ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tërmeti, Italia në kaos.

5 posters

Go down

Tërmeti, Italia në kaos. Empty Tërmeti, Italia në kaos.

Post  AuLoNa Mon Apr 06, 2009 10:30 am

Tërmeti i fuqishem ne Akuila. Mes viktimave edhe 5 fëmijë. Qindra te plagosur, dhjetra te zhdukur e mijera te pastrehe. Nje familje shqiptare nen rrenoja. 4 shqiptare nga Maqedonia humbin jeten. Shteti shqiptar mesazhe ngushellimi per familjet e viktimave
FOTO
FLET TEKNIKU QE PARASHIKOI TERMETIN
EMIGRANTI SHQIPTAR TREGON PER TERMETIN

ABRUZO-Lëkundje tërmeti prej 6.3 ballësh të shkallës Rihter goditën zonën përreth Abrucos, rreth orës 03:30 minuta. Të paktën 26 komuna janë prekur nga fenomen. Dhjetra të vdekur, bilanc ky që ndryshon nga ora mes të cilëve edhe fëmijë. Në Akuila u rrëzua edhe konvikti i studentëve, prefektura, ndërsa spitali nuk funksionon. Dhjetra të zhdukur, mijëra banorë të pastrehe që kanë frikë të hynë edhe në ato pak ndërtesa që kanë shpëtuar. Lëkundje të tjera të lehta tërmeti shtojnë ankthin tek banorët. Forcat e kërkimit dhe civilë nga gjithë Italia drejtohen drejt Ambrucos për të kërkuar nën rrënoja. Solidaritet i shprehur edhe nga shteti fqinj, Shqipëria.

Ndihma e shpejte: 92 te vdekur

Ora 14:40-Forcat italiane te ndihmes se shpejte bejne te ditur se numri i te vdekurve arriti ne 92 persona.

Bilanci paraprak i tragjedisë, 70 të vdekur. Mund të arrijë 150 të vdekur

Ora 14:20-Ministri i Brendshëm i Italisë, Maroni bëri të ditur se bilanci i tragjedisë është rënduar. Numërohen rreth 70 të vdekur pohon ai. “Mendojmë se në fund të kërkimeve bilanci i të vdekurve mund të mbyllet me 100-150 të vdekur” pohon Maroni i dëshpëruar. “Por e rëndësishme është të shpëtojmë ata që mund të kenë mbetur gjallë nën rrënoja. Të gërmojmë, gërmojmë” u bëri ai thirrje qytetarëve italianë në konferencën për shtyp me këtë rast.

4 shqiptarë të Maqedonisë humbin jetën, 2 prej tyre fëmijë

Ora 14:10-Katër shtetas të Maqedonisë prej të cilëve edhe shqiptarë të këtij shteti kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi zonën e Akuilas në orët e para të mëngjesit. Dhimbja bëhet dyfish e rëndë kur u mësua se mes viktimave, dy janë fëmijë. Sipas informacioneve jozyrtare që ka marrë Ambasada e Maqedonisë në Romë, kanë humbur jetën 44 vjeçari Refik Asani, Valbona Osmani (13 vjec) dhe Alejna Zejnulla (11vjec) dhe Nurie Abdiu, 41 vjec. Katër viktimat kanë jetuar në qytetin italain Akuila që ka qenë edhe epiqendra e tërmetit.

Ngushellime dhe ndihma per Italinë

Ora13:00-Presidenti amerikan Barak Obama ka derguar ngushellimet e tij per popullin italian. Nderkaq, vende te ndryshme te Bashkimit Europian kane ofruar ndihme per Italine.
Lekundje te lehta ka pasur prej 2-3 ditesh ne Itali dhe sipas nje zyrtari te mbrojtjes civile i cili foli me gazetaret e agjencise Reuters, termeti mund te lere rreth 50 mije te pastrehe.

Mesditë, numri i viktimave arrin 50

Ora 12:30-Rëndohet bilanci i viktimave në Abruco të Italisë ku tërmeti ka prekur rëndë zonën e Akuilas. Agjencitë e lajmeve italiane raportojnë për 50 të vdekur. Po keshtu lajmi i hidhur që pason numrin e viktimave është se kjo shifër mund të rritet nga ora në orë.

Paganica, zona më e prekur

Ora 12:20-Agjencitë e lajmeve italiane bëjnë të ditur se dëmtimet më të mëdha kanë ndodhur në Paganica, fshat pranë Abrucos në rajonin Akuila të Italisë. Pikërisht në këtë fshat raportohet se banon dhe një familje shqiptare që nuk është gjendur ende. Familja ka edhe një fëmijë që sapo ka mbushur 3 vjec raportojnë korrepondentë të Corriere della Serra nga vendngjarja.

PS, Rama ngushellime familjeve italiane te viktimave

Ora 12:15-Edi Rama, kryetari i Partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, PS ka ka shprehur sot ngushellimet me te thella per familjet e viktimave nga tragjedia e rende ne Itali si pasoje e termetit. Në një konferencë për shtyp, Rama tha se i kishte derguar nje mesazh ngushellimi autoriteteve me te larta italiane ku shpreh keqardhje per tragjedine e ndodhur dhe solidaritet me popullin italian

Berisha mesazh ngushëllimi Berluskonit

Ora 12:30-Në këto çaste të vështira, ku një tërmet i rëndë ka goditur zonën e Abruzos dhe ka marrë shumë jetë njerëzish, ka plagosur shumë të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni. Përmes mesazhit Berisha i bën të ditur homologut të tij Silvio Berluskoni se, qeveria shqiptare ka vendosur të akordojë një shumë modeste prej 50 mijë euro, në ndihmë të familjeve të lënduara nga kjo ngjarje e rëndë natyrore.

Itali, kaos në Akuila pas tërmetit shkatërrimtar

Ora 12:00-Qindra persona enden në mes të rrugëve, shesheve ose fushave të futbollit, dhe për fat të keq nëpër rrugë mund të shohësh edhe të viktima të mbuluar me një batanije.
Fytyrat e të mbijetuarve janë akoma të friksuara nga tronditja e mbrëmshme. Dhe situata bëhet akoma më e vështirë kur fillojnë të ndihen ende tronditje të vogla, por të cilat arrijnë të shembin vetëm ndërtesat gjysmë të shkatëruara.
Kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve nga tërmeti shkatërrimtar filluan që në orët e para të mëngjesit dhe ekipeve të shpëtimit u janë bashkuar edhe qytetarët e thjeshtë, që kanë mbërritur edhe nga qytete të tjera të vendit për të ndihmuar në përballin e situatës së rëndë.

Topi dërgon ngushëllime për tragjedinë në Itali

Ora 11:20-Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi i ka dërguar mesazhe Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano dhe Kryeministrit Silvio Berluskoni ku shpreh keqardhjen dhe hidhërimin për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abrucos.
Dëshiroj të shpreh hidhërimin tim për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian dhe të dërgoj ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e viktimave në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar”, thuhet ndër të tjera në mesazh.

Një familje shqiptare preket nga tragjedia. Nën rrënoja femija 3 vjec

Ora 10:50-Një gazetare e Corriere della Serra duke raportuar nga nga Abruzo rrëfen se banoret i kane treguar se një familje shqiptare ndodhet nën rrënoja ne nje fshat te Abruzos. KOrreposndentja e Corriere bën me dije se një familje shqiptare që ka dhe një vajzë 3 vjece ndodhet nën rrënoja në fshatin Paganica të Abruzos. “i gjithë fshati është shkatërruar”, pohon ajo për agjencitë e lajmeve italiane. Si pasoje aktualisht jane zyrtarizuar 2 te vdekur nga ky fshat, 6 te zhdukur. Banoret jane larguar menjehere nga fshati.

Emigranti shqiptar tregon momentet e tmerrit

Ora 08:00-Emigranti shqiptar Genti Cala në një telefonatë nga Akuila tregon momentet e tmerrit. Cala tregon se e ka ndjerë tërmetin dhe ka dalë menjëherë jashtë në momentin e lëkundjeve. Sipas tij shumë banesa janë shkatërruar dhe njërezit janë në gjendje shoku. “Nuk mund të hyjmë në banesa, pasi ndërtesa ka pësuar dëmtime të mëdha. Shoh shumë njerëz në rrugë. Gra, fëmijë pleq janë jashtë dyerve të shtëpive të shkatërruara dhe po mundohen të krijojnë kushtet më minimale për veten. Janë lajmëruar tërmete të tjerë dhe kemi frikë të hyjmë brenda në shtëpi

Tërmet në Itali, humbin jetën 27 persona, mes tyre dhe femije

Ora 07:00--Te pakten 27 persona kane humbur jeten dhe 40 te tjere rezultojne te zhdukur ne qytetin e vjeter Akuila, ne rajonin e Abruzos ne Itali, si pasoje e nje termeti te fuqishem, 6.3 balle te shkalles Rihter që tronditi Italine qendrore ne oren 3:30 te mengjesit te sotëm. Mes viktimave ka edhe pese femije ndersa epiqendra e termetit ka qene 95 kilometra nga kryeqyteti i vendit Rome. Agjencite italiane te lajmeve flasin per qindra te plagosur te cilet ndodhen prane spitalit te qytetit i cili gjithashtu rrezikon shembjen ndersa televizionet shfaqen pamjet e disa ndertesave te rrenuara. Disa media italiane bejne te ditur se tre prej viktimave jane nga Maqedonia. Nuk bëhet e ditur për ndonjë viktimë me kombësi shqiptare.
Mesohet se forcat e shpetimit kane mberritur ne vendin e ngjarjes me shprese per gjetjen e te mbijetuarve. Godina e prefektures eshte shembur ndersa deme kane pesuar nje konvikt dhe nje kishe. Lekundje te lehta ka pasur prej 2-3 ditesh ne Itali dhe sipas nje zyrtari te mbrojtjes civile i cili foli me gazetaret e agjencise Reuters, termeti mund te lere mijera persona te pastrehe. Lekundjet e fuqishme ndodhen rreth 5 orë pasi një tërmet me magnitudë 4,6 ballë tronditi rajonin Emilia-Romagna, pranë qytetit të Ravenës. Zyrtarët e sigurisë thanë se tërmeti kishte një thellësi të jashtëzakonshme, prej 28 kilometrash.
Kryeministri Italian Silvio Berluskoni shpalli gjendjen e emergjences kombetare.
Në Itali tërmetet mund të jenë tepër të rrezikshme, për shkak të vjetërsisë së ndërtesave, disa prej të cilave të pameremetuara. Ne vitin 2002, nje termet ne qytetin jugor te San Xhulianos ne Pulia la te vdekur me shume se 20 persona ndersa ne vitin 1997, 13 persona humben jeten kur nje termet i forte goditi pjesen qendrore te vendit.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Tërmeti, Italia në kaos. Empty Re: Tërmeti, Italia në kaos.

Post  Leka Mon Apr 06, 2009 12:25 pm

Tragjedi e madhe, shume hidheruese.

Siq duket Shqiptaret nuk i paskan shpetuar kesaj tragjedie, ambasade Moqedonase ne Itali na njofton qe te pakten 4 Shqiptare nga Maqedonia kane humbur jeten.


Le te shpresojme qe numri i viktimave nuk rritet.
Leka
Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Tërmeti, Italia në kaos. Empty Re: Tërmeti, Italia në kaos.

Post  AuLoNa Mon Apr 06, 2009 5:53 pm







Ambasada shqiptare ne Itali ka njoftuar se nje prej viktimave te termetit qe ka rene naten e sotme ne Abruco, eshte 4 vjecari shqiptar Elsajed Boshti.

Trupi i pajete i vogelushit eshte identifikuar nga i ati ne Paganika. Nderkohe midis viktimave jane edhe kater shqiptare te Maqedonise.

Sipas informacioneve te ambasades se Maqedonise ne Rome, personat qe kane humbur jeten jane 44 vjecari Refik Asani, 13 vjecarja Valbona Osmani, 11 vjecarja Alejna Ajrubi dhe 41 vjecarja Nurie Abdia.

Nderkohe numri i pergjithshem i personave te pajete ka arritur ne 150 dhe numrohen mbi 1500 te plagosur.

Sipas autoriteteve, demet deri ne keto momente kane arritur vleren e 1.3 miliarde eurove, nje shifer qe pritet te rritet.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Tërmeti, Italia në kaos. Empty Rendohet bilanci.

Post  ZEUS10 Tue Apr 07, 2009 9:27 am

ABRUZO-
Ora 14:00-Rëndohet bilanci i të vdekurve nga tërmeti në Abruzzo të Italisë. 207 të vdekur, 17 prej të cilëve ende të paidentifikuar, 15 të zhdukur, mbi 1000 të plagosur mes të cilëve 100 në gjendje të rëndë. Të pastrehët janë mbi 17 mije, nga të cilët 10 mijë banorë në Aquila dhe 7120 mijë në provinca. Shifrat u bënë publike nga kryeministri italian Silvio Berluskoni.
Toka në Abruzzo vazhdon të dridhet. Një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 4.4 i shkallës riter është dëgjuar rreth orë 11.28 minuta në Aquila.
Nga godinat tashmë të dëmtuara janë shembur suva të cilat kanë provokuar sërish panik në popullatë. Shumë janë larguar me frikën se mos murt mund ti zinin brenda. Lëkundjet e tërmetit janë dëgjuar edhe në Romë

Me vjen shume keq per keta njerez, por me vjen akoma me keq qe nuk u degjua zeri i ekpertit qe parashikoi termetin, por ca burokrate u tallen me te.
ZEUS10
ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 713
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Tërmeti, Italia në kaos. Empty Re: Tërmeti, Italia në kaos.

Post  AuLoNa Tue Apr 07, 2009 11:44 am




AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Tërmeti, Italia në kaos. Empty Re: Tërmeti, Italia në kaos.

Post  AuLoNa Tue Apr 07, 2009 11:46 am

ZEUS10 wrote:

Me vjen shume keq per keta njerez, por me vjen akoma me keq qe nuk u degjua zeri i ekpertit qe parashikoi termetin, por ca burokrate u tallen me te.

Sepse kane hall mos u iken koha e kafes, ndaj!
Gjithnje e pi populli....
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Tërmeti, Italia në kaos. Empty Re: Tërmeti, Italia në kaos.

Post  ABC Tue Apr 07, 2009 8:05 pm

229 numri i te vdekurve. Zot na ruaj . Kjo ishte nje vdekje e paralajmeruar!
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Tërmeti, Italia në kaos. Empty Re: Tërmeti, Italia në kaos.

Post  Leka Wed Apr 08, 2009 11:46 am

ABC wrote:229 numri i te vdekurve. Zot na ruaj . Kjo ishte nje vdekje e paralajmeruar!


Mos, me te vertete fatkeqesi dhe katastrofe e madhe.
Leka
Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Tërmeti, Italia në kaos. Empty Re: Tërmeti, Italia në kaos.

Post  AuLoNa Thu Apr 09, 2009 5:27 pm




Nismave te shumta qe po merren ne Itali ne ndihme te popullates se demtuar nga termeti i jane shtuar edhe ato te emigranteve shqiptare.
Qe ne oret e para te fatkeqesise, shume shtetas shqiptare shkuan neper spitale per te dhuruar gjak. Me pas, me kalimin e oreve, ndihmat po behen me te organizuara.

Dje shoqata shqiptare “Skenderbeu” me seli ne Fermo, i ka derguar nje komunikim zyrtar autoriteteve vendore te Abruzzo, ne te cilen shpreh gatishmerine per te dhene nje ndihme konkrete ne aktivitetin e kerkimit te personave, ne germimet e pastrimin e rrenojave e me pas ne cdo punim tjeter te nevojshem.

Edhe disa shoqata te tjera kane kontaktuar ambasaden tone ne Rome dhe kane dhene disponibilitetin e tyre ne para, veshje apo ushqime. Nderkohe, ambasadori Llesh Kola ka shkuar sot ne qytetin Aquila per te takuar familjet shqiptare qe u preken nga termeti.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Tërmeti, Italia në kaos. Empty Re: Tërmeti, Italia në kaos.

Post  MrTom Thu Apr 09, 2009 5:42 pm

Very sad to hear so many university students died there.
MrTom
MrTom
Junior Member
Junior Member

Male
Number of posts : 6
Registration date : 2009-04-09
Points : 1
Reputation : 0

Back to top Go down

Tërmeti, Italia në kaos. Empty Re: Tërmeti, Italia në kaos.

Post  AuLoNa Thu Apr 09, 2009 6:10 pm

MrTom wrote:Very sad to hear so many university students died there.

Yes, and it could've been prevented, at least not so many deaths.
The last video and news I brought, talks about the Albanian community living in Italy, offering their help in giving blood, or taking part in finding the people buried, or the cleaning. That is a very good initiative, cause they live there and have become part of that community too.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Tërmeti, Italia në kaos. Empty Re: Tërmeti, Italia në kaos.

Post  AuLoNa Thu Apr 09, 2009 9:40 pm

This info came from an Albanian who lives in Italy.

287 people have died and it's not over yet. More than 1000 are wounded and 70,000 are homeless. Solidariety and the interventions of Civil Protection, Police and Firefighters are amazing , but so are the gangs of jackals stealing everything and selling meat at 80 Euros/kg, etc etc...and then come the fking journalists than stick their noses in people's tents asking how do they feel after losing their dears and houses.News outlets were braggiing about how they reached high shares thanks to the earthquake...torture is a must...

The guy that "predicted" the earthquake, "did" so for Sulmona, not L'Aquila. If Sulmona had been evacuated then first destination would have been L'Aquila, so things would have gotten much worse. And even if he were right in the first place , still it wouldn't take a genius since L'Aquila had been trembling for weeks...

I live in Chieti and I felt the earthquake despite some 100+ km from there. Since Sunday the Earth has trembled more than a 1000 times and every night I get woken up by scale 4-5 Richter tremors. The last one that reached Chieti was a couple hours ago. I was having a shower so go figure how I panicked.

L'Aquila and some small villages are now ghostly. Onna and Paganica especially don't exist anymore. I went there and it was much worse than what they show in the tv. L'Aquila's hospital and Uni dorm despite being constructed after 2000 crumbled like sand.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Tërmeti, Italia në kaos. Empty Re: Tërmeti, Italia në kaos.

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum