ÇAMERIA/Thesprotia

Page 2 of 2 Previous  1, 2

View previous topic View next topic Go down

Cameria, Një plagë e hapur e racizmit grek

Post  AuLoNa on Tue Mar 03, 2009 7:44 pm

Cameria, Një plagë e hapur e racizmit grek » Dërguar më: 01/03/2009 - 14:27


Arben LLALLA*

Më 16 tetorin e vitit 2008 sipas mediave Kryeministri i Greqisë Kosta Karamalis vendosi afatin e fundit për hipotekimet nga e para të të gjitha pronave në Greqi. Kjo çështje prek në mënyrë direkte titujt e pronësisë së shqiptarëve dhe të maqedonasve të Egjeut. Bëhet fjalë për pasuritë e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë e patundshme me të ashtuquajturën “sekuestro konservative”, si dhe maqedonasve të Egjeut të cilët janë përzënë gjatë luftës qytetare greke më 1946-1949. Siç dihet çamët ashtu edhe maqedonasit e kanë të ndaluar të kërkojnë të drejtat e tyre që ju takojnë me ligjet ndërkombëtare rikthimin në trojet e tyre dhe kompensimin e pasurive të shfrytëzuara deri më sot nga grekët.

Udhëzimi i miratuar me shpejtësi në këtë fund viti nga qeveria greke me afat deri më 16 tetor për të dorëzuar dokumentet për hipotekimin e pronave nga e para më shumë duket si thikë pas shpine për pengimin e dy vendeve fqinje me Greqinë, Shqipërisë dhe Maqedonisë të cilat varen në një farë mënyre nga firma greke për anëtarësim në BE dhe NATO. Vendimi i qeverisë greke duket tendencioz, duke u nisur nga fakti që shteti grek u ndalon çamëve dhe maqedonasve të Egjeut pajisjen me viza për të hyrë në Greqi dhe kështu nuk do të mund të hipotekojnë pasuritë e tyre.

Një shqiptar dhe maqedonas, të afërmit e të cilit janë dëbuar me dhunë nga trojet e tyre prej qeverisë greke pas Luftës së Dytë Botërore, për të nisë procedurat për kthimin e pronës në Greqi, për të cilën ai pretendon se është pronar i saj, në radhë të parë duhet të hapë një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë të qytetit ku kjo pronë ndodhet e regjistruar. Në mënyrë absurde dhe qesharake, kërkohet që pretenduesi të përfaqësohet nga një avokat, i cili të jetë grek. Në rast se e drejta nuk zgjidhet në Gjykatën e Shkallës së Parë, çështja kalon në Shkallën e Dytë dhe në Gjykatën e Lartë.

Duke ditur pengesat e shumta si burokracitë e ambasadës greke që pengojnë lëshimin e vizave për këtë kategori qytetarësh, zgjatja e proceseve gjyqësore atëherë pasuritë e shqiptarëve dhe maqedonasve u përvetësuan përgjithmonë nga shteti grek pasi nuk u mundën të regjistroheshin në afatin e 16 tetorit 2008. Pra, edhe njëherë Greqia anëtare e Bashkimin Evropian, NATO-s dhe e shumë organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut tregoi se është një shtet që shkel këto të drejta. Historia e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Greqi është e dhimbshme dhe i ka fillimet që në vitet e para të pavarësisë së saj në shekullin e XIX.

Racizmi ndaj minoriteteve në Greqi

Greqia nuk ka pasur mesjetë, rilindje, luftë për rezistencë ndaj pushtuesve osmanë. Ajo gjithnjë është banuar pas rënies së Bizantit nga shqiptarët, hebrenjtë, turqit, romeit(grekët shekujt më parë parapëlqenin të quheshin romei se sa elenas apo grek), serbët, maqedonasit, bullgarët. Të cilët pasi u përzgjodhën formuan shtetin modern grek me një histori mashtruese mitologjike. Fakti që në Greqi flitet nëpër rrethet familjare shqipja, turqishtja, hebraishtja, maqedonishtja, bullgarishtja tregon se ende ka popullsi të pa asimiluar edhe pse shtypja shtetërore ka qenë dhe është e egër.

Hebrenjtë më së shumti kanë jetuar në qytetin e Selanikut ku dikur ndodhej edhe varreza më e madhe e tyre në Evropë me mbi 500 mijë varre, por nga vitet 1930 këtë varrezë grekët e prishën dhe me pllakat e mermerta ndërtuar Universitetin Aristoteli. Pra, atje ku sot mësojnë mijëra të rinj në Selanik kanë qenë varrezat e hebrenjve. Ndërsa shumicën e hebrenjve grekët ua dorëzuan gjermanëve për tu dërguar nëpër kampet izolimit. Nga rreth 56 mijë hebrenj që kishte Selaniku në vitin 1941, kur gjermanët e pushtuan atë, brenda pak muajsh u dërguan për në kampet e përqendrimit 54 050 mijë, pra mbi 96% të popullsisë të këtij minoriteti. Sot komuniteti hebre në Greqi nuk njihet zyrtarisht dhe ka vetëm një varrezë e vogël në Selanik që mirëmbahet nga shteti Izraelit. Minoriteti bullgar dhe serb pothuajse janë përzënë ose asimiluar i tëri në Greqi. Diku nga zona e Seres jetojnë ende disa qindra pleq që e flasin gjuhën bullgare. Në qytetin e Selanikut ndodhet vetëm një varrezë madhështore serbe të cilët janë ushtarët serb të vrarë gjatë luftës Ballkanike.

Greqia minoritetin turk e ka zvogëluar pak nga pak. Turqit që dikur jetonin në Selanik pothuajse janë asimiluar. Ata më shumë bëjnë punë të rëndomta duke shitur me karroca dore çaj, salep dhe gjevrek(kuluri). Këta qytetarë grek me origjinë turke të cilët ruajnë gjuhën e tyre amtare jetojnë në disa kasolle nëpër cepat e rrugëve të lagjeve të vjetra të qyteti. Turqit që jetojnë në Evro-Thraqi njihen si grek të fesë islame dhe jo minoritet turk. Kjo popullsi e fesë islame që vetëquhen turq kanë arritur të përfaqësohet në fillim të viteve 1990 me tre deputetë në Kuvendin e Republikës greke, por këta deputetë gjithnjë janë njohur si myslimanë që përfaqësojnë partitë politike greke.
Vllehët në Greqi janë minoriteti më i përkëdhelur në aspektin e pushtetit, por që nuk u njihen të drejtat gjuhësore dhe kulturore. Ata njihen si vllehët grekë (ellinovllahon). Popullsia vllehe në shumë raste kanë zënë pasuritë e shqiptarëve dhe të maqedonasve pasi këta u përzunë me dhunë nga trojet e tyre.

Dhuna ndaj minoritetit shqiptar 1913-1945.

Me një mjeshtëri raciste shteti grek që nga fundi i vitit 1912 dhe fillimi i vitit 1913 ka ditur të përzërë sistematikisht shqiptarët e Greqisë. Bëhet fjalë në përgjithësi për shqiptarët e fesë islame. Por edhe ata shqiptarë ortodoksë që nuk pranuan të deklaroheshin me kombësi greke u masakruan ose u përzunë nga shtëpitë e tyre për të jetuar në qytetet në thellësi të Greqisë për tu asimiluar më shpejtë. Shqiptarët që u përzunë nga shtëpitë e tyre dhe ishin shtetas grekë në fillim ju hoq shtetësia greke dhe i deklaruan të humbur, njerëz pa adresë. Më tej ju përvetësuan pasuritë dhe ua ndanë të tjerëve. Në një pjesë të mirë të kësaj pasurie u vendosën emigrantët ortodoksë të ardhur nga Azia e vogël. Shqiptarëve që ju janë përvetësuar pasuritë nga shteti grek ndahen në dy kategori:

a). Shqiptarëve që ju përvetësua pasuria pa të drejtë me marrëveshjen e Lozanës si popullsi e shkëmbyeshme islame me ortodoksit.
b). Popullsia shqiptare çame që u quajt nga grekët bashkëpunëtore me pushtuesit gjermanë.

Me dekret ligji të viteve 1923-1932, Greqia përvetësoi të tërë pasuritë e shqiptarëve islamikë me pretekstin e marrëveshjes së Lozanës si popullsi shkëmbyese midis turqve islamikë dhe ortodoksëve grekë. Kjo ide gjente mbështetje në qarkoren e Ministrisë së Bujqësisë Greke, të 1 tetor 1922, e cila urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që “… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë”, (AYE/A/5 (9). (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Në qendrat kryesore të Çamërisë, si në Filat, Paramithi e Margelliç u krijuan enkas zyra për të shtetëzuar pronat e myslimanëve shqiptarë, (Conference de Lausanne sur les Affaires du Prache Orient, 1922-1923).

Në fillim të vitit 1926 në Gjenevë Kryetari i Greqisë Teodoros Pangallos bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve me të cilën Greqia njihte minoritetin shqiptar dhe nuk i quante më shqiptarët muhamedanë që jetonin në territorin e saj si popullsi turke. Ai ndër të tjera deklaroi: “Pavarësia dhe statuskuoja e Shqipërisë përbëjnë interes të madh për Greqinë, sepse politika e saj është bazë për ruajtjen e paqes në Ballkan...
Teza që është mbajtur nga ne deri sot se ortodoksit shqiptar janë grekë është e gabuar dhe e shkelmuar nga të gjithë. Me që ajo ka marrë të tatëpjetën dhe arriti pikën e rraskapitjes, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë vorioepiriote që mëshironin skaje më ekstreme të këtij mendimi të sëmurë”.

Më 18 janar, ambasadori shqiptar në Athinë, Mit’hat Frashëri mori premtimin nga ministri grek i Jashtëm se do të merrej ai personalisht me çështjen e shkëmbimit të çamëve, ndërkohe që vetë z.Pangallos i deklaroi se çamët myslimanë do të përjashtoheshin nga procesi i shkëmbimit. Një muaj më vonë, në shkurt të të njëjtit vit, u shpall dhe zyrtarisht vendimi për përjashtimin e të gjithë shqiptarëve të Epirit nga masa e shkëmbimit të detyruar dhe amnistinë e çamëve që akuzoheshin për kryerjen e propagandës politike, duke i dhënë në këtë mënyrë një zgjidhje përfundimtare çështjes, zgjidhje e cila sigurisht kënaqte në mënyrë absolute palën shqiptare.

Deklarimi i Kryetarit të Republikës Greke gjenerali Teodor Pangallos për të përjashtuar shqiptarët çamë të Epirit nga masa e shkëmbimit midis popullsisë turke myslimane me popullsinë kristiane greke ishte vendimtar për ecurinë e të gjithë çështjeve. Përmbajtja e çështjes u zhvendos nga përcaktimi i prejardhjes dhe identiteti kombëtar të popullsisë myslimane të Epirit dhe nga përfshirja ose jo në masën e shkëmbimit të detyruar, në procesin e përfshirjes së saj në shtetin grek dhe respektin ose jo të të drejtave të saj nga autoritetet greke.

Kështu, nga çështja “greko-turke”, tashmë zhvillohet tema që ka të bëjnë me marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat do të ndikojnë dhe në periudhën e ardhshme në një shkalle shumë të lartë. Prezenca e myslimanëve çamë në Epir përbënte një rast të veçantë dhe një dokument të fortë bisedimesh që synonte të përdorte qeveria shqiptare me qëllim arritjen e një normalizimi të kënaqshëm të synimeve të saj ekonomike për sa i përkiste çështjes së pronave. Por çështja e shqiptarëve në Çamëri nuk do të zgjidhej edhe pse diplomatët dhe politikanët grekë premtonin. Vitet në vazhdim shteti grek në emër të reformës agrare 1925-1927 u ndaloi të gjithë atyre njerëzve që nuk kishin kombësi greke të drejtën e tokës bujqësore. Italianët, francezët, gjermanët, turqit që kishin prona në Greqi u dëmshpërblyen, vetëm shqiptarët nuk u dëmshpërblyen. Pas pak vitesh do të fillonte lufta e dytë botërore. Me kapitullimin e Gjermanisë grekët rinisën masakrat mbi popullsinë shqiptare në Çamëri.


Last edited by AuLoNa on Tue Mar 03, 2009 7:57 pm; edited 1 time in total

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Ndërhyrje te Enver Hoxha

Post  AuLoNa on Tue Mar 03, 2009 7:45 pm

Shqiptarët çam që u përzunë në vitet 1944-1945 shteti grek i quajti bashkëpunëtorë të gjermanëve dhe në mënyrë kolektive u hoqi shtetësinë greke, u përvetësoi dhe pasuritë. Me disa ligje primitive Greqia u mohoi çdo të drejtë njerëzore të gjithë atyre shtetasve grekë që nuk kishin pranuar kombësinë greke të rikthehen ndonjëherë edhe si vizitorë në Greqi. Gjatë luftës qytetare greke për pushtet 1946-1949 midis forcave të djathta dhe komuniste përmenden edhe shqiptarët e Greqisë që ishin përzënë me dhunë në vitin 1945 nga forcat e djathta që udhëhiqeshin nga Napolon Zerva. Nga dokumentet historike veçojmë kërkesat e kryetarit të Qeverisë së Përkohshme Greke, Marko Vafiadhis, i cili i parashtroi midis shumë kërkesave Enver Hoxhës, për të mundësuar që çamët e përzënë të rreshtohen në ushtrinë Demokratike Greke që udhëhiqeshin nga komunistët.

Më 1947 drejtuesit e Ushtrisë Demokratike Greke, pretendonin se do te kishin së shpejti rreth pesëdhjetë mijë (50.000) vetë efektiv luftarak dhe se prespektivat që hapeshin për U. D. G. me gjithë sprovat që kaloi katër muajt e fundit, ishin të mëdha.
Por gjendja ishte e tillë për sa i përket plotësimit me efektivë. Shtabi grek dërgoi Marko Vafiadhin, në Tiranë, të kërkojë nga Enver Hoxha për të dërguar çamë të dëbuar nga Greqia që të luftonin përkrah forcave që udhëhiqeshin nga Partia Komuniste Greke (K.K.E). Enver Hoxha harton një letër dhe ia dërgon Titos, ku e informon rreth çështjes. Në 24.09.194, Marko Vafiadhis vjen në Tiranë me nxitim për mes Korçës si Kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike për të kërkuar ndihmë. Markoja kërkon nga Enver Hoxha që të dërgoje çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, që të luftojnë përkrah kryengritësve greke...

Marko Vafiadhis vjen pa ndonjë lajmërim paraprak në Tiranë. Për këtë arsye Enver Hoxha nuk e takoi, por ngarkon një anëtar nga Byroja Politike për të biseduar me të. Gjatë takimit Marko Vafiadhi i parashtron qeverisë shqiptare disa kërkesa dhe midis tyre i kërkon që të dërgohen 3 deri 4 mijë çamë për Ushtrinë Demokratike Greke nga 18 mijë që jetonin në Shqipëri, të dëbuar prej forcave të Napolon Zervës.
Për sa u përket çamëve, pala shqiptare e konsideronte se nuk mund të përbënin faktor ndihmë. Shqiptarët nga Çamëria nuk donin të shkonin në luftë. Por edhe për ata që do të dëshironin të luftojnë për krah forcave komuniste, ekzistonte rreziku të binin nën ndikimin amerikan. Për këtë çështje u dha përgjigja se: “tash për tash, kjo nuk është e mundur, duke marrë parasysh interesat e Ushtrisë Demokratike Greke, por do të bënin ç’të mundeshin të ndihmonin në kohën e duhur me ato që kishin mundësi...”

Sipas të dhënave politikanët grekë të kohës e pranonin që çamët ishin përzënë nga shtëpitë e tyre në Greqi nga forcat raciste të Napolon Zervës. Në kërkesën e qeverisë demokratike greke pranohet se janë përzënë rreth 18 mijë çamë, por në fakt ky numër ka qenë më i madh. Me rëndësi është se pranohen dëbimet masive. Marko Vafiadhis ishte një politikan me emër, i cili pasi jetoj rreth 23 vite në Bashkimin Sovjetik dhe u kthye në Greqi në vitin 1983. Më 1989-1990 ishte deputet në Kuvendin e Greqisë i partisë së PASOK-ut. Në vitet 1972- 1982 qeveritë greke nxorën ligje që u lejohej çdo shtetasi grek i përzënë të rikthehej dhe të merrte pasurinë ose kompensim. Nga këto ligje për tu rikthyer u përjashtuan shqiptarët çamë edhe maqedonasit e Egjeut pasi ligji përcaktonte se i faluri duhej të kishte kombësinë greke dhe në mërgim të kishte mbajtur qëndrim kombëtar grek.

A ka ende në Çamëri shqiptarë, shtetas të Greqisë?

Mendoj që nuk duhet të lindë pyetja a ka çamë në Çamëri sepse pas masakrave të vitit 19945 shumë familje shqiptare nga Çamëria depërtuan thellë në Greqi për t’i shpëtuat njëherë e përgjithmonë persekutimit shtetëror. Shqiptarë autoktonë që kanë shtetësi greke jo vetëm ka në Çamëri por edhe në të tërë Greqinë.

Gjatë kërkimeve të mia kam takuar disa shtetas grekë që ishin me origjinë shqiptare në Epir. Në qytezën e Konicës, të cilën e kam vizituar disa herë kam takuar grekë me origjinë shqiptare. Mbaj mend se kishte edhe të fesë islame dhe quhej Ibrahim. Ai kishte një kafene në qendër të qytezës dhe gruan e kishte nga Leskoviku i Shqipërisë. Këta grekë me origjinë shqiptare nuk shiheshin mirë me sy nga pushteti vendor. Në vitin 1991 takova në afërsi të Gumenicës një grek që punonte me eskavator dhe më foli në gjuhën shqipe. Gjatë bisedës më deklaroi se prindërit e tij ishin me origjinë shqiptare nga Epiri. Në krahinën e Çamërisë ka shumë grekë që kanë krijuar familje me vajza nga Shqipëria. Shumë prej këtyre grekëve me origjinë shqiptare për ta ruajtur origjinën janë martuar me shqiptare. Fshati Aidonta dikur quhej Ftini dhe ndodhet në Prefekturën e Prevezës së Çamërisë. Nga ky fshat është studiuesi i njohur Nikos Stylos i cili jeton prej shumë vitesh në Gjermani. Ai e pohon origjinën e tij shqiptare dhe e flet shumë mirë gjuhën e mëmës, shqipen. Niko Stylos ka shkruar për racizmin grek ndaj fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare në vitet 1950-1960 dhe ndiqnin shkollën greke. Ai është shprehur për një gazetë shqiptare: “Mësuesi na godiste me shkop, sa herë që flisnim arvanitisht (shqip, shën.A.Llalla), një shkop për një fjalë”.

Gjithnjë prindërit e fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare thirreshin në shkollë nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve të tyre. Ata këshilloheshin që mos të flisnin përpara fëmijëve në gjuhën shqipe, por të bisedonin vetëm greqisht. Edhe pse nën një presion të tillë çamët që u shpëtuan masakrave të ushtrisë së Zervës e ruajtën gjuhën shqipe. Shumica e shqiptarëve nga Çamëria që i përkisnin besimit fetar ortodoks pas përzënies së çamëve të fesë islame u larguan për në qytetet larg krahinës së Çamërisë. Në vitet 1995 në qytetin e Selanikut kam takuar një çam ortodoks që kishte ardhur në Selanik pas viteve 1950 dhe në Shqipëri kishte xhaxhain e tij në qytetin e Elbasanit që i përkiste fesë islame, ndërsa ai vetë ishte konvertuar në ortodoks. Pas viteve 1990 kishin vendosur lidhjet, që shin shkëputur për rreth 40 vite. Në kufirin e Greqisë dhe Shqipërisë gjatë brezit kufitar midis Konicës dhe Leskovikut kam vizituar një Hotel-Restorant, pronarët e të cilit ishin me origjinë shqiptare. Ky Hotel ndodhej në mes të një pylli të dendur dhe ishte i ndërtuar vetëm me dru. Ishte një biznes familjar. Këto janë vetëm disa dëshmi që tregojnë se ende në Çamëri ka shqiptar që u kanë mbijetuar rrebeshëve të kohës me sakrifica të mëdha duke frymuar shqip.

Në përfundim
Greqia duke mohuar ekzistencën e minoriteteve turke, shqiptare, maqedonase, bullgare, hebreje kërkon nga vendet fqinje të plotësojnë kushtet për mbrojtjen e të drejtat e njeriut. Në veçanti të minoritetit grek që jeton në disa fshatra të humbura rrëzë një mali të thatë në Jugun e Shqipërisë si dhe të minoritetit serb në Republikën e Kosovës. Ndërsa vetë shteti që pretendon se ka demokraci që në lashtësi, disa herë ka qenë në qendër të kritikave nga organizatat e ndryshme Ndërkombëtare për shkeljet e të drejtave të njeriut deri në diskriminim racor e fetar. Çështja e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Greqi është në shkallë të ulët për tu zbatuar nga shteti grek. Edhe ato pak organizata joqeveritare greke, që thirren në emër të mbrojtjeve të të drejtave të njeriut nuk janë shumë aktive kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në Greqi që zyrtarisht nuk pranohen nga shteti. Greqia nuk ushtron racizëm shtetëror vetëm ndaj minoriteteve por edhe kundër qytetarëve të saj që i përkasin etnisë greke, e që janë të besimeve fetare jo ortodokse si p.sh të besimit fetar katolik, jakuva, ateist, protestant, hebre, të cilët janë të pakët në numër dhe shtypen brutalisht nga shumica e besimit fetar ortodoks.

Sa për zgjidhjen e çështjes çame mendoj që duhet të përkrahet fort zyrtarisht nga strukturat e shtetit shqiptar duke ushtruar presion politik nëpër organizatat Ndërkombëtare. Sot, tek-tuk dëgjojmë zërin e ndonjë deputeti që kërkon zgjidhje për çështjen çame, por edhe këto zëra janë shumë të paktë, e humbin në mjegullën që ngrenë bizneset greke në Shqipëri duke joshur me të holla politikanët e ndryshëm. Partia, shoqatat dhe organizatat që janë themeluar nga bashkësia që janë me origjinë nga Krahina e Çamërisë janë të pafuqishme. Kjo për arsye sepse nuk kanë arritur në zgjedhje të fitojnë votat e vetë çamëve që nuk janë të pakët në numër. Prandaj po të vazhdohet me këtë zhvillim zgjidhja e çështjes çame do të zgjasë me vite ose dekada të tëra dhe kam frikë që nuk do të gjendet rrugëdalje për zgjidhje të drejtë të kësaj çështjes që nuk i përket vetëm bashkësisë çame, por të gjithë kombit shqiptar.

*Historian dhe publicist
link. http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=54441

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: ÇAMERIA/Thesprotia

Post  pirro on Fri Mar 06, 2009 10:27 am

Qeveria fashiste e Metaksajt, ne pragun e shperthimit te Luftes se Dyte nisi nje propagande ne radhet e te krishtereve kunder muslimaneve. Kjo beri qe ne Cameri te krijohej nje situate e tenisonuar dhe konfliktuale. Kesaj fryme percarese i sherbeu edhe itnernimi ne mase i meshkujve cam nga 17-75 vjec. Ne Cameri u shkallezuan veprime te pashembellta te dhunes dhe grabitjeve ndaj shqiptareve. Lidhur me kete, nje shkrimtar grek ne vepren e tij pohon as me shume dhe as me pak, keto fjale:
"te krishteret ishin versulur mbi fshatrat muslimane dhe grabisnin cfare u dilte perpara ne shtepi dhe ne pronat e muslimaneve".
(I.Sarras "Historia tis periokis Igoumenitsis 1900-1950, Athine 1985, f.623)







Nje vale egersie e pashembullt dhe nje mizori cnjerezore shfrynte mbi grate, pleqte dhe femijet e pambrojtur. Ishte permbysur dhe shkelur cdo gje: besa, buka, miqesia, vellameria, krenaria dhe rregulli. Ligjin e vendosnin kriminelet dhe kusaret qe nxiteshin nga kokat e nxehta, te vendit dhe propaganda e huaj. Camet, shkruan Jani Sharra, plackiteshin ne mes te dites, therriteshingra e vajza te bukura dhe perdhunoheshin
(J.Sara, po aty f.631)
Ishte koha kur camet muslimane perjetonin nje tragjedi, vertete e denje per t'u luajtur nga Eskili i lashte grek.



Kur u kthyen camet nga interrnimi, ne veren e vitit 1941, u perballen me dhimbje e veshtiresi te medha. Shume prej tyre gjeten ne familjet e tyre gra e vajza te perdhunuara nga greket. Te krishteret, qe tashme ishin te pambrojtur prisnin qe camet muslimane te hakmerreshin ndaj tyre gje qe per cudine e tyre nuk ndodhi. Kete akt njerezor, qe shprehte mencuri e maturi, ja sesi e pershkruan nje hsitorian grek: "Bido Dulja kur u kthye ne Gumenice nga interrnimi dhe pa qytetin e kthyer ne germadha nga fashistet, shprehu dhimbje dhe deshperim, megjithe dhimbjen per vellane dhe dy djemte e tij te masakruar nga greket".
(N.Zhongo, Anglikos...qe ethniqi antistasi, 1940-1945, vell.I, f.138)







"Muslimanet shkruan me tej ky autor, me logjike dhe mencuri nuk iu drejtuan kurre merise dhe hakmarrjes ndaj te krishtereve te pafuqishem, perkundrazi fshataret muslimane te fshatit Varfanj dhe Salice shkuan ne fshatin Kastreze te Gumenices per t'u kerkuar te krishtereve ne menyre paqesore gjene dhe placken qe u kishin grabitur te krishteret" (Po aty). Paria e Camerise, kur vendi ishte pushtuar nga fashizmi, krijoi Keshillin Administrativ te Parise se Camerise. U mendua se me anen e tij do te administrohej vendi, do te zgjidheshin mosmarreveshjet, do t'i vihej fre cdo veprimi te padrejte qe do te merrej nga elemente te vecante sidomos ndaj te krishtereve. Keshilli, caktoi denime te renda per vrasesit dhe grabitesit. Ai predikoi paqe dhe bashkejetese ne harmoni te plote midis muslimaneve dhe te krishtereve. Keshilli cam tregonte hapur se ishte jashte cdo ndikimi te politikes fashiste dhe te perkrahesve te saj. Bashkejetesa dhe harmonia nuk u pelqye as nga qarqet shoviniste greke, as nga pushtuesit e huaj. Ata synonin qe ta hidhnin popullin ne vellavrasje, duke mbjelle urrejtje tek te krishteret per muslimanet dhe anasjelltas.

Kaosi dhe anarkia tashme kishte dale ne shesh dhe cdo gje ishte jashte kontrollit. Gjendja ne Cameri ishte tensionuar shume. Lufta vellavrasese ishte ne pragun e shperthimit te saj. Masa e popullsise came e shihte me frike e dhembje te thelle gjendjen e tensionuar dhe tregohej e matur dhe e permbajtur per t'u distancuar nga rruga qe sillte krim dhe kaos.

Nderkohe, bandat greke kishin filluar raprezaljet. Aksioni i pare i bandes se Vasil Ballumit nga Spatharati i Margellicit vrau Jasin Sadikun nje nga paria muslimane e Margellicit
(Georgiu, B. "Istoria tis andistasis 1940-1945, vell.I, f.115)






Ballumi me pas kapi dhe vrau 14 vjecarin Gjinika, te cilin me pas e dogji gjysme te gjalle. Nderkohe edhe elemente te vecante came ne shenje hakmarrje ndiqnin te krishteret. Ne keto rrethana kreret e Camerise organizuan ne Xhamine e Madhe te Kaskes nje mbledhje ku ishin thirrur muslimane e te krishtere te parise se fshatrave te kazave te Camerise. Thirrja qe doli ne ate mbledhje ishte qe te mos krijohej armiqesi dhe gjakderdhje ne mes muslimaneve e te krishtereve qe nxitej nga propaganda fashiste dhe Napolon Zerva. Mbledhja e Kaskes dhe idete qe shtroi, nisen te perhapeshin e te propagandoheshin ne masen came dhe dukej se dita dites po e luante efektin e vet. Ne kete kohe, familja Gjinika ne shenje hakmarrje per te birin e masakruar nga V.Ballumi, kishte kapur peng djalin e vrasesit dhe e mbanin te izoluar ne shtepi pa e keqtrajtuar. Tek muslimanet e Margellicit dhe tek familja Gjinika ndodhi ajo qe e priste as vete banditi vrases, Vasil Ballumi, lirimi i djalit te tij.

E solla kete shembull per t'i treguar kryetarit te lobit grek ne Amerike se ai nuk e njeh as finsikerine e shqiptareve te Camerise, as shpirtin e tyre human. Dhe nisur nga keto vlera te rralla te mases came si tek muslimanet ashtu dhe tek te krishteret, po te jetonte ne Cameri, ne vendlindjen e tij, ai do te ishte me i pergjegjshem dhe me i matur ne deklaratat e tij kur eshte fjala per problemin cam.

Z.Gage ka nje mungese te plote informacioni kur i akuzon shqiptaret muslimane te Camerise si; vrases, kriminele, grabites. Ata greke qe i kane njohur nga afer camet ne vitet e Luftes se Dyte Boterore kane mendim krejt te kundert me kryetarin e lobit grek V.Gage. Keshtu per shembull historiani Zhongo, qe ka jetuar gjate midis cameve muslimane dhe i ka kaluar vitet e Luftes se Dyte midis tyre, ne nje nga veprat e tij deklaron: "Sikur shqiptaret e Camerise te ishin vrases e kriminele do te ishin zhdukur te gjithe fshataret e krishtere te Camerise qe ishin rreth fshatrave muslimane".
(Zhongo, "Anglikos qe ethniqi antistasi...vell.I f.146)




Ne vite te veshtira.. 1940-1944 camet muslimane dhe te krishtere ne masen derrmuese te tyre nuk e kane pare kurre njeri-tjetrin si armiq per jete a vdekje. Elemente te vecante pati nga te dy anet qe propaganda shoviniste greke dhe ajo fashiste u mori mendjen.
E verteta eshte se masa derrmuese e popullsise shqiptare muslimane 'ame i qendroi besnike tradites se lashte te bukes dhe ujit qe kishin ngrene e pire tek njeri-tjetri. Historiani grek Zhongo ndalet ne vepren e tij dhe ia ben te njohur lexuesit kete fakt duke thene:

"Eshte per te theksuar se pikerisht ne kete kohe paria muslimane e kazase se Filatit dhe te Gumenices...nuk lejuan "keqberesit" te benin deme ne njerez e ne prodhimet bujqesore"
(Zhongo, Anglikos...f.148)






Ne maj te vitit 1943, Kastriza, fshat i madh i krishtere u sulmua nga individe te vecante muslimane ne shenje hakmarrje ndaj te krishtereve. Paria e krishtere e Kastrizes, perballe rrezikut qe e kercenonte fshatin dhe fshataret e krishtere kerkoi ndihmen e parise se fshatrave muslimane te Varfanjit, Salices, Grikohorit, Graves etj. Ne pergjigje te Kastrizes u gjenden prane paria e fshatrave muslimane qe permendem me ne krye hoxhen e fshatit te Varfanjit
(J.Sarra, vep.e permendura f.648)





Dyert e muslimaneve te Camerise ishin te hapura ne cdo kohe per vellezerit e tyre te krishtere. Ata tek muslimanet gjenin mikrpitje bujari, mbrojtje dhe bese. Keshtu, p.sh ne fshatin Kastriz bashkefshatari musliman si Rexho Hasani mori ne mbrojtje ne shtepine e tij Pilo Dhimen, Ilia Dashin e Thoma Dadon derisa u qetesua gjendja
(J.Sarra,...f.564)





Abdul Nurcja dhe Sako Braho nga fshati i Spatarit te Filatit per te mbrojtur te krishteret e Kostrizes shkuan me 30 cam te armatosur dhe moren ne mbrojtje te krishteret Aleks Athanasin, Gogo Gjeorgjiun e shume te krishtere te tjere dhe i shpune ne shtepite e tyre ne Spatar duke iu ofruar dashuri dhe mbrojtje per jave te tera
(J.Sarra...f.653)





Rustem Izeti ne fshatin Koske te Filatit. Jo vetem qe e mori nen mbrojtje ne shtepine e tij Koco Gjiken nga fshati Skupice e Sajerdhes, por e beri dhe vella per shpirt dhe njera nga grate came te Rustemenjve i pagezoi Koco Gjikes djalin e tij, Fotin
(J.Sarra...f.653)

pirro
Junior Member
Junior Member

Male
Number of posts : 22
Registration date : 2009-03-05
Points : 5
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: ÇAMERIA/Thesprotia

Post  AuLoNa on Thu Apr 30, 2009 8:09 pm


AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: ÇAMERIA/Thesprotia

Post  Sponsored content Today at 7:52 am


Sponsored content


Back to top Go down

Page 2 of 2 Previous  1, 2

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum