Gezuar 7 Marsin, Diten e Mesuesve.
2 posters
ARBËNIA :: Forum Shqiptar :: Letërsia
Page 1 of 1
Gezuar 7 Marsin, Diten e Mesuesve.
7 marsi, festime në Korcë ku u hap "Mësojtorja"
Aktivitete artistike me rastin e 7 marsit në qytetin e Korcës, ku 122 vite më parë u cel shkolla e parë shqipe. "Mësojtorja" ishte e para shkollë fillore shqipe me fizionomi të plotë kombëtare e laike . Version multimedial i ketij lajmi
KORCE- Ka nisur të festohet me aktivitete të shumta dita e mësuesit si një datë e shënuar për mbarë arsimin kombëtar.E jo më kot Korca eshte kthyer edhe njeherë ne qender te vemendjes me rastin e 7 Marsit pasi përkon me celjen e shkollës së parë shqipe në vitin 1887. Kjo shkollë në fillim kishte mbi 35 nxënës, mësohej në gjuhën shqip, nuk kish përmbajtje fetare ne te cilen mësonin vajza dhe djem. Në fillim ajo kishte 4 klasa, pas 3 muajve arriti shifrën 60 nxënës dhe në vitin e dytë 300 nxënës. Mësuesit e parë që dhanë mësim ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina, Thoma Avrami etj,. Si drejtues të shquar të kësaj shkolle përmendim atdhetarët e njohur Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Kristaq Vaja etj,. Muzeu i Arsimit Kombëtar në të cilin është kthyer kjo shkollë simbol ndodhet në qendër të qytetit për të pritur gjatë ditës së sotme me qindra vizitorë jo vetëm nga Korça por nga i gjithë vëndi. Por duket se gëzimi i festës ka nxitur shkollat e ndryshme të qytetit të organziojnë festat e tyre për mësuseit. Dhe më e veçanta e këtij viti ka qënë aktiviteti i organizur nga nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Demir Progri” në të cilën mësojnë vetëm djem. Një program krejt ndryshe nga nxënësit të përgatitur nga mësuesja e tyre e letërsisë kanë sjellë për mësuesit të cilët i kanë bërë jo vetëm ti duartrokasin, por edhe të derdhin lot. Celja e Mësënjtores shqipe të Korçës, ishte fryt i përpjekjeve të përbashkëta të atdhetarëve brenda vendit e të shoqërive patriotike shqiptare të mërgimit si Naim e Sami Frasheri, Jani Vreto dhe Vaso Pasha, Pandeli Sotiri dhe dhjetra atdhetarë të tjerë. Mësonjtorja shqipe e Korçës, shënonte një hap të madh përpara në zhvillimin e arsimit tonë Kombëtar. Ajo ishte e para shkollë fillore shqipe me fizionomi të plotë kombëtare, laike dhe demokratike. Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani ishin dhe deshmoret e pare te drites se diturise.
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Re: Gezuar 7 Marsin, Diten e Mesuesve.
Naim Frashei I kendoi:
Lumja ti moj korce o lule
Q’I le pas shoqet e tua
Si trimi ne balle u sule
Ta pacim perjete hua
"GEZUAR 7- MARSIN DITEN TUAJ MESUES TE NDERUAR.
Lumja ti moj korce o lule
Q’I le pas shoqet e tua
Si trimi ne balle u sule
Ta pacim perjete hua
"GEZUAR 7- MARSIN DITEN TUAJ MESUES TE NDERUAR.

» Happy Summer's Day/Gëzuar Ditën e Verës
» Gezuar ditelindjen.
» "Happy Birthday Kosova!"
» Gezuar Ditelindjen Sulioti
» Bektashinj-Gezuar festen e Shen Nevruzit
» Gezuar ditelindjen.
» "Happy Birthday Kosova!"
» Gezuar Ditelindjen Sulioti
» Bektashinj-Gezuar festen e Shen Nevruzit
ARBËNIA :: Forum Shqiptar :: Letërsia
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
|
|