A do t’i rishohë Akademia e Shkencave të Shqipërisë botimet antishqiptare nën siglën e saj?
ARBËNIA :: Forum :: General forum
Page 1 of 1

A do t’i rishohë Akademia e Shkencave të Shqipërisë botimet antishqiptare nën siglën e saj ??
Nga Nuri Dragoj
Në tregun shqiptar dhe atë botëror qarkullon një atlas gjeografik i popullsisë së Shqipërisë, me të dhëna të shumta antishqiptare, i cili mban vulën e institucionit më të rëndësishëm shkencor në vend. Akademia e Shkencave të Shqipërisë duhet të kontrollojë në detaje gjithë botimet që hidhen në treg nën siglën e saj, veçanërisht kur bëhet fjalë për vepra, të cilat kanë lidhje me interesat kombëtare. Nuk duhet të lejojë botime pa oponencë, duke i kaluar ato me konferenca - hije, ku askush nuk lejohet të japë mendimin e tij. Kur një botim zyrtar, nuk ka oponencë shkencore, nuk mund të botohet me siglën “Universiteti i Tiranës” apo “Akademia e Shkencave të Shqipërisë”. Bëhet fjalë për një vepër, në të cilën ka paqartësi të shumta lidhur me termat “pakicë kombëtare” dhe “pakicë etnokulturore”. Nëse një gjë të tillë, pra ndalimin e këtij botimi dhe korrigjimin e mangësive, nuk e bëri Akademia e Shkencave nga viti 2003 deri në vitin 2008, duhet ta bëjë me çdo kusht Akademia e tanishme, për shkak se një atlas i tillë, qarkullon sot në botë, duke pasur vulën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nëse një botim i tillë nuk do të hidhet poshtë sa më parë, në të ardhmen është e vështirë të na besojë kush, pasi të huajt me të drejtë mund të na thonë: “Çfarë kërkoni? Vet e keni hartuar atlasin”.
Vepra me karakter të theksuar antishqiptar kohët e fundit janë botuar shumë, por këtë radhë bëjmë fjalë për veprën “Atlasi gjeografik i popullsisë së Shqipërisë...”, botuar në Tiranë, në vitin 2003, në tri gjuhë (shqip, anglisht dhe gjermanisht). Autor të tij janë: Arqile Bërxholi, drejtor i Qendrës Gjeografike në Akademinë e Shkencave dhe Dhimitër Doka, pedagog në Universitetin e Tiranës, të lidhur me një studiues gjerman, një farë Hartmut Asche, nga Universiteti i Posdamit. Atlasi në fjalë është përpiluar sipas pikëpamjeve antishqiptare të fqinjëve. Si grekët, ashtu dhe serbët, kanë ngritur kudo institute për të promovuar kulturën e tyre. Për të realizuar qëllimin që kanë, ata aktivizojnë me pagesë studiues të huaj për të bërë botime, të cilat të rrjedhin në vijën e tyre të Megaliidesë, madje shkojnë deri aty, sa për këtë qëllim, të “detyrojnë” dhe “shkencëtarë” shqiptarë, që të shkruajnë kundër atdheut të tyre, në shkëmbim të disa mijëra eurove. Pra, ata dinë t’u mbyllin gojën dhe institucioneve shkencore në Shqipëri, të cilat paguhen me paratë e popullit, për të mbrojtur interesat kombëtare. Pas botimit të këtij atlasi, gati në rrugë ilegale, ku nuk u mor parasysh asnjë vërejtje esenciale, ka pasur reagime nga mjaft profesorë, si Eqerem Yzeiri, Fiqiri Sheri, Agim Shehu, Pal Nikolli, Sabri Laçi, Thoma Murzaku, Kasëm Biçoku, Sherif Delvina etj. Është organizuar dhe një tryezë debati rreth këtij botimi, ku kanë qenë të ftuar si autorët e atlasit, ashtu dhe kryesia e Akademisë së Shkencave, por, për fat të keq, asnjë prej tyre nuk pranoi të merrte pjesë. Nuk morën pjesë, pasi e dinin çfarë çorbe kishin gatuar dhe e kishin të vështirë të përballeshin me profesorë të kësaj fushe, të cilët kanë një jetë që punojnë në drejtim të hartografisë, gjeografisë dhe popullsisë së Shqipërisë. Prej tyre, në atë kohë, i është drejtuar dhe një letër Presidentit të Republikës, por nuk pati asnjë përgjigje. Thonë se letrën, bashkë me shënimet përkatëse, i “kanë sekuestruar” punonjës të këtij institucioni, “shokë ideali” me autorët e këtij botimi të turpshëm. Nuk justifikohen as pretendimit e ndonjë drejtuesi në Akademi, se gjoja, “institucioni i Akademisë nuk u ndërhyn studiuesve në punën e tyre”. Akademia mund të mos ndërhyjë, por është e detyruar që, para miratimit të veprës për botim, t’ua japë atë specialistëve më të shquar që ka vendi për oponencë dhe pas korrigjimit të mangësive të jap miratimin për botim. Të thuash në emër të institucionit më të rëndësishëm të shkencës se “nuk u ndërhyjmë autorëve”, është një deklaratë e papërgjegjshme, kur ata janë caktuar në detyra të tilla për të mbrojtur interesat kombëtare dhe jo për të punuar në drejtim të shkatërrimit të tyre.
Po ku qëndron antishqiptarizmi i këtij botimi monstruoz, për të cilin nuk janë angazhuar specialistë të fushës përkatëse, por njerëz të qëmtuar nga autorët për ato qëllime që kjo vepër – hije është shkruar.

1bilderberg- Veteran Member
-
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20
Re: A do t’i rishohë Akademia e Shkencave të Shqipërisë botimet antishqiptare nën siglën e saj?
Në këtë atlas janë bërë publike dy harta të emërtuara “Shqipëria rreth vitit 1550” dhe “Shqipëria rreth vitit 1800”. Të dyja hartat botohen pa autorësi. Në të parën nuk shihet fare emri Shqipëri, mungojnë emrat e vendbanimeve larg bregdetit, emrat e makrotoponimeve etj. Kjo është bërë duke falsifikuar një hartë të vitit 1555, në të cilën janë vendosur vendbanimet ilire. Në disa harta janë vendosur dy gjuhë, shqip dhe serbisht, gjë që përbën një gabim të madh. Emërtimet në hartë duhet të ishin vetëm në gjuhën shqipe. Në hartën e dytë, autorët kërkojnë të na e paraqesin Shqipërinë e viteve 1800 me kufijtë e sotëm, duke na dhënë vetëm një vilajet, në një kohë kur historiografia shqiptare dhe ajo e huaj, tregojnë se ka pasur katër vilajete. Në hartën “Shqipëria rreth 1800”, Rrafshi i Dukagjinit dhe Fushë Kosova paraqiten si Serbi apo rajone të tjera si Shkupi dhe Kumanova si Bullgari. Sipas kësaj harte, Shqipëria e Poshtme (Epiri), nuk ishte tokë shqiptare, por greke. Autorët na e paraqesin Kosovën si pjesë të shtetit serbo-malazes, duke na e dhënë në hartë me të njëjtën ngjyrë si të Serbisë, kur dihet që Kosova në atë kohë ishte nën protektoratin e OKB-së dhe priste nga dita në ditë të shpallte pavarësinë. Pra, hartat që bëjnë fjalë për strukturën etnike në këtë atlas janë antikombëtare.
Autorët kanë zgjedhur me qëllim këto harta, të cilat nuk kanë qenë botuar për të treguar popullsinë e Shqipërisë, por për lëvizje tregtare, ku shënoheshin kryesisht portet detare. Në vitin 1879, është botuar në Munih të Gjermanisë, një hartë me emrin “Shqipëria” (Albanien), ku është përfshirë Mali i Zi i sotëm në veri dhe trevat në lindje deri te Gjiri i Artës në jug. Autorët mund të zgjidhnin dhe hartat e botuara nga Agim Shehu e Pal Nikolli te “Historia e hartografisë shqiptare”, Tiranë 2001, por nuk mund ta bënin një gjë të tillë, pasi kishin marrë të tjera porosi. Mund të zgjidhnin dhe harta të tjera si atë të Homerit (700 p.e.r.), Herodotit (v. 465 p.e.r.), K. Ptolemeut (shekulli II), harta antike ilire (shekulli VII para Krishtit) harta e Kiepertit (shekulli XIX), Ami Bues dhe F. Pukëvilit (v. 1827) dhe të tjera që kanë mjaft vendbanime humane, të cilat tregojnë shkallën e lartë të dendurisë së popullsisë në trojet tona. (Agim Shehu, Pal Nikolli, “Studime Albanologjike Nr. 2 v. 2004)
Në Atlas janë vendosur dhe dy harta të tjera, në faqen 4 dhe 5, njëra e titulluar “Shqipëria në Evropë” dhe tjetra “Shqipëria në Evropën Juglindore”. Në të parën mungojnë elementë me rëndësi si relievi, hidrografia, komunikacioni ... emërtimet e detit Adriatik dhe Jon, si dhe mangësi të tjera serioze. Edhe në hartën e dytë nuk janë saktësuar rrugët që lidhin Shqipërinë me Kosovën dhe Greqinë. Emërtimet e shteteve nuk jepen në gjuhën shqipe, por në gjuhët e shteteve fqinje. Në to krijohet imazhi sikur Kosova është pjesë e Serbisë dhe Malit të Zi. Por edhe në hartat “Vendbanimet 2001”, mungojnë vendbanimet kryesore të Shqipërisë.
Lidhur me minoritetet në Shqipëri, Bërxholli dhe Doka, kanë mbështetur me të gjitha forcat teorinë antishqiptare greke, se gjoja ky minoritet është i hershëm, madje shumëshekullor. Pikëpamja e këtyre autorëve nuk ka qenë e tillë më parë, pasi në një tekst shkollor “Gjeografia e Shqipërisë”, viti 2002, ata shkruajnë: “Republika e Shqipërisë dallohet për pjesëmarrje të vogël të etnive joshqiptare në popullsinë e përgjithshme, rreth 2 % kundrejt 98% të etnisë shqiptare” (Gjeografia 3, fq. 87). Pra, në këtë tekst del qartë se pakicat kombëtare përbëjnë 2% të popullsisë, nga të cilat 1.8% janë minoritarë grekë dhe 0.2% minoritete të tjera. Ndërsa, pak vite më vonë, po këta autorë, pasi mbushën xhepat e tyre me para të pista, pasi siguruan shumat e duhura financiare për botimin e një libri, që vetëm shqiptarëve nuk u shërben, na thonë se pakicat janë pesëfishuar në numër. Sipas tyre, sot janë 8.6%, nga 1.4% që jep institucioni shtetëror i statistikave, INSTAT.
Edhe te “Harta Etnografike e Turqisë Evropiane”, botuar më 1861, në rajonin e Gjirokastrës dhe Delvinës, nuk janë dhënë banorë grekë e vllahë, por vetëm shqiptarë, ndërsa për Bërxhollin dhe Dokën, aty minoriteti grek bën 30 për qind të popullsisë. (Atlasi gjeografik i popullsisë... f. 98).
Bazuar në shumë botime të autorëve, Shyqyri Numani, Ferit Duka, Agim Shehu, Pal Nikolli, Fatos Rrapaj, Spiro Shkurti e të tjerë, minoriteti grek në Shqipëri nuk ka ekzistuar, por ai është një sajesë e qeverisë greke, e cila mori hov në vitet 1920. Në kohën kur kërkohej me ngulm hapja e shkollave shqipe për shqiptarët brenda territorit të rrëmbyer nga Greqia, me anë të Konferencës së Ambasadorëve më 1913, presione që i shkonin Lidhjes së Kombeve nga qeveria shqiptare, por dhe nga krerë të Çamërisë, grekët përfituan nga rasti dhe bashkë me premtimin për hapjen e shkollave shqipe për çamët dhe të tjerë shqiptarë, kërkuan hapjen e shkollave greke për një numër të kufizuar greqishtfolësish në Shqipëri, duke legalizuar në këtë mënyrë minoritetin grek. Bërxholli dhe Doka kanë shumëfishuar përqindjen e pranisë së minoriteteve në Shqipëri, mbase duke u mbështetur në zërin antishqiptar “Albania” të “Manualit Botëror të Minoriteteve”, sipas të cilit 11.2% e popullsisë së Shqipërisë (380 mijë banorë të saj) u përkasin pakicave:greke, rome, maqedonase, vllahe dhe serbe e malazeze. (Kasëm Biçoku, Studime Albanologjike, Nr. 2, v. 2004)
Janë të shumtë studiuesit, vendës dhe të huaj që provojnë ardhjen e vonë të minoritarëve grekë në Shqipëri. Mithat Frashëri shkruan: “Grekofonët e Epirit janë vlleh dhe shqiptar prej race dhe të grekësuar prej gjuhe”. (Dituria, Tiranë 1928, Nr. 1, f. 4)
Bërxholli dhe Doka arrijnë deri aty sa të pohojnë, se për minoritetet, element i parë është “minoriteti komb”, duke rrëshqitur herë pas here në “minoritete etnokulturore”. (Atlasi gjeografik i popullsisë Shqipërisë... fq. 37). Jo rrallë, njerëz dashakeqë, përmendin Kartën Evropiane për gjuhët rajonale ose minoritare, miratuar në vitin 1993, e cila ka si qëllim të nxisë dhe të përkrahë gjuhët rajonale dhe ato të minoriteteve, në aspektin territorial, por jo minoritetet gjuhësore. Për këtë arsye i është vënë theksi dimensionit kulturor. Karta Evropiane kërkon të përcaktojë “territorin në të cilin përdoret si gjuhë rajonale ose e minoritetit, një gjuhë e caktuar. Më poshtë theksohet se, “territori, të cilit i referohet, është aty ku një gjuhë rajonale ose minoritare flitet në një shkallë të konsiderueshme, qoftë edhe prej një minoriteti të vetëm, dhe që i përket bazës së tij historike, për një numër njerëzish që e përligj marrjen e masave të ndryshme mbrojtëse dhe nxitëse”.
Fakti që janë bërë spekulime edhe në atlasin e gjeografisë së popullsisë së Shqipërisë, përbën një të keqe të madhe. Aty janë futur në një thes, pakicat kombëtare me pakicat gjuhësore, fetare etj. Madje, shkohet deri aty, sa të spekulohet me termin pakica etnokulturore.
Shifrat e publikuara, deri tani, për numrin e minoritarëve me banim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të ndryshme dhe, shpesh, fare të pabazuara. Në atlasin e botuar në dhjetor 2002, të Sh. Herman, profesor në universitetin e Karlsruhes, jepen këto të dhëna: pakica kombëtare greke 66.000 dhe pakica kombëtare maqedonase 8000. Ndërsa në botimin që mban logon e Akademisë së Shkencave Shqipërisë, “Atlasi Gjeografik i Popullsisë së Shqipërisë, vepër shkencore, solide, me interes teorik e praktik”, jepen të tjera shifra: minoriteti grek, 65.865, minoritet i mirëfilltë maqedonas, 5000. Autori, për shkak se nuk e ka haberin e një punimi shkencor, na jep edhe një tjetër shifër, prej 14.723, e cila na tregon “numrin e mundshëm të maqedonasve”. Si guxojnë këta studiues të japin shifra pa përgjegjësi?! Si mund të kuptohet lejimi, prej Akademisë së Shkencave, i këtij botimi të dyshimtë?! Mund të themi pa frikë, se Atlasi Gjeografik i Popullsisë së Shqipërisë, botim i vitit 2003, me autorë zotërinjtë Arqile Bërxholli, Dhimitër Doka dhe Hartmut Asche, ka mangësi serioze, që rrezikojnë të sjellin pasoja, po aq serioze, për kombin. Kjo vepër është bazuar në hamendësim dhe në punime të qarqeve antishqiptare.
Vllehët nuk përbëjnë etni në vendin tonë, por për Bërxhollin me shokë “minoriteti etnik i paformuar” vllah përbën 4.3 për qind të popullsisë së Shqipërisë. Për Konicën “vllehtë, të quajtur shpesh kuco-vllehë, për t’i dalluar nga vllehtë e Rumanisë, përbëjnë një grup prej nja 20 mijë personash dhe kanë gjuhë të afërt me rumanishten” (F. Konica, Vepra 2, f. 215). P. Nejseku shënon rreth 10 mijë vllahofolës në Shqipëri. Mbështetur në regjistrimin e popullsisë së Shqipërisë në vitin 1960, Peter Prifti thotë se në Shqipëri janë 10 mijë vllahë ose 0.66%., ndërsa Bërxholli këto shifra i shumëzon me katër .(Sh. Delvina, Studime Albanologjike, 2004/2).
#

Similar topics
» Albanian Population ~4300000/ Popullsia e Shqiperise ~4300000
» Scandals of Albanian Politics
» Historia e Flamurit dhe Pamvarsise se Shqiperise më 28 Nëntor 1912 në Vlorë
» Do ti lutesha popullit tim të dashur qe për nderë të 100 vjetorit te Pavaresisë se Shqiperisë
» Albania News Thread! Discuss
» Scandals of Albanian Politics
» Historia e Flamurit dhe Pamvarsise se Shqiperise më 28 Nëntor 1912 në Vlorë
» Do ti lutesha popullit tim të dashur qe për nderë të 100 vjetorit te Pavaresisë se Shqiperisë
» Albania News Thread! Discuss
ARBËNIA :: Forum :: General forum
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
|
|