ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Mona Liza” e shkencës moderne

Go down

“Mona Liza” e shkencës moderne Empty “Mona Liza” e shkencës moderne

Post  Anxhi Tue Feb 10, 2009 12:58 pm

"Kemi zbuluar sekretin e jetës", do të deklaronte Francis Crick në pub “Eagle”, më 28 shkurt 1953. Deklarimi i 28 shkurtit do të pasohej nga botimi i artikullit legjendar të Ëatson dhe Crick, në 25 prill 1953, në prestigjiozen “Nature”, artikull që merrte përsipër për herë të parë në histori të hidhte dritë mbi strukturën e ADN-së. Crick dhe Ëatson nuk ishin të vetmit që kishin arritur të shtinin në dorë strukturën e ADN-së. Në të njëjtin numër të "Nature" do të botoheshin edhe dy artikuj të tjerë, njëri me autorë Ëilkins, Stokes dhe Ëilson, kurse tjetri me autorë Franklin dhe Gosling. Të trija grupet e shkencëtarëve kishin arritur në konkluzionin se ADN-ja, molekula e jetës, përbëhej nga dy spirale që përdridhen rreth njëra-tjetrës me kahe të kundërta. Ëatson dhe Crick do të tregoheshin edhe më të guximshëm e do të spekulonin në një artikull të dytë në "Nature", vetëm pesë javë më pas, mbi implikimet e një strukture të tillë në funksionin e gjeneve. Zbulimi i strukturës së ADN-së, i konsideruar sot zbulimi i mileniumit, në mënyrë radikale revolucionarizoi shkencën e biologjisë dhe mjekësinë, ndryshoi këndvështrimin e shoqërisë njerëzore mbi jetën dhe shënon fillimin e një epoke të re: epokës së ADN-së.
Kërkimet mbi misterin e jetës kishin filluar shumë më herët se kërkimet e Crick dhe Ëatson. Filozofi grek Aristoteli është ndoshta i pari që hodhi idenë e gjenit, njësisë së trashëgimisë, por ishte murgu Gregor Mendel ai që, në mënyrë eksperimentale, provoi se tiparet trashëgohen nga njëri brez te tjetri në bazë të rregullave të përcaktuara mirë. I apasionuar pas matematikës dhe kopështarisë, Mendeli 34-vjeçar mori përsipër të studionte në mënyrë sistematike trashëgiminë e tipareve të bimëve, duke zhvilluar eksperimente gjigande, në të cilat thuhet të ketë mbjellë e analizuar gati 30 000 lloje bimësh. Pas një pune heroike 8-vjeçare, Mendel i boton rezultatet e tij në vitin 1865, rezultate të cilat kalojnë pa u vënë re nga komuniteti shkencor e të cilat do të liheshin në harresë për gjysmë shekulli. Në vitin 1900 tre shkencëtarë: Hugo deVries, Carl Correns dhe Eric von Tschermak, në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, kishin rizbuluar Mendelin, përsëritur eksperimentet dhe provuar se konkluzionet e tij ishin korrekte. Ligjet e trashëgimisë së Mendelit ishin një surprizë e madhe për biologët. Ky ishte vetëm fillimi. 3 vjet më pas, Ëalter Sutton do të deklaronte se kromozomet sillen pikërisht sipas ligjeve të Mendelit, ata janë në çifte dhe secili çift formohet nga një kromozom i nënës dhe nga një i babait. Thomas Hunt Morgan, fitues i çmimit Nobel dhe babai i gjenetikës amerikane, do ta pasonte këtë deklarim me zbulimin se gjenet janë të vendosura njëri pas tjetrit në mënyrë lineare në kromozome. Morgan etabloi njësinë që mat distancën midis gjeneve, njësi së cilës i dha emrin e tij: centimorgan. Në vitet 1930 një emër i ri do t'i shtohej listës së shkencëtarëve briliantë në frontin e gjenetikës: Herman Joe Mueller. Mueller (fitues i çmimit Nobel në 1933) bombardoi mizat e frutave me rreze X dhe vuri re se pasardhësit e tyre mbartnin modifikime dhe deformime që nuk ishin të pranishme te prindërit. Mueller do të konkludonte se gjenet, ashtu si edhe atomet, duhet të kishin një strukturë e cila ishte në gjendje të ndryshohej, nëse trajtohej, ashtu siç, me rreze X. Mizat e modifikuara të Muellerit ishin mutantët e parë të prodhuar në historinë njerëzore nga njeriu dhe do t'i hapnin rrugën gjenetikës moderne. Në se gjenet, ashtu si edhe atomet, kishin një strukturë, atëherë cila ishte kjo strukturë? Kjo ishte pyetja që do të obsesonte më pas Ëatson, Crick, Ëilkins dhe Franklin. Zbulimi i strukturës së molekulës së gjeneve, ADN-së, do t'i shpërblente Ëatson, Crick dhe Ëilkins jo vetëm me çmimin Nobel, por edhe me pavdekësinë.
Mona Liza e shkencës moderne
Kështu e quan Martin Kemp molekulën e ADN-së në një nga esetë e tij. As edhe një molekulë në historinë e shkencës nuk ka arritur statusin mitik të ADN-së. Imazhi i saj është printuar në çdo aspekt të shoqërisë: në shkencë, art, muzikë, kinematografi dhe arkitekturë. Ëatson dhe Crick identifikohen me ADN-në, ashtu si Leonardo identifikohet me Mona Lizën. Është vërtet shumë kurioz suksesi dhe, mbi të gjitha, publiciteti që Ëatson dhe Crick kanë marrë gjatë këtyre 50 viteve. Kontributi i tyre në shkencë nuk është më i madh se ai i pionierëve të modelimit molekular, si: Braggs, John Kendreë, Max Perutz, Maurice Ëilkins dhe Linus Pauling. Ajo që i veçon të dy shkencëtarët nga kolegët e tyre është fati i tyre unik i të formuarit të çiftit ideal të shkencëtarëve, që janë lindur për njëri-tjetrin dhe fakti që të dy patën fatin të studionin ADN-në, molekulë që, përpos mbartëse e sekretit të jetës, është edhe vizualisht shumë estetike, është e një bukurie monumentale. Kjo bukuri ka inspiruar sa shkencëtarët, aq edhe artistët. Janë një seri punimesh arti me ADN-në në qendër. Artisti Roger Barry prodhon ne vitin 1998 një skulpturë gjigande e cila qëndron e varur në hollin e një godine shumëkatëshe të universitetit të Kalifornisë, “Davis”. Një tjetër vepër arti, me titull "Spirals Time - Time Spirals" (2000) e artistit, arkitektit dhe teoricienit të postmodernizmit, Charles Jencks, dekoron Cold Spring Harbor Laboratory, që drejtohet nga Ëatson. Mark Curtis, një skulptor i interesuar në eksplorimin e estetikës strukturore, guxon të reformojë modelin origjinal të ADN-së në ciklin mbi ADN-në, të destinuar për pullën e mbretërisë britanike. Tentimit të ADN-së nuk i ka shpëtuar as Salvador Dali, në pikturën e tij fantastike "Butterfly Landscape, The great masturbator in surrealist landscape ëith DNA" (1957). Përveçse objekt arti, ADN-ja paraqet edhe një objekt të bukur dhe fin dekorues. Byzylykë me motiv ADN-je shiten edhe në dyqanet komerciale të MoMA (Museum of Modern Art, Neë York City).
Miti Rosalind Franklin
Në vitin 1962 James Ëatson, Francis Crick dhe Maurice Ëilkins u dekoruan me çmimin Nobel për zbulimin e strukturës së ADN-së. Midis tyre mungonte Rosalind Franklin, ekperimentet e së cilës kontribuan në mënyrë direkte në zbulimin e strukturës së ADN-së. Është një nga rregullat e Fondacionit Nobel, që fituesit duhet të jenë gjallë në momentin e deklarimit të fituesve të çmimit, rregull në fuqi edhe sot e kësaj dite. Franklin, një specialiste e mirënjohur në fushën e strukturës së karbonit, vdiq në vitin 1958, në moshën 37-vjeçare nga kanceri, vetëm 4 vite para dhënies së çmimit Nobel. Vdekja e saj e shpejtë dhe fakti i zbuluar vite më pas se Ëatson dhe Crick, në mënyrë jo të ndershme, përfituan nga rezultatet e saj për të bërë publikimin e tyre, ndikuan që Rosalind Franklin të shndërrohej në një ikonë. E vetmja femër shkencëtare që ka arritur të ketë të njëjtin popullaritet e t'i ketë rezistuar harresës së kohës është ndoshta vetëm nobelistja Mari Kyri. Në fund të shkurtit 1953 Franklin, e cila punonte në King's College, kishte arritur të zbulonte me ndihmën e rrezatimeve X strukturën e ADN-së. Në shënimet e veta ajo do të shkruante se ADN-ja përbëhet nga dy spirale. Ajo që Franklin nuk dinte ishte se Ëatson dhe Crick kishin arritur të shtinin në dorë rezultatet e saj. Në librin e tij bestseller "The double helix", Ëatson shkruan: "Rosy (shkurtimi i emrit Rosalind), sigurisht që nuk na i dha me dorën e saj rezultatet. Në fakt, askush nga ata të King's College nuk e dinte se rezultatet kishin rënë në duart tona." Në kohën kur ky pohim i sinqertë u publikua, viti 1968, kishin rrjedhur shumë ujëra: Ëatson e Crick kishin marrë çmimin Nobel, Ëatson ishte bërë profesor në universitetin e famshëm të Harvard-it, kurse Frankin... Franklin kishte vdekur.

©️ Pop - Biologjia
Anxhi
Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 53
Registration date : 2009-02-10
Points : 24
Reputation : 17

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum