Pse ia dhuroi Enver Hoxha Shën‑Naumin Jugosllavisë në dhjetor 1944?

View previous topic View next topic Go down

Pse ia dhuroi Enver Hoxha Shën‑Naumin Jugosllavisë në dhjetor 1944?

Post  Leka on Sat May 16, 2009 6:54 pm

Pse ia dhuroi Enver Hoxha Shën‑Naumin Jugosllavisë në dhjetor 1944?

Asnjëherë shteti shqiptar përveç periudhës 1941 ‑ 1944 nuk e pati në zotërim manastirin e Shën‑Naumit. Udhëheqësi i vetëm që e pati nën kontroll atë dhe e dhuroi pa marrëveshje ishte Enver Hoxha.

Në numrat e ardhshëm do të lexoni:

‑Cila është historia e vërtetë e manastirit të Shën‑Naumit?

‑Si dhe pse ndodhi pushtimi serb në tetor 1912?

‑Cili ishte vendimi absurd i gjykatës së Hagës në vitin 1925?

‑Çfarë ishte marrëveshja e vitit 1925, shkëmbimi territorial dhe lëvizja e lirë në vitet 1925 ‑ 1939?

‑Cilët ishin deputetët shqiptarë që votuan kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kundër shkëmbimit territorial në Asamblenë

Kushtetuese të vitit 1925?

‑Çfarë ishte bashkimi për herë të parë i Shën ‑ Naumit me shtetin shqiptar në "kohën e fashizmit" në vitin 1941?

‑Pse Shën‑Naumi ishte pjesë e shtetit shqiptar në periudhën 14 shtatorit 1943 ‑ dhjetor 1944?

‑Si i shkeli Enver Hoxha të ashtuquajturat "vendime të kongresit të Përmetit" me të cilat mburrej se nuk njihte asnjë marrëveshje të Ahmet Zogut?

‑Si ia dhuroi Enver Hoxha jugosllavëve Shën‑Naumin në fund të vitit 1944?



Historia



Në qindra e qindra botime të periudhës së regjimit komunist është përmendur dendur se në vitin 1925 Ahmet Zogu i "fali Jugosllavisë

Shën‑Naumin". Po kështu në mjaft fjalime të ish‑udhëheqësit komunist Enver Hoxha është këmbëngulur dhe propaganduar një gjë e tillë aqsa është lënë përshtypja sikur manastiri në fjalë ishte ndonjë hapësirë e madhe tokësore.Mirëpo pakkush e di në Shqipëri se dhuruesi më i drejtpërdrejtë dhe më i sinqertë i manastirit të Shën‑Naumit tek jugosllavët është në fakt vetë zhurmëmadhi Enver Hoxha. Kjo për faktin e thjeshtë se gjatë gjithë ekzistencës

së shtetit shqiptar, periudha e vetme që shqiptarët e patën Shën‑Naumin është ajo e viteve 1941 ‑ 1944. Pavarësisht nga regjimi fashist i periudhës 1939 ‑ 1943 apo nga ai i pavarësisë 1943 ‑ 1944, kontrolli i Shën‑Naumit nga shqiptarët është i

padiskutueshëm dhe i qenësishëm. Atëherë pse në fund të vitit 1944 Enver Hoxha ia dorëzoi vullnetarisht manastirin në fjalë Jugosllavisë? Pse e shkeli ai të ashtuquajturin "vendim të

Kongresit të Përmetit" i cili nuk i njihte marrëveshjet e lidhura nga Ahmet Zogut me shtetet e tjera?



Shën ‑Naumi, një problem i mbetur



Manastiri i Shën‑Naumit ashtu si mjaft territore të tjera shqiptare u pushtua nga Serbia në Luftën e Parë Ballkanike që nisi në tetor 1912. Nga ky moment ky manastir ju shkëput Perandorisë Osmane dhe u aneksua nga Serbia. Edhe pas njohjes së shtetit shqiptar në atë territor që njihet, problemet kufitare vazhduan të ishin të mprehta. Gjatë Luftës së Parë Botërore nuk ishte e mundur mbyllja e problemeve kufitare të lindura që më

parë. Ndërkohë që në të vetmin rast të kësaj kohe, manastiri i Shën‑Naumit ndërroi pushtues pasi u pushtua nga ushtria bullgare.

Edhe pas Luftës së Parë Botërore problemet nuk ishin me të vogla për shkak të ndryshimit të hartës politike të Europës dhe të Ballkanit.

Po në këtë kohë ushtria serbe ripushtoi sërish manastirin e Shën‑Naumit dhe hyri brenda territorit të shtetit shqiptar në atë pjesë që ajo e quajti "zona strategjike".

Në protokollin e Konferencës së Londrës të datës 11 gusht 1913 (që përcaktoi kufirin jugor të Shqipërisë), thuhej se "prej fshatit Lin e deri në Shën‑Naum i përkisnin Shqipërisë".

Mirëpo ndryshe nga ç`veproi me territoret e tjera të pushtuara, Serbia (pas vitit 1918 Mbretëria Serbo‑Kroato‑Sllovene) nuk e liroi për asnjë çast manastirin e Shën‑Naumit. Në këtë mënyrë shteti shqiptar nuk e pati asnjëherë në zotërim manastirin në fjalë. Në të gjitha rastet kur shteti shqiptar hyri në bisedime për Shën‑Naumin, ai nuk e zotëronte atë pasi ushtria serbe nuk largohej që aty. Për shkak se edhe nga ana gjuhësore, lindi

problemi se çdo të thotë "deri në Shën‑Naum" çështja filloi të ridiskutohej sërish. Në janar 1922, Komisioni Hetimor i Lidhjes së Kombeve, i telegrafoi qendrës në Gjenevë se manastiri në fjalë mbahej i pushtuar nga Mbretëria Serbo‑Kroato‑Sllovene.

Më 6 dhjetor 1922, Konferenca e Ambasadorëve mori vendimin që manastiri në fjalë t`i mbetej Shqipërisë.

Në prill 1923, qeveria e Mbretërisë Serbo‑Kroato‑Sllovene, njoftoi Fuqitë e Mëdha se nuk ishte dakort me një vendim të tillë duke pretenduar disa të "drejta" të karakterit historik, etnik, fetar, juridik etj.

Kundër këtij qëndrimi u shpreh qeveria shqiptare që drejtohej në atë kohë nga Ahmet Zogu, e cila vuri në dukje se Shqipërisë i ishte shkaktuar një dëm mjaft i madh duke lënë më shumë se gjysmën e territorit jashtë shtetit. Për çështjen e Shën‑Naumit paraqitën memorandume të posaçme Anglia dhe Franca

në mars 1924. Konferenca e Ambasadorëve në mbledhjen e datës 4 qershor 1924, vendosi t`i drejtohej Këshillit të Lidhjes për problemin e Shën‑Naumit. Ky këshill i kërkoi një mendim

konsultativ Dhomës së Përhershme në Hagë. Më 4 shtator 1924 Dhoma e Përhershme dha mendimin e saj duke i dhënë të drejtë

Shqipërisë. Më 3 tetor 1924 në mbledhjen e Këshillit të Lidhjes, përfaqësuesi serb deklaroi edhe një herë në emër të shtetit të tij se Mbretëria Serbo‑Kroate‑Sllovene nuk kishte ndërmend ta lëshonte Shën‑Naumin. Këshilli i Lidhjes pasi e miratoi rezolutën për manastirin në fjalë, ia përcolli atë Konferencës

së Ambasadorëve, e cila e mori këtë çështje pas 7 muajsh.

Në prill 1925 Konferenca e Ambasadorëve mori një vendim sipas së cilit Shën‑Naumi i "përkiste Shqipërisë" por vendimi nuk "ishte i

detyrueshëm për t`u zbatuar nga Jugosllavia" (dmth kjo e fundit ishte e lirë ta mbante). Pas këtij vendimi ministri i Jashtëm i Francës negocoi pranë dy qeverive të interesuara për

një zgjidhje të problemit të Shën‑Naumit dhe njëherazi edhe të Vermoshit.

Më 16 korrik 1925 u mblodh Asambleja

Kushtetuese (Senati dhe Dhoma e Deputetëve) e cila u drejtua nga kryetari i Senatit Eshref Frashëri për të diskutuar ndryshimet e

kushtetutës së republikës. Në këtë mbledhje dha shpjegimet e duhura ministri i Punëve të Jashtme Mufit Libohova. Ai kërkoi që

Asambleja të jepte pëlqimin që qeveria të hynte në bisedime për shkëmbimin territorial. Në fund të kësaj mbledhje me këmbënguljen e delegatit Mehdi Frashëri u vendos që mbledhja e ardhshme të bëhej e fshehtë. Të nesërmën më 17 korrik 1925 u mblodh

sërish asambleja. Në fillim të mbledhjes u lexua raporti i komisionit të Punëve të Jashtme i të dy dhomave. Pas një debati interesant mbledhja u mbyll dhe u hap të nesërmen më

18 korrik 1925. Këtë ditë asambleja miratoi futjen e një amendamenti në kushtetutë i cili kërkonte 2/3 e votave për një shkëmbim të tillë. Në fund të seancës u bë dhe votimi

nominal. Deputetët që votuan kundër futjes së këtij amendamenti ishin:

Kolë Mjeda

Kolec Deda

Ndrek Kiçi

Preng Llesh Gjoni

Said Kalaja

Syrja Pojani

Tef Gera

Vasil Bamiha

Zenel Mandiqi

Abstenuan: Maliq Bushati, Kristo Floqi dhe Lon Gjini. Ndër asamblistët që munguan mund të përmendim Shefqet Vërlacin, Sami

Vrionin, Shuk Serreqin, Qemal Vrionin etj (shih "Bisedimet e Dhomës së Deputetëve ‑1925" Tiranë 1925 faqe 500,).

Me 28 vota pro ky amendament u miratua. Më 18 korrik 1925 u miratua me 52 vota pro amendamenti 2 si vijon: "Asnji ndryshim

kufinit nuk mund të bahen veçse me nji vendim të marrun pas dispozitave të parapame n`artikullin 141 të këtij statuti". Votat kundër në këtë mbledhje kanë qenë si më poshtë:

Pjetër Shan Deda (senator)

Kolë Mjeda

Kolec Deda

Ndrek Kiçi

Preng Llesh Gjoni

Said Kalaja

Tef Gera

Zenel Mandiqi

Abstenoi: Maliq Bushati (shih "Bisedimet e Dhomës së Deputetëve ‑1925" faqe 505"). Ndër asamblistët që munguan mund të përmendim Shefqet Vërlacin, Sami Vrionin, Qemal Vrionin etj. Gjithashtu një pjesë e asamblistëve nuk morën pjesë në votim.

Në përfundim të mbledhjes, qeverisë dhe delegatit Mehdi Frashëri iu dha rekomandimi për të hyrë në bisedime dhe për të bërë

përfundimin e çështjes. Po ashtu u miratua edhe me 40 vota pro ky propozim i qeverisë: "Senati me Dhomën e Deputetëve të mbledhun

së bashku sot me 18 korrik 1925 për të biseduar mbi çeshtjen e kufijve shqiptaro‑jugosllav, pranon në parim, ad referendum nji shkëmbim toke midis dy shteteve dhe autorizon qeverinë të hyjë në

marrëveshjet e duhura, konformisht me interesat e shtetit dhe të popullit shqiptar" (shih "Bisedimet e Dhomës së Deputetëve

1925" faqe 512). Asamblistët që votuan kundër këtij propozimi ishin:

Pjetër Shan Deda (senator)

Kolë Mjeda

Kolec Deda

Ndrek Kiçi

Preng Llesh Gjoni

Said Kalaja

Tef Gera

Zenel Mandiqi

Maliq Bushati.

Abstenoi: Lon Gjoni

Ashtu si edhe në mbledhjet e mëparshme vazhduan të mungojnë po ato asamblistë që kemi përmendur më lart.

Më 14 tetor 1925, delegati Mehdi Frashëri dha shpjegimet e duhura para Dhomës së Deputetëve në lidhje me vendimin nr 509 të

qeverisë që mban datës 12 tetor 1925 i firmosur nga ministri i Drejtësisë Milto Tutulani (shih "Bisedimet e Dhomës së

Deputetëve‑ 1925" faqe 718).

Në mbledhjen e pasdites u miratua me unanimitet ku propozim i Ferit Vokopolës: "Asambleja Legjislative në bazë të shkresës të

qeveris dhe të shpjegimeve të dhanuna nga z.Mehdi Frashëri, delegat fuqiplotë i kufijve, aprovoi me vota unanime marrëveshjen e bamun midis qeverisë son dhe asaj jugosllave simbas propozimit transaksional të Konferencës së Ambasadorëve, i cili i përket

ratifikimit të kufinit në një pjesë të Velipojës e të jugut drejt Shën‑Naumit" (shih "Bisedimet e Dhomës së Deputetëve‑ 1925" faqe 734). Me këtë formulim u bashkua edhe përfaqësuesi i qeverisë Milto Tutulani.

Për t`u thesuar është fakti se në atë kohë shteti shqiptar ndonëse me këtë shkëmbim fitoi 22 kilometra katrorë tokë, asnjëherë nuk e zotëroi manastirin Shën‑Naumit, dmth marrëveshja u realizua në kushte të pafavorshme. Përveç kësaj u arrit edhe një marrëveshje e qarkullimit të lirë të shtetasve në të dy anët e kufirit në zonën e Shën‑Naumit.



Shën Naumi

"....Ky manastir mban emrin e nji ndër të shenjtit që i dhan Kishës Ortodokse, shkolla e dy vëllezërve Ciril e Metodie. Manastiri i të shënjtit Naum asht gjithmon i çelive të fesë.

Manastiri i të shenjtit Naum asht gjithmon i çelive të fesë. Me bindje se kan me gjet shpëtim dhe mëshirë nga ky vend i shënjtë,

karvane të mbarue e të pambarue njerëzish drejtohen kah ky tempull i shenjtë dhe sidomos në ditë të caktueme të vjetit (20

korrik) kur manastiri feston. Kisha nuk dallon kombësi dhe fe, dyert janë të hapuna për të gjithë ata që besojnë mbasi shenjti nuk ka kombësi, asht njeri...Shën‑Naumi ishte nji murg që pat qenë mësues n`Ohër dhe që veshi petkun e monakut në 10 vjetët e fundit të jetës për t`i ngjarë mësuesit të tij Klement... Shën‑Naumi përshkroi jetën e tij duke predikue rrugën e perëndisë e matë shumtën e kohës e kalonte në lutje i gjunjëzuem në kishën e tij që mban emrin e engjlëllit të parë Arhangjel. Ky i ardhun nga Morava ju kushtue jetës së shenjt tue zanë vend në nji breg të bukur të liqenit të Ohrit......Manastiri ka egzistue edhe ma parë prej Justinianit, mundej Shën‑Naumi tue pas ndihma nga imperatori Mihail Borisi dhe të birit Simeon thotë legjenda u rindërtue në vjetin 905. Sidoqoftë do të ishte edhe ma mirë

sikur të këndoshim diçka edhe nga kompetentët e Kishës sonë Autoqefale ku me vjetë rrjesht...Shpjegimi historik i qenies së

kishave dhe manastireve nër tokat shqiptare që bëjnë pjesë në objektet e synueme prej disa popujve sllavë shpjegohet në këtë mënyrë: Koha e jo stabilitetit, domethan kur Ballkani u

mësue prej fiseve sllave dhe turane, kryeqyteti dhe qytetet me rëndësi të një shteti baheshin mbas dëshirit të sunduesit, mandej me përshkrimin në fen kristiane të atyne fiseve.

Mbreti që donte më pas ndihmën e kishës dhe përkrahjen e saj, ndihmonte klerin dhe ngrehte kisha e manastire për paqen shpirtërore (zaduzhbina). Kështu ndodhen sot e kësaj dite

monumente që na kujtojnë se shumë toka shqiptare e sidomos qytete më rrethe të bukura, kan kalue nën dominimin e qeverive

të përkohshme sllave. Dhe si sundimi, po ashtu edhe qyteti zhdukeshin si vesa në rrezet e par të diellit, mbasi qenia e tyne bazohej në fuqinë e prijësva të cilët e ngulshin she e

shpëngulshin popullin simbas kohës dhe momentit. Përsa i takon rrethit të Ohrit që për bukuritë natyrore është mjaft i pasur, ka qenë dhe asht ba në , ka qenë dhe asht ba në çdo sundim qendër tempujsh, manastiresh dhe faltoresh. Kështu pra manastiri i Shën‑Naumit nga pozita çoroditëse që ka zen vend në bukurit e para të manastireve që ka toka shqiptare...".

_________________



http://www.arberiaonline.com/


Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Re: Pse ia dhuroi Enver Hoxha Shën‑Naumin Jugosllavisë në dhjetor 1944?

Post  Leka on Sat May 16, 2009 6:54 pm

"Likni"

Gazeta "Tomori" 3 korrik 1941


1941 ‑ 1944: E vetmja kohë që Shën ‑ Naumi i kaloi shqiptarëve

Më 6 prill 1941, Jugosllavia kapitulloi brenda pak orëve pasi u sulmua nga Gjermania (drejtimi Shkup e Nish) dhe nga Italia (territori shqiptar). Kapitullimi i Jugosllavisë dhe prishja e këtij shteti fals, ndyshoi tërësisht hartën politike të Ballkanit. Në këtë mënyrë një pjesë e mirë e territorit shqiptar në ish Jugosllavi ju bashkua shtetit shqiptar që në atë kohë bëntë pjesë në "bashkimin personal" me Italinë. Në këtë realitet të ri për herë që nga viti 1912 krahas shumë territoreve, shqiptarët patën brenda kufirti të tyre edhe manastirin e shumëpërfolur të Shën‑Naumit.
Një vit më vonë më 3 korrik 1942, në këtë manastir e u organizua edhe një aktivitet kulturor si vijim i Kuvendit të Strugës që pat filluar më 1 korrik të atij viti. Rastisi që këtë vit të ishte edhe panairi tradicional i Shën‑Naumit. Mbledhjen e Shën‑Naumit e drejtoi drejtori i gazetës "Tomori" Hilmi Leka. Ky i fundit mbajti referatin "Horizonte të reja në lëmën e gazetarisë". Kanë referuar gjithashtu edhe dr.Rosolino Petrota me temën
"Fletorarët shqiptarë të Italisë" dhe Nebil Çika me temën "Zhvillimi i gazetarisë kombëtare". Ndër të tjera në këtë takim ka përshëndetur edhe Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi Kristofor Kisi. Pas kapitullimit të Italisë më 8 shtator 1943, ra nga fuqia i ashtuquajturi "bashkim personal" i 12 prillit 1939. Për këtë qëllim një grup prej 22 patriotësh, më 14 shtator 1943 deklaroi pavarësinë e Shqipërisë dhe rikthimin e kushtetutës së vitit 1928. Më 20 tetor 1943, Kuvendi Kombëtar i dalë nga zgjedhjet e 1 tetorit 1943, e zyrtarizoi këtë pavarësi. Nga pikpamja territoriale Shqipëria vazhdoi të kishte të njejtin territor që kishte para kapitullimit të Italisë. Madje qeveria shqiptare hyri edhe në bisedime për zgjerimin e këtij
territori drejt atyre viseve shqiptare të pabashkuara akoma me shtetin shqiptar. Largimi i ushtrisë gjermane nga Shqipëria dhe triumfi i kryengritjes komuniste e la në këtë nivel gjendjen. Qeveria e Enver Hoxhës që erdhi në pushtet me dhunë kishte shanse që të paktën ta mbronte realitetit e krijuar nga viti 1941 e më pas. Komunistët bënë siç edhe pritej të kundërtën.

Pse nuk i zbatoi Enver Hoxha disa vendime të "Kongresit të Përmetit".

Tashmë dihet prej të gjithëve që kongresi komunist i Përmetit (24 ‑ 28 maj 1944) u mbajt nën shembullin e Mbledhjes së Dytë të AVNOJ‑it në Jugosllavi. Ky kongres vendosi bazat e pushtetit komunist në Shqipëri si dhe vullnetin për të shkuar drejt krijimit të një konfererate ballkanike që natyrisht do të drejtohej nga jugosllavët (shih për këtë "Gazeta Zyrtare" 21 dhjetor 1944). Ndër pikat e tjera të rëndësishme të këtij kongresi ishte edhe ajo që nuk njihte asnjë marrëveshje "politike e ekonomike" të Ahmet Zogut me "vendet e tjera". Ky moment është përsëritur
shumë e shumë herë edhe nga vetë Enver Hoxha, aqsa ka qenë shpeshherë edhe burim krenarie për regjimin e tij. Mirëpo vetë Enver Hoxha është kontradiktor në ato që ka thënë dhe ato që ka zbatuar. Përveç territoreve të tjera shqiptare që ju kaluan jugosllavëve me mbështetjen e bajonetave të brigadave partizane, Enver Hoxha i dhuroi Jugosllavisë edhe manastirin e Shën‑Naumit. Nëse marrëveshjen e vitit 1925 për Shën‑Naumin ai e ka konsideruar marrëveshje të Ahmet Zogut me Mbretërinë Serbo‑Kroato‑Sllovene (më vonë Jugosllavia), përse ai ja dhuroi
manastirin në fjalë Jugosllavisë në fund të vitit 1944 në një kohë që ky objekt nuk ishte marrë nnë zotërim nga forcat jugosllave? Aq më tepër
këtu duhet të kemi parasysh se në atë kohë edhe publikisht Enver Hoxha kishte marrëdhënie mjaft të mira me Titon. Këto marrëveshje të lidhura nga Ahmet Zogu me shtete të tjera, Hoxha i konsideronte të papranueshme pasi kështu kishte vendosur kongresi i Përmetit. Një shkak i tillë i shërbeu fillimisht Enver Hoxhës për të prishur marrëdhëniet me SHBA‑në. Por kur ndaj SHBA‑së Hoxha vinte kushte të padiskutueshme me "argument" kongresin në fjalë, ai një gjë të tillë nuk e bëri me Jugosllavinë. Politika që ai ndoqi në raport me Jugosllavinë ishte një politikë krejt vasale. Është për t`u kujtuar se në atë kohë regjimi i Enver Hoxhës kishte merak të madh se kujt do t`i përkiste qyteti i Triestes dhe nuk
shqetësoheshin aspak për të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Vetë Hoxha këto qëndrime i demonstroi në vizitën që kreu në Beograd (23
qershor ‑ 2 korrik 1946) dhe në traktatet skllavëruese me Jugosllavinë si ai i datës 9 korrik 1946 që u nënshkrua në Tiranë dhe që njihet si "Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke" (ku parashikohej edhe ngritja e ndërmarrjeve të përbashkëta shqiptaro‑jugosllave) dhe ai i datës 27 nëntor 1946 që u nënshkrua në Beograd dhe që njihet si "Marrëveshja e Madhe Ekonomike" midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë (nënshkruar nga
Nako Spiru dhe Boris Kidriç). Për vite me radhë rasti i Shën‑Naumit përdorej edhe për të kultivuar patriotizmin folklorik që demaskonte "tradhtinë" për një manastir dhe nga ana tjetër luante politikë antikombëtare të gjithanshme. Për ironi të fatit ishte vetë regjimi i Enver Hoxhës ai që i dorëzoi me duart e veta ndër të tjera edhe manastirin e Shën‑Naumit Jugosllavisë.

_________________



http://www.arberiaonline.com/


Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum