“Otello, Arapi i Vlorës” romani i dytë i Ben Blushit

View previous topic View next topic Go down

“Otello, Arapi i Vlorës” romani i dytë i Ben Blushit

Post  AuLoNa on Thu May 14, 2009 4:21 pm



Plot një vit pas suksesit të madh të librit të tij të parë “Të jetosh në ishull”,me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj, shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij “Otello, Arapi i Vlorës”. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij “Otello, Arapi i Vlorës” plot një vit pas suksesit të madh të librit të tij të parë “Të jetosh në ishull”,me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. Ngjarjet shtrihen në vitet 1300-1400 dhe zhvillohen në dy qendra urbane të njohura të kohës së Mesjetës, në Venedik dhe në Vlorë, marrëdhëniet politike e tregtare midis të cilave ishin mjaft intensive për kohën.
Sfondi historik i romanit është real ndërsa gjetja më origjinale dhe intriga më e pabesueshme e autorit janë personazhet që gjallojnë në libër, të cilat ai i ka marrë nga Shekspiri, nga tragjedia e njohur “Otello, Arapi i Venedikut”.
Vendosja e ngjarjeve dhe veprimi i personazheve në brigjet veriore të Mesdheut, në dy qytete të njohur të epokës së Mesjetës, i kanë shërbyer autorit për të shprehur idetë, ndjesitë dhe filozofinë e tij për marrëdhëniet shoqërore-shpirtërore dhe tiparet themelore të kohës, por mbi të gjitha për dashurinë. Romani i ri i Blushit është një vepër e mirëfilltë letrare ku trilli i autorit dhe e vërteta historike janë të lidhura aq fort, sa të bën të besosh se kështu ka ndodhur me të vërtetë në Vlorën e para 600 vjetëve.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: “Otello, Arapi i Vlorës” romani i dytë i Ben Blushit

Post  qiellikalter on Fri May 15, 2009 5:10 am

Edhe romani I dyte I Blushit, ashtu si edhe romani I pare jane te vendosur ne kohen e mesjetes. Mesazhet qe jep libri jap ne te njejten linje me ato te romanit te pare. Une s'arrij ta marr me mend se nga I ka nxjerr perfundimet per shqiptaret autori.
Nuk me pelqen fare ideja, fryma qe pershkon romanet e ketij autori. Blushi hiqet sikur s'po na shkruan romane historike, ndaj iu dhenka e drejta te beje c'te doje me historine tone, figurat tona dhe me sjelljen e nje populli te tere.
Nuk besoj se e gjithe kjo menyre te shkruari e Blushit behet vetem per fame e per te fituar me shume para duke shitur librat e tij. Mendoj se ne menyre dinake ai po perpiqet te hedhe helm ne shpirtin e shqiptareve dhe ne moralin e rene te njerezve te thjeshte qe e masin edhe historine e vleresimin per veten me kutin e te tashmes, dmth meqe jemi ne nje gjendje te keqe tani, keshtu kemi qene kurdohere.

Kush e di ne mullirin e kujt çon uje Blushi me fantazirat e veta!

qiellikalter
Junior Member
Junior Member

Number of posts : 25
Registration date : 2009-03-20
Points : 11
Reputation : 6

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum