Zbulohet anija e lashtesise

View previous topic View next topic Go down

Zbulohet anija e lashtesise

Post  AuLoNa on Wed May 13, 2009 12:50 pm



Nje objekt i rralle eshte zbuluar ne ujerat e bregdetit te Jonit. Behet fjale per nje anije te lashtesise, e konfirmuar nga arkeologet shqiptare dhe amerikane dhe qe i perket shekullit te III-V pas Krishtit. Anija e mbushur me anfora te medha gjendet midis Sarandes dhe Porto Palermos.
“Keto zbulime jane realizuar nga Grupi i Ekspedites Shqiptaro – Amerikane te kerkimeve nenujore “RPM National Fondation”, ne bashkepunim me Institutin e Arkeologjise Shqiptare te udhehequr nga Andrea Anastasi dhe Neritan Ceka”, u shpreh koordinatori i projektit, Auron Tare.

Ky zbulim ka rendesi jo vetem per vlerat e tij arkeologjike por sjell dhe nje dimension te ri ne konceptimin lundrimit.
Lidhur me germimet arkelogjike te realizuar prej tri vitesh Auron Tare shtron dhe problemin e ngritjes se nje muzeumi per objekte nenujore. Ne baze te punes se tyre kerkimore disa vjecare me nje teknologji te fundit te detare dhe robotin Rov ai pohon se jane zbuluar 6 anije antike te shekullit te IV-II para Krishtit.

Sipas mendimit te tij vendi me i pershtatshem per ngritjen e nje muzeumi te tille do te ishte Kalaja e Porto Palermos, duke e krahasuar me muzeume te ndryshme te botes te cilat sherbejne dhe per terheqjen e mjaft vizitoreve.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum