Albania News Thread! Discuss

Page 1 of 2 1, 2  Next

View previous topic View next topic Go down

Albania News Thread! Discuss

Post  AuLoNa on Tue Jan 27, 2009 8:13 pm

Strazburg, KE "ngrin" votën e delegacionit shqiptar

http://www.balkanweb.com/sitev4/newsadmin/video1.php?id=32704

PSD: Berisha po futet në zgjedhje me institucione të kërcënuara

http://www.balkanweb.com/sitev4/video1/DIANA/index_video.htm

Mustafaj: Topalli ka thyer 2 herë kompetencat e saj

http://www.balkanweb.com/sitev4/video1/MUSTAFAJ/index_video.htm

Shqipëria pa votë në KE, PS: Njollë e Berishës dhe Topallit

http://www.balkanweb.com/sitev4/video1/MIMI/index_video.htm

PS, Leskaj reagon për zëvendësimin e Biberajt

http://www.balkanweb.com/sitev4/video1/LESKAJ_3/index_video.htm

http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php


^^^Watch the linked videos.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Strasburgu “shkrin” Shqiperine

Post  AuLoNa on Tue Jan 27, 2009 10:19 pm

Gjate mbledhjes se pare te Asamblese Parlamentare me 26 janar, fuqia e delegacionit shqiptar u kontestua nga pjesemarresit.

Te pranishem ishin Aleksander Biberaj dhe Ilir Rusmali. Ne te bente pjese edhe Arenca Trashani e PD, e mandatuar nga Parlamenti si anetare zevendesuese. Wink

Duke iu referuar heqjes se parakohshme te Biberaj, Matias Eorsi, delegati i Hungarise u shpreh: “Ne kemi arsye te mendojme se nje nga anetaret e asamblese shqiptare eshte shkarkuar ne kundershtim me rregullat qe jane ne fuqi. Komiteti i rregullores se asamblese do pergatise nje raport mbi kete ceshtje dhe nje vendim perfundimtar do te merret gjate seances se ardhshme, qe i bie diten e enjte”.

Deri atehere delegacioni i ri shqiptar mund te vendoset ne menyre te perkohshme ne Asamble. Ai mund te ruaje te drejten e votes dhe te fjales, por nuk mund te marre pjese ne asnje votim qe shkon mbi fuqite qe ky delegacion ka.

Gjate mbledhjes Asambleja ka votuar dhe rizgjedhur Lui Maria de Puig si president, si dhe zevendespresidentin.


Ehhh sa bukur, ne me mire le te na heqin nga KE, pa le te na heqin nga c'do organizate qe na con perpara drejt Evropes.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

“Ligji i Dosjeve”, rindizen debatet një ditë para hyrjes në fuqi

Post  AuLoNa on Wed Jan 28, 2009 2:19 pm

http://www.balkanweb.com/sitev4/newsadmin/video1.php?id=32838

^^^watch video


• “Ligji i Dosjeve” rindez politikën dhe sjell sërish reagimin e shqetësuar të ndërkombëtarëve vetëm një ditë para hyrjes në fuqi të tij. Në një deklaratë publike presidenca e BE ka reaguar e shqetësuar se për disa aspekte në procedurën dhe përmbajtjen e ligjit. BE paralajmëron se do kërkojë takim me qeverinë shqiptare për të bërë të njohur qëndrimin e saj. Ka reaguar menjëherë opozita, e cila e ka cilësuar deklaratën e sotme të BE-së shansin e fundit të Berishës.RAMA PER LIGJIN E DOSJEVE
OSBE REAGON PER LIGJIN E DOSJEVE Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Ligji shumë i debatuar i “Dosjeve” që pritet të hyjë zyrtarisht nesër në fuqi
rindez sërish politikën shqiptare dhe reagimin shqetësues të ndërkombëtarëve për një ligj të cilësuar sipas tyre qartazi si antikushtetues.
Në një deklaratë publike presidenca e Bashkimit Evropian shpreh shqetësimin për disa aspekte në procedurën dhe përmbajten e ligjit. Edhe njëher Bashkimi Europian këmbëngul se përsa i përket çështjeve të tjera me rëndësi në Shqipëri janë dialogu politik në spektrin politik dhe sistemi gjyqësor. Shqetësimet e vazhdueshme të këtij organizmi detyrojnë presidencën e BE-së që të kërkojë edhe takim me qeverinë për të bërë të qartë pozicionin e saj lidhur me këtë -citohet fjalë për fjalë nga deklarata sotme.
Deklarata vijon më tej, ku theksohet se Bashkimi Evropian i kushton një rëndësi të madhe dialogut politik përgjatë spektrit politik. “Ky është një nga kriteret politike me rëndësi thelbësore për pranimin në BE”, citohet në deklaratë.
Bashkimi Europian kërkon gjithashtu që ti kushtohet rëndësi sistemit gjyqësor. “Në të njëjtën mënyrë, ne i kushtojmë një rëndësi të madhe një gjygjësori mirë-funksionues dhe politikisht të pavarur”.

Pas kësaj deklarate ka qenë i menjëhershëm reagimi i opozitës. Ku Kryesocialisti Edi Rama tha se deklarata e sotme e Bashkimit Europian është shansi i fundit që ky organizëm i jep Berishës.

Më tej Rama bëri thirrje se nuk duhet të mos vonohet më integrimi në Bashkimin Evropian i Shqipërisë. Ai i quajti veprimet dhe reagimet e deritanishme të Berishës si provinciale.

Në fakt ky ligj shënon rekordin e kontestimeve si nga ndërkombëtarët edhe nga opozita. Më 23 dhjetor sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës Terri Dejvis e pak minuta pas tij edhe ambasadori Amerikan në Tiranë John Withers në emër të qeverisë amerikane shprehen shqetësimin për këtë ligj, duke deklaruar se ligji është shumë i ashpër dhe jo demokratik. Disa herë ata bënë thirrje për dialog lidhur me draftin, i cili mori votat e deputetëve të maxhorancës në seancën e Kuvendit të 22 dhjetorit.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Shuplake “ceke” per ligjin “cek”

Post  AuLoNa on Wed Jan 28, 2009 3:10 pm

http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=3245

^^^watch video

Dyzet e tete ore para afatit per hyrjen ne fuqi te ligjit te Lustracionit, presidenca e Bashkimit Europian, e drejtuar nga Cekia, ka bere reagimin e pare zyrtar te saj per ligjin e miratuar 5 jave me pare ne Parlament, vetem me votat e maxhorances.

Megjithese me nje reagim te vonuar, karakteristike kjo per burokracine e Brukselit, presidenca e Bashkimit Europian, ka shperndare nje deklarate, e cila, edhe pse shume e shkurter, reflekton tone te forta kundershtuese per ligjin e Lustracionit. Nje ligj, qe sipas perkufizimit te kryeministrit Berisha, eshte model i ngjashem me ligjin cek te Lustracionit.


Por ne kater pikat e deklarates se presidences ceke, theksohet se pari se, dialogu politik eshte i nje rendesie te jashtezakonshme per Bashkimin Europian dhe se dialogu politik eshte nje nga kriteret per pranimin ne BE. Nje fjali kjo qe fare mire mund te perkthehet si nje argument i Brukselit kunder ligjit te Lustracionit, per te cilin mungoi konsensusi i opozites si dhe nje shuplake e forte ndaj menyres se si nismat ligjore qe kane nevoje per konsensus, kalohen nga shumica aktuale me forcen e kartonit te votave.

Pika e dyte e deklarates se presidences ceke i kushtohet sistemit te drejtesise, duke theksuar se Bashkimi Europian i kushton te njejten rendesi te madhe mirefunksionimit dhe pavaresise se gjyqesorit nga politika. Duke theksuar kete fakt, Bashkimi Europian duket se i eshte bashkuar shqetesimit te ngritur nga opozita dhe faktoreve te tjere nderkombetare per ligjin e Lustracionit, i cili perjashton nga detyra te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret qe kane marre pjese ne gjyqe politike dhe faktit se disa prej tyre, jane sot hetues apo gjykates ne disa prej proceseve te ndjeshme gjyqesore.

Se treti, presidenca ceke atakon drejtpersedrejti ligjin e Lustracionit kur thote se ligji ngre shqetesime per aspekte te caktuara te tij, qe lidhen si me proceduren edhe me permbajtjen e tij.

Dhe se fundi, ne deklaraten zyrtare, presidenca ceke thote ate qe asnje prej insitucioneve te tjera nderkombetare nuk e ka shprehur deri tani. Se Bashkimi Europian do te takohet me qeverine per te bere te qarte pozicionin ne lidhje me ligjin e Lustracionit. Ndoshta per te bere ate, qe deri me sot nuk e ka bere as opozita; per te nisur aksionin per kthimin mbrapsht ose rishikimin e ketij ligji, nder me te debatueshmit ne historine e parlamentarizmit shqiptar.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Albania News Thread! Discuss

Post  AuLoNa on Wed Jan 28, 2009 5:12 pm

Biberaj: Topalli mashtroi për takimin me Hilari Klinton

http://www.balkanweb.com/sitev4/newsadmin/video1.php?id=32796

^^^shiko video

Ja pse po hiqet Biberaj nga detyra qe i ben vendit tone ne bote, per arsye proviciale dhe private se i nxorri fytyren genjeshtares.

I ftuar në emisionin e televizionit “NEWS24 “5 Pyetje nga Babaramo”, Aleksander Biberaj akuzoi kryetaren e Kuvendit, Topalli se ka mashtruar publikun përsa i përket takimit me Sekretaren e Shtetit Amerikan, në Washington.
INTERVISTA Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-Ish kryetari i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Europian, Aleksandër Biberaj sulmon kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe institucionin që ajo drejton për mashtrim të publikut.

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në tv NEWS24, Aleksandër Biberaj akuzoi zonjën Topalli se ka mashtruar përsa i përket takimit me sekretaren e Shtetit Amerikan. Në deklaratën e tij Biberaj i referohet informacionit të servirur nga Kuvendi për takimin që Topalli kishte pasur me zonjen Hilari Klinton gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të SHBA-së Barak Obama në Ëashington, një javë më parë. Sipas deputetit demokrat fotoja në ëebsajtin e parlamentit i përket një takimi të vitit 2006.

“Për ftesën e zonjës Topalli jam njohur përmes medias për pjesëmarrjen e saj në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të SHBA-së, Barak Obama. Por unë mendoj se duhet të jemi të gjithë serioz edhe korrekt në lidhje me marrëdhëniet publike, dhe sidomos kur bëhet fjalë për nivele politike dhe diplomatike të niveleve të tilla, që kanë të bëjnë me Sekretaren e Shtetit Amerikan. Dhe nuk është mirë që të mashtrohet publiku me fotografi të vitit 2006. Nuk është mirë që ne të bëjmë një prezantim të tillë që një takim i vitit 2006 të lancohet si takim i vitit 2009” – deklaroi Biberaj- duke shtuar se verifikimi i thënieve të tij mund të bëhet në websajt.

“Sot ekziston mundësia e verifikimit të informacioneve pasi gjithçka është në websajt. Pastaj unë kam pasur kontakte të vazhdueshme me stafin e zotit Barak Obama, që prej fushatës elektorale. Di si funksionon mekanizmi i ftesave. Prandaj kam një informacion të plotë”

Gjatë intervistës Biberaj tha se ende nuk kishte marrë një komunikim zyrtar për shkarkimin e tij nga detyra, dhe e cilëson situatën “si një prapaskenë aspak të ndershme”. Ish zv presidenti i Asamblesë Parlamentare në KE shpjegoi dhe pozicionin aktual të delegacionit tonë në këtë organizëm, ku shqiptarët kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhje dhe të votojnë për çështje të ndryshme, por jo për çështjen e kredencialeve të tyre”.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

“Dosjet” shkojne ne Kushtetuese

Post  AuLoNa on Fri Jan 30, 2009 12:38 pm

http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=3296
^^^watch video

Partia Socialiste dorezoi ne Gjykaten Kushtetuese ne emer te me shume se 35 deputeteve opozitar, anikimimin per ligjin e pastertise se figures se zyrtareve te larte, i cili hyri ne fuqi, pikerisht ne momentin e dorezimit te ketij ankimimi. (UPDATE)

Ligji sipas opozites bie ndesh me 28 nene te kushtetutes dhe argumenti ligjor i opozites eshte rreth 25 faqe dhe rendit si pike te pare pezullimin e ketij ligji. Vendosmerise se maxhorances per zbatimin e ketij ligji, duke ngritur Komisionin e Verifikimit dhe plotesimin e vendeve bosh te opozites me pjestare nga shoqeria civile, sekretari per ceshtjet ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj i jep kete pergjigje.

“Reflektimi me i mire i maxhorances eshte te heshte dhe te prese vendimin e Gjykates Kushtetuese. Kjo arrogance e kesaj maxhorance eshte e patolerueshme dhe e pafalshme, sepse eshte me pasoje per fatet e integrimit te Shqiperise”, u shpreh Xhafaj.

Lidhur me argumentin tjeter te maxhorances se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shqyrtoje ligjin e dosjeve pasi anetare te saj kane konflikt interesi dhe jane perfshire ne dhenie denimesh te padrejta ne kohen e regjimit komunist, zoti Xhafaj sjell kete kunderargument.

Deputetet opozitar kane perfshire ne kerkesen e tyre ankimuese ne Gjykaten Kushtetuese edhe precedentet e krijuar ne keto 18 vjet, kur kjo gjykate ka qene e perfshire si subjekt i ligjit qe ka shqyrtuar.

Si te tille PS, rendit vendimin e janarit te 1996-es, kur kjo gjykate shqyrtoi ceshtjen me objekt kushtetutshmerine e ligjit te 22 shtatorit 95 per genocid dhe krimet kunder njerezimit kryer gjate sundimit komunist per motive politike ideologjike dhe fetare, apo kur ne dhjetor te 97-es ka shqyrtuar kushtetutshmerine e nje neni te ligjit per dispozitat kryesore kushtetuese qe bente fjale per ceshtjen e kryerjes se rrotacionit te vete Gjykates Kushtetuese.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Rruga Durres-Morine

Post  AuLoNa on Fri Jan 30, 2009 1:01 pm

http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=3290

Perplasje fizike mes policise dhe banoreve per shpronesimet

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

NATO presion Sllovenisë për Shqipërinë e Kroacinë

Post  AuLoNa on Sun Feb 01, 2009 3:11 pm

http://www.balkanweb.com/sitev4/newsadmin/video1.php?id=33020

^^^watch video

Shtyrja qe iu be ne parlamentin slloven protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë e Kroacisë në NATO ka vënë në alarm Aleancën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Shefer, ka thirrur për bisedime, Ministren e Mbrojtjes së Sllovenisë Version multimedial i ketij lajmi

BRUKSEL-NATO shpreson se Sllovenia do të bëjë lëvizjet e duhura politike për të ratifikuar në parlamentin e saj anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, ka thirrur në Bruksel për bisedime, Ministren e Mbrojtjes së Sllovenisë, Ljubica Jelusiç.
Burimet zyrtare nga qeveria sllovene, kanë pohuar se takimi erdhi pasi Parlamenti në këtë vend, nuk miratoi Protokollin për anëtarësim të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO para Samitit të pritshëm në Prill të këtij viti.
Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve sllovene, STA, pas takimit me Shefer, Jelusiç u shpreh se javën e ardhshme, janë në pritje disa lëvizje politike që siç shpreson ajo, do të mund të pasonin me mbajtjen e një seance parlamentare dhe shqyrtimin e miratimit të Protokollit për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Ministrja sllovene këto komente i bëri pas takimit që zhvilloi në Bruksel me z.Shefer. Por ministrja Jelusiç nuk përjashtoi edhe një referendum për këtë çështje, pas kontestit kufitar që ka Sllovenia me Kroacinë.
“Nëse puna shkon deri tek organizimi i referendumit, të gjitha afatet do të tejkalohen. Shpresoj që të mos vijë puna deri tek referendumi, por edhe nëse zhvillohet, rezultati do të jetë negativ. Në këtë rast, Sllovenia do të jetë e përulur para syve të bashkësisë ndërkombëtare”, ka pohuar Jelusiç.

Nga ana e saj, Aleanca ka shprehur shqetësime që Sllovenia nuk do të arrijë të ratifikojë Protokollin për anëtarësim të dy vendeve ballkanike në NATO para samiti të Prillit dhe para vizitës së parë të presidentit amerikan Barak Obama në Evropë, e pritshme për gjashtëmujorin e parë të vitit që ka hyrë.
Agjencia sllovene STA ka njoftuar se sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jap de Hop Shefer ka shprehur shqetësim për zhvillimet e reja lidhur me veton sllovene për protokollin e anëtarësimit.
Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apaturaj ka theksuar se Shefer vetëm ka pyetur ministren Jelusiç për ratifikimin dhe ajo i ka shpjeguar procedurën se si ecën.
“Por sekretari Shefer asnjëherë nuk do të komentojë proceset e brendshme në një shtet anëtar”, ka sqaruar Apaturaj.

Sllovenia shtyu dy ditë më parë, propozimin në Parlamentin e saj, për të ratifikuar anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë dhe Kroacisë.
Mosmiratimi i Protokollit është bërë për shkak të kontestmit kufitar midis Sllovenisë dhe Kroacisë, si dy ish-republika jugosllave dhe pas konflikteve të ashpra midis pozitës dhe opozitës.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

PS: Papunësi në fshat, qeveria s’ka programe

Post  AuLoNa on Sun Feb 01, 2009 3:17 pm

http://www.balkanweb.com/sitev4/newsadmin/video1.php?id=33030

^^^watch video

Nënsekretari për programin ne PS, Bushati tha se qeveria fsheh papunesine e vertetë në fshat, ndërkohe qe ende nuk ka nje program per ta zbutur problemin. Bushati i është pergjigjur edhe akuzës se LSI, se socialistet kane kopjuar programin e tyre për bujqesine Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-Partia Socialiste denoncoi mungesën e politikave të punësimit sidomos për zonat rurale. Në një komunikim me median Nënsekretari për programin Ervin Bushati tha se qeveria Berisha fsheh papunesine e vertetë në fshat, ndërkohe qe ende nuk ka nje program per ta zbutur kete problem.
”Qeveria fsheh papunësinë e vërtetë në fshat. Papunësia është problemi madhor i shqiptarëve, kjo edhe kur pothuaj gjysma e atyre të aftë për punë kanë emigruar jashtë vendit. Qeveria Berisha nuk ka bërë asgjë për të ulur papunësinë në fshat: Asnjë program a nismë nuk ka ndërmarrë kjo qeveri për të punësuar zonën rurale”.

Bushati theksoi më tej se ndikimi i papunësisë në jetën e familjeve në fshat shkakton një gjendje ekonomike të rënduar dhe probleme sociale nga me dramatiket.
Në emër të partisë ku bën pjesë, Bushati tha se “Partia Socialiste shprehet se është e ndërgjegjshme se sektori bujqësor ka nevoje për politika që të nxisin rritjen e produktivitetit, në mënyrë që ata që figurojnë si të punësuar në këtë sektor të mos jenë të nën-paguar”

Bushati i është pergjigjur edhe akuzës se LSI-se se socialistet kane kopjuar programin e tyre për bujqesine.
“Ne kemi dy vjet që merremi me fshatin dhe Iliri Ka një vit që merret me ne. E gjykojnë vetë njerëzit se kush e ka mendjen tek punët e Shqipërisë e kush e ka mendjen tek punët e shtëpisë!”, ironizoi Bushati.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Albania News Thread! Discuss

Post  AuLoNa on Mon Feb 02, 2009 2:17 pm

AuLoNa wrote:Te marten mbledhja e trete e Keshillit Bashkiak


Buxheti i Tiranes

^^^shiko video
Nje dite para Keshillit Bashkiak ashpersohet debati PS-PD

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

“Financial Times”: Shqipëria në BE,gjatë 2015- 2020

Post  AuLoNa on Wed Feb 04, 2009 1:10 pm

Shqipëria do të mund të antërësohet në BE gjatë periudhës mes viteve 2015-2020. Kështu shkruan gazeta britanike “Financial Times”. Sipas artikullit, bashkë me Shqipërinë do të antarësohen edhe Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Shqipëria do të mund të antërësohet në Bashkimin Evropian gjatë periudhës mes viteve 2015-2020. Kështu shkruan gazeta britanike “Financial Times” në një artikull kushtuar procesit të integrimit të vendeve të ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian. Sipas këtij artikulli, në të njëjtën periudhë me Shqipërinë do të antarësohen edhe Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.
“Në këtë periudhë është ndërprerë thuajse plotësisht procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian , edhe pse recesioni ekonomik aktual dhe problemet e brendshme në Union nuk krijojnë një bazë për të pranuar shtete të reja”, shkruan “Financial Times”. Raporti është i përgjithshëm për të gjitha vendet e rajonit ndërkohë që thuhet se, Kroacia duhet të përfundojë negociatat me Brukselin, Maqedonia duhet të fillojë menjëherë me negociatat për hyrjen në bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja janë gati për të paraqitur kërkesat për anëtarësim.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

NATO, Senati francez ratifikon protokollin

Post  AuLoNa on Wed Feb 04, 2009 2:29 pm

Ashtu sic ishte parashikuar, Senati francez ratifikoi ne seancen e pasdrekes protokollet e anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, duke permbyllur procesin legjislativ francez.

Protokollet do t'i shkojne per firme presidentit Nicolas Sarkozy. Franca behet keshtu vendi i 20-te qe i thote "po" hyrjes se Shqiperise dhe Kroacise ne NATO.

Ministri i Jashtem shqiptar Lulzim Basha, paralajmeroi dje ne nje interviste per Top Channel se, se shpejti do te behet ratifikimi edhe nga Luksemburgu, Holanda dhe vende te tjera.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Albania News Thread! Discuss

Post  AuLoNa on Wed Feb 04, 2009 2:40 pm

AuLoNa wrote:
AuLoNa wrote:Te marten mbledhja e trete e Keshillit Bashkiak


Buxheti i Tiranes

^^^shiko video
Nje dite para Keshillit Bashkiak ashpersohet debati PS-PD


Rama: Buxheti kaloi, celen fondet per qytetaret


http://www.top-channel.tv/new/video.php

haha Veliaj is funny..Very Happy

Nuk e di me c'fare furgoni kane ardhe Berisha dhe Meta ne Tirane, por te zbresin nga furgoni dhe te sillen si kryeqytetare!

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Shqiperia bojkoton Izraelin e kushtezuar nga islamiket!

Post  AuLoNa on Fri Feb 06, 2009 2:49 pm

Shqipëria ka vendosur të bojkotojë produktet dhe kompanite izraelite, duke e vendosur veten në anën e vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike. Vendimi është realizuar nëpërmjet miratimit të një dispozitë të posaçme të marreveshjes qe qeveria shqiptare ka nënshkruar per me Bankën Islamike për Zhvillim, për të marrë një kredi me vlerë 8,6 milionë dinarë islamikë (rreth 13.351 milion dollarë). Fondi do të shkojë si një investim për projektin e zhvillimit të burimeve të ujit dhe të shërbimeve shëndetësore për zonën bregdetare të Orikum, afër Vlorës. Per dhenien e kesaj kredie Banka Islamike ka vendosur nje kusht politik dhe jo financiar i cili eshte bojkoti i Izraelit.

Kusht që Tirana ka pranuar plotësisht. Ne seksionin 2.02 te artikkulit 2 të kësaj marrëveshje të paparë ndonjehere deri me sot, e cila eshte paraqitur ne Parlament per miratim është përcaktuar:" Qeveria respekton rregullat e Organizates se Konferencës Islamike në lidhje me bojkotimin e Izraelit. "
Qëllimi i këtij projekti është që të sigurohet furnizim i panderprere i popullatës me ujë të pijshëm për banorët e Orikum, dhe përmirësimin e kushteve të mjedisit. Kostoja totale është për 16,5 milionë dollarë, të financuar nga Banka Islamike për Zhvillim me 13.351 milion dollarë, dhe qeveria shqiptare me 3116 milion dollarë. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, për një periudhë prej 4 vitesh.


Ky e di qe po i vjen fundi, dhe po mundohet te mar leke nga c'do ane, dhe gjithashtu sic kane thene deri me tani gjithe Evropa edhe Amerika qe Shqiperia po ben hapa mbas e jo para. Mos te kujtojne disa sepse po ben disa fotografi me ta ketu ne Amerike keta nuk ja mbajne ato qe bene ne dhmballe, se Amerikanet te lene e ben injorancira qe te te shikojne se c'fare malli je, dhe pastaj me ato mjetet e tyre te tregojne rrugen.

Megjithate sic e kam thene, pervec Skenderbeut dhe Ismail Qemalit me vone, ne nuk kemi pasur te tjere udheheqes me nje dashuri shpirterore per vendin e tyre, dhe kjo pikerisht ka qene tragjedia me e madhe e popullit tone ne kohera.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Slovenia Ratifies Albania, Croatia NATO accords

Post  AuLoNa on Mon Feb 09, 2009 3:24 pm

Slovenia's parliament ratified the NATO accession of Albania and Croatia on Monday, paving the way for the alliance’s enlargement in the Balkans.

NATO issued invitations to Albania and Croatia last year in its Bucharest summit. All member states have to ratify the protocol before those two countries can be considered as full NATO members. Although the process normally takes more than 18 months, NATO member states were pushed to speed up the process so the upcoming summit in beginning of April would have he inclusion of the two new member states as a highlight.

Slovenia’s ratification was the one keeping NATO officials on their toes. The border dispute with Croatia has already posed big problems in Zagreb’s path towards European Union membership, with Slovenia blocking Croatia's EU accession talks in December. Many in NATO feared that Slovenia might do the same for Croatia’s membership in NATO, leaving both Albania and Croatia out and overshadowing the summit marking the 60-th anniversary of the alliance.

The protocol for Albania was backed unanimously in the Slovenian parliament. Croatia's passed by a large majority although nationalist parties called for a boycott.

Slovenian Prime Minister Borut Pahor said before Monday's vote that the NATO membership issue was different from the EU accession process.

"Slovenia's national interests are not endangered by the debate on Croatia's accession to NATO," he told deputies and urged them to back the ratification.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Cameria Memorial per camet ne Greqi

Post  AuLoNa on Mon Feb 09, 2009 4:21 pm

AuLoNa wrote:


^^^watch video

There has been another news about this issue, where the Greek government had put a time limit for all the Albanians who have documents to go and claim their properties in Greece. The problem here stands, that the Greek embassy is not giving the visas, and our government is not helping these people who are voicing their concerns with quick entrance to the Greek soil. This is not an issue that really concerns Greece, this is an issue that our government should do the impossible to help our citizens who have property in Greece to enter ASAP, but we know it won't happen!




Reagon shoqata ne diten e vizites se Bakojanis

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

NATO, mbyllet procesi i ratifikimeve, Greqia "pro" Shqipërisë në Aleancë

Post  Hëna on Tue Feb 17, 2009 10:07 pm

Parlamenti Grek i ka dhënë fund procesit të ratifikimeve të protokollit të NATO-s për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e Madhe. Greqia ka qenë shteti i fundit anëtar i NATO-s që i ka dhënë aprovimin protokollit,të votuar me shumicë votash nga parlamenti helen. Kështu protokolli është nënshkruar nga 26 vendet anëtare të Aleancës së Madhe të Atlantikut të Veriut, duke i hapur rrugë anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë.


ATHINE- Është mbyllur procesi i ratifikimit të protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, pasi edhe shteti i fundit Greqia ka votuar pro këtij protokolli. Kështu i hapet rrugë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në NATO, pikërisht në samitin e afërt të muajit prill që do të zhvillojë punimet në Strasburg.

Para Greqisë, ishte senati i Holandës që ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqiperisë në NATO. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka përshëndetur vendimet e datës 17 shkurt 2009, të senatit të Holandës dhe parlamentit grek.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson gjithashtu se, periudha e shkurtër - vetëm disa mujore, gjatë së cilës u realizuan të gjitha ratifikimet, është një shprehje tjetër e mbështetjes së vazhdueshme dhe të pakursyer që vendet anëtare të NATO-s i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit Euroatlantik.

Pas përfundimit të këtij procesi, pritet që në samitin e muajit prill të krerëve të vendeve të NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia të bëhen anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Madhe të Atlantikut të Veriut.

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: Albania News Thread! Discuss

Post  Hëna on Wed Feb 18, 2009 5:29 pm


Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: Albania News Thread! Discuss

Post  AuLoNa on Wed Feb 18, 2009 9:38 pm




I would vote for Spartak Ngjela hands down.
He is simply the best so far from all politicians.
Smart, knowledgeable, funny, modest, and straightforward, would beat to heck out of Bollano tongue , just what we really need in our politics. Very Happy

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Albania News Thread! Discuss

Post  Hëna on Sat Feb 21, 2009 6:42 pm





Në më pak se 2 muaj para Samitit të NATO-s, SHBA japin garanci së Shqipëria do të bëhet pjesë e saj me të drejta dhe privilegje të barabarta. Deklarata e Ambasadorit Withers ka synuar të japë garanci kur procesi po vështirësohet nga Sllovenia. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Pavarësisht shqetësimeve të linura në lidershipin e NATO-s për anëtarësimet e reja në samitin e prillit për shkak të Kroacisë, Ambasadori amerikan në Tiranë, Withers ka deklaruar fare qartë se Shqipëria do të bëhet pjesë e Aleancës. I ndodhur në një tryezë me politikanë të majtë e të djathtë, Ëithers ka përsëritur dy herë si për të dhënë garanci se në më pak se dy muaj, Shqipëria do të jetë pjesë e NATO-s me të drejta dhe privilegje të barabarta.
Deklarata e Withers vjen pak më shumë se një muaj përpara kohës kur pritet të mbahet dhe samiti i Strazburgut kur Shqipëria dhe Kroacia priten të bëhen anëtarë të Aleancës. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s gjatë një takimi në Poloni me ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës ka shprehur shqetësimin për kroacinë pas përpjekjeve në Slloveni për të ndaluar këtë proces.

Opoziat shqiptare përfaqësuar në këtë tryezë nga kryetarja e grupit , Valentina Leskaj e merr të mirëqenë anëtarësimin duke thënë se klasa politike që përfaqëson është e gatshme të kontribuojë në realizimin e reformave që kërkon procesi.
Një proces referendumi në Slloveni do të vinte seriozisht në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në samitin e prillit , pasi të dy vendet janë thirrur bashkarisht për tu bërë anëtarë të aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake.


Great news, now we can concentrate more in our economy, education and infrastructure. Very Happy

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: Albania News Thread! Discuss

Post  Hëna on Mon Feb 23, 2009 2:47 pm




Departamenti amerikan i mbrojtjes i dhuroi pajisje elektronike dhe programe bashkekohore policise shqiptare ne luften kunder krimit.

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: Albania News Thread! Discuss

Post  Hëna on Mon Feb 23, 2009 5:52 pm




Komisioni Europian ka zbehur disi shpresat e Shqiperise, e cila kishte planifikuar te paraqiste zyrtarisht kerkesen per kandidim brenda presidences ceke, pra deri ne fund te qershorit.

Ministri i Jashtem Lulzim Basha e ka diksutuar kete ceshtje ne Bruksel gjate nje takimi me komisionerin per Zgjerimin Oli Rehn.

Por megjithese njoftimi zyrtar i Ministrise se Jashtme nuk jep detaje per kete, zedhenesja e komisionerit Rehn e lidhi ceshtjen e aplikimit te Shqiperise me dy faktore, permbushjen e detyrimeve qe rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim-Asociimit, ku vend kryesor zene kushtet politike dhe me zhvillimin e zgjedhjeve sipas standarteve nderkombetare.

“Qeveria shqiptare ka bere nje zgjedhje te zgjuar qe nuk nxitoi me kerkesen per aplikim per anetaresim per ne Bashkimin Europian. Ne ftojme qeverine qe te koordinoje kete veprim me presidencen, shtetet anetare dhe me Komisionin. Nga ana tjeter, garantimi i pergatitjes dhe zhvillimit te duhur te zgjedhjeve parlamentare te 2009 sipas standarteve nderkombetare perben nje kusht kyc per progresin e metejshem te Shqiperise ne rrugen e saj drejt Bashkimit Europian”, ka deklaruar Kristina Nagi.

Ne takimin mes komisionerit Rehn dhe ministrit te Jashtem eshte diksutuar edhe per ligjin e lustracionit, pezullimi i te cilit nga Gjykata Kushtetuese eshte pershendetur prej Komisionit Europian.

Nje qendrim me te qarte per paraqitjen e kerkeses se Shqiperise per anetaresim, Bashkimi Europian pritet ta mbaje te marten ne mesidte, pas takimit te ministrit Basha me trojken europiane.

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: Albania News Thread! Discuss

Post  Hëna on Tue Feb 24, 2009 3:58 pm



Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e kryesisë së PS, Mimi Kodheli i ka bërë thirrje të gjithë qytetareve pa dallim ngjyrimesh politike që më 15 mars ti bashkohen marshimit në Gërdec me moton "Mos Harro" ndërsa ka përjashtuar nga nisma, LSI. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Me rastin e një vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, Partia Socialiste ka bërë të ditur organizimin e një marshimi masiv në Gërdec dhe Tiranë me moton “Mos Harro”.
Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e kryesisë së PS, Mimi Kodheli i ka bërë thirrje të gjithë qytetareve pa dallim ngjyrimesh politike që më 15 mars ti bashkohen këtij marshimi ndërsa ka përjashtuar nga nisma, Lëvizjen Socialiste për Integrim duke e cilësuar si patericë të qeverisë Berisha.

“Përvjetori i parë i masakrës shtetërore të Gërdecit, do të jetë dita e kujtesës dhe e protestës qytetare kundër korrupsionit. Kjo nisëm e koalicionit tonë, është e hapur për çdo qytetar përtej të majtës dhe të djathtës dhe nuk do të ketë ngjyrat e partive, por ato të flamurit kombëtar e të flamurit evropian”-ka thënë Kodheli.

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: Albania News Thread! Discuss

Post  Hëna on Tue Feb 24, 2009 4:00 pm



Presidenca ceke e Bashkimit Evropian i ka bere thirrje shqiperise qe te perqendrohet me shume ne ceshtjet e saj te brendshme, si tek zgjedhjet, ligji i lustracionit dhe tek bashkepunimi politik, para se te aplikoje per statusin e kandidatit per ne BE.

Qendrimi iu paraqit ministrit te Jashtem Lulzim Basha ne Bruksel, gjate takimit te radhes te trojkes evropiane.

“Kemi diskutuar per zhvillimet ne Shqiperi, si ndryshimet ne Kushtetute, ligjin e lustracionit, pergatitjet per zgjedhjet parlamentare, duke perfshire reformen e Kodit Elektoral dhe krijimin e rregjistrit civil. Ne theksuam rendesine e bashkepunimit mes spektrit politik, vecanerisht per hartimin e legjislacionit dhe ndertimin e kapaciteteve administrative”, ka deklaruar ministri i Jashtem cek.

Ai ka rikonfirmuar qendrimin e Brukselit se kusht per integrimin e Shqiperise mbeten edhe lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, pavaresia e gjyqesorit, nderkohe qe ka shtuar se per liberalizimin e vizave duhen pasaportat biometrike.

“Persa i perket liberalizimit te vizave, qe eshte nje prioritet per Shqiperine, ne kemi theksuar nevojen e prezantimit te pasaportave biometrike. Per kete ceshtje duhet vemendje ne vazhdim si nga ana politike edhe nga ajo administrative. Se fundi, por jo per nga rendesia, ne kemi konfirmuar perspektiven eruopiane per Shqiperine”, ka shtuar shefi i diplomacise ceke.

Ndersa ministri shqiptar Lulzim Basha ka konfirmuar skepticizmin e deklaruar nje dite me pare nga komisioneri Oli Rehn, per dorezimin e dosjes se kandidimit te Shqiperise brenda presidences ceke, cka koincidon edhe me zgjedhjet e 28 qershorit.

“Ne diskutuam per dy prioritetet me te medha te Shqiperise, aplikimin per ne Bashkimin Europian dhe liberalizimin e vizave. Jam i kenaqur qe ne gjetem mbeshtetje te plote si nga presidenca aktuale, nga presidenca e ardhshme e BE dhe nga Komisioni”, ka pohuar Basha.

Me i rendesishem, ka thene ai, eshte koordinimi me partneret europiane dhe marredheniet e mira si me presidencen ceke, edhe me ate qe do ta pasoje ate.

“Nga kendveshtrimi yne ka shume pak ndryshim nga cfare kemi thene me heret, kur kryeministri ka thene se jemi ne bashkepunim shume te ngushte me presidencen ceke. Sigurisht, ne nuk jemi indiferente per rrethanat ekzistuese ne Bashkimin Europian, si per situaten e brendshme ne BE, per situaten ekonomike dhe disa rrethana te tjera qe kane sjelle hezitime ne Bashkimn Europian. Megjithate, detyra ime sot ketu ishte te informoj homologet per hapat qe Shqiperia ka bere perpara. Me domethenese eshte finalizimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit nga 27 vendet, zbatimi solid i marreveshjes se ndermjetme, stabiliteti politik dhe reformat konsensuale qe kemi ndermarre. Bazuar ne keto te dhena, ne do te vazhdojme bashkepunimin e ngushte me Pragen, me presidencen ceke, per te ndermarre hapin tjeter”, ka shtuar Basha.

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: Albania News Thread! Discuss

Post  Hëna on Wed Feb 25, 2009 1:10 pm



Presidenti i Republikes e vleresoi te arte momentin qe Shqiperia te aplikoje per integrimin e Bashkimit Europian dhe u sugjeroi autoriteteve te bejne vleresime analitike e integruese per te aplikuar gjate presidences ceke.

“Çdo politikan dhe institucion duhet te beje vleresime analitike dhe integrale. Fakti qe ne pas nje muaji jemi anetare me te drejta te plota ne NATO eshte nje shkalle shume e rendesishme dhe e sigurte drejt integrimit ne BE. Gjerat shkojne ne menyre shume te sinkronizuar, vendet e BE jane njekohesisht pjesa me e madhe dhe e vende te NATO-s dhe na kane dhene mbeshtetje te vazhdueshme. Eshte kjo mbeshtetje qe na ben ne optimiste qe pa precizuar vitin, sepse nuk jam une ai qe precizon vitin e futjes ne BE, por duke bere nje analize te logjikshme, une them qe dhe Shqiperia shume shpejt do te jete dhe vendi i BE-se”, u shpreh presidenti Bamir Topi.

Kjo deklarate e presidentit te Republikes u be gjate vizites se tij ne pavionin e krimeve te komunizmit.

Duke e konsideruar modest kete pavioni Topi u shpreh se do te mbeshtese cdo inisiative per te ngritur nje muze per kete periudhe. Nga ana tjeter presidenti beri apel qe jo vetem periudha te perkujtohet por te mbeshteten edhe te pendjekurit politike per t’u integruar ne shoqeri.

"Te gjithe te bejne c’eshte e mundur qe kjo pjese e dhimbshme e historise se Shqiperise. Kjo pjese e historise duhet te jete nje pike referimi qe ngjarje dhe periudha te tilla te mos perseriten me. Duhet te kete nje vleresim jo vetem per periudhen qe kaluan te perndjekurit, por te mbeshtesin integrimin e tyre ne shoqeri", u shpreh Topi.

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: Albania News Thread! Discuss

Post  Sponsored content Today at 7:49 am


Sponsored content


Back to top Go down

Page 1 of 2 1, 2  Next

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum