ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi Te Krijuara Nga Antaret

+2
zojs
AuLoNa
6 posters

Page 2 of 2 Previous  1, 2

Go down

Poezi Te Krijuara Nga Antaret - Page 2 Empty Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ABC Mon Mar 30, 2009 11:23 pm

Mos i mat hapat

Rruget gjarperojne mes vehtes,
ngaterrohen nder nyje
as veten e tyre se njohin..
ndaj ti,
mos i mat hapat,
ec mbi to,
pershkoi me delikatese
ato do tregohen zemermire
do ta ndricojne rrugen
ti vec,...ec
mos e kujto te shkuaren
as te ardhmen mos e mendo
sepse hapat e tua jane ato
qe te shkuaren shenojne
dhe te ardhmen kerkojne
dhe te tashmen gezojne...

Lediana Paja
Shkurt 2009
Konkursi i poezise se Ringjalljes
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Poezi Te Krijuara Nga Antaret - Page 2 Empty Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ABC Mon Mar 30, 2009 11:24 pm

Jeta

Dëgjoj dhe s’kuptoj,
shikoj dhe s’besoj,
lexoj dhe s’mendoj,
flas dhe hesht,
kuptoj se jetoj,
ndiej se marr fryme
shoh se ekzistoj
e varur ne mendime,
e djerrur ne shpresa,
e kredhur ne kujtime.
Une shoh se jeta,
nuk eshte gje tjeter
vecse, apatia
e inekzistences time...

Lediana Paja
Shkurt 2009
Konkursi i poezise se Ringjalljes
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Poezi Te Krijuara Nga Antaret - Page 2 Empty Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ABC Tue Apr 14, 2009 8:37 pm

Botë

A i ndjen hapat e mia mbi shpinë?
Po ta cjerr kraharorin Botë;
mjaft i fryve damaret e tu
me dhimbjen time;
mos mëko më dheun
me gjak..
gjak fëmijësh
që humerave te tua humb
ndersa ti, indiferente
mbledh kristal kuarcet
e kuq..
dhe i gelltit..

Të paktën për njëherë
ndale frymën,
rrotullimin
qëndrimin tënd,
hesht!

Je një njollë e errët
që mbi vete fashitesh ...

me rrëmben mua,
shpirtin tim;
dhe mbi boshtin tend
grish centrifugen;

unë frymoj,
hedh hapa mbi ty
gëlltit psheretimat
i tres..

Unë,
nuk ndjej,
ndërsa ti,
rrotullohesh..
Rrotullohesh...
dhe qesh...

(ne vazhdim te poezise Kubizem)
Lediana Paja

ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Poezi Te Krijuara Nga Antaret - Page 2 Empty Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ABC Thu Apr 16, 2009 10:46 am

Ndonjehere ka perkueshmeri ne kontradikten e ndienjave,Zeus, psh si tek kjo poezi, krijuar para 3 vjetesh mos gaboj.

Fjalet i merr era

Shpres.. enderr.. roberi?
A thua sot jetoj vetem per ty?

Fjale.. heshta.. vaj..
Cdo fjale e jotja shpirtin m'a perndan..

Larg.. lote... rrjedh...
Ne ujvaren e loteve vec ti me hedh..

Engjell... Krahe.. Ledhatim..
Me fjalet e tua kridhem si femi..

Fjale.. ere.. ikje..
Drejt shkretetires iken dhe premtimet!
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Poezi Te Krijuara Nga Antaret - Page 2 Empty Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ABC Thu May 14, 2009 6:46 pm

M’a fal një rreze

Është ftohtë
Gjithçka ka ngrirë..

Bryma,
ftohën
mushkëritë
e hajthme
të një gonxheje…

Shikimet e trishta
ngulin shtizat e tyre të akullta
mbi trup…

Unë frymoj
të fundit afsh të ngrohtë
dhe e nder mbi petalin e trëndafiltë
që rastësisht lindi në një ditë dimri

Ma fal një rreze!
Njeri, dëgjoje lutjen time!…

Akulli është dënimi i qiellit
ndërsa ti ke harruar
skajet e thella të shpirtit
ku ke burgosur mirësinë..

Ma fal mua!
Falma një rreze!
Derdhe mbi këtë trup
që ftohet nga një pikë loti;
akull i tretur
mbi një gonxhe…

©️ 2009 Lediana Paja
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Poezi Te Krijuara Nga Antaret - Page 2 Empty Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Page 2 of 2 Previous  1, 2

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum