Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe 5 5 1

Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Page 2 of 3 Previous  1, 2, 3  Next

View previous topic View next topic Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:25 pm

Në fillim të shek. XX u shfaqën mendimet e para për përkatësinë racore të ilirëve. Sipas këtyre pikëpamjeve ilirët, e ardhur

në Evropën Juglindore, i përkasin racës nordike. Ata gjetën në këtë trevë një popullsi e cila në pjesën më të madhe ishte e racës mesdhetare. Nga përzierja e dy popullsive, sipas tyre, u formua një lidhje e re antropologjike, nordiko-mesdhetare. Një nga përfaqësuesit e kësaj pikëpamjeje, antropologu O.Reche shkruan se ilirët ishin fise me pamje nordike (homo europeus) tip ky që konstatohet veçanërisht në bregdetin e Adriatikut. Këtë tip me tipare nordike e gjen shpesh edhe sot në Shqipëri (Reche,O. 1926, 48-50). Ekziston edhe një hipotezë tjetër, sipas së cilës ilirët do të kenë pasur në përbërjen e tyre elementë dinarikë qysh përpara se të arrinin në gadishullin Ballkanik. Por edhe këta antropologë origjinën e tipit dinarik e shohin në Evropën Qendrore, duke qëndruar kështu në pozitat e origjinës veriore të ilirëve (Dhima,A. 1976.5,35).

Siç shihet nga pikëpamjet e rreth 30 studjuesve të ndryshëm që parashtruam, megjithëse ata trajtojnë të njëjtin problem, të nisur nga burime të ndryshme, e për më tepër nga koncepte e parime metodologjike të ndryshme, rrjedhimisht kanë arritur në përfundime shumë herë mjaft larg me njëri – tjetri. Ato i bashkon vetëm fakti që i bëjnë ilirët të ardhur në trevën kur ata njihen nga burimet historike; kurse, përsa i takon vatrës më të hershëm se nga erdhën ilirët, ashtu

edhe kohës së ardhjes së tyre, mendimet e parashtruara për këtë tezë ndahen njëra me tjetrën ose shumë pak afrojnë midis tyre.

Ndër tezat e shumta, ajo e origjinës veriore dhe e panilirizmit, e paraqitur në njërin ose tjetrin variant, ka mbizotëruar për një kohë të gjatë. E meta themelore e saj qëndron në faktin se shumica e përfaqësuesve të kësaj teze, të cilët duan të spjegojnë formimin e kulturës ilire nga kultura e Lauzicës, kultura e Fushave me Urna, nga kultura Aunietic, apo Kordelore nisen nga disa shfaqje e dukuri të jashtme të kulturave prehistorike periferike, ku ata konstatojnë disa elementë të përbashkët dhe nuk analizojnë e nuk mbështeten tek tiparet e qënësishme të kulturave që vijnë nga territori i mirëfilltë. Të kërkosh sot, pas gjithë këtyre përfundimeve dhe arritjeve të kërkimeve arkeologjike në fushën e kulturave prehistorike të Ballkanit dhe të Evropës, origjinën e kulturës ilire në kulturën e Lauzicës, në kulturën Kordolore apo qoftë edhe në kulturën e Fushave me Urna, është një kthim shumë mbrapa, sepse zbulimet dhe studimet arkeologjike tashmë e kanë zgjidhur dhe e kanë përcaktuar qartë përkatësinë etnike të këtyre kulturave.

Zgjidhja e drejtë e problemit të etnogjenezës ilire, deri në mesin e shek. XX, është ndërlikuar për shkak të një farë mbizotërimi të pikëpamjeve gjermane në fushën e linguistikës dhe të arkeologjisë, të cilat janë ndjerë shumë gjatë njëqindvjetëve të kaluara.

Edhe një varg linguistësh, të cilët cituam më lart, në zgjidhjen e problemit që po shqyrtojmë, kanë qenë nisur nga të dhëna gjuhësore pak të njohura e jo shumë të sigurta, që vijnë nga territore jo të mirëfillta ilire. Gjithashtu ato janë mbështetur në tezën sipas të cilit zona skandinave ka qenë jo vetëm atdheu i protoindoevropianëve, por edhe djepi i qytetërimit ballkano-anatolik. Pikërisht këtu qëndron një e metë tjetër e prehistorianëve dhe e linguistëve që, siç pohon me të drejtë M.Budimir, -në studimin e prehistorisë evropiane ata nisen nga mjegulla skandinave pa monumente të shkruara, e jo nga dielli ballkano-anatolik dhe shkrimi i hershëm i tij (Budimir, M. 1953,28-29).

Idetë që parashtruam nxjerrin në sheh disa nga mangësitë thelbësore të teorisë për prejardhien veriore të ilirëve, të cilat, sipas mendimit tonë, cënojnë dhe përfundimet e arritura prej tyre. Ndaj e quajtëm të panevojshme e të tepërt të hynim në hollësirat e këtyre tezave. Ne do të ndjekim një rrugë tjetër që na duket më bindëse, do të parashtrojmë tezën për autoktoninë e ilirëve dhe me fakte e argumente do të provojmë pikëpamjen tonë e të studiuesve të tjerë shqiptar.



Pikëpamjet kryesore për autoktoninë e ilirëve

a)Pikëpamjet e studjuesve të huaj

J.G.Hahn, një shekull e gjysmë (1854) më parë është i pari që ka parashtruar tezën e tij se shqiptarët janë paraardhës të ilirëve dhe këta të fundit janë pasardhës të pellazgëve (Hahn,J.G. 213). Sipas tij ilirishtja është një gjuhë pellazgjike, në një kuptim më të gjërë Illyrian-pellazge. Në tezën e tij Hahni përfshin tek ilirët edhe Epirotët e Maqedonët; të gjithë këta popuj ai i bën të ardhur prej pellazgëve. Kjo tezë shpreh karakterin autokton të formimit të popullsisë ilire nga një popullsi më e lashtë mesdhetare, të cilën e quan pellazge. Njëqind vjet më vonë, më 1952, linguisti M.Budimir, duke analizuar të dhënat gjuhësore për ilirët dhe parailirët, midis të tjerash arrin në përfundimin se indoevropianët më të vjetër të zonës së pellgut të Mesdheut kanë qenë të ashtuquajturit pelastë, të cilët kanë banuar në truallin e Ballkanit dhe të Italisë, shumë kohë më parë se të vinin këtu indoevropianët klasikë, fiset greke e italike. Sipas tij, pelastëve u përkasin edhe ilirët që kanë lënë mjaft gjurmë linguistike (Budimir,M. 1952,10).

Në rrafshin arkeologjik çështja e origjinës së ilirëve u shtrua nga M.Garasanin në vitin 1955. Duke bërë përgjithësimin dhe interpretimin historik të materialit arkeologjik për kulturat prehistorike të Evropës Juglindore, ai arrin në përfundime të rëndësishme për karakterin autokton të formimit të kulturës ilire. Sipas tij, si bazë themelore e formimit të ilirëve dhe të pellasgëve duhet të merren në konsideratë bartësit e kulturës së mëvonshme neolitike në qarkun pellazgjik: Ballkan dhe Azi e Vogël. Këtë kulturë ai e quan kompleksi ballkano-anatolik i neolitit të ri, duke dalluar në të disa grupe kulturore. Këto grupe të kompleksit ballkano-anatolik të kohës së hershme të bronzit janë përhapur në territorin e pellazgëve të vjetër në kohën paragreke. Si rrjedhim, gjithnjë sipas tij, origjinën e pellazgëve duhet ta lidhim me kompleksin ballkano-anatolik të kohës së hershme të bronzit, në të cilën duhet të kërkojmë medoemos edhe origjinën e ilirëve dhe të trakëve të vjetër, të lidhur ngushtë me pellazgët. Nga kjo bashkësi fisesh të ndryshme, të lidhura me kulturë dhe gjuhë të ngjashme, më vonë, pa kurrëfarë ndërprerje gjatë zhvillimit historik ilirët ndahen në perëndim, kurse trakasit në lindje të Moravës (Garasanin,M. 1956,323-332).

Sqarimi i tezës së autoktonisë së ilirëve mori një formë më të plotë në trajtesën që i bën këtij problemi A.Benac në vitin 1964. Duke u mbështetur në të dhënat arkeologjike të fituara nga zbulimet dhe studimet shumëvjeçare të kulturës pre e protohistorike ilire të territorit të ish Jugosllavisë, autori arrin në këto përfundime:

Gjatë periudhës së kalimit nga epoka e neolitit në atë të bronzit në Ballkanin Veriperëndimor u krijua substrati kryesor për etnogjenezën e mëvonshme të fiseve ilire në këtë zonë. Në këtë periudhë nuk mund të flitet për kurrfarë ilirësh. Të gjitha këto grupime popullsish të Ballkanit Veriperëndimor, janë parailire të cilat u zhvilluan mbi një bazë autoktone gjatë periudhës së hershme, të mesme dhe një pjesë të madhe të periudhës së vonë të bronzit. Autori i quan ato grupe protoilire dhe, megjithëse nuk kemi akoma një element të vetëm etnik, prapëseprapë këto janë ato grupe që gjatë lëvizjeve të mëtejshme, të brendëshme e të jashtme, do të shpien përfundimisht në krijimin e trungut etnik protoilir dhe ilir. Në përfundim ai sqaron se nuk ka kurrfarë baze për supozimin se në këtë periudhë ilirët erdhën në vendbanimet e tyre të mëvonshme dhe se këta i dhanë fund të ashtuquajturit misionit të tyre “historiko-botëror”. Përkundrazi, unë mendoj se sot është më e qartë se në këtë truall ata u shtuan dhe erdhën gradualisht deri në pikën ku mund t’i konsiderojmë si bashkësi më të gjëra ilire (Benac,A. 1964,70).



b) Pikëpamjet e studiuesve shqiptarë

Etnogjeneza e ilirëve, si një nga problemet parësore të Historisë së Lashtë të Shqipërisë, ka qenë objekt kërkimesh e studimesh për arkeologjinë shqiptare dhe kjo dëshmohet që në hapat e para të gërmimeve të viteve, 50 (shek. XX) që u bënë në tumat e Matit. Kështu historia e mendimit arkeologjik shqiptar për origjinën e ilirëve nis me fillimin e gërmimeve sistematike në vitet 1952-56, kur u zbuluan tumat e Matit, të Vajzës së Vlorës e të Dropullit. Nga interpretimi i materialit të zbuluar u arrit në mendimin se ilirët kanë qenë jo vetëm bartës të kulturës së hekurit në vendin tonë, por edhe banorë të këtij trualli edhe në epokën e bronzit. Kjo nismë e mirë u bë bazë për gjithë punën e mëvonshme, për ndriçimin dhe sqarimin e origjinës së ilirëve.

Problemi i etnogjenezës ilire fitoi një bazë të re shumë më të gjërë faktike pas zbulimeve të rëndësishme, që u bënë në Maliq, Gajtan, Tren (Korçë), Pazhok, Belsh (Elbasan), e gjetkë. Në vitet. 70-80, me grumbullimin e një lënde të pasur nga shumë varreza tumulare të kohës së bronzit e të kohës së hekurit, u hodhën bazat për spjegimin dhe interpretimin e një varg problemesh të pre e protohistorisë shqiptare, të cilat, së toku, e argumentuan më mirë tezën e origjinës autoktone të ilirëve.

Para se të parashtrojmë pikpamjen tonë për origjinën e ilirëve, e quajmë të udhës të renditim kronologjikisht mendimet e kolegëve shqiptarë.

Më 1955, S.Islami, H.Ceka, F. Prendi, S.Anamali, pasi shqyrtuan materialet e zbuluara në tumat e Matit, vunë re se një varg objektesh të epokës së hekurit kishin lidhje me objektet e epokës së

bronzit. Këto të dhëna i çuan ato në përfundimin se ky vazhdim i traditave të bronzit në qeramikë na jep të drejtën të pohojmë: “Ilirët nuk kanë qenë vetëm bartës të kulturës së hekurit në vendin tonë, sikurse kanë shkruar shkencëtarët e huaj, por përkundrazi, ata kanë banuar në atdheun tonë edhe në kohën e bronzit”(Islami,S. etj., 1955,154).

Më 1957 F.Prendi, duke interpretuar materialin arkeologjik të zbuluar në tumat e Vajzës, shkruan: “Duke pranuar se bartësit e kulturës së Vajzës kanë qenë ilirë, duhet të mendohet njëkohësisht se ky element etnik krijoi jo vetëm kulturën e hekurit, por edhe atë të bronzit në vendin tonë” (Prendi,F. 1957,2,106).

Më 1959, në botimin e parë të tekstit “Historia e Shqipërisë”, teza e autoktonisë ilire shtrohet me një farë mëdyshje: “Siç shihet, – thuhet në tekst, -problemi mbetet akoma i pazgjidhur. Megjithatë nga dy tezat kundërshtare ajo e autoktonisë ka meritën se tërheq vëmendjen mbi materiale, të cilat, megjithëse të pamjaftueshme, hedhin një dritë të re mbi problemin e gjenezës së ilirëve dhe formojnë një nxitje për kërkime më të reja”(Historia e Shqipërisë 1959,I,51).

Më 1962, S.Islami dhe H.Ceka, duke interpretuar materialet arkeologjike të reja të Pazhokut dhe të Maliqit , arrijnë në përfundimin se dukjen e etnosit ilir e shohim jo në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë, por që në fillim të epokës së bronzit. Madje, pikëpamjen për lashtësinë e bartësve të kulturës së epokës së bronzit e çojnë edhe më tej, në epokën eneolitike (Islami,S., Ceka,H., 447). Në dritën e materialeve të Maliqit, po në atë vit, F.Prendi arrin në përfundimin: “Përsa i takon periudhës së hershme të bronzit nuk është vështirë të dallohet, në disa tipare të fizionomisë së saj, prania e elementit etnik ilir” (Prendi,F. 1965,635).

Duke parashtruar përfundimet për vendbanimin e Maliqit, F.Prendi, pasi shqyrton materialin e epokës së bronzit, në tri periudhat e zhvillimit të saj, argumenton vazhdimësinë kulturore gjatë këtyre periudhave, si dhe karakterin ilir të disa enëve dhe të elementeve dekorative. Ai shkruan se të gjitha këto paraqesin një tregues të gjallë e bindës të unitetit kulturor të gjithë epokës së bronzit, e cila shpreh rrjedhimisht edhe karakterin etnik të qëndrushëm të bartësve të kësaj kulture, me fjalë të tjera, karakterin ilir të kulturës së kohës së bronzit të Maliqit në të gjitha etapat e zhvillimit të saj (Prendi,F. 1966, 277-278).

Më 1969, S.Anamali dhe M.Korkuti, duke u mbështetur në të dhënat e zbuluara në Pazhok, Maliq, Tren (Korçë) dhe Gajtan (Shkodër) argumentuan karakterin autokton të formimit të kulturës ilire në territorin e Ballkanit Perëndimor, gjatë mijëvjeçarit të II p.e.sonë. Madje në vendbanimet e Maliqit e të Trenit jo vetëm që provohet se ilirët janë autoktonë por edhe vijimësia kulturore etnike mund të ndiqet që nga epoka e bakrit e këtej (Anamali,S., Korkuti,M. 1969,17).

Më 1972, në Kuvendin I të Studimeve Ilir, prof. A.Buda, shkruan se “koncepteve të një vatre jashtëballkanike të formimit të etnosit ilir dhe të dyndjes së tij në një kohë më të vonë, bashkë me kulturën e hekurit nga Evropa e Mesme e Veriore, mund t’u kundërvihen argumente që flasin për formimin autokton të etnosit ilir në Ballkan e në trevën shqiptare qysh nga koha e bronzit, mbi bazën e një kompleksi kulturor ballkano-anatolik” (Buda,A. 1974,I,53).

Mbi bazën e të gjithë të dhënave të grumbulluara nga gërmimet arkeologjike dhe të përgjithësimeve që u bënë për to, M.Korkuti, po në këtë Kuvend, bëri përpjekje për të krijuar një pamje më të gjërë për etnogjenezën ilire. Formimin e etnosit ilir ai e pa si një proces të gjatë historik, që lindi dhe u zhvillua mbi një bazë e një stad të caktuar të zhvillimit social-ekonomik të shoqërisë ilire. Në këtë këndvështrim, lindja e etnosit ilir u kërkua në epokën e bronzit të mesëm, natyrisht mbi një bazë më të hershme autoktone (Korkuti,M. 1974,I, 73-77).

Disa vite më vonë, F.Prendi shprehu mendimin se procesi i formimit të etnosit ilir nisi në fund të periudhës së bronzit të hershëm (në fazën e kulturës së Maliq IIIb) mbi bazën e një strukture të re etno-kulturore, e cila do të kristalizohej edhe më mirë në periudhën e hershme të hekurit (Prendi,F. 1979,144).

Nga paraqitja e kësaj rruge të përpjekjeve për zgjidhjen e problemit të rëndësishëm të origjinës së ilirëve mund të nxjerrim disa përfundime.

Në të gjitha mendimet e shprehura dhe përfundimet e arritura, është nënvizuar karakteri autokton i lindjes dhe i formimit të kulturës dhe të etnosit ilir. Gjithashtu, të gjithë studiuesit shqiptarë janë mbëshetur në materialin arkeologjik të zbuluar në territorin e vendit tonë ose në territorin që njihet se është i mirëfilltë ilir.

Përsa i takon periudhës së fillimit të formimit të etnosit ilir pikëpamjet kanë ndryshuar nga koha në kohë, në një diapazon që shtrihet midis eneolitit dhe mesit të epokës së bronzit. Këto pikëpamje të ndryshme janë të dobishme e me vlerë se nxisin mendimin shkencor, por në të njëjtën kohë shprehin edhe pamjaftueshmërinë e argumenteve e të fakteve për zgjidhjen përfundimtare të problemit.
vazhdon...

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:27 pm

Baza arkeologjike e autoktonisë së ilirëve

Në zgjidhjen e problemeve të tilla kaq të ndërlikuara është i nevojshëm bashkërendimi i përfundimeve të fushave të ndryshme të dijes. Të dhënat arkeologjike, antropologjike, gjuhësore, etnografike dhe ato historike, kur ka të tilla, duhet të bashkërendohen për të arritur në përfundime të sakta. Por një gjë e tillë nuk është e lehtë të arrihet, qoftë nga pamjaftueshmëria e materialit faktik (për njërën ose për tjetrën fushë), qoftë edhe nga konceptet e ndryshme që ekzistojnë midis studiuesve të fushave të ndryshme të dijes lidhur me rëndësinë dhe vlerën që kanë burimet e kësaj ose asaj fushe. Kështu, p.sh. disa gjuhëtarë të huaj kanë mendimin se të dhënat arkeologjike kurrsesi nuk janë të dhëna të mjaftueshme historike për të studiuar procesin e etnogjenezës së një populli dhe se gjoja ato nuk arrijnë të shprehin bashkësinë e tyre etnike. Nga ana tjetër, ka arkeologë, të cilët duke mbrojtur vlerën e burimeve të tyre, i quajnë si të pasakta të gjitha ato teza, që gjuhëtarët kanë ndërtuar për epokën prehistorike pa burime të shkruara.

Sipas disa studiuesve të tjerë, në zgjidhjen e problemeve etnike, përparësia i përket arkeologjisë dhe antropologjisë historike, së bashku me etnologjinë dhe pjesërisht gjuhësinë. Duke u dhënë përparësi burimeve arkeologjike, këta studiues kanë parasysh faktin se kërkimet arkeologjike mbështeten në studimin e gjithanshëm të materialit arkeologjik, në të gjitha llojet e krijimtarisë materiale dhe shpirtërore; kështu që, në ndërtimin e raporteve stratigrafike, të analogjive të ndryshme etj., mund të vendosen lidhje më të sakta në kronologjinë relative dhe absolute, sidomos për periudhat prehistorike. Kjo krijon mundësi për një shqyrtim më të gjërë të epokave të ndryshme të zhvillimit historik, shoqëror dhe etnik.

Në gjendjen e sotme të studimeve, arkeologjia ka dëshmuar e po dëshmon përparësinë e saj në shqyrtimin e problemeve etnike të epokës prehistorike si ndaj gjuhësisë, e cila për vetë të dhënat e varfra e të kufizuara, mund të themi, se ka mbetur më mbrapa, ashtu edhe ndaj antropologjisë, e cila për shkak të zhvillimit ende të pamjaftueshëm dhe pjesërisht edhe të mungesës së skeleteve për epokën prehistorike, është ende larg arkeologjisë.

Kur trajtohet problemi i origjinës së ilirëve, çështja e parë që del përpara dhe që kërkon zgjidhje, është ajo e vazhdimësisë kulturore nga periudha e bronzit të hershëm në bronzin e mesëm, në bronzin e vonë dhe në epokën e hekurit. Kjo është arsyeja që në nismën e këtij problemi S.Islami, H.Ceka, F.Prendi, S.Anamali, i kushtojnë vëmendje vijimësisë kulturore, dhe më pas, po kësaj çështje, i është kushtuar kujdes i veçantë, është trajtuar e analizuar më gjërë mbi bazën e materialeve të reja, të cilat kanë ardhur vazhdimisht duke u pasuruar.

Po e marrim si të zgjidhur (dhe në një masë të konsiderueshme ashtu është) problemin e vazhdimësisë kulturore gjatë epokës së bronzit dhe asaj të hekurit në territorin perëndimor të Gadishullit Ballkanik, në territorin ku shtriheshin ilirët e mirëfilltë. Po a është i mjaftueshëm ky fakt, ky përfundim paraprak që nxirret për këtë problem? A është e mjaftueshme të provojmë vazhdimësinë kulturore që nga fillimet e epokës së bronzit dhe të themi se aty fillon procesi i formimit të etnosit ilir?

Vazhdimësia e banimit në një trevë të caktuar përbën një nga premisat bazë edhe për formimin dhe konsolidimin e një kulture, të një etnosi a të një gjuhe, ndaj edhe studimi i vazhdimësisë kulturore përbën kushtin e parë dhe mbështetjen themelore të trajtimit tëproblemit të etnogjenezës së ilirëve. Megjithatë, jemi të mendimit se të mjaftohesh vetëm me provat që sillen në të mirë të vijimësisë kulturore, do të thotë ta shikosh ngushtë e në mënyrë të pamjaftueshme procesin e gjatë e të ndërlikuar të formimit të etnosit ilir.

Në literaturën arkeologjike shqiptare janë sjellë të dhëna të mjaftueshme, që provojnë vijimësinë e pandërprerë kulturore në trevën e vendit tonë që nga periudha e bronzit të hershme e këtej. Mbi këtë bazë është shprehur pikëpamja se që këtu fillon edhe etnogjeneza ilire. Pra, sipas kësaj pikëpamjeje, fillimet e autoktonisë përputhen me fillimin e etnosit. Lidhur ngushtë me këtë përfundim, çështja e parë që shtrohet për diskutim është ajo e lidhjeve midis autoktonisë dhe formimit të etnosit.

Megjithëse formimi i etnosit ilir nuk mund të kuptohet pa autoktoninë dhe se të dyja ato zhvillohen krahas, në fillimin e tyre, në pikëpamje kohore, ka një mospërputhje. Autoktonia ka një shtrirje kohore më të gjatë, kurse etnosi ilir vërtet formohet mbi bazën e autoktonisë, por vetëm pasi ajo ka kaluar një kohë të gjatë të ekzistencës së saj. Në rast se pranojmë nismën e një qëndrueshmërie relative në fillim të epokës së bronzit, d.m.th. pranojmë një autoktoni të banorëve të pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik që në fillim të epokës së bronzit, fillimet e formimit të etnosit ilir duhet t’i kërkojmë jo në të njëjtën kohë, por më vonë. Ai proces duhet të paraprihet, sipas mendimit tonë, medoemos nga një periudhë jo e shkurtër e vijimësisë kulturore që kishte filluar qysh më parë.

Por, në nismën e procesit të etnogjenezës nuk mjafton që ai të paraprihet nga një periudhë e autoktonisë relative. Ka edhe faktorë të tjerë të dorës së parë, prania ose mungesa e të cilëve, përshpejton ose ngadalëson, bën të mundur ose përjashton zhvillimin e procesit të etnogjenezës. Kështu, krahas studimit të vijimësisë kulturore, një vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet njohjes dhe studimit të premisave ekonomiko-shoqërore, të cilat çuan në lindjen dhe zhvillimin e etnosit ilir.

Kur flasin për kushtet ekonomiko-shoqërore në epokën pre e protohistorike, kemi parasysh vendin që zinin ato, krahas faktorëve të tjerë dhe rolin që ato luanin në formimin e bashkësisë etnike. Niveli i ulët i zhvillimit të forcave prodhuese në rendin e komunës primitive nuk krijonte kushte për shtimin e ndjeshëm të prodhimit, për krijimin e mbiprodukteve dhe, si rrjedhim, shkëmbimet e lidhjet ekonomike ishin ende të dobëta; shkëmbimi midis fiseve i nënshtrohej më shumë rastësisë. Por, ka rëndësi të vihet në dukje se, gjatë epokës së shthurjes së komunës primitive, në periudhën e bronzit të vonë e sidomos gjatë periudhës së hekurit të zhvilluar, në territorin e Ilirisë së Jugut ndodhën ndryshime të dukshme në disa degë të ekonomisë, të cilat ishin me rrjedhime të rëndësishme edhe në zhvillimin e proceseve etnike.

Krahas degëve të tjera të ekonomisë që u përsosën dhe u zhvilluan më tej, një vend të veçantë e të gjërë zuri metalurgjia. Dëshmi për këtë janë gjetjet e shumta të armëve, të objekteve të zbukurimit e të veglave të punës, të punuara nga bronzi e hekuri, të cilat dallohen edhe për cilësinë e lartë të punimit. Ky zhvillim i metalurgjisë nuk mund të kryhej brenda ekonomisë së mbyllur të një fisi. Me nxjerrjen, përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve metalike tashmë merreshin shtresat e reja shoqërore që po lindnin dhe fuqizoheshin ekonomikisht, të cilat shpunë objektivisht në fuqizimin e lidhjeve ekonomike ndërkrahinore, mbi bazën e marrëdhënieve të reja shoqërore që po lindnin. Për zhvillimin e lidhjeve ndërkrahinore dëshmojnë edhe sëpatat e bronzit të tipit shqiptaro-dalmat, të cilat, siç duket qartë nga forma e tyre, kanë shërbyer si mjet shkëmbimi, kanë luajtur rolin e paramonedhave. Shprehje e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të bartësve të kulturës ishte edhe shtimi i dukshëm i këmbimeve, me Jugun (Helladën e Egjeun) për të cilin flasin objektet e shumta të importuara. Kështu, një rol të rëndësishëm në zhvillimin etnokulturor të territorit të Shqipërisë gjatë epokës së bronzit kanë luajtur takimet dhe lidhjet me kulturën mikene. Kultura ilire e epokës së bronzit të mesëm, e sidomos e atij të vonë, u zhvillua në fqinjësi dhe marrëdhënie me botën mikene, e cila përfaqësonte shoqërinë më të zhvilluar, shoqërinë më të hershme me klasa në territorin e Evropës. Këto lidhje e takime, të cilat erdhën duke u fuqizuar deri në fund të shek. XIII p.e.sonë, madje jehona e tyre vazhdoi edhe më pas, kanë ndikuar në zhvillimin e këmbimeve si brenda bashkësisë ilire, ashtu edhe midis bashkësisë ilire e botës mikene. Në këtë mënyrë ato, si faktor i jashtëm, kanë luajtur një rol progresiv në formimin e bashkësisë ekonomike ilire në kuptimin që kishte kjo bashkësi ekonomike gjatë mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë. Pavarësisht nga shkalla

që njohu bashkësia ekonomike në atë kohë, ajo ka luajtur rolin e vet në formimin dhe konsolidimin e bashkësisë etnike. Prandaj studimi i marrëdhënieve të ilirëve me kulturën mikene përbën një hallkë tjetër në ndriçimin e procesit të formimit të etnosit ilir, marrëdhënie të cilat as duhen injoruar, as duhen mbivlerësuar.

Kur lindën kushtet e përshtatshme ekonomiko-shoqërore për fillimin e formimit të etnosit ilir, në periudhën e bronzit të hershëm, të bronzit të mesëm, të bronzit të vonë apo në fillimet e epokës së hekurit?

Ne kemi shprehur pikëpamjen se etnosi ilir fillon të formohet mbi një bazë autoktone, në bronzin e mesëm dhe me këtë nuk kemi parasysh ndonjë fazë të veçantë, por gjithë periudhën e bronzit të mesëm, të marrë si një tërësi, gjatë së cilës u shënuan ndryshime të rëndësishme në bazën ekonomike. Konkretisht, qeramika e bronzit të mesëm ndryshon dhe dallohet qartë nga ajo e bronzit të hershëm. Ajo është periudha e bronzit të “vërtetë”, kur metali i ri hyn gjërësisht në përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve, është koha kur ngrihen gjërësisht varret monumentale, tumat në territorin e vendit tonë, është koha kur shfaqen për herë të parë objektet e importuara nga Mikena. Në pikëpamje të organizimit shoqëror, kjo është periudha e kristalizimit të gjinisë patriarkale. Edhe në rrafshin gjuhësor disa studiues kanë shprehur mendimin se të dhënat gjuhësore për ilirët shtrihen deri në kohën e kulturës së mesme kreto-mikene (Gavela,B. 1965,149).

Tërësia e këtyre të dhënave na jep të drejtë të shprehim mendimin se në periudhën e bronzit të mesëm, si pasojë e zhvillimit të brendshëm që kishte filluar kohë më parë, vihet re një zhvillim i dukshëm ekonomik e shoqëror, nis një etapë cilësisht e re, e cila shpuri objektivisht në fillimin e një procesi të ri historik, në lindjen e etnosit ilir. Kjo pikëpamje mbështetet edhe nga një fakt antropologjik, që vjen nga varri nr. 48 i tumës së Patosit, etniciteti ilir dhe koha së cilës i takon (shek.XI-X p.e.sonë) janë përcaktuar mjaft mirë. Kafka e këtij skeleti është ruajtur shumë mirë dhe paraqet një tip të qartë adriatik të formuar, i cili është karakteristik për trevën ilire, duhet kërkuar të paktën disa shekuj më herët, d.m.th përpara periudhës së bronzit të vonë (Dhima,A. 1981,1.159-161).

Në të mirë të ecurisë së proceseve etnogjenetike të ilirëve ka edhe faktorë të tjerë, të cilët, ndonëse jo kryesorë, kanë luajtur rolin e vet në formimin e bashkësisë etnike ilire. Në radhën e faktorëve që duhen njohur dhe studiuar në mënyrë më të plotë është edhe roli që ka luajtur baza e përbashkët ose e përafërt gjuhësore parailire, të cilën e trajtuam hollësisht në kreun I. Elemente të rëndësishme gjuhësore të substratit ballkano-egjean të kësaj epoke, të quajtura nga disa autorë paragreke, parailire ose paratrake, gjenden të pranishme në mbetjet gjuhësore që na janë ruajtur në ilirishten, gjë që i ka çuar shumë studiues të pranojnë lidhje birërie të ilirishtes me pellazgjishten. Këtej mund të nxirret përfundimi se fiset që banonin në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, në të kaluarën e tyre kishin elemente gjuhësore të përbashkëta të rëndësishme, të cilat gjatë epokës së bronzit e asaj të hekurit shërbyen si faktorë, jo pa rëndësi, në formimin e ilirishtes.

*

Një çështje tjetër që ka rëndësi parimore në zgjidhjen e problemit të etnogjenezës ilire, ashtu si edhe të gjenezës shqiptare, është trajtimi i saj si një proces shumë i gjatë historik, rreth 1000 vjet dhe si i tillë domosdo ka kaluar në disa etapa zhvillimi, të cilat, ndonëse ndryshojnë nga njera tjetra, janë pjesë e një procesi të vetëm. Kështu fjala vjen, në qoftë se do të themi se në fund të epokës së bronzit ilirët u formuan si një bashkësi e gjërë, me tipare të qarta kulturore e gjuhësore, kurrsesi nuk do t’i barazojmë ata, as në rrafsh kulturor, as në atë gjuhësor, me ilirët e shek. V p.e.sonë. Megjithëse ilirët e këtyre dy periudhave ndryshojnë shumë midis tyre, ata pasqyrojnë etapa të ndryshme të procesit të zhvillimi të tyre. Kjo çështje ka rëndësi të mbahet parasysh, sepse disa herë kur vjen puna të përcaktohen fillimet e formimit të etnosit ilir, ndodh të kërkohet të gjenden të qarta po ato tipare e veçori kulturore dhe etnike që janë karakteristike për një etapë tjetër të zhvillimit etno-kulturor të ilirëve.

Këto tipare të formimit të individualitetit etnik ilir në një etapë të caktuar kanë qenë të kushtëzuara, para së gjithash, nga shkalla e zhvillimit ekonomik e shoqëror dhe janë zhvilluar në bazë të tri parimeve të përgjithëshme, tanimë të njohura: të diferencimit, të integrimit dhe të asimilimit. Siç dihet, për periudhat më të hershme të lulëzimit të bashkësisë gjinore, kur niveli i zhvillimit ishte i ulët, ka qenë karakteristik procesi i diferncimit, kurse proceset e integrimit, të ngjizjes, të asimilimit dhe të konvergimit kanë qenë veçanërisht karakteristike për periudhën e shpërbërjes së bashkësisë fisnore e të lindjes së shoqërisë skllavopronare. Diferencimi, ngjizja dhe konvergimi janë procese të ndërlikuara evolutive, me shtrirje të gjatë kohore, që gërshetohen e bashkëveprojnë por në çdo etapë të procesit të etnogjenezës ilire njëri fiton gjithmonë përparësi. Kështu, në territorin e Ballkanit Perëndimor, gjatë periudhës së bronzit të hershëm, ka mbizotëruar procesi i diferencimit. Dhe kjo është e kuptueshme. Kulturat e kësaj periudhe, të formuara si pasojë e gërshetimit të kulturave anase neo-eneolitike me kulturën që sollën dyndjet e popujve indoevropianë, në këtë fazë të formimit të tyre kanë një karakter më të përgjithshëm ballkanik e nuk mund të kërkojmë në to veçori dalluese etnike. Gjatë periudhës së bronzit të mesëm vazhdon të thellohet më tej procesi i diferencimit, po njëkohësisht fillon të veprojë edhe procesi i integrimit. Këto procese, të cilat u kushtëzuan nga autoktonia relative dhe nga një sërë përparimesh që u bënë në disa degë të ekonomisë, siç e kemi vënë në dukje edhe më lart, çuan në lindjen e etnosit ilir.

vazhdon...

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:28 pm

Në periudhën e bronzit të vonë, si rezultat i përparimeve të shënuara në të gjitha fushat e ekonomisë, u zhvillua me shpejtësi procesi i ngjizjes së bashkësive më të vogla në bashkësi më të mëdha dhe, si rrjedhim, në fund të epokës së bronzit u krijua një bashkësi e gjërë ilire me tipare të përbashkëta kulturore, kultike dhe gjuhësore. Duhet theksuar se jo të gjitha dukuritë që karakterizojnë bashkësinë etnike ilire u zhvilluan krahas dhe arritën të njëjtën shkallë njësimi, sepse siç dihet, njësimi i kulturës materiale të popullsisë së një territori të caktuar bëhet më lehtë e më përpara se sa njësimi i gjuhës, e cila zhvillohet me ritme shumë më të ngadalta. I pari prin të dytin dhe është bazë për njësimin gjuhësor dhe të dy bashkë çojnë në formimin përfundimtar të bashkësisë etnike. Kështu, gjatë periudhës së bronzit të vonë, në trevën ilire ngjizja gjuhësore duhet të ketë qenë më mbrapa, kurse krejt ndryshe ishte gjendja në zhvillimin e zejtarisë dhe sidomos punimi i bronzit, të cilat kishin çuar në marrëdhënie intensive ndërfisnore dhe madje në marrëdhënie të ngushta me botën mikene. Si rrjedhim, edhe shkalla e zhvillimit të njësisë kulturore në trevën ilire, gjatë epokës së bronzit të vonë, është më e lartë sesa shkalla e zhvillimit të njësisë gjuhësore. Prandaj në përcaktimin e karakterit etnik të bashkësisë ilire duhet patur parasysh ky shpërpjestim kohor i njësimit të kulturës me gjuhën, si dhe fakti që mbetjet gjuhësore zenë vendin e fundit në krahasim me të dhënat e tjera të kulturës materiale e shpirtërore. Kështu, gjuha në epokën e pre e protohistorisë nuk ka atë vlerë dhe rëndësi që ajo fiton në epokën historike në përcaktimin e karakterit etnik. Këtej buron edhe një nga arsyet e përparësisë që kanë burimet arkeologjike në cilësimin e etnicitetit të kulturave prehistorike.

Gjatë epokës së hekurit, d.m.th. në shek.XI-V p.e.sonë, si pasojë e zhvillimit më të lartë ekonomik e shoqëror të trevës ilire, filloi të luajë një rol shumë më të madh dhe të marrë përparësi procesi i asimilimit. Bashkësitë me zhvilllim më të madh kulturor dhe nivel më të lartë ekonomik, si edhe më të fuqishëm ushtarakisht, bashkonin ose asimilonin pjesërisht ose tërësisht, shumë herë me dhunë, bashkësitë e tjera. Kështu gjatë epokës së hekurit, mbi bazën autoktone, ilirët zhvillojnë dhe konsolidojnë më tej kulturën dhe gjuhën e tyre, të cilat tani po kristalizoheshin përfundimisht. Kjo etapë përfaqëson stadin e lulëzimit më të madh e të përgjithshëm kulturor e etnik të ilirëve në epokën e hekurit, kohë kur në shtrirjen territoriale ata zënë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, duke pasur grekët në jug e trakët në lindje dhe bëhen një nga tre popujt më të mëdhej të

gadishullit.

Duke parashtruar mendimin tonë e duke provuar autoktoninë dhe lashtësinë e ilirëve në trojet e tyre, nuk e ngatërrojmë atë aspak me nivelin e lartë kulturor që arritën fqinjët jugorë në epokën kreto-mikene e post mikene (që përkon me kohën e bronzit dhe të hekurit në territorin e Shqipërisë). Është tjetër gjë lashtësia e një populli dhe tjetër niveli kulturor që ai arrin në një periudhë të caktuar të historisë së tij.





Kreu III





ARBËRIT



1. Kuadri historik i Ilirisë në fund të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë dhe në fillim të mijëvjeçarit të parë të e.sonë.



Në shek.III-I p.e.sonë Iliria e Jugut nuk ndryshonte shumë nga fqinjët jugorë e lindorë të saj, si nga zhvillimi ekonomik e kulturor, ashtu edhe nga organizimi politik. Mënyra antike e prodhimit kishte përfshirë gati të gjitha krahinat ilire të jugut. Jeta e gjallë urbane dëshmohet nga shkrimet e autorëve grekë e romakë të cilët, duke përshkruar ngjarjet politike të kohës, përmendin shumë qytete ilire, tablloja e vërtetë e të cilëve bëhet shumë më e plotë nga të dhënat dhe dëshmitë që ka nxjerrë në dritë kazma e arkeologut.

Rritja dhe fuqizimi i shtetit ilir binte ndesh me itneresat romake në Ballkan, ndaj në periudhën nga viti 250 deri në 168 p.e.sonë këto dy fuqi u ndeshën me njera tjetrën. Gjatë të tri luftrave që romakët zhvilluan me shtetin ilir, u njohën nga afër me gjeografinë e Ilirisë së Jugut, me burimet ekonomike e njerëzore të saj. Ata gjetën një vend të zhvilluar, një vend ku mënyra antike e prodhimit dominonte jo vetëm në qytete e qyteza, por edhe në qendra të banuara në thellësi të vendit. Kultura materiale dhe shpirtërore kishte të gjithë treguesit e kulturës helenistike mesdhetare.

Materiali arkeologjik i zbuluar në rrënojat e qyteteve ilire si Bylisi, Nikaia (Klosi), Margëlliçi, Dimale, Amantia, Selca e Poshtme Albanopoli, Lisi , Skodra, etj., tregon se edhe në situatën e re politike, të kirjuar pas luftës së tretë iliro-romake, më 146 p.e.sonë, kur një pjesë e Ilirisë së Jugut ishte përfshirë në provincën e Maqedonisë, pamja e saj e përgjithëshme nuk kishte pësuar ndryshime cilësore. Natyrisht luftrat dhe pushtimi romak nuk ishin pa pasoja, por Roma ende nuk i kishte eliminuar plotësisht prodhimet vendase dhe monedha republikane nuk kishte zënë tërësisht vendin e drahmeve të Dyrrahut e të Apolonisë. Në mesin e shek.I të e.sonë pushteti republikan romak mundi të bëjë disa ndryshime, të cilat çuan më tej e në mënyrë të plotë nën pushtetin Perandorak Romake.

Shekujt e parë të e.sonë karakterizohen nga një depërtim dhe qëndrueshmëri e kulturës romake në tërë Ballkanin, gjë që u pasua me një zhvillim ekonomik e kulturor të Ilirisë së Jugut. Gjatë sundimit të perandorit August në qytetet si Dyrrahu, Bylisi, Buthroti e Shkodra u vendosën kolonë romakë. Kolonizimi romak ushtroi një ndikim të madh mbi popullsinë vendase ilire, e në radhë të parë në qytetet, po, edhe në zonat fshatare. Elemente të qytetërimit romak hyjnë edhe në brendësi të viseve ilire. Qeramika romake u përhap gjërësisht, duke u shoqëruar edhe me uniformizimin e prodhimeve të poçerisë. Në disa qendra banimi u bënë ndërtime të reja publike e shoqërore. Në materialin arkeologjik që përfaqëson kulturën e kohës, mund të veçohen qartë elemente tradicionale, që u ruajtën nga periudha e mëparëshme, por elementet e traditës u ruajtën më mirë në fshat, në ndryshim nga qyteti që mori me shpejtësi ngjyrën kozmopolite. Ky proces forcohet edhe më shumë gjatë antikitetit të vonë, kur pjesa më e madhe e qyteteve ilire bie ose kthehet në qëndër të thjeshtë ushtarake e administrative. Në këto rrethana merr përparësi veprimtaria ekonomike e fshatarësisë ilire dhe prodhimi zejtar vendas plotësonte gjithnjë e më shumë kërkesat e banorëve. Kështu, edhe roli i kulturës fshatare, e cila mbështetej më tepër në elementet e traditës, bëhet më i fuqishëm. Gjatë antikitetit të vonë, me dobësimin e administratës qëndrore dhe të rolit përthithës të qendrave kozmopolite, iu dha mundësi popullsisë ilire të zhvillonte një kulturë me tipare të vetat e cila do të përbënte një komponent të rëndësishëm në formimin e kulturës së re.

Me ndarjen e Perandorisë Romake në Perandorinë e Lindjes dhe në Perandorinë e Perëndimit më 395 e.sonë, ilirët e jugut u përfshinë në Perandorinë e Lindjes ose siç u quajt ndryshe në Perandorinë Bizantine. Kjo ndarje administrative nuk solli ndonjë ndryshim në strukturën ekonomike e shoqërore të krahinave ilire jugore, të cilat në tërësi vazhduan të ruanin veçoritë që kishin patur më parë. Por në zhvillimin historik të Ilirisë ndikuan ngjarje të rëndësishme, siç ishin dyndjet e barbarëve. Kështu mund të përmendim invazionin e vizigotëve, të cilët në fund të shek.IV e më vonë me në krye Teodorikun pushtuan Skampinin dhe Dyrrahun.

Arkeologjia shqiptare ka nxjerrë në dritë fakte e të dhëna që e bëjnë më të plotë gjendjen në territorin e provincës së Prevalitanisë, të Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër, të cilat përfshiheshin në territorin e sotëm të Shqipërisë.

Duke ndjekur të dhënat për këtë periudhë (shek. IV-VI e.sonë) mund të vihet re mjaft qartë se nuk ka dëshmi të ndërprerjes së jetës, por ka një kontinuitet kulturor. Disa nga provat që e mbështesin këtë vazhdimësi janë vetë qytetet, qytezat e kështjellat ilire, që vazhduan të ekzistonin e të banoheshin pandërprerje (Shkodra, Lisi, Dyrrahu, Bylisi, Kanina, Onhezmi, Buthroti, Berati, Pogradeci, Symiza (Korçë). Edhe varrezat e këtyre shekujve kanë dhënë objekte që do t’i gjejmë më vonë në varrezën e Komanit. Edhe inventari i gjetjeve në varrezën e vogël të Malit të Robit (në afërsi të Durrësit) që përbëhet nga disa vegla pune e fibula të shek. IV të e.sonë, është i ngjashëm me atë që do ta ndeshim më vonë në kulturën e Komanit. Rindërtimet që u bënë më vonë në kështjellat e disa qyteteve tregojnë se ato ishin dëmtuar nga sulmet e gotëve. Situatat e paqëndrueshme e bënë të nevojshme edhe rimëkëmbjen e kështjellave dhe të fortifikimeve të tjera, të cilat deri atëhere ishin lënë pas dore.

Nuk ka të dhëna për ngritje qytetesh të reja, por ka ndërtime me karakter ushtarak e ndërtime kulti. Kështjella të tipit “castra” janë: Skampi (Elbasan), Vigu (Mirditë), Paleokastra (afër Tepelenës) etj.

Në kohën e sundimit të Justinianit , shek.VI e.sonë, Iliria e Jugut (d.m.th. territori i sotëm i Shqipërisë) përjetoi një rigjallërim të traditës antike, gjë të cilën na e provojnë burimet e shkruara dhe dëshmitë arkeologjike. Ka edhe një listë të tërë të kështjellave të ndërtuara e rindërtuara nga Justiniani, por që ende një pjesë e mirë e tyre është e palokalizuar.

Në periudhën e antikitetit të vonë dhe në kohën e Justinianit ka patur një veprimtari të gjërë krijuese dhe në fushën e ndërtimeve monumentale kishtare, e cila shihet në arkitekturën e tyre, në mozaikët dhe në plastikën dekorative arkitektonike. Të tilla janë: bazilika në qytetin e Butrintit e Sarandës, bazilikat e Bylisit, të Ballshit, me skulpturën dekorative arkitektonike shumë të pasur, bazilika e Arapajt (Durrës) e cila është një nga ndërtimet e kultit kristian, që shquhet për mozaikët cilësor. Numri i rrënojave e bazilikave paleokristiane që njohim ka ardhur duke u rritur nga zbulimet e reja dhe ato meritojnë një trajtesë të veçantë.

Për t’u shënuar janë edhe ngjarjet që ndodhën në jetën kulturore të Bizantit në kohën e sundimit të perandorit Herakli (610-641) të cilat ndikuan që, brenda kuadrit të gjërë të kulturës bizantine, të veçoheshin zona të veçanta kulturore. E tillë ishte treva e kulturës së Komanit, e cila në të njëjtën kohë nuk i shkëputi lidhjet me qytetin e Durrësit që ishte një nga qendrat më të mëdha ekonomike e kulturore të trevës perëndimore të Perandorisë Bizantine.

Gjatë shek. VII e VIII e.sonë popullsia e trevës shqiptare ishte e organizuar në bashkësi fshatare dhe qytetare. Në bashkësinë fshatare mbizotëronin fshatrat e lirë, po pa u zhdukur elementet e marrëdhënieve të vjetra shoqërore. Qytetet me origjinë nga lashtësia si Shkodra, Lisi, Durrësi, Ohri etj. mbetën qendra të fuqishme zejtare dhe tregëtare, meqënëse ndodheshin në krye të rrugëve të rëndësishme të komunikacionit (Historia e Popullit Shqiptar I, 111-181).

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:35 pm

GJUHA SHQIPE-THEMELI I TEZËS SË AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE





Gjuha ka qenë e mbetet një nga treguesit më parësor në formimin dhe natyrisht edhe në përcaktimin e karakterit etnik të një populli. Rrjedhimisht edhe në përcaktimin e origjinës së arbërve-shqiptarëve të hershëm, të dhënat gjuhësore përbëjnë themelin e tezës së autoktonisë së shqiptarëve, ndaj nuk është rastësi që studiuesit e parë që u morën me origjinën e arbërve, janë gjuhëtarët. Kështu, gjatë shek. XIX dhe deri në prag të Luftës së Dytë Botërore, në zgjidhjen e këtij problemi ka mbizotëruar mendimi i gjuhëtarëve.

Duke qenë se një paraqitje e plotë e pikpamjeve të gjuhëtarëve rreth origjinës së gjuhës shqipe, del jashtë kuadrit të kësaj trajtese si edhe jashtë mundësive tona, do të mjaftohemi të japim disa nga pikëpamjet më kryesore të studiuesve të ndryshëm, të cilat të krahasuara me të dhënat e shkencave të tjera qëndrojnë më fuqishëm në mbështetje të autoktonisë së popullit shqiptar. I takon merita albanologut G.Hahn, i cili qysh në mesin e shek. XIX formuloi tezën e lidhjeve: pellazgë-ilirë-shqiptarë. “Me sa duket, - shkruan ai, - shumë më e natyrshme është të pranohet që stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm, qysh në kohën e romakëve dhe të grekëve, zinin vendbanimin e sotëm të tyre dhe që zakonet e tyre të përbashkëta me popujt fqinjë janë ruajtur në mënyrë më të pastërt dhe më besnike se sa te fqinjët e tyre”(Hahn,J.G. 213). Kështu Hahni arriti në përfundimin se shqipja është vazhduese e drejtpërdrejtë e njerit prej dialekteve më të vjetra të ilirishtes dhe ilirët si një nga popujt më të vjetër të Ballkanit, kanë lidhje me pellazgët. Fakti që autori i kësaj pikpamjeje e kërkon lidhjen e shqipes me pellazgjishten, pra shumë më herët në kohë dhe mbi bazën e pellazgjishtes shumë të diskutueshme, e bëri tezën e autoktonisë së shqiptarëve shumë pak të besueshme.

Teza e G.Hahnit mbi autoktoninë e shqiptarëve u përkrah dhe u mbrojt mbi një bazë shkencore më të gjërë e më të thelluar nga një varg historianësh e gjuhëtarësh të huaj si G.Mayer, H.Pedersen, N.Jokli, V.Cimohovski, etj. Me krijimin e Institutit të Shkencave në Tiranë, më 1946, e më pas të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë me shumë sektorë shkencorë, në fushën e studimit të historisë së gjuhës shqipe u shënuan arritje cilësore, të cilat janë pasqyruar në mënyrë të plotë në veprën e prof. Eqerem Çabejt (Çabej,E. 1060,32-27; Çabej,E. 1969, 41-65; Çabej,E. 1974,II,7-26). Ato janë pasuruar dhe çuar më tej edhe nga gjuhëtarë të tjerë shqiptarë si prof. Mahir Domi (Domi,M. 1969,247), prof. Shaban Demiraj (Demiraj,Sh.1988), prof. Seit Mansaku (Mansaku,S.1982,3), etj. Kështu, në sajë të përpjekjeve dhe studimeve të disa brezave historianësh e gjuhëtarësh për historinë e gjuhës shqipe, është arritur të provohet shkencërisht prejardhia ilire e kësaj gjuhe.

Krahas tezës iliro-shqiptare u parashtruan pikpamje e teza të tjera, midis të cilave veçohet teza sipas së cilës shqiptarët janë stërnipër të trakëve e për rrjedhojë origjina e shqipes duhet kërkuar tek trakishtja dhe se ilirishtja nuk është gjë tjetër veçse një dialekt trak i ilirizuar (Barić,H. Albanorumanische Studien I, 125). Një qëndrim të

ndërmjetëm kanë mbajtur disa gjuhëtarë të tjerë, të cilët bëjnë një bashkim të dytezave. Sipas N. Joklit, karakteri iliro-thrakas i gjuhës shqipe shpjegohet me faktin se karakteristikat gjuhësore të ilirishtes përputhen me karakteristikar e njëjta të gjuhës thrake (Jokli, N., 24) Nuk mungojnë edhe variante e nënvariante të pikpamjeve të këtyre tri grupimeve kryesore që përmendëm më lart, të cilat studiuesit i kanë zhvilluar e stërholluar më tej me argumente e kundërargumente.

Në rrugën e zgjidhjes së prejardhjes së gjuhës shqipe të gjithë studiuesit kanë hasur në dy vështirësi objektive.

Së pari, në krahasimin që bëhet midis ilirishtes e shqipes, njihet vetëm njëra-shqipia si gjuhë e shkruar; rrjedhimisht për ilirishten mungojnë të dhënat e mjaftueshme si për leksikun, strukturën gramatikore, fonetikën e saj, etj.

Së dyti, edhe për shqipen dokumenti i parë i shkruar, formula e pagëzimit e vitit 1462, e cila është një fjali e vogël në shqip, në mes të një shkrimi latinisht, është e një kohe shumë të largët me kohën kur është folur për herë të fundit ilirishtja.

Krahas vështirësive që përmendëm, nuk mund të lëmë pa vënë në spikamë një fakt historik të dorës së parë, që gjuha shqipe flitet sot në truallin ku në kohën antike banonin ilirët e mirëfilltë, ku flitej ilirishtja a një dialekt i saj. Ky fakt përbën një përparësi ku janë mbështetur studiuesit që kanë argumentuar dhe provuar prejardhien ilire të gjuhës shqipe. Ja disa nga konkluzionet e gjuhëtarëve më në zë që janë marrë me këtë problem.

J.Thunman: “..Nuk kam gjetur asnjë gjurmë të ndonjë shtegtimi të mëvonshëm dhe nuk mund të mos njoh faktin se fqinjët e stërmotshëm të ilirëve kanë qenë grekët dhe romakët. Rrjedhimisht dhe ilirët janë të vjetër” (Çabej,E.1974,12).

G .Mayer: “..Nuk ka asnjë bazë për të mos e konsideruar atë (shqipen) si një fazë të re të ilirishtes së moçme ose më saktë të njerit prej dialekteve të moçme ilire”. Këtë mendim e përforcoi edhe P.Kreçmer, i cili shkruan: “…Pranoj që gjuha shqipe përfaqëson fazën më të re të ilirishtes ose siç shprehet me të drejtë në mënyrë të matur Meyer, një dialekt ilir.” Dhe më tej pohon se shqiptarët banojnë aty ku në kohën antike kanë banuar fise ilire (Mayer, G. 804).

V.I.Georgiev: “Ilirishtja është pasardhësja e gjuhës shqipe, domethënë ilirishtja është baza , gjuha nënë e shqipes” (Georgiev,V.I. 1974,56).

R.Katičić: “Shqipja qysh në kohën e lashtë është folur pak a shumë në viset, në të cilat flitet sot. Është normale dhe e natyrshme që shqipja të konsiderohet si një pasardhëse e ilirishtes” (Katičić,R. 1974,98).

Nga gjuhëtarët shqiptarë është E.Çabej që me veprat e tij “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, “Fonetika historike e shqipes”, “Studime etimologjike në fushën e shqipes” si edhe me disa artikuj, referate e kumtesa ka mbështetur dhe provuar në mënyrë më të plotë tezën se gjuha shqipe është bijë e ilirishtes. “Analogjitë që vihen re në mes të shqipes dhe mbeturinave të ilirishtes, - përfundon E.Çabej, -dëshmojnë në fakt për një raport filiacioni midis këtyre dy gjuhëve” (Çabej,E. 1969,52).

Në mbështetje të këtij konkluzioni autori analizon dëshmitë gjuhësore që trashëgojmë nga ilirishtja, të cilat duke u mbështetur në një metodë rigorozisht shkencore, i krahason me të dhënat e gjuhës shqipe.

Në sferën e toponomastikës historike, në një trevë të gjërë gjeografike, e cila dihet se në kohën antike ka qenë banuar nga ilirët, ruhen shumë emra qytetesh, lumejsh, malesh etj., të cilët në trajtën që kanë sot në gjuhën shqipe, dëshmojnë për një vazhdimësi të banimit nga e njëjta popullsi. Dhe ajo që është thelbësore, ato spjegohen vetëm me anën e gjuhës shqipe. Të tilla janë: Scodra-Shkodër, Naissus-Nish, Drivastum-Drisht, Pirustae-Qafa e Prushit, Lissus-Lezh, Dyrrachion-Durrës, Isammus-Ishëm, Scampinus-Shkumbin, Aulon-Vlonë, Vlorë, Thyamis-Çam. Në radhën e këtyre toponimeve, të cilat E.Çabej i quan nga provat më shteruese, për të provuar autoktoninë e popullit shqiptar, duhet përmendur edhe emri i fisit ilir albanoi që banonte në shpinë të Durrësit, emri nacional i vjetër i popullit dhe i vendit tonë, që u ruajt në formën arbëri, arbër, në truallin e Shqipërisë dhe në ngulimet shqiptare të Italisë e Greqisë.

Në vazhdim të këtyre të dhënave toponomastike mund të përmenden edhe shumë emra të zonës ilire, të cilët gjejnë përgjegjësit e tyre edhe në leksikun e shqipes a në toponominë e saj. Krahaso: Bigesti-bigë:“mal me dy maja, majë mali”; Brindia-Brundisium-brim brini; Dardania-dardhë; Delmatia-delme; Lamatis-lamë, lëmë; Molontum-mal; Mathis-mat: “buzë lumi, breg deti”; Pelagonia-pellg më i vjetër; Ragusium-Rush, rrush; Sason emri i ishullit të Sazanit; Tergaste-treg; Ulkinion-ulk; etj.

Një provë tjetër, për vazhdimësinë iliro-shqiptare, përbëjnë emrat vetjak që vijnë nga treva ilire dhe që në një formë të drejtpërdrejtë a të ngjashme, janë ruajtur në antroponiminë shqipe ose spjegohen me mjetet e saj. Emra të tillë njerëzish do të ishin: Anna, Bardus, Bardyllis, Bato, Dases, Das (s)ins, Dida, Gentius, Grabus, Epicadus, Lydra (Ludra), Licca, Monunins, Pleuratus, Teutana, etj.

Kur parashtojmë pikëpamjet dhe ndihmesën e gjuhëtarëve shqiptarë për origjinën e gjuhës shqipe, nuk mund të mos veçojmë prof. Sh.Demiraj, i cili, me veprën “Gjuha shqipe dhe historia e saj” (Tiranë 1988), ka meritën se pas, një shqyrtimi tërësor që i bën problemit, arrin të nxjerrë përfundime të plota e të qarta për gjuhën shqipe dhe historinë e saj (Demiraj,Sh. 1988,19-34).

Pas kësaj parashtrese sintetike, të pikpamjeve dhe të argumentave të gjuhëtarëve që mbështesin tezën e birësisë së shqipes nga ilirishtja, është mëse e nevojshme të ndalemi edhe tek dy anë të rëndësishme të problemit, që janë në lidhje të ngushtë e të ndërthurura me çështjen e formimit të gjuhës shqipe. Ështa fjala për vendin dhe kohën e formimit të saj; këto çështje në mënyrë të drejtpërdrejtë ose anësore, kanë qenë objekt kërkimesh pothuajse nga të gjithë gjuhëtarët. Rrjedhimisht edhe përfundimet e tyre kanë qenë të ndryshme. Përkrahësit e tezës së origjinës trake të ilirishtes apo të tezës trako-ilire N.Jokli (Jokli,N. 1924,32), G.Weigand (Weigand,G. 1927,227-251), mbrojnë pikpamjen se djepi ballkanik i shqiptarëve duhet kërkuar më në lindje, në trevën ku flitej trakishtja. V.I.Georgiev, ndonëse mbështet tezën se ilirishtja është gjuha nënë e shqipes, kur është fjala për përcaktimin e trevës së ngushtë të formimit të saj, shprehet se: “Gjuha shqipe është me origjinë dakomize (dardaniane) ndërsa ilirishtja s’është veç një komponente e shqipes” (Georgiev,V.I. 1974, 56), pra, sipas tij, trualli i formimit të shqipes ka qenë ai i Dardanisë antike. Rreth truallit të formimit të gjuhës shqipe ka edhe pikëpamje më ekstreme. Sipas G. Schramm shqiptarët nuk janë aspak pasardhës të ilirëve, por një popull që është dyndur nga brendësia e gadishullit Ballkanik (Schramm, G. 1994, 9-47).

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:36 pm

Mbi fakte më të shumta e më të plota mbështetet teza se shqipja është formuar në trevat e Adriatikut Lindor e të Jonit, në tokat të cilat në kohën antike kanë qenë banuar nga Ilirët e Jugut. Në mbështetje të kësaj teze, një ndihmesë të veçantë ka dhënë gjuhësia shqiptare e 40 viteve të fundit me studimet e E.Çabej, J. Gjinari (Gjinari, J. 1969,175-184), Sh.Demiraj, etj. Po ndalemi më konkretisht mbi disa nga provat gjuhësore që sjellin këta autorë.

Toponimia e moçme e trevave shqiptare, e cila ka qenë në përdorim të pandërprerë qysh nga koha antike e deri në ditët tona, përbën një nga provat më bindëse për vazhdimësinë e banimit nga e njëjta popullsi. Ajo bart me vehte shtresëzime të periudhave të ndryshme historike dhe rrjedhimisht edhe gjurmët e ndikimeve të kulturave të tjera, po rëndësi të dorës së parë ka fakti se vijimësia e përdorimit të të njëjtëve emra është në përputhje me evolucionin e sistemit fonetik të gjuhës shqipe, si rrjedhojë, ato përbëjnë argumente të pakundërshtueshme. Toponime të tilla, të analizuara imtësisht nga gjuhëtarët, ka mjaft. Ato ndodhen në pjesën bregdetare të territorit shqiptar si: Shkodra, Buna, Ishmi, Drishti, Shkumbini , Vlora, etj.

Rreth terminologjisë detare të shqipes është diskutuar mjaft. Sipas mendimit të përgjithshëm shumë fjalë, që i përkasin lundrimit e peshkimit, janë marrë nga gjuhët fqinje e kjo merret si një provë për të kundërshtuar tezën e banimit të hershëm të shqiptarëve në brigjet e Adriatikut. Është e vërtetë se një pjesë e këtij leksiku është e burimit të huaj, por është po kaq e vërtetë se një pjesë e terminologjisë që lidhet me florën dhe faunën e detit dhe ajo që i përket lundrimit e peshkimit, është e fondit autokton të gjuhës shqipe. Në këtë fond hyjnë fjalët: det (me kuptimin bazë “thellësi”), bashkë me bregdet e detar; mat-buzë deti a lumi; grykë, valë, etj.

Në të mirë të çështjes së lashtësisë së shqipes në brigjet e Adriatikut vijnë edhe huazimet nga greqishtja e vjetër dhe latinishtja. Në shqip ka një tok fjalësh me prejardhie nga greqishtja e vjetër, më saktësisht nga dialekti dorik i saj. Fjalë me prejardhie të tilla gjuhëtarët pranojnë: moken-mokër, bretek (bretkosë), drapën-drapër; laken-lakër; pjepën-pjepër; presh, qershi, shpellë, etj. Prania e këtyre fjalëve me burim nga dorishtja dëshmon për kontakte e marrëdhënie shumë të hershme të grekëve të kohës antike me ilirët-paraardhësit e shqiptarëve. Dhe këto kontakte u zhvilluan në territorin perëndimor të Gadishullit Ballkanik, aty ku u themeluan edhe kolonitë e hershme helene.

Ndikimet e greqishtes mbi ilirishten e antikitetit të vonë e më pas mbi arbërishten e periudhës së mesjetës së hershme janë të dukëshme, sidomos pas vendosjes së greqishtes si gjuhë zyrtare e Perandorisë Bizantine. Në huazimin e fjalëve greke ka ndikuar edhe fakti se një pjesë e madhe e popullsisë së krishtere të territorit të vendit tonë ishte ortodokse e për rrjedhojë gjuha liturgjike ishte greqisht (Demiraj,Sh. 1988,106-117).

Gjërësia e burimeve të shkruara në latinisht u kanë dhënë mundësi studiuesve të venë në dukje kontaktet e hershme e të vazhdueshme të ilirëve me romakët edhe në rrafshin gjuhësor. Pushtimi i Ilirisë nga romakët, në mesin e shek.II p.e.sonë, i cili zgjati deri në vitin 395 të e.sonë, kur Perandoria romake u nda në atë të Lindjes dhe të Perëndimit, u bë një faktor vendimtar për të gjithë zhvillimin e jetës social - politike e ekonomiko-kulturore të Ilirisë. Masat me karakter administrativ e ushtarak që mori Perandoria Romake, si vendosja e ushtarëve “veteranë” në tokat e pushtuara, ngritja e kështjellave ushtarake në shumë zona të rëndësishme, ndërtimi i rrugëve të mëdha që lidhnin e përshkonin tërë perëndorinë, si Via Egnatia, si edhe vendosja e kolonëve romakë në disa qytete dhe kthimi i tyre në koloni u pasua me ndryshime thelbësore në territorin e Ballkanit. Si rrjedhojë, u romanizuan zonat bregdetare të Dalmacisë, Dakia (Rumania e sotme), etj.

Përdorimi i latinishtes, si gjuhë zyrtare në tërë perandorinë, ndikoi fuqimisht në gjuhën e popujve që u përfshinë brenda saj. Latinishtja ishte privilegj i një numri të kufizuar njerëzish dhe mbi të gjitha ishte gjuhë e pakuptueshme për masën e gjërë të popullsisë, por trysnisë së gjuhës zyrtare latine, që u përdor disa shekuj me radhë, nuk mund t’i shpëtonte gjuha e popullsisë vendase ilire. Si rrjedhojë, në gjuhën e folur u futën një numër i madh fjalësh me burim latin, të cilat nuk prekën leksikun themelor të gjuhës shqipe e aq më pak strukturën gramatikore të saj.

Pa mohuar rolin qytetërues që luajti latinishtja si gjuhë e shkruar, ajo mbeti shumë e kufizuar në përdorim. Studiues të ndryshëm janë përpjekur të vënë edhe një kufi ndarës midis zonave ku ushtroi trysninë e vet greqishtja dhe zonave ku si gjuhë zyrtare përdorej latinishtja. Shumë qartë është shprehur për këtë problem E.Çabej, i cili shkruan: “Kufiri gjuhësor greko-latin as nuk mund të hiqet në mbështetje të mbishkrimeve, sepse këto mbishkrime japin një ide për gjuhën e atyre që shkruanin gjuhën e banorëve të shkolluar të qyteteve. Ato nuk na thonë gjë për gjuhën që fliste masa që nuk shkruante, sidomos popullsia fshatare e malsore. Prandaj ky kufi gjuhësor mund të ketë vlerë shumë-shumë për popullsinë qytetare. Që fshatarësia, pohon më tej E.Çabej, - për shumë kohë nuk foli as latinisht as greqisht, këtë na e dëshmon bash ruajtja e gjuhës shqipe, që nga ajo kohë e gjer më sot, ruajtje që ndryshe nuk shpjegohet” (Çabej,E. 1960,49).

Shqyrtimi që u bën S.Anamali mbishkrimeve latine, shpeshtësisë dhe shpërndarjes së tyre, në territorin e Ilirisë së Jugut është një ndihmesë e një rëndësie të veçantë jo vetëm në mbështetje të mendimit të E.Çabejt, por edhe për të hedhur dritë me të dhëna përmes burimeve të mirëfillta arkeologjike që të çojnë në të njëjtat përfundime historike (Anamali,S. “Studime Historike” 1972,3, 121-124).

Numri i mbishkrimeve latine të gjetura në territorin e sotëm të Shqipërisë është rreth 200, numër ky shumë i vogël në krahasim me mbishkrimet e gjetura në provincat e tjera romake. Problemi bëhet edhe më i qartë po të shqyrtohet shpërndarja e këtyre mbishkrimeve. Në Shqipërinë e Veriut, mbishkrime latine janë gjetur në një numër të kufizuar në dy qytetet kryesore, në Shkodër e Lezhë. Zona kryesore, ku janë zbuluar më shumë se gjysma e mbishkrimeve latine, është ajo e kolonisë së Dyrrahut me periferinë e tij. Një zonë tjetër ku janë zbuluar mbishkrime latine është ajo e Bylisit si edhe kolonia e Buthrotit. Gjetja e disa gurëve miliar gjatë rrugëve të rëndësishme, si edhe e disa mbishkrimeve votive në pika të veçuara, nuk mund të shërbejnë si dëshmi e pranisë së një popullsie që fliste latinisht.

Me përjashtim të Dyrrahut, ku ka një numër të konsiderueshëm mbishkrimesh, në mikrozonat ku janë gjetur ato pak mbishkrime nuk mund të pranohet se popullsia e këtyre zonave ishte latinizuar dhe fliste latinisht. Ky përfundim gjen mbështetje edhe në faktin se në mbishkrimet e zbuluara në këto zona, gjejmë një numër të konsiderueshëm emrash ilirë si Gent, Epikad, Plator, Klevata, Tata, Amai, Anula, Dastid, Pladomen, Sura, Pyran, etj., emra që vijnë nga koha ilire, e për rrjedhojë, janë prova të mbijetesës së popullsisë ilire.

Duke analizuar përhapien e mbishkrimeve latine në Shqipëri, S.Anamali ndalet edhe në faktin se në disa krahina të Ilirisë së Jugut nuk është gjetur asnjë mbishkrim latin. Kështu fjala vjen, si mund të flitet për popullsi latinofone në trevën e Shqipërisë Juglindore të banuar nga dasaretët, të cilët në kohën e Plinit ishin ilir, kur në këto treva janë gjetur vetëm dy pllaka votive (një në fshatin Memlisht e një në bregun perëndimor të liqenit të Ohrit), të cilat ndonëse mbajnë emra latinë, janë shkruar në gjuhën greke. Po kështu edhe në Apoloni, Amantia e Foinike, janë gjetur mbishkrime të kohës romake po të shkruara në gjuhën greke. Gjithashtu nuk janë gjetur mbishkrime në krahinat e brendëshme të Shqipërisë Verilindore dhe as në Mat, Mirditë e Dibër.

Në përfundim të analizës së vet për përhapjen e mbishkrimeve latine në Shqipëri, S.Anamali shkruan se teza e “zhdukjes së gjuhës ilire” nuk është bindëse dhe se nuk mund të konsiderohet si kufi gjuhësor, as edhe etnik, përhapja e mbishkrimeve latine e greke, vlen vetëm si një ndarje midis ndikimit të dy kulturave, asaj greke e romake.

Pas kësaj parashtrese të përmbledhur, po të nevojshme të arritjeve të gjuhësisë për origjinën e gjuhës shqipe, do të ndalemi më hollësisht tek ndihmesa e arkeologjisë shqiptare në ndriçimin dhe argumentimin e autoktonisë së popullit shqiptar.

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:36 pm

KULTURA E KOMANIT-DËSHMI E VIJIMËSISË

ILIRO-ARBËRORE

Tiparet e kulturës së Komanit (Arbërore)





Mangësitë e burimeve të shkruara nga Mesjeta e herëshme shqiptare ndikuan që t’u jepej përparësi kërkimeve arkeologjike shqiptare si një nga mundësitë parësore për të ndriçuar këtë periudhë të hershme. Gjatë 40 vjetëve të fundit të shek. XX në sajë të gërmimeve dhe kërkimeve sistematike në varrezat në qytetet e në qytezat e hershme mesjetare, u grumbullua një lëndë e pasur dhe e larmishme arkeologjike, mbi bazën e së cilës u ndriçuan çështjet më kryesore të mesjetës së hershme. Kultura e Komanit u bë pika e referimit për shumë probleme; ajo u vu në themel të argumentimit të tezës së autoktonisë së shqiptarëve. Ndaj është e nevojshme të njihemi hollësisht me kulturën e Komanit, me historikun e zbulimit të saj, me tiparet e kësaj kulture, me datimin e saj, me marrëdhëniet me kulturat e tjera, me përkatësinë etnike dhe me thelbin historik të kulturës arbërore të Komanit.

Zbulimet e para, të bëra në varrezën e Kalasë së Dalmacës, e cila ndodhet në afërsi të fshatit Koman të rrethit të Pukës, i takojnë fundit të shek.XIX, kur konsulli francez në Shkodër A.Degrand hapi disa varre, të cilat dhanë një inventar të pasur, mbi të gjitha, të pa njohur më parë. Nga fshati ku u zbulua kjo kulturë mori dhe emrin: kultura e Komanit. Më pas studiues të tjerë të huaj, bënë gërmime në varret e Komanit, i përshkruan në botime apo i ribotuan objektet arkeologjike të zbuluara vetë, apo nga banorët e fshatit Koman, duke

dhënë mendime për karakterin e kësaj kulture, për bartësit dhe moshën e kulturës së Komanit. Interesi për këtë kulturë u shtua edhe gjatë gjysmës së parë të shek. XX, gjë që duket nga numri i shumtë i studiuesve, që u morën me interpretimin e lëndës arkeologjike të grumbulluar nga zbulimet e bëra në varrezën e Komanit (S.Reinah, T.Ipen, P.Treger, Fr.Nopça, L.Ugolini, L.Rei, H.Bule, D.Mustili, M.Garasanin, J.Kovaçeviç, J.Koroshec etj.).

Edhe pse gjatë gjysmës së parë të shek. XX u bënë kërkime e studime të shumta rreth kulturës së Komanit, problemet themelore të saj mbeten të pazgjidhura. Gërmimet jo të rregullta, të bëra më tepër për të marrë inventarin e varreve dhe sidomos njohja e pamjaftueshme e kulturës së Mesjetës së Hershme shqiptare, bënë të shfaqeshin mendime dhe pikëpamje shumë të ndryshme për tri probleme bazë:

a) për përbërësit e kulturës materiale të Komanit

b) për moshën e varrezës

c) për përkatësinë etnike të bartësve të kulturës së Komanit.

Ndriçimi i këtyre problemeve themelore, të kulturës së Komanit, u bë i mundur në sajë të kërkimeve dhe studimeve sistematike shumëvjeçare të arkeologëve shqiptarë prof. S.Anamali, dr. H.Spahiu, prof. N.Bodinaku, etj. Gërmimet e para sistematike u bënë në varrezën e kalasë mesjetare të Krujës, në vitet 1959-60, kurse më 1961 u bënë gërmime në varrezën, tashmë të njohur, pranë kalasë së Dalmacës. Lënda e pasur arkeologjike e gjetur nga hapja e 40 varreve, plotësoi një mungesë të ndjeshme, që ishte ndjerë në zbulimet e hershme në këto varreza. Në vitet që pasuan u bënë gërmime edhe në varreza të tjera si në atë të Buklit (rrethi i Mirditës) në vitin 1963, në të Shurdhahut (rrethi i Shkodrës) në vitet 1965 e 1967, në të Lezhës, në vitin 1968, në të Prosekut në vitin 1989 (rrethi i Mirditës) ndërsa në vitet 1985 dhe 1986 u ndërmor një gërmim kontrolli në varrezën e Komanit. Shkalla e njohjes për kulturën e hershme mesjetare shqiptare u zgjerua edhe me zbulimet, që u bënë në disa varreza tumulare të Shqipërisë Jugore e Juglindore, si në Dukat (rrethi i Vlorës), në Prodan e Rehovë (rrethi i Kolonjës), në Rapckë e Piskovë (rrethi i Përmetit) dhe në Patos (rrethi i Fierit).

Kultura e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme, u ndriçua në drejtime të reja nga këndvështrime më të gjëra, me kërkimet që u ndërmorën në disa qytete, qyteza e kala si edhe në shumë monumente të kultit të këtyre periudhave, si në kalanë e Pogradecit, të Shurdhahut, të Beratit, të Kaninës, në Gradishtën e Symizës (rrethi i Korçës), në qytetin e Onhezmit (Sarandë), në kalanë e Shkodrës , në qytetin e Durrësit e të Vlorës, etj. I madh e me shtrirje të gjërë, është edhe numri i bazilikave, si monumente paleokristiane, të gërmuara e pjesërisht edhe të studjuara, si bazilika e Linit, e Bradasheshit (Elbasan), e Arapajt (Durrës), e Ballshit, disa bazilika në qytetin e Bylisit, bazilika e Mesaplikut (Vlorë), ajo në qytetin antik të Antigonesë (Gjirokastër), e disa dhjetra bazilika të tjera që janë gjetur por që ende nuk janë gërmuar.

Problemet e kulturës së Komanit nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së historianëve dhe të linguistëve shqiptarë. Qysh në vitet 30të Sh.Demiri (Demiri, Sh. 1935,1936) ka dhënë një informacion për këtë kulturë, duke e datuar atë në vitet 600-800 të e.sonë. Rrethçështjes së moshës së varrezës së Komanit, në vitin 1949, u shpreh edhe Hasan Ceka, i cili duke lexuar mbishkrimin e unazës së Komanit, shprehu mendimin se nuk kishim të bënim me një mbishkrim ilir, por me një formulë lutjeje të krishtere dhe se koha së cilës i përkiste unaza me mbishkrim, së bashku me gjetjet e tjera duhet të shtrihej deri në shek. XI (Ceka,H. 1949, 89-93). Për leximin e mbishkrimit në unazat e Komanit përpjekje ka bërë edhe E.Çabej (Çabej,E. 1957,2). Një analizë të hollësishme i ka bërë mbishkrimit KEB/OHON/ANA të unazës së Komanit dhe L.Ognenova, e cila mbështet mendimin se kemi të bëjmë me një formulë kristiane greke, e cila i takon, sipas saj, shek.VI-VII (Ognenova,L. 794-799). Vlen të shënojmë se unaza të ngjashme me mbishkrimin ANA OHOH KER, janë gjetur edhe në varrezat mesjetare të Shqipërisë Jugore, madje në këto unaza fusha rreth mbishkrimit është e zbukuruar me incizime (Bodinaku,N. 1983,1,245). Tekstet e këtyre mbishkrimeve janë të njëjtë: kemi të bëjmë me një formulë kristiane në gjuhën greke mesjetare, “kyrie voithi” që përkthehet: “ndihmo o zot”. Në pikpamje kohore ato unaza nuk i takojnë vetëm shek. VI, por kanë patur një përdorim e shtrirje më të gjërë kohore.

Në sajë të kërkimeve arkeologjike 40 vjeçare është arritur që kultura e Komanit të njihet sot nga 28 varreza të mëdha e të vogla dhe nga shumë gjetje të rastit, të cilat gjeografikisht kanë një shtrirje territoriale mjaft të gjërë, që nis nga veriu me liqenin e Shkodrës, vazhdon me luginën e mesme të dy Drinave dhe në jug arrin deri në Durrës, kurse në juglindje shtrihet përreth liqenit të Ohrit. Zbulimet e bëra në varrezat e mesjetës së hershme të Kolonjës, të Përmetit, të Dukatit, të Patosit, të marra së bashku, krijojnë një tërësi, një pamje mjaft të plotë të zhvillimit kulturor të trevës së vendit tonë gjatë mesjetës së hershme.

Të njihemi më nga afër me treguesit kryesorë të kulturës së hershme mesjetare shqiptare, të kulturës arbërore.

Varrezat e mesjetës së hershme gjenden në afërsi ose pranë mureve të kalasë, po gjithmonë jashtë saj. Arkitektura e varreve është e thjeshtë. Varret kanë formën e një arke drejtkëndëshe, të bërë me rrasa guri, të vendosura pingul, por ka edhe varre anët e të cilëve janë bërë në formë muri me gur mesatar, me lidhje të thatë ose edhe me llaç. Mbulesa e varrit ka qenë bërë nga pllaka të vendosura në formë çatie dy ujëshe ose të vendosura horizontalisht. Riti i varrimit në të gjitha rastet është i njëjtë. Trupi vendosej direkt në tokë, i shtrirë në shpinë, ndërsa pozicioni i vendosjes së duarve ka qenë i ndryshëm, herë të shtrira e herë të vendosura mbi trup. Edhe orientimi i varreve në përgjithësi është i njëjtë; në më të shumtat e rasteve ishte lindje-perëndim, me shmangje të zakonshme, sipas stinëve të vitit (pozicionit të diellit në kohën e varrimit), me orientim veri-lindje, jug-perëndim, veriperëndim-juglindje; po ka edhe raste që varret kanë qenë vendosur me orientim veri-jug. Këto rite zbatoheshin si në rastin e varreve individuale ashtu edhe në varrimet familjare.

Edhe inventari i varreve të kulturës arbërore është në përgjithësi i njëjtë. Ai përbëhet nga stoli, armë, vegla pune, enë balte dhe shumë më rrallë enë qelqi. Nga inventari veçohen stolitë, të cilat përbëjnë një tërësi të madhe e të larmishme objektesh; ato lidhen me stolisjen e

trupit e të veshjes dhe kanë patur funksion praktik e dekorativ. Stolitë janë punuar nga metale të ndryshme si prej bronzi, argjendi, ari e hekuri. Në morinë e madhe të objekteve të zbukurimit një nga më karakteristikat e kulturës arbërore është fibula me këmbë të përthyer, e punuar në bronz dhe hekur. Në radhën e objekteve me përdorim të madh janë broshat e punuara në bronz po edhe në argjend. Në radhën e stolive të kulturës arbërore vathët janë nga më të bukurit. Ato janë të punuar në bronz, argjend e më rrallë në ar, por shquhen për shumëllojshmërinë dhe cilësinë e lartë të realizimit të tyre, ndaj ato janë stolitë më të bukura dhe më interesante të kulturës arbërore. Midis tyre mund të veçonim vathët që kanë formën e një drapëri hëne, vathët me varëse në formë trapezi, në formë vile rrushi, etj. Stoli me përdorim të gjërë janë edhe byzylykët si edhe varëset e mëdha dhe togëzat e rrypit. Me përdorim të kufizuar janë rruazat dhe enët prej balte.

Njohja e plotë e lëndës arkeologjike të zbuluar në varrezat arbërore i ka çuar studiuesit shqiptarë në përfundimin se kultura materiale e shpirtërore e zbuluar në këto varreza formon një tërësi dhe për rrjedhojë lidhet me një poullsi të vetme vendase.

Para se të kalojmë tek problemi themelor i trajtesës sonë, ai i bartësve të kulturës së Komanit, është e nevojshme të ndalemi rreth datimit të saj, tek përcaktimi i kohës së lindjes dhe zhvillimit të kulturës arbërore.

Mungesa e materialit numizmatik dhe e mbishkrimeve i vuri të gjithë studiuesit e kulturës së Komanit para vështirësive të datimit dhe i detyroi të mbështeteshin në tipologjinë e disa objekteve dhe në analogjinë e objekteve të zbuluara më parë dhe të datuara më mirë. Por datimet e mbështetura mbi tipologjinë e materialeve të zbuluara, rezultuan të ndryshme. A.Degrand i ndodhur para një varreze misterioze, siç e quajti ai, arriti në përfundimin se në Koman kemi të bëjmë me një “emigracion të pellazgëve” (Degrand,A. 1901, 254-266). Reinak i quan “campus sacra” të vendosur në një zonë malore, duke datuar varrezën në vitet 300-500 të e.sonë (Reinach,S. 1901,662-670). Studiuesit që u mbështetën në praninë e objekteve të kulturës romake provinciale, një pjesë të inventarit të kulturës së Komanit, e përcaktuan si të antikitetit të vonë, kurse pjesën tjetër, e vendosën në një kohe të mëvonshme (L.Ugolini). Shtimi i gjetjeve të kulturës së Komanit dhe një shqyrtim më i imët i tyre, i çoi disa studiues në datimin e saj në shek. VII-VIII (Bulle.H. 1934,213-240; Vinski, Z. 1952,29-52 etj.). Një përpjekjet për përcaktimin e shtrirjes kohore të kulturës së Komanit ka bërë H.Ceka, sipas të cilit varret e hershme mesjetare të Komanit i takojnë shek. VII-IX të e.sonë (Ceka,H.1949,89-93).

Pas një analize të hollësishme që u bën objekteve përfaqësuese të kulturës së Komanit, prof. Skënder Anamali arrin në përfundimin se koha e lulëzimit të kulturës arbërore të Komanit ka qenë kryesisht gjatë shek. VII-VIII. Duke patur parasysh disa objekte të veçanta, ai mendon se fillimet e kësaj kulture duhet t’i takojnë fundit të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë. Gjithashtu S.Anamali nuk përjashton edhe veçantitë lokale krahinore, të cilat duhen patur parasysh, si edhe ndryshimet kronologjike që vihen re midis varrezave kryesore (Koman, Krujë e Lezhë). Kështu varreza e Lezhës ka disa objekte bizantine që ndihmojnë për të bërë një datim më të ngushtë, fundi i shek.VI. Por edhe në këtë varrezë ka objekte që janë tipike edhe për varrezën e Komanit e që datohen mjaft mirë në shek. VII e VIII. Këto arsye kanë bërë që S.Anamali të pranojë për kulturën e Komanit një kohë relativisht më të gjatë, fundi i shek. VI dhe zhvillimin e lulëzimin e saj në shek. VII e VIII (Anamali,S. 1965, 105-117; 1965, 468-475; 1967, 29-40; 1969, 11-40; 1969, 185-201; 1969, 155-169; 1973, 121-140; 1976, 23-40).

Përsa i takon shtrirjes fundore të kulturës së Komanit, kanë marrë vlera të veçanta të dhënat e përfituara nga gërmimet e fundit në varrezën e Prosekut (Mirditë), të cilat kanë dhënë si kufi, për grupin e parë të gjetjeve të kësaj varreze, fundin e shek. IX, ndonëse në këtë varrezë është zbuluar edhe një grup tjetër varresh që i takon periudhës së shek. IX-XI (Doda,N. 1989,1, 161-162). Një gjendje e njëjtë paraqitet edhe në varrezën mesjetare të Piskovës ku veçohen dy etapa: varre të shek.VII-VIII dhe varre të një etape të mëvonshme, shek. IX-XI (Bodinaku,N. 1983,1,242). Të dhënat nga varreza e Piskovës dhe e Prosekut për datimin e një grup varresh deri në shek. XI vijnë në mbështetje të mendimit të H.Cekës, të shprehur qysh në fillim të viteve 50të të shek. XX (Ceka,H. 1949,89-93).

Nga sa parashtruam për datimin e kulturës së Komanit, ka rëndësi përfundimi që është arritur se kultura e hershme arbërore shtrihet deri në shek. XI të e.sonë.

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:37 pm

Bartësit e kulturës së Komanit

Gjatë 100 vjetëve që kanë kaluar nga zbulimi i kulturës së Komanit, studiuesit e shumtë që janë marrë me interpretimin etnik dhe historik të saj, kanë shprehur mendime nga më të ndryshmet. Një ndër çështjet themelore që ka ndarë studiuesit dhe për të cilën kanë shfaqur mendime shumë larg njeri tjetrit, është ajo e bartësve të kulturës së Komanit. Sipas studiuesve të ndryshëm bartës të kulturës së Komanit janë konsideruar pellazgët, suevët, ilirët e romanizuar, avarët e sllavët.

Zbulimet dhe studimet e arkeologëve për kulturën mesjetare shqiptare krijuan një situatë tërësisht të re e të plotë për të kuptuar shtrirjen gjeografike të kulturës arbërore, përcaktimin e tipareve kulturore, për datimin e saj, për kuadrin historik të lindjes dhe të zhvillimit të saj, si rrjedhim edhe për përcaktimin e drejtë të origjinës së kësaj kulture. Bartësit e kulturës së Komanit kanë qenë një etnos, një popullsi autoktone vendase prejardhëse e popullsisë ilire, e cila në burimet e shkruara të mëvonëshme del me emrat albanë, arbanitë, arbër. Ky emër është i njëjtë me emrin albanët që përmend Ptolemeu (Ptolemeu III, 12,20) të cilët shtriheshin në shpinë të Durrësit. Kjo popullsi vendase, vazhduese e asaj ilire, në mesjetën e hershme, filloi të bëhej gjithnjë e më e rëndësishme, duke i dhënë pastaj emrin krahinës dhe gradualisht gjithë vendit.

Cilat janë argumentet që mbështetin këtë pikpamje, cili është interpretimi historik që i bëhet burimeve arkeologjike për arritjen e këtyre përfundimeve?

Procesin e lindjes dhe të formimit të kulturës arbërore dhe të bartësve të saj duhet ta shohim si një zhvillim historik, në të cilin morën pjesë disa komponente bazë; në kushtet e kalimit nga antikiteti i vonë në mesjetën e hershme, këto komponente, duke u ngjizur me njeri tjetrin, bënë të mundur lindjen e një kulture me fizionomi e tipare të reja, ndaj merituan edhe një emër të ri – kultura arbërore.

Përbërësit që morën pjesë në formimin e kulturës arbërore janë:

- përbërësi autokton ilir, ose trashëgimia ilire

- përbërësi i kulturës provinciale romake dhe i antikitetit të vonë

- përbërësi i kulturës së hershme bizantine



Trashëgimia ilire

Në përcaktimin e objekteve me origjinë ilire është e nevojshme të shikohet evolucioni tipologjik që ato kanë pësuar nga koha në kohë. Midis tyre, një ndër objektet më karakteristike, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë studiuesve është fibula me këmbë të përthyer. Kjo lloj fibule ngjason mjaft me fibulat e shekujve të parë të e.sonë të zbuluara në Finiq e në Apoloni. Për vazhdimësinë e traditës në përgatitjen e objekteve të zbukurimit flasin edhe byzylykët prej teli me prerje të rrumbullaktë që mbyllen me dy sytha spiralikë. Në vazhdën e traditës artizanale vendëse të objekteve të zbukurimit flasin edhe rrathët e vegjël të tëmthave me një bisht prej teli të përdredhur; origjina e këtyre të fundit duhet kërkuar tek rrathët e gjetur në varrezat e shekujve të parë të e.sonë. Gjithashtu, vlen të përmenden grupi me shumë variante i varësve, që kanë për bazë një rreth, i cili mund të jetë me ose pa rreze, lidhur me kultin e diellit.

Ndikime të traditës së largët ilire për mënyrën e zbukurimit të objekteve metalike të epokës së hekurit duket se vijnë edhe në zbukurimin e stolive arbërore. Thuajse i gjithë thesari i motiveve të zbukurimit të kulturës ilire përsëritet në objektet e kulturës së Komanit; kështu në fibulat, në byzylykët, varëset e mëdha të rrypave e deri tek unazat shihen të ngulitura motive të njëjta me ato të zbukurimeve ilire të Matit e Glasinacit (Bosnjë).

Kur flasim për elemente të traditës ilire vlen të përmendim një aspekt të botës shpirtërore, të kultit ndaj të vdekurit, të kultit të varrimit, ku treguesit e karakterit tradicional janë të ndjeshëm. Në kulturën e Komanit është përdorur mënyra e varrimit me trup dhe ndërtimi i varreve me pllaka guri në trajtë arke, elemente këto të ritit dhe të arkitekturës të trashëguar nga koha ilire e epokës së hekurit. Një fakt shumë i rëndësishëm është ai i ripërdorimit të tumave ilire për një kohë shumë të gjatë si vendvarrim, që nuk është një rastësi, por lidhet me një botëkuptim të caktuar religjioz, që shpreh vazhdimësinë e një tradite nga e njëjta popullsi. Nga historiku i kërkimeve arkeologjike njihen shumë raste të dhunimit të varreve nga popujt e ardhur, nga popujt etnikisht të ndryshëm, por kur është rasti për ripërdorimin e së njëjtës varrezë kjo mund të ndodhë të përdoret për varrim vetëm nga e njëjta popullsi. Madje në këtë rrugë shkohet edhe më tej, deri në përdorimin si inventar të objekteve të mirëfillta ilire, si relike të një kohe shumë të lashtë, siç janë sumbullat gjysmësferike prej bronzi.

Këtyre dukurive të trashëguara nga lashtësia ilire u vjen në mbështetje dhe zakoni i thyerjes së enëve në varr gjatë ceremonialit, i cili ka qenë praktikuar në kohën ilire e përsëritet në të njëjtën mënyrë edhe në ritin mortor të kulturës së Komanit.

Elementet e kulturës ilire që vijnë përmes shekujve në kulturën arbërore, janë një dëshmi e vijimësisë së banimit të truallit tonë nga e njëjta popullsi.



Trashëgimia romake

Përfshirja e Ilirisë në kuadrin e perandorisë romake ndikoi fuqimisht në futjen e një tog elementesh në kulturën e banorëve vendas. Në shekujt e parë të e.sonë me fuqizimin ekonomik e administrativ të perandorisë, prodhimet e artizanatit romak mbushin gjithë tregun. Prodhimet e shumta e të kategorive të ndryshme romake dalloheshin për karakterin praktik, lehtësinë e përdorimit dhe efektivitetin në prodhim.

Gjatë shekujve III-IV e.sonë me fuqizimin e provincave, pati një gjallërin dhe fuqizim të elementit vendas, të cilët bëhen më të qartë e më veprues gjatë antikitetit të vonë - shek. IV-VI e.sonë. Kështu disa stoli i përshtaten më mirë veshjes duke u pasuruar me elementë të rinj, kurse midis veglave të punës të bien në sy sëpatat e latushat, në një kohë që në poçari vazhdojnë të prodhohen tipe të njohura enësh.



Përbërësi i kulturës bizantine

Përbërësi i tretë i kulturës arbërore është ai bizantin. Dhe kjo është një rrjedhojë e natyrshme historike e përfshirjes së vendit nën ombrellën e administratës dhe kulturës bizantine. Durrësi ishte një port i hapur që lidhte Adriatikun me Konstandinopojën dhe si i tillë u bë një qendër e rëndësishme e kulturës bizantine në mesin e trevës së kulturës arbërore, duke u bërë përçues i prodhimeve më të mira të kohës. Si shembull mund të përmendim një grup stolish, sidomos vathësh që u prodhuan nën ndikimin apo sipas modeleve bizantine. Modelet bizantine u dhanë mundësi artizanëve të krahinave arbërore të punonin forma të veçanta e të bukura vathësh, më tepër në argjend e bronz, të cilat u bënë pak nga pak pronë e popullsisë arbërore të trevës së përhapies së kulturës së Komanit. Në kulturën e Komanit ka edhe disa stoli tipike bizantine si vathë prej floriri, brosha, etj., të cilat u parapëlqyen dhe u përdorën nga një pjesë e popullsisë së pasur, kryesisht qytetare. Pjesa më e madhe e këtyre prodhimeve erdhi e gatshme nga atelietë e njohura perandorake, kurse disa prej tyre u prodhuan në punishtet e Durrësit, pa ndonjë ndryshim me objektet e importuara nga qendrat e njohura. Prania e disa stolive, që i përkasin qytetërimit të hershëm bizantin, tregon për një ndikim të këtij të fundit, që ka shumë mundësi të jetë bërë nëpërmjet qytetit të Durrësit, portit më të madh të Perandorisë Bizantine në perëndim. Por ky ndikim nuk ka qenë i njëllojtë në territorin e kulturës arbërore. Kështu në varrezën e Krujës elementet kulturore bizantine janë relativisht të shumtë, kurse në varrezat në brendësi të vendit ato janë më të rralla.

Prania e stolive bizantine të importuara nga vendësit ose e prodhimeve të realizuara sipas modeleve bizantine në kulturën arbërore, është dëshmi e përhapjes tek arbërit të stolive më të mira të kulturës bizantine, si kultura më e përparuar e kohës.

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:38 pm

Krishtërimi si faktor i formimit të arbërve

Krishtërimi, i cili lindi në pjesën lindore të Perandorisë Romake në Palestinë, mbi bazën e legjendave dhe e besimeve të ndryshme; në rrugën e gjatë të formimit dhe të zhvillimit, në vende dhe epoka të ndryshme, ai ka marrë trajtën e rrymave të ndryshme Në Shqipëri krishtërimi njihet vetëm me dy rite: ortodoksizmi dhe katolicizmi. Krishtërimi filloi të përhapej në Iliri që në kohët apostolike (shek. I të e.sonë) si fe ilegale dhe vetëm në gjysmën e parë të shek. IV e.sonë u bë fe zyrtare nga shteti romak. Në zonat bregdetare të Ilirisë krishtërimi triumfoi përfundimisht mbi paganizmin gjatë shek. II – IV të e. sonë, kurse në zonat e brendshme e malore gjatë shek. V – VI të e. sonë.

Koha kur u paraqit krishtërimi si fe e së ardhmes ishte periudha kur Perandoria Romake po kalonte krizën e përgjithëshme politike, ekonomike, juridike, kulturore e morale. Në këto kushte të ndryshme shoqërore e shpirtërore kultet e deriatëhershme, pagane e politeiste, nuk mund t’u përgjigjeshin problemeve themelore të krizës shpirtërore e morale që kishte përfshirë tërë perandorinë. Në një gjendje të tillë paraqitet krishtërimi me doktrinën e tij”.

Me njohjen e krishtërimit, si fe zyrtare, u krijuan dhe institucionet, kishat dhe manastiret e rrjedhimisht edhe hierarkia kishtare: priftërinjtë, peshkopët, kryepeshkopët, dhe dioqezat e tyre. Në periudhën e antikitetit të vonë, strukturat kishtare, në Iliri, ishin organizuar mbi bazën e provincave të tilla ishin: provinca e Dardanisë, e Prevalit, e Epirit të Ri dhe e Epirit të Vjetër; dhe secila prej tyre kishte nga një kryeqëndër. Pas ndarjes së Perandorisë Romake ato u përfshinë në prefekturën e Ilirikut Lindor, vartësia kishtare e të cilit ka lëvizur midis Romës e Konstandinopojës. Duke filluar nga gjysma e parë e shek. VIII (v.732) deri në shek. X disa peshkopata vareshin nga Roma disa nga Patrikana e Kostandinopojës.

Në fillimet e krishtërimit vlen të veçojmë dy anë të përmbajtjes së kësaj doktrine të re që luajtën rol në gjithë historinë e qytetërimit evropian. Kisha e krishtere është bartëse e institucioneve dhe e normave shtetërore romake. Kisha romake dhe ajo ortodokse, jo vetëm që ruajtën organet juridike e institucionale romake, përmes organizimit të shteteve të reja të popullsive barbare që u formuan me shkatërrimin e Perandorisë Romake, por kisha me institucionet e veta dhe aparatin që krijoi (është fjala për skriptoriumet-mjedise ku kopjoheshin e rishkruheshin librat e trashëguara nga antikiteti) u bë transmetuese e ideologjisë kristiane dhe e trashëgimisë letrare e historike të kohës greke e romake.

Gjatë antikitetit të vonë kur dyndjet e barbarëve u bënë një rrezik për Perandorinë Romake dhe të për gjithë qytetërimin antik, njohja zyrtare e krishtërimit dhe konsolidimi i tij me institucionet kishtare, u bë një faktor i rëndësishëm i qëndresës së popullsisë vendase ndaj popujve barbarë, jo vetëm nga niveli i lartë kulturor, nga gjuha e shkruar por edhe nga besimi i ri i së ardhmes.

Për të ndriçuar rëndësinë dhe rolin që luajti kristianizmi në trojet shqitpare gjatë antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme na vijnë në ndihmë dëshmitë arkeologjike, siç janë 50 kishat paleokristiane të zbuluara në tërë territorin e Shqipërisë.

Si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e përhapjes së fesë së krishtere në trevat ilire fillojnë ndërtimet e hershme të kultit kristjan që në shek. IV, si në provincën e Prevalit, me qendër Shkodrën, në provincën e Epirit të Ri me qendër Dyrrahun dhe në provincën e Epirit të Vjetër me qendër Nikopojën. Nga burimet historike kishtare dhe listat administrative të kohës provohet se në vendin tonë kanë qenë këto peshkopata: Skodra, Lisus, Dyrrahu, Skampini, Apolonia, Aulona, Bylisi, Amantia, Buthroti, Foinike, Anhiasmi (Saranda), Adrianopolis

(Teqe e Melanit-Gjirokastër). Siç shihet në shtrirjen e tyre gjeografike ato mbulojnë të gjithë territorin e vendit dhe nuk janë vendosur vetëm në qendrat kryesore po edhe në brendësi të vendit.

Edhe për periudhën e hershme mesjetare u ruajt organizimi i vjetër kishtar, i trashëguar nga antikiteti i vonë. Për mëse dy shekuj (IV-V e.sonë) nuk vërehen ndërtime të reja, por ruhen godinat paleokristiane, duke u përshtatur dhe meremetuar, sipas mundësive të kohës. Gjysma e dytë e shek. V e.sonë e veçanërisht shek. VI karakterizohen nga një zhvillim i vrullshëm, nga ndërtime bazilikash të reja, me përmasa të mëdha, me elemente dekorative të pasura dhe me dysheme të shtruara me mozaik cilësor. Të tilla janë bazilika e Arapajt (Durrës), e Linit (Pogradec), 7 bazilika në Bylis, bazilika në Ballsh, në Sarandë, në Tepe (Elbasan), në Zaradishtë (Korçë), në Antigone (Gjirokastër), në Mesaplik (Vlorë), etj. Këto monumente të kultit të hershëm bizantin janë dëshmi e një zhvillimi të vrullshëm ekonomik, një rilindje e kulturës dhe e artit, të cilat ishin njëkohësisht rezultat i fuqizimit dhe konsolidimit të krishtërimit. Në këtë kontekst historik duket qartë roli i rëndësishëm që ka luajtur krishtërimi në forcimin e një uniteti të ri shpirtëror në tërë territorin e provincës së Ilirikut.



Kuptimi historik i ndryshimeve kulturore nga antikiteti i vonë në mesjetën e hershme

Në burimet e shkruara, për herë të fundit ilirët do të përmenden në historinë e krishterë në Euagrit (Euagr II, 18), kur bëhet fjalë për luftën e Bizantit kundër avarëve në vitin 584; kurse kronistët bizantinë të shek.XI e.sonë e më pas do të përdorin emrin Albanoi, Arbanitoi.

Dy të dhënat e mësipërme historike, shumë të shkëputura nga njera tjetra, dy emërtime të të njëjtës popullsi në një hapësirë kohore prej katër shekujsh, dëshmojnë se duhet të kërkohet ndihma dhe mbështetja në të dhënat e arkeologjisë, të gjuhësisë e të antropologjisë për të spjeguar këtë kalim të madh nga ILIRËT tek ARBËRIT.

Problemi i parë që shtrohet, e natyrisht kërkon përgjigje, është ai i rolit që luajti komponenti romak në formimin e kulturës së hershme mesjetare shqiptare ose, i thënë ndryshe, problemi i romanizimit të Ilirisë. Disa nga dëshmitë arkeologjike që i shfrytëzojnë studiuesit shqiptarë kur shqyrtojnë këtë problem janë të dhënat e përftuara nga varrezat e kohës romake, nga të cilat rezulton se në territorin e Ilirisë së Jugut, në varret e qyteteve, njëkohësisht edhe në kolonitë e Dyrrahut e Buthrotit është përdorur riti i varrimit me djegie. Në zonat e tjera bregdetare apo të brendëshme vazhdon të përdoret riti me vendosje kufome, në varre që kanë formën e një arke, apo që janë ndërtuar me tjegulla të vendosura në formë çatie. Këto fakte flasin jo për romanizim në kultin e varrimit, por për vazhdimësi të një tradite të mëparëshme.

Efekti ndikues i kulturës romake ndaj asaj vendase duket edhe në fushën e kulteve, në fushën e artit, të skulpturës dhe në veshjet. Duke shqyrtuar më në detaje marrëdhëniet e elementeve të kulturës romane me atë vendase, studiuesit janë ndalur edhe në monumentet funerale (gurë varresh me reliev e me mbishkrime) të cilat janë gjetur me shumicë në Iliri. Ajo që i karakterizon këto monumente funerale të antikitetit të vonë është veshja ilire që kanë figurat e skalitura, të cilat ruajnë elemente të artit helenistik, të harmonizuara me stilin vendas. Kështu fjala vjen, elementin më karakteristik të veshjes e japin një numër i madh relievesh mortore, në të cilat zotëron veshja tradicionale ilire, me një thjeshtëzim të prerjeve në veshjet e grave dhe me mbizotërimin e dalmatikës në veshjet e burrave (Gjergji,A. 1969, 153-161).

Një fushë ku kultura romake la gjurmë të fuqishme në Iliri ishte ajo e kulteve, duke i unifikuar hyjnitë me ato të panteonit romak. Kjo u shpreh në radhë të parë në veshjen e jashtme të perëndive vendase, duke u dhënë atyre atribute romake (interpretatio romana). Kultet që gjetën romakët në Ilirinë e Jugut i ndryshuan, fjala vjen, hyun kryesor të fisit ilir të parthinëve, të cilin e identifikuan me Jupiterin, por me gjithë atë ai do të quhej Jupiter Parthinus. Kështu u veprua edhe me hyjneshën tjetër vendase të cilën e cilësuan Diana Candavensis. Për t’u shënuar është edhe vazhdimi i kultit të lashtë të nymfave, i cili në antikitet kishte si qendër trevën e bylinëve (rreth qytetit Bylis) ndaj quhej Nymfaioni i bylinëve. Në fushën e kulteve vihet re edhe një forcim i besimeve të vjetra, veçanërisht i atyre që lidheshin me tokën (Hermesi), me ujin (Redoni), me luftën (Bindi), me blegtorinë (Diana) etj. Mund të veçonim hyun e pjellorisë, i cili është ruajtur me paraqitjen ikonografike tradicionale dhe si i tillë është identifikuar vetëm në Ilirinë Jugperëndimore.

I parë në tërësi, vendi i rëndësishëm që vazhduan të kenë këto perëndi në jetën e përditëshme të banorëve vendas, kufizoi mjaft futjen e perëndive të tjera. Ky është një tregues i fuqishëm i qëndresës së vendasve ndaj panteonit romak dhe rrjedhimisht ndaj romanizimit në tërësi.

Argumente të fortë që dëshmojnë kundër romanizimit, janë të dhënat që vijnë nga mbishkrimet latine (të cilat i kemi parashtruar në sythin për gjuhën) që provojnë se popullsia vendase nuk u zhduk as u asimilua.

Tërësia e këtyre të dhënave arkeologjike e linguistike i ka çuar studiuesit shqiptarë në përfundimin se gjatë pushtimit të Ilirisë nga Roma, ilirët ruajtën elemente të shumtë të kulturës materiale e shpirtërore të tyre dhe për pasojë u ruajt dhe elementi etnik vendas. Ky përfundim përputhet me mendimin e studiuesit të njohur të historisë së Romës, Th.Momsen, i cili që në gjysmën e dytë të shek. XIX: “Nga të tilla rrethana u bë e mundur që kombësia ilire t’i qëndrojë romanizimit më mirë në sinorin e guvernatorisë maqedone (ku hynte territori i sotëm i Shqipërisë, M.K), sesa në atë të Dalmatisë; në atë rron kombësia-ilire dhe sot e kësaj dite edhe në kohën perandorake, me përjashtim të Apolonisë greke dhe të kolonisë romake të Dyrrakiumit, krahas dy gjuhëve të perandorisë, në tokat e brendëshme populli duhet të ketë folur ilirishten.” (Mommsen,Th. 1938, 190-191).

E parë në tërësinë e ndryshimeve, e shbërjes e bërjes, koha e antikitetit të vonë ka qenë një periudhë vendimtare në historinë e ilirëve të jugut, koha kur u krye procesi konvergues i kulturës materiale e shpirtërore, kur mori impulset e para procesi tjetër, procesit i formimit të shqiptarëve të hershëm – arbërve.

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:39 pm

Marrëdhëniet e kulturës arbërore me atë avaro-sllave

Gjatë mesjetës së hershme në Ballkan dynden dhe gradualisht vendosen sllavët; si rrjedhim harta etnike e gadishullit pësoi ndryshime të ndjeshme. Dyndjet e sllavëve nuk u zhvilluan njëlloj edhe me të njëjtin intensitet në të gjithë trevën e Ballkanit. Krahinat lindore, si Thrakia e ato veriore u invaduan më shumë; gjithashtu lugina e lumejve Morava e Vardar ishin rrugët kryesore nëpër të cilat kaluan sllavët dhe avarët, që synonin të pushtonin Thesalonikun e më në lindje dhe Konstandinopojën. Kurse krahinat perëndimore mbetën jashtë valës së madhe të dyndjes avaro-sllave, po ato nuk u shpëtuan grupeve të vogla kalimtare të kësaj dyndjeje. Nga burimet e shkruara ka një njoftim nga Prokopi i Cezarisë që flet për një sulm të sllavëve në Ilirik, të cilët arritën deri në Dyrrakium; nga një njoftim i Eugrit mësojmë për praninë e avarëve në periferi të Dyrrahiumit; ndërsa papa Grigori i Madh flet për pushtimin dhe rrënimin, nga barbarët, të qytetit Rizon (Mal i Zi) e të Lezhës në vitin 591-592. Një njoftim tjetër bën fjalë për grupe sllavësh, të cilët pushtuan edhe krahinën e Shkodrës. Nga kronikat greke të shek. IX e.sonë mësojmë se hordhi avaro-sllave, gjatë invazionit të tyre në vitin 587 për në jug, kishin pushtuar Greqinë, Thesalinë dhe Epirin e Vjetër. Më 614-616 një valë e dytë avaro-sllave pushtoi Epirin dhe Selanikun ku ishte strehuar një pjesë e popullsisë që kishte ikur nga Panonia, Dakia e Dardania, si edhe nga qytetet Naisa e Serdika, të shkatërruara këto nga barbarët.

Nga këto burime, natyrisht jo të plota, bie në sy fakti se nuk flitet për banorë të ikur nga provincat perëndimore, nuk flitet as edhe për emra fisesh sllave të vendosura në këto treva. Po nga këto burime bizantine kemi njoftime e të dhëna, për emrat e një tog fisesh sllave të cilat u vendosën në Thraki, në Maqedoni si edhe në provinca të tjera lindore.

Po të krahasoheshin këto dëshmi të burimeve historike me të dhënat e mëvonshme për pushtimet bullgare të viteve 851-1018, të cilat përfshinë Shqipërinë Jugore dhe arritën deri në Durrës dhe më në veri edhe në shtetin e Zetës (në veri të krahinës së Shkodrës), situata paraqitet krejt ndryshe. Kjo valë e dytë e pushtuesve sllavë ishte me pasoja, mbasi ata u ngulën në pjesën më të madhe të territoreve të pushtuara. Për këtë flasin shumë toponime sllave që ndeshen në të gjithë territorin e vendit tonë.

Të dhënat shumë të pakta nga burimet e shkruara i plotësojnë në shumë anë burimet materiale arkeologjike të kulturës arbërore, të cilat i kemi bërë të njohura në fillimet e kësaj parashtrese për kulturën e Komanit. Ato dëshmojnë për unitetin e kulturës arbërore të zbuluar në tërë territorin e vendit tonë, për karakterin autokton të saj, rrjedhimisht për origjinën ilire të banorëve të këtyre trevave.

Në parashtresën që kemi bërë për shtrirjen më lart për shtrirjen gjeografike të kulturës arbërore provuam se ajo nuk ka qenë një kulturë që u zhvillua vetëm në një zonë të mbyllur malore, por shumë më gjërë. Rrjedhimisht, bie poshtë pikëpamja e disa studiuesve që pranojnë si hapësirë jetësore të stërgjyshërve të shqiptarëve vetëm krahinat e Matit. Sa i pambështetur është arkeologjikisht ky mendim, mjafton të kujtojmë se prania e varrezave të mëdha të kulturës së Komanit pranë kështjellave të Krujës, të Lezhës, të Shurdhahut, të cilat gjatë mesjetës do të bëhen qendra të rëndësishme qytetare shqiptare.

Burimi që kemi nga Hierokli (Hieroclis Synecdemus, 651, 652, 653), tregon se në shek. VI e.sonë, në të trija provincat ku shtrihet territori i sotëm i Shqipërisë, numëroheshin 20 qytete, të cilat gjendeshin kryesisht në ultësirën bregdetare dhe pranë rrugëve kryesore. Kjo tablo mbetet pak a shumë edhe në mesjetën e hershme. Në qytetet Skodra, Lis, Dyrrahium, Aulona, Kanina, Chimera (Himara), Sopot (Borsh), Onkiazëm (Saranda), Buthrot, jeta ka vazhduar edhe gjatë mesjetës. Popullsia vendase ruajti edhe emrat e lashtë të tyre dhe sipas gjuhëtarëve, ruajtja e emrave me ndryshimet fonetike që pësuan ata në bazë të ligjësisë së zhvillimit historik të gjuhës shqipe përbën një provë më shumë në favor të vijimësisë së banimit nga e njëjta popullsi.

Gërmimet arkeologjike në disa nga këto qytete dhe qendra të fortifikuara, si në Pogradec, Berat, Kaninë, Butrint, etj., kanë dhënë një material arkeologjik dhe depozitime të shtresave kulturore nëpërmjet të cilave ndiqet mjaft mirë vazhdimësia e banimit. Kultura e këtyre qendrave ka tipare të njëjta për periudhën e shek. VII-XI dhe bashkë me qendrat e tjera të vendit si Kruja, Lezha, Danja, Sarda, Ulqini, Tivari, Prizreni, etj. ato u bënë bazë e zhvillimit të ekonomisë mesjetare. Në shek. XI disa prej tyre marrin formën e qyteteve tipike mesjetare, duke u bërë edhe qendra të zotërimeve feudale. Pikërisht në këto qendra, në shekujt që vijnë, XI-XIV, ndeshim popullsinë e formuar arbëreshe.

Këto dëshmi arkeologjike tregojnë se procesi i formimit të popullsisë arbërore nuk ishte një proces i mbyllur, i zhvilluar mbi bazën e elementeve konservatorë e në një mjedis të izoluar malor, por përkundrazi procesi i formimit të shqiptarëve të hershëm – arbërve, u krye në një hapësirë të gjërë që përfshinte pothuajse gjithë territorin ku u zhvillua kultura e Ilirisë së Jugut, duke patur në bazë një traditë të gjatë shumë shekullore.



Varianti jugor i kulturës arbërore

Zbulimet e bëra gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit të shek. XX, në disa varreza arbërore të mesjetës së hershme, në territorin e Shqipërisë Jugore e Juglindore hapën një horizont të ri dhe shumë më të gjërë, për t’u njohur me tiparet e kulturës arbërore, të këtyre trevave të panjohura më parë. Gjithashtu, nxjerrja në pah e kësaj kultura të re bëri të mundur krahasimin e saj me kulturën shumë të njohur të Komanit.

Të dhënat për këtë kulturë të re vijnë nga varrezat mesjetare të zbuluara në tumat e Prodanit e Rehovës (rrehti i Kolonjës), të Piskovës dhe Rapckës (rrethi i Përmetit), të Dukatit (rrethi i Vlorës), të Patosit (rrethi i Fierit) dhe nga disa varre të veçanta në rrethin e Skraparit. Lënda arkeologjike e zbuluar në këto varreza u takon dy periudhave kohore: mesjetës së hershme shek. VII-VIII dhe një periudhe më të vonë shek. IX-XI.

Ripërdorimi i tumave ilire për varrim gjatë mesjetës, arkitektura e njëjtë e varreve, riti i njëjtë i varrimit si edhe inventari shoqërues dëshmuan se kemi të bëjmë me një kulturë të formuar dhe kompakte. Në përbërjen e saj dallohen elemente kulturor që vijnë nga antikiteti i vonë dhe si të tilla dëshmojnë për vijimësinë kulturore dhe etnike të bartësve të saj. Po përmbajtjen themelore e përbëjnë elementet e reja që u formuan në kushtet historike të mesjetës së hershme. Këto tipare të kulturës erdhën duke u zhvilluar në mënyrë të shkallë-shkallëshme, duke u pasuruar edhe me elemente të kulturës bizantine, të kulturës më të zhvilluar të kohës. Duke krahasuar këta tregues të variantit jugor të kulturës së mesjetës së hershme me kulturën arbërore të Komanit vihen re ndryshime të pjesëshme që janë shprehje e veçorive lokale të kristalizimit të saj. Po të rëndësishme janë edhe përfundimet historike që nxirren nga interpretimi i kulturës të këtij varianti jugor. Të dy këto variante apo grupe kulturore, - shkruan N.Bodinaku, -janë pjesë përbërëse të një kulture të vetme me veçori krahinore dhe bartësit e tyre janë shqiptarët e hershëm – arbërit (Bodinaku,N. 247).



*



Në përfundim të shtjellimit që u bëmë problemeve etnogjenetike të popullit shqiptar, e quajmë të nevojshme dhe me vlera praktike të paraqesim në formë të përmbledhur, në formën e një tabele kronologjike, shtrirjen kohore të përdorimit të emrave parailirë, ilirë, arbër e shqiptar. Në hartimin e kësaj pasqyre kemi patur parasysh përfundimet e arritura nga shumë studiues që janë marrë me interpretimin e këtyre etnikoneve.

Emri kombëtar mesjetar arbër e Arbëri (Albani) është trashëguar nga onomastika ilire. Burimet historike, sidomos veprat e autorëve antikë që kanë arritur deri në ditët tona, japin emra vendesh, personash e popullsish të formuar me rrënjën arb (alb) dhe që hasen kryesisht në territorin e Ilirisë së Jugut dhe të Ilirisë Qendrore: arbaios – për arbër, mbishkrim i shek. III p. e. sonë gjetur në Finiq; qyteti Arbon, përmendet nga historiani antik Polibi, shek. II p. e. sonë; qyteti Albanopoli si dhe albanët, hasen në veprat e Ptolemeut, shek. II e. sonë; popullsia me emrin abroi dhe qyteti Arbon, me banorët e tij arbonios e arbonites përmenden nga Stefan Bizantini, shek. VI e. sonë.

Nga këto të dhëna, qoftë edhe të fragmentuara, thënia e Ptolemeut se në shpinë të Dyrrahut banonte një fis ilir me emrin arbër, albanoi (Ptoleme 12, 2) përbën bazën e përhapjes së përdorimit të dy emërtimeve njëkohësisht. Në burimet e shkruara latine përdorej etnikoni alvanoi, kurse në gjuhën e folur të vendasve u ruajt në trajtën arbanoi. Gjatë shek. VII – VIII të e. sonë, me lulëzimin e kulturës së hershme mesjetare shqiptare dhe më vonë, popullsia vendase u bë gjithnjë e më e rëndësishme. Ajo ruajti emrin e lashtë të cilin ia dha gjithë krahinës Arbanon, Arbëri. Ky emër i një territori të kufizuar, përafërsisht i viseve midis Durrësit, Ohrit e Dibrës, treva që kishin të njëjtat karakteristika me banorët e arbanonit, duke përfshirë këtu Prevalinë, Epirin e Ri, Epirin e Vjetër dhe Dardaninë. Duke u nisur nga një territor i ngushtë, emri arbër dhe Arbëri erdhi duke u zgjeruar deri sa u bë i përgjithshëm. Ky përgjithësim u favorizua nga faktorë konvergues, ekonomik, kulturor, gjuhësor dhe etnik, të cilët ishin të njëjtë për tërë popullsinë e provincave që përmendëm dhe që rrjedhimisht morën të njëjtin emër Arbëri. (Për spjegime më të hollësishme shih. Çabej, E., Studime etimologjike, II, III; Demiraj, Sh., 213 – 228; Xhufi, P., 7 – 21).



* * *

Tërësia e të dhënave gjuhësore e arkeologjike dhe interpretimi historik tyre të çon në konkluzionin se teza e autoktonisë së shqiptarëve lidhet drejt për drejt me burimin ilir. Shqiptarët e sotëm banojnë në një truall i cili në kohën e tejlashtë ka qenë banuar nga një popullsi paleoindoevropiane, në kohën historike (antike) ka qenë banuar nga ilirët dhe në kohën e mesjetës së hershme nga pasardhësit e tyre - arbërit.

Kjo është një sintezë e zhvillimit historik të banorëve të vendit tonë, mbështetur në studimet e gjuhëtarëve, të historianëve, të arkeologëve antropologëve, etj. Por është edhe një e vërtetë tjetër: fakti që populli shqiptar gjendet në këto troje,duke ruajtur brez pas brezi, në shekuj, gjuhën dhe kulturën e tij, dëshmon qënien e tij si një

popull i lashtë. Ai ka dhënë e ka marrë me popujt e kulturat fqinje, por përherë ruajti identitetin e tij.



Pasqyrë kronologjike e përdorimit të emrave

Parailirë-ilirë-arbër-shqiptarë





Parailirë (Pellazgë?) -Koha e bakrit, mijëvjeçari i tretë dhe koha e bronzit të hershëm, mijëvjeçari i dytë - mesi i mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë.



Paleolirë -Koha e bronzit të vonë, shek. XIV-XI p.e.sonë.



Ilirë -Koha e hekurit, shek.XI-V p.e.sonë. Periudha e qytet-shtetit ilir, shek. V-II p.e.sonë, periudha e pushtimit romak, shek.II p.e.sonë -III e.sonë. Koha e antikitetit të vonë, shek. IV-VI e.sonë.



Arbër -Koha e mesjetës së hershme, shek. VII - XIII.



Shqiptarë -Koha e mesjetës së mesme e vazhdim.

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti

Post  Leka on Sun Feb 01, 2009 2:39 pm

BIBLIOGRAFIA





Anamali, S., Lidhjet e kulturës së hershme mesjetare shqiptare me kulturat fqinje, “Studime historike”, 1965, 2.

Anamali, S., Mbi kulturën e hershme shqiptare, “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë, 1969, fq. 185 – 201, “Studime historike”, 1969, 2.

Anamali, S., Nga ilirët tek arbërit, “Iliria”, V, 1976

Anamali, S., Nga ilirët tek arbërit, “Studime historike”, 1973, 3.

Anamali, S., Problemi i kulturës së hershme mesjetare shqiptare në dritën e zbulimeve të reja arkeologjike, “Studime historike”, 1967, 2.

Anamali, S., Problemi ilir dhe i gjenezës së shqiptarëve në dritën e kërkimeve arkeologjike shqiptare, “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë , 1969.

Anamali, S., Vazhdimësia e kulturës ilire në kulturën e hershme mesjetare shqiptare, “Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike”, Tiranë, 1965.

Anamali, S., Korkuti,M Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve në dritën e kërkimeve arkeologjike shqiptare, “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë, 1969.

Barić, H.Albanorumänische Studien I, 1919.

Benac, A., O identifikaciji iliriskog etnosa, “Godisnjak” XI, Center za balkanoloska ispitivanja, Sarajevo, 1973.

Benac, A., Prediliri, protoiliri i prailiri, “Simpozijum”, Sarajevo, 1964.

Bodinaku, N., Kultura e varrezës së hershme mesjetare shqiptare në luginën e sipërme të Vjosës të Përmetit, “Iliria”, 1983, 1.

Bonfante, G., Gli elementi illirici nella mitologia greca, “Archivo glottologica Italiano”, Firenze, 1968, LIII, f. 102- 103.

Buda, A., Ilirët e Jugut si problem i historiografisë, “Kuvendi I i Studimeve Ilire”, Tiranë, 1974, vëll. 1.

Budimir, M., Iliri i prailiri, “Vjesnik”, 1950 – 51, LIII, Split, 1952.

Budimir, M., Ilirski problem i leksicka grupa teuta. “Vjesnik za arheologiju i historiju dalmatimsku”, LV, 1953.

Bulle, H., Ausgrabungen bei Aphiona auf Korfu, “Mitheilungen Deutschen Arch. Inst.”, Athenische Abteileng 59, 1934.

Caratelli, G. P.Prime fasi della colonizzazione greca in Italia, “Atti del I Convegno di Studi sulla Magna Grecia”, 1961.

Ceka, H., Të cilës kohë janë varret e Komanit, “Buletini i Institutit të Shkencave”, 1949, 2.

Ceka,N.,Vështrim mbi zhvillimin e jetës qytetare tek ilirët e jugut, “Iliria”,1985,2.

Çabej, E., Mbishktime unazash të Shqipërisë Veriore, “Buletin i shkencave shoqërore”, 1957, 2.

Çabej, E.,Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë 1960.

Çabej, E.,Ilirishtja e shqipja, “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë, 1969.

Çabej, E.Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe, “Kuvendi I i Studimeve Ilire”, Tiranë, 1974, II

Degrand, A., Souvenirs de la Haute Albanie, Paris, 1901.

Demiraj, Sh.,Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranë 1988.

Demiri, Sh., Arkeologjia dhe autoktoniteti i Illyro-shqiptarëve, “Illyria” 1935, nr. 36; 1936, nr. 37.

Doda, N., Varreza arbërore e Prosekut (Mirditë), “Iliria”, 1989, 1.

Domi, M., Prapashtesa ilire dhe shqipe, përkime e paralelizma, “Kuvendi I i Studimeve Ilire”, Tiranë, 1974, II.

Domi, M.,Diskutim për referatin e E. Çabejt “Ilirishtja dhe shqipja”, “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë 1969.

Dhima, A., Antropologjia etnike dhe problemi i origjinës së popullit tonë, “Shkenca dhe jeta”, 5, 1976.

Dhima, A., Materiale skeletike nga tuma e Piskovës (Përmet), “Iliria” 1, 1981.

Euagri Historia ecclesiastica.

Fresher, K., Les albanais et byzance aux Vie – Xie siècles, “Oi alvanoi sto mesaiona”, Athina, 1998.

Garasanin, M., Ilirët dhe prejardhja e tyre, “Përparimi”, Prishtinë 1, 1955.

Gavela, B., O arhaeloskom identifikovanju iliriskog etnosa, “Materjali VIII Simp. Praistor, sek. arh. društ, Jugoslavija”, Beograd, 1971.

Gavela, B., O iliriskom substratu na Balkanu, “Godišnjak”, Sarajevo III, 1965.

Gavela, B., Sur les premiers Illyres dans le domaine Balkano – Danubien, “Bericht über don V Inter. Kong. F. V”; Frühg, Hamburg, 1961.

Georgiev, V. I.Ilirët dhe fqinjët e tyre, “Kuvendi I i Stuimeve Ilire”, Tiranë, 1974, I

Gjergji, A., Elemente të përbashkëta të veshjes së viseve të ndryshme ilire dhe vazhdimësia e tyre në veshjet tona popullore, “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë 1969.

Gjinari, J.,Mbi vazhdimësinë e ilirishtes në gjuhën shqipe, “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë, 1969.

Hahn, J. G., Albabesiche Studien, Jena 1854, vëll. I.

Hehn, F.,Vorgeschichtliche Welt, “F. G. Cotta’ sche Buchhandlung”, Nachf., Stuttgart, 1962.

Herodoti Historiae

Hieroclis Synecdemus, Teubner, Leipzig 1893.

Historia e popullit shqiptar, Tiranë 2002, vëll. I.

Historia e Shqipërisë, Tiranë 1959, vëll. I.

Ilirët dhe Iliria tek autorët antik, Tiranë, 2002.

Islami, S., Ceka, H. Zbulime të kulturës ilire në luginën e

Prendi,F., Anamali,S., Matit, “Buletini i shkencave shoqërore” 1, 1955.

Islami, S., Ceka, H., Të dhëna të reja mbi lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë, “Konferenca I e Studimeve Albanologjike”, Tiranë 1965.

Istoria Bollgarii, Moskva, 1954, vëll. 1.

Jokli, N., Reallexikon der Vorgeschiechte I, 1924.

Kanaculi, Dh., Maqedonia perëndimore gjatë kohëve të lashta (leksion), Selanik, 1958.

Katičić, R., Antroponime ilire dhe problemi i etnogjenezës së shqiptarëve, “Kuvendi I i Studimeve Ilire”, Tiranë, 1974, I.

Konda, S., Shqiptarët dhe problemi pellzagjik, Tiranë, 1964.

Korkuti, M., Mbi disa probleme lidhur me etnogjenezën e ilirëve, “Iliria”, 1982, 1

Korkuti, M., Neolitikum und Chalkolithikum in Albanien, Mainz, 1995.

Korkuti, M., Probleme otno-kulturore të epokës së eneolitit në Shqipëri, “Iliria” 15/2, 1985, 43 – 82.

Korkuti, M., Rreth formimit të etnosit ilir. “Kuvendi I i Studimeve Ilire”, Tiranë 1974, vëll. I.

Korkuti. M, Andrea, Zh. Stacioni i neolitit të mesëm në Cakran të Fierit, “Iliria” 3, 1974, 45 – 101.

Kossina, E., Manus, 4, 1912.

Krahe, H., Sprache und Varzeit, Heidelberg, 1954.

Kretschmer, P., Ditunija gjuhore indogjermane, Tiranë

Kretschmer, P., Festlsft Lampros, Athen, 1935.

Lochner – Hüttenbach, Die Palasger, Wien 1960.

Maiani, Z., La fin du “mystère” étrusque, Paris, 1970.

Mansaku, S.,Autoktonia e shqiptarëve në dritën e të dhënave të toponimisë së lashtë, “Studime filollogjike”, 1982, 3.

Mayer, A., Die Sprache der alten Illyrier, Bvidw I, Wine 1957.

Mommsen, Th., Das Weltresch der Caesaren, Wien – Leipzig, 1938 (ribotim)

Nilcken, U., Griechische Geschichte, München, 1960.

Ognenova, Lj., “Iliriiskijat” nadpis at severna Albanija, “Isledovanija veçest na akad. D. Deçev”, Sofia, 1958.

Patch, C., Thrakischen Spuren an der Adria, “Jahreshefte Des österreicheschen Archäologischen Institutes in Wine X”, Wine 1907.

Pittioni, R., Die Urnen ferdelkultur und ilire Bedentung für die Europäische Geschichte, “Celtische Philologie” XX, XXI, 1, Urgeschichte des osterr, Raumes Wine 1954.

Prendi, F., La civilation préhistorique de Maliq, “Studia Albanica” 3/1, 1966.

Prendi, F., Neoliti dhe eneoliti në Shqipëri, “Iliria” 6, 1976.

Prendi, F., Vështrim mbi kulturat neolitike dhe të epokës së bronzit në Shqipëri, “Studime historike”, 4, 1979.

Prendi, F., Aliu, S., Vendbanimi neolitik në fshatin Kamnik të rrethit të Kolonjës, “Iliria” 1, 1971.

Prendi, F., Diskutim rreth kumtesës së S. Islamit e H. Cekës: Të dhëna të reja mbi lashtësinë ilire në Shqipëri, “Konferenca I e Studimeve Albanologjike”, Tiranë, 1965.

Prendi, F., Tumat në fushën e fshatit Vajzë, “Buletin për shkencat shoqërore”, 1957, 2.

Ptolemeu Geographia, III.

Ptolemeu Geographia, V.

Reche, O., Illyrier, Anthropologie, ne Eberts Reablexicion, III, nr. 18, 6, 1926.

Reinach, S., Une nécropole en Albanie, “L’Antropologie”, Paris 1901.

Russu, J. I., Iliri, Bucuresti, 1969.

Schütt, C.,Untersuchungen zur Geschichte der alten Illyrier, Breslau, 1910.

Schramm,G.,Anfange Des Albanischen Christentums, Freiburg 1994.

Vinski, Z.,Nausnice zvjezdolikog tipa u arheoloskom muzeja u Zagrebus posebnom obzirom na nosioce srebnog nakita Cadovica, “Starohrvatskoj Prosvati” III, ser. II, 1952.

Weigand, G.,Balkanarchiv III, 1927.

Xhufi, P., Vëzhgime mbi emrin Shqipëri dhe shqiptar në mesjetë, “Studime Historike”, Tiranë, 2001, 2 – 4.





ILUSTRIMET



1. Përhapja e fiseve ilire në mijëvjeçarin e parë p.e.sonë.

2. Territori i Ilirisë në shek. I – III të e. sonë.

3. Vendbanime dhe nekropole prehistorike të gërmuara.

4. Qytete dhe qyteza të kohës antike.

5. Kështjella dhe vendbanime të antikitetit të vonë.

6. Qyteza, kala dhe varreza të mesjetës së hershme.

7. Vendbanimi neolitik i Kolshit.

8. Vendbanimi neolitik i Dunavecit.

9. Vendbanimi palafit i Maliqit.

10. Vendbanimi shpellor i Nezirit.

11. Podgorie. Enë e pikturuar e neolitit të hershëm.

12. Dunavec. Riton, enë kulti e neolitit të mesëm.

13. Maliq. Enë me shkëlqim të zi e periudhës eneolitike.

14. Maliq. Enë e zbukuruar me kanelyra e periudhës eneolitike.

15. Kamnik. Enë antropomorfe e pikturuar e neolitit të vonë.

16. Kamnik. Enë e pikturuar e neolitit të vonë.

17. Podgorie. Figurë balte antropomorfe e neolitit të mesëm.

18. Dunavec. Figurë balte antropomorfe e neolitit të mesëm.

19. Dunavec. Figurë balte antropomorfe e neolitit të mesëm

20. Shtoj. Figurë balte në formë violine e bronzit të hershëm

21. Maliq. Rrotulla dhe pintadera balte të periudhës eneolitike.

22. Maliq. Sopata guri të latuara të periudhës eneolitike.

23. Shpata dhe thikë bronzi, të importuara nga Mikena të periudhës së bornzit të vonë.

24. Shtoj. Enë dyvegjake me incizim e bronzit të hershëm.

25. Torovicë (Lezhë). Depo me sopata bronzi të shek. XI – X p.e.sonë.

26. Tren. Pamje e shkëmbit me pikturën e Trenit.

27. Tren. Piktura shkëmbore e Trenit e fillimit të kohës së hekurit.

28. Kuç i Zi. Varëse bronzi antropomorfe e shek. VI p.e. sonë.

29. Kënetë. Pamje e një tume pas gërmimit.

30. Barç. Enë dyvegjake e pikturuar, shek X, p.e.sonë.

31. Barç. Enë me katër vegje, e pikturuar, shek. X – IX p.e.sonë.

32. Pazhok. Enë me dy vegje, me kanelyra, shek. XII p.e.sonë.

33. Barç. Enë me një vegje të lartë, me incizim, shek XI – X p.e.sonë.

34. Piskovë. Enë njëvegjake me grykë oblike, shek. XI – X p.e.sonë.

35. Barç. Enë e pikturuar, e importuar, shek X – IX p.e.sonë.

36. Apoloni. Pamje e qendrës së qytetit.

37. Bylis. Pamje e teatrit antik.

38. Antigone. Pamje e një banese monumentale.

39. Lisi. Pamje e mureve rrethuese dhe e qytetit të poshtëm.

40. Zgërthesh (Albanopoli). Pamje e murit rrethues me kulla.

41. Bylis. Pamje e shëtitores dhe e një porte në murin rrethues.

42. Amantie. Pamje e stadiumit, shek. III p.e.sonë.

43. Selca e Poshtme. Pamje e varrit monumental.

44. Bylis. Pamje e bazilikës C.

45. Berat. Pamje e një porte mesjetare.

46. Koman. Pamje e varrezës pas gërmimit.

47. Tiranë (muze). Gure varri, në reliev, dy farkëtarë, shek. III – IV e.sonë.

48. Koman. Unaza bronzi me mbishkrim.

49. Lin. Pamje e bazilikës dhe e mozaikëve, shek. VI e. sonë.

50. Krujë. Fibula bronzi me këmbë të përthyer, shek. VII – VIII e.sonë.

51. Arapaj. Fragment mozaiku, shek. V – VII e.sonë.

52. Durrës. Mozaiku mural në kapelën e amfiteatrit, shek. VI – IX e.sonë.

53. Rapckë. Pamje e tumës pas gërmimit.

54. Krujë. Enë balte, shek. VII – VIII e.sonë.

55. Krujë. Enë balte me pikturim, shek. VII – VIII e.sonë.

56. Rapckë. Kanë balte me pikturim, shek. VII – VIII e.sonë.

57. Piskovë. Kotruve balte me pikturim, shek. VII – VIII e.sonë.

58. Pema e gjuhëve indoevropiane.

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Re: Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Post  zojs on Sat Feb 28, 2009 8:44 pm

Dimali, qyteti ilir nga ku romakët morën veshjet !



Dimali ka qenë një nga qytetet me te fortifikuara te Ilirese Jugore,dhe ka luajtur një rol te rëndësishëm ne luftërat iliro-romake.Ne vitin 219 para Krishtit, Demeter Fari Mbreti i Ardianeve,qe me pare kishte qenë komandant i ushtrise se Mbretereshes Teuta,kishte vendosur një garnizon me Dimalin,e konsidiruar si qytet qe smerrte dot dora e armikut.Dalmatika ilire u përdorsi veshje në rrethet më
të larta romake. Pastaj,iu ndërrua stofi, forma e stolia, u bë veshje zyrtare dhe ngeli si petk liturgjik në kishën katolike deri në ditët tona.

Vendbanimi antik i kalasë së Krotinës ndodhet në përëndim të
malësisë së Shpiragut në komunën Cukalat, të rrethit të Beratit. Kjo kala e ka marrë emrin nga lagjja me të njëjtin emër e fshatit Allabmres, që shtrihet në pjesën jugperndimore të kodrës. Kalaja e Krotinës ngrihet mbi një kodër të bukur, e cila fillon rrëzë faqes përëndimore të Shpiragut dhe vazhdon në krah të majtë të rrugës nacionale Berat–Fier. Nga lindja dhe jugu kalaja kufizohet nga
fshatrat Bistrovicë e Allambres dhe në anën veriore dhe përëndimore kodra zbret në një varg taracash që arrijnë deri në luginën e përroit të Cukalatit. Pozicioni gjeografik, si dhe pozita mbizotëruese e kodrës së kalasë kanë krijuar kushte të mira për një mbrojtje të fuqishme natyrore të këtij vendbanimi ilir. Sipas historisë, Dimali ka qenë një nga qytetet më të fortifikuara të Ilirisë Jugore dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat iliro-romake. Në vitin 219 Para Krishtit, Demeter fari, mbreti i Ardianëveçë më parë kishte qenë komandant i ushtrisë së mbretëreshës Teuta, kishte vendosur një garnizon në Dimal, i cili konsiderohej si një qytet që s’e merrte dot dora e armikut. Banorët e fshatit Krotinë
mbajnë të gjallë një gojëdhënë të ardhur deri në ditët e sotme e cila thotë: “Dimalin e krijoi përëndia ndaj nuk mund të merret nga njerëzia”. Ushtritë romake të komanduara nga Luç Emili mundën ta shtien në dorë qytetin pas një rrethimi, duke përdorur shumë mjete sulmi. Në vitin 205 Para Krishtit, Dimali figuron përsëri i rrethuar nga ushtritë romake, por kësaj radhe ai ndodhej në duar të maqedonasve. Në kushtet e paqës që iu parashtruan Filipit V-të, nga prokonsulli romak Semproni, Dimali kalonte në duar të romakëve. Një nga arsyet që Dimali lakmohej kaq shumë si prej maqedonasve, ashtu edhe prej romakëve ishin padyshim edhe fortifikimet e tij, prej të cilave sot ruhen vetëm gjurmë shumë të pakta. Ato përfaqësohen nga blloqe të veçuara guri, të punuara në forma të rregullta drejt kendëshe, që rrethonin një kodër të përbërë nga dy kreshta,
prej të cilave ajo më e larta shërbente si akropol.

Dalmatika Ilire

Etnografët mendojnë se në gjetjet e sotme të kërkimeve arkeologjike mund të njihen disa petka, të përdorura nga ilirët në Epir. Etnologët sintetizojnë të dhëna dokumentare dhe historiografike për të arritur në përfundimin se këtu është fjala për veshjet, që ilirët dhe epirotët kanë përdorur. Linja, ose “dalmatika” është një petk i gjatë e i gjërë, me rrip në ije, i punuar me fije leshi. Isidore de Seville shkruan: “Dalmatica vestis
primum in Dalmatia (Illyricum)…” Dalmatica është zbuluar në bustin e “gruas së Dimalit”, në Krotinë. Në një gur varri, të zbuluar në Drashovicë është riprodhuar një burrë, i veshur me dalmatica burrash. Ky petk ilir më pas është zbuluar edhe në tërë Ilirinë dhe në Epir. Historiani austriak, dr. C.Praschniker, i cili në vitin 1923 ka
kryer disa studime në Dimal, shton se mbi këtë dalmatika ilire hidhej krahëve një mantel me rrudha. Ky petk ilir mbahej në shpatullën e djathtë me një gjilpërë dhe mbulonte
krahun e majtë, ndërkohë që krahu i djathtë ngelte i pambuluar. “Më vonë kjo dalmatikë ilire, - vazhdon historiani vienez, - u bë modë në Itali dhe duke filluar nga koha e perandorit Commodus (180-192 të e. s.) u përdor
si veshje në rrethet më të larta romake; pastaj, iu ndërruan stofi, forma e stolia dhe u bë veshje zyrtare e ngeli si petk liturgjik në kishën katolike deri në ditët tona”.

Fustanella dhe Llapana prej Leshi

Ky petk ilir është zbuluar në monumentet e Ribic-it (Slloveni), në Glasinac (Bosnje) etj. “Vajza e Vlorës” mban gjithashtu një fustanellë për gra. Karakteri ilir i fustanellës është pranuar nga shumë specialistë në etnografi (F. Nopcsa, 1959). F. Konitza mbron iden se, “… fustanella pak kohë më parë ishte një pjesë e veshjes kremtërore të çdo njeriu prej dere të mirë si në Shqipëri të sipërme, ashtu edhe në Shqipëri të poshtme. Puna që të tilla moda veshjeje mund të gjenden dhe në vendet fqinje s’tregon tjatër gjë, veç influencës së fortë që shqiptarët kanë ushtruar në kohën e shkuar mbi kombësitë rreth e rrotull… Ky kostum u përhap mes grekëve në shekullin e katërmbëdhjetë, kur shqiptarët nën Gjin Bua Shpatën shkelën dhe pushtuan Greqinë”. Për fustanellën shqiptare shkruan dhe poeti i madh anglez, Bajroni: “Shqiptarët me veshjen e tyre, më madhështoren në botë, të përbërë prej një fustanelle të gjatë… - me pisqolla dhe jatagane
të stolisur me argjend…” Çajld Harold (Bajron). Po ashtu, Llabana është një kapuç i thjeshtë prej leshi. Busti i “gruas së Krotinës” (Dimal) jep dëshminë e parë për këtë element të veshjes ilire të sh. III-II Para Krishtit, Llabana del në reliev edhe në objekte të tjera arkeologjike,të zbuluar në Durrës dhe në Koplik. Llabanën e liburnëve e përmend edhe M. V. Martial, (cucullus liburnicus). Ky kapuç mund të gjendet dhe sot në Epir. Llabana përdoret edhe në krahina të tjera të Shqipërisë si Korça, Mirëdita etj.

Dimali i Harruar

Askush nuk të jep përgjigje se përse janë ndërprerë punimet për studime arkologjike në qytetin antik të Dimalit, i cili, sipas arkeologëve, është ndër të paktit nekropole që nuk ka mbivendosje të kulturave të tjera, duke qenë kështu dëshmi e pastër e kulturës ilire të shekujve III-II Para Erës Sonë. Pas historianit vjenez dr.Praschniker i ardhur
në Dimal gjatë Luftës së Parë Botërore, të fundit që kanë kryer studime arkeologjike në nekropulin e Dimalit kanë qenë arkologia shqiptare prof. dr. Aleksandra Mano dhe bashkëshorti i saj, Buhran Dautaj. Këta dy arkeologë zbritën në qytetin antik të Dimalit në vitin 1963-1964, përpara se të nxirrnin në dritë pjesën më të madhe të teatrit antik të Apolonisë. Ata kaluan në këtë zonë të Shpiragut, duke ecur kështu në gjurmët e historianit austriak të Luftës së Parë Botërore, C. Praschniker. Në vitin 1963, arkeologët Mano dhe Dautaj zbuluan kalanë e Krotinës, qytetin e Dimalit, i përmendur në luftërat iliroromake dhe një vit më pas zbulojnë disa mbishkrime. Zbulimi më i rëndësishëm i këtyre dy arkeologëve është ai i katër vulave të fragmentura që përmbajnë emrin e qytetit Ilir të Dimalit. Gjithashtu, zbulimi i katër tjegullave me vulë Dimalitan sipas B. Dautajt (“Zbulimi i qytetit ilir Dimal”), i ka ndihmuar këta arkeologë në lokalizimin e qytetit ilir të Dimalit. Gjatë punimeve të zhvilluara nga këta arkeologë në verën e vitit 1963, në faqen jugore të Kreshtës së Akropulit janë zbuluar mbeturinat e një portiku, monument shumë i rëndësishëm ky, prej të cilit është ruajtur vetëm një mur me nishe që formonte sfondin arkitektonik të monumentit të supozuar. Ky mur që shërbente në të njëjtën kohë edhe si mur taracimi, zgjatet në drejtimin lindje- përëndim dhe ka një gjatësi prej 29.40 m. Ai formohet nga shtatë nishe që kanë formën e një gjysmë rrethi, me përmasa 2.98 m. Midis dy krahëve të nisheve, thellësia arrin në 1.47 m. Balli i mureve midis nisheve është 0.98 m. Po sipas arkeologëve Mano dhe Dautaj, muri me nishe i Krotinës është i ngjashëm, si nga pikëpamja e teknikës së ndërtimit, ashtu edhe e kompozimit arkitektonik
me atë të portikut të njohur të Apolonisë, që daton reth shek. IV Para Krishtit, gjë që tregon se e kësaj kohe është edhe kalaja e Krotinës, në qytetin antik të Dimalit.
Zbulimet arkeologjike në kalanë e Krotinës tregojnë se në këtë qytet ka qenë e zhvilluar prodhimi i qeramikës, prodhimet artistike në gurë dhe qeramik, si dhe ato të zejtarisë, nga ku me mjaft interes paraqitet busti i një gruaje, kushtuar ndonjë yjneshe ilire. Gërmimet e
arkeologëve, prof. dr. Aleksandra Mano dhe bashkëshortit të saj, Burhan Dautaj, ishin të fundit sipërmarrje në këtë zonë ilire. Më pas, ato u ndërprenë për të mos filluar më kurrë deri në ditët e sotme. Banorët e zonës përreth nekropolit shprehen: “Çuditërisht, që nga ajo kohë në qytetin antik të Dimalit nuk ka shkelur më këmbë arkeologu dhe më e keqja qëndron në faktin se kjo zonë nuk është as e ruajtur dhe as e konservuar për studime të ardhshme arkeologjike.”


Pergatiti Arian Kaja Gazeta Tema-17-08-2007

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts: 157
Registration date: 2009-01-27
Points: 16
Reputation: 16

Back to top Go down

Re: Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Post  zojs on Sat Feb 28, 2009 8:54 pm

Muzeu Benaki dhe temat shqiptare ne tablote e shek te 19



Nga Auron Tare
Gazeta Shqiptare

Krejt rastësisht më ra në dorë një botim lukzos i përgatitur me shumë kujdes dhe publikuar në emër të një institucioni serioz siç është Muzeu Benaki i Athinës, i titulluar Through Romantic Eyes. Një miku im diplomat i huaj pasi vizitoi për disa orë rrënojat e mrekullueshme të Butrintit, teksa u ulëm për të pirë diçka mbas asaj shëtitjeje të gjatë më dhuroi botimin në fjalë si kujtim të një bisede që kishim bërë dikur mbi udhëtimet e Romantikëve të shek. të 19-të në Shqipëri dhe Greqi.
Epoka e udhëtimeve të Romantikëve Europianë në viset e Turqisë Europiane, siç njiheshin atëherë krahinat e Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë është një temë shumë interesante. Një numër aristokratësh europianë, artistësh të talentuar apo edhe aventurierësh në kërkim të temave ekzotike për bëmat e tyre, udhëtuan në mbarim të shek. të 18-të dhe në fillimin e atij të 19-të në viset e panjohura deri atëherë të Greqisë dhe Shqipërisë. Ditaret apo publikimet e këtyre udhëtarëve, tablotë apo raportet sekrete kanë mbetur sot dëshmitë më autentike për të njohur jetën dhe historinë e viseve të shkelura prej tyre. Tablotë e pikturuara prej atyre që më vonë u quajtën me termin e përgjithshëm Romantikët e shek. të 19-të, janë dëshmia e vetme që kemi mbi peisazhet tashmë të tjetërsuara nga kohët moderne, mbi qytetet antike të rrethuara nga ndërtimet e qyteteve prej betoni apo mbi kostumet piktoreske të banorëve të këtyre vendeve të zhdukura njëherë e përgjithmonë nga globalizmi.
Romantikët Europianë ishin një përzierje shumë interesante e asaj race universale të etur për udhëtime, eksplorime dhe aventura. Shkrimtarë a poetë, arkeologë apo piktorë, të etur për zbulimin e historisë antike, por edhe grabitës të artit, emra të shquar të salloneve aristokrate të Parisit apo Londrës por edhe vëzhgues të hollë të përfshirë në shërbimet sekrete të vendeve respektive ata krijuan një Epokë e cila la gjurmë shumë të thella në rilindjen e Greqisë Moderne apo të viseve të tjera të Perandorisë Osmane.
Falë ditareve apo botimeve të këtyre udhëtarëve, tablove apo raporteve të tyre ne trashëgojmë një thesar të paçmuar njohurish mbi historinë greko – shqiptaro-turke të asaj kohe. Të gjitha këto kishin qenë tema e bisedës me mikun tim diplomat dhe për këtë arsye mezi prita që ta lexoja këtë botim në qetësi.
E pra pasi shfletova një pjesë të këtij Libri për disa minuta rresht iu riktheva edhe njëherë nga fillimi dhe pashë parathënien e shkruar nga Drejtori i Benaki Museum Dr. Angelos Delivorrias si dhe tekstin e përgatitur nga autorja e Librit Fani-Maria Tsigakou. Nëse ndonjë studiues i huaj në këtë rast studiuesja greke Tsigakou do të kishte botuar një libër me pasaktësira apo edhe manipulime të kujdesshme mbi përmbajtjen e tablove të pikturuara gati 200 vjet më parë do ta kisha futur këtë libër në sirtar dhe do ta quaja thjesht një dashakeqësi apo injorancë të një personi. Por emri i një institucioni serioz si Benaki Museum si dhe mbështetja që i është dhënë këtij libri nga institucione zyrtare si Ministria e Kulturës apo ajo e Turizmit të Greqisë më bëri që të ulem dhe t’i shkruaj këto rradhë.
Libri përveç peisazheve të mrekullueshme të pikturuara nga mjeshtrat e kohës ka dhe një sërë portretesh apo skenash, ku personazhet e pikturuara janë veshur me kostumin tradicional shqiptar. Një sy i zakonshëm si dhe një lexues normal i historisë së asaj periudhe e di mirë se piktorët romantikë shpesh kishin në qendër të veprave të tyre shqiptarët me kostumet e tyre jashtëzakonisht të veçanta. Në territoret e Turqisë Europiane elementi shqiptar ishte dominues për një mori faktorësh të cilat ishin lidhur me emigrimin apo mercenarizmin tradicional të shqiptarëve, të cilët shërbenin në ushtritë e pashallarëve apo bandat e Kleftëve. Ky element mjaft piktoresk në peisazhet e maleve apo ishujve të Greqisë është përshkruar me qindra herë në shënimet e udhëtimit të një numri udhëtarësh dhe artistësh të asaj kohe. Personaliteti i fuqishëm i Ali Pashë Tepelenës dhe sundimi i tij në të gjithë territoret Greke kishte bërë që shqiptarët të ishin kudo dhe shpesh në udhëtimet e udhëtarëve të kohës të shërbenin si udhërrëfyes apo truproja për të ruajtur këta të fundit.
Po kështu përfshirja e madhe e shqiptarëve të krishterë në Lëvizjen për Pavarësi të Greqisë i bëri ata një temë interesante për piktorët europianë të cilët i kanë vendosur shqiptarët si një pjesë të rëndësishme të kompozimeve të tyre dedikuar revolucionit Grek.
Në koleksionin e Muzeut Benaki ndodhen një sërë tablosh të grumbulluara në vite, ku elementi shqiptar i veshur me kostumin e tij të veçantë të përbërë nga fustanella tradicionale është në qendër të tablove. Por çuditërisht studiuesja dhe kuratoria e këtij Muzeu Znj. Tsigakou ka vendosur që në librin e botuar prej saj të gjithë tablotë me elementin shqiptar ti quajë “Malësorë Grekë”
Është për t’u çuditur se si një studiuese e cila shkruan dhe boton një Libër mbi Tablotë e Romantikëve të shek. 19-të mundohet të fshijë me një të rënë të lapsit elementin shqiptar si një burim frymëzimi për një sërë piktorësh të asaj periudhe.
Këtu do të veçoja Tablonë e Carl Hag aq e njohur jo vetëm për publikun shqiptar por edhe atë të huaj. Sigurisht për vlerat artistike të kësaj pikture mund të shprehen mjaft mirë specialistët e kësaj fushe por kjo tablo e njohur e publikuar në qindra botime si një Tablo e një shqiptari tipik jepet në botimin e Benakit me titull “Malësor Grek” Carl Hag 1861.
Që kjo Tablo është e një shqiptari tipik as që ka dyshim pasi jo vetëm kostumi i tij tradicional është tipik shqiptar por nëse vështrohet me kujdes do të shihet se edhe prerja e flokëve është tipike shqiptare për kohën, e rruar në ballë dhe flokët e gjata të lëshuara mbi supe. Për këtë mënyrë të mbajtjes së flokëve nga shqiptarët e kohës në dallim nga bashkëkohësit e tyre grekë kemi dëshmi të tjera nga Hobhouse miku i udhëtimeve të Bajronit apo nga Tablloja e famshme e Dypresë “Ali Pasha ne Butrint”. Këtu shihet qartë se si rojet e Aliut i kanë flokët e rruara në ballë dhe të lëshuara mbi supe.
Nëse Fustanella karakteristike e shqiptarëve është shqiptare apo Greke mendoj se nuk ka vend për diskutime pasi për këtë çështje ka shkruar njëherë e mirë Faik Bej Konica por do të thoja se edhe autorja Tsigakou mundohet që të përdorë një manipulim shumë të hollë të së vërtetës kur shkruan se “fustanela e gjatë është përdorur kryesisht nga Kapedanët Grekë dhe ka qenë dominuese në qendrat urbane greke. Në mesin e shek. të 19-të Mbreti Oto vendosi që kjo uniformë të përdorej si veshje oborri”. Ose zonja Tsigakou gënjen qëllimisht mbi këtë çështje ose ajo nuk e di që shumë prej autorëve të asaj epoke apo edhe më vonë kanë shkruar mbi fustanellën si një prej veçorive kryesore të veshjes dalluese të shqiptarëve nga Grekët. Fakti që Mbreti Gjerman i Greqisë Oto e futi atë në oborr tregon për nderimin që kishte ai mbi këtë simbol të veshjes së luftëtarëve shqiptarë. Grekët akoma edhe sot nuk kanë një fjalë të tyre për të përshkruar fustanelën por e quajnë “Fustanela” një fjalë kjo e huazuar nga shqipja për të përshkruar këtë veshje.
Dhe
“Fshatarët Grekë, shpesh tërhiqeshin në malet e thepisura ku i bënin rezistencë Turkut. Këta malësorë të cilët edhe i frikësonin por edhe i frymëzonin udhëtarët Europianë janë romantizuar nga artistë e poetë si Lord Byron:
….
Ja lë tufën shqiponjës e bishës e zbret
Poshtë fushës me sulm si rrëkeja në det”
Nëse autorja e Librit ka dyshime mbi temat e Tablove të paraqitura në këtë botim nuk mund të thuhet se ajo është po kaq dyshuese edhe mbi autorësinë e këtyre vargjeve të shkëputura nga konteksti dhe të cituara më sipër. Kushdo që ka lexuar Lord Byron e di mjaft mirë se këto vargje janë marrë nga Poema “Child Harold Piligrimage” Kanto II dhe më saktë nga kënga e famshme, “Tamburxhi Tamburxhi”. Për këtë këngë poeti i famshëm ka shkruar edhe për momentin kur e dëgjoi për herë të parë nga një grup shqiptarësh që e kërcyen këtë këngë me vargje prej të cilave Byroni mori pjesën më të madhe të saj dhe e solli në variantin anglisht. E pra një studiuese e nivelit të Tsigakou-t nuk mund të mos ketë lexuar këtë pjesë të famshme të Byronit të cilën po e japim më poshtë në përkthimin shqip të pacënuar nga studiuesja greke:
Tamburxhi, Tamburxhi, thirrja jote ushton
U ngjall trimave shpresën për luftë na fton
Gjithë djemtë e maëlsisë i thërret anembanë
Himariotë, Ilirë Suliotë zeshkanë

E kush është aq trim sa Sulioti zeshkan
Me fustan të bardhë e të zi tallagan
Ja lë tufën shqiponjës e bishës e zbret
Poshtë fushës me sulm si rrëkeja në det
Nëse znj. Tsigakou në botimin e saj arrin që të manipulojë edhe vargjet e njohura të Byroni-t për shqiptarët atëherë sa të vlefshme janë opinionet e ngritura për Tablotë e Romantikëve me figura shqiptarësh? Lexuesi mund të gjykojë vetë mbi përgjigjen e kësaj pyetjeje.
Autorja e këtij Libri ka botuar në vitin 1984 një variant të hershëm të këtij botimi në gjuhën franceze të titulluar “La Grece Retruvee” në shqip “Greqia e Rigjetur” me parathënie të profesorit të njohur të historisë antike francezi Jacques Lacarriere. Në parathënie Profesori francez ka shkruar se në shumë prej tablove të romantikëve të shekullit të 19-të, paraqiten shqiptarët me kostumet e tyre tradicionale. Znj. Tsigakou nuk e hoqi dot këtë pasazh nga parathënia e profesorit të njohur në botimin e parë por me sa duket në botimin e ri ka vendosur që jo vetëm ta injorojë këtë fakt por edhe të mundohet që të manipulojë të vërtetën mbi këto Tablo.
Megjithëse Libri Throught Romantic Eyes i është dedikuar tablove të artistëve europianë dhe artit të tyre për Greqinë nuk ka përse figurat e shqiptarëve që frymëzuan ata për veprat e tyre të manipulohen nga studiuesit e sotëm qofshin këta edhe të mbështetur nga Institucione Zyrtare Greke. Në nderin e studiuesit do ishte një trajtim realist dhe i vërtetë i këtyre veprave duke shpjeguar ndoshta kontekstin dhe ngjarjet historike nga ato janë marrë. Kjo do t’i shërbente më shumë kuptimit të historisë sonë të përbashkët. Tablotë e shqiptarëve në kontekstin e historisë greke nuk ka përse të mohohen ashtu siç nuk ka përse të mohohet kontributi i tyre i madh në revolucionin Grek.
Nëse studiues shqiptarë apo grekë, institucione private apo shtetërore, përfshihen në manipulimin e të vërtetave historike, ata pa dyshim ndihmojnë në thellimin e hendekut të moskuptimit dhe përbuzjes së dyanëshme.

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts: 157
Registration date: 2009-01-27
Points: 16
Reputation: 16

Back to top Go down

Aleksandri i Madh "Biri i Zeusit" me përkrenare me "kok një bri cjapi të mrekullueshëm" në Shkodër!

Post  Leka on Mon Mar 23, 2009 4:10 am

Agron Luka - Gazeta Shkodra

Zbulimi arkivor surprizë i studiueses italiane Luçia Nadin.

Zbulimi i Statuteve të Qytet Komunës Republikane të Shkodrës të shek XIV-XV dhe brenda tyre i një lloj testamenti me privilegje të Aleksandrit të Madh, akorduar disa popujve të gadishullit tonë “me gjuhë të përafërt”, na jep mundësinë të shprehim disa mendime. Bëhet fjalë për librin “Statuti di Scutari”, della prima metà del secolo XIV con le addizioni fino al 1469, a cura di Lucia Nadin, giugno 2002, Roma. Këtë libër të plotë ka pasur mirësinë të ma dhurojë prof. Nadin, me të cilën patëm edhe rastin të njihemi personalisht dhe të bashkëbisedojmë gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri. Një material të pjesshëm ajo ma kishte dhuruar qysh më 1997. Besoj se këtu po plotësoj edhe një pjesë të kërkesës së prof. Nadin, për një diskutim në interpretimet e ndryshme, rreth këtij zbulimi, të cilin më vonë do ta plotësojmë më tej.

Fillimisht do të ishte me interes që lexuesi të njihet konkretisht me tekstin, të cilin po e citojmë sipas përkthimit shqip:
“PRIVILEGIUM ALEXANDRI MAGNI MACEDONIS EX GRECO ORIGINALI TRADUCTUM”
Unë Aleksandri, bir i Filipit mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh, bashkbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe i hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zot i botës prej ku lind dhe deri ku perëndon dielli, nga veriu në jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë, Liburnisë, dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qëndrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës. Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap e u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri në skaj të Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset e të qëndrojë në ato vende, dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit, në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti im, dhe njëmbëdhjetë princë të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashigimtarë të mi dhe të të gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë, në vitin 325 para lindjes së Krishtit, ose siç njihet ndryshe, viti 4874.
Në lidhje me këtë dokument të cilësuar si apokrif, që është një kopjim me dorë i shek XV nga një tekst në latinisht, i cili pretendohet se ishte përkthyer nga një “ish origjinal greqisht”, konsideratat e para janë shprehur se kemi të bëjmë me një lloj fallsifikimi, të një kohe të papërcaktuar ende.
Ne na rezulton se kemi të bëjmë me një njohës ekspert të burimeve antike dhe nuk e përjashtojmë që formulimi ka pasur edhe ndonjë bazë reale. Nga formulimi i tekstit bindemi plotësisht se aty kemi një lloj akti testamentar kolektiv të kohës dhe tipit të natyrës skllavopronare dhe jo të një kohe feudale. Në ndihmë vjen edhe vërejtja se aty nuk ka asnjë lloj prezence e as pretendimi të sferës sllavojugore.Gjithsesi, këto “privilegje të një akti testamentar” duhet të jenë shfrytëzuar për pjesën kohore kur i hynin në punë komunitetit e më pas Komunës Qytetare Republikane mesjetare të Shkodrës. Në këtë arsyetim, ndonjë premisë na çon sëpaku në një kronologji aty rreth shek XI. Kështu nuk mund të mohohet se, “Privilegjet dhe Testamenti”, kanë shërbyer si një lloj preambule e dëshmie për të treguar lashtësinë dhe ligjshmërinë e të drejtës së pronësisë autoktone etj. Qytetarët shkodranë mund ta kenë shfrytëzuar, për t’u mbrojtur, për të ruajtur e konfirmuar autonomitë e privilegjet e tyre, përballë okupatorëve sllavojugorë dhe përgjithsisht nga feudalët.
“Privilegjet dhe Testamenti”, janë pasuar pastaj me të drejta dhe privilegje të reja qytetare, siç i gjejmë nga disa gjurmë të ish “Statuteve antike” para këtij Statuti mesjetar, të cilat janë përforcuar edhe me dekrete të akorduara nga perandorët bizantinë.
“Privilegjet” dhe “Testamenti”, edhe sikur t’i marrim në minimumin e vlerës së tyre, na tregojnë se kemi një lloj dokumentimi për të hetuar vetëdijen e hershme të mbrendshme të atyre popullsive autoktone që e pretendonin trashigiminë e lavdishme të Filipit II dhe gruas së tij epirote Olimpisë, të Aleksandrit të Madh, Aleksandrit Mollos e Pirros së Epirit.

Krahasime të “Testamentit dhe Privilegjeve” të Shkodrës me burimet e shkruara antike dhe mbi disa interpretime të kultit të njeriut perendi të Aleksandrit të Madh
Shkenca historike moderne e ilirologjisë, e albanologjisë dhe e shqiptarologjisë, nuk ka mundur t’i evidentojë me siguri të plotë shkencore lidhjet fisnore, zakonore, etnografike, gjuhësore etj, si një proçes të lidhur dhe të avancuar etnosi ndërmjet fiseve të afirmuara si ilire, epirote, albane, dardane, dalmate, liburne, maqedone, thrake, tribale etj. Këto fise, edhe pse kufitare, helenët të gjithë i konsideronin “si barbarë”, pra që nuk ishin inkuadruar në etnosin grek.
Në plan të parë, nga teksti i Shkodrës, sigurisht na vjen ajo deklarata e kushrinisë farefisnore, pastaj ajo e gjuhës së njejtë ose së paku të përafërt dhe në fund vetëdija e një autoktonie të thellë gadishullore.
Sipas mitologjisë së lashtë gadishullore, bazileusi Maqedoni ishte bir i Zeusit dhe Etrisë. Maqedoni u martua me një vajzë vendase dhe kështu i lindën dy fëmijë Pierja dhe Emathi, që tek Homeri, në “Iliada” na dalin si emëra toponime të dy krahinave të Maqedonisë. “Dhe Hera fluturim…kaloi mbi Pierje dhe u hodh mbi fushat pjellore t’Emathjes”. Homeri përmend edhe një nimfë detare me emrin Amathia.
(Homeri, “ILIADA”, përkth. shqip Gj. Shllaku 1979, XIV, v.275-277; po aty shën. 7, f 485; po aty XVIII, v. 59)
Një paraqitje interesante, bazuar në autorë më të hershëm, na jep Straboni: “Maqedonia kufizohet nga perëndimi me bregdetin e Adrias…dhe arrin në lindje deri në Thesalonik…Maqedonia më përpara quhej Emathia. Emrin e mori nga një udhëheqës i vjetër që quhej Maqedon. Ishte edhe qyteti me emrin Emathia, afër detit. Këtë vend e sundonin disa nga fiset epirote dhe ilire…”.
(Strabonis, “Geographica”, Frag. VII, 10,11 etj)

Është shumë e qartë dhe llogjike se një pjesë nga kjo ish krahina homerike Emathia, ruhet me krahinën e sotme të Matit tonë, ku kemi edhe lumin omonim Mati dhe në grykë derdhjen e tij në buzë det edhe fushën Breg Matia (breg nga sllavishtia). Në brendësinë e kësaj krahine, sëpaku qysh nga konstatimi mesjetar, hyn edhe një mikrokrahinë e quajtur Maqellarë (me një ndërhyrje të sufiksit turk “llarë”). Mund ta supozojmë se në bregdetin e Adrias/Adriatikut, diku matanë Kepit të Rodonit, duhet të ketë qenë edhe qyteti, për të cilin nuk ka ndonjë lloj hetimi nga arkeologjia jonë. Vërejtja që bën Straboni për mbi një ndërthurje e kontestim të një zone adriatike, midis ilirëve dhe maqedonëve rezulton te disa autorë antikë. Sipas Pompe Trogut në shek I p.e.r. (në kompilimin e Justinit të shek II) dhe gjeografit K. Ptolemeu të shek II, edhe fisi i albanojve e qyteti Albanopolis, rradhiteshin midis fiseve e teritoreve maqedone etj. Ndonjë nga autorët antikë mendonte se Emathia ishte emri më i lashtë i Maqedonisë. (Shih në përmbledhjen “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, bot. shqip 1965, te Plini, NH, IV, 10; Justini, VII,1, 1; Claudio, V, 44 etj)
Sipas sa shkruhet në dokumentin e cituar të Shkodrës, rezulton se popullsitë gadishullore ilirike, që përmenden shprehimisht dhe ato që nënkuptohen, ishin të lidhura me një unitet e interes reciprok me Aleksandrin e Madh. Do të ishte jo llogjike të mendohej, që perandoria e Aleksandrit të Madh me atë shtrirje gjigande të mos e kishte zotëruar bregdetin Adriatik. Pra, shtrirja e maqedonëve si liderë mbi gadidhullin tonë, nuk duhet parë thjeshtë e vetëm tek pushtimet direkte maqedone, por si një aleancë mbarë gadishullore e më gjerë. Popullsitë ilire ishin kontribuese e bashkpjestare të atij pushtimit më të madh botëror dhe të realizuar gjithashtu në një kohë rekord.
Aleksandri pati rastin t’i njihte ilirët dhe gjuhën e tyre direkt dhe kjo tregon se ajo “afërsia e të njëjtës gjuhë” e tekstit të Shkodrës e ka një bazament, së paku llogjik. Aleksandri gjithashtu e konstatoi vetë, në betejat kundër ilirëve në vitin 335 p.e.r., se ishte pothuajse e pamundur që t’i nënështronte nën zgjedhë “ilirët kryelartë” dhe prandaj ishte më mirë t’i kishte aleatë. Në vitin 337 p.e.r. për t’u mbrojtur nga një zëmërim i Filipit, Olimpia iku në Epir, ndërsa vetë Aleksandri vajti te mbreti i Ilirisë. (Q. Curti Rufi, “Historiarum Alekxandri Magni Macedonis”, Supl. Lib. I, 11, cit, sipas “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, 1965, f 185; Në këtë libër bazohemi edhe për citimet e tjera të autorëve antikë)

Me mendimin në kokë të një fushate evropiane kundër Azisë, fillimisht kundër Persisë, Aleksandri nxitonte të formonte aleancën gadishullore evropiane dhe të mos linte vatra të rrezikshme “prapa shpine” dhe kështu dalngadalë: “tribalët, ilirët dhe fise të tjera të pavarura që jetonin buzë Istrit (Danubit A.L.) …të gjithë thanë se kishin ardhur të kërkonin miqësi me Aleksandrin; të gjithë ata lidhën me të miqësi”. (Flavii Arriani, “Alexandri Anabasis”, Lib. I, 1, 4.)
Siç e shohim, pra e kemi edhe të shkruar në burimet antike atë shtrirje aleance dhe dhënie bese nga Epiri te Iliria e deri në Danub, të cilin e nxjerr në evidencë teksti i Shkodrës. Dhe detyrimisht të gjitha këto, do të kondicionoheshin edhe nga hiseja në privilegje tokësore, në pagesat me ar e argjend etj. Ja se si pasqyrohet kjo në betejën kundra Darit të Persisë: “Aleksandri vizitoi gjithë ushtrinë dhe popujve të ndryshëm iu drejtua me fjalë të ndryshme. Ilirët dhe thrakët i nxiti me pasuritë e mëdha të persëve…” (Justini, cit. Libri XI)
Qysh në kohën e Filipit II, sa duket maqedonët e fuqizuar e zgjeruan prezencën e tyre, mbi hapësirën detare adriatike dhe kjo është arësyea, që athinasi oratori i famshëm Demosteni i shqetësuar jep alarmin: “Filipi po fortifikon qytete në Iliri.”
(Demosthenis, “Orationes”, IV, 48)
Në këtë linjë është llogjike edhe një vazhdimësi prezence ndërtimtare dhe fortifikuese nga Filipi, te Aleksandri i Madh. Këtu ne tentojmë ta fusim Shkodrën. Por, duhet të kemi parasysh edhe pohimin që kishte bërë para 500 vjetëve M. Barleti ku shprehej: “…Tashti pra, thonë disa të huaj se Shkodrën e paska themeluar Aleksandri i Madh, por ky pohim nuk duhet pranuar sepse Shkodra ka ekzistuar shumë kohë më përpara se të lindte Aleksandri i Madh; por edhe vetë turqit muhamendanë shkojnë me këtë mendim sepse qytetin e Shkodrës, në gjuhën e tyre e quajnë Skanderie/Iskenderie dhe ky emërtim sipas tyre, është i njejtë me emrin Aleksandrie…”. (M. Barleti, “Rrethimi i Shkodrës”, përkth. shqip 1982, f 37)
Kjo vërejtje shumë e drejtë e Barletit, lidhet me kohën e ekzistencës së Skodrinon-it si një qytezë/peripolis, ku ai e përjashton Aleksandrin e Madh nga “themelimi i parë-aedificationem”, të cilin ai e fut lashtë në mjegullën mitologjike. Ndërkaq rezulton se nuk e ka përjashtuar Aleksandrin e Madh nga ndonjë ish prezencë ndërtimtare e rifortifikuese e më vonshme e shek IV p.e.r.
Dihet se në hapësirën mesdhetare e më gjerë, Aleksandri i Madh i dha emrin e vet shumë qyteteve antike, ku disa prej tyre nuk ishin themeluar nga ai dhe natyrisht i kishin emrat e tyre të parë. Deri më sot ne nuk kemi asnjë farë pikmbështetje, nga burimet e shkruara antike dhe ato arkeologjike, që të hedhim sëpaku ndonjë lloj hipoteze që Skodrinon-i ishte quajtur edhe me ndonjë emërtim të dyzuar si Aleksandri. Ne dimë vetëm se Shkodra qysh nga shek XV filloi të mbante edhe një emërtim të dytë si Iskenderie-Aleksandri. Gjithashtu dimë se më heret qe bërë edhe një farë barazimi midis Scutarisë bizantine dhe Scutarit/Shkodrës etj.

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

vazhdim

Post  Leka on Mon Mar 23, 2009 4:11 am

Në “Testamenitn e Privilegjet” e tekstit të Shkodrës, pamë se na del drejtpërdrejt kulti i njeriut perendi të Aleksandrit si “biri i Zeusit”. Ta ilustrojmë e ta krahasojmë pak këtë me disa nga literaturat antike të njohura, për të parë edhe se çfarë roli kishte luajtur ky kult në ekspansionin gjigand teritorial të Aleksandrit të Madh. Te Lukiani i shek II, gjejmë shumë informata interesante. Citoj:
Filipi – Tani, pra, o Aleksandër, s’mund të thuash që s’je djali im; se, po të ishe i Zeusit, nuk do të kishe vdekur.
Aleksandri - …e pranova divnesën, pasi mu duk se më hynte në punë…barbarët u tmerruan duke kujtuar se isha perendi…
Filipi - …Me të vërtetë kush nuk do të qeshte, po të shihte të birin e Zeusit të hiqte shpirt dhe të kërkonte ndihmën e mjekëve?”…
Dhe në këto dialogje gjejmë edhe njëlloj episodi, ku një pjesë e madhe nga toka italike konsiderohej si e nënështruar me vullnetin e saj, ndaj Aleksandrit të Madh. Aleksandri çfaqësohej ndaj Filipit, për kritikat që i ishin bërë: “Më qorton se unë u drejtova kundër Lindjes, mbasi s’i dhashë rëndësi të madhe Perendimit. Po ç’të bëja në Perëndim, kur mund të kisha pushtuar pa luftë Italinë, Libinë dhe gjith viset deri në Gadire? (qyteti Kadiks në Spanjë dhe afër Gjibraltarit. A.L.) Se gjeta të udhës të luftoja me popujt e atjeshëm, pasi këta u trembën dhe më njohën për Zot të tyre”.
(Lukiani, “Vepra të Zgjedhura”, bot. shqip. 1979, f 250-259, “Aleksandri, Hanibali dhe Skipioni; “Diogjeni dhe Aleksandri”; “Filipi dhe Aleksandri”, nga “Dialogjet e të vdekurve”)
Duke pasur parasysh këtë mundësi, mund të merret në konsideratë ajo ideja e privilegjeve skllavopronare, që i jepen aleatëve gadishullorë, në bregdetin adriatik italik nga Akuiloni në veri e deri poshtë Otrantos në jug.
Te Diodori i Siçilisë (shek I p.e.r.) informohemi fillimisht: “Filipi II, mbreti i maqedonasve i mundi ilirët në një betejë të madhe, dhe më pas vuri nën zotërimin e tij gjith banorët gjer në liqenin Lyhnid u kthye në Maqedoni. Ai bëri me ilirët një paqe fitimtare...u lëshua mbi Ilirinë, me një ushtri të fortë…nënshtroi shumë fortesa…”
Po nga Diodori kemi edhe këtë informatë mjaft të rëndësishme: ”Në atë vit (324 p.e.r.) erdhën në Babiloni të deleguar pothuajse nga e gjithë bota; një palë përgëzonin mbretin Aleksandrin e Madh për fitoret e tij, të tjerët i ofronin kurora, shumë ndër ta i sillnin dhurata të çmueshme, disa lidhnin me të marrëveshje miqësie e aleanca… Të gjithë popujt, qytetet e sundimtarët e Azisë i paraqitën atij homazhe. Erdhën shumë dinastë nga Europa…nga Libia …Kartaga e krejt popujve …deri te Shtyllat e Herakliut. Përsa i përket përfaqësuesve të Europës, këtu dalloheshin ata të qyteteve helene, të Maqedonisë, të Ilirisë dhe të një pjese të madhe të bregdetit të Adriatikut...ata të popujve të Thrakisë…”
(Diodori, “Bibliotheca Historica”, Lib. XVI, 8, 690) Lib. XVII, 113,1,2)

Në këtë pohim i shohim qytetet ilire dhe ato të bregdetit Adriatik si përfaqësues të denjë e të rradhës së parë të Evropës. Këtu pra kemi përsëri një hapësirë ku mund t’a rradhisim edhe qytetin Skodrinon/Skodreinon, i cili në monedhat e tij të shek III-II p.e.r. na paraqitet edhe me trajtën Drinon/Dreinon.
Duke pasur parasysh edhe vitin e datimit 324 p.e.r. me 325 p.e.r. të “Privilegjeve e Testamentit” dhe 323 p.e.r. të vdekjes së Aleksandrit në Babiloni, shihet qartë se përpiluesi ka qenë i mirëinformuar me burimet e shkruara antike dhe ka vepruar me kujdes për t’u paraqitur sa më i besueshëm. Mirëpo dihet se edhe burimet e shkruara antike përmbajnë pasaktësi historike. Në tekstin e Shkodrës thuhet se ky dokument ishte përpiluar në Aleksandri në vitin 325 p.e.r. dhe se ishte aprovuar nga Aleksandri personalisht. Në dukje të parë kjo do të krijonte idenë sikur në atë vit edhe Aleksandri ndodhej në Aleksandri, gjë që realisht nuk ngjan të ketë qenë ashtu. Për ta kapërcyer disi këtë “pikë të dobët”, duhet menduar se dokumentet madhore përpiloheshin në Aleksandri dhe për aprovimet përfundimtare i dërgoheshin Aleksandrit me korrierë, sepse dihet që ky sistem komunikimi me stacione të njëpasnjëshme ka funksionuar.
Sipas disa autorëve antikë, Aleksandri i Madh vdiq 33 vjeç (po aq edhe Jezus Krishti!) në Babiloni. Adjutanti i tij Ptolemeu i kishte dhënë premtime se do t’ia dërgonte kufomën në Aleksandri të Egjiptit, ku do të adhurohej si një nga hyjnitë e Egjiptit etj. Qysh në vegjëli, e ëma Olimpia nga Epiri e ushqeu Aleksandrin me gjithfarë bestytnishë. Si ato gratë e hershme të basileusave homerikë, ajo përhapi legjendën se e kishte ngjizur Aleksandrin, jo duke u mbarsur me Filipin II por me një lloj “ore të hyjnishme”, me një lloj gjarpëri bollë a dragua, si një vullnet e metamorfizim i vetë Zeusit. (shih Lukiani, cit. f 254, f 351, f 357)
Lukiani jep sqarime edhe për një lloj bolle të butë natyrale, që pinte qumësht gjiri, që luante me fëmijë etj. Legjendën e gjarpërit si “babai i Aleksandrit” e përmendin edhe autorët antikë si Plutarku e Tit Livi. Zeusi kishte gjithfarë paraqitjesh të metamorfizuara, si dem dybrinoç me brirë të artë, si cjap, si dash, si gjarpër, si mjellmë etj. Në këto imitime edhe Aleksandri pati “suksese”dhe sipas Lukianit, Aleksandrin e kishin futur me gjallje edhe ndër 12 perenditë politeiste më të rëndësishme, kishin ndërtuar edhe faltore ku bënin flijime për të etj. (Cit. f 255)

Ne theksojmë këtu se paraqitja e Aleksandrit, në disa literatura, si një politeist i pastër, apo si një monoteist i pastër, nuk është korrekte. Aleksandri i Madh synonte drejt një feje të re botërore, ku ai do të ishte protagonisti, biri i perendisë Zeus ose si biri i Ammonit. Siç e shohim të qartë edhe nga teksti i Shkodrës, ky bir zoti tenton të shtrihet në mbarë botën e njohur. Këtë reformë ai kërkoi ta realizonte nga lart, me mashtrimin si “Bir Perendie”, me kompromise e bashkbisedime, mbështetur edhe në forcën dhe madhështinë e pushtimeve. Aq në zenit ia ngritën dhe e vetngriti Aleksandri i Madh kultin e njeriut-perendi, sa filloi të përhapej edhe një lloj legjendeje se ai ishte i pavdekshëm. Një skulptor madje propozoi që një kreshtë të malit të Olimpit, ta gdhendnin me fytyrën e Aleksandrit.
Njihet se helenët, qysh heret, bënë identifikime, përafrime e krahasime të disa perendive të tyre me ato egjiptiane etj. Në rastin e Aleksandrit ne shohim se dy nga “kryeperenditë” politeiste, janë afruar, pra kemi edhe një hap të madh më përpara në evolucionin tokësor drejt kalimit në monoteizëm. Ky kalim bëhet jo direkt nga kryezotërit e vjetër të ekipeve politeiste, por nga një “bir” i ri reformator. Në këtë ide Aleksandri bëri edhe kompromise e përshtatje duke “hedhur poshtë klamidën maqedone e duke veshur kandin e tiarën persiane e orjentale” (Lukiani, cit. f 258), apo kur ”hoqi dorë nga zakonet e të parëve dhe zuri të imitonte medët” (Lukiani cit. f 251)
Në mënyrë shumë interesante, te teksti ynë i Shkodrës, e gjejmë Aleksandrin me pushtetin më të madh qiellor e tokësor: si “Biri i Zeusit”, si “Zoti/Pronari tokësor në të katër koordinatat gjeografike të tokës” dhe si “bashkëbiseduesi me brahmanët e pemët”, çka shkon në përputhje të plotë me thënien e Lukianit, me gojën e Aleksandrit: “desha të sundonja të gjithë Tokën” (Cit. f 252).
Ndërsa teksti i Shkodrës e përmend shprehimisht Aleksandrin si “Biri i Zeusit”, shohim se në “Biblën e Vjetër”, te “Vizionet e Danielit”, nuk përmendet si parashikim Aleksandri i Madh “njeri-bir perendie me fuqi hyjnore”, përkundrazi atje i caktohet “parashikimi” i fundit të keq të tij, si një pësim mësim i parashkruar. Shkruesit çifutë, si idhtarë të monoteizmit, ishin të interesuar ta shtynin monozotin sa më thellë në kohë, mundësisht që nga zanafilla dhe kësisoj në Biblën e Vjetër u la pak vend, për të mos thënë aspak, për periudhën e evolucionit nga politeizmi në monoteizëm. Në tregimet e tyre pothuajse nuk shkruhet fare për fetë politeiste. Sigurisht se aty kanë vepruar edhe rregullimet, maskimet e kamufluara e deri edhe çensurat retrospektive etj. “Parashikimet e Danielit” psh e paraqesin Aleksandrin e Madh vetëm si “Mbreti i Mbretërisë së Grekëve”, me një lloj simbolike të maskuar si “Cjapi me një bri të mrekullueshëm”, parashikojnë thyerjen e këtij briri, shuarjen e dinastisë në vijën e gjakut dhe daljen e katër brirëve, që simbolizojnë ndarjen e territoreve nga katër gjeneralët etj dhe më në fund ndoshta edhe një “profeci” për ardhjen e një Mesie…
Citoj: “…nga perendimi po ia beh një Cjap përmbi sipërfaqen e tokës e këmbët nuk ia preknin tokën!…cjapi kishte ndërmjet syve një bri të “mrekullueshëm”…i ra dashit dhe ia theu të dy brirët…Cjapi erdhi e u bë shumë i madh…iu thye briri i madh, e në vend të tij, lindën katër brirë në drejtim të erërave të qiellit…janë katër mbretërit që do të dalin prej popullit të tij, por s’do ta kenë fuqinë e tij… Nga njeri prej tyre doli një bri i vogël, por u bë i madh në drejtim të mesditës, të lindjes e të vendit të fuqishëm. U bë i madh deri në fuqitë qiellore…Ai do të lidhë një Beslidhje të fortë me shumë palë…
(“BIBLA”, përkth. shqip Dom Simon Filipaj, 1994, f 1220-1230, “Vegimi i Danielit: Dashi e Cjapi”, “Ëngjëlli Gabriel e shtjellon vegimin”, “Ëngjëlli Gabriel e shtjellon profecinë” etj në vazhdim.)

Në numrat me shënimet shpjeguese të këtyre fletëve shkruhet, se ndër interpretuesit biblistë ka mendime diskutuese se te “profecia e Danielit”, mbas vdekjes së Aleksandrit na parashikohet edhe ardhja e Mesisë, thuhet se ka edhe shtesa e rregullime të mëvonëshme nga pseudo Danielë etj. Pra duket sikur krahas simbolit “qengji”, Mesia na paska pasur edhe një tjetër më të hershëm si êdhi me njëbri (siç edhe “aquila Cristi” krahasuar me shqiponjën e Zeusit etj. Pas mbretit monobricjapit të parë, që identifikohet me Aleksandrin e Madh, katër brirët e cjapit, në katër erërat, janë: Kasandri në Maqedoni; Lisimahu në Traki e Azinë e Vogël; Seleuku në Siri, Mesopotami e Persi; Ptolemeu në Egjipt. Çuditërisht, “Danieli i lashtë” dhe pseudo Danielët, të cilët njihen për “mrekullinë e tyre të luanëve”, heshtin për kumtimin e Lukianit se edhe vetë Aleksandri i “kishte mbyllur brenda me luanë mjaft njerëz të ditur ”! (Cit. f 258)

Një jehonë nga kjo “temë me brirë” na transmeton edhe Kur’an-i, por jo me një njëbrirësh cjap, por me një tip “Dhulkarnejni-dybrirëshi” arabisht të papërcaktuar. (“KUR’AN-I”, bot. shqip 1992, Sura “El Kehf”, ajetet 83-110, f 412-415)
Ndër të tjera në Kur’an-i shkruhet:
“92. Mandej, ai [Dhulkarnejni. Sqarim yni A.L.] iu rrek përsëri një aso mundësie (një rrugë të tretë mes perendimit e lindjes – nga veriu. Shënimi i komentatorit kuranik)
93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe mbrapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë.
94. Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të të japim ty një kontribut, e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes atyre?
95. Ai (Dhulkarnejni tha: “Atë që mua më mundësoi Zoti im është shumë më i mirë, po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë midis jush dhe mes atyre!”
96. Më sillni copa të hekurit! E kur e niveloi ai me dy anët e kodrave, tha” “Ndizni” e kur e bëri atë zjarr tha: “Më sillni bakër të shkrirë t’ia hedh atij!”… (Po aty cit.)

Sipas interpretimeve të shkollës egjiptiane, ky kokdybrirësh nuk duhet të ishte Aleksandri i Madh, por një lloj pejgamberi-njeri, i cili kishte pranuar një Zotin, më përpara zbritjes së Kur’anit. Vetkuptohet se Kur’ an-i nuk deklarohej se kishte kopjuar nga Bibla e Vjetër, për disa interpretime me “monozotin” të rregulluar mbrapa etj, por pretendon se All’llahu Xh.Sh. ia kishte zbritur ato informacione direkt në tru Muhammedit (ose indirekt Muhammedit me anën e Xhebrailit), me një tip E-maili të shenjtë hyjnor. Sipas interpretimeve të shkollës mesjetare turke ky Dhulkarnejn i Kur’anit a.s. nuk është kush tjetër por pikërisht idhulli imitues i Muratit II dhe Mehmetit II. Iskender Zül Karneyn = Aleksandri i Madh kokdybrirëshi dhe me këtë emër Iskenderie ata quanin Shkodrën. (Shih në S. Pulaha, “Luftat…Burime Osmane”, 1968, f 163, shën. 34. I. Bitlisi: “Në viset perendimore të Rumelisë në Arnavudili, ndodhej një fortesë e madhe që njihej me emrin Iskenderie themeluar për herë të parë siç thonë nga Iskender Zül Karneyn” etj.)

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

vazhdim

Post  Leka on Mon Mar 23, 2009 4:13 am

Është shumë interesante ta përmendim këtu se nga ky interpretim i Kur’anit, diçka ka rënë edhe në veshët e M. Barletit, madje nga një fjalim i vetë Gj. Kastriotit. Fillimisht ai shkruan: “Epirotëve (këtu djemve të Gjon Kastriotit, pra edhe Gjergjit. Sqarim yni A.L.), pasi ua ndërruan emrat e parë, u vunë të tjerë, sipas zakonit të asaj gjindjeje. Gjergji…s’di se ç’gjë të pazakontë dukej se kishte, u quajt Skënderbeg, që është baraz me tonën: Aleksandër Beg” dhe më pas vazhdon: “Turqit, siç thuhet atdheun e lashtë e kanë pasur përtej maleve Rife, përtej viseve të murranit, pranë oqeanit të veriut…Thuhet se Aleksandri i Madh i pat mbyllur këta me shula hekuri si bagëti në një vathë dhensh ndërmjet maleve Hyperborë”. (M. Barleti, “Historia e Skënderbeut”, 1968, f 56; f 110)
Ne mendojmë se ky informacion, sado me një interpretim të lirë, lidhet me ajetin e Dhulkarnejnit/Aleksandrit të Madh dhe me mexhuxhët në origjinë fiset turkeselxhuke e mongoloide. Këtu me sa duket përzihet e ngatërrohet edhe “Muri i Madh” kinez. (Ndër autorët e shkollës shqiptare të interpretimit të Kuranit e pranuan Aleksandrin e Madh si dhulkarnejnin, S. Frashëri, N. Frashëri, L. Malltezi, M. Zeqo, J. Brahaj etj)

Kur, Mehmeti II, Fatihu ose ndryshe “Mehmet Pushtuesi” ishte duke zhvilluar betejën legjendare përpara Shkodrës, nga kodra-shkëmbi i Kazenës, përballë deklaroi: “Oh se ç’vend të shkëlqyer dhe të lartë paska zgjedhur shqiponja për vete dhe për folenë e zogjve të vet”! (M.Barleti,“Rr.Sh.”, f 56). Shqiponjë, padyshim ai quante Aleksandrin e Madh dhe zogjtë e saj, popullin alban, epirot e maqedon.
Teksti i Shkodrës, rihap një diskutim mjaft interesant në lidhje me fillim kohën e ndarjes së trashigimisë dhe atë “Testamentin” e pretenduar nga Aleksandri i Madh. Sipas burimeve antike, që shkruanin mbi historinë e Aleksandrit të Madh dhe sipas interpretimeve moderne nuk kemi pohime rreth ndonjë lloj “Testamenti” të shkruar apo të ndonjë lloj ndarje zotërimesh me gjallje të tij. Historishkruesit antikë, vazhdimisht na konfirmojnë pjesmarrjen e ilirëve në pushtimet e Aleksandrit të Madh, çka për rrjedhojë e normalisht Aleksandri duhej t’i rradhiste e llogariste edhe ata në ndonjë ndarje eventuale. Historiani romak Rufi shkruante: “Në fillim të pranverës së vitit 334 p.e.r., Aleksandri kaloi në Azi me një ushtri më të fortë nga guximi se sa nga numëri. Parmenioni udhëhiqte tridhjetmijë këmëbësorë maqedonë, pesmijë grekë dhe pjesa tjetër ishin nga ata që i kishin dërguar aleatët për këtë luftë. Ilirët, thrakët e tribalët vinin pas tyre me pesëmijë njerëz dhe veç këtyre kishte edhe njëmijë shigjetarë agrianë…(Rufi, sipërcit. Supl. Lib. II, 3. Ilirët…f 187-188)
Kur sapo Aleksandri kishte vdekur (323 p.e.r.), mësojmë për një grindje të madhe për shqyerje-ndarjen e zotërimeve nga një numër i madh komandantësh veteranë sëbashku me bijtë e tyre, grindje që shtrihet edhe midis reparteve të ndryshme, veçanërisht midis kalorësve dhe këmbësorëve. Me këtë rast, ne duhet të mendojmë se “kazani po ziente” dhe kësisoj hapet supozimi se më 325 p.e.r. Aleksandri mund t’i ketë paraprirë kësaj situate, me atë ndarjen midis 12 trashigimtarëve. (Kjo shkon edhe në koinçidencë me 12 apostujt e Jezusit!) Dhe duhet nënvizuar se në vitin 325 p.e.r. Aleksandri nuk kishte akoma një pasardhës trashigimtar as mashkull e as femër dhe prandaj ky as nuk përmendet në tekstin e Shkodrës, që do të thotë edhe se formulimi ishte i saktë, në këtë pikë.

Tani të rikthehemi te ajo “pika e dobët”, që e kemi sipërpërmendur. Sapo ishim njohur mirë me këtë tekst “apokrif” të Shkodrës, që ka pretendimin si datim vitin 325 p.e.r., ne, me ngurrim kuptohet, na shkoi mendja për një krahasim te “Libri i parë i Makabenjve”, (“Bibla e Vjetër”, cit. f 1311, 1, 1), që po e citoj të plotë:
“Aleksandri i Madh dhe ndarja e perandorisë”
Pasi Aleksandri biri i Filipit, maqedonas, që më parë mbretëroi në Greqi, doli nga dheu Ketim, e goditi Darin, mbretin e persianëve dhe të medëve, ndërmori shumë luftëra, pushtoi qyteza dhe i vrau mbretërit vendës, atëherë arriti deri në skajin e tokës e pushtoi shumë popuj. Atëherë toka mbarë heshtoi para tij, iu rrit mendja e zemra iu mbush me kreni. Bashkoi një ushtri tejet të fortë, nënështroi krahina, popuj e princa e i bëri t’i paguajnë të dhjetat e vartësisë. Atëhere u sëmur dhe e pa se po vdiste. I thirri oficerët e vet, bujarët që kishin qenë rritur bashkë me të që në moshën e re, dhe ndërsa ishte ende gjallë ua ndau mbretërinë e vet. Aleksandri vdiq pasi kishte mbretëruar 12 vjet. Oficerët e morën pushtetin secili në krahinën e vet. Pas vdekjes së tij të gjithë u kurorëzuan, kështu edhe bijtë e tyre pas tyre gjatë vjetëve vijues. Kështu u shumëzuan të këqiat mbi tokë.
Përkthyesi, komentatori dhe shpjeguesi i këtij citimi, e thekson se ky shkrim ka një karakter historik, pra nuk kemi të bëjmë me ndonjë lloj “parashikimi” dhe në shënimet (1, 1-9; 1; 3) shkruan dhe ripërsërit, duke e nxjerrë jo të saktë tekstin e Makabeut: “Leka s’e ndau në shtratin e vdekjes perandorinë, por ajo vetiu shkoi duke u shkatërruar e ndarë nga oficerët e tij që e okupuan pushtetin me forcë”.
Ky komentim, me njohuritë që njiheshin deri më 1994 të botimit shqip të Biblës, ishte i pranueshëm, por tashti që ai shkon edhe në përputhje me tekstin e Shkodrës, mendoj se mund të bëhet disi dikutueshëm. Komentatori e ka theksuar atë që nuk e thekson as vetë kapitulli biblik: “Aleksandri nisi ta mbajë veten për hyjni” dhe për këtë na rekomandon një shembull tjetër te “Profecia e Ezekielit” 28, 2.5/:
”Biri i njeriut, thuaj princit të Tirit:
Kështu thotë Zoti Hyj:
Pasi mendja t’u rrit e the:
“Unë jam hyjni,
rri mbi fronin e zotave,
në kërthizën e detit!”,
megjithse je njeri e jo hyj…
Ja, po qenke më i mençur se Danieli…
Do të vdesësh…
Vallë a do të thuash më:
“Jam Hyj?…

Grindje ndarjet ishin në kulm, kur trupi pa jetë i Aleksandrit (Qershor, 323 p.e.r.) qëndronte akoma në një sallë të madhe, ku e kishin vendosur që të ishte si të thuash edhe dëshmitar i vendimeve dhe marrëveshjeve të ushtarakëve. Tashti ne informohemi, se një pjesë pranuan mendimin e Perdikës, që të pritej lindja nga shtatzania e Roksanës, gruas së Aleksandrit të Madh, dhe po qe se ishte mashkull atij t’i caktoheshin disa tutorë si Leonati, Perdika, Krateri dhe Antipatri etj, e me atë rast u bënë edhe betimet përkatëse. Burimet kanë treguar se në rrugë, gjatë fushatës në lindje, diku andej nga Afganistani, Aleksandri u dashurua dhe u martua me një vajzë që quhej Roksana. Ndërkaq, çuditërisht, nuk kishte pasur informacione as për ndonjë shtatzani të saj, as nëse vetë Aleksandri kishte pasur dijeni dhe as për ndonjë lloj testamenti të mundshëm ndaj këtij trashigimtari të pritshëm! Normalisht Roksana duhej të kishte ngelur shtatzënë me Aleksandrin, ndoshta aty nga fundi i vitit 324 p.e.r. ose përgjatë vitit 323 p.e.r. dhe burimet na tregojnë se ajo ndërkohë ishte dërguar në Maqedoni. Kontradiktat e brendëshme e kishin dobësuar perandorinë gjigande, por vdekja natyrore e “birit të pavdekshëm të Zeusit” shkaktoi një tronditje të menjëheshme dhe kontradiktat shpërthyen haptazi. Kështu ndaj propozimeve të Perdikës u rebeluan këmbësorët. Ata caktuan si mbret Adrideun, vëllanë e Aleksandrit nga një grua tjetër e Filipit, por duke i lënë edhe trashigimtarit të Aleksandrit, të supozuar mashkull, “një copë nga pjesa e shtetit”! Në krye të ndarjes Maqedoni e Greqi vendoset Antipatri, babai i Kasandrit. (krhs Antipatrea, ish emri i Beratit) e pasuar pastaj me një listë të gjatë ndarjesh të provincave, ku vërehen edhe disa nga udhëheqësit e vjetër me të bijtë e tre. Atje shohim edhe se ilirit Pito i ka takuar Media e Madhe (Persia e sotme). Dhe kjo është një copë e madhe, çka edhe na tregon se Aleksandri e ka mbajtur fjalën ndaj ilirëve. Pas pak muajsh (nuk përcaktohet se sa?!) burimet tregojnë se Roksana, e dërguar në Maqedoni, ka lindur trashigimtarin mashkull Aleksandrin e ri, të cilit si regjent kryesor fillimisht i ishte caktuar Polyperhu, i pasuar me një numër regjencash të tjera. Tashti mësojmë për fillimin e peripecive të Olimpisë dhe Roksanës me Aleksandrin e Ri, nën përndjekjet e Kasandrit. Në vitin 317 p.e.r., gjashtë vjet pas vdekjes së Aleksandrit, Olimpia si mjeshtre e komploteve, e vret mbretin Adrideun dhe gruan e tij Euridikën dhe merr qeverisjen. Një vit më pas, më 316 p.e.r. Kasandri, biri i Antipatrit, i martuar me Thesalonikën bijën e Adrideut dhe Euridikës, arrin ta vrasë Olimpinë, kurse Roksanën dhe Aleksandrin e Ri i internon nën vërejtje në kështjellën e Amfilopolit. (nxjerrë nga, Justini, cit. Libri XIV; Amfipoli qytet dhe kështjellë në Maqedoni.)
Vetëm pasi kanë ndodhur gjith këto ngjarje e pasi kanë kaluar disa vite ne informohemi edhe për kalimin, nga ajo ish ndarja e madhe kaotike, në katër pjesë ku dominojnë Kasandri, Lisimahu, Seleuku e Ptolemeu. (Diodori, “Bibliotheca Historica” Libri XVIII, 4, 49; Libri XIX, 11, 36, 51 etj; Justini, “Epitoma Historiarum Philippikarum Pompei Trogi”, Lib. XIII-XIV etj)

Konstatojmë se “parashikuesi” biblik Danieli, nuk është ndalur në këtë vorbull ngjarjesh e personash dhe nuk na jep ndonjë informacion “me parashikime brirësh” për mbretin Adrideu (ose Arideu) dhe as për çeshtjen e Roksanës e Aleksandrit të Ri trashigimtar, “birin e të birit të Zeusit”, por ka kapërcyer direkt te “katër brirët”. Informacione për ato nuk jep as Makabeu, i cili megjithatë nuk i ka përfillur fare “brirët e shenjtë”.
Por, ç’ndodhi me Aleksandrin e Ri dhe Roksanën? Ç’gjë dhe arësye të pazakontë kishte Kasandri dhe ndjekësit e tij, ndaj këtij trashigimtari që duhet t’i takonte legjitimiteti?! Mos ndoshta Olimpia kishte sajuar ndonjë lloj “ngjizje hyjnore” edhe për Roksanën, apo se kohëlindja e Roksanës shkaktoi dyshime?! “Mjegulla e Buenës mbi Rozafat” nuk na lejon të shohim. Ajo që dimë është se Aleksandri i Madh nuk e përmbushi porosinë e të parëve të tij, për t’u varrosur në varrin e në tokën atërore dhe prandaj dinastia nga gjaku i tij u shua. Këtë e kishte “parashikuar” edhe orakulli politeist i gadishullit tonë, megjithse me kohë i kishte dalë nami për ato përgjigjet “parashikuese” me dy e tre kuptime. (Trog Pompei, sipas Justinit, cit. Lib. VII)
Aleksandri i Madh, me të vërtetë se ishte edhe një “pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të së njejtës gjuhë”. Ai e provoi të ishte një reformator si “Biri i kryezotit Zeus me Olimpinë tokësore në Tokë”, por megjithatë, ai nuk ishte vetë kryezoti politeist e as zoti monoteist. Një filozof kishte shkruar: “Zeusi hyjnor, mëndjelartë etj, me epshet e shfrimet e papërmbajtura seksuale e mbushi plot e përplot tokën dhe qiellin me perendi të ligjshme e me perendi dobiçë të pa ligjshëm”. Dhe ky nuk ishte ndonjë konstatim i ri, plot 23 shekuj më parë, me rastin e një rimartese poligame të Filipit II, duke marrë shkas nga legjenda e sajuar e shtatzanisë së Olimpisë, një nga njerëzit e nuses e ofendoi direkt Aleksandrin në këtë mënyrë: “Tani do të lindin mbretër të vërtetë e jo një mbret dobiç”. (Athenaei, “Deipnosophistae”, Lib. XIII)

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

pjese e fundit

Post  Leka on Mon Mar 23, 2009 4:13 am

Në tërë vorbullën e mitologjisë së bashkimeve seksuale, të metamorfizimeve etj, e shohim Zeusin edhe si fillues eksperimentimesh të riprodhimit gjenetik me klonime e shartime hyjnore e tokësore. Zeusi mashkullor e pjell virgjëreshë Athinanë “perendinë e perendisë” nga koka, ndërsa “embrionin e Semelës”, të marrë nga barku i së ëmës, e rriti dhe e polli nga mishi i kofshës së vet gjigande!
Do të vinte edhe koha monoteiste kur “Biri i Perendisë e njëkohësisht vetë Ati/Perendija dhe Shpirti i Shënjtë” do të na prezantohen me Jezu Krishtin, ashtu si një lloj kloni hyjnor, po qe se do t’a përshtatnim retrospektivisht me shkencën e arritjet moderne të inxhinierisë gjenetike. Ndërsa “mbarsia me hyjnorë” e nuseve dhe e virgjëreshave tokësore dhe e pjelljes së tyre me binjakë e trinjakë, nuk ishte ndonjë gjë e re, triniteti ngjalli shumë kundërshtime në interpretimet e ndryshme të sekteve. Akoma edhe kur u shkrua/tubua Kur’an-i i Zbritur, nuk konceptohej dot mono perendia si “tre perendi në një” dhe gjithashtu debatohej rreptë, sepse Perendija/All’llahu nuk mund të kishte një fëmijë, megjith theksimin se s’ka asnjë gjë që nuk mund ta arrijë All’llahu, mjaft që ai ta bëjë në mendim dhe t’i thotë: Bëhu! Kur’an-i e pranonte ngjizjen në mitrën e virgjëreshës Mejreme/Maria (pa i prekur cipën e virgjërisë) me idenë/mendimin e frymën e All’llahut, e pranonte Jezusin/Isanë si pejgamber, si të ngjitur tek All’llahu, madje edhe si një bashkbisedues e dialogues i tij atje në hapësirat ndëryjore. Por, ndërkaq Kur’ an-i dhe vetë All’llahu absolutisht nuk e pranonin atësinë e ligjshme për Jezusin, sipas koncepteve vulgare politeiste e tokësore.

Amësia e Aleksandrit ishte tokësore e po ashtu edhe ajo e Jezusit, por ndryshimi qëndron se te Olimpia, jo virgjëreshë, kemi “një kontakt direkt seksual fizik me farë/spermë gjarpëri të mirë, si metamorfizim i Zeusit”, ndërsa tek e martuara Maria, megjithatë virgjëreshë, nuk kemi asnjë lloj kontakti seksual fizik, por vetëm një vet ngjizje tip hemafroditizmi me ide-mendimin e Zotit nga një hapësirë ndëryjore.
Olimpia, “njera nga të përzgjedhurat e kryezotit politeist Zeusit”, ishte një grua kriminele e gënjeshtare e aftë t’ia vinte “brirët e turpit” burrit Filip dhe “brirët e Zeusit pellazgjik” të birit Aleksandër. Ajo madje e nxiti vrasjen e burrit të saj, me vrasësin e paguar Pausanin, të cilin e gozhdoi në një kryq druri, duke i vënë në kokë një kurorë të artë. Përkundrazi Maria, e urtë e ndershme dhe e butë, e përzgjedhura e mono Zotit, nuk i la asnjë turp Jozefit, burrit legjitim dhe të aftë tokësor. Birin e saj dhe të vetëm hyjnor të Zotit, Zotin Krisht njerëzit e kryqëzuan dhe i vunë në kokë një kurorë drizash… Monoperendisë, kristiane parimisht nuk do t’i lejohej më asnjë lloj kontakti seksual i drejpërdrejtë me ëngjëllushet qiellore, me murgeshat e gratë tokësore e për më tepër në kristianizëm nuk do të ketë më asnjë lloj ngjizje tjetër ndërhyjnore si ai me Marien/Mejremen. Monozoti kristian riprodhon një fëmijë mashkull vetëm një herë në infnit kohën, ndërsa monozoti islam nuk ka absolutisht asnjë të tillë në infinit kohën e megjithatë thuhet se ata janë një i njëjti!

Mund të themi se me kohë gradualisht në hapësirat e feve të mëdha monoteiste zhduket kujtimi i brirëve, megjith ndonjë rudiment të vogël simbolik aty-këtu. Tashmë vetëm, dreqi, satana, shejtani na paraqitet me brirë, si një simbolizim i djallëzisë dhe i mençurisë në sensin e keq.
Në botën njerëzore përpjekja e Aleksandrit “me një bri të mrekullueshëm cjapi”, që imitonte Zeusin me mitologjinë e dhisë amalteze në një shpellë të Kretës, megjithse siguroi dy vende në “Beslidhjen e Vjetër”, nuk e kaloi klasën për në “Beslidhjen e Re”, as sëpaku si ndonjë i dërguar pejgamber. Jezusi triumfoi nga poshtë si “biri i vërtetë dhe i vetëm i monozotit” dhe fitoi edhe “pavdekësinë e përjetëshme”, të cilën aq me dëshpërim e kishte kërkuar Aleksandri i Madh.

Monedha e objekte arkeologjike me Aleksandrin e Madh të gjetura rastësisht në Shkodër.
Duke i lënë mënjanë rrënimet e regresin që solli pushtimi turko-osman, pastaj shkatërrimet e shek XX, mjerisht e paradoksalisht u desh edhe “Koha e Demokracisë” me një dam ndoshta të pariparueshëm me shkatërrimin e komplet zonës arkeologjike! Dhe kjo në një kohë kur sipas vetë deklarimeve të autoriteteve të arkeologjisë, ato “sapo kishin nisur” aty nga mesi i viteve 80-të…
Jo rrallë ndeshim shkrime ku merret si një dogmë se në botën antike, për shkëmbimin mall-monedhë, vlenin vetëm sistemet monetare lokale. Por, ja që te Plini, gjejmë edhe përjashtime nga rregulli: “Populli romak nuk e përdori monedhën prej argjendi përpara se të mundëte mbretin Pirro…Më përpara kjo monedhë vinte nga Iliria dhe pranohej në vend të mallit”. C. Plini Secundi, “Natyralis Historiae”, Lib. XXXIII, 3 (13)
Kjo na çon në mendimin se ky fenomen shkëmbimi me monedha argjendi (ari vetkuptohet) duhet të ketë ndodhur fillimisht edhe midis botës helene dhe ilirëve më pak të zhvilluar. Mbase kjo mund të jetë edhe një arësye ku çuditërisht në Shkodër dhe në disa emporione janë gjetur shpesh monedha argjendi të botës helene madje edhe mjaft të hershme etj.
Tashti le të paraqesim pamje nga monedhat e objektet e gjetura rastësisht në Shkodër dhe të japim ndonjë koment se çfarë mund të tregojnë ato.
Fig. Nr. 1. Monedhë argjendi e shek IV p.e.r. Prerje e kohës së Filipi II, për nderimin e të birit Aleksandrit. Nga njera faqe shkruan greqisht “Aleksandro” dhe paraqet Zeusin me skepter dhe shqiponjë, ka një monogram “A” dhe një germë “?”. Ky motiv ndeshet qysh heret edhe në vargjet homerike: “Po qe se fisin tim ti kërkon t’a njohësh… skeptrin me shqiponjë Zeusi ia dhuron” etj, që ishte si një model i përhapur në hapësirën mesdhetare ku kishte mbërritur dominimi hegjemonist e ai i besimit politesit grek. (Homeri, “Iliada”, përkth. shqip, VI, 147-284)
Faqia tjetër paraqet Aleksandrin e ri në profil. Në katalogun e monedhave greke konfirmohet prezenca e saj në shek IV p.e.r. Pretendohet të jetë gjetur në rrethinat e kështjellës, në mbeturinat e dheut të hedhur. (Koleksion personal)
Fig. Nr. 2. Medalion prej bronzi me një faqe, derdhje dhe shkrim me inçizim të lexueshëm “Demos i Thesalonikut [ja kushton] Aleksandrisë”. Paraqet në profil Aleksandrin e Madh me përkrenare, ku në anësore ka një sqap me një bri dhe më lart një kokë luani me krifë. Pretendohet të jetë gjetur në kodrat e Shkodrës. Ka qenë e veshur nga një shtresë ranore. Figurimin e sqapit ne e shohim të krahasueshëm me “sqapin me një bri të mrekullueshëm” të Biblës dhe me një tip egjiptian (Koleksion personal)
Fig. Nr. 3. Monedhë argjendi e përdorur si varëse qafe. Nga njera faqe ka figurimin në profil të perendeshës Athina e cila ka në përkrenare një qenie shartesë mitologjike detare, me kokë shqiponje dhe me krahë fluturues, e krahasueshme nga ne me dragoin e kishës së Mesopotamit etj. Ka monogramin A. Në faqen tjetër ka shkronjën greke F cfurkun e Poseidonit dhe germën A. Paraqet një luan dhe shkrimin gr. YE???O?. Kjo monedhë sipas katalogut është me prejardhje greke, por imitim nga Lukania. Në katalog konfirmohet ekzistenca e saj. Monedha është e inkasturar në një rreth, sepse ka qenë përdorur si varëse qafe. Është blerë te një argjendar, pretendohet të jetë gjetur në zonën e kështjellës. E kemi sjellë për ilustrimin e mitologjisë së Athinasë e cila përmendet edhe në “Privilegjet” e Shkodrës (Minerva, sipas përkthimit latin). Shih edhe dy monedha athinase të gjetura në Shkodër me kultin e Athinës si qyqe dhe si njeri. Athinaja në formën e metamorfozës si qyqe, sipas mitologjisë ka qenë edhe “protektoria” e Trojës. (Koleksion personal)
Fig. Nr. 4a. Monedhë argjendi e Basileusit Ptolemeu të Egjyptit, njëri nga të katër zëvendësuesit e Aleksandrit. Njera faqe ka portretin e Ptolemeut, faqia tjetër një shqiponjë të shkëlqyer që ka shkelur me kthetra një krokodil. Simbolin e shqiponjës e gjemë edhe në Bibla, ndërsa krokodili sibolizonte Egjiptin etj. Duke u nisur se një monedhë me një shqiponjë afërsisht të tillë e ka pasur edhe basileusi Perseu i Maqedonisë, bashkëkohës i Genthios-it të Shkodrës, shek II p.e.r. (Fig. 4b), ne mendojmë se kemi të bëjmë me ish shqiponjën e Aleksandrit të Madh. Gjendet në katalog, shek IV p.e.r. Është gjetur në bregun e Drinit poshtë kështjellës. (Koleksion personal)
Fig. Nr. 5. Fotokopje e një monedhe argjendi e bazileusit Lisimahu të Thrakisë, njëri nga të katër gjeneralët që ndanë teritoret e Aleksandrit të Madh e gjetur në Shkodër. Nga njera anë ka në profil Aleksandrin me bririn e Ammonit dhe nga ana tjetër Athinanë me mburoje etj. (Pronë e koleksionistit Mark Pali)
Fig. Nr. 6. Monedhë sirofenikase e basileusit Dhimitri II Nikator. Nga njera anë portreti i basileusit me mjekër dhe diademë, nga ana tjetër Zeusi i ulur në fron etj. E gjetur në Shkodër. (Koleksion personal)
Fig. Nr. 7. Stema heraldike origjinale e qytetit të Shkodrës e gjetur në “Statutet e Shkodrës” me shqiponjën e zezë të Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit.
Nga burimet antike dhe ato numizmatike Aleksandri i Madh kishte edhe simbolika me cjap e shqiponjë dhe po ashtu edhe Pirrua i Epirit në përkrenare kishte bri cjapi, i pëlqente ta thërrisnin “shqiponjë” e madje se njihej edhe si “rritës shqiponjash”. (Plutarchi, “Vitae Parallele”, 10; Eliani, Lib. II, 40, 45.)
Të gjithë kemi dëgjuar se simbole të Aleksandrit dhe Pirros i kishte imituar edhe Skenderbeu, në kuptimin e ruajtjes së traditës dhe vazhdimësisë së lashtë të fisit të tij. Në qoftë se edhe Aleksandri i Madh, sipas tekstit të Shkodrës e kishte pasur një “Atlet të tij” edhe Skënderbeun e mbiquajtën “Atlet të Krishtit”… Por, ne vërejmë se kokcjapi i Skënderbeut, ka dy brirë dhe jo një “të mrekullueshëm” si ai i Aleksandrit të Madh në Bibël! Dr. M. Zeqo, mendon se “Përkrenaria e Skënderbeut” është punuar në Itali dhe i është dhuruar atij si “një simbolikë, edicioni i dytë i ndeshjes së cjapit njëbri të Perendimit me dashin dybrinoç të Orjentit, që gjendet te “Vizionet e Danielit” në Biblën e Vjetër”, pra si një lloj “profecie e re mesjetare kristiane”! Ndërkaq, siç e përmendëm, ishin turqit që ia dhanë emrin Gjergj Kastriotit si Iskender/Skanderbeg, në kujtim e nderim për Aleksandrin e Madh, të cilin ata në turqisht e quanin Iskender Zül Karneyn = Aleksandri i Madh kokdybrirëshi. A thua dhurata italiane e ruajti kuptimin e Dhulkarnejnit?!

Do të shtonim se në kohën tonë moderne, imitimi dhe improvizimet e reja të këtyre ish simbolikave antike e mesjetare në stema republikane e në personel njerëzor ceremonial “republikan”, rrezikojnë të kthehen në qesharake, siç edhe shpikja më e fundit alla shqiptarçe me Dhulkarnejnët me përkrenare me “Koksqap të Artë”, me pelerina të kuqe, me opinga dhie e të lyer me deodorantë, si një lloj “edicioni modern” i ligjvënësve tanë!
Me kohë ironia e hollë popullore filloi t’i konsideronte “brirët e shenjtë” jo vetëm si një simbol i “budallallëkut me brirë”, por edhe se “gruaja i kishte vënë burrit brirë”. Edhe përkrenaret antike e mesjetare edhe kultet kalorsiake, filluan të shkaktonin ilaritete. Dikur edhe vetë perenditë e rrangut të lartë e të aristokratizuara të Olimpit kishin filluar të ankoheshin e të talleshin me disa perendi të barbarëve, të cilat me hir e me pahir i ishin imponuar “Malit të Perendive”, kur këtyre filluan t’i mungonin jo vetëm flijet njerëzore por edhe ato shtazore. Kështu ndodhte edhe me malokun Hyun e grigjave dhe kullotave Panin, një lloj kloni mitologjik shartesë gjysëm njeri e gjysëm skjap, që kapardisej me zë të lartë në tribunën e Olimpit, i cili jo vetëm që qelbej era sqap, por na kishte marrë me vehte atje lart të gjithë vllazërinë e far e fisin e tij si metekë (të ardhur pa leje), duke e katandisur Olimpin si një Bathore…

Mungesa e vërtetitmit me siguri të vendgjetjes, moskontrolli rigoroz i autenticitetit etj, sigurisht nuk na lejojnë që të japim përfundime të sigurta për vërtetimin e një prezence në Shkodër, të Filipit II dhe Aleksandrit të Madh etj.
Duke besuar se nesër brezi i ri do të jetë më me fat dhe se “rojzat e fatijet”nuk do të luajnë keq, le të shpresojmë që këto monedha dhe objekte të mos i kenë hedhur dallgët e kohës fare rastësisht, ashtu siç ato shishet e detarëve që i nxjerr deti kushedi se ku…

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts: 334
Registration date: 2009-01-27
Points: 64
Reputation: 20

Back to top Go down

Re: Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Post  ZEUS10 on Mon Mar 23, 2009 7:40 am

Ky eshte origjinali:

Statuti di Scutari
della prima metà del secolo XIV

con le addizioni fino al 1469



A cura di Lucia Nadin
Traduzione in albanese a cura di Pellumb Xhufi
Con saggi introduttivi di Giovan Battista Pellegrini,
Oliver Jens Schmitt e Gherardo Ortalli

collana Corpus statutario delle Venezie, 15

giugno 2002, 17x24 cm., 248 p., 4 tav. col. f.t., bross.
ISBN-10: 88-8334-042-6 ISBN-13: 978-88-8334-042-0 € 31,00


Una nota nella Bibliografia statutaria curata da Leone Fontana nel 1907 è praticamente tutto ciò che era stato scritto fino ad oggi sullo Statuto di Scutari conservato nel ms. 295 della Biblioteca del Museo Correr. Ma negli ultimi anni due studiosi – in ambiti di ricerca differenti e senza sapere l’uno dell’altro – si sono ritrovati quasi contemporaneamente a lavorare sul codice: Lucia Nadin con interessi linguistici e Oliver Jens Schmitt con prospettive più direttamente storiche hanno ripreso in mano quel testo, che ha cominciato così anche ad essere oggetto di qualche segnalazione.
Fin da una prima lettura è apparso evidente il particolare valore storico dello statuto; di qui la decisione di procedere ad un’edizione critica, accompagnata dagli studi di corredo necessari per il suo pieno utilizzo, che lo rendesse disponibile a chi voglia avvicinarsi a un documento di fondamentale importanza da più punti di vista.
Si tratta di un vero «monumento dell’Albania medievale» ma anche qualcosa di più, dal momento che risulta di sicuro interesse per la storia della costa orientale dell’Adriatico e dei suoi rapporti con Venezia e con le maggiori potenze dell’area, nel quadro dei grandi equilibri internazionali. Ha inoltre il pregio di essere il più antico testo legislativo prodotto sul territorio albanese giunto fino a noi; è una chiara e organica testimonianza di quell’Albania costiera, di centri urbani, così diversa dagli stereotipi che ancora oggi rischiano di appiattire tutta la realtà albanese nella logica del “paese delle aquile” e delle culture della montagna; ci tramanda il ricordo di uno straordinario incrocio di culture e di genti, di rapporti e di prevaricazioni; è la testimonianza di una stratificazione di vicende e civiltà passata attraverso un’esperienza plurisecolare.
descrizione


Scutari e i suoi statuti

Gli statuti, tra Scutari e Venezia, di Gherardo Ortalli
Un monumento dell’Albania medievale: gli statuti di Scutari, di Oliver Jens Schmitt
Il testo statutario, di Lucia Nadin
I caratteri linguistici, di Giovan Battista Pellegrini
Il codice degli statuti e l’edizione, di Lucia Nadin

Statuta Scodrae
Indice dei capitoli
Edizione del testo

Statutet e Shkodrës, traduzione a cura di Pellumb Xhufi

Indice delle parole e glossario

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts: 712
Location: CANADA
Humor: Great, the lightning during the anger greater.
Registration date: 2009-01-27
Points: 150
Reputation: 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Post  ZEUS10 on Mon Mar 23, 2009 7:49 am

Kurse kjo eshte harta Veneciane e Shkodres e gjendur bashke me statutet e shek te 14.


_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts: 712
Location: CANADA
Humor: Great, the lightning during the anger greater.
Registration date: 2009-01-27
Points: 150
Reputation: 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Post  ZEUS10 on Mon Mar 23, 2009 7:58 am

Megjithate une shkeputa nje fragment nga Agron Luka
qe e ka takuar personalisht zbuluesen e ketij testamenti dhe ai thote:

Çështja e Testamentit dhe e Privilegjeve të Aleksandërit të Madh, akorduar ilirëve
Në librin e ri, prof. Nadin e ka ritrajtuar më gjerësisht dhe me prurje të reja, çështjen e këtij Testamenti dhe Privilegjeve të Aleksandërit, akorduar ilirëve (f 122-124). Mirëpo, megjithëse e pranon se treva iliro-albane-epirote dhe Shkodra kishin qenë realisht e historikisht, brenda rrethit trashëgimor të Aleksandërit të Madh, përsëri ajo ngul këmbë se ky testament dhe këto privilegje ishin hipotetike mbi bazën e një dokumenti të falsifikuar, si një dokument apokrif i përpunuar më vonë etj.

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts: 712
Location: CANADA
Humor: Great, the lightning during the anger greater.
Registration date: 2009-01-27
Points: 150
Reputation: 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Artikuj te ndryshem per historin tone ne gjuhen Shqipe

Post  ZEUS10 on Mon Mar 23, 2009 8:05 am

Por pse profesorja Italiane kembengul qe ky document eshte i falsifikuar pa dhene argumentin me te vogel per kete mendim?
Pergjigjen e jep po Agron Luka pak me poshte:

Ndoshta-ndoshta, juve ju ka mbajtur disi peng edhe krenaria italiane, sepse e kam konstatuar qysh në fillim se nuk ju ka pëlqyer ai formulimi: Aleksandri i Madh ua la si trashëgim ilirëve, tokat e bregdetit të Adriatikut italik nga veriu në jug, nga Aquiloni deri te Kepi Japigjia ku edhe tërë njerëzit e saj do të ishin të nënshtruar e si robër të ilirëve. Ju, qysh herën e parë deklaroheshit se, nuk kishit dijeni që Aleksandri i Madh kishte pasur të bënte me Italinë! Kurse ne ju sollëm disa ilustrime. Kështu ne shohim, te autorët antikë se, ilirët që ishin ndër aleatët e kontribuuesit kryesorë të fuqisë ushtarake të Aleksandërit të Madh, morën jo vetëm territoret e veta, por edhe mjaft territore e shpërblime të tjera

Nese Agroni ka te drejte ne konstatimin e tij atehere, ky eshte dokumenti me i rendesishem i historise tone dhe kopja origjinale duhet te mos mbahet peng por te ruhet me kujdes qofte dhe nga nje muze Italian.

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts: 712
Location: CANADA
Humor: Great, the lightning during the anger greater.
Registration date: 2009-01-27
Points: 150
Reputation: 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Page 2 of 3 Previous  1, 2, 3  Next

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum