ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

T E I Z M I

2 posters

Go down

T E I Z M I Empty T E I Z M I

Post  1bilderberg Wed Feb 25, 2009 7:16 pm

Teizmi

Teizmi është besimi në një "zot" a disa "zota", ose në "mbinatyrë" a "qenie mbinatyrore".

"Zoti" dhe "mbinatyra" në teizmin tradicional janë fjalë që ende sot në shek. e XXI-të mbeten pa përkufizim konkret apo identifikim dhe nuk i qëndrojnë zbërthimit logjik, ndaj dhe në përkufizimin e teizmit, i cili pohon besim në "zot" apo "zota", apo "mbinatyrë", është praktikisht e paqartë se ku, apo çfarë, beson teizmi. Si rrjedhojë parësore e këtij problemi pjesa dërrmuese e teizmit është agnostike, pra që pohon se nuk ka asnjë dijeni rreth "zotit" a "mbinatyrës", por se gjithsesi beson në to.

Teizmi njeh disa forma historike ndër të cilat kryesoret janë politeizmi, monoteizmi, panteizmi dhe deizmi.

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

T E I Z M I Empty Re: T E I Z M I

Post  1bilderberg Wed Feb 25, 2009 7:26 pm

Teizmi agnostik gjithashtu nuk di asgjë rreth "zotit", "mbinatyrës", etj. duke pohuar për më tej se këto subjekte janë të panjohshme për mendjen e njeriut, por sakaq ky qëndrim pohon besim në "zot" dhe në "mbinatyrë" ndaj dhe përfshihet në teizëm.

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

T E I Z M I Empty Re: T E I Z M I

Post  1bilderberg Wed Feb 25, 2009 7:32 pm

Deizmi

Deizmi, sipas shpjegimit te fjaloreve standart rrjedh nga trajta latine "deus = zot", dhe është një qëndrim hibrid mes ateizmit dhe teizmit i cili beson se ekziston një "zot", por i cili nuk është "i mbinatyrshëm". Ky qëndrim hedh poshtë librat e shenjtë, fenë e organizuar, profecitë, mrekullitë, dhe subjekte të tjera që janë baza e teizmit tradicional. Deizmi pohon se besimi fetar duhet të mbështetet mbi arsyen njerëzore dhe në njohjen e natyrës, dhe se janë pikërisht këto që pohojnë ekzistencën e një "zoti", i cili ndonëse besohet të ketë krijuar dikur gjithësinë, tashmë nuk merr pjesë aktive në të.

Për shkak të këtij qëndrimi deizmi konsiderohet shpesh si një shkallë kalimi nga teizmi në ateizëm, duke shërbyer si formë lehtësuese. Lindjen, mbështetjen më të gjerë dhe shkëputjen parimore nga teizmi e fitoi gjatë shek. XVII dhe XVIII në Evropë.

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

T E I Z M I Empty Re: T E I Z M I

Post  zojs Wed Feb 25, 2009 9:06 pm

mendoj se i themi gabimisht fjalët: teizmi, ateizmi, politeizmi, monoteizmi, panteizmi, teolog, teologji-a...ashtu sipas direktives sllave, që nuk ua qet goja tingullin th, sepse të gjitha këto fjalë kanë të bëjnë me - THE, THEO, lidhen me foljen shqipe - the (ti), thot, Thoti, ku duhet të theksohet tingulli th: THEIZMI, THEIST, ATHEIST, ATHEIZMI, POLITHEIZMI, MONOTHEIZMI,PANTHEIZMI, THEOLOG-U, THEOLOGJIA etj., kur edhe dihet se theo=zot, Ai që thot dhe bëhet!

ndërsa fjala - teo- nuk ka kurrfarë kuptimi në asnjë gjuhë
zojs
zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

T E I Z M I Empty Re: T E I Z M I

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum