Veç sa thamë, burrëria, për mendësinë e lashtë kanunore, përfshin jo vetëm veçori të botës ndjenjësore, njohëse e volitive, por edhe veçori fizike, gjë që e bën të plotë konceptin e sotëm për personalitetin, në kuptimin më të gjerë të fjalës.

Në një nga episodet e para të eposit tonë legjendar, Muji, kryekreshniku i eposit tonë, kur qe fare i ri tregoi një kujdes të veçantë për të vegjëlit e Zanës dhe ajo e shpërbleu, duke e vënë të zgjedhë para alternativave:
“A don forcë, Mujo, me qindrue?
A don luftë, Mujo, me luftue?
A don gja, Mujo, a don mall?
A don dije, Mujo, a don gjuhë?”
Në rrethanat në të cilat vendi kërcënohej nga sulmet e shkjaut dhe i kapërthyer me ngatërresa brenda bashkësisë dhe, simbas predispozicionit shpirtëror shqiptar, Muji kërkon forcë. Zana e kon me tamel gjiri, në ndonjë variant me lëng lulesh dhe nga ky çast çobani i dobët e i humbur kthehet në një vigan kreshnik – ngre shkëmbinj një mijë okësh në sup, trand dheun dhe dridh majat e bjeshkëve, kur shkon a kur vikat.
Këtej del që populli ynë ka vlerësuar forcën fizike si tipar i burrërisë; por gjithnjë në rend të dytë në krahasim me urtinë, gjë që është pasqyruar aq mirë në një mori fjalësh të urta: “Mend e forcë i duhen burrit, mendja prin, forca grin” 12). Proverba të bukur na tregojnë marrëdhënien mes këtyre dy tipareve të burrërisë: “I urti e mund të fortin” ose “E mirë është fuqia, po ca më e mirë është urtia”. Në një proverb tjetër janë dhënë tre përbërës të rëndësishëm të fizionomisë psikologjike të popullit: “Palla për nderin e mendja për pallën”. Mendja drejton forcën për të ruajtur e mbrojtur nderin. Duhet thënë që këtu kemi të bëjmë edhe me një koncept psiko-filozofik, me atë të unitetit të harmonishëm të personalitetit të njeriut, të bukurisë shpirtërore, morale, me bukurinë fizike, mbasi forca presupozon një konstrukt të lidhur hijshëm.
Proverbiale janë vargjet e Fishtës, në të cilat poeti termin burrëri e ka përdor si sinonim të trimërisë, një tjetër tipar i rëndësihëm i personalitetit tonë etnik.
“Por i urti kurr nuk ngutet
prej burrnis e jo prej tutet”.
Në pikëpamje semantike, emërtimi i kategorisë së burrërisë është i lidhur me fjalën burrë, që në kuptimin e parë të saj do të thotë njeri mashkull në moshë të pjekur, por në kuptimin e dytë etnopsikologjik përfshin në vete cilësitë e virtytet e larta morale e fizike, që kemi përmendur më lart; ndërsa termi burrëri, si emër kolektiv, përdoret në kuptimin e mashkujve në moshën e pjekur, por si emër abstrakt përfshin cilësitë psiko-morale e fizike të forcës, trimërisë, besës, fisnikërisë, bujarisë etj., cilësi që përfaqësojnë personalitetin e shqiptarit.
Gjithsesi, edhe pse koncepti i burrërisë shqiptare është semantikisht i lidhur me fjalën burrë, burrëria i atribuohet edhe femrave, grave e vajzave të rritura të pajisura me vlerat e larta morale që kemi përmendur më lart, që në gjuhën e Kanunit quhen burrnesha. Në Kanunin e Skënderbeut, thuhet: “Grueja me karakter burrnor quhet burrneshë” 13).
Në gjuhët e huaja, mungon një fjalë e saktë që të përkthejë të plotë konceptin e burrërisë shqptare, siç ndodh për fjalët besë, nder, gjakmarrje, mikpritje e ndonjë tjetër, që nuk kanë korrespondentet e tyre në gjuhë të huaja, sepse janë terma të veçantë që përfaqësojnë institucionet e kanunësisë shpirtërore shqiptare. P. sh. në anglisht për emrin burrëri përdoren fjalët manhood dhe virility. E para përfshin cilësi të tilla si të qenët i fortë, i guximshëm dhe veçanërisht potencial në pikëpamje seksuale; ndërsa e dyta përdoret për të treguar cilësinë tipike të një mashkulli të fortë, të guximshëm e plot me energji, në kuptimin e tërheqjes po në pikëpamje seksuale. Dhe në një kuptim të dytë, thjesht potenca seksuale.14). Në italisht: virilità: “term që përcakton moshën e njeriut të rritur, mes pubertitetit dhe pleqërisë, veçanërisht duke iu referuar zhvillimit të plotë të arritur nga ana seksuale, tipike për mashkullin. Figurativisht, të qenët i fortë” 15). Për të dhënë, në njëfarë mënyre, kuptimin shqiptar të burrërisë, në italisht përdoret sintagma comportamento virile (sjellje burrërore), ndërsa për një grua, donna d’animo virile, ad literam, grua me shpirt burri. 16).
Është folur në studimet folklorike që gruaja në poezinë popullore ka qenë më me fat – e nderuar, e vlerësuar, e repektuar – ndërsa në jetën praktike nuk ka ndodhur kështu, por e kundërta. Ismail Kadare ka shkruar: “Në poezinë popullore, femra ka një shkallë respekti, lirie, aktiviteti, zhvillimi që nuk e ka pasur në jetë. Duket sikur atë që nuk ia dha dot në jetë bijave të tij populli, me një shpirtmadhësi të paanë, ua jep në këngë” 17).
Një shqyrtim më i hollësishëm, në hullinë e këtij studimi, të çon në sqarimin e plotë e të saktë të këtij problemi. Komentet a konkluzionet e tilla kanë rrjedhur nga fakti që ajo, gruaja, nga e drejta zakonore, pra në pikëpamjen juridike, lidhur me strukturën shoqërore të familjes patriarkale, është trajtuar si një element social pa të drejta; ndërsa në pikëpamje të “së drejtës shpirtërore”, i është bërë vlerësimi i merituar. Dhe poezia është e tëra në truallin shpirtëror.
Cordignano, duke folë për vlerën morale e shoqërore të gruas në psikologjinë e ligjin shqiptar të malevve tona, ka thënë: “Gruaja përballë së drejtës nuk ka një personalitet të vetin dhe konsiderohet qenie, interesat materiale a ekonomike të së cilës i rregullon familja…; por është e qartë që shpirti i racës nuk ka lejuar ta bëjë skllave, të lindur për kënaqësitë e mashkullit. Jo,…gruaja shqiptare ruan gjithmonë në fund një dinjitet të vetin që spikat mirë,… ajo ka në familje, si motër, si grua dhe si nënë një mision e një vend të rendit të parë.”18.
Referencat
1. “Kanuni i Lekë Dukagjinit. The Code of Lekë Dukagjini”, Gjonlekaj Publishing Company, N. Y. 1989, f.33, nye i 24-t.
2. Idem, f. 165, & 855.
3. Idem, f. 125 & 589.
4. Idem, f. 115, & 518.
5. “Kanuni i Skanderbegut”, mbledhë e kodifikue nga Dom Frano Illia, Editrice La Rosa, Milot 1933, f. 209 &3358
6. Idem, f. 208 & 3350
7. Idem, f. 209, & 3357.
8. Idem, f. 208 & 3350.
9. “Shejzat”, nr. 3-4 / 1962, f. 137.
10. “Kanuni i Skanderbegut”, f. 121 & 1763.
11. Nelson Çabej “Nga historia e zhvillimit të shkencës shqiptare”, Tiranë, 1980, f. 35.
12. Proverbat e përdorur këtu janë marrë nga botimi i Akademisë së Shkencave të RPSSH, “Fjalë të urta të popullit shqiptar”, përgatitur nga Jorgo Panajoti dhe Agron Xhagolli”, Tiranë 1983.
13. “Kanuni i Skanderbegut”, f. 209 & 3359.
14. Longman “Dictionary of Contemporary English, Third Edition, 1950.
15. “Dizionario Garzanti della Lingua Italiana”, VII Edizione, 1969, Milano
16. “Fjalor italisht – shqip”, hartuar nga Ferdinand Leka dhe Zef Simoni, shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë 1986
17. Ismail Kadare “Autobiografi e popullit në vargje” në “Vepra letrare 12, shtëpia botuese “Naim Frashëri” 1981, f. 70.
18. P. Fulvio Cordignano S. I. “L’ Albania a traverso l’opera e gli scritti di un grande Missionario Italiano di P. Domenico Pasi S. I. (1847-1914), volume I, Roma 1933. p. 108.
Shënim: nuk është shkruar këtu për tipare të tilla morale të burrërisë si nderi, besa, mikpritja, etj. , sepse ato trajtohen në shkrime të veçanta. Veç kësaj, edhe vetë lënda për “Burrërinë…” është dhënë e shkurtuar.

Analiza dhe hipoteza origjinale për strukturën etike të së drejtës zakonore të popullit tone *
Mbi veprën “The Ethical Structure of Kanun and Cultural Implications” “Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore” botuar në SHBA, mars 2005
nga Anton Çefa
Një mori e madhe studiuesish shqiptarë e të huaj janë marrë me studimin e së drejtës zakonore të popullit tonë, duke u mbështetur në “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, vepër e kodifikuar nga Atë Shtjefen Gjeçovi dhe botuar në v. 1933, pas vdekjes së tij. Janë shqyrtuar e analizuar aspektet më të ndryshme të tij, kryesisht në dy rrafshe: në atë juridik dhe etik. Kanuni e ka sugjeruar një gjë të tillë, si rrjedhim i faktit që çdo ligj, drejtpërdrejt apo tërthorazi, është i lidhur me një normë morale dhe për faktin se në kohën kur është ngjizur Kanuni nuk mund të pretendohet të ketë pasur ndarje të prerë mes së drejtës dhe etikës. Mendësia njerëzore ka qenë në stadin e sinkretizmit.
Në “The Ethical Structure of Kanun…”, studiuesi Kazuhiko Yamamoto MD, PhD – profesor në Institutin e Shkencës së Shëndetit në Universitetin Kyushu – e ka hulumtuar Kanunin tonë në hapësirën e tij etike, duke e trajtuar këtë si rregullator të funksionit të rendit shoqëror. Ai është i pari studiues nga kontinenti aziatik që ka bërë objekt studimi të drejtën zakonore shqiptare dhe i pari që, duke e shqyrtuar në rrafsh krahasues me traditën mitologjike japoneze dhe me strukturën etike të shoqërisë homerike, të pasqyruar tek “Iliada” dhe “Odisea” dhe tek tragjeditë greke të Eskilit e të Sofokliut, e ka trajtuar atë si sistem vlerash etike të një shoqërie pagane transhendentale. Veç kësaj, duke polemizuar me hipotezat e mëparshme për problemin e zanafillës së etikës në shoqërinë njerëzore, e ka cilësuar atë si fazën fillestare të organizimit shoqëror.
Kjo vepër me vlera të veçanta për kulturën tonë popullore përbëhet nga katër studime: “Struktura etike e Kanunit: a përbën ajo formën fillestare të shoqërisë njerëzore?”, “Struktura e shoqërisë homerike: vështrim përqasës mes strukturës etike të shoqërisë homerike dhe asaj kanunore shqiptare”, “Struktura etike e tragjedive të Eskilit dhe Sofokliut”, “Studim mbi konceptet etike të shkrimtarit ultranacionalist japonez, Jukio Mishima”.
Strukturën etike të shoqërisë kanunore, Yamamoto e ka shqyrtuar si sistem vlerash, karakteritik për një shoqëri pagane, në shtratin kulturor të së cilës lind e zhvillohet një shoqëri pa autoritet shtetëror, me etikë dhe rend shoqëror të vetin.
Si çdo shoqëri pagane, shpjegon Yamamoto, edhe shoqëria kanunore karakterizohet nga animizmi, në rastin konkret nga shenjtërimi i normave etike, veshja e tyre me forca të mbinatyrshme, dhe nga adhurimi i paraardhësve. Siç e kanë trajtuar edhe Levy Bruhl dhe Frazer, të cilëve u referohet autori, shoqëritë pagane janë entitete transhendentale, që përfshijnë jetën dhe vdekjen, të gjallët dhe të vdekurit. Kështu, për Yamamoton, familjet, vëllaznitë dhe fiset në të drejtën zakonore të popullit tonë janë bashkësi pagane, pra bashkësi të njerëzve të gjallë dhe paraardhësve të tyre, d. m. th. , të vdekurve.
Sistemi i vlerave të Kanunit, simbas Yamamotos, përbëhet nga betimi, besa, nderi, miku-zot, ushqimi, gjaku, hakmarrja. Duke u vështruar në shtratin e një kulture pagane, në krahasim me trajtimet e deritashme, është pasuruar hapësira kuptimore e këtyre normave; duke u trajtuar ato si norma fetare, të shenjtëruara, që kanë forca hyjnore dhe është rritur numri i tyre, siç është rasti i ushqimit, që është trajtuar më vete i shkëputur nga miku dhe mikpritja.
Në këtë sistem vlerash, hakmarrja është trajtuar si akt drejtësie, si “sanksioni më i rëndësishëm për të rivendosur dhe mbajtur rendin shoqëror në një shoqëri pa autoritet shtetëror”. Dhe është e tillë sepse “njerëzit e konsiderojnë atë si një forcë të shenjtë, të ushtruar nga perënditë.”1).
Trajtim i hakmarrjes si akt drejtësie, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit shoqëror, nuk është i ri në studimet tona të së drejtës kanunore. Që në parathënien e botimit të parë të Kanunit, Fishta, duke dashur të argumentojë këtë fakt si dhe faktin tjetër që populli ynë, edhe pse e ka këtë zakon, nuk është barbar, - akuzë që i bënin armiqtë për ta diskredituar dhe t’i mohuar aftësitë vetëqeverisëse, - ka shkruar: “Shqyptari tue vra gjaksin e vet nuk ban tjetër veçse me çue në vend nji ligj, qi ai e mban për të drejtë. Prandej, për me folë mbas pikpamjes psihologjike, veprimi i tij asht nji veprim i ligjshëm e nuk mund të quhet uhamarrme – vendetta. 2). Dhe më poshtë: “Të marrunit e gjakut buron prej mndorjeve (rrethanave, A. Ç.) të jashtme e prej t’metave t’organizimit shoqnuer t’nji kombi…” 3).
Një trajtim i tillë është edhe më i hershëm: në Konferencën e Paqes në Paris, në fund të Luftës së Parë Botërore, kur luftohej për të siguruar pavarësinë e Shqipërisë, nëpër gojë të Imzot Bumçit, kryetar i delegacionit tonë, u tha ndër të tjera se “gjakmarrja nuk përcakton barbarinë e popullit tonë, por është rrjedhojë e kushteve të veçanta objektive. 4).
Të këtij mendimi janë pothuajse të gjithë albanologët që janë marrë me këtë problem. Po përmendim: Emil Khan, C. Becker, J. Ecurcart, F. Bianconi, G. Siebertz, L. Lamouche, E. Jock, H. A. Bernatnik, R. Lane, E. Durham, I. Sullioti, J. Godard 5), G. Valentini, F. Cordignano, B. Palaj, E. Koliqi, etj.
Autorja amerikane Rose Wilder Lane, në librin “Peaks of Shala”, një përmbledhje e shënimeve të udhëtimeve të saj në malësitë tona të Veriut dhe të Shqipërisë së Mesme, në vitin 1921, na e ka dëshmuar këtë trajtim ashtu siç ia ka shpieguar asaj në mënyrë të saktë Ipeshkvi i Pultit. Ja si shkruan ajo: “Gjakmarrja është e keqe, shumë e keqe, por është e vetmja mënyrë që imponon ligjet, të cilat janë përgjithësisht të admirueshme. – thotë prelati - Gjakmarrja nuk është një gjë jashtë ligji, siç mendojnë shumë të huaj, dhe nuk ka të bëjë aspak me konflikte e urrejtje personale. Ajo është një formë dënimi kapital, ashtu si e ka çdo vend dhe që rregullohet prej ligjeve shumë strikte” 6).
Autori tjetër amerikan, Ian Whitaken, në studimin e tij “Tribal Structure and National Politics in Albania, 1910-1950”, e ka quajtur gjakmarrjen “një mekanizëm publik i kontrollit shoqëror” 7).
Për të mos lejuar keqinterpretime që vërehen aty-këtu në shtyp, sigurisht nga ata që nuk e njohin mirë problemin, theksojmë këtu që për një rend shoqëror siç qe shoqëria kanunore, gjakmarrja është thjesht akt drejtësie i domosdoshëm për ruajtjen dhe funksionimin e shoqërisë; por për shoqëritë e sotme ku ekziston shteti dhe funksionon rendi gjjyqësor, gjakmarrja është një akt i shëmtuar, i egër dhe barbar.
Yamamoto e konsideron hakmarrjen si koncept kyç, i cili, i lidhur me konceptin e gjakut, na çon drejt koncepteve tjera që ndërtojnë strukturën etike të Kanunit dhe që siguron funksionimin e saj si rregullues juridik. “Koncepti i hakmarjes – shkruan ai – është elemnti themelor, i cili fuqimisht mund të nxjerrë në dritë strukturën etike të Kanunit”. 8.
Koncepti i gjakut lidhet me konceptin e mikut. Duke gjetur ngjashmëri mes konceptit kanunor të mikut dhe traditës së mikpritjes shqiptare me atë të japonezëve të vjetër, simbas teorisë marebito (miku-zot), të folkloristit japonez Orikuchi, Yamamoto i ka dhënë mikut artribute perëndie dhe e ka quatur miku-zot. Kush e fyen këtë dhe shkel rregullat e mikpritjes, fyen perënditë, të cilët zemërohen dhe hakmerren. E vetmja mënyrë për ta shmangur zemërimin e perëndive është ndëshkimi i fyesit ose shkelësit të kanunit të mikpritjes, ndëshkim që mund të realizohet vetëm nëpërmjet gjakmarrjes.

Edhe ndonjë studiues tjetër i ka veshur gjakmarrjes rrobe shenjtërie: Syrja Popovci ka shkruar: “Gjakmarrja kishte edhe elemente sakrale, pse konsiderohej që krimi i kryer gjoja cënon perëndinë, prandaj marrja e gjakut ishte një dënim i detyrueshëm.” 9). Vërtet, në traditën shqiptare miku ka një pozitë të veçantë. Më së miri, ndër të tjera, kjo na dëshmohet nga fakti që, simbas Kanunit, mund të falet gjaku i babait, i djalit të vetëm, por kurrë nuk mund të falet gjaku i mikut.
Me konceptin e mikut është e lidhur ngusht mikpritja që i bëhet atij, nga përbërësit e së cilës në këtë studim vlerësohet në mënyrë të veçantë ushqimi, që trajtohet si koncept më vete në sistemin e vlerave dhe luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e këtij sistemi. “Ushqimi përmban fuqi shpirtërore apo magjike” 10). Duke i ofruar ushqimin mikut-zot, mikpritësi shenjtërohet.
Atributet e veta hyjnore miku-zot mund t’i kalojë ndër të tjerë, nëpërmjet fjalës së tij, që gjithashtu ka forcë mistike. Fjala e mikut-zot përmban në vetvete një shpirt, që në mitologjinë japoneze quhet Kotodoma dhe që Yamamoto e ka krahasuar me Orën e mitologjisë sonë. Fjalët e shqiptuara nga miku-zot, urimet e tij, sjellin mbarësi tek mikpritësi dhe, po kështu, edhe fjalët e urimet e këtij të fundit tek të tjerët.
Edhe konceptet e tjera të Kanunit, betimi, besa, nderi, sikurse miku-zot, lidhen nëpërmjet hakmarrjes me konceptin e gjakut, gjakmarrjen; çka do të thotë që nëse shkelen këto norma, meqë ato janë të hyjnueshme, zemërohen perënditë dhe për të shmangur zemërimin e tyre, për t’i qetësuar ata, duhet të merret haku tek dhunuesi, pra, të të jetësohet gjakmarrja.
Trajtimi i hakmarrjes si koncept kyç i jep strukturës etike vlerën e një sistemi, d. m. th. të një rregulli simbas të cilit janë vendosur dhe veprojnë pjesët e një tërësie me lidhje e marrëdhënie të caktuara ndërmjet tyre, që përcaktojnë ndërtimin e brendshëm të gjithë tërësisë. Në hullinë studimore të këtij studiuesi, sistemi i vlerave gëzon një logjikë të brendshme mendjembushëse.
Një konkluzion tjetër i rëndësishëm i Yamamotos, që ai e arriti pasi shqyrtoi në mënyrë kritike teoritë e Hobesit, Rusoit, Niçes dhe Zherardit mbi origjinën e rendit shoqëror, lidhet me origjinën e etikës dhe të rendit shoqëror në një shoqëri pa pushtet shtetëror. Në shtratin e një kulture pagane – shpjegon Yamamoto - lind e zhvillohet një shoqëri pa pushtet shtetëror me etikë dhe rend shoqëror të vetin. Etika e kësaj shoqërie ka të njëjtën strukturë si Kanuni shqiptar me sistemin e vlerave që përmendëm, i cili e konsideron hakmarrjen si akt të drejtë e të shenjtë. Ky sistem përcaktohet nga kushti shoqëror i mosekzistimit të ndonjë pushteti gjyqësor.
Hipotezat e tij mbi strukturën etike dhe origjinën e rendit shoqëror, Yamamoto i sqaroi më tej, duke krahasuar sistemin e vlerave etike të Kanunit shqiptar me ato të shoqërisë homerike, pasqyruar në “Iliadën” dhe “Odisenë” dhe i gjeti ato të njëjta. Kodin etik të shoqërisë homerike, Yamamoto e studion në këndvështrimin e një shoqërie pa autoritet shtetëror, siç e pati studiuar edhe Platoni, të cilit i referohet. Po në këtë prizëm, ai studioi strukturën etike në tragjeditë e Eskilit e të Sofokliut, e cila, megjithëse i përket kohës kur kishte lindur pushteti shtetëror në formën e qytetit shtet-Polis, është pothuajse e njëjtë me atë të veprave homerike; gjë që e ka bërë të qartë Yamamoto në studimin e tij.
Studimi krahasimtar i Kanunit me veprat homerike dhe me tragjeditë e Eskilit e të Sofokliut merr një rëndësi të veçantë për shkencat albanologjike, në përgjithësi, dhe jo vetëm për çështjen e strukturës etike kanunore. Ai ka të bëjë me lashtësinë e gjuhës e të kulturës sonë popullore, me shtrirjen hapësinore e marrëdhëniet demografike, gjuhësore, kulturore, etj. të popullit tonë me grekët e vjetër a me popullsitë parahelenike, me një përcaktim më të mirë të rolit që ka luajtur kultura jonë në trevat ku kanë jetuar që në kohërat parahistorike të parët tonë dhe me probleme të tjera.
Nuk di ndonjë studiues tjetër të ketë bërë objekt të gjerë studimi të drejtën tonë zakonore në plan krahasues me atë të veprave homerike, siç e bëri Yamamoto. Margaret Hasluck, në vitin 1933, ka botuar në nr. 203 të revistës “Man” artikullin: “Bride-price in Albania: a Homeric parallel” (“Çmimi i nuses në Shqipëri: një paralele homerike”) 11). Ismail Kadare, në vitin 1988, ka botuar veprën “Eskili-ky humbës i madh”, ku ka folur për ndonjë ngjashmëri të etikës kanunore me etikën e tragjedive të Eskilit, në mënyrë të veçantë për gjakmarrjen.
Në ndonjë rast bile, është kritikuar një qëndrim i tillë krahasues. Njohësi dhe mësuesi në gjimnaze tona në atdhe i gjuhës greke të vjetër dhe latine, Frano Alkaj, pati përkthyer dy këngë të “Iliadës”, këngën XXII – “Vrasja e Hektorit” (1938) dhe këngën XXIV – “Varrimi i Hektorit” (1941). Në përkthimin e “Vrasjes së Hektorit” pati përdorë termin kanunor ndore :
“Hektor, o anmik i amshuem, mos m’ fol për ndore!
Se paqë s’ ka vu jo kurr luani e robi e as ujku me qingja…” (citim simbas kujtesës).
Mbaj mend që një kritik – më vjen keq që nuk e kujtoj emrin dhe revistën ku qe botuar shkrimi– e pati kritikuar ashpër, thua se kish bërë ndonjë herezi, përkthyesin e talentuar për përdorim të këtij termi, që simbas tij nuk kishte të bënte fare me etikën homerike. 12).
Është për t’u vënë në dukje se Yamamoto, për të ardhur tek përfundimet e tij, siç duket, i ka shfrytëzuar veprat e Homerit dhe të tragjedianëve grekë të lashtësisë në mënyrë shterruese, duke na dhënë të gjitha rastet që ai ka hasur dhe, për më tepër, duke bërë edhe klasifikime të rasteve të shqyrtuara.
Studimi në rrafsh krahasimtar i Kanunit, i kulturës së lashtë japoneze dhe i veprave homerike e çoi Yamamoton në përfundimin e rëndësishëm që shoqëritë pa autoritet shtetëror janë bashkësi fisnore transhedentalee fetare midis të gjallëve dhe të vdekurve, 13) dhe që kanë kodin e tyre të sjelljes, atë sistem vlerash që çekëm më lart dhe që funksinon, asht siç e përshkruam.
Hipotezat e Yamamotos shkojnë më tej: meqë baza mbi të cilën ngrihen shoqëritë pa pushtet shtetëror janë ndryshimet kulturore të tyre dhe identitetet që lidhen me to, nëse këto ndryshime humbasin, edhe pushteti shtetëror do të dobësohet, ai do të shkojë bile drejt zhdukjes, si rrjedhim i faktit të globalizimit dhe homogjenizimit të botës për shkak të marrjes së të njëjtit informacion përmes internetit, televizionit dhe shtypit.
Duke humbur origjinalitetin e kulturës dhe identitetit të tyre, njerëzit do të fillojnë të shfaqin ndjenja të ngjashme, mënyra të ngjashme të menduari dhe modele të ngjashme sjelljeje. Kjo gjë mund të bjerë humbjen e bazamentit të një shoqërie me pushtet shtetëror dhe krijimin e një rendi të ri shoqëror, ku mund të mbizotërojë sistemi i vlerave të një shoqërie pa pushtet shtetëror. 14).
“Prandaj, mendoj – shkruan Yamamoto - që etika e një shoqërie të tillë pa autoritet shtetëror, e përfaqësuar nga Kanuni, nuk përbën thjesht një sistem vlerash që i përket vetëm së shkuarës, por edhe një sistem që ka lidhje edhe me të ardhmen e botës njerëzore.” 15).
Këtë vepër rëndësore për kulturën tonë dhe jo vetëm për të, e përktheu dhe e botoi me shpenzimet e veta dr. Selahedin A. Velaj, i cili ua kushtoi “të gjithë albanologëve të huaj që kanë punuar pa kursim për të ndriçuar kulturën shqiptare.” 16).

Referencat dhe sqarime :
1- Kazuhiko Yamamoto “The Ethical Structure of Kanun and Cultural Implications – Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore”, f. 180.
2-Shtjefen Gjeçovi O. F. M. “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, ribotim i shoqërisë botuese “Kuvendi”, “Parathane” nga At Gjergj Fishta, f. XXXI).
3-Po aty, f. XXXII.
4-Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë: “E drejta zakonore shqiptare 1 – Kanuni i Lekë Dukagjinit”, Tiranë 1999, përgatitur dhe pajisur me shënime nga Koço Nova, f. 189.
5-Po aty, f. 189.
6-Rose Wilder Lane: “Peaks of Shala”, p. 29. (Meqë autorja nuk e jep emrin e ipeshkvit, po shënojmë këtu që ipeshkëv i Pultit në vitin 1921 ka qenë Atë Bernardin Shllaku).
7-Ian Whitaker: “Tribal Structure and National Politics in Albania, 1910-1950”, në botimin “History and Social Anthropology” – Tavistock Publications, London, New York. Sydney, Toronto, Wellington, 1968, p. 265 and 272.
8-Kazuhiko Yamamoto, vepër e cituar, f. 155.
9-Syrja Popovci: “Gjakmarrja ndër shqiptarët dhe historiku i saj”, “Përparimi, nr. 11 / 9 / 1, f. 916. Cituar simbas: “E drejta zakonore shqiptare 1”, f. 916.
10-Kazuhiko Yamamoto, vepër e cituar, f. 160.
11-Cituar simbas Ian Whitaker “Tribal Structure and National Politics in Albania, 1910-1950”, në botimin “7 History and Anthropology”, Tavistock Publications, 1968, p. 290.
12-Në një përkthim anglisht, këto vargje janë dhënë kështu: “Hector, Stop! / You unforgivable, you don’t talk to me of pacts / There are no bindin oaths between men and lions / - wolves and lambs can enjoy no meeting of the minds…(Homer: The Iliad, translated by Robert Fagles, copyright 1990, Penguin books, p.550).
13-Yamamoto, po aty, f.170.
14-Hipotezën e zhdukjes së shtetit e ka parashtruar edhe F. Engels në veprën “Origjina e familjes, pronës private dhe shtetit” (1884), me argumentin që shteti si fenomen historik do të shuhet, kur të zhduken klasat dhe dallimet klasore, kur të jetë ndërtuar shoqëria komuniste në shkallë botërore.
15-Yamamoto, po aty, f. 181-182.
16-Pjesën e parë të kësaj vepre: “The Ethical Structure of the Kanun – Is it the Original Form of Ethics in Human Society?” (Struktura etike e Kanunit – A është forma origjinale e etikës në shoqërinë njerëzore?” e ka përkthyer, pajisur me shënime me vlera dhe botuar Romeo Gurakuqi, në vitin 2001.
* Kumtesë e mbajtur në promovimin e librit në fjalë, New York, 9 tetor 2005.

Analizë e kreut të njizet’e dytë,
“Vrasa” i "Kanunit Maleve “
Krye aq i përfolun sa me të âsht dashtë me u pergjakë me keqdashje edhe vetë Kanuni.
Të nderuar bashkatdhetarë,
Zonja edhe zotërinj,
Në vazhdim do t’a vini re e më pas edhe do t’a kuptoni se përse, ndonëse bir i një korçari si edhe i një gjirokastriteje, e ndjej nevojën që sot, i ndodhur në zemrën e Mirditës e duke trajtuar një temë e cila thelbësisht ka të bëjë me si rregulloheshin normat e etikës si edhe të moralit të malësorëve të trevave të Veriut, t’u drejtohem pjesëmarrësve të këtij tubimi në të folmen gege !
Âsht bâ zakon në kësi rasash qi ligjëruesit e fillojnë hymjen e kumtesës së tyne me fjalët ... jam shum’ i emocionuem ... ndjehem shum’i nderuem qi m’u dha rasa ... Un kam m’u mundue t’i shmangem ksaj praktike e cilla âsht bâ stereotípi n’ksisoj rasash, por jam i mêndimit se pjesmârrsit e ktij tubimi madhuer kanë m’e kuptue mirfilli se ... shmângia âsht artificiale edhe se un vërtet jam daç i emocionuem e gjithashtu e ndij vedin edhe të nderuem ! Për m’e kuptue gjêndjen tême shpirtnore, emocionet qi ndij si edhe kënaqsínë qi kam qi m’u dha rasa m’i prûe disa prej kujtimeve t’mija të rinisë herëshme këtu në kyt auditor, duhet me më falë ... por duhet të ktheheni s’bashkut me mue mbi gjashtëdhet vjete mbrapa ...
Kish javë të tâna qi bijshem me fjet’edhe u çojshem në nâdje prej gjumit me mêndimin e ngulun se kur, i ndjêmi êm Atë, kish me vêndosë e të shkojshim me tê n’Orosh te Kulla e Gjomarkajve ku na kishin ftue, me bujarín’e tyne t’ zakonshme At edhe Bir, Kapidani i Mirditës Gjoni si edhe i biri, Marku i Gjomarkajve. E nji ditë t’ bukur Prêndvere edhe ajo ditë erdh ! Nuk kam me u zgjatë tue diftue se si deri n’ Milot udhtuem me vetura e mandej atje, (ku axha Marku edhe u ndal m’u ndrrue e me u veshë me veshjen mirditore), i-a hypme kualve ... edhe e majtme frymën bash n’kët truell ku jena sot, n’Orosh. As nuk kam m’u ndalë e t’a përshkruej Kullën e gurtë të Markagjonve e ndërtueme ajo mbi nji kreshtë kodre, gjâ e cilla pa t’a diftue kush, me madhështín’e saj e paraqit’te vedin se cilla edhe e kuj ish!
Të tâna këto i përshkrova fluturim me t’vetmin qëllim të dyfishtë qi i tânë auditori, i cilli m’nderon sot tue e ndigjue kët kumtésë, t’a kuptojnë se me t’vërtetë kam arsye me u ndíe shum’i prekun shpirtnisht. Kurse, m’ânë tjetër, t’ju diftoj ndigjuesve se interesi êm lidhun me t’kuptuemt e interpretimit të Kanunit të Maleve, shkëndínë fillestare e pati përgjat diskutimeve qi bâjshin êm Atë me Kapidan Gjonin si edhe me djalin e tij, Markun, (qi ishte njoftës edhe spjegues sa i thêll’edhe i hollë i Kanunit të Maleve në at rasë si edhe n’ vazhdim, me kalimin e vjeteve). Përgjatë ksaj hullíje nuk mûndem m’e kalue pa e theksue edhe nji fakt i cilli merr rândsí për vetë temën qi diskutohet : Kapidan Marku ish’i diplomuem n’jurisprudencë, pra ish nji specialist n’fushë të drejtsísë si edhe të ligjeve e ksisoji te aj ishin ngërthye njoftja e dokeve edhe e zakoneve të mbrûeme përgjat nêneve të Kanunit me thármin e përvojës popullore ndër shekuj, ndërthurë kto me optikën e t’pamit edhe t’gjykuemit të tyne simas optikës nji juristi.
E bâna ktê hymje për dy arsynat qi spjegova n’fillim, kjo âsht’e kjartë. Por m’ânë tjetër, megjithse vetëm dy net kjene ato t’kalueme n’Orosh, âsht’e vërtetë, por diskutimet e atyne dy netve m’a ndêzne fantazinë t’ême e ksisoji n’vazhdim, sa herë qi diskutohej rreth problemesh t’Kanunit n’mjes Gjomarkajve, Mustafa Merlikës, Imzot Luigj Bumçit, si edhe me miq tjerë të t’êm Eti, un vesht’i bâjshem pípza ! Ksisoji fati êm m’i pasë ndigjue ato biseda prej dore t’parë njoftsash t’Kanunit, e doemos mandej tue e lexue e rilexue Kanunin përgjatë vjetesh, sa víte edhe me gjykim gjithmon’edhe mâ t’pjekun, më bân me i shtrue sot disa probleme rreth tij t’cillt kam vjete, bilé dhetvjeçarë q’i bluej n’mênde t’êmen. M’e analizue gjânsisht e mos me lânë “i” përpa ia vûe pikën n’krye, âsht e kjartë se jo vetëm qi del prej caqeve të nji kumtése, pa xânë n’gojë se del ndoshta edhe caqesh njoftunísh t’mija. Por, tue e pasë fatin m’i pasë ndigjue gjykimet rreth Kanunit prej gojësh personalitetesh prej mâ t’shquemeve n’lâmë të kulturës n’përgjithsí e mândej edhe t’Kanunit n’veçantí, mêndoj se nji farë interesi kish m’e njallë me ju a bâ me dije s’pari dialektikën e t’shtruemit të problemeve e mandej edhe hapjen e horizontit qi ju bân prûemja para jush se si ata intelektual’i interpretojshin pikat kardinale të Kanunit. Nisun tash prej përvojës atyne msimeve po mundohem, s’bashkut me ju, me ia hye disa arsyetimeve e xjerrjes edhe të disa përfundimeve qi t’na e shtrojnë rrugën m’e gjetë nji êmnues t’përbashkët m’e gjykue Kanunin pa paragjykime.
Âsht e kjartë se përgjatë periudhës diktaturës Kanuni âsht kênë trajtue si bartës i të tâna të kqijave t’asaj bote edhe bilé kje reduktue n’spjegim sikur Kanuni i gjithi s’ish gjâ tjetër veç nji kod gjakmarrjeje. Kjo boshsí njoftuníshë si edhe informacioni krejt t’njianshëm e t’cunguem, por dashakeq, nuk kish se si mos me pasë ndikue mandej në brêzat e mâvonshëm, t’cillt nuk kanë faj se ashtu janë kênë edukue n’shkolla e universitete, e sot sa herë qi vriten dy trafikanta a hajduta ordiner, me gêrma kapitale gazetat i titullojnë artikujt e tyne sensacionalë : U vranë tre veta në Shkodër. Veproi edhe një herë Kanuni ! M’ânë tjetër, specialistat e fushës të së drejtës civile apo penale qi n’kohë të diktaturës përgjatë dhetvjeçarve e kishin marrë me tapí t’kênit akademikë, njêna palë sot heshtin (e bâjnë mirë qi heshtin), kurse janë nji takâm qi edhe sot duen m’u paraqitë gjuja specialista edhe n’fushë t’Kanunit.
Amani more, nuk ju mjaftuene dhetvjeçarë tue predikue e gjykue n’bazë moralit komunist po edhe sot, kah flitni për Kanunin, vazhdoni e propagandoni se si Kshillat Nacional Çlirimtare synim kryesuer kishin pajtimin e gjaqeve!? E kush na paska pajtue gjaqet, komunistat q’e ndezne luftën civile? Ata qi me atentate vrane e zhdukne njerzit e shquem të kombit tonë? Lene mandej qi ata qi nuk u vrane me atentate u pushkatuene prej gjygjeve t’ashtuquejtun të popullit ! Ky kje pajtimi i gjaqeve, n’kundërshtim me Kanunin? A mos Bataljoni “Hakmarrja” u krijue m’i pajtue gjaqet ? Po kta specialista, edhe sot e quejnë se si Kanuni i ka marrë nepër kâmb’edhe të drejtat e grave. Dakord. E pranojmë për nji çast. Po un’i pves kta zotnij, Kanuni a ka veprue në Mesjetën e hérshme apo në t’njizet’enjitin shekull? Si bâhet pra qi me synin e t’gjykuemit t’sotshëm dona m’e dënue Kanunin? E përgjatë ksaj hûllíje jam kah u bij nji krahasim sa me ju shtîe sadopak n’mêndime. Mêndoj se kushdo e konsideron traditën juridike romake qi ka bâ êmën tashmâ n’të tânë botën me Kodin e Justinianit të vjetit 529 (mas K.), t’quejtun Corpus Juris Civilis, i vazhduem prej shkollës juridike bolonjeze t’Irnerios famshëm të datueme në vjetin 1100 (mas K.), si pararêndse të drejtsísë italiane t’sodit. Apo jo? Mirpo a nuk ju duket për séri kah t’ju thom se gratë italiane e kanë fitue të drejtën e votës hiç mâ parë por n’vjeten 1925 ?!
E n’kjoftë se ky kish me kênë caku mâ i shêmtuem n’trajtim t’grave n’gjiun e nji kombi t’civilizuem, kish me kênë gjysa e s’keqes ! Po a e besoni se nji vênd si Zvicra, ku 80 vjet mâ parë e ka pasë selín’e saj Lidhja e Kombeve e cilla duhej m’i zgidhë të drejtat e popujve të tânë rruzullimit, të drejtën grave me votue ju a ka dhânë hiç mâ parë por në vjetën 1972 ?! Pra, pa dashtë me shkue mâ thellë n’ksi argumentash, i prûna kta qi kah t’flasim rreth Kanunit t’jena mâ me kâmbë n’tokë.
Nji tjetër problem qi duhet shestue âsht edhe aj i asaj kategoríje hulumtuesash mâ t’rij n’moshë, por prepseprep pinjoj t’atyne juristave komunistë, t’cillt t’shkolluem në Prêndim, (ku veç ata muejshin me shkue), qi duhet t’a kuptojnë se Kanuni jo qi nuk duhet me përbâ objekt zhgjetimi n’vetvedi por përkundrazi duhet me i a vûe n’dukje ânt’e mira e tejet pozitive qi ka pasë n’kohë t’vet, se ksisoji veç’e nderojmë Kombin t’onë. E ktu fillon tash e keqja e tyne. Ata, m’njén’ânë nuk kanë si mos me kênë t’ndikuem prej trysnís prindve t’tyne qi Kanunin e dogjne n’turrë të drûve, e m’ânën tjetër, tue mos pasë asnji mundsí kontaktimi me ata intelektual shqyptarë q’e njoftne Kanunin me temél, boshllekun gjysëshekulluer e plotsojnë tue ndigjue krejt n’mënyrë pindarike pohime ose konsiderata prej njerzish qi Kanunit mâ shum vetëm i a kanë ndíe zânin, ose edhe tue bashkpunue me autor prêndimorë qi Kanunin e kanë kqyrë me syt’e ândrruesve idilíkë qi n’tê shifshin të zbatuem në praktikë përgjatë fûndshekullit XIX e fillimit të XX-tit kodet zakonore të tynet si fjalavjen Magna Carta-n e Anglisë të nênshkrueme prej vetë mbretit Jovani i Patokë n’vjeten 1215 e qi ky dokument njifet edhe si teméli i par’i Common Law-s angleze ! Për m’e pshtetë kët pikpamje t’êmen po ju bij nji shêmull.

Koloneli Oakley Hill, organizuesi i Xhandarmerís Shqyptare përgjatë vjeteve të Monarkísë, i pat thânë t’êm vllá në Athinë në vjetën 1953, se ândrra e tij kish kênë, kur t’delte n’pensjon, me pasë blé disa déle edhe nji dash e m’e kalue jetën tue shtegtue n’Bjeshkt’e Shqypnísë ! Êm vllá e mori me rezervë ktê pohim të kolonel Hillit, tue e quejtë shêj mirsjelljeje britanike. Mirpo kaluene vjete. I ndollun n’Londër me punë êm vllá kërkon m’e tokue kolonelin, mirpo aj ndërkohë kish ndrrue jetë. Atbotë i shkon për vizitë ngushllimi s’shoqes kolonelit. E ajo, n’bised’e sipër, tue dashtë m’i diftue mikut shqyptar se sa i lidhun kish kên’i shoqi shpirtnisht me Shqypnín’edhe shqyptarët ... ia difton s’ríshmi t’êm vllá at ândërr t’parealizueme të t’ndjemit kolonel Oakley Hillit ! E prûna ktê shêmbull tipik për me diftue se analiza e Kanunit nepërmjet optikës dashamirsve prêndimorë âsht lerg realitetit shqyptar edhe t’asaj kohe, lêne mandej m’e gjykue për mâ lashtë.
E keqja mandej thellohet edhe mâ kur studjuesat shqyptarë qi xûna n’gojë mâ nelt, për me kênë objektivë, citojnë prep studjues t’huej e mâdje edhe bashkpunojnë me ta për punime rreth Kanunit, ku mosnjoftja e ktyne t’fûndit aspak të historisë mjedisit shqyptar t’Bjeshkve t’ona, (lêne mândej t’mentalitetit malcorit t’onë përgjatë shekujve), i bân ata m’e krahasue Kanunin t’onë, për rreptsí, me Kodikun e Hammurabit të 1700-nës (para K.) ku ish dallues kushti penal “sy për sy e dhâmb për dhâmb”!
Përgjatë ksaj hullìje po marr dy shêmuj tipikë, gjykimi i t’cillve t’a skjarojnë pozicionimin t’êm n’vazhdim. Un pohoj se studimet si edhe analizat në të tâna fushat, e posaçe n’lâmë t’Kanunit, duhen mirpritë e gjithashtu duhet mundohena mos m’u ndikue aspak (mrênda mundsive) prej paragjykimeve përkundrejt autorve të tyne. Ky kish me kênë kriteri mâ i afërm i s’vërtetës qi kërkohet.
E konkretizoj tash kët pozicionim t’êmin. Sa i tokon mospasjes asnji paragjykimi prej anës s’ême, un personalisht kishjem me dashtë qi nji prof.Ismet Elezi, (pamvarsisht se ka kênë shef i Kolegjit Juridik të Kryeministrisë), apo kushdo i arádhs tij, me përvojën teknike si edhe zgjânimin e fushës njoftuníve t’tynet t’fitueme për dhetvjeçarë rresht n’lâmë drejtsíje si edhe sociologjíje, t’a analizojshin Kanunin tue i harrue paragjykimet komuniste. Ky kish me kênë nji hap i madh përpara n’zbatim të pikpamjes s’ême qi nuk mundet m’u levdue kurrsesí ajo qi nuk njifet ose me vûe n’dukje vyemje t’nji gjâsêndi qi s’njifet. Pra, kompetencën e ksaj kategoríje profesorash, un’e vlersoj shum. Gjithashtu duhet vlersue kah prof.I.Elezi edhe vetë detyrohet me pranue se shkrimet e tija janë kênë përshkue prej citateve me përmajtje politike e ideologjike, derisa politika edhe ideologjíja ishin sunduese. Gjithashtu ai vetë pranon se duhen rivlersue si pikpamjet e gjithashtu edhe mendimet e tija t’asokohet, (flet për kohën’e diktaturës).
Deri ktu jam plotsisht dakord qi profesorin n’fjalë jo qi mos m’e paragjykue por m’e mirpritë me studime të tijtë. Por e keqja âsht se ato pikpamje edhe idé atij me shokë u janë infiltrue n’gjak e aj shkon kah shkon e jo vetëm përgjatë diktaturës kur aj me shokë e kanë hjedhë hapin simas vázet, por edhe sot vazhdojn’e flasin me bindjet e dikurshme t’cillat as qi pranojnë m’i rivlersue. Konkretisht edhe sot prof.I.Elezi vazhdon e i bjen gozhdës n’krye tue përmêndë se si Rezolucioni i Konferencës Pezës parashikote pajtim gjaqesh ose xjerr tabún’e Kshillave Nacionalçlirimtare lidhun me luftën e tyne t’vêndosun n’pajtim gjaqesh ! Kah profesori i nderuem vazhdon edhe beson n’ato qi prep i përmêndë sot, e nuk e shef se ato kshilla e ajo luft’e quejtun antifashiste çoi në luftën civile veç m’e marrë pushtetin n’dorë, vërteton pa as mâ t’voglin dyshim se aj vazhdon me kên’i indoktrinuem e nuk mundet m’e gjykue paansisht Kanunin. Aj flet për Konferencë Peze edhe Kshilla Nacionalçlirimtare, por nuk âsht futë kurr e me analizue se në Pezë vazhdote ênde me kênë ndikimi i Abaz Kupit me shokë e lêne mâ mbrapa kur të tânë të drejtpeshuemt’e Lëvizjes N.Çl. si Riza Dani, Sheh Karbunara, Dr.Enver Sazani e Shefqet Bêja me shokë u pushkatuene si tradhtarë. Pra ajo luft’e cilla filloi e kamuflueme si Nacional-Çlirimtare, kje tamam luftë civile për marrje pushteti e mandej n’vazhdim edhe dhun’e egër mbrênda t’njajtit soj, veç për majtje pushteti !
Kalojmë te rasti i dytë. Vërtet pinjuell i bashksísë q’e dogji n’zjerm Kanunin âsht edhe zotni Fatos Tarifa Ph.D. Por vullneti i tij i mirë m’e studjue Kanunin n’përgjithsí e gjithashtu edhe vetë gjakmarrjen simas Kanunit, n’mënyrë t’posaçme, tue hulumtue sa ka muejtë rreth tij, nuk kam se si mos m’e quejt nji fillim sa të mirë e gjithashtu edhe t’vyem. Pa hye n’hollsina, veç apriorí, un’e kam bindjen se ky studjues âsht mâ pak i indoktrinuem se sa prof.I.Elezi. Pra, pamvarsisht se edhe ky ka shërbye si profesor i shkencave politike, prepseprep jam shum dakord qi, n’kjoftë se ky ka vullnet’e dishirë m’i hjedhë mas krahve paragjykimet, kish me kênë nji studjues shum mâ i paanshëm i Kanunit se sa prof.I.Elezi me shokë. Kjo pak, por e sigurtë. Vijmë tash te thalbi i problemit. Lidhun me zotni Tarifën un problemin e shtroj ksisoji : Zotni Tarifa ka botue nji shkrim si pjes’e nji bashkpunimi me prof. Jay Weinstein për nji vëllim rreth Kanunit. Shkrimin e tij aj e fillon tue citue studjuesin e huej John Scriven, i cilli hjedh tezën se malcorët kur nuk kishin se me kê me luftue, luftojshin n’mjedis vedit. Ose vazhdon tue citue J.J.Huttonin qi pohote se shqyptarët e Malcive t’Veriut janë krenarë të vetizolimit tyne. Mandej vazhdon me teorinë neomaltusiane të Carleton Coonit e ksisoji citohen jo pak por mbi 18 autorë të huej. Dakord. Me sinqeritet e pohoj se e vlersoj mundimin e z.Tarifa me hulumtue rreth Kanunit e shka kanë thânë t’huejt për tê. Por ama nji studjues i mirfillt’edhe i paanshëm, i cilli don me i u shmângë ndikimeve paragjykuese me t’cillat e kaluemja e tij mundohet me i a turbullue nenvetdijen e tij, nuk kam se si t’a pranoj qi ndër shqyptarë t’i referohet vetëm nji studjuesi tashmâ të dekun, At Gjeçovit. S’parit, i ndjemi mbledhës i Kanunit ka gadi 80 vjet qi s’jeton mâ.
Dorshkrimet e tija, pa dashtë m’u bâ atyne asnji aluzion negativ, u mbajtne mbi pêsë vjet pa u botue e ksisoji as vetë Ati nuk e mori kurr vesht me dallue se shka ka shkrue vetë e shka i âsht vûe n’gojë, mbas botimit. Ktu për mue tash pika e udhës kryq me zotni Tarifën. Dyshimi m’lind, sa i tokon sinqeritetit të studjuesit të nderuem, a ka se si aj me hjekë dorë prej ideologjísë kalueme qi e mbruejti edhe e formoi atê, e me u bashkue n’hulumtim t’paanshëm të problemeve t’asaj Kushtetute t’pashkrueme q’e ka rregullue për shekuj n’vazhdim jetën e banuesve të trojeve t’ona heroike veriore e qi u quejt Kanuni i Maleve ? E materializoj dyshimin t’êm i cilli uroj të jet’i gabuem. Zotni Tarifa nuk ka se si mos m’e dijtë se për m’e dhânë nji gjykim të drejtpeshuem rreth dishkaje patjetër qi duhen ndigjue si “pró-të” e gjithashtu edhe “kundra-t”. Tue kên’aj i detyruem me u pshtetë vetëm n’pohime të t’huejve n’gjykime t’dhânuna rreth Kanunit e gjithashtu edhe vetëm shka ka lânë t’shkrueme At Gjeçovi, si nuk i u dhá atij e m’u tokue për s’gjalli në New York me njérin qi e quejnë mâ ekspertin n’fushë të s’drejtës kanunore, Kapidan Ndue Gjomarkajn ? Kapidan Ndoja, mir’ose keq âsht pinjuell i Kapidan Gjon Markagjonit. Shum të gjân’e të shtrîme e ka aj përvojën e jetës n’përgjithsí e doemos edhe rreth Kanunit, në veçantí. Âsht’i shkolluem në shkollën e mesme me êmnin ndër mâ t’famshmit n’Europë, në Terezianumin e Vjenës. Ka studjue jurisprudencë në Firenze. Me gjith 90 vjetet qi ka n’shpindë, kush e njef edhe e tokon ven oroe se aj ruen nji kthjelltsí mêndore me i a pasë lakmí secilli i ri. E pra ktu edhe udhkryqi êm : tue mos e shfrytzue zotni Tarifa mundësínë qi ka pasë m’e ndigjue, kur kje ambasador në Washington, edhe kumonën e Kapidan Ndue Gjomarkajt rreth interpretimit të Kanunit, a kish m’u gjykue kjo munges’e zotni Tarifës nji rastsí apo nji mungesë dishire m’u përballue me fakte edhe interpretime t’cillat kishin me ia shpupuríshë atij vijën q’i ka caktue vedit aj paraprakisht m’e ndjekë ? Un, prej ânës t’ême, mostokimin e studjuesit F.Tarifa me Kapidan Ndue Gjomarkajn e shof si nji humje rasti fatkeqe për vetë studjuesin, për mos m’e shtye vedin mâ thêllë n’supozime.
Megjith’atê, Zoti i dhashtë Kapidan Ndues jetë të gjatë e me shëndet të plot’ashtu si e ka, kurse studjuesit në fjalë Zoti i dhashtë drejtpeshim edhe urtsí qi veprimet e tija n’vazhdim n’fushë hulumtimi rreth Kanunit, brêznít’e ardhshme, t’i gjykojnë pozitive.

Mbasi saktësova e vûna besoj n’qêndër t’vemêndjes të ndigjuesve kriteret n’bazë t’cillave e shof un të pshtetun n’temele shkencore t’gjykuemt’e vlerave edhe të mangësíve eventuale t’Kanunit t’Maleve, po e nxâ fillë diskutimin e disa synesh.
Qysh n’lashtsí t’kohve, kur njerzimi filloi me u zhvillue, padyshim qi u ndíe nevoja me përcaktue karshi veprimeve t’padrejta t’individve t’veçantë edhe dënime të drejta. Vetëm pshtetja n’kto temele ka lindë qetsínë si burim i lumtunísë njerzimit, objekt ky kryesuer i secillit bashkshoqnim të shoqnisë njerzore. Me pak fjalë, përcaktimi saktsisht i t’drejtave t’njérit edhe garantimi i ushtrimit t’ktyne t’drejtave, janë baza e organizimit shoqnís njerzore mbi temele drejtsíje. N’kohën kur ka veprue Kanuni i Maleve, te na as qi mund t’bâhej fjalë për ligje t’shkrueme përderisa na nuk kena pasë nji shtet t’onin. Prandej Kanuni merr vlera shum t’mdhaja sepse aj shtrote para banorve t’krahinave ku veprote të drejta si edhe detyrime. Aj i përcaktote të drejtat, kjo âsht mâ se e vërtetë, por m’ânë tjetër i nenvizote edhe veprimet e ndalueme si janë kênë krimet e gjithashtu difton edhe detyrimet t’cillat u dote m’i dijtë secilli.
Ksisoji, n’pamje t’përgjithshme, e ndij nevojën me shtrue nji problem themeluer : me marrjen e pushtetit prej komunistave primja e përgjithshme kje me u ra vízë tâna caqeve t’mbrrijtuna n’tkaluemen e me fillue me diftue se Shqypníja e ka fillue historín’e saj prej xeros me vêndosjen e Pushtetit Popullor. N’kët mënyrë historija jonë komtare u reduktue n’maksimum, shka don me thânë n’minimum t’vlerave t’saja ! E pra edhe Kanuni u dënue me ostracizim t’tijin, ( ostracizmi ish nji institucion juridik i demokracisë në Athinën’e Lashtë, me t’cillin u përjashtojshin prej saj për 10 vjet ata q’e rrezikojshin gjytetin.
Simas Aristotelit ostracizmin e ideovi Clisteni në vjetin 510 p.K.). Ky qindrim i majtun karshi Kanunit në nji kohë qi âsht vûe n’dukje jo vetëm prej Atë Sh.Gjeçovit, por edhe prej studjuesish të tjerë se ka t’përbashkta t’mdhá n’mjes Kanunit si edhe Kodit të famshëm të Manú-s të Indisë, (1280 – 880 p.K.). Kurse prej t’lergtit fundvjetë 1944 e deri në 1990-ën Kanuni kje identifikue veç me gjakmarrjen edhe e keqja âsht se edhe sot e ksaj dite pak a shum vazhdohet edhe i bihet njasaj bire fyelli t’cillën aq keq e kanë shfrytzue të tânë antishqyptarët !
Kanuni i Maleve i cilli u botue në vjeten 1934, pêsë vjet mbas vrasjes At Gjeçovit, (simas shënimeve të tija), âsht i përbâmë prej 12 t’ashtuquejtun librash. Secilli libër mandej dahet në krénë, kta dahen në nyje e secilla nyje në paragrafë. Për m’e trajtue problemin q’i kena shtrue vedit, padyshim qi kriteri shkencuer kërkon qi n’kandár të merret parasysh analiza e raporteve statistikore qi xânë krenët, nyjet si edhe paragrafet qi trajtohen.
Pra n’shumatore Kanuni i Maleve 12 librat e tij i ka t’damë në 24 krenë (âsht rastësí qi numri i krénve tokoi dyfishi i numrit librave), 159 nyje si edhe 1263 paragrafë.
E gjith kjo larmí 1263 paragrafesh mishnon atê i cilli për shekuj kje Kodi Civil si edhe aj Penal i malcorve të Shqypnisë Veriut si edhe Kosovës.
Shqyrtue tash kta elemente formuese t’Kanunit, lidhun me gjakmarrjen, e cilla trajtohet prej kreut të XXII-të, i përbâmë prej 23 nyjeve të tijat t’dáme në 168 paragrafë qi përbâjnë saktësisht : si numër nyjesh 14,6 % të nyjeve t’përgjithshme të Kanunit, kurse si paragrafë kena t’bâjmë me 13.3 % të totalit.
Shtroj tash pvetjen aspak retorike por shum t’theméltë : a ka logjikë qi i gjith Kanuni i Maleve të identifikohet krejtsisht me nji përbâs të tijin i cilli âsht veç nji e shtata pjes’e tij, pastë kênë ky përbâs qoft’edhe mâ djallzori ndërmjet t’muejtshëmve ? Jam i mendimit se askush, i drejtpeshuem edhe i paindoktrinuem, nuk kishte me thânë PO !
Tue marrë parasysh se mas gjysë shekulli përbaltje edhe shpifjesh kundra Kanunit, âsht krejt’e natyrshme qi janë brêza të tânë t’cillt n’rasën mâ të mirë ... nuk e njofin hiç Kanunin.
Mos m’u shtye mâ t’ânej e m’u thellue se si propaganda kundra Kanunit ka bâ qi edhe kush i ka ndigjue nji fjalë ktu e nji tjetër atje, krejtë pa përgjegjsí e vetëm me u bâ servilt’e diktatorit, kanë shkrue edhe vepra tue e bâ lamsh t’vërtetën kanunore shto ktu edhe faktin qi edhe m’e pasë n’dorë e m’e lexue Kanunin ... ata nuk ishin n’gjêndje m’e kuptue gegnishten e tij. Kjo situatë tash mue m’a shtron shtegun e m’a bân shum mâ t’kollajtë m’e trajtue atê qi e kanë përftue si shêmtimin e shêmtimeve, trajtimin e gjakmarrjes, pra kreun e XXII-të.
Prej 168 paragrafësh të kreut XXII-të, jam kah ndalem ndër mâ t’rândsishmit e themelorët e tij, simas meje, sepse vetë koha nuk m’a lejon t’merrem me secillin.

Krye i njizet’e dytë : Vrasa.
Nye e njiqind’e tetëmbëdhetë : Prita
§ 822. Prita âsht nji sjellje, me të cillën malet e fushat e Shqypnís u vêjn pusíjt gjaksorvet a kuejtdo, qi të két menden me vrá. ( Me dalë në pritë; me ndêjë në pritë, me vû priten, me rá në pritë ).
Gjithsecilli qi e lexon me shum kujdes fjalë për fjalë formulimin e paragrafit të parë të kreut Vrasa, e kupton mirfilli se sa i drejt’e i ndershëm âsht kênë konceptimi i vetë ktij paragrafi : prita âsht përkufizimi i njaj veprimi tejet pozitiv edhe t’levdueshëm m’e kapë për m’e gjykue me Kanun ose po t’mos dorzohej m’e asgjâsue kriminelin mas veprës kryeme, e gjithashtu m’e ndalë kriminelin potencial m’e krye nji krim. Mendoj se kushdo q’e lexon tash kët konceptim origjinal simas Kanunit i thotë vedit ... na e kem dijtë se pritën e vênë njerzit qi duen me krye nji krim. Kjo pikpamje pasqyrohet edhe në Fjalorin Drejtshkrimor të Gjuhës së Sotme Shqipe, ku fjala PRITË spjegohet : grupi i njerëzve që përgjojnë në një vënd të fshehtë për të sulmuar dikë në befasí. Prita partizane. Natyrshëm shtrohet pvetja : Cili përkufizim âsht mâ përqendrues edhe 100 % pozitiv ? Padyshim Kanuni ! Me Kanun termi pritë nenkupton nji veprim ligjuer në t’mirë t’krahinës ku aj vepron e ka tagër, (përkufizim i caktuem shekuj e shekuj t’shkuem).
Kurse përkufizimi simas gjûhës normative shqype i vjetit 1980 kuptimin e ka të bigzuem : pa hye hiç n’konsiderata interpretimi politik (prita partizane pozitive apo negative), ajo nenkupton se prita mund jet’e ngrehun prej kriminelash apo edhe prej njerzish qi krimin e bâjnë tue mendue se kanë të drejtë m’e krye atê. Nuk e bâj aspak me faj kët përcaktim, përkundrazi e theksoj se ky përkufizim ka ardh’e âsht bigzue me kalimin e shekujve sepse si etika edhe morali i shoqnisë kanë ndryshue. Kurse § 822 i cilli nuk ishte vetëm përshkrues si fjalori por e rregullote vetë jetën e Malcive t’ona kur as bâhej fjalë për Shtet Shqyptar po lêne mâ institucione drejtsíje, ishte nji përcaktues qi m’njên’ânë dënote vrasësin e m’ânë tjetër i delte pritë përhapjes krimit !
Un e shtroj tash çashtjen ksisoji : ky paragraf i cilli âsht’edhe i pari e temeli i kreut rregullator rreth vrasjes, jo qi nuk flet kurrsesi për nxitje vrasjesh po përkundrazi, për dënim krimesh t’kryeme e për parandalim krimesh n’vazhdim. Por m’ânë tjetër, e vê n’dukje edhe e theksoj, se po e gjykueme ket paragraf simas Kartës ONU-s të 1948-ës “Mbi të Drejtat e Njeriut”, e gjithashtu krahasue me normën se përpá u vërtetue faji mund të quhesh vetëm i pandehun por jo fajtuer, ose edhe mâ thêllë me shkue e m’e gjykue simas kritereve të orientimit m’e hjekë dënimin me vdekje prej kodit penal cilidoqoftë faji i kryem prej t’pandehunit, jena kah e gjykojmë Kanunin e Maleve si t’dojshim m’e pvetë Aleksandrin e Madh se sa kish aj me i a vûe çmimin e shitjes nji veture Mercedes Benz !(???) Kurse un, n’daçin m’e gjykue Kanunin t’onë të maleve drejtsisht e pa paragjykime, i ftoj studjuesit të bâjnë krahasime daç me Kodin e Urukaginës (2360 p.K.) qi ishin dispozita ligjore të Mesopotamisë lashtë, daç edhe me Kodin e Ur-Nammusë (2050 p.K.), i cilli parashikote trup gjykues si edhe dëshmítarë nen betím, daç me Kodin e Manú-s (1280-880 p.K.) i cilli njerzit i klasifikote n’bazë rangut shoqnuer por, edhe dënimet i nepte mâ t’rrepta sa mâ i privilegjuem t’ish fajtori sa i tokon klasës prej s’cillës rridhte, ose edhe me Kodin e Drakonit (621 p.K.) ashpërsíja e neneve të t’cillit âsht proverbiale.
N’kët kontekst duhet gjykue Kanuni e me pae se ç’perlë drejtsíje âsht kênë aj ! I gjykuem simas ksaj optike të pshtetun n’kritere shkencore e hiç voluntariste, asgjâ tjetër s’kish m’u bâ veçse kish m’u vûe n’dukje se ç’vlera të mdhá i janë mohue Kombit t’onë kah politika ish’ ajo q’e drejtote edhe shkencën historike !
N’vazhdim, për pa dashtë m’e mërzitë auditorin qi âsht kah më nderon me durimin’e tij, âsht’ e kjartë se nuk kam me paraqitë paragrafë mas paragrafësh si edhe analiza të tyne të tezgjatuna, por as për pa i vulgarizue e thjeshtue problemet aq sa qi studjuesit t’a ndijnë vedin të tepërt n’auditor, po vazhdoj e n’fluturim e sipër po due me i a hjekë plûhnin q’i ka mlue disa prej paragrafëve kryesuer të kreut t’êmërtuem VRASA, pa u bâ aspak komente e as analiza, por sa m’i vûe n’dukje ata ashtu si janë kênë e jo ashtu si janë paraqitë nepërmjet reflektimit të tyne në pasqyra shpërfytyruese.
§ 835. Prita gjuen pushkë mbë burra e jo mbë grá, fmí, mbë shpí e mbë bagtí.
§ 836. Po qiti pushkë prita mbë gra, fmí, shpí a mbë bagtí, punon kundra Kanunit e, po nuk e muer n’kujdes kët dhunë Bajraku i pritëtarvet qi t’i ndeshkojë mas Kanunit, atbotë ka me hye pushka shpí me shpí, mandej fis me fis, katund me katund e së mbrâmit Bajrak me Bajrak.
Nuk kam se shka u bâj koment ktyne paragrafëve q’e nderojnë Kanunin si rregullues e mbajtës të rêndit atje ku shtet e as ligje nuk kish.
§ 856. Shpija e t’vramit, po i dha besë dorërásit, ky edhe psé e vrau, ka me shkue në mort e në gjâmë m’e përcjellë t’vrámin deri n’vorrim e me ndêjë për drekë. Kjo besë njatë 24 orë.
Ky paragraf âsht i treti i nyjes njiqindenjizetedytë. Për ilustrim due m’u prûe nji përvojë t’shkueme t’cillën miku êm, i ndjemi kompozitori Tish Daija, ma ka pasë diftue rreth dhetë vjetve t’shkueme kur erdh e na vizitoi në Amerikë. Kish shkue Tishi aty kah vjeti 1949 apo 1950 në Shllak me mbledhë folklor muzikuer. E kish xânë nata në nji shpi. Kah ishin t’ulun përskâj zjermit me t’zón’e shpisë e bisedojshin, veç kur u ndien dy krisma pushke, m’diftote Tishi. I zoti shpisë veç kish thânë pushk’e keqe kjo, edhe e kishin vijue bisedën. Kish kalue nji koh’e shkurt’ e kur dikush vrret jasht’e kërkon besë. Hajde bujrum i a kish kthye i zoti i shpisë. Hîn’i shpupurishun flokësh e dyll’i vêrdhë nji burr’i ri i cilli t’zot shpísë fill’i kish thânë se ish ngatrrue me dikênd t’panjoftun e fjala, fjalën … ky e kish vrá. I zoti konakut i a vûe para filxhanin e rakísë edhe e vazhdoi bisedën. S’kaloi nji gjysë sahati e veç kur dikush vrret prep s’jashtmi.
Ishin kênë kryetari edhe sekretari i Kshillit t’katundit. Masi ishin ulë edhe ata, ishin përshndoshë edhe i a kishin hjedhë n’prêhën njênitjetrit me t’zon’e shpisë kutît’e duhanit, e kish fillue bisedën kryetari e diftue se si n’katund kish ndollë nji vrasë. Dorërási nuk dihej se kush ish e kah kish shkue, kurse i vrámi kish kênë … djali i bash nj’atij konakut ! Kah m’a diftote Tishi mas tridhet’e sa vjetesh at ndollí, atij i dridhej zâni.
Plaku i shpisë nuk e kish dhânë vedin. As i kish luejt qymja e mustakut e veç kish thânë, tue i u drejtue Tishit të ndjemë … a s’ta thashë se ish pushk’e keqe ajo qi rá ? Mas pak u hap dera e disa burra e prûene përmi vig djalin sokol t’asaj shpíje ! Nata kish kalue tuj e ruejtë t’dekunin. Te kryet e t’birit, plaku e në njênin krah Tishi kurse n’tjetrin dorërási ! Kur ishin mblêdhë t’nesërmen kallablleku m’e vorrue t’dekunin, dorërási kish dashtë me rrëshqit’e m’u largue. Mirpo plaku, synin zhgjetë, e kish ndâlë e i kish thânë se aj kish detyrim me shkue e me ia shtîe n’dhé t’birin. Mas vorrimit prep i kish thânë t’huejit, (t’cillin kërkush veç Tishit s’e njifte prej tânë njerzve t’ndodhun n’gjâmë), se i a kish borxh m’u ulë n’sofër të drekës djalit t’vrámë. E kur kish mârrë fund edhe ajo ceremoní, plaku u kish thânë t’pranishmve t’a falshin pak se kish m’e përcjellë at mikun e huej deri te kufîni katundit.
Atbotë atyne u kish shkue n’mênd se si kish kênë puna. Sa ish largue plaku me mikun n’besë, i kishin pasë thânë Tishit se aj, n’bazë Kanunit, kish m’e përcjellë deri n’kufî t’besës, kish m’i dhânë strajcn’e bukës për shtegtim e mandej kish m’u ndae prej tij. E bash nj’ashtu kish pasë ndollë se Tishi nuk ish largue shpijet përpa e ndigjue prej gojës plakut at pjesë sjelljesh t’tijat qi Tishi nuk kish pasë rasë m’i pae !
I vetmi koment t’cillit nuk mundem me i u shmângë kish me kênë pvetja se si mund të emërtohet Kanun gjakatar aj Kanun qi paragraf themeluer të nyjes Besa të kreut Vrasa, ka paragrafin 856 ?
Vijoj me nji paragraf i cilli n’çashtje gjaku vên nji barazí qi me t’habítë.

§ 887. Çmimi i jetës njérit âsht nji, si për t’mirin si edhe për t’keqin.
§ 890. M’e pasë lânë shtegun e veçimit të gjaqevet, të keqin për dukë e për fisnikí, “firukun” kishin m’e vra edhe pa punë; ishin shtue vraset si mos të kishte dalë kush me lypë arsye për vrasë të t’keqit e të firukut.
§ 892. Kush t’a vrasë njérin pra, kje burrë a grue, djalë a cucë a edhe ferishte djepi, i mirë a shëmtim për dukë, krye, plak a stërplak, i pasë a i pa-pasë, fisnik a firuk, ndeshkimi âsht nji doret, si për vrasë të mashkullit 6 qese, 100 desh e gjysë kau gjobë.
Mendoj se jo pa interes kish me kênë trajtimi përgjatë ksaj hullíje edhe i problemit qi trajton nyja e njiqindenjizetenandë-t qi flet për Gjaku për punë të ligë.
§ 920. Ata, qi kanë shtat e dhunë bashkë, po u vrán të dy në punë të keqe, shkojnë gjak-hupës.
§ 924. Prindja e të mârruemve nuk mund t’i kërkojnë për gjak por do t’i apin dorërásit fishekun e prishun me “Të lumtë dora”.
Sa i tokon ktij aspekti të trajtimit të normave të moralit, kam m’u folë për nji skenë q’e kam përjetue vetë. N’mos gaboj, ishte vera e vjetit 1950. Me nji shok t’êmin të ngushtë, Bardh Shirokën, ishim para Farmacisë nr.1 në Shkodër në Fushë Çelë. Ish e dille e shum njerz po shetitshin ândej pari. U ndigjuene dy krisma. Kthyeme kryet e pame n’trotuarin përballë nji malcuer me kobure n’dorë e n’kâmbët’e tija nji trup të plânduem për tokë. N’at çast malcori ngét vrap n’drejtim të nji dugâje e atje qét edhe nji herë pushkë mbi dikênd. Atbot’e kapne edhe e lidhne.
Historia : nji kapterr me shërbim në Shllak, i a prishë mênden nji nuses ré e ajo ik’e lên katûndin me ardh’e me shetitë gisht për gisht n’Fushë Çelë të Shkodrës me kapterrin ashik. I shoqi nuk ia falë edhe e ndjek çiftin. I Vret. Dorërási quhej Pal Mhilli. N’veprim e sipër, njêna predhë e gjuejtun prej tij ka plague gabimisht edhe nji oficer ushtrije i cilli, kur u zhvillue gjygji kundra Palit, doli dishmitar tue i a falë varrën Palit e kërkoi qi edhe trupi gjykues t’ia falte jetën atij. Por gjykata, për vrasje t’kryeme, Palin e dënuene me pushkatim edhe e ekzekutuene simas ligjit.
Mirpo edhe rapsodi populluer nuk e la rasën me kalue hupë edhe këndoi n’çiftelí :
Plumat kryq kur kanë kalue / Nji oficer aty u vorrue / N’gjygj aj kur ka dalë /
Po i ndimon Palit me fjalë / Un për Palin kërkoj fálë / Se ky bash ish kên’djalë /
Kush lufton për ndér’e fé / Patriot âsht për Atdhé / Për Shqypni aj s’dés por lé !
Pa as mâ t’voglin paragjykim, un e kuptoj se ky veprim vetgjyqsije t’bâmë prej malcorit jo vetëm qi ishte zbatim i gabuem i § 920 të Kanunit, por edhe i zbatuem jashtë kohe. Apo jo ? Megjihatê, m’i dalë krah s’vërtetës e aspak Kanunit, edhe n’at aspekt, ky veprim kish m’u diftue i dënueshëm prej Kanunit. Pse ? Sepse Kanuni e ka pasë lejue vetgjyqsínë në kushtet e Gjaku për punë të ligë, por ama kur objektet u kapshin n’punë të lig’e sipër.
Ksisoji duhet m’e gjykue Kanunin paansisht e me kuptue se edhe n’kët rasë Kanuni kishte m’e pasë gjykue edhe dënue dorërásin për aq sa aj mbate përgjegjsí n’shkelje të normës kanunore. N’kët kontekst tash nuk mundem me i u shmângë edhe nji diskutimi tjetër. Kanuni, për kohën e vet n’thellsí t’shekujve e mandej përgjatë Mesjetës, tue fillue me § 920 e tue vazhdue deri te § 931, përcakton normat edhe shkeljet e moralit si edhe dënimet e tyne. Edhe un e pranoj se ishin rregulla shum strikte e dënimet ndoshta t’skâjshme. Por duhet marrë parasysh se ç’prej kur kto norma ishin rregulli i shoqnísë asaj kohe, kanë rrjedhë aq shekuj e kena mbërrîe e po jetojmë në rrethana ku e drejta ligjore ka fillue e i miraton edhe martesat homoseksuale !(?) Pvetja qi shtroj âsht : A munden me u quejtë të drejtpeshuem gjykimet n’drejtim dënimit Kanunit të asaj kohe me mentalitetin e sodit ?
Tash u erdh radha edhe paragrafëve të nyjes njiqindetridhetetretë t’cillt janë, s’pakut simas meje, shum me interes.
§ 958. Po vrau kush vedin, gjaku i shkon hupës.
§ 961. Po vrau i biri t’án, as s’e ndjekë kush, porsé i biri, dorërási, grîhet a prej fisit a edhe katundisht.
§ 962. Me vrá i biri t’âmën, bjen n’gjak me prindët e s’âmës.
§ 963. Me vrá i shoqi t’shoqen, bjen n’gjak me prindët’e grues.
§ 964. Me vrá e shoqja t’shoqin, prindja e ksaj bijnë n’gjak. (Ka ndollë qi prindja e ka grîe t’bijn q’e ka bâ kët shëmtim).
Mjafton me mendue rezultatet e vdekjeve qi kishin me ndollë si rezultat vêndimesh për dënime kapitale prej trupash gjykuese shtetesh ku dënimi me vdekje âsht në fuqí, edhe rezultati i krahasuem me Kanunin kish me kênë jek’e jek, apo jo ?
Për m’e myllë me parashtrimin e pikpamjeve t’mija rreth kreut të “gjakut”, e fillova me § 822, i cilli âsht’i pari i kreut VRASA, e jo rastësisht po due m’e mbyllë jo me ndjekje kronologjike paragrafesh, por me § 898 - § 899 edhe § 900 t’cillt flasin jo vetëm për Kanunin, por edhe sikur aj vetë u nep gjegje studjuesve t’sotshëm të s’dyja kaheve, si vlersuese e gjithashtu edhe asgjâsuese.
§ 898. Në Kanû të vjetër të Malevet të Shqypnis vetëm dorërási bijte në gjak, ase aj, i cilli tërhiqte, shkrepte e shprazte pushkën a ç’do armë kundra njérit.
§ 899. Shpija e t’vramit nuk mujte me ndjekë as me vrá tjetërkênd prej vllazënsh, nipash a kushrîjsh të gjaksorit, posë gishtit –dorërásit-.
§ 900. Kanûja e vonshme përshîn mashkullimin e shpis së dorërásit mjé në ferishte djepi; kushrînin e nipat e ngjatë, edhe pse të dámë, por për 24 sahat, në valë të gjakut; e mbas 24 sahatash do t’u qitte dorzânë shpíja e të vramit.
Dy paragrafët e parë janë aq specifikë sa edhe t’përqëndruem n’objektivin e tyne sa qi me hye e m’i komentue, veç ndonji matrahul kish m’e mârrë përsypri njat barrë.
Sa i tokon § 900, ktu ndryshon puna. S’parit, duhet m’e vûe n’dukje, se tet’ fjalt’e para të njatij paragrafi flasin aq … sa nuk po munden me zblue vargâj hulumtuesash e studjuesash sa t’huej e jo t’pakt’edhe vêndas lidhun me lashtsín e Kanunit. Kanûja, e quejtun e vonshme, të tân’e dijm se âsht n’jâj trup ligjuer i pashkruem q’i ka qeverisë (kur nuk kish qeverí) Malet e Shqypnísë përgjatë Mesjetës. Kurse, kah xêhet n’gojë … Në Kanû të vjetër të Maleve të Shqypnis, atje vjen puna e bâjm’e hîjmë n’at thellsí të pashkrueme të historisë, (si ishte i pashkruem deri në 1934-ën edhe vetë Kanuni i Maleve i Mesjetës), q’i kalon kufîjt’e epokës dytë historike. Përgjatë ksaj hullíje del n’shesh edhe se formulími i dy paragrafeve të parë i a rrisin shum edhe shtatin moral kreut të gjakmarrjes. Pra natyrshëm vjen n’mênde pvetja pse edhe kur ka lé nevoja m’e futë n’Kanû paragrafin 900 ? E majshem mirë n’mênde t’ême se si Kapidan Gjon Markagjoni përmêndte me termin meremetime kanunore ndryshimet qi ishin bâ n’Kanû n’kushtet e sundimit Otoman, kur nuk ekzistote as shtet shqyptar e aq mâ keq edhe n’mungésë të nji qeveríje shqyptare. Kah e pvetshem rreth ktij problemi Kapidan Ndue Gjomarkun në New York, aj m’i prûe edhe nji herë n’mêndje argumentat e t’Et se “… tue u përtrîe kohnat e me shumimin e popullatës, ish kah nderlikohej shum ndjekja e dënimi i dorërásit i cilli rrite i mshehun ndë far’edhe fis tue gjetë strehë t’xétë ndër tá. Meremetimet e Kanûsë t’bâmë prej Parísë vêndit me Gjon Markun n’krye, si rrjedhoj’e zvoglojshin mundësín’e vrasësve m’e braktisë kullën e tyne e me ikë në Kosovë tue bâ qi gjaku i derdhun synesh t’shkote i hupun …”. Kush e mbate rêndin edhe i parandalote vrasjet n’ato kohë t’errta, e shtron pvetjen Kapidan Ndoji ? Gryka e pushkës edhe Kanuni i Maleve, gjegjet aj vetë !
Mbas përbluejtjes për dhetvjeçarë rêndazi të próve si edhe kúndrave lidhun me pozicionimin t’êm ndaj etikës si edhe moralit të nejeve të ndryshme të Kanunit Maleve, qé sot mâ n’fund muejta m’i paraqitë ato n’dritë të djellit para jush, t’nderuem pjesmarrës n’tokim, veç për nji synesh e pra për kreun e njizetedytë t’êmërtuem Vrasa.
Ju dukshëm e keni vûe oroe se un jam mundue me i u referue n’arsyetim t’êmin prûmjes para jush të kândshqyrtimeve si edhe interpretimeve t’bâme prej njerzish qi Kanunin e njifshin bash si xhepat e tyne e qi mue fati i jetës m’bâni m’i pasë njoftë e me pasë msue prej tyne.
Për m’e mbyllë qarkun tash due me përvijue nji hullí arsyetimi t’cillën ju ftoj t’a gjykoni. Due me marrë n’shqyrtim, pa as mâ t’voglin paragjykim por tamam me kandarin e drejtsísë katër pozicionime, për t’njajtën rrethanë, por në katër periudha të ndryshme historike.
I- Jena n’fillimet e shekullit t’kaluem. Shtimi i popullatës shtoi edhe rasat e krimeve. Urtíja e prîsave dote m’e ndalue përhapjen e krimit. Pra, n’mungesë t’autoritetit shtetnuer u meremetue Kanuni e prej § 899 u kalue në §900. Qëllimi : aj qi dote m’e krye nji vepër krimi t’ia vête mirë gishtin tâmthit t’krés para se me veprue. Pra Kanuni e zgjanoi rrethin e veprimit hakmarrës posaçe m’e parandalue krimin.
II- Vijmë n’mjedisin e shekullit t’kaluem, n’kohë të nji shteti qi vepron i pshtetun në të tâna institucionet ligjore. Largimi jashtë shtetit, simbas ligjit diktaturës, u quete krim. M’e parandalue kët krim, familjet si edhe soj e sorollopi i t’arratisunit jashtë shtetit merrshin edhe i internojshin.
III- Kalojmë tash në fillimin e shekullit XXI. Dy probleme t’shëmtueta filluen m’e plazmue ftyrën e shqyptarit në Europ’edhe në botë : trafiku i drogës edhe i prostitucionit. Shteti ekzistote si edhe të tâna institucionet ligjore, por e keqja ishte se shtetin e pshtolli n’tentakulat e tija tetkâmshi i korrupsjonit nepër deje t’cillit rridhte párja n’xhepat e drejtuesve t’vêndit. Pra u ngërthyen s’bashkut fu.ka.ralleku me pasunimin e shpejtë. Shka kje rezultati ? Filluen krimet qi keqdashsit e doemos edhe injorantat rreth Kanunit, filluen m’i quejtë veprime kanunore.

IV- Mos t’a zgjasim edhe vijmë n’vjetin 2006. T’i lâmë m’njên’ ânë propagandat politike. Kundrojmë për shka flasin faktet. Megjithse zbatimi drejtsísë âsht halá me duer t’lidhuna, por fakt âsht se shteti ka fillue me veprue e me veprue rreptë : përgjatë gjashtë muejve janë vûe n’pranga pjesa mâ e madhe e bosave t’krimit t’cillt për tet vjete u majne e bashkë me ta edhe ata qi drejtsínë duhej t’a kishin zbatue !
Si e mendoj un t’gjykuemt’ e ktyne rasave :
Rasa e I-rë : Në shoqninë pa autoritet shtetnuer meremetimi i § 899 çoi në parandalimin e njimendët të krimit me zbatimin e § 900 .
Rasa e II-të : Shteti i diktaturës, me nji drejtsí të egër e vepruese n’kulm t’sajin tue vra n’kufî ke muejte me vra n’tentativë arratisje, i pazoti m’i kapë të tânë ata qi tentojshin arratín, filloi e veproi si shtet ligjuer por pa autoritet ligjuer, t’cillin e ushtrote diktati. Pa e gjykue n’se arratisja ishte krim apo jo, shteti i diktaturës qëllimit i a mbërrîni.
Rasa e III-të : Korrupsjoni shtetnuer padyshim q’i paralizote veprimet e drejtsísë ku dashtë e padashtë, edhe kjo e fûndit, rá pré e korrupsjonit gjâ e cilla krijoi kushtet qi Shqypnija të transformohej në nji shtet ligjuer pa autoritet shtetnuer edhe kaotik sa i tokon zbatimit ligjeve.
Rasa e IV-të : Janë vetë rezultatet në luftën kundra krimit qi flasin për nji forcim sa vjen e mâ efektiv të autoritetit shtetnuer.
E tash të nderuem pjesmârrës n’kët simpozium, më lejoni qi mbasi u pshteta n’arsyetimet e mija në qindat e shqyptarve qi me mêndet e tyne t’prehta i hartuene edhe i formuluene e mandej i nderuemi At Shtjefën Gjeçovi edhe i përmlodhi, të tâna materialet q’e përbâjnë Kanunin e Maleve, t’i referohem edhe un nji autori t’huej, por vetëm njênit, Kazuhiko Yamamoto, profesor i universitetit Kyushu, qi s’fûndit e ka nderue kombin t’onë me studimin e tij t’botuem me titullin “Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore” (vepër kjo e përkthyeme në shqyp prej dr.Selahedin Velajt).
Simas profesorit japonez Yamamoto kodi i jonë ligjuer, Kanuni i Maleve, shifet se âsht bashkëkohës i kodeve të Greqisë lashtë kohë në t’cillën kta kode përbâjshin nji bashksí vyemjesh qi funksjonojshin në mungesë të auktoritetit shtetnuer. Kta kode i ndalojshin konfliktet si edhe përshkallzimin e tyne tue e ndalue kaosin në shoqnín’e asaj kohe. Kjo analiz’ e bâme prej prof.Yamamotos Kanunit t’onë nuk ka se si me kên’e rastësishme. Profesori âsht i edukuem me Kodin e s'Drejtës Japoneze të 604-ës mbas Krishtit i cilli, i përmbledhun në 17 artikuj, thotë shprehimisht se Paqa edhe harmonija duhet të respektohen sepse janë shum me rândësí për marrëdhânjet n’mjedis grupeve shoqnore e me at kod u kërkote me i parandalue konfliktet, kurse sistemi perëndimuer kërkon m’i zgidhë ata mbasi ndollin.
E ftoj pra auditorin m’i kushtue përqendrim përfundimeve t’xjerruna prej profesorit Yamamoto se s’parit, pozicionimin etik si edhe moral n’Kanunin t’onë të Maleve aj e shef nji e t’padámë me normat q’e përshkojnë Iliadën e famshme të mitologjísë greke.
Pra Kanunin, n’pikpamje moshe, aj e shtynë me bindje të temelta shkencore n’lashtësí parahistorike. M’ânë tjetër profesori Yamamoto e shef Kanunin edhe si nji dishmí të autoktonísë shqyptarve n’trojet e tyne ballkanike, ne mos tjetër s’pakut, bashkëkohës me grekt’e lashtë !
Për pa dashtë tashmâ me u zgjatë n’tjerrje paragrafesh e nyjesh të Kanunit lidhun me kreun e XXII-të qi trajton me hollsí at temë aq t’përfolun qi âsht Vrasa, nuk mundem me i u shmângë pa i a dhânë në dorë ndigjuesve si edhe lexuesve të ksaj analize edhe kriterin bazë në t’cillin âsht pshtetë drejtpeshimi i Kanunit të Maleve. E kam pasë ndigjue prej gojës Kapidan Gjon Markagjonit, n’diskutime të tijtë rreth Kanunit, e m’a ka përsritë sakt mbas 60 vjetesh në 2002-shin edhe Kapidan Ndue Gjomarku kët kriter drejtsíje madhore në njênin prej tokimesh t’mijat me tê në New York. Për mos m’u zgjatë po citoj tre paragrafë autentikë e mandej shkurtimisht disa kalime paragrafësh tjerë :
§ 1126. Dera e Gjomarkut âsht temeli i Kanûs.
§ 1131. Përtej ksaj Dere s’ka vazhdim çashtjesh.
§ 1134. Në ç’do gjygj a pleqní ka tagrin e fjalës së kpútme.
Kta paragrafë duket se i napin Derës Gjomarkut fuqí t’pakufizueme, apo jo ?
E për me i u shmângë bash njatij fakti, vazhdojnë edhe disa pika si p.sh. :
*Gjomarku nuk shkon kurr për plak. *Pleq janë krenët të trashiguem djalë mbas djali. *Gjomarku nuk u përzihet n’Kanû krenve, vetëm kur e shef se krenët e kapërcejnë kufinin e drejtsísë. *Po s’rane pleqt n’ujdí, shkojnë te Gjomarku me u gjykue. *Po s’e pranuene gjygjin e pleqve, palët e ngatrrueme shkojnë te Gjomarku por s’bashkut me pleqt. Po nuk kje i drejtë gjygji i pleqve, atbotë vendosë Gjomarku. *Me ra krenët n’kundërshtim me Gjomarkun, ky ka tagër m’e mbledhë popullin burrë për shpí e mandej vêndimit të popullit Gjomarku i rrin !
Ksisoji a ka gjâ mâ t’bukur se për m’e bâ drejtsínë tamam të pshtetun n’kriterin e drejtsísë popullore, e pra ku Zâni i Popullit âsht zâni i Zotit, (pa as mâ t’voglin ndryshim prej s’Drejtës Romake e cilla thote Vox Populi vox Dei e kjo e fundit dihet se âsht bâmun edhe gur temeli i drejtsísë moderne), megjithse n’Kanun auktoriteti i Derës Gjomarkut duket i pathyeshëm, edhe ajo Der’e Madhe e ulë kryet edhe i bindet vullnetit suprem populluer !
E me qi jena bash te kreu Vrasa, qe edhe nji shêj barazije tjetër madhuer :
*Gjaku i Gjomarkut baraz me ç’do gjak. Shpirt për shpirt, se duken e ka falë Zoti !
Para se t’a mbylli kët analizë të kreut mâ t’sulmuem t’Kanunit Maleve prej studjuesish apo edhe artistësh t’cillt kush për konformizëm e kush prej padíje, (por i indoktrinuem), e hodhne vallen simas vázës zyrtare të diktaturës, due me vûe n’dukje se përkrah kreut Vrasa, un kishjem n’mênd m’e trajtue edhe pozicionimin e Kanunit karshi fêmnës e cilla mbas vajzníjet ishte s’parit bashkshorte, mândej nân’e s’fûndit edhe gjyshe e fmijve t’konakut. Kah kreu Vrasa m’kërkoi mue si edhe juve, të nderuem pjesmarrës n’kët tubim, mâ shum kohë se sa e mêndojshem, nuk jam kah vazhdoj mâ me problemin e fêmnës n’Kanun, por n’kët drejtim due me u prûe nji kujtim t’êmin i cilli flet për nji problem skâjshmnisht serioz.
E mbaj mênd si t’ish dje kur Kapidan Mark Gjomarku, n’bised’e sipër i pat thânë nji herë Patër Anton Harapit, se përgjatë atyne pêsë vjeteve prej vrasjes Atë Sh.Gjeçovit e deri n’botim të Kanunit, Kleri Françeskan ka pasë vûe dorë n’Kanun. Patër Antoni i kje gjegjë pozitivisht e me arsyetimin se ishte rregullue e meremetue ndonji gjâ e cilla duhej bâ patjetër si fjalavjen problemi i prishjes kunorës.
Ky fakt m’ka pasë mbetë n’mênden t’ême por ... i pa krye. Mbas mbi nji gjysë shekulli, kah e pves Kapidan Ndue Gjomarkun, ky jo vetëm q’e pranoi se ish vûe dorë n’Kanun, por edhe m’a spjegoi psehin. Arsyja e mosvirgjinísë, simbas Kanunit, i a nepte të drejtën dhândrit, t’nesërmen e martesës, m’e kthye nusen ngjiní e dera e saj e babës nuk kish asnji hak me marrë n’dhândër. Mirpo klerit katolik i hapte nji problem tejet madhuer se duhej prishë kunora e prishja e saj bâhej vetëm me lêje të Papës n’Vatikan. Ksisoji kleri e hoqi prej Kanunit at paragraf, i cilli Kishës i hapte problem të madh, kurse palës me besim musliman nuk i a lejote zyrtarizimin e njaj veprimi i cilli n’vazhdim krijote nderlikime jo të vogla. Pra edhe me kët kategorí besimi ky veprim ish i drejtë.
E xûna n’goje kët moment, i cilli ka lidhje me etikën e problemit të trajtimit fêmnës n’Kanun, sa me ju a bâ me dije pjesmarrësve të ktij tubimi se nji herë tjetër, me vullnesë të Zotit, kena me u pa si edhe m’u ndigjue e m’e trajtue edhe kët kapitull aq t’përfolun të Kanunit e ndoshta trajtojm’edhe nyjen e 112-të edhe 113-të të kreut XXV-të, (Vjedhníja e Grabíja) me pae se si kish m’i gjykue Kanuni i hershëm veprimet e sodit të disa drejtuesve të shtetit t’onë !
Tue ju falënderue për vemêndjen si edhe ... durimin m’e ndigjue kët kumtesë, Ju përshëndes me respekt
Mërgim Korça
Korrik 2006

» Kanuni i Labërisë
» PELLGU SHQIPTAR
» Historia e Popullit Shqiptar
» Femijet Shqiptar ne Kulturen Muzikore
» NGA KOMUNIZMI NE ABSOLUTIZEM POLITIK SHQIPTAR
» PELLGU SHQIPTAR
» Historia e Popullit Shqiptar
» Femijet Shqiptar ne Kulturen Muzikore
» NGA KOMUNIZMI NE ABSOLUTIZEM POLITIK SHQIPTAR
ARBËNIA :: Forum :: History :: Albanian history
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
|
|