ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ne ndihme te kerkimit shkencor gjuhesor.

Go down

Ne ndihme te kerkimit shkencor gjuhesor. Empty Ne ndihme te kerkimit shkencor gjuhesor.

Post  orakulli Thu Jun 04, 2009 10:06 am

4/6/2099
TE MENDUARIT LLOGJIK
ORAKULLI

Me anë të Shkrimeve tuaja ju mund të fitoni lexues dhe ti bëni ata të ndjejnë besueshmëri tek ju me anë të tre menyrave;
1.Ti zbuloni dhe provoni të tjerëve që ajo që thoni ju është e vertetë në mënyrë të tillë që të tjerët të besojne at’çfarë ju shkruani.
2.Ti jepni kënvështrime të reja zgjidhëse interesave dhe shqetësimeve të tyre.
3.Të përdorni arsyetime dhe argumente të mirëmbështetura.

Bazoheni shkrimin tuaj në të menduarit llogjik.Ndaloni,pengoni dhe sulmoni idete ose bindjet e gabuara për të cilat shumë njerëz mendojnë që janë të vërteta.

Te menduarit llogjik është një process natyror i të arsyetuarit induktiv dhe deduktiv që nxjer shkakun e vërtetë dhe kryesor të ideve,bindjeve dhe shpjegimeve të gabuara që kanë ndodhur dhe ndodhin gjatë argumentimit.Të menduarit llogjik dhe njohja e plotë e idese ose bindjes së gabuar por që shumë njerëz mendojnë që është e vërtetë ndihmon këdo jo vetëm në proçesin e shkrimit por gjithashtu edhe në analizën e argumenteve të të tjerëve gjatë leximit,të folurit politik dhe diskutimeve me miqtë tuaj.Ju duhet të mësoni të bëheni kritikues çfarë ju lexoni,studjoni,shikoni ose dëgjoni dhë të njihni problemet sipas mënyrës suaj personale.

Sa herë që ju ndani e përvetësoni tërësinë kuptimore të fakteve,argumenteve,objekteve ju arsyetoni në mënyrë induktive.për shëmbull,nëse përcaktimet emërore “afrodite” dhe “venere” shpjegohen vetëm prej gjuhës Shqipe ju krijoni bindjen fillistare që duhet të ketë edhe njësi të tjera të gjuhëve “greke” e “latine”,të cilave u nxirret kuptimi vetëm prej gjuhës Shqipe.Ky përdorim i probabilitetit për të mbrritur në përgjithsime quhet kapërcim induktiv. Nuk ju mbetët tjetër vetëm të zgjeroni studimin mbi një numër më të madh njësish gjuhësore,deri në atë masë që të bëjë më të besueshëm konkluzionin tuaj në këtë drejtim.Një argument induktiv ndërtohet në bazë të fakteve,gjëndjeve ose objekteve,të cilat janë lënda e parë e domosdoshme.Pasi tërësia e fakteve,gjëndjeve ose objekteve të analizuara rritet,lexuesit tuaj vendosin çfarë të besojnë në atë që keni qëllimuar ju.Ju duhet të siguroheni që rritja e sasisë së fakteve të marra në analizë është e nevojshme dhe aspak e bazuar në fakte,shembuj,gjëndje ose argumente që nuk kanë dënduri të lartë ndodhjeje ose përfaqësimi.Gjithashtu duhet të siguroheni që keni marrë parasysh,analizuar dhe peshuar informacionin që kundërshton dhe i quan te gabuara metodën,konkluzionet dhe argumentet e përdorura nga ju ose të paraqisni vetëm fakte që mbështesin nji konkluzion të paracaktuar.Në këtë drejtim ja vlen të përmëndim që konkluzioni i sotëm i vendosur vetëm nga njëra palë,që çdo zhvillim i lartë gjuhësor në drejtim te shkrimit dhe civilizimit në Ballkan e në Europë është “greko-latin”,bazohet vetëm në fakte qe mbështesin një konkluzion të paracaktuar dhe të politizuar pa u marrë në evidence gjuha Shqipe.Përjashtimi i gjuhës Shqipe është thjesht një “neglected aspect” që ka penguar rritjen e njohjes në këtë drejtim si dhe mosarritjen e një konkluzioni të besueshëm nga i gjithë komuniteti shkencor.Gjithasht përkrahësit e tezës “greko-latine” paraqisin vetëm fakte dhe drejtojne argumentin ne menyre sofiste ne menyrete tille që te mbeshtesin konkluzionin e paracaktuar te tyre i cili njihet si term shkencor me emrin “slanting’,qe do te thote tie japesh informacion ose Ide ne nje menyre te tille duke dhen me shume vemendje dhe mbeshtetje ne drejtim te nje grupi te caktuar ose opinion te caktuar.Prandaj libra,revista,artikuj gazetash,libra mesimor historie,biologjie,gjuhesie jane te mbushura me kete opinon ne drejtim te grupit “greko-latin”.Ndersa persa i perket Komuniteti shkencor gjuhesor Europian,ai eshte i ndare ne dy grupe kundershtare qe dallon trajtimin,pozicionimin,percaktimin origjinor si dhe vjetersine e gjuhes Shqipe.

Argumentet induktive,aq sa prodhojne siguri shkencore,po aq tentojne te prodhojne konkluzione te besueshme. Arsyetimit induktiv eshte i njohur si metode shkencore.

Per shembull,disa studime te hershme reth gjuhes Shqipe nxjerrin gjuhen Shqipe si lidhesen e vetme midis gjuhes latine dhe gjuhes greke te vjeter.Megjithate komuniteti Shkencor kishte rezerva per arsye se studimet e hershme bazoheshin ne nji grup fjalesh me numer te kufizuar si dhe te bera nga gjuhetare qe e njihnin shume pak gjuhen Shqipe.Ne ditet e sotme eshte rritur shume numri i gjuhetareve te huaj dhe shqiptare te cilet duke u bazuar ne nje shqyrtim mbi nje numer shume here me te madh njesish gjuhesore dhe ne zbatimin e metodave te reja shkencore gjuhesore po e çojne konkluzionin drejt berjes se besueshem shkencerisht nga shumica shkencore.

Arsyetimi induktiv eshte i dobishem jo vetem per te mbritur ne perfundime por edhe per te bindur te tjeret qe te pranojne keto perfundime.
orakulli
orakulli
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts : 104
Registration date : 2009-02-09
Points : 46
Reputation : 26

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum