ALBANIAN WOMEN AND HER OPINION

View previous topic View next topic Go down

ALBANIAN WOMEN AND HER OPINION

Post  zojs on Tue Jan 27, 2009 8:01 pm

Nezir Myrta / FEMRA SHQIPTARE ËSHTË MBIFEMRA!





E them, krenar se femra shqiptare është mbifemra, jo pse është e kombit tim, por sinqerisht ekziston një fshehtësi, a sekret i genit gjenealogjik, ku vetëm femra shqiptare e ka, që pretendon prore të mbijetojë në çdo kohë e situatë sado e vështirë dhe e kobshme të jetë! Fshehtësia e genit gjeneaolgjik trashëgues, tek femra shqiptare, është piri i saj edukata me piri e trashëguar natyrore, dinjiteti i madh dhe i paprekshëm, turpërimi para çdo skene e prapaskene sado e çuditshme të jetë, sado e prekshme, sado komike, apo sado edhe tragjike, kur i imponohet direkt e indirekt, sepse ajo është e tërhjekur, gadi indiferente ndaj gjithçkafes që e rrethon, që i flitet, që i komunikohet, që i paraqitet edhe në befasitë më mjeshtërore pozitive, apo në ato më të paskrupulltat negative edhe kur dëgjon edhe kur flet edhe kur vepron: femra shqiptare (mendohet se është e tërhjekur, e mbyllur në vetvete me erzin e vet, që për dikend mund të duket flegmatike, e ftohtë akull, por brënda gjykimit të saj ekziston një fuqi e frenuar komunikimi, që fle si vullkan i fashitur, në dukje, por është vullkan i gjallë, që kurr nuk shpërthen, gjoja po tregon unin e saj edhepse e din mirëfilli secilën lëvizje të fjalës e mendimit, secilit synimi të çfarëdo forme, methode, e deri tek ato të padinjitetshmet e dikujt, apo të rrethit).


Femra shqiptare ka vullkan të fjetur gjykimin e mprehtë, që ua kalon shumë mëshkujve e burrave të botës, por që i vie turp të shpërthej edhe po të bie në flijim ekzistenca e saj si qenie. Ajo ka vrullin e brëndshëm që e thotë me vetëm dy-tre fjalë, godet shenjen, esencën e veprimit, strategjinë e pikësynimit, me vetëm dy fjalë - sepse i vie keq, ka keqardhje, turp të shfaqet e tëra në skenë. Ajo ka tre frenj a tre morale, që i mbron guximshëm: besimin, prindin e burrin, që nuk don të dali para tyre, por të ndjeku hapin e tyre - fytyra e zotit, fytyra e prindit dhe fytyra e burrit, duhet të mbrohen, pavarësisht situatës, formës së veprimit, a nivelit të qëllimit të veprimit.

Brënda femres shqiptare qëndron Bukuria Shpirtërore, që ta merr shpirtin dhe i bën të dyshojnë në vetvete edhe personalitetet më komplete edhe ato më injorante i lë pa fjalë, sepse është e dinjitetshme, e qëndrueshme më shumë se sa vet guri. Dinjiteti i femres shqiptare është shkëmb i gjallë, përballë seciles stuhie, a dallge të detit të marrisë njerëzore - sado tërbueshem e tmerrshëm të përplaset mbi të - sepse ka forcën e durimit det - e gjërë si deti dhe sa më shumë duron, rritë përmasat e bukurisë së saj! Pikërisht ajo fshehtësi gjenetike është në femrën shqiptare, e cila me durimin e saj, vuri mbi vete gjithçka me vlerë e pozitive për dashurinë, familjen, farëfisin dhe ruajti nderin e familjes e fisit kurdoherë, për atë quhet FISNIKE, ajo që mbanë gjallë fisin e njeriut, që askush tjetër nuk ka këtë epitet madhor! Dikush ende nuk mund ta kuptojë, kur e kanë kuptuar edhe të huajt, që popullzuam një botë, as këtë nuk mund ta kuptojë ende dikush... e nuk durohet të keqpërdoret integriteti e dinjiteti i femres shqiptare!

Është lehtë ta ketë një opinion të vet të lirë, femra e një populli të lirë e të civilizuar - por është krenari që femra shqiptare mbijetoi aq fuqishëm me genin e saj trashëgues, në një popull të robëruar e të shtypur e të shkatrruar me themel, shkrumb e hi nëpër mijëvjeçarët histerik! Ishte historia dhe histeria përballë femres shqiptare, duke parë ashtu sikur me atë shprehjen time: çka kam parë me këta dy sy, dielli më duket terr mbi kry' - paramendoni si është ndier shpirtërisht e fizikisht femra shqiptare, kur parasyve iu masakrua fëmiu i saj i posalindur, vëllai, motra, babai, burri, familja e tërë, një popull i tërë në zhbimje, shfarosje deri në katastrofa humanitare - ku as fuqia më mashkullore nuk përballoi deri në zgripc ekzistence (të jeshë a mos të jeshë)!


A duhet të kuptohet se pesha më e hidhur, më e rëndë mbeti mbi kurrizin e femres shqiptare, motres, nënës, gruas fisnike shqiptare? Kush e përjeton më thellë një viktimizim të tërë një kombi, se sa femra jonë? Atë përjetim nuk ka fjalë as shkronja që mund ta shprehin origjinalisht, krejt çka fshihet nën thënien e shpirtit të femres sonë! Kush mund të ndjej çka fshihet nën lotin përfaqe të femres shqiptare, para vëllait, babait, birit e bijës së rënë, qoftë nëpër fatkeqësi apo të rënë përlirinë e atdheut? Loti i femres shqiptare shpon gurin, tokën e qiellin! Po edhe në mythe, e gojëdhëna, femra shqiptare u identifikua edhe me zogun e vajit, zogëza e vajit - qyqja, ku vet onomatopeja e saj si kukuvajkë, lidhet me shkretërimet, e mbylljet me therra të sa kullave shqiptare, pa asnjë mashkull brënda! A mos po mendon dikush, derikurë duhet t'i thomë femres shqiptare - qyqe, kukuvajkë? Pse mos ta ketë femra jonë opinionin e saj të lirë - kur ka karakterin aq të fortë, kur ka dinjitetin aq të paprekshëm?


Edhe sot, pas mijëra diskriminimeve deri në pragzhdukjeje ndaj kombit shqiptar, femra shqiptare mbetet Hyjnia e Botës, ku vetëm me pak kujdes e vetpohim personaliteti, arrinë të renditet edhe mbi femrat e popujve ma të civilizuar, në çfarëdo aspekti pozitiv, që nuk qëndron aspak ma ultë në asnjë aspekt, se secila femëre botës! Bukuria, Mençuria, Nderi, Besa Shqiptare, Zgjuarsia, Guximi në një jetës aq të vështirë (si me bre hekur e çelik me dhëmb), Guximi ndaj edhe gjakpirësve ma të egjër barbarë - Femra Shqiptare, kurrë nuk iu përkul me Nderin e saj - as pushtuesve, as mbretërve as shtat' krajlave - por e ruajti genin e vet trashëgues edhe në momentet ma kritike të jetës - duke sakrifikuar edhe vet Jetën para pushtuesve, çnderuesve, e edhe krijoi histori për zili për një botë!...

Nuk duhet të merremi me shembujt e rrugëve, bareve, a çkado tjetër, kur masovikisht Femra Shqiptare, kudo ndodhet pa e treguar Vetveten Shqipetare, nuk e len, as do ta lejë kurrë edhe në opinione të huaja! Dihet se çdo kohë ka ngritjet e rëniet e veta, shkundjet e jetës, e nuk është çare pa rënë gjethe e ndonjë degë Lisash, por kurrë lisa të rrëxuar përdhe! Ndikimet e huaja e qëllimkëqija, mund të vyshkin edhe lule shumë të bukura erëkëndshme, po kopshti shqiptar, është i ruajtur nga Geni Trashëgues, sado rënie e sakrifica të ketë! Paramendoni: cila femër vetflijohet, para një çnderimit të huaj? - Po cila femër nuk e lë embrionin e huaj as të lindet gjallë? Po, cila femër i bindet, e shtrohet me durimin paskaj, qoftë edhe një burri aq të ndruejtur edhe të shëmtuar në mendje e trup, kur një bukuroshe shqiptare e tillë, lindi e rriti bijë shqiponjash, kur vet edhe emri - shqipja, i takon femrës shqiptare, ku Bijtë e Shqipes, nuk e lan pa e treguar vetveten, e pa bërë histori ndër ma të rrallat botërore - sa nga zilia e madhe edhe i përvehtësuan të huajt historikisht, sepse të gjithë perandorët e shtetformuesit, strategët ma të mëdhenjë botëror - ishin padyshim bijtë e femrës shqiptare!

Femra shqiptare është Hyjnia illiro-pellgasgjike, është poajo hyjnia antike, po ato perëndeshat olympike, po ata ''pellgasët Hyjnorë'', që ndërtuan nga Akropoli, Aleksandria, e Hindi, e gati të gjitha mrekullitë e botës! Dikujt mund t'i duket kjo një humoreskë rasti, por le ta dij se vetem shqipja, lindë bijë të shqipes! A mos po mendon dikush se nuk ka më: Bubulina, Theuta, Nora të Kelmendit, Shote Galica, Tringa, Edith Durmam, Elena Gjika, D'Ora D'Istria, Ajkune, Tefta Tashko Koço, Vaçe Zelo, Nexhmije Pagarusha, Anita Take, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Roza Anagnosti, Margarita Xhepa, Violeta Manushi, Mardena Kelmendi, Vitore Stefa Leka, Vera Grabocka, Dhora Leka, Marie Logoreci, Evanthi Ciko, Anila Kraja, Edi Shukriu, Mirjam Tola, Xhanfise Keko, Eliza Dushku, Drita Pelingu ... apo perëndeshat antike illiriane: Afrodita, Artemidha, Klimnestra, Hera, Euridika, e a nuk ka plot edhe sot perëndesha të sotme shqiptare? Po, ka me mijëra, por kërkohet opinioni i lirë i femres sonë, i veprimit të saj tok me mashkullin, në të gjitha profilet e jetës! Në të kundërten, femra shqiptare është po ajo e antikes illirike, po ajo shqipja e lashtë, që dinjitetshëm mbanë figuren e saj të paprekshme, të pamposhtur edhe para realiteteve më të turbullta e degjeneruese, diskriminuese e shfrytëzuese të kohës! Përsëri do të mbijetojë femra shqiptare, por është moral yni i përbashkët, t'i përulemi asaj ndieshmërie të perëndieshme femërore, si bijë të shqipes! Femra shqiptare është Ama e Shqipes dhe Ama e bijve të shqipes!

Vetëm Shqipja lind bijë të shqipes dhe femra shqiptare sot, e ka në vetëdijen e saj të mrekullishme, aftësinë e mbijetesës kudo ndodhet dhe opinioni i saj është i lirë dhe i hapur, sido që të jetë: fëmij, vajzë, nuse, grua a e moshuar - por, që ajo don t'i hapet udha e opinionit, se e ka trashëgim nderin e themelit të personalitetit, është themeltare, që nuk mësyen turr e në opinion përpara si tjerat përrreth atdheut shqiptar - sepse Femra Shqiptare ka Maturinë e Shqiponjes, refleksin e Shqiponjes! -

Vetëm Shqipja Lindë Bijë Të Shqipes dhe opinioni i saj është i hapur me kohën edhe nuk guxon të preket, mbyllet e ndalohet, mësa guxon të ndalohet rrjedha e Historisë Shqiptare!

Ama e Bijve Të Shqipes ka opinionin e vet të lirë e të paprekshëm!

(16.01.09)

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

Re: ALBANIAN WOMEN AND HER OPINION

Post  zojs on Tue Jan 27, 2009 8:03 pm

Nezir Myrta / ALBANIAN WOMEN IS ABOVEWOMEN
I say this proudly that Albanian women is above women, not because is of my nation, but genuinely exists a reserve, a secret of genetic genealogical, where only the Albanian woman has, that professes to always survive in every period and situation however difficult and ghastly is!

The furtiveness of inherited genetic genealogical, of the Albanian woman, is by origin her inherited natural manners, the great sacred dignity, dishonor before every stage and upstage however odd, sensible, comical, or tragic may be, when is imposed directly or indirectly, because she almost closed to herself, indifferent towards everything that surrounds her, that is told, communicated, and introduced even by surprise with most positive artistry, or in the most unscrupulous negative also when listens or talks and acts: the Albanian woman( is thought to be indifferent, closed to herself, very cold, but inside her reasoning exists a controlled communication force, that sleeps like a live volcano, that when it explodes seems that shows herself even knowing authentically each move of the word and concept, either aspiration of whatever appearance, method, and all the way to undignified of someone, or the circle).


Albanian woman has a sleeping volcano, her fine sharp edged reasoning and judgment, which outruns all the males’ species of the world, but feels bashfulness to explode even if her existence has to be sacrificed. She has the inside drive to say with only two-three words, and hits the target, the essence of play, purpose of strategy, with only two words-because feels bad, has compassion, shame to appear entirely in the stage. She has three options of morality that protects valiantly: Belief, Parent and Husband, does not want to go ahead in front of them, but to follow their footstep-God’s, parents and husband’s image, has to be protected, despite the situation, shape of the deed, of the level of the purpose intended.

Inside the Albanian woman lies Spiritual Beauty, which grabs the soul and it makes to doubt per se even the most confident personalities all to the most ignorant, it leaves them speechless, because is a ladylike, and has more resistance than the rock itself. Dignity of Albanian woman is like a live rock, in face of each flurry, a sea wave of human insanity-however macabre to crush over it-because has the strength and vast as the sea, but more tolerant grows the dimensions of her beauty.

Precisely that genetic secrecy is in the Albanian woman, that with her endurance, put over herself everything with positive valor for the love, family, kin and protected the honor always, and for that she is called Noblewoman (Fisnike), is her that keeps alive the Man’s clan, that no one has this major epithet! Someone as yet cannot understand, when even the foreigners have understood, that we populated the whole world, nor can this be understood yet by some…Is unbearable to maltreat the integrity and dignity of the Albanian woman! It is easy to have a free own opinion, for a woman of a free and a civilized nation-but is a pride that Albanian woman survived so vigorously her inherited gene, in a enslaved populace, depressed and smitten from the foundations, burned to ashes over the hysteric millenniums! Was the history and hysteria in the front of Albanian woman, seeing as though that expression: “What I have seen with these two eyes, over the head sun it seems dark”- think how emotional and physical the Albanian woman felt, when in front of her eyes got massacred her newborn child, brother, sister, father, husband, the whole family, a whole people in obliteration as far as human calamity-where not even the masculine strength did not withstand to the edge of existence (to be or not to be)!

It’s necessary to be understood that bitter heft; most difficult remained in the back of Albanian woman, sister, mother, the Albanian noblewoman? Who experiences profoundly a victimization of a whole nation, than our women? That evocation has no words or letters that can express originally, all that hides under the expression of the mind and soul of our women! Who can feel what hides under the teardrop rolling in the face of the Albanian woman, in front of her fallen brother, father, son and daughter, whether in fatality or fallen for the freedom of the fatherland? The teardrop of Albanian woman pierces the stone, earth and sky! But even in the myths and legends Albanian woman has been identified with the owl bird-Owl where her designation as Owl, connects with devastation's and confinement with thorns to many Albanian bastions, without a male inside it!
Is someone thinking, until when needs to call Albanian woman-Owl? Why can’t our woman have her free opinion-when has that strong character, when has that untouchable dignity? Even today, after thousands of discrimination's up to the obliteration against our nation, Albanian woman still the Worlds Celestial, where only with little care and self-assurance personality, attains to rank even above the most civilized nations, in every positive aspect, that does not stand lower in any aspect, that each woman of the world! Beauty, Wisdom, Honor, Loyalty (Besa), Intelligence, Courage in subsistence, so difficult (like one can cuts iron and steel with their teeth). Courage toward occupying barbarian savage leeches-Albanian woman, never did bend her Honor-nor to the invaders, nor kings-but protected her inherited gene even in the most critical moment of her life-sacrificing even her life in front of the invaders, rapists, and Created a History for Envy of the Whole World!...

We must not address only the cases of vagrancy, bars, and other things, Albanian woman, wherever is without showing her Albanian identity, is not going to leave, and will never let go also in the strange opinions! Is known that every time has its ups and downs, life’s shake-ups, and there can’t be a leaf not falling from some Oak branch, but never Oaks to fallen on ground! Foreign influences and ill-intentional, may wither a lot of beautiful balmy flowers, but Albanian garden, has been saved by the Inherited Gene, however some falls and sacrifices has had! Think: which woman sacrifices herself, before the foreign dishonor?-But which woman leaves the foreign embryo to be born alive? But, which woman obeys with endurance somewhat, whether a bashful and ugly man in mind and body, when a beautiful Albanian like, gave birth and raise children of eagles, where just the name-Eagle, belongs to the Albanian woman, where children of the Eagle, did not let without showing the truth, without making history among the most rare in the world-in so far as from the envy the foreigners stole and absorbed them into their own history, because all the biggest world emperors and state-makers, strategists-were undoubtedly children of Albanian woman!

Albanian woman is Divinity Illyro-Pelagic, is that antic Divinity, those Olympic Goddess, those “Divine Pelagic”, that built Acropolis, Alexandria, and to Hindi, and some of the wonders of the world! Someone may look at this as humorous possibility, but let them know that only the Eagle gives birth to the children of Eagles! Does someone think there are none left: Bubulina, Theuta, Nora of Kelmendit, Shote Galica, Tringa, Edith Durham, Ajkune, or Afrodita, Artemidha, Klimnestra, Hera, Euridika, today Albanian Goddesses? Yes, there are with thousands, but is needed the free opinion of our woman, of her actions together with the man, in all the profiles of life! Otherwise, the Albanian woman is that of the antic Illyrian, that antic Eagle, which with dignity keeps her character untouched, unconquerable in front of troubled reality and degenerate, discriminated, and exploited of time! Again will survive the Albanian woman, but is the common moral, with humble and humility her Goddess feminine sensibility, as the children of Eagle! Albanian woman is Ama (mother) of Eagles!

Only the Eagle (Shqipja) gives birth to the children of the Eagle and Albanian woman today, has self-knowledge of wonderful her power of survival wherever she is and her opinion is free and open, however she is: child, girl, young woman, elderly woman-but, she is needed to be open the passage to her opinion, because it is her rightful inheritance, the honor foundations of her character, is the essential that does not attack and rampage before the opinion around Albanian fatherland-because has Prudence of the Eagle!-

Only Eagle (Shqipja) Gives Birth to the Children of Eagles (Shqipes) and her opinion is open with the time and does not dare to get touched, confines and forbids, in so much as dares to stop the course of Albanian History!
__________________Translated by Aulona

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

Re: ALBANIAN WOMEN AND HER OPINION

Post  zojs on Tue Jan 27, 2009 8:06 pm

^^^Contin.


Even though by chance, this had to be done a long time ago, because we are a little late, and for more the Castigation of Ames (mother) of Children of Eagles (shqipes) is not forgivable. Pretty enough our women made possible of Sizifi, basing also in that ancient expression “meat for dogs”, cause our women deserve even more the freedom of activity, and until we open the passage of advanced and emancipated opinions-there will not be any positive movement forward of our nation! To be understood she has to go systematically, without rage over time, from rancor of the customs draconic and the dark forms of empty-dogmas! She is our Ama (mother) and Ama (mother) of the future children of Eagles!

She is Ama (mother) of the future that knows to walk together with time, even though is far from that distance to catch the pace of time! Why can’t our modern women, when has all the positive components inside her sole and mind!?
To uncover all that is within her, it is necessary volume of many writings, so it does not say that howled moreover our women, “If I was a boy”!




I thank You all that profess in Albanian progress and world-wide, that really Albanian woman, as You said: has not arrived yet to have the place and position that she deserves in the Albanian society. But, more significant is your phrase: “An ignorant woman and un-emancipated, brings up ignorant children (as far as here in forum, that some do not express respect for our women, when is so courteous and gallant, so smart, so elevated in the level of intellectual fitting”! As we know the expression of Haki Stermilli, “The hand that rock the cradle, spins the whole axle of human destiny”





Article translated by Aulona

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

Re: ALBANIAN WOMEN AND HER OPINION

Post  zojs on Tue Jan 27, 2009 8:18 pm

Nezir Myrta / FEMRA SHQIPTARE NË RETROSPEKTIVË


Mbroj femrën time, ashtu mbroj atdheun tim, amdheun tim, duke mos
injoruar asnjë femër tjetër, sepse femra shqiptare meriton mbrojtje,
admirohet edhe nga të gjitha kombet tjera, për bukurinë, vyrtytet,
karakteret e rralla, që ka në genin e saj trashëgues - ashtu sikurse
kanë edhe femrat tjera - po femra shqiptare është e dhëmbshme, e dashur
si dielli e hëna, si toka e uji e ajri - është ama ime, motra ime, bija
ime dhe askush as guxon as mundet të ma mohojë, sepse është imja - e
dua jetoj e vdes për të, flijohem me dëshirë!

Femra shqiptare është e dhëmbshme, e përvuajtur, e përulur para
karakterit të saj të rrallë, kur lidhet me shokun e jetës, i shtrohet
karakterit, genit, pranon gjithçka të mirë e të ligë në jetë, duron si
gjarpëri nën gur (që thonë), duron edhe arrogacën, mendjemadhësinë,
superioritetin e një burri sado i ligë të jetë e të paraqitet sipas
kushteve e tekeve, huqeve, injorimeve e ofendimeve sado të paskrupullta
të një burrit dhe sado avanturier, i lazdruar të jetë! Pavarësisht, se
nuk ka mundur ta zbulojë me kohë parakohe, para një lidhjeje të tillë,
pavarësisht se nuk e njohu me kohë shokun e jetës, apo nuk kishte
mundësi veprimi e njohjeje! Pse? Pse duron femra shqiptare? Sepse ka
karakterin e saj të rrallë, durimin shkëmb graniti para çdo stuhie e
rrebeshi sado të kobshëm të jetës së saj, vetëm ta ruaj rodin e sojin e
familjes së saj të dyfishtë (të prindërve e të burrit), të rriti fëmij
edhe nëpër zjarre luftërash edhe nëpër flakë jete edhe nëpër
diskriminime ndër ma shtazoret edhe nëpër ndëshkime fizike fajepafaj
edhe nëpër injorime, përgojime, shpifje e trillime deri në tragjeditë
ma të tmerrshme - vetëm mos ta lejë oxhakun pa tym, sofrën pa bukë,
familjen pa belbëzime e klithma fëmijësh, mos ta lejë shtëpinë të
shkretë, ta ringjalli vatren arbërore edhe nga një shtëpi e vdekur, e
bën shtëpi të gjallë shqiptare - anipse shpesh i ngjanë një shtëpie të vdekur
- burg - e padalur, e paparë, e pashijuar
me botën, e irrituar, e mallkuar, mish edhe për qen rrugësh të botës!
Po, po! Të gjitha këto i din bota edhe na i dinë krejt për femrat e
botës, krejt çfarë e si janë...!

Ashtu sikundër nuk është fajtor, një shqiptar, bir i një nëne të
huaj, që posa rritet studjon personalitetin e vet e të familjes së tij
(po shkaktarët janë të rrethanave tjera kushteve: ekonomike, sociale,
politike të mjera, robëruese, pushtuese, barbare) - poashtu edhe nuk
është fajtore një femër shqiptare, pse sot gjindet rrugëve të botës, e
shëndrruar në një figurë makabre, të tmerrshme imorale, ashtu siç e
shohim në rrethe të ngushta e të gjëra të ambienteve shoqërore të
vendit e të jashtme në rrethet e kulturave ndër ma të ndryshmet
botërore. Sepse çdo dalje nga errësira nga terri në dritë, të mbushë
sytë me lot, deri në ndonjë shpërthim eventual marramendës, duke as mos
kontrolluar vetveten edhe në atoraste ku mund të evitohen dëmet e
rreziqet e jetës, duke iu shtruar rob i epsheve, ironive, hakmarrjeve,
mashtrimeve, ikjeve e tmerreve tjera të padukshme symësy (por me pasoja
tragjike për të ardhmen). Ka shumë faktorë: edukativ, arsimor,
parapsikologjik, sociologjik, psikologjik, politik etj., që një femër
të dali duarsh bote, që as bota mos mund ta frenojë! Këtu ka vëllime të
tëra veprash, që kombi e bota vet, nuk mund t'i vëj frena, po në rradhë
të parë është detyrë e vet shqiptarëve (për femren shqiptare), jovetëm
të jetë: vëzhgues, gazetar, deskriptiv-përshkrues i realitetit të
hidhur - por edhe të jetë eseist, dramaturg, aktor real në skenen
shqiptare të gjallë (live), të bëj edhe të pamunduren, të luftojë deri
në flijim, për ngritjen e femres shqiptare, edukimin e arsimimin e saj,
për ngritjen sikur nga varri i të vdekurit, aty ku mundet e s'mundet,
me forma, mjete e methoda prefide, suksesore, me mjeshtri e dituri e
guxim - ta parandalojë çfrenimin e mundshëm eventual të femrës sonë, në
çfarëdo rasti e takimi, bisede e ndihme të mundshme!

Dihet se bota sot është e përzier ma shumë se kurrë, plot vlime
kulturash të reja, civilizimesh ndër ma modernet, si për të mirë ashtu
edhe për të keq - por duhet kuptuar e vepruar mençurisht, bile mbaju në
atë skeletin (mos harro kah ke ardhë dhe i kujt komb je), foli vetvetes
sate, gjykoje vetveten, njihe vetveten, mos shkel në ujërat e zeza, kur
ke fuqi e mundësi veprimi të mirë, veprimi e mendimi pozitiv, kur mund
të punosh e të fitosh me djerësën tënde, kur je shëndosh e plot fuqi
rinore, plot energji të reja mendimi e veprimi tëdrejtë, të ligjshëm,
të frytshëm dhe mos lejo vetveten të bëhesh vegël e huaj, nënshtrim i
huaj, imponim i huaj, detyrim (top nëpër këmbë bote)!

Dihet se nuk mund ta ndryshoh ti karakerin e vendit e botës ku
jeton e vepron, në valë e vlime civilizimesh të popujve e kulturave
masive botërore (se je një gjallesë në njëpyll të madh e të dendur
paskaj) dhe lehtë mund të humbesh e zhdukesh deri edhe tragjikisht, e
mund të shkosh: mashkulli si qeni në rrush, e femra si rrush për qen -
por të keshë besim në forcat e energjitë tuaja pozitive, të dijsh e të
guxosh të ecësh krenar/e parabote, sepse asgjë fizikisht as psikikisht
nuk të mungon (në krahasim me tjerët, vetëmse edhe mund tua tejkalosh
në shumë aspekte karakteri e personaliteti). Kërko të zbulosh sekretin
fshehtësin tënde genin trashëgues, intuiten, refleksin, zgjuarsinë,
mjeshtrinë e veprimit akut, mjeshtrinë e fjalës e mendimit dhe veprimit
të menjëhershëm, shpëtues për fatin tënd, që mund të jetë edhe tragjik
apo tragji-komik... Reago natyrshëm sipas kushteve e vizionit tënd, që
sot as nesër mos të bëhet vonë, sespe bota jo që ka dëshirë të shohë
skena rrënqethëse, tragjike as të bie vetiu në to - por, tërheqë
vëmendjen e botës me aktrimet e ultëta deri tek ato makabre, që me
makabritetin e tyre, cenojnë e rëndojnë vet opinionin kombëtar e
botëror! Pse të bëhesh aktor negativ, kur ke mundësi të jeshë një aktor
pozitiv i dramës kombëtare e botërore?

Ferma shqiptare, sot mund tëndjehet keq, dhëmbshëm ndoshta edhe
deri te ndonjë shpërthim eventual ironie, mëllefi, paknaqësie,
vetmohimi në vlerat e veta personale, vetmohimi i vet genit të saj
trashëgues, vetmallkimi i krejt asaj madhorjeje kombëtare edhe antike,
deri në shfrenim e çmenduri - por vetkontrolli vetpërmbajtja,
vetlogjika, të bëhesh zot i vetvetes, bëjnë që gjërat të analizohen
edhe sintetizohen: pse erdhi deri te kjo e ajo skenë rrënqethëse e
tragjike - kush janë shkaktarët, arsyet drejtë dhe të vie në një
përfundim, se nëpër fortuna, stuhi e rrebeshe, duhet mbuluar e
shtrënguar fortmirë, të përballosh jetën e disfatat (fatet e disfatet)!
Çka mund të bësh ti në një rast të tillë rrënqethës, apo çka je duke
bërë vetiu konkretisht në një përjetim të tillë duke e pruvuar vetiu
vet disfaten e radhës? Nuk humbet shpirti lehtë, as personaliteti, as
besimi në vetveten - pamarrëparasyshë edhe nëse krejt bota ka humbur
besimin - ti mund të mbahesh fortë dhe e vërteton, justifikon shprehjen
- bijë shqipje! Ari provohet në zjarr! Mendo se i huaji kurr nuk të
bëhet yti, as me gjak as me kulturë - ma mirë një qyrr yti, se një yll
i huaj - se ai rrezon tjetërkah! Kjo është porosia për femren shqiptare!

Nëse nuk mbroj unë femrën shqiptare, kush do ta mbrojë? Kush mund
të ma ndalojë ta mbroj femrën time, amën time, motren time bijën time? Edhe nëse
eventualisht është e huaja, kam fuqi ta kthejë në genin tim trashëgues,
e nëse jo - të mori lumi, noto veç mos të mbytesh rrebesheve të valëve
të rrëmbyeshme!

Ma mirë bukë e kripë e zemër, se bukë e mjaltë e lot!

Shqipja lindë bijë të shqipes!

(26.01.09)

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

Re: ALBANIAN WOMEN AND HER OPINION

Post  Sponsored content Today at 7:52 am


Sponsored content


Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum