Nje material i ri fotovoltaik me rreth 100% rendiment!

View previous topic View next topic Go down

Nje material i ri fotovoltaik me rreth 100% rendiment!

Post  *Anxhi* on Mon Feb 02, 2009 10:28 pm

Nje grup kerkuesish te Universitetit te Ohaios kane zbuluar rastesisht nje material te ri te afte per te thithur energjine e drites se diellit. E vecanta e tij eshte se ka nje rendiment prej pothuajse 100%.

Panelet e zakonshme diellore jane te perbere prej materialesh fluoreshiente. Energjia e drites se diellit eksiton elektronet te cilet me pas perdoren per te prodhuar energji. Problemi me keto materiale eshte se kohezgjatja e gjendjes se eksituar te elektroneve eshte vetem disa pikosekonda (1 sekonde = 1000 miliard pikosekonda) cka ben te pamundur perdorimin e te gjithe elektroneve te eksituar. Si pasoje rendimenti me i mire i marre nga keto lloj materialesh eshte prej vetem 61% ne teknikat me te komplikuara dhe te shtrenjta te perdorura, pra nje rendiment 40% eshte mesatarja qe mund te fitohet nga perdorimi i gjere i tyre.
Materiali i ri, i cili u zbulua rastesisht duke perdorur superkompiutera per te percaktuar konfigurime te mundshme te molekulave, eshte jo vetem fluoreshent por edhe fosforeshent. Fale kesaj karakteristike gjendja e eksituar e elektroneve nga drita e diellit ka nje kohezgjatje te rendit te mikrosekondes (1 e milionta e sekondes), pra rreth 1 milion here me shume se ne materialet fluoreshente. Ne qofte se punimet e kerkuesve do te mund te zbatoheshin ne praktike (per momentin kane arritur te perdorin vetem nje grumbull molekulash mbi nje solucion te lengshem), atehere nje rendiment prej pothuajse 100% do te mund te arrihej.
Edhe pse perdorimi ne shkalle te gjere i ketij materiali hibrid do te duhet te prese mjaft vite, kjo arritje mund te kete hapur rrugen e prodhimit te nje forme te re energjie, plotesisht te paster, qe mund te zgjidhe problemin global te energjise.

Burimi: TGDaily.com

Blogshkenca

*Anxhi*
No rank
No rank

Female
Number of posts : 116
Registration date : 2009-01-27
Points : 0
Reputation : 2

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum