ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete

Go down

Kuriozitete Empty Kuriozitete

Post  Anxhi Thu Feb 12, 2009 12:06 pm

TitanoBoa, gjarpri me i madh i gjitha koherave!

Kuriozitete Titanoboa

Para rreth 60 milion vitesh ushqehej me krokodrile, ishte i gjate rreth 13 metra, dhe mund ta bente nje gjarper te koheve tona te dukej si krimb qe bluan token …

Quhet Titanoboa cerrejonensis, fosilet e tij jane zbuluar ne nje miniere kolumbiane dhe eshte gjarpri me i madh qe ka ekzistuar ndonjehere. Gjatesia e tij luhatej midis 12,6 dhe 13,5 metrash (kundrejt 7 metrave te anakondave te sotme) dhe duhet te peshonte 1250 kg. Fale rruazave te shtulles kurrizore te zbuluara, kerkuesit mund ta rindertojne ne kompiuter pamjen dhe karakteristikat e ketij kusheriri te larget te boa constrictor qe jeton sot ne Ameriken e jugut, por qe nuk i kalon 4 metrat. Prane ketyre fosileve u gjeten edhe pjese te vaftit te fundit te gjarprinjve qe perbehej nga breshka gjigande dhe krokodrile.

Madhesia e trupit te ketij gjarpri na jep te dhena edhe per klimen e para 60 milion viteve. Gjarperinjte jane kafshe me gjak te ftohte, temperatura e trupit te tyre i pershtatet temperatures se mjedisit te jashtem. Nje temperature e ulet kushtezon nje metabolizem te ngadalte qe nuk mund ti mjaftoje nje trupi te madh. Duke e krahasuar specien e sapozbuluar me gjarperinjte e sotem, eshte arritur ne rezultatin qe temperatura ne kohen e titanoboas ishte midis 30 dhe 34°C. Nje temperature mesatare rreth 4° me e larte se ne ditet tona.

Kuriozitete Titanoboa-rruaza

Lind natyrshem pyetja a mund te rizhvillohen gjarperinjte e sotem per te arritur nje madhesi te tille me ngrohjen e temperatures per shkak te ngrohjes globale? Per sa e frikshme mund te duket kjo pyetje shkencetaret pergjigjen “Jo”. “Nuk do te kemi gjarperinj gjigande, pasi me zhvillimin demografik dhe social jemi duke shkyllezuar dhe shkaterruar ne te njejten kohe edhe habitatin e ketyre kafsheve, te cilat pa ushqimin e duhur dhe mjedisin e pershtatshem nuk do te mund te zhvillohen me tej” - thekson Jason Head i universitetit te Torontos Missisauga.

Foto 1: Rindertim i pamjes se titanoboas ©️ J. Bourque/Universiteti i Florides
Foto 2: Krahasim i rruazave te titanoboas me rruazat e nje anakonde te diteve tona ©️ Ray Carson/Universiteti i Florides
Blogshkenca
Anxhi
Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 53
Registration date : 2009-02-10
Points : 24
Reputation : 17

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum