Konsekuencializmi etik-Lumturia

View previous topic View next topic Go down

Konsekuencializmi etik-Lumturia

Post  *Anxhi* on Tue Jan 27, 2009 8:30 pm

Konsekuencializmi etik eshte nje nga perpjekjet e filozofeve per te shpjeguar te gjitha problemet tona morale duke na bindur se keto probleme jane shume me pak te ngaterruara se c'mendohen. Pikerisht kjo perpjekje kerkon te sqaroje se: a) asnje arsye morale nuk eshte e trasheguar; b) arsyet tona morale rrjedhin qe te levizin perjashtimisht nen driten e rrjedhojave qe burojne drejtpersedrejti nga veprimet tona. Nje teori moderne qe rrahen te shpjegoje kete perpjekje eshte dhe Utilitarizmi i shpjeguar nga John Mill (1806-1873) si dhe teoria e vjeter ajo e Epikurit(341-271 p.e.s). Gjate nje analize te njeres prej ketyre 'arsyeve morale', lumturise, dalin disa dallime midis teorise se vjeter dhe teorise se re. Nuk po ndalem tek secila teori por do te doja mendimin tuaj rreth citateve te vene me poshte per te gjetur pikerisht nje 'rruge per te arritur 'lumturine' - megjithese personalisht e mendoj te pamundur:

Epikuri: "Cdo njeri duhet te rrahe qe te clirohet prej dhimbjes dhe makthit" (ne kete menyre ai u meson njerezve se si mund ta gjejne lumturine)
Per Mill-in: "Qellimi i pare eshte pergjithesisht lumturia; keshtu qe lumturia e tjetrit lipset te jete pjese e qellimeve tona, njelloj sic eshte dhe per luturine tone, dhe lumturia e nje njeriu mbart te njejten vlere dhe rendesi me lumturine e te gjithe njerezve te tjere."

Ps. Nuk po dija se ku ta vendosja kete teme, keshtu qe jeni te lutur ta zhvendosni nese nuk eshte hapur ne nenforumin perkates.

*Anxhi*
No rank
No rank

Female
Number of posts : 116
Registration date : 2009-01-27
Points : 0
Reputation : 2

Back to top Go down

Re: Konsekuencializmi etik-Lumturia

Post  *Anxhi* on Fri Jan 30, 2009 8:36 pm

Mendimi konsekuencialist eshte shume me i thelle dhe nuk perpiqet qe te rrahe te shpjegoje vetem lumturine, por duke qene se eshte teper i larmishem dhe i zhvilluar une u kapa vetem me kete pike, pra me lumturine. Ajo qe doja te shtjellonim ne kete teme ishte se cilin nga dy theniet e mesiperme ju do te perkrahnit dhe se pse. Pra ne thelb, cfare eshte per ju lumturia dhe se cila eshte rruga qe mund te te coje drejt saj.

*Anxhi*
No rank
No rank

Female
Number of posts : 116
Registration date : 2009-01-27
Points : 0
Reputation : 2

Back to top Go down

Re: Konsekuencializmi etik-Lumturia

Post  ABC on Sat Jan 31, 2009 12:22 pm

Cdo njeri duhet te rrahe qe te clirohet prej dhimbjes dhe makthit

Nese kjo arrihet nga te gjithe, Toka nuk do te ishte Toke por EDEN.

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Konsekuencializmi etik-Lumturia

Post  *Anxhi* on Sat Jan 31, 2009 1:57 pm

ABC wrote:
Cdo njeri duhet te rrahe qe te clirohet prej dhimbjes dhe makthit

Nese kjo arrihet nga te gjithe, Toka nuk do te ishte Toke por EDEN.

ABC mireseerdhe ne forum. Mbase mund te jete keshtu si thua ti Smile Por po ta marresh holle holle, lumturia nuk eshte e vetmja 'mungese' per njerezit ne toke. Pershendetje!

*Anxhi*
No rank
No rank

Female
Number of posts : 116
Registration date : 2009-01-27
Points : 0
Reputation : 2

Back to top Go down

Re: Konsekuencializmi etik-Lumturia

Post  AuLoNa on Sat Jan 31, 2009 2:21 pm

Lumturia mund te jete shume gjera te ndryshme per njerez te tjere. Per dike mund te jete ndjenja qe ai/ajo mund te kete aftesine dhe zotesine qe trajton cfaredo i prezantohet ne jete, dikush tjeter e quan lumturine nqs eshte ne nje mardhenie bashkeshortore, ose dikush tjeter ndien lumturi kur ndihmon dike tjeter.

Kjo ndjenje ne te gjitha keto raste qe permenda mbasi pa diskutim ka edhe me teper shembuj nuk eshte gjithmone per arsye te shume forcave te jetes ose te ndryshimit qe koha na sjell.

Te kapesh ate lumturine e vertet qe njerezit duan nuk ka te thote te jesh i pasur apo te kesh mbaruar doktorata apo te takohesh me njerezit me te shquar ne bote, por eshte ajo ndjenja e konfidences dhe e pranimit te vetvetes ne cfaredo status te jesh.

Nje Konsekuencializm etik e ben te sjelle edhe me lehtesi ne jeten e perditshme dhe lumturine e vete njeriut, mbasi i vazhdon detyrat qe ka ne c'do fushe te jetes jo ne nje menyre zvaritese, biles ky eshte nje nga mjetet i cili ndihmon ne qenien e ndjenjes se lumturise kur c'do gje eshte i pajtushem me ato qe kerkon ne jete.

Mirepo jo c'do gje vete sipas atyre planeve qe ne bejme, se vertet po te ishte keshtu sic tha dhe ABC vertet do te ishte vertet nje EDEN, por te pakten te mundohesh te kapesh sikur edhe nje pjese te saj ne kete bote te cilen jetojme nuk eshte keq!

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Konsekuencializmi etik-Lumturia

Post  *Anxhi* on Sat Jan 31, 2009 2:51 pm

Lumturia mund te jete shume gjera te ndryshme per njerez te tjere. Per dike mund te jete ndjenja qe ai/ajo mund te kete aftesine dhe zotesine qe trajton cfaredo i prezantohet ne jete, dikush tjeter e quan lumturine nqs eshte ne nje mardhenie bashkeshortore, ose dikush tjeter ndien lumturi kur ndihmon dike tjeter.

Cdo gje varet nga rrethi i kendveshtrimit. Sa me i madh ky rreth aq me e madhe kerkesa qe nje individ mund te kete rreth etikes se lumturise. Sa me i vogel te jete ky rreth aq me te vogla jane kerkesat, rrjedhimisht del nje njeri qe kenaqet dhe ndihet i lumtur edhe me asgjene.

Kjo ndjenje ne te gjitha keto raste qe permenda mbasi pa diskutim ka edhe me teper shembuj nuk eshte gjithmone per arsye te shume forcave te jetes ose te ndryshimit qe koha na sjell.

Nuk te kuptova se ku do te dalesh ketu.

Te kapesh ate lumturine e vertet qe njerezit duan nuk ka te thote te jesh i pasur apo te kesh mbaruar doktorata apo te takohesh me njerezit me te shquar ne bote, por eshte ajo ndjenja e konfidences dhe e pranimit te vetvetes ne cfaredo status te jesh.

Nje gje eshte e sigurt, sa me shume kulture/dije te kesh marre ne jete, aq me shume kerkesa ke ndaj jetes, aq me pak i lumtur je.

Nje Konsekuencializm etik e ben te sjelle edhe me lehtesi ne jeten e perditshme dhe lumturine e vete njeriut, mbasi i vazhdon detyrat qe ka ne c'do fushe te jetes jo ne nje menyre zvaritese, biles ky eshte nje nga mjetet i cili ndihmon ne qenien e ndjenjes se lumturise kur c'do gje eshte i pajtushem me ato qe kerkon ne jete.

U ngaterrova ne kete citim. Nuk gjej dot se cfare ke dashur te thuash.

Mirepo jo c'do gje vete sipas atyre planeve qe ne bejme, se vertet po te ishte keshtu sic tha dhe ABC vertet do te ishte vertet nje EDEN, por te pakten te mundohesh te kapesh sikur edhe nje pjese te saj ne kete bote te cilen jetojme nuk eshte keq!

Te perpiqesh te shmangesh cdo dhimbje dhe makth te jetes tende nuk do te thote se jeta shkon pas nje plani, sigurisht qe ka te papritura te shumta, e pikerisht vetia jote per te qene i afte per te ndrydhur pakenaqesite, brejtjet e ndergjegjes, cdo gje qe te shkakton dhimbje ne shpirt apo trup, te ben ty te fitosh lumturine e perjetshme.

Por a mundemi ne njerezit t'i ndrydhim keto dhimbje dhe makthe gjithmone? Mendimi im eshte se jo, sado te forte te jemi ne vetvete.

Faleminderit Aulona per mendimin tend Smile

*Anxhi*
No rank
No rank

Female
Number of posts : 116
Registration date : 2009-01-27
Points : 0
Reputation : 2

Back to top Go down

Re: Konsekuencializmi etik-Lumturia

Post  AuLoNa on Sat Jan 31, 2009 3:07 pm

*Anxhi* wrote:
Kjo ndjenje ne te gjitha keto raste qe permenda mbasi pa diskutim ka edhe me teper shembuj nuk eshte gjithmone per arsye te shume forcave te jetes ose te ndryshimit qe koha na sjell.
Nuk te kuptova se ku do te dalesh ketu.

Lumturia ose ndjenja e lumturise nuk eshte gjithmone me rastet qe permenda ne nje post me lart, per arsye se jeta eshte gjithmone ne ndryshim dhe me te ndryshojme edhe ne.

Nje Konsekuencializm etik e ben te sjelle edhe me lehtesi ne jeten e perditshme dhe lumturine e vete njeriut, mbasi i vazhdon detyrat qe ka ne c'do fushe te jetes jo ne nje menyre zvaritese, biles ky eshte nje nga mjetet i cili ndihmon ne qenien e ndjenjes se lumturise kur c'do gje eshte i pajtushem me ato qe kerkon ne jete.


U ngaterrova ne kete citim. Nuk gjej dot se cfare ke dashur te thuash.

Nqs pasojat etike ose te morlashme jane gjithmone te bera me llogjike dhe te pandryshushme atehere kjo eshte nje mjet edhe me i mire i cili i sjell nje lehtesi jetes se vetvetes ashtu si dhe atyre qe te rrethojne, pra ndihmon ne ate pjese te lumturise!

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Konsekuencializmi etik-Lumturia

Post  *Anxhi* on Sat Jan 31, 2009 3:20 pm

AuLoNa wrote:Nqs pasojat etike ose te morlashme jane gjithmone te bera me llogjike dhe te pandryshushme atehere kjo eshte nje mjet edhe me i mire i cili i sjell nje lehtesi jetes se vetvetes ashtu si dhe atyre qe te rrethojne, pra ndihmon ne ate pjese te lumturise!

Jane disa ceshtje ne nje fjali qe nuk kane shume lidhje me njeri tjetrin per mendimin tim. Megjithate le t'i shohim vec e vec.

1- Cfare eshte nje pasoje etike? Po nje pasoje e moralshme?
2- C'eshte te berit e nje pasoje me llogjike ? (kete s'e kuptova fare te them te drejten)
3- c'eshte te berit e nje pasoje te pandryshueshme?
4- Ceshte mjeti qe lind nga te berit e nje pasoje etike apo te moralshme me llogjike?
5- Si linden lumturia nga mjeti qe perftohet nga lindja e te berit te nje pasoje etike apo te moralshme me llogjike?

Me ilumino te lutem pasi ketu kam humbur totalisht Sad

*Anxhi*
No rank
No rank

Female
Number of posts : 116
Registration date : 2009-01-27
Points : 0
Reputation : 2

Back to top Go down

Re: Konsekuencializmi etik-Lumturia

Post  AuLoNa on Sat Jan 31, 2009 4:05 pm

*Anxhi* wrote:

Jane disa ceshtje ne nje fjali qe nuk kane shume lidhje me njeri tjetrin per mendimin tim. Megjithate le t'i shohim vec e vec.
1- Cfare eshte nje pasoje etike? Po nje pasoje e moralshme?

Nqs perdorim etik dhe e moralshme kane pothuajse nje kuptim, biles duhet te perdorim vetem fjalen e moralshme, mbasi etik eshte nje anglishte e shqiptarizuar.

Pasoje e moralshme jane ato qe si ne njerezit sillemi apo drejtojme apo administrojme c'do aspekt te jetes tone.
Sa me moral te ndergjegjshem dhe sa me te qendrushem ta kesh ate ne vazhdimesi, aq me te lehte e ben aspektet e jetes tende, te ndiesh ate pjese te lumturise.

2- C'eshte te berit e nje pasoje me llogjike ? (kete s'e kuptova fare te them te drejten)

Nqs njerezit nuk perdorin llogjiken ne vendimet e marra ne jeten e tyre, por i bejne vetem institktivisht atehere, do te presesh te njetat pasoja bazuar ne keto vendime te marra.

3- c'eshte te berit e nje pasoje te pandryshueshme?

Mund te themi e pandryshushme, vazhdushme ose qendrushme. (Psh, nje pune e mire e vazhdushme apo e pandryshuar te sjell rezultate me te mira, sesa nje pune e cila e ben me intervale lart posht).

4- Ceshte mjeti qe lind nga te berit e nje pasoje etike apo te moralshme me llogjike?

Mjet perdoret me teper si nje krahasim. Nqs morali dhe llogjika perdoret ashtu sic duhet atehere keto veti ose vyrtyte sherbejne me mire.
(Psh, nqs ne nje makineri ke vendosur mjet ose instrumentat e duhur atehere kjo makineri do te do te punoj me mire.

5- Si linden lumturia nga mjeti qe perfitohet nga lindja e te berit te nje pasoje etike apo te moralshme me llogjike?

Me ilumino te lutem pasi ketu kam humbur totalisht Sad

Lumturia sic te thashe qe eshte nje ndjenje e cila ndryshon me ne dhe me kohen, por nqs mundohesh te kesh nje qendrueshmeri apo vazhdimesi te moralit dhe menyres se jetes tende, atehere mund te kapesh nje pjese te kesaj lumturie.
Asnje nuk mund te kap nje lumturi 100% mbasi sic thashe forcat e jetes nuk e lejojne ate!


Last edited by AuLoNa on Sat Jan 31, 2009 5:18 pm; edited 1 time in total

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Konsekuencializmi etik-Lumturia

Post  *Anxhi* on Sat Jan 31, 2009 4:39 pm

Nqs perdorim etik dhe e moralshme kane pothuajse nje kuptim, biles duhet te perdorim vetem fjalen e moralshme, mbasi etik eshte nje anglishte e shqiptarizuar.

Etik dhe e moralshme nuk jane aspak e njejta gje e nderuar Aulona

Etik eshte nje mbiemer i perdorur ne gjuhen shqipe qe ka te beje me shkencen etike apo te edukimit etik. Pra eshte nje norme, bindje etj. I/e moralshem eshte gjithashtu mbiemer qe behet sipas parimeve dhe normave te moralit, moral ky i pranuar nga shoqeria. Nese etik eshte nje anglishte e shqiperuar jam e bindur se do i futesh linguistet e forumit ne nje debat se nga e ka prejardhjen kjo fjale Very Happy

Pasoje e moralshme jane ato qe si ne njerezit sillemi apo drejtojme apo administrojme c'do aspekt te jetes tone.


Keto jane veprime dhe jo pasoja. Aq me pak te moralshme.

Sa me moral te ndergjegjshem dhe sa me te qendrushem ta kesh ate ne vazhdimesi, aq me te lehte e ben aspektet e jetes tende, te ndiesh ate pjese te lumturise.

Morali eshte caktuar nga shoqeria. Pra cfare eshte e moralshme ne nje shoqeri nuk eshte e moralshme per nje shoqeri tjeter. Lumturia nuk ka te beje aspak me moralin. U solle sipas normave te shoqerise edhe cfare? Mos valle do ndihesh i lumtur?

Nqs njerezit nuk perdorin llogjiken ne vendimet e marra ne jeten e tyre, por i bejne vetem institktivisht atehere, do te presesh te njetat pasoja bazuar ne keto vendime te marra.

Ky eshte veprim/vendim i llogjikshem, por aspak i moralshem dhe etik me llogjike. Jo cdo lloj vendimi qe merret ne menyre te llogjikshme ka pasoje te pritshme pozitive.

Mund te themi e pansrydhushme, vazhdushme ose qendrushme.

Nuk e kuptova fjaline.

Mjet perdoret me teper si nje krahasim. Nqs morali dhe llogjika perdoret ashtu sic duhet atehere keto veti ose vyrtyte sherbejne me mire.
(Psh, nqs ne nje makineri ke vendosur mjet ose instrumentat e duhur atehere kjo makineri do te do te punoj me mire.

E pakuptueshme. Fjali pa definicion dhe thelb.

Lumturia sic te thashe qe eshte nje ndjenje e cila ndryshon me ne dhe me kohen, por nqs mundohesh te kesh nje qendrueshmeri apo vazhdimesi te moralit dhe menyres se jetes tende, atehere mund te kapesh nje pjese te kesaj lumturie.
Asnje nuk mund te kap nje lumturi 100% mbasi sic thashe forcat e jetes nuk e lejojne ate!

E pamundur!

*Anxhi*
No rank
No rank

Female
Number of posts : 116
Registration date : 2009-01-27
Points : 0
Reputation : 2

Back to top Go down

Re: Konsekuencializmi etik-Lumturia

Post  AuLoNa on Sat Jan 31, 2009 5:13 pm

*Anxhi* wrote:
Etik dhe e moralshme nuk jane aspak e njejta gje e nderuar Aulona

Etik eshte nje mbiemer i perdorur ne gjuhen shqipe qe ka te beje me shkencen etike apo te edukimit etik. Pra eshte nje norme, bindje etj. I/e moralshem eshte gjithashtu mbiemer qe behet sipas parimeve dhe normave te moralit, moral ky i pranuar nga shoqeria. Nese etik eshte nje anglishte e shqiperuar jam e bindur se do i futesh linguistet e forumit ne nje debat se nga e ka prejardhjen kjo fjale Very Happy

Edhe nqs keta dy mbiemra kane nje kuptim te ndryshem nje ne shkence dhe tjetri ne parime, ne te dyja aspektet perdoren normat.
Kur flasim per dicka si Lumturine aty nuk mund te perdoresh terma shkencore mbasi Lumturia nuk vjen si perdorim i normave shkencore, por e atyre parimeve njerezore.

Po ti futesh linguistikes gjen shume gjera, ne po themi me disa fjale te cilat nuk kane qene dhe aq shume te perdorshme sa tani!


Keto jane veprime dhe jo pasoja. Aq me pak te moralshme.

Nuk mund te harrojme qe veprimet qe ne bejme sjellin pasjoa te mira apo te keqija.


Morali eshte caktuar nga shoqeria. Pra cfare eshte e moralshme ne nje shoqeri nuk eshte e moralshme per nje shoqeri tjeter. Lumturia nuk ka te beje aspak me moralin. U solle sipas normave te shoqerise edhe cfare? Mos valle do ndihesh i lumtur?

Morali ne fillim mesohet nga familja, pastaj shoqeria e cila je ne kontakt. Dikush mund te vazhdoj me moralet qe eshte rritur vetem ne familje, ose te adoptoj edhe morale te cilat ne shoqerine qe ai/ajo jeton dhe mund ti balancoj ato. Midis te tjerave morali i njeriut merr forme gjithashtu me c'fare meson ne jete. Ky moral i gdhendur mire apo keq ndihmon ne ate pjese te lumturise qe ti mund te gezosh.

Ky eshte veprim/vendim i llogjikshem, por aspak i moralshem dhe etik me llogjike. Jo cdo lloj vendimi qe merret ne menyre te llogjikshme ka pasoje te pritshme pozitive.

Nqs ben nje veprim/vendim te llogjikshem apo jo, i ben ato sipas moralit qe ti je ritur apo ke fituar!
Ketu duke pasur parasysh gjithmone qe po flasim per lumturine e te rriturve, dhe jo ate te femijeve qe nuk i kuptojne forcat e jetes akoma.

Mund te themi e pandryshushme, vazhdushme ose qendrushme.

Nuk e kuptova fjaline.

Consistent!
Gabim autografik.

E pakuptueshme. Fjali pa definicion dhe thelb.

Nqs morali dhe llogjika perdoret ashtu sic duhet ti sherbej nje njeriu ne jeten e tyre te perditshme, atehere ja ben jeten edhe me pak te komplikuar dhe mundohesh te ndiesh ate lumturine e kesaj pjese.


E pamundur!

Kjo pa diskutim varet nga c'do individual.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Konsekuencializmi etik-Lumturia

Post  ABC on Sun Feb 01, 2009 3:12 pm

*Anxhi* wrote:
ABC wrote:
Cdo njeri duhet te rrahe qe te clirohet prej dhimbjes dhe makthit

Nese kjo arrihet nga te gjithe, Toka nuk do te ishte Toke por EDEN.

ABC mireseerdhe ne forum. Mbase mund te jete keshtu si thua ti Smile Por po ta marresh holle holle, lumturia nuk eshte e vetmja 'mungese' per njerezit ne toke. Pershendetje!

Sigurisht por cdo gje fillon me hapa te ngadalte per te vazhduar me hapa madhore.

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Konsekuencializmi etik-Lumturia

Post  Sponsored content Today at 10:25 am


Sponsored content


Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum