Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)
4 posters
ARBËNIA :: Forum Shqiptar :: Art/Muzikë
Page 2 of 2
Page 2 of 2 • 1, 2
Brvo grupi i Pilurit 5*****
O përkarshi detit të kaltër
Ndenja të shplodhem njëçikë
Ti je si një zog i shkathët
xixa ç'më lëshuan sitë
O në të marça moj Manushaqe
S'dua doktore ilaçe
O mos u nxit o zog i shkathët
bregu është moj vend i ashpër
O më të çelur të bajames
dola anës detit shkova
shkova vola moj Manushaqe
dora mu mbush me limona
O në të marça moj Manushaqe
S'dua doktore ilaçe
O mos u nxit o zog i shkathët
bregu është moj vend i ashpër
O dalëngadalë u ngroh moti
morra rrushin e keputa
hardhia me pika loti
ti ma rrëmbeve nga futa
O në të marça moj Manushaqe
S'dua doktore ilaçe
O mos u nxit o zog i shkathët
bregu është moj vend i ashpër
O shkumët tallazi fustanit
shkon e vjen ti nga bregu
si uji që del nga zalli
paja jote moj të shkëlqeu
O në të marça moj Manushaqe
S'dua doktore ilaçe
O mos u nxit o zog i shkathët
bregu është moj vend i ashpër
O edhe rrushi që të piqet
kërkon një behar të tërë
pa dhe dy zemra që lidhen
duan një vit e ca hënë
O në të marça moj Manushaqe
S'dua doktore ilaçe
O mos u nxit o zog i shkathët
bregu është moj vend i ashpër
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)
Kurveleshi mal mbi male
ç'tregon për ty historia
Për ato vite me zjarrë
Ku gjëmonte Labëria
Hidhëshine flakë të gjithë
Djemtë e tu zemër stëralli
Se kishin lindur me pallë
Dhe i donte zotë vatani
Sa herë e skuqi Shushicën
Gjaku i trimave të shquar
Djemtë tokën vaditën
Se ish djegë e përvëluar
Nënat labe kur dëgjuan
Se djemtë e tyre u vranë
Muar armët edhe duall
Shtigjeve me partizanë
Kuvelesh shkëmb e brinjë
Kurvelesh o gurë i thatë
Ti ke qenë e je në këmbë
Më këmbë si malet e lartë
N,Asllani:Bolene Vlore.Poet
Shkruajtur ne Qershor 1985
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)
Nepërk e larme s'më thua
ç'ke që shkon e s'felt me mua
kur mer udhën për në krua
vij pas nazeve të tua
Nepërk e larme në thier
më del që pa rënë diell
më del dielli pa rënë
si hallet që më kanë zënë
Halli që më zuri mua
ardhtë në hallet e tua
në buzët e tua ardhtë
mua me vete më martë
Moj nepërka gushlarike
ti që di e del në shtigje
që të flas e s'më përgjigje
o nuse o të bëj mike
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)
Dola në gërxhe e në majë
sillohiseshe e po qajë
Aman sillohiseshe edhe po qajë
një maraz do të më hajë
Aman një maraz do të më hajë
moj marazi që më hëngri
Moj marazi që më hëngri
Bejkë e derdhura nga vëndi
Bejkë e derdhura nga vëndi
nga balta që del ergjëndi
Nga balta qe del floriri
moj me prishe nga fiqiri
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)
Shekulli që mundi hallet
ishte shekulli 20'të
zbuti plagët ndriti varret
ndërtoi ura mbi det
Gjaku bërë fushsa dhe male
Kosova në gjak u tretë
heronj u mbollën livadhet
për atdhenë luftuan djemtë
Në përleshje në koshare
në Kosovën rreth e rreth
në Drenicën legjendare
ç'do shtëpi u bë fortesë
Djalëria Kosovare
doli sheshit si rrebesh
shkjaut me ushtrinë barabre
i theu hundet në Bjeshkë
Kosova djemve tu falet
u bënë roje ditë e netë
u qëndron pranë lapidarëve
i ruan për amanetë
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Trimat e Dukatit te lire
Varg e varg në mend më vijnë
haje vargë e vargë
ne mend më vijne
trimat e o Dukatit të lirë
trimat oooooooo
trimat e o Dukatit të lirë
s'njohën vargonj e zhinxhirë
Që nga të lashtët Ilirë
haje vargë e vargë
ne mend më vijne
trimat e o Dukatit të lirë
trimat oooooooo
trimat e o Dukatit të lirë
s'njohën vargonj e zhinxhirë
S'njohën vargonjë e zhinxhir
haje vargë e vargë
në mend më vijne
trimat oooooooo
trimat e o Dukatit të lirë
s'njohën vargonj e zhinxhirë
Për këtë tokë ranë martirë
haje vargë e vargë
në mend më vijne
trimat oooooooo
trimat e o Dukatit të lirë
s'njohën vargonj e zhinxhirë
Në pellgje të gjakut shtrirë
haje vargë e vargë
ne mend më vijne
trimat oooooooo
trimat e o Dukatit të lirë
s'njohën vargonj e zhinxhirë
Të parë kanë Hodo Zeqirë
haje vargë e vargë
ne mend më vijne
trimat oooooooo
trimat e o Dukatit të lirë
s'njohën vargonj e zhinxhirë
AuLoNa- No rank
-
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33
Page 2 of 2 • 1, 2

» Kenge Tradicionale Te Veriut
» Kenge Popullore Muzikore
» Këngë të Çamërisë (Thesprotia)
» Albanian Music/Kenge Shqiptare
» Kenge Popullore Muzikore
» Këngë të Çamërisë (Thesprotia)
» Albanian Music/Kenge Shqiptare
ARBËNIA :: Forum Shqiptar :: Art/Muzikë
Page 2 of 2
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
|
|