ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cështja Kovacevic, Hilari Klinton “shtrydh” Serbinë

Go down

Cështja Kovacevic, Hilari Klinton “shtrydh” Serbinë Empty Cështja Kovacevic, Hilari Klinton “shtrydh” Serbinë

Post  Hëna Sun Feb 22, 2009 12:07 pm

Nju Jork Post shkruan sot në një ekskluzive se Sekretarja e Shtetit Amerikan, HIlari Klinton ka qënë ajo që ka ushtruar presion ndaj qeverisë serbe për të shpaguar dëmin që iu djalit të një familje amerikane pas rrahjes që iu bë nga një shtetas serb, që tani fshihet në atdheun e tij

NJU JORK-Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton ndërhyn për të zgjidhur cështjen e Kovacevic, i riu serb që rrahu rëndë një amerikan për cështjen e Kosovës. Roli i Hilarit në historinë e Kovacevic që është lakuar dendur nga shtypi amerikan, ka qënë pikërisht në kushtin që i ka vënë ajo qeverisë serbe për të paguar familjen e amerikanit të dëmtuar rëndë nga shtetasi i tyre. Dhe vetëm dy ditë më parë, qeveria serbe i pagoi 1 milionë dollarë familjes së amerikanit, Bryan Steinhauer, duke kërkuar që shtetasi i tyre të mos gjykohet me per kete veper penale.

Nju Jork Post ka botuar sot një artikull të gjatë ekskluziv rreth ngjarjes dhe rolit të Sekretares së Shtetit në zgjedhjen e saj. “Hilari shtrydh serbët”, titullohet artikulli ku thuhet se tashmë falë ndërhyrjes së Klinton, 22 vjecari Bryan Steinhauer nga Brooklyn, do të marrë rreth 1 milion dollarë pas rrahjes brutale nga i riu serb që e la për muaj me radhë në koma të riun. Grindja ndodhi gjatë një ndeshje basketbolli në ambientet e universitetit ku studionin dy të rinjtë ne maj te vitit te kaluar. Por Kovacevic menjëherë pas ngjarjes mundi të arratisej nga SHBA i ndihmuar nga diplomatët serbë në Uashington. Serbia nuk e ekstradon, pasi aktualisht nuk ka marreveshje eksradimi me SHBA-te.
Por, Zonja Klinton ka mbeshtetur kauzen e kesaj familjeje qe kur ishte senatore dhe arriti qe te marre nje vendim tani qe u be sekretare shteti.
“Por në Senat Klinton i vuri kush Serbisë për të reaguar për ngjarjen që të dërgoje të riun serb para drejtësisë amerikane për gjykim. Vetëm pasi Klinton u zgjodh numri një i diplomacisë amerikane, Sekretare e Shtetit, presioni ndaj Serbisë u rrit edhe më shumë”, shkruan Nju Jork Post.
"Ndihma në para u bë pas ndërhyrjes së Hilari Klintonit”, tha një zyrtar serb për Nju Jork Post duke kërkuar të mbetet anonim.
Zyrtari i qeverisë beogradase shton se qeveria serbe mbështeti familjen amerikane kundrejt ndihmës që SHBA jep për Serbinë, plot 50 milionë dollarë ndihma në vit.
Presioni ndaj Serbisë nga ana e Klinton u bë pas urdhëresave të qarta që i dha ajo ambasadorit amerikan në Beograd, Kameron Munter.
Shuma e parave që u dha nga qeveria serbe për të mbrojtur Kovacevic ka ngjallur reagime dhe nga shtypi serb. E përditshmja “Danas” në një editorial të saj citon “Kovacevic duket se eshte me i rendesishem per Serbine sesa qytetaret e tjere te varfer te ketij vendi”.
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum