P E L A S G I A N S

View previous topic View next topic Go down

P E L A S G I A N S

Post  1bilderberg on Tue Feb 03, 2009 7:04 am

"Profesor Konda shkencetari i pare i pellasgjishtes" nga Apostol Bitraku

SPIRO KONDA, I PARI SHKENCËTAR QË MBROJTI TEZËN E PREJARDHJES SË SHQIPTARËVE NGA PELLAZGËT


Vargjet e eposit homerik:” O mbret Zeus dodonas pellazgjik” dhe “ popull hyjnor i pjellë dret për drejt nga dheu”, do të ishin hapi i parë nga u nis ai fillimisht për rrugën e gjatë e të vështirë.

- Duke shfletuar veprën e tij “ Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”-

- Vepra e prof. Kondës, nën ndikimin e Eqerem Çabejit u la qëllimisht, për gati 40 vjet, në harresë.

- Edhe sot nën ndikimin e çabejistëve vepra vazhdon të “harroet”

HAPI I PARË

Sa herë kujtojmë veprën e studiuesit , filologut dhe historianit të mirënjohur korcar Spiro Konda, mendja na shkon menjëherë tek vepra e tij madhore e voluminoze“Shqiptarët dhe problemi pellazgjik “ botuar në vitin 1964. Spiro Konda u mor qysh herët me problemin pellazgjik. Që kur ishte student në Universitetin e Athinës, ku u diplomua për filologji klasike, u njoh dhe u miqësua me disa autoritete shkencore të atij Universiteti si prof. Haxhillaqis dhe prof. e arkeologjisë me origjinë shqiptare Dhimitër Arvaniti. Këta ishin studiues të njohur, shkencëtarë seriozë dhe shpallën se problemi pellazgjik është i lidhur dhe zbërthehet në shuma aspekte vetëm me gjuhën shqipe. Po kjo tezë e tyre, që ata e shpallën në formë manifesti, jo vetëm nuk u mirëprit, po përkundrazi u anatemua nga qarqet shoviniste greke që , me dashje dhe qëllime të caktuara, ngatërronin shkencën me politikën.

Megjithëkëtë, për të riun Spiro Konda, pellazgët mbetën në kujtesë dhe do të përbënin qëllimin e punës së tij kërkimore shkencore gjatë gjithë jetës së tij.Vargjet e eposit homerik:” O mbret Zeus dodonas pellazgjik” dhe “ popull hyjnor i pjellë dret për drejt nga dheu”, do të ishin hapi i parë nga u nis ai fillimisht për rrugën e gjatë e të vështirë. Shprehja “ i lindur prej dheut “ kishte rëndësi se në kohët shumë të lashta parahistorike njerëzit besonin se kur dheu nuk qe forcuar ende, po ndodhej në gjendje baltike, njerëzit dhe kafshët lindnin prej tij të gjallë. Kur dheu u forcua nga dielli dhe erërat, atëhere njerëzit dhe kafshët po lindnin me anë të martesës. Pra “ i lindur prej dheut”, do të thotë i vjetër, autokton.

TEZA DHE KUNDËRTEZA.

Pellazgët dhe problemi pellazgjik, një cështje tepër e vështirë dhe e ngatërruar. Cështja pellazge është trajtuar para rilindasve tanë nga autorë të huaj, sidomos nga grekët e lashtë. Bibliografia për këtë problem është shumë e gjërë, e pa fund. Janë ngritur teza e kundër teza, nga një herë të cuditëshme e të pa besueshme. Është arritur deri atje sa është vënë në dyshim edhe egzistenca e tyre. Sipas disave, pellazgët janë konsideruar si krijim i imagjinatës së logografëve të vjetër, nga disa të tjerë si popull historik që ka egzistuar e vepruar para grekëve, nga disa si popull i racës ariane, nga të tjerë si i racës semite. Pra, kjo vorbull mendimesh, faktesh e dokumentash kontradiktore, bëri që për mjaft studiues cështja pellazge të ishte “ tokë e ndaluar”, cështje “tabu”. Shumë pak guxonin ti hynin asaj për vështirësitë që paraqiste. Megjithëkëtë, cështjen pellazge, duke e lidhur me gjuhën shqipe, e ringjallën dhe e publikuan rilindasit tanë të mëdhënj sidomos De Rada, Naim Frashëri, Sami Frashëri në enciklopedinë e tij e tj.

Spiro Konda , sic thotë vetë në veprën e tij, duke u nisur nga mendimi i Aristotelit se fisnikëri është për një komb kur të parët e tij janë autoktonë ose shumë të vjetër në vëndin ku banojnë dhe kur nga gjiri i tyre kanë nxjerrë njerëz që me veprat që kanë lënë, janë për tu patur zili, i hyri punës me dashamirësi dhe si atdhetar i vërtetë për të gjetur fillesën, vjetësinë dhe prejardhjen e popullit të tij, të shqiptarëve. Dhe që të merresh me historinë e popullit shqiptar që nga prehistoria dhe deri në kohët e vona, sic thotë vetë përsëri autori, duhet të jesh filolog, helenist, latinist, gjuhëtar, glosolog, indolog dhe gjuhën shqipe ta kesh gjuhë amtare dhe ta zotërosh shkencërisht.Dhe këto cilësi i zotëronte në atë kohë, si asnjë tjetër , vetëm profesor Spiro Konda. Ai kishte njohuri të gjëra enciklopedike, vecanërisht në gjuhësi dhe në histori. Zotëronte greqishten e re dhe të vjetër dhe , si asnjë tjetër, kishte përvetësuar në mënyrë të shkëlqyer sanskritishten, gjuhën e përsosur të intelektualëne të Hindisë si dhe frëngjishten, gjermanishten dhe disa gjuhë ballkanike.

Në studimet dhe kërkimet e tij shumëvjecare, Konda u mbështet te autorët e vjetër grekë e latinë që janë marrë e kanë lënë dëshmi të vlefshme për pellazgët dhe në gjuhën shqipe që është celësi i zgjidhjes së këtyre problemeve. Në fillim puna e tij ishte ëndërr, pasion po… pastaj u bë realitet. Ai me guxim shkeli në “ tokë të ndaluar”dhe preku temën “ tabu”. Dhe jo pa sukses.

Me përgatitjen që kishte, me pasion e kembengulje, me punën e një shkencëtari të vërtetë, skurpuloz, pa zhurmë e pa bujë, aty në dhomën e tij të punës, si “ eremit “i vërtetë, studioi me hollësi gjithë historianët e gjuhëtarët e huaj dhe të vendit që janë marrë me historinë e pellazgëve dhe prejardhjen e shqiptarëve që nga Homeri, Hesiodi, Simonidi, Pindari, Tuqiditi, Straboni e mjaft të tjerë të kohëve më të reja. Autorët antikë grekë, në shkrimet e tyre, pellazgët i quanin popullin më të vjetër të Ballkanit dhe të Evropës.Ata cilësoheshin si popull jo grek dhe gjuha e tyre jo greke. Pellazgët shtriheshin në një teritor të gjërë,” perandoria pellazge,”ku sot banojnë shqiptarët dhe grekët modernë. Për prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, ka pasur mendime të ndryshme kontradiktore. Shqiptarët i kanë bërë dalmatë, kroatë, lolanë, skithë, keltë, persë. Disa të tjerë i kanë bërë pellazgë, ilirë, po edhe maqedonas e trakë.Edhe për gjuhën shqipe mendimet e historianëve kanë qënë të ndryshme. Ato mund të grupohen në tre grupe. Disa janë të mendimit se shqipja rrjedh nga ilirishtja, disa mendojnë se rrjedh nga trakishtja dhe disa të tjerë kanë shprehur mendimin se gjuha shqipe është një përzierje e ilirishtes me trakishten.

Ka dhe nga ata që me dashakeqësi dhe me qëllime e paramendime të caktuara politike, pa argumenta shkencore, kanë folur keq për shqiptarët duke thënë se raca barbare shqiptare është mbeturinë e ndonjë populli që gjeti strehë në malet e Epirit gjatë përmbytjeve që sollën emigracionet e huaja, pra racë që nuk ka asnjë vlerë e rëndësi.

Megjithëkëto mendime që janë shfaqur, cështja e origjinës së gjuhës shqipe, mbetet ende problem i pa zgjidhur. Konda ju fut kësaj pune të madhe e të vështirë për të provuar e vërtetuar se shqiptarët rrjedhin prej pellazgëve dhe janë autoktonë në vendet ku banojnë sot. Teza e tij se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët dhe glosat e emrat pellazge shpjegohen vetëm me shqipen, realizohet me anën e gjuhëve të krahasuara sanskrite, greqishte e vjetër dhe shqipe.Duke ndjekur fillin e ndryshimeve fonetike të fjalëve dhe emrave në kohë të ndryshme, shumë fjalë pellazge janë të afërta ose të njëjta dhe shpjegohen vetëm me shqipen. Për këtë autori sjell shumë shembuj, shumë argumenta, shumë fakte, citon shumë autorë dhe , pasi mban qëndrim kritik ndaj disave, jep variantin e atij që i duket më i drejtë.


SHQIPJA ÇELËSI PËR TË ZBËRTHYER FJALËT E VJETRA PELLAZGE.


Është për të theksuar se është karakteristike që në veprën e Kondës për etimologjinë e cdo fjale, sillen aq argumenta, nga një herë edhe 15 ose 20, aq vërtetime e fakte , citohen aq autorë sa nuk lihet asnjë shteg për dyshime. Dhe vërtetimet janë bindëse. Kështu, duke sjellë mjaft fjalë ku shqiptarët “ takohen” me pellazgët, autori arrin në konkluzionin se shqiptarët janë pjestarë të familjes gjuhësore japetike ose indoeuropiane dhe shqiptarët e pellazgët janë të një race. Këto takime janë të shumta. Fjala – dipatyron – sic e quanin pellasgët perëndinë, korrespondon me fjalën shqipe – de – patër – patër – de = perëndi. Fjala - demetër = dhe – metër, pra dhe – mëmë, me kuptimin – dhe – dheu = mëma e të gjithëve. Fjala pellazge – brazer – takohet me shqipen – burazer që ka të njëjtën kuptim. Etimologjinë e fjalës – pellazg – pas shumë ndryshimesh fonetike, Konda e lidh me fjalën shqipe – pjell = pra lindur jam prej dheut = i dhelindur.

Këto fjalë dhe të tjera, sic do të theksojmë më poshtë, nuk kanë asnjë kuptim e nuk zbërthehen në asnjë gjuhë tjetër, përvec shqipes. Ndryshimet fonetike që kanë pësuar ato, janë plotesisht të justifikuara e janë bërë sipas ligjeve të zhvillimit të brëndshëm të gjuhës shqipe.

Për të vërtetuar vjetërsinë e shqiptarëve Konda u drejtohet historianëve të vjetër grekë e latinë që e kane quajtur vendin ku banojnë sot shqiptarët Iliri dhe Epir. Pra a janë shqiptarët pasardhës të ilirëve dhe epirotasve? Autori për këtë sjell shumë fjalë toponime që, sic thotë ai, janë mjet fort i sigurtë që mbyll gojën e cdo kundërshtari. Me një punë tepër të kujdesëshme, duke shfrytëzur shumë burime, ai ka mbledhur e ka rreshtuar shumë emra vendesh, fshatrash, qytetesh, detesh, malesh, shkëmbinjsh, emra burrash, grash që hasen në shumë vende të Greqisë së sotme e në ishujt e Mesdheut, pra ku dikur shtrihej “ perandoria pellazge “dhe që shpjegohen me anën e gjuhës shqipe. Janë mjaft të përhapura toponimet që kanë për bazë fjalën shqipe – gur.Gura = mal në Korinth, Gura = fshat në krahinën e Janinës, Gura = qytet në Eritre. Toponime që kanë për bazë fjalën shqipe – mal.Males = vargmal në Maqedoni, Males = katund në Kretë, Malesina = fshat në Fokidë, Malesiada = fshat në Akarnani. Toponime që kanë për bazë fjalën shqipe - pyll. Peli =fshat në Eube, Pyla = fshat në Qipro, Pylaros = liman në Qefaloni e mjaft fjalë të tjera si dhe emra njerëzish. Kur toponimet shpjegohen drejt, janë dëshmuese të vërteta që provojnë se atje ku ndodhen ato, banonte populli me gjuhën e të cilit shpjegohen. Toponimet kanë vlerën e zbulimeve arkeologjike që nxjerrin në dritë objekte e dokumenta të popujve parahistorikë , po toponimet na tregojnë edhe emrin, edhe gjuhën që flisnin, pra edhe kombësinë e këtyre popujve. Të dyja këto, gërmimet arkeologjike dhe toponomet , kur kombinohen drejt, formojnë histori të pa gabuar për popujt. Shkurt, toponimet janë gjurmët e popullit që ka banuar atje ku gjenden këto toponime.

Fjala – gur - që,sic thamë, është rrënjë e shumë fjalëve të tjera e që grekët e kanë – petra- , është fjalë pellazge, për rrjedhoje shqipe dhe është përdorur nga pellazgët në Greqi para se të instaloheshin këtu helenët. Kur erdhën aty helenët, morën nga pellazgët shumë fjalë dhe emra perëndish e u dhanë trajtë greke. Pra kombësia e parë e fjalës – gur - , është pellazge. Dhe që në Greqinë parahomerike, përpara se të zbrisnin akejtë, para vitit 1500 p. e r . banonin pellazgë, ka dëshmi historike të shumta. Kështu Homeri Argosin e quante pellazgjik dhe jo akaik. Herodoti thotë se para tij Greqia quhej Pellazgjia. Straboni dëshmon se pellazgët , popull i vjetër ishin shtrirë në tërë Greqinë. Pra, konkludon autori dhe lexuesi bindet nga këto dëshmi, del se populli që banonte në Greqi para helenëve, ishte pellazgjik. Dhe pellazgë kishte kudo. Pellazgë në Beoti, pellazgë në Thesali, pellazgë në Thrakë, pellazgë në Mikenë, pellazgë në Argos, pellazgë në ishujt e Mesdheut, në Delos, në Hidra, në Kupros, në Pesos, Lemnos, Kretë, Kios. Dhe - pyllaion = pyll, oros maleianon = mal, junion pelagos = deti jonik, sic shihet kanë kuptim dhe shpjegohen vetëm me shqipen.

Në kapitullin e dytë të veprës Konda, duke ndjekur gjurmët e shqiptarëve të vjetër ,d. m. th. të pellazgëve, jep edhe shpjegimin dhe etimologjinë e emrave të perëndive greke që, edhe ato , celës për shpjegimin e tyre kanë gjuhën shqipe.Kështu kryetari i perëndive greke Zeus ka kuptimin – deu – patër = dheu është babai im. Demetra = dhe mëmë, Posejdoni = zot i ujrave e tj. Edhe emrat e hyjnive të tjera greke si Afërdita, Apolloni, Hera, Rea e tj.- zbërthehen dhe shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe dhe kanë qënë fjalë pellazge. Sikurse thotë Herodoti emrat e këtyre perëndive grekët i morën nga pellazgët. Dhe jo vetëm kaq, po pellazgëve u detyrohet tërë qytetërimi i më vonshëm greko – romak. Edhe këtu Konda për etimologjinë , për cdo sqarim të këtyre emrave, u referohet dhe citon tërë studiuesit dhe historianët e më parshëm që janë marrë me këtë problem. Kështu lexuesi ka mundësi të njihet me mendimet e studiuesve të tjerë dhe të krahasojë mendimet dhe variantet e tyre me ato të Kondës.Në mjaft raste shpjegimet që jep Konda për etimilogjinë dhe kuptimin e fjalëve, në sajë të argumentave të shumta e korrekte që jep, janë më të besueshme e më bindëse se variantet e shumë autorëve të tjerë. Na duket se është mjaft bindës e logjik shpjegimi i etimologjisë së emrit të hyjneshës Athina. Sipas mitologjisë që na e jep Hesiodi, Zeusi e lindi Athinanë nga koka e tij, kurse bijtë e bijat e tjera i ka lindur me gra të vdekëshme dhe hyjnesha të pa vdekëshme. Bile Athinaja lindi e armatosur me mburojë e heshtë.Konda, nisur nga ky fakt, e lidh këtë etimologji – Athina – me fjalën shqipe – e thëna . Pas ndryshimeve fonetike që ka pësuar ajo, erdhi tek forma – Athenë – që nuk është gjë tjetër vec se fjala shqipe – e thëna, pra arsyeja, mencuria e mishëruar e atit.Athinaja që lindi mga koka e Zeusit, ishte kështu hyji i diturisë, i mencurisë. Dhe Athena ishte perëndeshë pellazgjike.

(VAZHDON)

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts: 236
Registration date: 2009-01-28
Points: 38
Reputation: 20

Back to top Go down

Re: P E L A S G I A N S

Post  1bilderberg on Tue Feb 03, 2009 7:05 am

.....
MISTERI ETRUSK


Në kohën e Kondës dhe më parë e më pas, mjaft dijetarë të vendeve të ndryshme, janë përqëndruar me një zell të madh edhe në një problem tjetër të rëndësishëm që ka të bëjë me gjuhën dhe prejardhjen e tyrrenasve ose etruskëve të lashtë. Misteri etrusk,nuk është vetëm një kuriozitet shkencor, as një tentativë shpjegimi i një realiteti të largët, po një mister i lindjes së një qytetërimi shumë të lashtë , i cili u përhap në gadishullin e Italisë dhe mbi të cilën bazohen vetë themelet e historisë së Romës dhe qytetërimi i parë romak.. Për etruskët , ashtu si dhe për pellazgët, mendimet e shkencëtarëve janë të ndryshme e kontradiktore. Disa thonë se ata janë vendas, disa të ardhur nga Lidia , nga Azia. Etruskët kanë qënë popull gazmor e kanë lënë mbi 8 mijë mbishkrime. Gjuha e tyre që u shkrua me alfabet grek, mbeti e pa deshifruar dhe kjo përbën një nga enigmat më të mëdha gjuhësore. Pra problemet që kanë të bëjnë me origjinën e këtij populli janë të mbuluara nga errësira. Të gjitha sa janë thënë për etruskët, dhe janë thënë shumë, janë supozime dhe nuk mbështeten në argumenta të sigurta e për pasojë nuk kanë vlerë historike. Si përfundim “ misteri etrusk “vazhdoi per një kohë të gjatë. Konda edhe për problemin etrusk, në veprën e tij ka dhënë mendime me vlerë. Sipas tij, problemi etrusk ka qënë i pa zgjidhur se studiuesit e shumtë të tij nuk janë nisur nga një bazë e sigurtë. Sipas Kondës”misteri etrusk” mund të zgjidhet vetëm brenda kuadrit të problemit pellazg si pjesë përbërëse e tij. Ai është i bindur se enigma etruske zgjidhet përfundimisht vetëm po të jetë se gjurmuesit shkencorë nisen dhe mbështeten në gjuhën shqipe.Me fjalë të tjera, ky popull i madh kaq interesant, prë tyrren ose etrusk, nuk ishte gjë tjetër vec se pellazg.Dhe pas këtyre konstatimeve, autori, si dhe për raste të tjerë, me plot argumenta e analiza serioze zbërthen shumë fjalë etruske me anë të shqipes si – etrusk – tuskë – toskë, kompania, tyrrenë, albanë, geganë e tj.Më poshtë na jep edhe vendet ku banonin etruskët, ku ishin përhapur ata si në Itali, Siqeli, Greqi, Egjipt, duke konkluduar se që etruskët, tuskët ose tyrrenët janë pellazgë, vërtetohet si më lart me fjalët etruske ose me të dhëna gramatikore të tjera që ruhen në gjuhën e sotme shqipe dhe “ misteri etrusk”zgjidhet vetëm me anën e gjuhëa shqipe.

Se sa të drejtë kishte Konda për këte problem, si dhe për problemin pellazg në përgjithësi, duket edhe tani kur mjaft studiues të rinj të kohëve të fundit, para dhe pas Kondës, pranojne se fjalët etruske shpjegohen vetëm me shqipen. Shembull për këtë po sjellim Zaharia Majanin me dy veprat e tij të botuara edhe në shqip

“ Etruskët filluan të flasin”dhe “ Fundi i misterit etrusk” ku shumë fjalë e glosa etruske i zbërthen, i shpjegon dhe i sqaron vetëm me fjalë të shqipes së sotme. Duke iu referuar Tuqiditit ( shek. V p.e.r. ) i njohur për paanësinë dhe saktësinë e vet, ai konkludon se etruskët përfaqësojnë një dega të trungut pellazg. Për flalët shqipe mal, plak, bardha, delme, dardha e tj. ka mendimin se ato jetojnë që në Luftën e Trojës dhe fjala pellazge, ilire, etruske dhe shqipe – gur – është edhe më e vjetër. Po kështu ai sjell një numër foljesh etruske që janë njëlloj me shqipen e sotme si ve, shoh, vras, ha, ik etj.

Si përfundim edhe ky autor ka mendimin se shqiptarët dhe gjuha e tyre është celës për të zbërthyer , shpjeguar e sqaruar shumë probleme që lidhen me pellazgët dhe etruskët. Gjithashtu ai arrin në përfundimin se etruskët, duke qënë një popull i ardhur, edhe gjuha e tyre ka karakter kryesisht indoeuropian. Po kështu edhe Shqipëria është ish- Iliria e Jugut. Shqiptarët që banojnë sot këtu janë autoktonë të paktën prej dymijë vjetësh.Këto të vërteta sot nuk mund ti verë në dyshim askush.

Gjithashtu, para Kondës, studiuesi me prejardhje austriake Hutenbah botoi në Vienë më 1960 veprën “ Pellazgët” ku për herë të parë dhe në mënyrë të plotë jepen tërë autorët antikë, referencat historike për pellazgët, shtrirja e tyre gjeografike “ perandoria pellazge “, mitologjia para greke, toponime e glosa pellazge që afrohen e shpjegohen me anë të gjuhës shqipe. Vepra u botua pak vite para asaj të Kondës pa ditur gjë të dy autorët për njëri tjetrin. Pra edhe ky studiues është afër ideve të Kondës për problemin pellazgjik dhe për prejardhjen e shqiptarëve sipas vijimësisë pellazge – ilire – shqiptare.

Po kështu, me shumë argumenta, me këmbëngulje dhe me patos të vecantë historik, për të parët e shqiptarëv, pellazgët, shprehet edhe studiuesi i kohëve të fundit A. Kola në veprën “ Arvanitët dhe prejardhja e grekëve. “Ai sjell mjaft dëshmi që vërtetojnë vjetërsinë e pellazgëve dhe rolin e tyre si “popull hyjnor”. Ata , pellazgët, sic thonë autorët e lashtë, ishin një popull i madh, paraardhës të fisit helen dhe futën në teritorin grek përvec gjuhës edhe gërmat , fenë, perënditë, adhurimet dhe misteret e ndryshme. Edhe qytetërimi trojan me atë akeas kanë paraardhës të përbashkët atë pellazg. Akili i lutej “ zotit të madh Diellit,dodonas pellazgjik”. Dhe Dodona pa dyshim ishte në Epir e jo në Mesdheun jugëlindor. Mali ku gjendej Dodona quhej Tomar dhe shenjtoret e Dodonës Tomare ose Tomure. Pra mali Tomorr pa asnjë dyshim. Pastaj kjo faltore e shenjtë u shpergul në jugë.


VIJIMËSI PELLAZGO – ILIRE – SHQIPTARE.

Nga sa u tha më lart del se Spiro Konda me veprën e tij “ Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, dha një kontribut të madh dhe iu afrua një hap së vërtetës për zgjidhjen e cështjes pellazge dhe prejardhjes së shqiptarëve. Ai e strukturoi tezën se shqiptarët rrjedhun nga pellazgët dhe vërtetoi se sqarimi dhe zbërthimi i shumë emrave dhe glosave pellazge shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe. Materiali i gjërë që solli , faktet, dokumentat dhe vërtetimet për etimologjinë e fjalëve, në sajë të njohurive të tij të gjëra dhe të punës së madhe këmbëngulëse, janë bindëse dhe plotësisht të argumentuara. Është e para herë që një studiues shqiptar boton një vepër kaq të madhe për cështjen pellazgjike me tërë ato dokumente e fakte bindëse. Kjo natyrisht i shërbeu lartësimit të emrit të shqiptarëve si populli më i vjetër në Ballkan dhe ne Evropë.

PSE NË VEPRËN E KONDËS NUK U SHËNUA SIGLA UNIVERSITETI SHTETEROR I TIRANËS???!!!


Vepra e Kondës “ Shqiptarët dhe problemi pellazgjik,”megjithëse bëri bujë e u botua edhe në greqisht, u prit në mënyra të ndryshme nga opinioni shkencor.Në Konferencën e parë albanologjike që u organizua në Tiranë ne vitin 1962 ku morën pjesë shumë autoritete shkencore me emër, nga vendi dhe të huaj, Konda paraqiti tezat e tij. Shumë argumenta, një bibliografi të gjërë, refereca historike, fakte, arsyetime të shumta që ndriconin problemin pellazgjik. Po ndodhi dicka e pa pritur. Pjesëmarrësit e Konferencës, vërtet u befasuan nga kjo punë e madhe, voluminoze dhe e thelluar shkencore, po nuk u treguan shume entuziastë. Shkaku ishte se problemi që shqyrtohej, argumentat që silleshin ishin të pa njohura për ta dhe duhej kohë , duhej studiuar i tërë materiali i veprës se nuk mjaftonte ai që u dha në kufijtë e një kumtese të zakonëshme, pastaj mund të jepeshin gjykime pro ose kundër. Po koha kaloi dhe këto gjykime nuk u dhanë asnjëherë, as më vonë.Dhe heshtja vazhdoi gjatë. Edhe për të botuar librin u desh ndërhyrja e udhëheqjes së asj kohe dhe libri nuk përmban në kopertinë as siglën Universiteti Shtetëror i Tiranës , as Instituti i Historisë, sic bëhej për vepra të tjera të këtij karakteri, po thjesht: Spiro N. Konda”Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”

Edhe sot e kësaj dite vepra e Kondës është pak e njohur për lexuesit se është lënë në harresë dhe asgjë serioze nuk është thënë për të. Ndofta i takon së ardhmes për ta vlerësuar atë denjësisht e për ta ngritur autorin e saj në vendin që i takon.

#

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts: 236
Registration date: 2009-01-28
Points: 38
Reputation: 20

Back to top Go down

Re: P E L A S G I A N S

Post  alfeko sukaraku on Fri Feb 06, 2009 10:11 am

alfeko sukaraku wrote:Spiro Konda---Dhimiter Pilika---Demetrio Camarda---Iakovo Thomopulo -Aristidh Kollja--Panajoti Kupitori edhe rilindasit shqiptare jane lene ne heshtje nga Buda e compani----ketu do gjejm edhe "vezet e gjarprit"

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts: 198
Registration date: 2009-02-04
Points: 21
Reputation: 21

Back to top Go down

Re: P E L A S G I A N S

Post  alfeko sukaraku on Fri Feb 06, 2009 10:23 am

problemi pellazge eshte nje problem i cili nuk munde te zgjidhet pa ndergjegjezimin edhe dijesimin mbi shkrimin edhe kendimin e gjuhes shqipe per te gjith shqipfolsit.

problemi pellazgjik kerkon njohurit e Demetrio Camarda ---njohuri mbi Homerin--njohuri mbi greqishten e lashte --njohuri mbi latinishten--njohuri mbi shqipen(si gjuha e nenes) --studime filologjike.Ne se ka nje dijetare qe eshte marre shkencerisht me ceshtjen pellazge ky eshte Demetrio Camarda i pari---rruga e tije eshte rruga e vetme e cila na cone ne burimin e duhur.

pa njohjen e greqishtes se lashte nuk ka per tu bere e mundur kurre te dale ne drite e verteta--ky eshte celsi qe hap ate dere ,pasi eshte me se i qarte kalimi nga shqipja pellazgjike tek greqishtja e lashte per c do kend qe i njeh te dyja gjuhet.deri me sote te dyja gjuhet i kane njohur nacionalistat fetare me arvanite e ortodoks perreth ndaj jane fshehur shume te verteta te medha--sote kohet kane ndryshuar pasi jane mbi qindra djeme e bija te shqipes qe shkollohen ne greqi edhe se shpejti do korren frytet e se vertetes.

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts: 198
Registration date: 2009-02-04
Points: 21
Reputation: 21

Back to top Go down

Re: P E L A S G I A N S

Post  zojs on Sat Feb 07, 2009 2:17 pm

Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – PELLAZG

ETNINOMI - PELLGAZ


NOMI ETNIK PELLGAS


Gjuha e natyrës dhe natyra e gjuhës. -



Shqipja ka fuqinë e gjuhës së natyrës së saj fono-morfologjike e semantike ta përcaktojë emrin e paraardhësve illir pellgazgjik. Përderisa pellgazët janë paraardhësit e illirëve dhe shqiptarëve, vetëm Shqipja e spjegon lashtësinë e saj. Bindja e realizuar shkencërisht, për origjinën pellgazgjike të popullit shqiptar, fuqizohet përmes gjuhës së natyrës të Shqipes!



Fjala që u krijua në një gjuhë, nuk mund të hulumtohet me preardhje nga gjuhët tjera. Vetëm gjuha që e krijoi një emërtim si fjalë - ajo është gjuhë amtare e saj e cila mund ta spjegojë fono-morfologjikisht, semantikisht dhe ethymologjikisht atë fjalë.



Gjuha e përsosur është ajo gjuhë që i ofrohet më së afërti vet gjuhës së natyrës, sepse gjuha më e përsosur është gjuha e natyrës. Ajo gjuhë që e spjegon gjuhën e natyrës është gjuhë e spikatur – spikje skipe, dhe po ajo gjuhë mund të jetë Ama e gjuhëve tjera të formuara, si gjuhë amtare e një grupi gjuhësh – e deri tek Gjuha e Parë!



Një fjalë që është krijuar nga një gjuhë, nuk mund të kërkohet me ethymologji në asnjë gjuhë tjetër, por vetëm nga Gjuha Amtare që e krijoi, vetëm ajo gjuhë amtare ka fuqi spjegimi në domethënien e saj!

Tash, cila është ajo Gjuhë Amtare që e krijoi një fjalë, si emërtim – dihet kur provohen gjuhët kryesore, nëse kanë fuqi spjegimi fono-morfologjik dhe cila mund ta spjegojë kuptimin e asaj fjale si emërtim.



Emri i cili u krijua nga një gjuhë, si fjalë, kompozitë, fjalë e thjeshtë apo e përbërë, nga gjuha amtare rrodhi, u formua në bazë të tingujve, diftongjeve, rrokjeve, si kontest morfologjik, leksikor që e përkufizon, objektin, subjektin, fenomenin natyror, emërtimin antropologjik, toponomastik, - hidronomin, etnonomin, botanomin, zoonomin – bionomin në përgjithësi etj., ku si përgjegjese ato emërtime (nomime) na japin vet kuptimin e tyre vizual, audio-vizual, kuptimin si emër konkret apo si emër abstrakt – qoftë i natyrës së gjallë apo i natyrës së vdekur - dhe që i ofrohen më se afërti vet gjuhës së natyrës, prej të cilës u krijuan tingujt e parë, diftongjet e rroket natyrore!



Emri formon foljet e pjesët e tjera të ligjeratës gramatikore, pra, emri emron, apo nomi nomon nomin, për atë edhe themi emri emron emërtimin, si përkufizim formulues, duke na dhënë formulën e emërtimit. – Njeriu, me gjuhën e tij – u bazua në gjuhën e natyrës, në formën, vetitë fizike, vetitë psikike, veprimin, ndikimin, përsosshmërinë, pozitën, shprehjen e vet figurative apo zanore, tingëlluese, artikullimin e vet, apo paartikulimin, konkretitetin e abstaktitetin e objektit, subjektit, fenomenit, me përcaktimin përmes një përgjegjësje të tij, të saj, të tyre si grup elementesh, apo si një tërësi gjenerale që ka objekti, subjekti apo vet fenomeni natyror, me përcaktimin e qenieve tokësore vepruese natyrore dhe hapësirës universale.



Përderisa dihet shkencërisht se emërtimi I popullit të parë njihet si populli I pellgut të ujit, populli I pellgut të detit dhe nuk thohet – populli I pellagut të detit – atëherë nuk mund të vie ethymologjia e emrit nga fjala – pellag – por nga fjala – pellg – pellgu I ujit, pellgu I detit dhe si emërtim duhet të përcaktohet etnonomi – pellgaz – populli pellgaz, pellgazët, gjuha pellgaze – Pellgasishtja, kultura pellgaze, historiografia pellgazgjike, popujt pellgazgjik, ndërsa si toponom – Pellgania-Pellgazia.



Emri – pellazg si emërtimi i njeriut të popullit të pellgut të ujit, rrodhi nga fjala pellgase - pellg – pellgu (trajta e shquar), pellgjet (shumësi) – me të cilin kuptohet pellgu i ujit - nga gjuha amë e cila e krijoi si spikje skipe illire pellgazgjike dhe se duhet të jetë fuqimisht si emërtim i drejtë – pellgaz. Ndërsa si emërtim - pellazg mbeti në shkencë nga gjuhët greko-sllave si deformim i vet emrit në fjalë si etnonom – pellazg dhe toponom – Pellagonia. Poashtu, edhe fjalëformimi – arkipellgu, si pellgu I ndërtuar afër ujit, me banime njerëzish - arkipellg është edhe një deformim fono-morfologjik si arkipelag – pellgu arkitektural – arkipellgu.



Emrin – pellg-u kanë të drejtë ta thonë secila gjuhë sipas natyrës së saj linguistike, por ethymologjinë e fjalës e nxierrim nga gjuha Amë nga u krijua, duke shprehur vet gjuhën e natyrës.



Pellgu dhe Arkipellgu janë dy fjalë me burim nga e njeta rrënje fjale, pra, nga rrënja pellg – pellgu i ujit si fjalë shqipe edhe e sotme ballkanike.

Fjala arkipellg-u na përkujton arkitekturën e hershme pellgase – pellgasët si arkitektët më të hershëm të Antikuitetit deri tek pellgasët si arkitektë të Akropolit të Ethanës (Athinës, Athenës), arkitektët e Kullës së Babillonit, Hillionit e deri tek ndërtimet e njohura edhe të vonshme të Konstantinopolit, Arena e Romës, Arena e Pullës, arkitektët e amfitheatrove në natyrë: Theba, Kollosi i Rodit (Rodosi), në Sicilia, Apollonia, Butrinti etj. Dhe e gjithë struktura arkiteknike e tyre është e njejtë, kudo që ndodhen edhe sot si monumente të arkitekturës së lashtë të antikuitetit botëror.

Pellgazët njihen sot etnit e arkitekturës në rrafshin trekontinenal: Azi Perëndimore, Afrikë Veriore dhe Europë Jugore.


Last edited by zojs on Sat Feb 07, 2009 2:22 pm; edited 1 time in total

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts: 157
Registration date: 2009-01-27
Points: 16
Reputation: 16

Back to top Go down

Re: P E L A S G I A N S

Post  zojs on Sat Feb 07, 2009 2:18 pm

vijon -



Në bazë të studimeve etnogjenetike të sotme dhe të kaluara, shqiptarët njihen pasardhësit e illirëve të lashtë, kurse vet illirët njihen si pasardhësit e pellgasve të stërlashtë, si populli I pellgut të ujit. Prandaj, shqipja e vjetër ka të drejtë për gjurmimin ethymologjik të vet emrit – pellazg, siç thohet sot në shkencë. Shqipja si bija e drejtpërdrejtë e Illirishtes dhe Pellgasishtes së stërlashtë, ka mundësi të ndihmojë në përcaktimin e fjalës – pellg-u për të mos humbur kohë e hapësirë shkencore, në hulumtimin rreth prejardhjes së vërtetë të fjalës, që të mos mbetet edhe më tutje si emër I papërcaktuar emri – pellazg.



Përkundër të gjitha shkrimeve antike, tek authorët e lashtë: Herodoti, Homeri, Hesiodi, Hekateu, Dionisi I Halikarnasit, Straboni, Ptolemeu etj., e tek authorët e shekujve të shkuar dhe deri tek authorët e sotëm – kemi shumë kontradikta lidhur me përcaktimin e emrit – pellgas ngase nuk u filluan studimet ethymologjike të emrit në fjalë, pikërisht nga gjuha amtare, prej së cilës rrodhi etnonomi – pellazg, si nga emrat më të lashtë të Linguistikës Gjenerale, që na lidhë me popullin e pare, respektivisht edhe me gjuhën e parë të njeriut.



Përderisa ka ekzistuar populli I pellgut të ujit atëherë medoemos do të ketë ekzistuar edhe gjuha e popullit të pellgut të ujit – gjuha pellgaze - Pellgasishtja



“Njoftimet e authorëve të vjetër përkojnë në një pikë të rëndësishme, në faktin se ata mohojnë çdo lidhje midis pellgazve dhe fiseve të mëvonshme hellene, përderisa, pellgazët I bënin vëndas…, kurse, Hellenët ishin të ardhur” (Historia e Shqipërisë, Tiranë, fq. 49). Lidhur me ketë, studjuesi Muzafer Xhaxhiu, thotë:”Në saje të arritjeve të Historiografisë, të gjuhësisë dhe në veçanëti, të arkeologjisë sonë në çështjen e autoktonisë dhe të kulturës së kombit shqiptar, është vërtetuar katërcipërisht, se banorët e lashtë të vendit tonë, kanë qenë illirët dhe se shqiptarët janë pasardhësit e tyre. Këto arritje, kanë çarë tashmë rrugën, për të bërë kërkime dhe hulumtime të mëtejshme, për të arrijtur tek pellgazët”, kështuqë vetëm shqipja, mund të na japi fakte reale për përcaktimin e emrit – pellazg, si lidhje etno-linguistike shqipe – illire – pellgase.



Homeri hillir – paraardhësit e illirëve të lashtë I quante ‘pellgazët hyjnorë’ atëbotë kur nuk kishte spekullime greko-sllave në historinë e lashtësisë dhe përvehtësime ashtu sikur edhe ai vet u përvehtësua e sot njihet gjojasi poet grek, kur nuk ishte, sepse në kohën homerike, grekët porsa erdhen në Ballkan. Vet Homeri thoshte se “jam nga zoti pellgas” dhe të gjitha personazhet e vepave të tia “Illiada” e “Odhisea” janë heronjt e lashtësisë illiro-pellgazgjike: Akili, Hektori, Priami, Paridi, Asaraku, Odhiseu, Penellopa (ku vetëm shqiptarja e priti burrin 20 vjet, ashtu si e priti në shumë raste të dokumetuara me fakte konkrete deri në kohën tonë).



Emri – pellazg si etnonom me të cilin paraqitet populli I pellgut të ujit, e që në shkencën tonë të sotme, është hipothetizuar me prejardhje linguistike nga gjuha greke - pelagos – me kuptimin njerëz të detit, apo rrafshinë uji, nga fjala pelargos = lejlek gjoja si njerëz shtegëtarë, kjo është më tepër se një ëndërr spekuative për t’I hedhur hi syve botës, në mungesë të spjegimit shqip, pasi derisot nuk kishte ndonjë hipothezë shqipe të shtruar botërisht. Fjala greke pelagos – ka të bëjë me fjalën – pelargos=lejlek, kanjushë, por, jo me emërtimin e popullit të pellgut të ujit – pellgaz, pëllgazët dhe greqishtja nuk mund ta spjegojë emrin – pellgas – përmes fjalës – pelazg, që mundësia për gjurmime ethymologjike në këtë rast, nuk ta mbushë mendjen edhe kur dihet se grekët e pellgazët nuk kishin asgjë të përbashkët. Kjo farso u bë duke insistuar ne greqishten e vjetër, e cila u formua vet nga gjuha illire me ndryshime fono-morfologjike e sufiksive – os, gjoja për tu dalluar si një gjuhë në vete! A nuk është qesharake të krahasohen këto dy fjalë – pelagos e pelargos, gjoja për ethymologji shkencore për emrin – pelazg – pellgaz, kur dihet se njera fjalë – pelagos, është kuptimi I rrafshinës së ujit, kurse, tjetra – pelargos, është përcatimi në greqishte I emrit – lejleku, kanjusha dhe gjoja merret si deminutiv shtegëtimi I atij populli të pellgut të ujit? Çfarë kuptimi ka kanjusha në rrafshinë uji - me pellgun e ujit, tokën, e tëvona, arkipellgun, në të cilin jetoi një popull me emrin e poatij pellgu – pellgaz?



Ethymologjia e emrit grek – pelargos. – Në vend që të përcaktohet emri – pellgaz (pelazg) nga fjala greke – pelargos = lejlek-u, mund të vijmë në një përfundim ethymologjik shqip, se kjo fjalë mund të sjegohet përmes shqipes.

Mendoj se, vet fjala greke – pelargos = lejlek-u, është me ethymologji shqipe, ku formohet nga dy rrënje fjalësh – pe + larg + os = pelargos, që diftongu fillesë – pe – I kompozitës në fjalë, është marrë si diftongu që difton emrin – pellg-u, ndërsa pjesa e dytë e emërtimit – larg – kuptohet ndajfolje mënyre - larg, respektivisht, si folje: largoj (unë), largon (ti), largon (ai, ajo), largojmë (na), largoni (ju), largojnë (ata, ato). Apo, largohem, largohesh, largohet (njajësi) – largohemi, largoheni, largohen (shumësi). - Kurse si emër: largim-I-e-et, I,e,të larguar, I,e,të larguarë-a-at-et-it, larguar, me kuptimin e emërtimit të shpendit të largët – lejlekut, kanjushës, si zog shtegëtar I largët, nga pellgu larg-pelarg – pelargos – I skajuar me sufiksin grek – os.



Njohje gjërmane. - Tëvona, studjuesit gjërman, ethymologjinë e emrit – pellgaz (pellazg), e lidhi me një mënyrë tjetër të origjinës linguistike, si kompozitë e formuar nga dy fjalë, gjërmanishte: bhel ezgo = degë e lulëzuar.

Kjo theori I shkoi përshtati edhe studjuesit Windekens – mbase të gjitha interpretimet me anën e greqishtes dhe të gjuhëve mediterrane nuk po mund të na bindin, për prejardhjen e saktë të emrit – pellgaz (pellazg), ai mundohet të gjejë një pikëmbështetje arkimediane linguistike, si interpretim të mbështetur në “pellazgjishten” si gjuhë gjermanike paragreke, ku gjermanët e vetquajnë lashtësinë e gjuhës së tyre, si shkencë – indo-germanistika. Dhe përveç shumë studjuesve tjerë, Van Windekensi – si një nga mrojtësit kryesorë të kësaj theorie, arrinë në një interpretim duke e krahsuar fjalën – pelazg, me origjinë linguistike me prejardhje nga një formë indo-gjermanike e lashtë – bhel ezgo, kështu: “ Në ‘bhel ezgo’ Windekensi, sheh rrënjen indo-gjermanike bhel dhe prapashtesën ezgo – burbuqe, syth, degë… dhe arrinë në një kuptim (me degë, apo me sythe) të lulëzuar – përdorur metaforikisht, për të shenuar forcën vitale të njerëzve” (F.L.Hyttenbach, ‘Pellazgët’, Vjenë, 1960, fq. 145).



Lidhur me këtë theori të Windekensit, studjuesi grek, M. Saqellariu, në veprën “Popujt parahellen me origjinë indo-europiane”- Athinë, 1977, pohon se hipotheza e Van Windekensit, sipas të cilës etniku - Pelasgos e ka burimin në indoeuropianishten “Bhelezgos” (degë e lulëzuar). Mirëpo, është ardhur këtu deri tek një theori duke u munduar të vërtetohet disi nga ana fonetike, por assesi nuk ka kurrëfarë mundësie të vërtetohet nga ana semantike. Saqellariu, mendon duke shprehur si aprovim interpretimin e Windekensit, e duke menduar se vërtet e ka burimin nga greqishtja, duke mos iu përmbajtë vet titullit si author “Popujt parahellen…” duke u munduar edhe ta aprovojë theorinë gjermane, edhe ta lejë mjegull në ethymologji greke!

Kontradikta e parë linguistike qëndron në aspektin linguistiko-historik, sesi ka mundësi, në përmasa indo-europiane, të gjitha gjuhët i.e. janë gjermanike dhe kontradikta me vetveten greke të M. Saqellariut, se flet për popuj parahellen dhe nuk e din se grekët nuk kanë të bëjnë asgjë me pellgazët. E si përgjegje për të dy theoritë: nëse do të konstatohej drejtë, vet përcaktimi I shkencës linguistike i.e., do të duhej të quhej Linguistika indo-pellgazgjike.



Edhepse, ajo theori çka konstaton Windekensi, gjenë një vërtetim të plotë, po ta shohim fjalën – bhel ezgo - në analogji fonetike dhe semantike shqipe, brënda shqipes si - bhel = bulë, dhe në deminutivin - bulëz, bulza, që na del folja shqipe – bulëzoj – përsëri edhe vet fjala gjermane - bhel, është po ajo fjalë me ethymologji burimore me rrjedhë illiro-pellgazgjike nga pellgasishtja bul(ë)=bhel, kuptimi për fjalën – degë-a. Fjala shqipe – bulë, bulëza, bulëzon, është një deminutiv I fjalës – lulë, lulëza, lulëzon, që është kuptimi I shpërthimit të sythit të lulës së frytit të bimës në degë – bulë, bula, bulëzimi. Kjo fjalë shqipe e vjetër – bulë, formoi edhe fjalën i.e. – bulevard, bulevardi, ku të dy fjalët e kësaj kompozite – bule+vard, janë fjalë shqipe, me kuptimin – vardi I bulëzuar anash, rrugë e gjatë me drunj, pemë, bimë të buluara, vardi (nga emri, hidronomi – Vardari – Vazhdari, lumi që vazhdon gjatë - lumi I gjatë illirian). Ndërsa, këtu e kemi shprehjen shqipe – vardi me bula anash, vardi me bimë të buluara (bulëzuara), vazhdi me bula – vardi me bula – Bulevardi.



Pra, fjala gjermane – bhel ezgo, jo që e spjegon kuptimin e fjalës – pellazg, por vet kjo fjalë është me kuptimin e prejardhjes shqipe të vjetër – bhel ezgo = bulëza, ku tingulli z, formon kuptimin - bulëzim, lulëzim i bulës, si syth bule, fill lulje e frytit të bimës, zanafill fryti.

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts: 157
Registration date: 2009-01-27
Points: 16
Reputation: 16

Back to top Go down

Re: P E L A S G I A N S

Post  zojs on Sat Feb 07, 2009 2:19 pm

vijon -


Popujt pellgazgjik – Europa pellgazgjike. -

Duke u nisur nga faktet fonomorfologjike linguistike e leksikore, semantike mund të vijmë në një konkludim të përbashkët shkencor, se vet rrënjet e illirishtes formuan të gjitha gjuhët indo-europiane dhe të gjithë popujt e vjetër europian, lidhen shkencërisht me emrin – pellgaz (pelazg) sikurse: thrrako-pellgazian(pelazgian), dako-pellgazian, romano-pellgazian, galo-pellgazian, germano-pellgazian, franko-pellgazian, anglo-sakson-pellgazian,kelto-pellgazian, thrrako-illiro-frigian (Frigët illirian në Azi të Vogël) etj. Unë shohë se të gjitha gjuhët i.e. përbëhen nga rrënjet pellgasishte, illiro-pellgaze të lashtë, kurse, me formimin e gjuhës thrrake të lashtë, si gjuhë illiro-pellgazgjike, të gjitha gjuhët i.e. ndahen në dy nëngrupe, nga grupi linguistik indo-europian, në:

a) gjuhët euro-perëndimore, si gjuhë illiro-pellgazgjike, ndërsa,

b) gjuhët euro-lindore, si gjuhë thrrako-illiropellgazgjike.



Popujt europian formuan kultet e kulturave të tyre, pikërisht duke u bazuar në elementet illiro-pellgazgjike dhe si të tillë njihen si popuj illiro-pellgazgjik “elementi pellgazgjik ai që ka ushqyer rrënjet e tyre dhe që ka sjellë kaq veçori analoge në formimin e tyre psikik, në kulturën materiale e shpirtërore (duke folur për shqiptarët e grekët N.M.)…për t’iu ofruar botës pellgazgjike duhet patur para syve vizion tërësor historik dhe parahistorik në lidhjet e tij të mbrëndshme. Dhe ky vizion, mund të përfitohet kur operohet jo vetëm me nocionet e arkeologjisë, e etur përjetësisht edhe për një fragment stele, apo amorfe, me nocionet e gjuhësisë, shkencë jo plotësisht e saktë, ku jo rrallë ka luhatje të ndryshme të interpretimit të ligjeve të saj, por edhe me mjete tjera, duke arritur deri tek fantazia, intuita, deri tek vizioni romantik e patriotic, deri aty ku racionalizmi mbaron së verpruari” (Muzafer Xhaxhiu, Studio albanica, 1970,1).



Elemente pellgazgjike, që sot nënkuptohen prej Homerit, me shprehjen e tij “Pellgaz Hyjnorë” ku vetëm fjala ‘hyjnor-e-ja, hyjnia, hyjnitë, hyjnesha-t, ka mbetur si dokument linguistik shqip, për ta përcaktuar emrin - illir – hillir-hyllir (ilir), si hyllir hyjnorë, njerëz hyjnorë – njerëz që emërtuan yjet (hyjet e qiellit), emrat e tyre janë sot emrat e yjeve universal të Universit (vet veprat e Homerit, janë përkthyer e përshtatur në greqishte, nga illirishtja dhe origjinalet janë zhdukur, tok me të gjitha veprat illirishte, 90 tragjedië e Eskillit e të tjerëve dietarë illirian).

Poashtu Herodoti, kur thotë se “...hellenët i moren këta emra nga Pellgazët” , ndërsa mythologu, P. Grimal thekson se “kur erdhen hellenët në brigjet e Mesdheut, ata gjetën aty hyjni e kulte, kuptimin e të cilave nuk e njihnin”,- poashtu Thuqididi, duke folur për Helladën, thotë se ajo nuk ekzistonte më parë, “dhe se emrin ia kanë dhënë asaj, fiset e ndryshme, më tepër pellgazët”. “N’iebuhr i bënte pellgazët popullin më të përhapur në Europë, parase të fillonte Historia e Greqisë” (G. Dottin “Popuj të vjetër të Europës” – 1916, Paris, fq.129).



Pellgazët mendohet të jenë dukur edhe para mijëvjeçarit të IV p.e.r. në hapsirën mesdhetare dhe egjeane, mendojnë disa dijetarë, historian. Si rrjedhë kronologjike dhe në lidhje gjenetike illiro-pellgase kemi sot dy theza të njohura: njera thotë se illirët janë fis pellgaz, degë e trungut pellgazgjik, kurse tjetra thotë se, pellgazët janë fis illirian. Studjuesi, Hyttenbach, në veprën e tij “Pellazgët”, i pranon pellgazët si illirë, jovetëm në Thesali dhe Epir, por edhe në Makedhoni, Pelloponez, Troadë (Trojë), Atikë, Azi të Vogël, Kretë e ujdhesa tjera egjeane edhe në Itali. Tash, a janë pellgazët fis illirian, apo illirët një fis pellgazgjik, na trajtojnë të njejtën lashtësi etnogjenetike, të dy theoritë shkencore i.e., si çështje ende të hapura, por, që thonë të njejtin përfundim, se illiro-pellgazët, apo pellgazo-illirët janë paraardhësit e stërlashtë, stërgjyshër të shqiptarëve ballkanik të sotëm.



Pellgazologu, Hyttenbach, jovetëm që i pranon pellgazët si illirë, në Epir e Thesali, Makedhoni, Trojë (Troadë), Azi të Vogël, Thrrakë, Pelloponez etj., por thotë se “ky unitet i gjërë qytetërimesh, të tërësisë ballkano-anatoliane dhe ky rend kronologjik i evolucionit të tyre në periudhën e kalimit nga neolitiku në atë të metaleve, na çon në përfundim, që rruga e përshkruar nga të parët e illirëve, duhet të kërkohet në gjysmën e mijëvjeçarit të Tretë (III) p.e.r.” atëbotë, kur bota illire ishte në kulmin e lulëzimit të saj kulturo-historik, si kohë parazeusiane e Olympit illirian, atëbotë kur lulëzonte rrjedha kronologjike e Kronit pellgazgjik, të cilin e mbuloi epoka zeusiane edhe si periudhë mythologjike, edhe si periudhë historiko-shkencore e antikuitetit illirik.



Tash, mund të shtrohet pyetja thjeshtë: a duhet të përcaktohet emri – pellazg si paraardhësi I illirëve dhe shqiptarëve të sotëm, përmes fjalëve greke – pelagos e pelargos, apo nga gjuha shqipe, si gjuhë illiro-pellgaze përmes fjalës - pellg – pellgaz – si populli I pellgut të detit, kur dihet se shqipja është bija e illirishtes dhe pellgasishtes, gjuha e paraardhësve illiro-pellgazgjik? Natyrisht, Shqipja përcakton emrin e paraardhësve pellgaz!



Të shohim tash në bazë të natyrës së gjuhës se si tingëllojnë fono-morfologjikisht dhe semantikisht, zotat e antikuitetit illiro-pellgazgjik, me emërtimet e tyre, për të vërtetuar jovetëm spjegimin shqip të tyre në mënyrë ethymologjike, kur shqipja I ka si emërtime paraardhëse të saja – por, se Shqipja është vet Gjuha e Perëndive të Olympit illiro-pellgazgjik – skipe illire-pellgaze.



1. Zeusi ………..zoti suprem, zojsi suprem

2. Apolloni …….zoti I diellit

3. Thetis (Poseidoni) ….zoti i detërave, Theti=Deti

4. Hermesi ….. zoti I fshehtësisë

5. Klimnestra….perëndia e klimës, motit – klima nestra (nesër)

6. Aresi, Marrsi…zoti I luftërave, marrësi I jetërave në luftëra - Marsi

7. Dionisi ………zoti I argëtimit,

8. Ethana, Athena, Thana …….perëndia e të folurit, mbrojtjes dhe e bimëve

9. Afrodita……..dita afron, perëndia e ditës, e bukurisë dhe dashurisë

10.Hera …………perëndia e qëndresës, fuqisë qiellore

11.Dhemetra….perëndia e bujqësisë – ama e dheut, arës së bukës

12. Artemidha …perëndia e arteve dhe e gjuetisë – arte m’I dha, m’I dha artet



Këta 12 perënditë illiro-pellgazgjik, jovetëm në pikëpamje mythologjike, si drejtues të njeriut e botës së lashtë, ky numër 12, jovetëm që është numri I 12 muajve të vitit të kalendarit illiro-pellgazgjik – por, edhe derisot, ky numër është përcaktues I 12 fiseve shqiptare: Hoti, Gruda, Gashi, Berisha, Krasniqja, Thaçi, Kastrati, B’tyçi, Kelmendi, Shala, Shoshi e Morina.



Poashtu, ky numër 12 tek shqiptarët është edhe përkufizimi I këshillit gjykues, si ent gjykimi zakonoro-juridik, si gjyq popullor – gjykatë drejtësie, ku ndahet drejtësia: betime, rregullime pronësoro-juridike, pajtime gjaqesh, gjykime veprash penale, rregullime problemesh finansiare, gjykime dhe ekzekutime administrativo-pronësore, rregullime problemesh familiare, martesore, trashigimore, etj., - si formë e juridiksionit shtetëror në Kosovë derisot në shek. XXI. - Përmes 12 Pleqve, apo 12 Prijësave të 12 Fiseve, si Paria e 12 fiseve shqiptare në fjalë, u formua si gjykatë popullore me emërtimin - Pleqnia – Plakonia – Kuvendi I Pleqve shqiptarë.

Plakonia shqiptare e sotme, si forum zakonor juridiksional, na përkujton Plakoninë illiro-pellgaze të lashtë – Gjykimi me 12 Pleq, apo Betimi me Njëzetekatër (nga dy prijësa-princa për çdo fis), është edhe sot në shprehjet shqipe si: “Njëqint gjaqe bëhen dhe në fund nuk kanë care pa u ulë në çergë me 12 Pleq në Plakoni / Duhet patjetër me dalë n’Plakoni / Beja bahet me 12 Pleq edhe me 24 / Qysh ta ndanë Pleqnia – nuk guxon me luejtë / Ta bajë benë me 24 / etj. Pakonia shqiptare ka rregulluar problematikën ekzistenciale – si një Gjyq i Popullit në funksion edhe nën shtete e pushtete të huaja shekullore.

Mythologjia illiro-pellgazgjike, si trashigimi etnogjenetike reale pasardhëse deri tek shqiptarët ballkanik, është përciellë me përkushtim të plotë nga mythi deri tek Realja – respektivisht, duke I spjeguar ethymologjikisht 12 zotat e Lashtësisë.



Ndërsa, sa për kuriozitet linguistik, për ta shikuar e ndjerë natyrën e gjuhës, se të kujt janë vërtet, zotat e antikuitetit, të shohim perënditë greke të kohës: Hypsistos (zoti I qiellit), Chthonios (zoti I nëntokës), Moiraia (Athena), Grairae, Graces (grekët e sotëm), Melaina (Afrodita), Teleia (e begatisë), Hesperidea, Leukothea, Letos, Hestia, Eileithyia etj.(‘Zotat e grekëve’ sipas Karl Kerenyi-t). As këta nuk janë këta zota grek, si emërtime të natyrës së gjuhës greke, që dallojnë nga zotat illiro-pellgazgjik?
Natyra e gjuhës preokupon të rishqyrtojë linguistikën me mënyrat fono-morfologjike e semantike, në emërtimet e lashtësisë, si rishqyrtim I Historisë!

Artikull rigjinal

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts: 157
Registration date: 2009-01-27
Points: 16
Reputation: 16

Back to top Go down

'Albanët me Famë në Mijëvjeçarë' (Nga Troja e Lashtë Deri në Ditët Tona)

Post  1bilderberg on Mon Feb 16, 2009 8:42 pm

'Albanët me Famë në Mijëvjeçarë' (Nga Troja e Lashtë Deri në Ditët Tona)

Ky është titulli i librit të autores Elena Kocaqi. Libri ndërtohet mbi studimin që autorja ka bërë në lidhje me rrënjët e shqiptarëve, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë botërore. Ajo shqiptarët i shikon si krijuesit dhe drejtuesit e perandorive të mëdha, që nga Aleksandri i Madh, Perandoria e Romës, e Bizantit dhe Osmane. Këta perandori thotë autorja "janë në thelbin e tyre perandori të krijuara dhe qeverisura nga shqiptarët, apo nga paraardhësit e tyre, pellazgo-ilirët. Ata në rolin e qeveritarëve, i kanë dhënë botës zyrtarisht fenë njëzotëshe dhe janë arkitektët dhe financuesit e veprave të kultit më të vjetra dhe më të famshme të botës. Shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre për krijimin e disa shteteve moderne si të Egjiptit, Turqisë, Greqisë, Rumanisë, Italisë etj."
"Shqiptarët janë gjyshërit e kombeve dhe gjuhëve të Europës si dhe krijuesit e qytetërimit më të lashtë etnik evropian dhe nuk meritojnë të trajtohen siç janë trajtuar, sidomos në shekullin e XX. Bota duhet të dijë të shfrytëzojë dhe të kanalizojë aftësitë e shqiptarëve në drejtimin e duhur, për të kontribuar për të mirën e njerëzimit dhe, për ta bërë këtë, ajo duhet të njohë historinë e vërtetë të këtij kombi."

Në këtë libër, autorja flet për lëvizjet pellago-ilire dhe kontributin e tyre në krijimin e popujve të Evropës. Autorja flet për Mbretërinë trojane, Dinastitë trojano-dardano-albane të Evropës; për dinastinë maqedone; për Aleksandrin e Madh të Maqedonisë; dinastia e Epirit (Pirro i Epirit); Dinastia e Ptolemenjve në Egjipt; Perandorët dhe strategët ilirë të Romës; Kostandini i Madh; Perandorët ilirë të Bizantit; Kryeministrat shqiptarë të qeverisë osmane si dhe shumë figura të shquara me origjinë shqiptare.

Në realizimin e këtij studimi, autorja është mbështetur në autorët Antikë dhe të Mesjetës. Në mënyrë të veçantë ka studjuar autorët gjermanë, për të cilët thotë se janë më të besuar sepse janë pasardhës të drejtpërdrejtë të popujve pellazgo-ilirë, që lëvizën drejt Evropës, dhe janë dëshmitarë të ngjarjeve për të cilat autorët grekë nuk kanë dijeni, sepse janë më të vonë se ata.

Krijimin e popujve të Europës autorja e lidh me lëvizjet e popujve të qytetëruar të kohës që janë trojanët. Populli që doli nga përmbytja e madhe. Pasardhësit e Noes u vendosën në Europë. Legjenda e ardhur nëpërmjet Apianit thotë se "Këtë emër (Ilir) ky vend (bëhet fjalë për Ilirinë - Linda) e mori nga Iliri i biri i Polifemit. Bijtë e ciklopit Polifem dhe Galatës të quajtur Keltë, Ilirë dhe Galë lanë Siçilinë dhe bënë sundimtar mbi fiset të cilat nga emrat e tyre u quajtën Kelt, Ilir dhe Galë" Pra, legjenda tregon se keltët, ilirët dhe galët janë vëllezër. Dhe këto vëllezër populluan Ballkanin, Anglinë dhe Francën.

Një lëvizje tjetër popullsie që ndikoi në krijimin e popullsive të Europës është ajo pas Luftës së Trojës. Heronjtë e Trojës me fiset e tyre, që shpëtuan nga shkatërrimi, u shpërngulën për në Europë. Ene Dardanidi u vendos në Itali, ku pasardhësit e tij themeluan Romën dhe më vonë Perandorinë Romake. Kurse i nipi i tij, Briti, u vendos në Angli. Por atje gjeti popullsinë, e të njëjtit gjak të tij, që kishte krijuar Albionin, siç quhej Anglia e lashtë. Kurse Briti i dha këtij shteti emrin e tij, Britani dhe ndërtoi Londrën, nën shembullin e Trojës, duke e quajtur Troja e re. Popullsia anglo-saksone përbën lëvizjen e tretë të popullsisë, që u shpërngul në Angli. "Për të qenë sa më të qartë, - thotë autorja - dyndjet e popullsive në Britani janë kryer në disa valë, por më të rëndësishmet kanë qenë dy. Së pari, dyndja dardane e shekullit të XI p.k. dhe së dyti, dyndja anglo-sake në shekullin e VI-VII të erës së re. Bashkimi i këtyre dy popullsive krijoi kombin britanik." faqe 46.

Këta popuj e dinin fare mirë që kishin një prejardhje. Kur Cezari, që rridhte nga familja e Eneas, pushtoi Britaninë, në vitin 55 p.k., i dërgon letër mbretit të Britanisë, që të nënshtrohet pa luftë, përgjigja që mori, nga mbreti Kasabeli, ishte e tillë: "Kërkesa jote Cezar është skandaloze, derisa i njëjti gjak aristokratik i Eneas rrjedh si te romakët dhe te britanikët dhe i njëjti zinxhir gjaku na lidh ne, i cili duhet të jetë një urë miqësie dhe këtë duhet të na kishe kërkuar ne, dhe jo sllavërinë" f.53
Po ashtu Cezari e dinte lidhjen me britanikët dhe thoshte: "Në të vërtetë ne romakët dhe britanikët kemi të njëjtën origjinë, sepse rrjedhim nga raca trojane. Babai ynë i parë pas shkatërrimit të Trojës ishte Enea. Briti, që kishte baba Selvin, djalin e Asganit, djalit të Enes". f.47

Po kështu autorja e shikon popullsinë franceze si një bashkim të popujve galë (që e morën emrin nga Gali vëllai i Ilirit dhe i Keltit), frankë (që e morën emrin nga Franko trojani 1181-1171 p.k.), të ardhur në këtë territor pas rënies së Trojës, dhe të romakëve. Ata i dhanë kryeqytetit të Francës emrin Paris për të kujtuar, princin Trojan, Parin, të birin e Priamit, që rrëmbeu Helenën e bukur dhe u bë shkas për luftën e Trojës dhe rrënimin e atij qytetërimi. Por që realisht ajo bëri dhe historinë.

Teutonët një nga fiset kryesore gjermanike, formuan kombin gjerman dhe atë skandinav.

Pra autorja konkludon se "Fiset kryesore, të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët, teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të gjitha këto fise kanë ruajtur në historinë e shkruar nga vetë ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftërat që kanë bërë dhe vendet ku u vendosën. Ajo që ka ruajtur një popull në traditën e tij, është shumë herë më e vlefshme, nga ajo që thonë të tjerët për të. Këta popuj që populluan Europën dhe që i dhanë botës qytetërimin më të lartë që ka njohur, nuk vinin nga pylli dhe nga hiçi, ashtu siç është thënë deri më sot, por ishin pasardhës të gjyshërve të tyre etnikë evropianë, sepse rrjedhin nga ata." f.63.
"Troja u shkatërrua, dhe u dogj, por nuk mori fund qytetërimi i saj i lavdishëm. … fiset trojane emigruan në Itali, Britani, Irlandë, Francë dhe themeluan mbretëritë trojane atje, … Nuk ishte rastësi që Evropa Perëndimore ngriti qytetërimin dhe kulturën më të lartë që ka njohur njerëzimi, sepse ata ishin njerëz me kulturë të lashtë, ishin trojano-dardano-albano-ilir.
Trojano-ilirët nuk vdiqën, ata janë të gjallë dhe sot më të fortë se kurrë, pasi kanë ngritur qytetërimin dhe shtetet më të forta të botës së sotme si ato amerikano-veriorë, anglezë, gjermanë, francez, skandinavë etj." f.19

Një fakt historik, që është përdorur nga autorja, për të provuar origjinën e njëjtë të këtyre popujve, është edhe e dhëna antroplogjike, për racën shqiptare dhe evropiane. Për të përcaktuar etnitë dhe racat, shpesh, antropologjia ka si etalon matës treguesin e kafkës së kokës. Në bazë të madhësisë së kafkës së kokës popullsia ndahet në:
Brachycephalas që tregon një kokë tepër e gjerë madje quhet dhe koka e rrumbullakët. Treguesi cephalik është mbi 80.
Mezocephalas që është një kafkë koke më e ngushtë se ajo e para. Treguesi cefalik është 75-80.
Dolicephalas që është një kokë e gjatë dhe e hollë. Treguesi cephalik është nën 75.

Etnitë brachycephalas, janë më të vjetrat e Evropës. Shqiptarët me një tregues cephalik nga më të lartët në Evropë (me tregues 85-90), shpesh quhen dhe si hiperbrachycephalas. Janë brachycephalas si shqiptarët, gjithashtu Gjermania, Austria, Zvicra, Franca Lindore, Belgjika në pjesën më të madhe të saj, popullsia e Karpateve nga dolën Rumunët dhe Hungarezët. Popullsi brachycephalas, ka një pjesë e Irlandës, Skocia, një pjesë e Holandës perëndimore e quajtur Frizia, bregdeti perëndimor i Norvegjisë, një pjesë e madhe e Danimarkës e Islandës dhe Italia Veriore e Qëndrore. Edhe Armenia në Kaukaz ka të njëjtin tregues qefalik. Pjesa bregdetare e Bosnjës dhe malit të Zi. Britanikët dhe pjesa veri-perëndimore e Evropës ka qënë brachycephalik, por në shekujt X-XI ka një dyndje nordike, që janë dolicephal, dhe kjo shkaktoi përzierje.

"Sa të rrosh do të mësosh" thotë populli ynë. Ndërsa filozofi i lashtësisë Sokrati thoshte "unë di një gjë që nuk di asgjë". Kjo më ndodh sa herë që lexoj diçka. Pikërisht nga libri i autores Kocaqi unë u njoha me historinë europiane, të cilën nuk e kemi studjuar në shkollë. Historinë e këtyre vendeve e lidhnim vetëm me pushtimin nga perandoria Romake. Dalja në dritë e këtyre fakteve e lidh historinë e Europës me paraardhësit e shqiptarëve dhe me vetë shqiptarët.

Përforcova dijet mbi popullsinë trojane dhe lëvizjet e saj, që për mua kishin shkuar deri në Itali, dhe tashmë kam dijeni për shtrirjen e tyre të mëtejshme.

Mësova se Tragjedia "Mbreti Lir" e Shekspirit ishte shkruar për mbretin Lir që kishte mbretëruar në Angli në vitet 800 p.k. dhe që unë e dija se Shekpiri fliste për mbretërinë Ilire në Ballkan.

Mësova që qytetërimin në Europën Perëndimore nuk e dërgoi Perandoria Romake por ata ishin po kaq të qytetëruar sepse, paralelisht, pasardhësit e trojanëve zhvilluan qytetërimet sitrojane në gjithë Europën.

Madje edhe kryqëzatat europiane nuk do t'i shikoj me syrin e njerëzve barbarë, që kërkonin të shkatërronin Perandorinë e lulëzuar bizantine apo romake, por si lëvizje të popujve që ktheheshin në vendet, që ua kishin rrëmbyer barbarët, në Kostandinopojë dhe Aleksandri.

Popullsia panone e Ilirisë, që u shpërngul sidomos në shekujt III p.k., kur Ballkani u pushtua nga perandoria Romake dhe deri në shekullin VII e.s., që u largua nga dyndjet sllave në Ballkan, dha një kontribut të shquar në krijimin e shteteve të Europës dhe në drejtimin e Perandorisë Romake.

Sikurse realisht do të kuptoj se territoret e Ballkanit u boshatisën nga lëvizjet e këtyre fiseve, drejt perëndimit, për t'u shpëtuar dyndjeve barbare. Madje këto fise, që lëvizën, ishin pjesa më e qytetëruar e Ilirikut. Dhe mund të ketë ndodhur që në këto rajone të kenë mbetur pjesa e pazhvilluar e popullit që i shpëtoi invadimeve barbare duke u fshehur në male. Dhe prandaj shpesh ndër ne lind pyetja përse këto rajone, ku ne jetojmë sot, nuk u zhvilluan sikurse u zhvilluan rajonet e tjera të Europës.

Kjo njohje e re e historisë do t'i jepte përgjigje edhe pyetjes, që historianët kanë bërë, se përse romakët e quajtën gjithë Ballkanin Ilirik. Pra ata e njihnin këtë rajon dhe ishin një popull me ilirët dhe prandaj i gjithë Ballkani u quajt Ilirik sepse i tillë ishte.

Po kështu ka historianë që pyesin. Si spjegohet që gjithë ajo popullsi ilire u asimilua nga dyndjet barbare sllave, kur iliri ishte i gjithë Ballkani. Dhe përgjigjen fare mirë e gjejnë në këto studime. Pra fiset ilire të qytetëruara të Ballkanit u shpërngulën për në Europën perëndimore, për t'u shpëtuar dyndjeve barbare sllave. Ata qytetëruan dhe zhvilluan Europën, për t'u kthyer një ditë dhe për të zhvilluar përsëri këtë vend, nga kanë dalë paraardhësit e tyre.

Sikurse nga këto studime mësova se kudo ku ka qytete apo vende që mbajnë emrin alban, janë toponime të mbetura nga popuj që u shpërngulën nga Ballkani, nga Azia dhe Deti i Zi dhe që ishin raca e njëjtë e bardhë dhe jo më kot dhe shqiptarët i quajtën Albanë. Ata e dinin prejardhjen e tyre dhe të shqiptarëve. Sot emri Albani ndodhet në shumë vende, madje dhe vetë kryeqyteti i shtetit të Nju Jorkut quhet Albani. Sikurse fustanellat skoceze dihet që kanë një burim të përbashkët me ato shqiptare. Pasi dhe vetë Skocia dikur e ka patur emrin Albani nga djali i Britit dardanid.

Kurioze jam të di kur e mësuan europianët, që flisnin për paraardhësit e tyre si trojanë, se pikërisht paraardhësit e tyre janë të njëjtë me këta shqiptarë, të cilët Europa i copëtoi dhe i la nën mëshirën e sllavëve. Dhe nëse ata e dinin që shqiptarët ishin si paraardhësit e tyre përse ata i sakrifikuan aq shumë. Apo ata nuk e dinin historinë e tyre.

Dy librat "Albanët me famë në mijëvjeçarë" dhe "Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane", që autorja ka nxjerrë, janë me vlera për lexuesin shqiptar, për historinë e shqiptarëve dhe përbëjnë një thesar për bibliotekën e çdo shqiptari. Përshëndetje autores së re. Dhe, ajo që më entuziazmon më shumë është fakti se, nesër, nëpër simpoziumet dhe kongreset që do të zhvillohen, për të nxjerrë në dritë historinë e vërtetë të njerëzimit, të lidhur dhe me kulturën pellazgo-ilire-shqiptare, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar nga historianë dhe studjues dinjitozë. Suksese autores Kocaqi.
...

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts: 236
Registration date: 2009-01-28
Points: 38
Reputation: 20

Back to top Go down

Re: P E L A S G I A N S

Post  1bilderberg on Mon Feb 16, 2009 8:44 pm

'Roli Pellazgo-Ilir në Krijimin e Kombeve dhe Gjuhëve Evropiane'

Elena Kocaqi në librin e saj të dytë "Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane" përqëndrohet, veç të tjerash, në faktet gjuhësore, për të argumentuar kontributin pellazgo-ilir në krijimin e kombeve evropiane. Duke ndjekur lëvizjen e popujve në antikitet dhe në mesjetë, asaj i lind e drejta të konkludojë se pikërisht këta popuj, bashkë me kulturën, dërguan në vendet ku u vendosën edhe gjuhën e tyre.
Ajo gjen fjalë të shqipes si tek greqishtja dhe latinishtja. "Por ajo që është edhe më e madhja nga të gjitha - thotë autorja - shqipja i shpjegon kuptimin e këtyre fjalëve që tregon qartë se ato janë gjuhë derivative të shqipes. Shqipja jo vetëm ka qënë krijuar këtu, por është ajo që lindi këto gjuhë." f.14.

Gjuhët e vjetra greke dhe latine autorja e librit i quan gjuhë artificiale të krijuara nga dijetarët për t'i patur si gjuhë të arsimit.

"Kjo gjuhë e stisur, - thotë autorja, u bë edhe gjuha e administratës dhe e njerëzve të kulturuar që më pas u mësua nga populli që banonte në polis, pasi populli i fshatit nuk mund ta ketë mësuar dot" f.36.

Gjuha e sotme greke thotë autorja nuk e përkthen gjuhën e tre dialekteve të greqisë antike, si jonishtja, eolishtja dhe dorishtja.

Për të parë ndryshimin e gjuhës së vjetër greke dhe asaj të re, autorja sjell, në librin e saj, gjuhën Homerike dhe bën krahasimet

Shqip Greqishtja Homerike Greqishtja sot

nëm nëm katara
anda ënda andha efkaristis
arë arura horafi
bashkë vask porevume
deti theti thalasa
dhe dheu dhor, dha ji
dru dris ksilo
edhe dhe idhe qe

Po jap vetëm pak fjalë, pasi në libër ka një listë të tërë, për të kuptuar se realisht në përmbajtje gjuha Homerike afron me gjuhën shqipe dhe jo me greqishten e sotme. Po çfarë i bashkon gjuhën Homerike me atë greke të sotme? Mendimi im është se i bashkojnë vetëm gërmat, që sot quhen greke, por që në kohën kur u krijuan përbënin alfabetin e kohës, që sot quhet grek, që u përpunua për të shkruar gjuhën e kohës, që nuk ka qenë greke por pellazge, ose shqipja arkaike. Me këtë alfabet fiset egjiptiane që zbritën në tokat pellazge shkruan më pas gjuhën e tyre, që sot quhet gjuha greke. Është për këtë arsye se përse Faik Konica ngulte këmbë që gjuha shqipe të shkruhej edhe me germat e alfabetit grek sepse, thoshte ai, nuk ka përse grekët të përvetësojnë këtë alfabet që është krijuar për të shkruar gjuhën me të cilën ka folur Pirro i Epirit.

Po përse ky alfabet është i tillë nga kush është shkruar, a ka ngjashmëri me alfabetin e Thotit që shkruhej në formë hieroglifesh. Kur thuhet që Aleksandri i madh drejtoi shkrimin e veprave të Homerit në Egjipt, a mund të thuhet se ky alfabet, që sot njihet si grek, është shkruar në Egjipt? a mund të themi se edhe Egjipti i kohës shkruante me këtë alfabet? Atëherë përse ky quhet grek? A ishte popullsia e Egjiptit greke? Kur u quajt ai si alfabet grek. Këto janë pyetje që më lindin mua nga libri i autores. Sepse autorja thotë që kjo gjuhë ishte artificiale dhe ishte gjuhë e administratës dhe më pas e mësoi edhe populli por jo populli i fshatit. Pra a mund ta quajmë këtë si një gjuhë të huaj për këtë popull, që autorja e quan pellazg, apo si një gjuhë letrare e shkruar, që gjithsesi ka vështirësi për popullin e thjeshtë, apo dhe vetë fshatin, sikurse mund të ketë sot gjuha letrare shqipe për gegët p.sh., por që është shqip dhe jo gjuhë e huaj. Nëse do të pranojmë që kjo gjuhë artificiale nuk ishte e huaj ajo ishte shqipja e kohës, pasi populli rezulton që ishte i tëri pellazg. Gjithsesi mua më lind mendimi se alfabeti grek (apo pellazg) që është disi si hieroglife ka një lidhje me alfabetin e Thotit, të popullsisë së bardhë që jetonte në Egjipt. Po e jap të plotë përshkrimin që i bën autorja këtij problemi.

"Zhyzepe Katapano një filolog i shquar italian, në librin e tij "Tot parlava Albanese", jep disa të dhëna shumë të rëndësishme për zonën e Afrikës së Veriut. Ai ashtu si dhe të dhënat e shkrimeve të mësipërme tregon se dinastitë e vjetra të Egjiptit, ishin me origjinë nga raca pellazgo-ilire.

Katapano, thotë se shqipja është folur rreth 1200 vjet më parë. Thoti, perëndia egjiptiane e zbulimit të Heroglifeve, mësimit, shkathtësisë, matës i kohës dhe zbulues i numrave, përshkruhej si një qënie me trup njeriu dhe kokë shqipeje.
Katapano, thotë se Thoti e përpiloi alfabetin e vjetër Egjiptian mbi bazën e gjuhës shqipe të cilën ai e fliste, nga i cili u formuan më pas të gjitha alfabetet e botës.
Emri thot sipas tij, është shqip dhe tregon po të njëjtin kuptim që ka fjala thot, pra që tregon dhe mëson që ishte edhe virtyti kryesor i Thotit.
Atlantidën, ai e përkthen me fjalën shqip At-lasht, pasi ata ishin banorët e parë dhe të lashtë të atij vendi. Në shkrimet e vjetra egjiptiane, ajo njihej me emrin shqip Borea, pra e bardhë. Po paraqesim disa nga gërmat e alfabetit të lashtë të Thotit që ka nxjerrë Katapano.
A është shkronja e parë dhe aty ka një shqipe me një fjalë Ain. Kjo tregon vet Thotin ai, pra i pari pasi ndryshe ai quhej edhe shqiponjë.
B jepet me një heroglif ku paraqet një këmbë dhe fjalën brof, pra brofa u ngrita në këmbë.
D u shoqërua me punë dore që e mbante në dorë pra nga fjala dorë.
G paraqiste me një gardh pra pengesë, ndalesë.
F quajti nepërkën që edhe sot në gegërisht quhet fjerë.
H jepet një heroglif që paraqet gërshet dhe kjo nga fjala hjet që përdorin dhe sot arbëreshët për gërshetin.
K paraqet me simbolin e kovës dhe u quajt Kuf nga fjala kov e shqipes.
Gj quajti një heroglif që paraqeste gjirin
N e paraqet me ujin nga n'uj si thuhet në gegrisht.
U quajti hieroglifen me një figurë si të njeriut dhe që u quajt unë.
P quajti një copë dheu si tull nga fjala plis.
Q quajti një copë baltë që në shqip është qull para pa form.
S përdori dy hiroglife që i quajti stol stoli që edhe sot në shqip përdoren si stoli për t'u ulur.
Z paraqitet nga një zvarranik dhe që ai e quajti zvarranik.
Sh quajti një heroglife që paraqiste liqen pra ujin e shiut. Kjo shkronjë në hebraisht dhe arabisht quhet shin. Ai dhe fjalën me të cilën quhen hebrenjët e përkthen me shqipen Jehve nga je-veç.
Zotin amon ai e lidh me fjalën shqip am pra nëna. Po të krahasosh me Etruskishten atje perëndia primare quhej UN si në shqip, unë që tregon vetën e parë njëjës, një person. Mendoj se fjala am-un, do të thotë am-un pra zoti ndryshe. Dhe vet në bibël Zoti kur flet për veten thotë se Unë jam ai që jam. Kjo fjalë amon amin përdoret edhe sot pasi lutesh dhe e ka prejardhjen nga amoni i Egjiptit.
Perëndia osiris cilësinë e saj personale, kishte faktin se shikonte çdo gjë të njeriut. Ajo ka për bazë fjalën si apo sy që tregon organin që shikon. pra o-siris, është-siri apo syri.
Ra e egjiptit është diell, nga raza apo reze që tregon rrezet e diellit.
Faraonë është quajtur mbreti në Egjipt, që shumë studiues e shpjegojnë nga shqipja me fjalët fara-on apo jon.
Pra të dhënat tregojnë se ka pasur një prezencë të popullsisë pellazgo-ilire në territoret e Afrikës së Veriut, e cila ka pasur pushtetin atje. Kjo nuk është për t'u çuditur pasi fiset e vjetra shqiptare ashtu si dhe shqiptarët në kohën e sotme e kanë pasur për shekuj nën sundimin e tyre Egjiptin." f.79-81.

A e ka alfabeti grek prejardhjen nga Thoti? A ishte kjo gjuhë që shkruhej dhe në Egjipt? Nëse gjuha që shkruhej në Egjipt ishte si ajo greke, në Egjipt ishte një popullsi jogreke por e racës pellazge. Përse u shkruan veprat e Homerit në Aleksandri dhe jo në Athinë, madje dhe Dhiata e re u shkrua në Aleksandri me këtë alfabet grek. Meqë u shkruan në Egjipt pse nuk u shkruan me gjuhën e vendit? Atëherë përse ky u quajt alfabet grek? Kur u përdor ky term? A duhet të mendojmë se historia e kohëve moderne ka shkruar historinë e antikitetit? Atëherë, kur u krijua shteti grek 1821, filloi të shkruhej historia e lashtësisë dhe çdo gjë u quajt greke dhe paragreke sikurse dhe alfabeti grek. Sepse realisht ka një fakt domethënës që gjuha e sotme greke vetëm gërmat ka të ngjashme me atë të lashtën dhe as që e spjegon dot atë. "Le të përkthejë - thotë autorja - ndonjë studies gjuhën e tre dialekteve të greqisë antike. Pse nuk e ka bërë kush deri më sot? Janë përpjekur dhe asnjë rezultat nuk kanë dhënë. Deri sa nuk e kanë bërë, të pushojnë së gënjyeri për etnicitetin real të grekëve të vjetër dhe të rishkruajnë historinë ashtu siç është realisht

Të marrin njëherë shqipen e sotme dhe ta provojnë, se nuk i dihet se çfarë surprize mund të marrin. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë dhe do vazhdojnë t'i trajtojnë dialektet antike pellazge jashtë gjuhës pellazge dhe shqipe, asnjëherë nuk kanë për të marrë vesh ndonjë gjë." f.36

F.R. Adrados thotë se "Jonishtja që Herodoti përhapi në të gjithë botën Greke nuk ishte gjuhë greke dhe as dialekti i greqishtes ashtu siç trillohet, por ishte një gjuhë e panjohur edhe jo greke që do të thotë se gjatë viteve 500-400 p.k. nuk flitej greqisht në Athinë".

Autorja vë në dukje se që nga shekulli VI deri në shekullin XI-XII, për Greqinë, ashtu dhe për të gjithë Ballkanin, nuk dihet asnjë gjë. Faktet tregojnë se në shekullin e XII ai territor, kur del nga kronikat historike, nuk flet greqisht, por deri në shekullin e XIX flitet vetëm shqip. Kur flitet në mesjetë dhe në kohët tona shqip, si është e mundur që është folur greqisht në antikitet, thotë autorja. Kjo tregon qartë se ata në antikitet kanë folur shqip dhe kanë qënë të gjithë pellazgë thotë autorja. Nëse ka patur realisht grekë në antikitet ku shkuan ata?
Evropianët e shekullit të XIX preokupoheshin se ku kishin shkuar grekët dhe ngritën teorira se ata janë asimiluar nga sllavët apo dhe kanë ikur. Për këtë arësye për të përjetësuar kulturën e Greqisë së Lashtë, Anglia ndihmoi në krijimin e shtetit grek, pas revolucionit grek, që realisht edhe atë e bënë shqiptarët. Dhe kështu ata ndihmuan popullin e gabuar për të trashëguar këtë kulturë dhe këtë emër. Fiset e ardhura nga Egjipti, që mbetën të tilla të papërziera me fiset e bardha shqiptare, pasi shqiptarët janë konservatorë në racën e tyre, mbetën të tillë edhe në Greqi dhe sot ato kanë të drejtë të trashëgojnë kulturën e racës së bardhë pellazgo-ilire, duke ua mohuar këtë të drejtë atyre që realisht u takonte, popullit shqiptar.

Në qoftë se jugun e Shqipërisë, autorja e quan popullsi pellazge, veriun ajo e quan popullsi Ilire. Ndonëse në antikitet ato janë përzier ndërmjet tyre. Fakt domethënës është lëvizja e popullsisë pas luftës së Trojës. Këtë e dëshmon edhe Herodoti kur thotë për popullsinë e Atikës, me prejardhje pellazge, që harroi të folurën e saj duke u kthyer në helene, që edhe ata ishin pellazgë. Autorja gjen kontradiktë në trajtimin që i bën Herodoti, duke i quajtur të dy popullsitë pellazge, dhe Atikasit që harruan gjuhën e tyre dhe morën atë Helene. Unë do të kisha tjetër mendim. Herodoti nuk është kontradiktor. Ai vetëm përdor termin e gabuar. Në vend që të thoshte ndërruan gjuhën, duhet të thoshte ndërruan dialektin. Pasi realisht kur flitet për helenët dhe atikasit bëhet fjalë për fise të të njëjtit etnicitet, por që flisnin dialekte të ndryshme. Nga historia kemi mësuar se helenët janë populli dardan i ardhur në Epir, që e morën emrin nga Heleni djali i Priamit, prijësit të Trojës, që u suall rrob në Epir nga Pirro (djali i Akilit) së bashku me Andromakën (të venë e Hektorit, heroit trojan). Pas vdekjes së Pirros ata trashëguan fronin dhe gjithë Epirin, i cili u sundua nga pasardhësit e tyre. Pra ata nuk ishin grek, por pellazg dhe që flisnin dialektin geg. Duke trajtuar historinë sipas variantit të trajtuar nga grekët, që i quajnë helenët grekë, duket sikur Herodoti është kontradiktor kur i quan ata pellazgë. Pra realisht helenët e antikitetit nuk ishin grekët e sotëm, ato ishin pjesë e popullsisë pellazgo-ilire të kohës, që flisnin dialekt të ndryshëm të së njëjtës gjuhë. Ata u shkrinë me popullsinë vendase të Epirit, dhe ishin ndër fiset që u shquan në histori, pasardhësit e tyre morën emrin molos nga djali i tyre, Molosi, dhe që jetonin në trojet e arvanitasve të sotëm.

Po këta dardanë u shpërngulën në Lat. Atje ata bashkë me qytetërimin çuan edhe gjuhën e tyre. Çfarë lidhje shikon autorja midis latinishten dhe shqipes? "Një nga faktet më të forta që latinët kanë trashëguar nga ilirët, është gjuha. Gjuha e tyre ka ngjashmëri të madhe me shqipen. Shumë fjalë të saj përdoren edhe në shqip, por ajo që është me interesantja, është fakti se shqipja shpjegon kuptimin e mijra fjalëve të latinishtes që flitet sot." f.105
"Prania e latinishtes në shqip është paraqitur nga gjuhëtarët si një huazim që ka bërë shqipja. Kjo nuk është e vërtetë, shqipja mund të ketë huazuar, por siç do e shohim më poshtë shumë fjalë, kuptimin e kanë në shqip.
Kjo tregon se nuk është se latinishtja ka huazuar nga shqipja por se latinishtja ka pasur bazë shqipen. Këto fjalë janë në latinisht nga substrakti ilir dhe shqipja ka çelësin e kuptimit pasi është gjuhë që është më afër ilirishtes, se ajo arriti ta ruajë atë dhe së bashku me të edhe kuptimin e vërtetë të gjuhës që flasin popujt me rrënjë ilire." f.105-106

Po sjell disa fjalë që autorja ka sjellë në librin e saj.

Shkruhet Lexohet Përkthehet
aletta a-leto penda

Quhet e let pasi dhe një nga vetitë e pendës është fakti se ajo është e let apo lehtë dhe këtë emërtim për të treguar po këtë kuptim sot e ka shqipja, por jo italishtja apo gjuhët e tjera.
allargare a-largare zgjeruar dhe larguar
Fjala larg në kuptimin e saj ndodhet në shqip po me fjalën larg që tregon largësinë si në spanjisht. Nga ana tjetër ajo ka edhe kuptimin e gjërë dhe sërish ky kuptim jepet qartë nga fjala larg, pra që është i gjërë apo i madh.
allentare a-lentare e liruar
Kjo fjalë shpjegohet me shqipen a-len, pra është lën është liruar, i cili është edhe kuptimi i fjalës. Diçka lirohet duke e lën pra të lirë të iki. Madje fjala merr edhe formën e shqipes e lënë në kohën e shkuar e cila përdoret për dikë që është dhe në këtë formë ndodhet aktualisht në shqip.
...

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts: 236
Registration date: 2009-01-28
Points: 38
Reputation: 20

Back to top Go down

Re: P E L A S G I A N S

Post  1bilderberg on Mon Feb 16, 2009 8:44 pm

...
amico amiko mik
Fjala mik sigurisht që është në shqip dhe përdoret kështu në të gjitha dialektet. Kjo fjalë kaq e rëndësishme për shqiptarin, ku mikpritjen e ka pasur dhe e ka një nga traditat më të mira, nuk mund të jetë e huazuar. Mund të huazohet një fjalë, për të cilën nuk ka një përkthim, por jo gjithçka. Sot edhe mund të huazohet se ka media, por në atë kohë në mes malesh të izoluar ku kanë jetuar pjesa më e madhe e shqip-folësve nuk mund të kenë patur mundësi për të huazuar.
angustia angustia ngushtësia
Rrjedh nga fjala shqip ngusht që është rrënja dhe kuptimi i kësaj fjale. Shqipja sot e ruan fjalën ngusht në gjuhën e përditshme për të treguar ngushtësinë fizike, por edhe atë shpirtërore.
apparente a-parente i dukshëm
Një fjalë që shpjegohet nga shqipja me foljen shikoj, që në kohën e shkuar bën parë. Pra dhe kuptimi i dukjes është ndryshe pamja apo ajo që kamë parë. Folja shikoj që në të shkuarën bën, parë, nuk ndodhet në asnjë gjuhë sot përveç shqipes pasi latnishtja nuk ka folje parë dhe që të tregojë pamjen apo dukjen. Këtu tregohet qartë që ajo ka pasur bazë shqipen dhe ka marrë një nga foljet që shqipja e përdor sot dhe që është në kohën e shkuar për të treguar dukjen.

Këtë metodë analizuese ka përdorur autorja. Fjalët e thjeshta kam, jam, kap etj., i gjen të përdorura në fjalët e bashkuara apo të prejardhura. Madje shumë fjalë të latinishtes autorja i gjen si fjalë që kanë ruajtur më mirë kuptimin e tyre dhe se vetë shqipja e sotme. P.sh. tek fjala confesso - rrëfehet, autorja gjen fjalët shqip kan (kon në gegërisht) fe. Fjala fe në këtë rast tregon besimin. Sigurisht, që tek ai që rrëfehet ke besim apo fe se ndryshe nuk mund t'ia tregosh sekretet e tua pasi ato i merr vesh bota, nëse personit nuk i ke fe. Pra i rrëfehesh dikujt se kam fe tek ai dhe ka dalë fjala kan-fe.

Një mori fjalësh autorja i zbërthen në këtë mënyrë duke treguar realisht se gjuha latine është gjuha letrare e kohës që kuptohej fare mirë edhe nga ilirët, që e kishin gjuhën që shkruanin dhe lexonin. Prandaj ne fare mirë mund të themi se shqipja në atë kohë shkruhej me gjuhën latine. Natyrshëm që edhe shqipja pati zhvillimin dhe ndryshimet e saj që sot janë të materializuara në gjuhën letrare shqipe dhe që shkruhen me alfabetin latin të vendosur sipas Kongresit të Manastirit.

Ajo që konkludohet në këtë libër është se gjuha shqipe është mëma e gjuhëve latine. Unë do të shtoja se shqipja e sotme është mëma dhe deridiku dhe simotra e tyre, pasi vetë shqipja pati evolucionin e saj dhe është shumë larg shqipes arkaike me të cilën flisnin edhe vetë ilirët apo sivëllezërit e tyre që emigruan në Perëndim.

Albert Dymont, shkruan për shqiptarët se: "… nuk ka në Evropë racë më të lashtë se e shqiptarëve. Asnjë dëshmi klasike nuk flet për ardhjen e tyre në Ballkan… Populli që ka qënë i panjohur, i ruan imazhin më të plotë të asaj se çfarë kanë qënë të parët e racës greke e latine dhe ata do të meritojnë gjithmonë vëmendjen e historianit, ata do të mbeten si dëshmitari i gjallë i një të kaluare për të cilën besohet se është zhdukur"
Pra me një fjalë të gjitha gjuhët etnike evropiane, janë nga substrakti i përbashkët pellazgo-ilir apo dhe jafetik sipas biblës. Padyshim që shqiptarët sot ruajnë pjesën më të madhe të gjuhës që ka folur Jafeti i biri i Nohut dhe që mbahet si babai i racës së bardhë."

Shënim: Dy fjalë për autoren. Elena Kocaqi ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë. Ajo ka studiuar Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Ka kryer studime pas-universitare, Mastër për Studime Historike dhe Mastër për Shkenca-Politike. Ajo zotëron disa gjuhë të huaja. Ka botuar librin "Albanët me famë në mijëvjeçar" që flet për shqiptarët me famë botërore, të cilët kanë themeluar dhe udhëhequr dinasti dhe shtete të famshme gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Libri "Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane" është libri i dytë i autores. Ai flet për kontributin Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane antike dhe moderne.

#

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts: 236
Registration date: 2009-01-28
Points: 38
Reputation: 20

Back to top Go down

Re: P E L A S G I A N S

Post  sulioti on Tue Feb 17, 2009 2:44 pm

zojs wrote:Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – PELLAZG

ETNINOMI - PELLGAZ


NOMI ETNIK PELLGAS


Gjuha e natyrës dhe natyra e gjuhës. -



Shqipja ka fuqinë e gjuhës së natyrës së saj fono-morfologjike e semantike ta përcaktojë emrin e paraardhësve illir pellgazgjik. Përderisa pellgazët janë paraardhësit e illirëve dhe shqiptarëve, vetëm Shqipja e spjegon lashtësinë e saj. Bindja e realizuar shkencërisht, për origjinën pellgazgjike të popullit shqiptar, fuqizohet përmes gjuhës së natyrës të Shqipes


Përderisa dihet shkencërisht se emërtimi I popullit të parë njihet si populli I pellgut të ujit, populli I pellgut të detit dhe nuk thohet – populli I pellagut të detit – atëherë nuk mund të vie ethymologjia e emrit nga fjala – pellag – por nga fjala – pellg – pellgu I ujit, pellgu I detit dhe si emërtim duhet të përcaktohet etnonomi – pellgaz – populli pellgaz, pellgazët, gjuha pellgaze – Pellgasishtja, kultura pellgaze, historiografia pellgazgjike, popujt pellgazgjik, ndërsa si toponom – Pellgania-Pellgazia.



Emri – pellazg si emërtimi i njeriut të popullit të pellgut të ujit, rrodhi nga fjala pellgase - pellg – pellgu (trajta e shquar), pellgjet (shumësi) – me të cilin kuptohet pellgu i ujit - nga gjuha amë e cila e krijoi si spikje skipe illire pellgazgjike dhe se duhet të jetë fuqimisht si emërtim i drejtë – pellgaz. Ndërsa si emërtim - pellazg mbeti në shkencë nga gjuhët greko-sllave si deformim i vet emrit në fjalë si etnonom – pellazg dhe toponom – Pellagonia. Poashtu, edhe fjalëformimi – arkipellgu, si pellgu I ndërtuar afër ujit, me banime njerëzish - arkipellg është edhe një deformim fono-morfologjik si arkipelag – pellgu arkitektural – arkipellgu.


Pellgazët njihen sot etnit e arkitekturës në rrafshin trekontinenal: Azi Perëndimore, Afrikë Veriore dhe Europë Jugore.


PELLGAS mund ta ken marr kete emertim pasi dim se ata jetonin perreth PELLGUT mesdhe,po cfare do te thote PELLG ne shqip, dhe sa lidhje ka kjo me shqipen.
pellg=pe+lag=
pe=pash=shikoj
lag=laj ose lagem
pra vendi ku shihem si pasqyre dhe ku lahem.

Ky emertim ka shume lidhje me gjuhen shqipe,dhe e provon se eshte puro shqip, por vete ngaterrohem, me shprehejen e fameshme te Omerit (pellazget hyjnore)cne ky emertim, pse Omeri i lidh pellazget me yjet, a mos vall pellgazet apo vete emertimi pellazg mund te deshifrohet dhe keshtu;PELLAZG=
PE+YLL+ASH+GJI=PREJ YLLIT ESHTE GJENDUR pra prej yjeve kan ardhur kjo eshte dhe ajo qe une do ta quaja si nje ngaterrese te vogel, se qe te dy keto deshifrime te emrit pellazg, jan puro shqip, po cili eshte me i qarti dhe i verteti.

sulioti
Regular Member
Regular Member

Male
Number of posts: 70
Age: 33
Location: belgium
Registration date: 2009-02-10
Points: 22
Reputation: 22

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum