ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE, rënia e afërt!

2 posters

Go down

BE, rënia e afërt! Empty BE, rënia e afërt!

Post  1bilderberg Thu Jul 02, 2009 10:17 am

BE, rënia e afërt!

http://www.gazetalibertas.com/2009/05/26/be-renia-e-afert/

Nga Ylli Përmeti, Londër - BE, rënia e afërt e një ngrehine në kolaps. Rënia e një kështjelle ndodh për dy arsye: ose ajo ka humbur ndërmutacionin e saj mendor ose është korruptuar e gjitha. Kur ndërkohë katrahura e zgjedhjeve dhe e kandidatëve në Shqipëri vazhdon me zhurmë të madhe, zgjedhjet e parlamentarëve të rinj evropianë vazhdojnë me prepotencë të paprecedentë. Fakti që kjo paprecedencë “historiografike” gjen kontinentin plakë në një qorrsokak të ri vërtetohet sot më shume se kurrë.

Vërtetimi i parë është vetë ekonomia dhe filozofia që Bashkimi Evropian ka përzgjedhur në këtë mijëvjeçar të ri. Krizat janë të shumta dhe nëse dikush tenton t’i analizojë të gjitha këto kriza në një tekst të këtij lloji, do të ishte mediokritet. Borxhi publik, që shfaqet dhe ka përqafuar çdo anëtar të Bashkimit Evropian është si asnjë herë në rritje konstante.
Të kërkojë dikush në këtë pazëll global arsyet e kësaj katrahure globale do të ishte me të vërtetë një mal i tërë hetimesh, peshimesh, kundrimesh dhe orvatjesh të tjera mendore, për hir të gjetjes së të vërtetës. Vërtetësia e argumentit në analizë është vendimtare dhe si e tillë vërtetësia luan rolin kryesor në gjetjen e saj: sa më racional është argumenti, aq më afër vërtetësisë është ai. Për këtë arsye, elementi ynë paraprak është logjika, kjo vlen për të vërtetuar rënien e kështjellës së re evropiane.

Përse kjo kështjellë do bjerë dhe nuk ka të ardhme? Le të imagjinojmë për një moment strukturat që vetë Bashkimi Evropian ka krijuar, i cili ka korrigjuar çdo sajesë institucionale nga institucionet e shteteve anëtare përkatëse dhe kryesisht modelin amerikan. Modeli amerikan në akademitë perëndimore përbën model studimi dhe konsiderohet si një model i suksesshëm, sepse ka ofruar stabilitet ekonomik brenda vendit të vetë. Kjo paradigmë për konstitucionalistët evropianë përbën edhe bazën e argumentit të tyre mbi krijimin e Bashkimit Evropian.
Stabiliteti që ka ofruar Amerika brenda vendit të vetë është një çështje tjetër dhe, sipas një logjike dhe kundrimi të hollë, ajo është konsekuencë e një korruptimi gradual institucional dhe shoqëror (…). Natyrisht që korruptimi fillon nga ligjet dhe ligjbërësit, por korruptimi vjen së pari nga kalbja e dijshmërisë dhe informacionit që qytetarit i ofrohet.
Anketat tregojnë se qytetari amerikan vuan dezinformim të përhershëm dhe legjislatura amerikane duket se zgjidhjen e krimit e sheh duke sendërtuar sisteme observuese, ashtu sikurse bën simotra e saj, Britania e Madhe[1].

Në këto shtete tashmë pranohet me legjislaturë parlamentare (jodemokratike) që çdo qytetar të observohet me mjete, si p.sh., pasaporta me çip (mikroqark i integruar), të cilët kanë sinjal të përhershëm me satelitët e tyre që qarkullojnë rreth tokës. Strategjitë e të ardhmes janë që ky çip të injektohet në organizmin e njeriut për arsye të qarta: kontrolli i përhershëm i njeriut kudo që të gjendet ai.
Tashmë dy shtete e praktikojnë me legjislaturë parlamentare, të cilët me paturpësinë më të madhe proklamojnë gjoja demokracinë.

Duhet menjëherë të mos harrojmë: sa më shumë dikush flet për demokraci dhe liri, aq më pak ajo është pranishme (Berisha dhe korrupsioni, fjala vjen).
Sistemi akademik amerikan pavarësisht trumbetës që ata i bien (reklama është më e mirë sepse do kemi klientë-viktima, që do rreshtohen të vijnë në vendin tonë, pra studentë) për një sistem të suksesshëm - shifrat tregojnë të kundërtën: gjashtë në njëqind studentë në Britaninë e Madhe mbarojnë shkollën e lartë, ndërsa në vendet skandinave (të cilët nuk trumbetojnë asgjë) raporti është nëntëdhjetë në njëqind.

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

BE, rënia e afërt! Empty Re: BE, rënia e afërt!

Post  1bilderberg Thu Jul 02, 2009 10:17 am

Ciklet e ulëta, pra fëmijët në Amerikë apo Britani rriten në familje të zvetënuara dhe të degraduara. Në Britaninë e Madhe tashmë eksperimentohet rritja e fëmijës nga çift homoseksual, ndërsa në Amerikë bëhet fjalë që dollari amerikan të kthehet në kartëmonedhë për të dyja Amerikat - atë Latine dhe Veriore.
Ky ekspansion i dollarit ka arsye të qarta: borxhi publik amerikan është në vend të parë në botë dhe i duhet që ky borxh të zgjerojë kufijtë e tij, me qëllim që të mos bjerë sistemi. Sa herë që një borxh publik kufizohet gjeografikisht dhe njëkohësisht shtohet në mënyrë konstante, ai ose krijon rënien e sistemit, ose rruga tjetër është të ekspansionohet me qëllim që të zbutet dëmi që mund të shkaktojë në kohë dhe hapësirë.
Kështu, imagjino një gotë me ujë: do mbushet sa do mbushet dhe më vonë do derdhet. Në këtë (të pathënë) të vërtetë gjendet gjithë sistemi global, i cili mundohet të rekrutojë vende të tjera në këtë globalizim propagandues dhe shovinist.
Strategjia është e qartë: sa më shumë borxhe që të ketë një shtet ndaj një shteti tjetër, aq më i varur është ai nga Banka Botërore, e cila është pronë e oligarkisë amerikane dhe jo e një sistemi demokratik. Kjo oligarki, sipas studimit të akademikut David Rothkopf, është 6000 persona për gjashtë miliardë. Këta persona janë individët më të fuqishëm ekonomikisht në botë. Aritmetikisht i bie që të kemi një person për një milion banorë mbi kokë. E thënë në fjalë të tjera: këta përbëjnë korporatën e re fashiste në globalizimin e ri global.
Ata janë, e thënë në shifra, si më poshtë: Në 2007 prodhimi i brendshëm bruto (PBB) global ishte 47 trilionë dollarë ndërsa 250 kompanitë kryesore globale kishin bërë xhiro më shumë se 14.87 trilionë dollarë; e barabatë me një të tretën e PBB globale[2]. Ata janë përfaqësues të korporatave më të mëdha globale: Banka Botërore, NATO, Banka Evropiane, Kina, Japonia dhe kongresmenë nga i gjithë globi.
Ata përbëjnë sot qeverinë globale, të cilën shumë njerëz e konsiderojnë si shaka apo hokë të trashë. Kështu, le të kthehemi në pyetjen tonë: përse bie “pushteti evropian?”. Pa u dredhur shumë në labirintet e politikës së ‘re’ evropiane mund të themi pa asnjë dyshim se populli evropian nuk është njëlloj si ai amerikan dhe si tillë nuk e duron dot poshtërsinë dhe mbikëqyrjen nga komando oligarke apo poliarke; padurim që e ka treguar edhe në të kaluarën.
Kështu, pa asnjë ekuivok apo skepticizëm: Bota po kalon në heshtjen më të madhe në skllavërimin e saj total nga korporatat globale. Shihet qartë se kush e udhëheq edhe Shqipërinë: ajo udhëhiqet nga banka, të cilat i përkasin një vendi tjetër, nga korporatat që nuk punësojnë shqiptarë në kompanitë tyre, por sjellin specialistë nga jashtë. Qeveria shqiptare politikën koncesionare e ka adoptuar si një nocion të politikës liberale, duke mos specializuar shqiptarë jashtë shtetit, por duke i ndjekur ata në rrugë të ndryshme; emigracioni fjala vjen.
Gjithashtu, qeveritë shqiptare nuk kanë asnjë dëshirë të bashkëpunojnë me periferinë, sepse u intereson më shumë të sjellin kompani nga jashtë që të korruptohen bashkë me to, le të kujtojmë në këtë pikë korruptimin e Bankës Botërore në Jal. Për më shumë, qeveria shqiptare deklaron se do rrisë rrogat e nëpunësve në prag të zgjedhjeve me lekë borxh [3].
Në kundërshti me logjikën, këta njerëz jo vetëm që demokraci nuk sendërtojnë, por këta gjymtojnë lirinë, dëshirën, kombin, dinjitetin dhe moralin historik shqiptar. Kjo mynxyrë duket qartë sepse janë “bythë-e-brekë” me pushtetin e Bashkimit Evropian, i cili do t’ju sjelle demokraci: Demokraci për korporatat është vetëm vjelja dhe shfrytëzimi juaj në maksimum, duke pasur si perde apo tymnajë qeverinë tuaj… Kështu, irracionalët (pra kandidatët për deputetë) të Bashkimit Evropian po fërkojnë duart për paranë e re që do t’u vijë në duar nga euro-taks-istët, ndërsa ata shqiptarë do t‘i bien në të njëjtën vrimë, sepse s’kanë rrugë tjetër veçse t’i falen Bankës Botërore, e cila, sikurse u tha më lart, është: Global Government!

[1]Revealed: the full extent of Labour’s curbs on civil liberties By Michael Savage, Political Correspondent
[2]Superclass by David Rothko (page 33) Published by Little, Broën 2008
[3] Qeveria merr borxh për të rritur pagat nga Gjergj Erebara 29.04.2009 Gazeta Shqip dhe Libertas data 24 Maj 2009.
* Arracionalë, në sociologji quhen të gjithë ata individë që veprojnë me intuitë dhe jo me arsye ose logjike. Arracionaliteti është virtyt intuitiv dhe si i tillë gabon. Ky zhargon përdoret për liderët e koorporatave dhe të politikës. Janë tre stade të fitimit të njohurisë: irracional (mosha e vogel) racional (mosha e rritur) dhe arracional (intuita si udhëheqëse).

#

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

BE, rënia e afërt! Empty Re: BE, rënia e afërt!

Post  qiellikalter Mon Jul 06, 2009 9:01 am

Artikull interesant dhe i guximshem. Edhe gazeta duket interesante, flm per lidhjen.

qiellikalter
Junior Member
Junior Member

Number of posts : 25
Registration date : 2009-03-20
Points : 11
Reputation : 6

Back to top Go down

BE, rënia e afërt! Empty Re: BE, rënia e afërt!

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum